Tag: fresh

  • “Lum kush jep, jo kush merr”/ Ceremonia e 10-vjetorit të “Fundjavë Ndryshe”, Rama: Këtu ndërtohen zakonet e zemrës, Arbër ti je ‘trajner’ i disiplinës

    “Lum kush jep, jo kush merr”/ Ceremonia e 10-vjetorit të “Fundjavë Ndryshe”, Rama: Këtu ndërtohen zakonet e zemrës, Arbër ti je ‘trajner’ i disiplinës

    Në një sallë plot me figura të njohura politike nga vendi dhe trojet, artistë dhe shumë personazhe të tjera, Fondacioni ‘Fundjavë Ndryshe’, ka festuar 10 vjetorin e krijimit të saj.

    Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili mbajti edhe një fjalim. Rama u ndal te misioni i këtij fondacioni, ku falënderoi dhe uroi për jetëgjatësi të kësaj nisme drejtuesin e fondacionit, Arbër Hajdarit.
    Në nisje të fjalimit Rama kujtoi njohjen me Hajdarin, teksa tha se ai ka qenë pjesë e FRESH, ndërsa në mbyllja të fjalës së tij, iu drejtua duke i thënë se nëse do të futet në politikë, të bëhet gati dhe të mos habitet nëse gjysma e sallës sot, nuk do ta shihte dot me sy.
    “Asnjëherë s’ma ka marrë mendja që të do dilja para një kongresi të të gjitha palëve, dhe për këtë dua të falënderoj Arbrin. Duke dashur të mbetet konsensual, e ka fshehur nga biografia që jetën kur doli nga duart e Çimit, e ka filluar si anëtar i FRESH, dhe unë nuk kam asnjë rrugë tjetër veçse t’ia kujtoj biografinë.
    Bamirësia e vërtetë nuk është bujari me atë që ke tepër, por është bujari në radhë të parë me vetveten. Bujari që mishërohet te shprehja ‘lum kush jep, jo kush merr’, dhe faktikisht bamirësia është një vendim për ta hapur veten ndaj tjetrit dhe për të mos e parë tjetrin si një barrë kur ai është në vështirësi, por si një pasqyrë ku reflektohet masa e njerëzillëkut që ke vetë.
    Ajo që ndodh me këtë fondacion, është ndërtimi i zakoneve të zemrës dhe natyrisht që mes këtyre zakoneve të mbledhura bashkë për të bërë një zakon të një grupi njerëzish, stërvitja e shpresës dhe disiplina e bamirësisë janë dy zakone që qëndrojnë detyrimisht më lart se zakonet e tjera.
    Arbër, Fundjava Ndryshe është një palestër e shpresës, dhe trajner i disiplinës.
    Nuk e kuptova ç’deshe të thuash kur the ‘nëse nuk do jem unë’, se nuk po e them unë këtë jo ti, por uroj që ta vazhdosh dhe gjysma e njerëzve këtu që mua s’më shohin dot me sy, ty të të duan dhe të respektojnë, dhe ti ndërkohë të stërvitesh që kur të futesh një ditë në politikë, të mos habitesh që gjysma e këtyre që janë këtu të të mos të shohin dot me sy”, tha Rama.
    Arbër Hajdari i është përgjigjur kreut të qeverisë duke i thënë se ai ka qenë pjesë e FRESH, po është ish-aktivisti i parë dhe i vetëm që është larguar nga Forumi Rinor Socialist ditën kur PS ka ardhur në pushtet.
    “Nuk isha përgatitur për të mbajtur një fjalim këtu, por parafolësi im foli aq bukur saqë doja të dilja që të mos harroni që kryetari jam unë këtu. Zanafilla e njohjes tonë është siç the, por me një ndryshim, që unë besoj që jam një nga ish-aktivistët e parë dhe të fundit që do ta lija FRESH në ditën e parë që PS erdhi në pushtet. Sepse unë nuk jam bashkuar kurrë për pushtet, por për idealet e mija. Familja ime ka qenë themeli dhe mbështetja e punë dhe misionit tim. Babai më mësoi me shembullin e tij se duhet të jesh i dobishëm për të tjerët, se nderi dhe karakteri dhe dinjiteti janë pasuria më e madhe që mund të ketë një njeri”, tha Hajdari ndër të tjera, teksa falenderoi familjen e tij.

    Top Channel

  • Fabrika “Fresh” në Dropull, drejt mbylljes mes mungesës së fuqisë punëtore dhe rënies së konsumit

    Fabrika “Fresh” në Dropull, drejt mbylljes mes mungesës së fuqisë punëtore dhe rënies së konsumit

    Në sektorin e prodhimit të pijeve freskuese, vështirësitë mbeten të larta, veçanërisht për prodhuesit e vegjël që zakonisht operojnë me fitime minimale ose aspak.Rënia e konsumit, kostot e larta fikse dhe mungesa e fuqisë punëtore po i çojnë këto biznese drejt falimentimit. Një nga rastet më të prekura është ai i fabrikës së pijeve freskuese “Fresh” në fshatin Dropull të Gjirokastrës.Pas pesë vitesh të mbijetesës në kushte të vështira, fabrika “Fresh” ndodhet në kufijtë e mbylljes. Kapaciteti prodhues është reduktuar në vetëm 25% të linjave operative, kryesisht për shkak të mungesës së specialistëve në prodhim dhe shpërndarje.Nga 90 punonjës që kishte në të kaluarën, aktualisht kompania funksionon me vetëm 30 punëtorë aktivë.Administratori i kompanisë, z. Kostandin Bezhani, tregon se sfida më e madhe sot është gjetja e punonjësve. “Nuk po arrijmë të gjejmë punonjës as për prodhimin, as për shpërndarjen e produkteve në Tiranë dhe rrethe.Pavarësisht se kemi rritur pagat, mungesa e stafit është e madhe, kryesisht për shkak të emigracionit”, shprehet ai.Pagat që ofrohen janë konkurruese për tregun vendas, duke shkuar deri në 700 euro në muaj për pozicionet në shpërndarje, plus përqindje mbi shitjet.Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të tërhequr të rinjtë, të cilët gjithnjë e më shumë zgjedhin të emigrojnë, veçanërisht drejt Gjermanisë, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës dhe fitimeve më të larta.“Problematika e gjetjes së punonjësve është e thelluar prej të paktën 2-3 vitesh. Të rinjtë nuk janë të interesuar të angazhohen në punë të tilla, edhe kur paguhen mirë, sepse kërkojnë fitime më të shpejta dhe më të larta jashtë vendit”, shton Bezhani.Ngadalësimi i investimeve lokale dhe ndryshimet demografike e kanë përkeqësuar edhe më tej situatën. Kërkesa për produkte vendase është në rënie, ndërsa kostot për të mbajtur në punë një fabrikë janë rritur ndjeshëm. Si rezultat, aktiviteti i kompanisë është drejt mbylljes së plotë.“Është e vështirë ta mbajmë më gjatë hapur fabrikën. Mungesa e punëtorëve, rënia e konsumit dhe vështirësitë në shpërndarje po na çojnë drejt një vendimi të pashmangshëm, mbylljes së aktivitetit”, thotë z. Bezhani.Fabrika e prodhimit të pijeve freskuese “Fresh” e nisi aktivitetin prej vitit 1992, teksa ka investuar rreth 7 milionë euro në 2008 për rinovimin e linjave të prodhimit.Kostandin Bezhani, sipërmarrësi i pijeve freskuese nga Dropulli, e ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme problemin e gjetjes së fuqisë punëtore për shkak të shpopullimit të zonave rurale.Alternativa e sipërmarrësit për eksport të prodhimit jashtë ka rezultuar e pasuksesshme për shkak të mungesës së konkurrueshmërisë së markës shqiptare dhe kostove të larta të transportit.Pa masa të menjëhershme për të mbështetur prodhuesit e vegjël dhe për të frenuar largimin e fuqisë punëtore, sektori i prodhimit vendas rrezikon të zbehet në mënyrë të pakthyeshme.       Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ilir Alimehmeti: PD mbetet e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë, rreziku i vendit është Rama

    Ilir Alimehmeti: PD mbetet e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë, rreziku i vendit është Rama

    Ilir Alimehmeti ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe sfidat që ajo përballet sot.
    Alimehmeti, i cili mori një rezultat të lartë në vota por nuk arriti të fitonte një mandat, deklaroi se dy problemet kryesore që rëndojnë mbi PD-në janë mungesa e hapjes dhe mungesa e meritokracisë.
    Ai tha se ka “hyrë në PD në prill të 2022 dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt Foltore. Duhej të ishte një rithemelim, një ‘fresh start’. Por ky ristart nuk ndodhi”.
    Alimehmeti theksoi se pritshmëritë e ngritura te demokratët nuk u përmbushën, duke shkaktuar zhgënjim të thellë, veçanërisht pas protestës së 7 korrikut 2022, e cila sipas tij, ishte një dëshmi e qartë e mbështetjes popullore ndaj asaj që PD duhej të bëhej.
    “Ne kemi një problem me meritokracinë, sa i përket ecurisë ose karrierës patjetër ka një kapital kontributesh që ka gjithsecili, ai familja, ndaj duhet një garantor kontributesh.
    Por nga krahu tjetër, kur i afrohemi pjesës së zgjedhjeve, 6 muaj përpara kjo ka nevojë të çiftohet me produktivitet, pasi kontributi është i pamohueshëm, por pa produktivitet kjo nuk të çon në garë si duhet, por shkojmë për të humbur pastaj. Është e nevojshme që të kemi një ekip që të japë shpresën e fitores.
    Sa e sëmurë është PD? Ky është problemi kryesor. Kemi 2 elemente kyc. Hapja që ka qenë tejet e vogël. Është si puna e oksigjenimit, nëse s’ke mjaftueshëm, e kemi të domosdoshme, jetike hapjen.
    Kam hyrë në PD në prill të 2022, dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt foltore, rithemelimi, në fund duhet të ishte një start i ri i PD. Ky fresh start nuk ndodhi, ristartimi nga fillimi.
    Njerëzit e mbështetën, dhe nuk pati demonstrim më të mirë se protesta e 7 korrikut 2022. Ishte protesta më e madhe në dekada. Për shkak të vendimit kundër hapjes e meritokracive që u morën gradualisht u pa që ky fresh start nuk ishte dhe aq fresh. Dhe nuk ka gjë më të keqe se tja ngresh pritshmëritë dikujt dhe këto të anulohen, është emocion shumë i fortë. A është i mundur ta ribëjmë. Përsëri. Fresh start funksionon. Hapja funksionon, meritokracia funksionon Modelet perëndimore tregojnë shumë qartë një kalim kompetencash gradual.
    Ka dy mundësira, duke lexuar se cfarë kërkojnë njerëzit e tu, kontributorët e tu, të marrësh vendime në favor të tyre dhe do rritesh e forcohesh, apo kundër tyre, do të rudhesh e do dobësohesh.
    Njerëzit e treguan shumë qartë në 2022, se do na mbështesnin nëse hapja dhe meritokracia do ishin korrekte. Duke qenë se nuk ndodhi në numër hapja masivisht, nuk pati mbështetje atje ku duhej pra pati një lloj përplasje brenda një force që nuk donte të ndryshonte.
    Nuk e optimizojmë dot situatën në këtë lloj mënyre, e optimizojmë nëse duhet të themi që duhet të shkojmë drejt një pajtimi kombëtar, t’i harrojmë gjërat e vogla brenda nesh dhe të kuptojmë se kemi një të keqe shumë më të madhe përballë. Ne e dimë kush është e keqja. Ne do të punojmë kundër kësaj të keqe apo do rrimë të ftohemi me njëri-tjetrin me 2 gjëra të vogla që të prish dynjaja.
    Njerëzit kërkojnë hapje, zbatim të meritokracisë por do dhe vetëreflektim. Përgjegjësia kryesore për zgjedhjet ishte e PS, por ishte bipartizan ishte dhe PD këtu. Që të tregosh se ekziston duhet të reflektosh dhe të tregosh si mund ta zgjidhësh. Si mund ti thërrasësh njerëzit pranë teje, duke treguar formulën si do te rregullosh. Pra e njoh gabimin dhe veproj, është shumë e rëndësishme të shohim veten”,  tha Alimehmeti.

  • “Premtime të pambajtura”! Ilir Alimehmeti ‘sulmon’ PD-në: Partia vuan nga dy “sëmundje”…

    “Premtime të pambajtura”! Ilir Alimehmeti ‘sulmon’ PD-në: Partia vuan nga dy “sëmundje”…

    Ilir Alimehmeti

    TIRANË- Kandidati për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, i cili në zgjedhjet e 11 majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, është shprehur se kjo parti vuan sot nga “dy sëmundje” që janë mungesa e hapjes dhe meritokracisë. I ftuar në emisionin “Kjo javë”, Alimehmeti solli edhe një herë në vëmendje zhgënjimin që ka pësuar në vitin 2022 përmes lëvizjes me “Foltore”, nga të cilat asnjë ndryshim nuk ndodhi.
    “Kam hyrë në PD në prill të 2022, dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt foltore, rithemelimi, në fund duhet të ishte një start i ri i PD. Ky fresh start nuk ndodhi, ristartimi nga fillimi.”, u shpreh Alimehmeti. 
    Ilir Alimehmeti shpjegoi se si mund të ndodhë “fresh start” në parti, duke rikthyer shpresën tek elektorati i djathtë. Ai theksoi se një gjë e tillë është e mundur, mund të ndodhë dhe funksionon. 
    “Fresh start funksionon. Hapja funksionon, meritokracia funksionon Modelet perëndimore tregojnë shumë qartë një kalim kompetencash gradual. Ka dy mundësira, duke lexuar se cfarë kërkojnë njerëzit e tu, kontributorët e tu, të marrësh vendime në favor të tyre dhe do rritesh e forcohesh, apo kundër tyre, do të rudhesh e do dobësohesh.”, tha ai.
    Ilir Alimehmeti: Ne kemi një problem me meritokracinë, sa i përket ecurisë ose karrierës patjetër ka një kapital kontributesh që ka gjithsecili, ai familja, ndaj duhet një garantor kontributesh.
    Por nga krahu tjetër, kur i afrohemi pjesës së zgjedhjeve, 6 muaj përpara kjo ka nevojë të çiftohet me produktivitet, pasi kontributi është i pamohueshëm, por pa produktivitet kjo nuk të çon në garë si duhet, por shkojmë për të humbur pastaj. Është e nevojshme që të kemi një ekip që të japë shpresën e fitores.
    Sa e sëmurë është PD? Ky është problemi kryesor. Kemi 2 elemente kyc. Hapja që ka qenë tejet e vogël. Është si puna e oksigjenimit, nëse s’ke mjaftueshëm, e kemi të domosdoshme, jetike hapjen.
    Kam hyrë në PD në prill të 2022, dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt foltore, rithemelimi, në fund duhet të ishte një start i ri i PD. Ky fresh start nuk ndodhi, ristartimi nga fillimi.
    Njerëzit e mbështetën, dhe nuk pati demonstrim më të mirë se protesta e 7 korrikut 2022. Ishte protesta më e madhe në dekada. Për shkak të vendimit kundër hapjes e meritokracive që u morën gradualisht u pa që ky fresh start nuk ishte dhe aq fresh. Dhe nuk ka gjë më të keqe se tja ngresh pritshmëritë dikujt dhe këto të anulohen, është emocion shumë i fortë. A është i mundur ta ribëjmë. Përsëri. Fresh start funksionon. Hapja funksionon, meritokracia funksionon Modelet perëndimore tregojnë shumë qartë një kalim kompetencash gradual.
    Ka dy mundësira, duke lexuar se cfarë kërkojnë njerëzit e tu, kontributorët e tu, të marrësh vendime në favor të tyre dhe do rritesh e forcohesh, apo kundër tyre, do të rudhesh e do dobësohesh.
    Njerëzit e treguan shumë qartë në 2022, se do na mbështesnin nëse hapja dhe meritokracia do ishin korrekte. Duke qenë se nuk ndodhi në numër hapja masivisht, nuk pati mbështetje atje ku duhej pra pati një lloj përplasje brenda një force që nuk donte të ndryshonte.
    Nuk e optimizojmë dot situatën në këtë lloj mënyre, e optimizojmë nëse duhet të themi që duhet të shkojmë drejt një pajtimi kombëtar, t’i harrojmë gjërat e vogla brenda nesh dhe të kuptojmë se kemi një të keqe shumë më të madhe përballë. Ne e dimë kush është e keqja. Ne do të punojmë kundër kësaj të keqe apo do rrimë të ftohemi me njëri-tjetrin me 2 gjëra të vogla që të prish dynjaja.
    Njerëzit kërkojnë hapje, zbatim të meritokracisë por do dhe vetëreflektim. Përgjegjësia kryesore për zgjedhjet ishte e PS, por ishte bipartizan ishte dhe PD këtu. Që të tregosh se ekziston duhet të reflektosh dhe të tregosh si mund ta zgjidhësh. Si mund ti thërrasësh njerëzit pranë teje, duke treguar formulën si do te rregullosh. Pra e njoh gabimin dhe veproj, është shumë e rëndësishme të shohim veten./ZËRI

  • Sfidat/ Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

    Sfidat/ Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

    Ilir Alimehmeti ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe sfidat që ajo përballet sot.
    Alimehmeti, i cili mori një rezultat të lartë në vota por nuk arriti të fitonte një mandat, deklaroi se dy problemet kryesore që rëndojnë mbi PD-në janë mungesa e hapjes dhe mungesa e meritokracisë.
    Ai tha se ka “hyrë në PD në prill të 2022 dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt Foltore. Duhej të ishte një rithemelim, një ‘fresh start’. Por ky ristart nuk ndodhi”.
    Alimehmeti theksoi se pritshmëritë e ngritura te demokratët nuk u përmbushën, duke shkaktuar zhgënjim të thellë, veçanërisht pas protestës së 7 korrikut 2022, e cila sipas tij, ishte një dëshmi e qartë e mbështetjes popullore ndaj asaj që PD duhej të bëhej.
    “Ne kemi një problem me meritokracinë, sa i përket ecurisë ose karrierës patjetër ka një kapital kontributesh që ka gjithsecili, ai familja, ndaj duhet një garantor kontributesh.
    Por nga krahu tjetër, kur i afrohemi pjesës së zgjedhjeve, 6 muaj përpara kjo ka nevojë të çiftohet me produktivitet, pasi kontributi është i pamohueshëm, por pa produktivitet kjo nuk të çon në garë si duhet, por shkojmë për të humbur pastaj. Është e nevojshme që të kemi një ekip që të japë shpresën e fitores.
    Sa e sëmurë është PD? Ky është problemi kryesor. Kemi 2 elemente kyc. Hapja që ka qenë tejet e vogël. Është si puna e oksigjenimit, nëse s’ke mjaftueshëm, e kemi të domosdoshme, jetike hapjen.
    Kam hyrë në PD në prill të 2022, dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt foltore, rithemelimi, në fund duhet të ishte një start i ri i PD. Ky fresh start nuk ndodhi, ristartimi nga fillimi.
    Njerëzit e mbështetën, dhe nuk pati demonstrim më të mirë se protesta e 7 korrikut 2022. Ishte protesta më e madhe në dekada. Për shkak të vendimit kundër hapjes e meritokracive që u morën gradualisht u pa që ky fresh start nuk ishte dhe aq fresh. Dhe nuk ka gjë më të keqe se tja ngresh pritshmëritë dikujt dhe këto të anulohen, është emocion shumë i fortë. A është i mundur ta ribëjmë. Përsëri. Fresh start funksionon. Hapja funksionon, meritokracia funksionon Modelet perëndimore tregojnë shumë qartë një kalim kompetencash gradual.
    Ka dy mundësira, duke lexuar se cfarë kërkojnë njerëzit e tu, kontributorët e tu, të marrësh vendime në favor të tyre dhe do rritesh e forcohesh, apo kundër tyre, do të rudhesh e do dobësohesh.
    Njerëzit e treguan shumë qartë në 2022, se do na mbështesnin nëse hapja dhe meritokracia do ishin korrekte. Duke qenë se nuk ndodhi në numër hapja masivisht, nuk pati mbështetje atje ku duhej pra pati një lloj përplasje brenda një force që nuk donte të ndryshonte.
    Nuk e optimizojmë dot situatën në këtë lloj mënyre, e optimizojmë nëse duhet të themi që duhet të shkojmë drejt një pajtimi kombëtar, t’i harrojmë gjërat e vogla brenda nesh dhe të kuptojmë se kemi një të keqe shumë më të madhe përballë. Ne e dimë kush është e keqja. Ne do të punojmë kundër kësaj të keqe apo do rrimë të ftohemi me njëri-tjetrin me 2 gjëra të vogla që të prish dynjaja.
    Njerëzit kërkojnë hapje, zbatim të meritokracisë por do dhe vetëreflektim. Përgjegjësia kryesore për zgjedhjet ishte e PS, por ishte bipartizan ishte dhe PD këtu. Që të tregosh se ekziston duhet të reflektosh dhe të tregosh si mund ta zgjidhësh. Si mund ti thërrasësh njerëzit pranë teje, duke treguar formulën si do te rregullosh. Pra e njoh gabimin dhe veproj, është shumë e rëndësishme të shohim veten.”– tha Alimehmeti në një emision

  • “PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë”, Alimehmeti: Në 2022 u premtua starti i ri, nuk ndodhi

    “PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë”, Alimehmeti: Në 2022 u premtua starti i ri, nuk ndodhi

    Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi, Ilir Alimehmeti, në një intervistë me moderatoren e emisionit “Kjo javë” në News24, ka deklaruar se Partia Demokratike vuan sot nga dy “sëmundje”; mungesa e hapjes dhe meritokracisë.
    Alimehmeti tha se ndryshe nga çfarë u premtua në vitin 2022, përmes lëvizjes së Foltores për një hapje dhe meritokraci në PD, dhe për një ristartim të forcës më të madhe opozitare në vend, kjo nuk ndodhi, duke sjellë zhgënjim tek mbështetësit e PD.
    “Kam hyrë në PD në prill të 2022, dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt foltore, rithemelimi, në fund duhet të ishte një start i ri i PD. Ky fresh start nuk ndodhi, ristartimi nga fillimi.
    Njerëzit e mbështetën, dhe nuk pati demonstrim më të mirë se protesta e 7 korrikut 2022.
    Ishte protesta më e madhe në dekada. Për shkak të vendimit kundër hapjes e meritokracive që u morën gradualisht u pa që ky fresh start nuk ishte dhe aq fresh.
    Dhe nuk ka gjë më të keqe se tja ngresh pritshmëritë dikujt dhe këto të anulohen, është emocion shumë i fortë. A është i mundur ta ribëjmë? Përsëri. Fresh start funksionon. Hapja funksionon, meritokracia funksionon Modelet perëndimore tregojnë shumë qartë një kalim kompetencash gradual”, tha Alimehmeti.
    Më tej, ai ka shpjeguar se si mund të ndodhë “fresh start” duke rikthyer shpresën tek elektorati i djathtë.
    “Njerëzit e treguan shumë qartë në 2022, se do na mbështesnin nëse hapja dhe meritokracia do ishin korrekte. Duke qenë se nuk ndodhi në numër hapja masivisht, nuk pati mbështetje atje ku duhej pra pati një lloj përplasje brenda një force që nuk donte të ndryshonte.
    Nuk e optimizojmë dot situatën në këtë lloj mënyre, e optimizojmë nëse duhet të themi që duhet të shkojmë drejt një pajtimi kombëtar, t’i harrojmë gjërat e vogla brenda nesh dhe të kuptojmë se kemi një të keqe shumë më të madhe përballë. Ne e dimë kush është e keqja. Ne do të punojmë kundër kësaj të keqe apo do rrimë të ftohemi me njëri-tjetrin me 2 gjëra të vogla që të prish dynjaja”, tha Ilir Alimehmeti.
    Ilir Alimehmeti: Ne kemi një problem me meritokracinë, sa i përket ecurisë ose karrierës patjetër ka një kapital kontributesh që ka gjithsecili, ai familja, ndaj duhet një garantor kontributesh.
    Por nga krahu tjetër, kur i afrohemi pjesës së zgjedhjeve, 6 muaj përpara kjo ka nevojë të çiftohet me produktivitet, pasi kontributi është i pamohueshëm, por pa produktivitet kjo nuk të çon në garë si duhet, por shkojmë për të humbur pastaj. Është e nevojshme që të kemi një ekip që të japë shpresën e fitores.
    Sa e sëmurë është PD? Ky është problemi kryesor. Kemi 2 elemente kyc. Hapja që ka qenë tejet e vogël. Është si puna e oksigjenimit, nëse s’ke mjaftueshëm, e kemi të domosdoshme, jetike hapjen.
    Kam hyrë në PD në prill të 2022, dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt foltore, rithemelimi, në fund duhet të ishte një start i ri i PD. Ky fresh start nuk ndodhi, ristartimi nga fillimi.
    Njerëzit e mbështetën, dhe nuk pati demonstrim më të mirë se protesta e 7 korrikut 2022. Ishte protesta më e madhe në dekada. Për shkak të vendimit kundër hapjes e meritokracive që u morën gradualisht u pa që ky fresh start nuk ishte dhe aq fresh. Dhe nuk ka gjë më të keqe se tja ngresh pritshmëritë dikujt dhe këto të anulohen, është emocion shumë i fortë. A është i mundur ta ribëjmë. Përsëri. Fresh start funksionon. Hapja funksionon, meritokracia funksionon Modelet perëndimore tregojnë shumë qartë një kalim kompetencash gradual.
    Ka dy mundësira, duke lexuar se cfarë kërkojnë njerëzit e tu, kontributorët e tu, të marrësh vendime në favor të tyre dhe do rritesh e forcohesh, apo kundër tyre, do të rudhesh e do dobësohesh.
    Njerëzit e treguan shumë qartë në 2022, se do na mbështesnin nëse hapja dhe meritokracia do ishin korrekte. Duke qenë se nuk ndodhi në numër hapja masivisht, nuk pati mbështetje atje ku duhej pra pati një lloj përplasje brenda një force që nuk donte të ndryshonte.
    Nuk e optimizojmë dot situatën në këtë lloj mënyre, e optimizojmë nëse duhet të themi që duhet të shkojmë drejt një pajtimi kombëtar, t’i harrojmë gjërat e vogla brenda nesh dhe të kuptojmë se kemi një të keqe shumë më të madhe përballë. Ne e dimë kush është e keqja. Ne do të punojmë kundër kësaj të keqe apo do rrimë të ftohemi me njëri-tjetrin me 2 gjëra të vogla që të prish dynjaja.
    Njerëzit kërkojnë hapje, zbatim të meritokracisë por do dhe vetëreflektim. Përgjegjësia kryesore për zgjedhjet ishte e PS, por ishte bipartizan ishte dhe PD këtu. Që të tregosh se ekziston duhet të reflektosh dhe të tregosh si mund ta zgjidhësh. Si mund ti thërrasësh njerëzit pranë teje, duke treguar formulën si do te rregullosh. Pra e njoh gabimin dhe veproj, është shumë e rëndësishme të shohim veten.