Tag: fredi

  • Çështja “Himara”/ GJEDNJ pranon padinë e Fredi Belerit

    Çështja “Himara”/ GJEDNJ pranon padinë e Fredi Belerit

    Fredi Beleri

    BRUKSEL- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit për të shqyrtuar parregullsitë gjatë arrestimit dhe paraburgimit të tij. Lajmin e ka bërë me dije media greke, “Kathimerini”.
    “GJEDNJ-ja cakton datën 26 qershor si datën përfundimtare që eurodeputeti i NeoDemokracia, Fredi Beleri dhe qeveria shqiptare të arrijnë një zgjidhje jashtëgjyqësore. Nëse nuk arrihet, të dyja palët do të ftohen të paraqesin argumentet e tyre para gjykatës.”
    Në fazën e vendimit paraprak të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përqindja dërrmuese e kërkesave të ngjashme refuzohet. 
    Pas vendimit, Beleri tha: Vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është shfajësimi im i parë. Shfajësim, më në fund, për ata që vazhdojnë të luftojnë për shtetin e së drejtës dhe institucionet në anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Falenderoj avokatin tim, profesor z. Nikos Alivizato, i cili me ekipin e tij trajtoi rastin tim. 
    Fredi Beleri u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota.
    Ai u arrestua më 12 maj 2023, por edhe pse nga qelia, arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit. Por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Edhe pse kurrë nuk u lejua të betohej si kryebashkiak, Atij iu dha leje nga drejtoria e Burgjeve që të bënte betimin si eurodeputet në Parlamentin Europian, si përfaqësues i Greqisë. Pas daljes nga burgu, Beleri e paralajmëroi se çështja e tij do të përfundonte në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut. /ZËRI

  • ‘PD, gabim të madh që kandidoi Belerin në Himarë’, Idrizi: Ne nuk jemi anti-grekë, por duam të zgjidhim ‘Çështjen Çame’

    ‘PD, gabim të madh që kandidoi Belerin në Himarë’, Idrizi: Ne nuk jemi anti-grekë, por duam të zgjidhim ‘Çështjen Çame’

    Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi se nuk është antigrek apo antiminoritar, por Çështjen Çame nuk mund ta lërë jashtë Parlamentit dhe vëmendjes politike. Ai theksoi se kundërshtitë e tij ndaj Vangjel Dules dhe Fredi Belerit lidhen me qëndrimet e tyre kundër kësaj çështjeje dhe jo me të drejtat e minoriteteve.
    I ftuar në një emision televiziv, Idrizi sqaroi edhe aleancën e PDIU-së me PD-në në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se nuk kishte dijeni për përfshirjen e 25 partive të tjera në koalicion. Ai kritikoi kandidimin e Fredi Belerit për Bashkinë e Himarës dhe e cilësoi një gabim të madh nga PD.
    Sipas tij, PDIU ka qenë në vijën e parë të mbrojtjes së Çështjes Çame, duke ndikuar që Parlamenti shqiptar t’i kërkojë Greqisë heqjen e Ligjit të Luftës pas tetë dekadash. Idrizi u shpreh se PDIU nuk është kundër minoriteteve, por kundër çdo figure që mohon të drejtat e çamëve dhe promovon nacionalizmin grek.
    “Çështjen Çame nuk e lëmë jashtë Parlamentit. Në këtë kuadër është edhe projekti dhe aktiviteti politik i PDIU-së ndër vite, mund ta verifikoni edhe në legjislaturat e kaluara aleancat apo koalicionet tona. Unë kam firmosur me Berishën dhe PD, nuk e kam ditur se me sa parti do bënte koalicion, nëse ka vendosur 25 parti të tjera do të thotë se u mendua të përfshiheshin edhe ato. Unë nuk kam probleme me minoritetin, unë nuk jam antigrek, por unë problemin e kam me Vangjel Dulen dhe Fredi Belerin, sa herë nuk pranojnë çështjen Çame apo lidhjet me qarqet e lobet nacionaliste greke.
    PD bëri gabim të madh që vendosi Fredi Belerin në Himarë. Një njeri i dënuar për pushtimin e territorit shqiptar, i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, apo që thotë jeni nga Kaukazi, jeni helenë, unë do të jem kundër atij dhe çdo qëndrimi të tillë. E kam thënë dhe e them përsëri. Dulja nuk duhet të jetë i papranueshëm vetëm për mua, por edhe për PD dhe PS. Po kështu edhe Beleri. Ne nuk mund të heshtim për Çështjen Çame. Ne i respektojmë minoritetet. Por u desh kërkesa jonë që të detyronte PD dhe PS për t’i kërkuar pas tetë dekadash Greqisë heqjen e Ligjit të Luftës. Ne nuk jemi antigrekë! Ne duam të zgjidhim çështjen çame”, tha Idrizi.

  • Drejtësia si shtab elektoral i koalicionit Beleri-Berisha

    Drejtësia si shtab elektoral i koalicionit Beleri-Berisha

    Një gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë në GJKKO, bazuar në denoncimin e Fredi Belerit, ka urdhëruar SPAK-un të regjistrojë si të pandehur Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçe, për atë që e quan konflikt interesi, pse qeveria i ka dhënë me qira në përdorim një plazh investitorit që po ndërton një hotel në një plazh në bregdetin e jugut, pas pretendimeve se ai ka blerë (dy herë në fakt) një tokë me origjinë të kontestuar pronësie, siç janë thuajse gjithë pronat në bregdetin shqiptar.
    Investitori ka blerë tokën nga një person privat i cili është në konflikt me një tjetër pretendues, me gjasë të dy me prona problematike. Përveçse investitori është lënë në mëshirë të dy personave që mund të kenë falsifikuar dokumente, tani është nën akuzë dhe pse ka marrë nga qeveria plazh me qira, që është një e drejtë ligjore për këdo që bën një investim mbi pesë milionë euro në hoteleri në bregdetin shqiptar.
    Edhe pse aty pala realisht e dëmtuar dhe në pasiguri të plotë juridike është ai që do të investojë, gjyqtarja ka konsideruar se duhet të regjistrohet si i pandehur për shkak të denoncimit të Fredi Belerit.
    I njëjti person, kur është arrestuar për blerje votash, ka kontestuar SPAK-un dhe GJKKO-në, duke e quajtur veten viktimë të politikës. Tani që ai është në koalicion me Sali Berishën, ka gjetur një gjyqtare, kunatën e një kandidati për deputet të Berishës, dhe kanë marrë me sa duket nën kontroll gjykatën për hakmarrje politike.
    Konflikti më i madh i interesit në këtë histori është mes ish-ministres së Jashtme shqiptare Olta Xhaçka, që ndërpreu bisedimet për Marrëveshjen për Detin dhe u bë target i sulmeve nga politika greke, që në Shqipëri tashmë ka ambasador të saj real Fredi Belerin.
    Ky është i vetmi konflikt interesi të cilin duhet të gjykojë një gjykatë shqiptare. Dhe gjykata shqiptare po vepron sikur të ishte një gjykatë sillogji nga ato të “Vorioepirit” që shkaktuan masakrën e Prillit të vitit 1994, dhe jo si një gjykatë e shtetit shqiptar.
    Koalicioni Beleri-Berisha tani po përdor gjykatën e drejtësisë së re për të bërë fushatë elektorale me një çështje e cila, jo vetëm që nuk ka ndonjë vepër penale nga investitori, por përkundrazi, i kanë krijuar atij pasiguri juridike për të investuar dhe spekulojnë për hakmarrje jo vetëm politike por dhe më tej, me një ish-zyrtare të lartë të diplomacisë shqiptare, që u krijoi probleme me marrëveshjen e Berishës për detin.
    Kunata e një deputeti të Berishës ka marrë sot një vendim sikur të ishte anëtar i Shtabit Elektoral Beleri-Berisha, dhe i ka shtuar drejtësisë së re një njollë tjetër të angazhimit të saj politik.
    Dhe tani, në vend që të shqyrtojmë konfliktin e interesit të një nacionalisti grek në aleancë me një lider të degraduar politikisht dhe mendërisht në Shqipëri, duhet të dëgjojmë lajme të prodhuara për fushatën elektorale të Berishës nga drejtësia, të cilën Berisha dhe Beleri, kur e kanë në kurriz të tyre, e quajnë politike, dhe kur e ndërsejnë për interes të aleancës së tyre, e quajnë drejtësi.
    TemA

  • Berisha dhe Balla do të përballen në Bruksel, PD i qëndron krah Fredi Belerit

    Berisha dhe Balla do të përballen në Bruksel, PD i qëndron krah Fredi Belerit

    Lidhja e Sali Berishës me faktorin grek provohet nga dita në ditë edhe në këto zgjedhje parlamentare dhe dalja në mbrojtje të Fredi Belerit.

    Kreu i PD-së dhe ministri socialist Taulant Balla, pritet që të “përplasen” në Bruksel javën e ardhshme.
    Ata do të jenë të dy në kryeqytetin e diplomacisë europiane, në datat 7 dhe 8 prill, por me axhenda e takime të ndryshme.
    Ndërsa Balla do të jetë në një event me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zv.kryeministrin e Ukrainës, të Moldavisë dhe të tjerë, Sali Berisha do të jetë krah për krah me Fredi Belerin (8 prill), ky tashmë eurodeputet i Greqisë dhe i dënuar për korrupsion zgjedhor nga GJKKO me formë të prerë, me 2 vite burgim, të cilat i vuajti në qeli dhe u lirua fundvitin e kaluar.

     
     

    Balla dhe Berisha në “përplasje” në Bruksel, PD mbështet Fredi Belerin

    Taulant Balla dhe Sali Berisha përballë në Bruksel, kreu i PD mbështet Belerin

    Berisha dhe Balla do të “përplasen” në Bruksel, PD mbështet Fredi Belerin

    PD në mbështetje të Belerit: Berisha dhe Balla do të përballen në Bruksel

    Përballja e Berishës dhe Ballës në Bruksel, PD pritet të mbështesë Fredi Belerin

    Taulant Balla dhe Sali Berisha ‘përplasen’ në Bruksel, PD mbështet Fredi Belerin

    Përplasja në Bruksel: Berisha mbështet Belerin, Balla kundër

    Në Bruksel, Berisha dhe Balla në një përplasje, PD mbështet Belerin

    Taulant Balla dhe Sali Berisha përballë në Bruksel, PD mbështet Belerin

    Berisha dhe Balla “përplasen” në Bruksel, PD i qëndron krah Fredi Belerit