Tag: frederik

  • Frederik Rreshpja: Nëna ime, ti dhembje e pashuar

    Frederik Rreshpja: Nëna ime, ti dhembje e pashuar

    Frederik Rreshpja, portret nga Aleksandër Vreko

    Poezi nga Frederik Rreshpja

    Nëna ime ti dhembje e pashuar,Ka kaq vjet që rri në dhe të zi,Edhe yt bir siç duket së shpejtiDo e lërë këtë botë, nënë, e di. S’më vjen keq që iki kështuSe asnjëherë i lumtur nuk kam qenëVeç në pyjet ku xhindet vallëzojnëRreth drurëve të galvanizuar me hënë.Shkoj te lumi ku qajnë ciganëtPër rërat e largëta me dritëPo përse dreqin jam gatuar kështuTë grindem me të tëra qeveritë? Nënë, nuk kam qenë në faltore kaq vjetPor do t’i lutem Shën Mërisë për ty.Eh, mundet që edhe mua ndokushDo ma gdhendë një kryq mbi krye.

    *Titulli i origjinalit: “Nënës”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FREDERIK RRESHPJA: KAM SHUMË DHIMBJE NË TRUP, S’KAM FUQI TË EC, NUK SHOH FARE…

    FREDERIK RRESHPJA: TANI E TUTJE SHIRAT DO TË JENË LOTËT E MI…

    Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindurI mallkuar me art.Gjërat i shihja ndryshe:Nëpër shirat e vdekurPeshqit fluturonin drejt çerdheve te yjet.Në vend të borës binin zogj në çdo dru.Era si ketër brente degët.Qante mbi mua nëna, shëmëria ime. Ave nëna ime!Mos e pastë njeri këtë fat!

    Kam dashuruar një Afërditë në Olimpin e trëndafilave,Pastaj erdhe ti tërë ikje.Më vonë vije vetëm nëpër ëndrra si perënditë ilire.Kështu iku edhe rinia, filigrani i djalërisë,I mallkuar me art.Mos e pastë njeri këtë fat!

    Tani që po vdes ëndërroj vetëm një kryq te kokaDhe të harrohem se nuk dua që edhe pas vdekjesTë më ndjekë mallkimi i artit.Mos e pastë njeri këtë fat!

    Por, kur të vdes, portreti im ka për t’u shfaqur nëpër gjethe ,Se unë kam patur miqësi me çdo dru.

    Në stinën kur bien gjethetDo të bien edhe sytë e mi.

    Tani e tutje shirat do të jenë lotët e mi.Mos e pastë njeri këtë fat!

    *Titulli i origjinalit: “Testament”

    ObserverKult

    LEXO EDHE: FREDERIK RRESHPJA: TANI QË NËNA NUK ËSHTË MË…

  • Pse pas 17 viteve burg, Frederik Rreshpja shkroi “Erdhi ora të vdes përsëri”?

    Pse pas 17 viteve burg, Frederik Rreshpja shkroi “Erdhi ora të vdes përsëri”?

    Frederik Rreshpja ishte poet lirik, eseist, publicist dhe botues shqiptar. Penda e tij është ndër më përfaqësueset të vargut shqip.

    Rreshpja u lind në Shkodër më 1940 në një familje me origjinë nga Dukagjini. Në vendlindje kreu shkollimin fillor dhe të mesëm pranë gjimnazit “29 nëntori”, studimet universitare i ndoqi pranë Pedagogjikut në Tiranë me korrespondencë. Më 1967 iu botua vepra e parë letrare, përmbledhja me poezi “Rapsodi shqiptare”.

    Më 1975 vepra e tij hiqet nga qarkullimi me urdhrin e një qarkoreje të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës firmosur nga zv/ministri Mantho Bala. Arrestohet dhe dënohet “…si një person që paraqet rrezikshmëri shoqërore që synon në minimin, dobësimin dhe përmbysjen e pushtetit popullor…”. Frederik Rreshpja u burgos dhe vuajti 17 vjet burg. Poezia “Topi fushor” hyn në antologjinë më të rëndësishme zyrtare të kohës pa botuar ende ndonjë përmbledhje. Më 1967 iu botua vepra e parë letrare, përmbledhja me poezi “Rapsodi shqiptare” – pas një viti u arrestua sërish.

    Botimet dhe shkrimet ndër të përkohshmet e kohës u pritën mirë nga kritika, por kjo gjë nuk zgjati për shumë kohë.

    Më 25 nëntor 1992, Rreshpja jep një intervistë për gazetën “Zëri i Rinisë” dhe pyetjes se çfarë e gëzon dhe trishton më shumë në jetë, i përgjigjet: “Nuk e di nëse më ka mbetur ndonjë gjë në këtë botë, që të më gëzojë… Kur trishtohem, shkruaj. Prandaj shkruaj shumë”. Vetmi e trishtim poetik ky që do thuktohej në vëllimin poetik që do të vinte.

    NË LIRI

    Pasi doli nga burgu, botoi vëllimet “Erdhi ora të vdes përsëri” – 1994, “Lirika të zgjedhura” – 1996, përmbledhje kjo që u shpall më e mira për vitin përkatës, si dhe vëllimin me poezi “Në vetmi” që u botua në vitin 2004, i cili i solli titullin – “poet i vitit 2004”. Ai ishte kryeredaktor i gazetës “Ora”, udhëheqës i një shtypshkronje dhe pronar i Shtëpisë Botuese “Evropa”.

    Përfshihet në vëllimin “Historia e Letërsisë Shqiptare” e Robert Elsie-t të 2003. Përfaqësohet me disa poezi në “Antologji e poezisë shqiptare” të Aleksandër Zotos (1998) dhe në “Antologjinë e poezisë shqipe”. Frederik Rreshpja jetonte në Tiranë, i vetëm, sepse nuk ishte i martuar. Vdiq më 17 shkurt 2006 në Shkodër, nga një sëmundje e zemrës, i rrethuar nga vëllëzërit dhe familja e gjerë dhe u varros më 18 shkurt, në varrezat “Rrëmaj” të kishës katolike në Shkodër. Vetëm 66 vjeç me jetën e një bohemi, Reshpja do të largohej përgjithmonë nga jeta duke lënë pas vargjet. Kur ishte gjallë, pak ishin ata që besuan në gjenialitetin e tij.

    Midis poetit dhe njeriut, ky i fundit shfaqej i lodhur dhe shpesh pesimist mbi raportet e tij me mbijetesën. Më lehtë komunikonte me natyrën, shiun që binte ngadalë mbi Gjuhadol mbrëmjeve, hënën që shfaqej mbi çatinë e shtëpisë së vjetër, se me njerëzit. Me ta gjuha e zemrës shpesh i sillte probleme.

    “Tani që po vdes ëndërroj vetëm një kryq te koka/ dhe të harrohem, se nuk dua që edhe pas vdekjes/ të më ndjekë mallkimi i artit/ Mos e pastë njeri këtë fat! Por kur të vdes portreti im ka për t’u shfaqur nëpër gjethe/ se unë kam pasur miqësi me çdo dru/Në stinën ku bien gjethet/ do të bien edhe sytë e mi/ Tani e tutje shirat do jenë lotët e mi/ Mos e pastë njeri këtë fat…”

    Në shkurtin e vitit 2006 në dhomën ku ndante jetën në vetmi Frederik Reshpja hidhte këto vargje si një “Testament”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FREDERIK RRESHPJA: KA FILLUAR TË PLAKET NËNA…

    Ka filluar të plaket nëna. Fytyra e saj po mbulohet merrudha.Po mbulohet me një pleqëri të bukurÇ’është kështu kjo rrjetë që hedh koha mbi nënën time?

    Dhe duart që më mbanin mua, tani janë rënduar.Po s’ka gjë. Nga shpirti i sajzgjaten duar të tjera që më mbajnë pezull.

    Ecën ngadalë nëpër dhomë.Nganjëherë më pyet për librat që po shkruaj,por s’më ka pyetur kurrë pse s’kam shkruar asgjë përtë.

    Se nëna e di,Fjalën e parë në botë ia kam thënë asaj.Dhe fjalën e fundit në këtë botë asaj do t’ia them.

    ObserverKult

  • Pse poeti Frederik Rreshpja kërkonte që në vend t’arkivolit ta futnin në një kuti lodrash për fëmijë

    Pse poeti Frederik Rreshpja kërkonte që në vend t’arkivolit ta futnin në një kuti lodrash për fëmijë

    Frederik Rreshpja (1940 – 2006), ishte poet, eseist, publicist dhe botues. Më 1975 vepra e tij hiqet nga qarkullimi, arrestohet dhe dënohet me 4 vjet. Ridënohet disa herë dhe në fund del nga burgu në Sarandë. Nga viti 1992 shpërngulet nga Shkodra në Tiranë. Themeloi dhe menaxhoi shtypshkronjën dhe Shtëpinë botuese “Europa” dhe ishte drejtor i revistës kulturore-letrare me po të njëjtin emër.

    Pas vitit 2000 jeta e tij ndryshoi rrënjësisht. Rreshpja përjetoi një varfëri të skajshme. Vdiq më 17 shkurt të 2006.

    ObserverKult ju sjell një fragment nga libri i Petrit Palushit “Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë” ku paraqiten kujtime tronditëse, dramatike e poetike për dy ditët e poetit Frederik Rreshpja, në Kukës, disa muaj para se ai të ndahej nga jeta:

    Prej aty, bisedën e zhvendosi te Prizreni.

    -Më mbeti merak që s’e pashë Prizrenin, – shtoi. – Kur shkova me autobus, kaluam nëpër Prizren, por shoferi s’e ndaloi autobusin. Edhe kur u ktheva s’pata mundësi ta shoh. Por Kuteli ka qenë në Prizren… Atëherë ishte luftë, kurse unë nuk munda ta shoh as në paqe…

    -Do ikim nesër në Prizren, – i thashë.

    -Jo, – ma ktheu. – Jam shtegtar. Shtegtari s’kalon dy herë në të njëjtin vend.Shpejt e zhvendosi bisedën tjetërkah.

    -Dikur kam qëndisur, – tha. – Mësova të qëndis qysh i vogël. Qëndisjen ma ka mësuar nëna, por edhe do murgesha në Shkodër. Kam qëndisë shumë bukur. Bile thuhej se Fredi qëndis më bukur se krejt vajzat e gratë e Shkodrës. Po edhe qëndisjen e lashë. Mirë që e lashë se nuk do të shkruaja poezi…Befas, u kthye sërish te poezia.

    -I kam disa poezi, i kam, – tha. – Ja, që s’më kujtohen. Por kam edhe shumë të tjera. Ndoshta edhe… S’ka gjë. Le të rrinë aty nëpër libra apo në copa letrash. Ndoshta kujtohet dikush e i lexon… Ndoshta do jenë më të qetë kur të mos jem unë dhe i lexojnë… Ndoshta…

    -Ave, nëna ime, – fola unë, megjithatë.Më erdhën në mendje dy vargjet e asaj poezie dhe i përmenda si me gjysmëzë:Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeringa arkeologjia e perëndive që rrëzoheshin

    -Eh, nëna ime! – foli dhe i shqiti sytë prej meje si të fliste me veti.Priti derisa ta soste cigaren.

    -Iku prej meje, por s’e di se kur. Qe engjëll, qe dritë për Fredin…I përmenda një fjalë të urtë të zonës së Lumës: Edhe tetëdhjetë vjeç me qenë, me e pasë nanën gjallë të duket vetja se je tue u rritë.I ktheu sytë rrëmisht tek unë.

    -E jashtëzakonshme, – më tha. – Sikur të ketë pikë prej qielli e të mos e kenë thënë njerëzit.E ktheu gotën e rakisë me fund.

    -Eh, nëna ime, – foli sërish. – Ajo qe Perëndia ime.Aty për aty sikur zëvendësoi një varg të poezisë “Ave, nëna ime”: Zot tjetër nuk kam patur kurrë, me vargun: Ajo qe Perëndia ime.

    -Pleqëria ime nisi kur vdiq ajo, – m’u drejtua.

    -Jo, – ia ktheva si ta ngushëlloja sadopak. – Ti je ende i ri.

    Unë, ende i ri? – mu kthye në çast dhe nisi me qeshë.Një e qeshur si e një fëmije të vogël që ngazëllehet kur e marrin në krahë.

    -Po ikin vitet, – tha, – Me vitet, edhe jeta ime. Një herë nuk u kënaqa në jetë, por as kam më kohë të kënaqem.E pyeta sa vjet kishte.Ndërkohë, u fikën dritat…Ai shkrepi çakmakun. Kështu bënë edhe disa të tjerë në lokal. Fytyra e tij më ngjau e zbehtë, si e lyer me një të verdhë të përzijshme, më tepër si kah e zeza. Ashtu n’atë gjysmëterr erdhi zëri i tij i pakët, sikur ta kapte ngrija.

    -Po të jem gjallë, vitin tjetër i mbushi gjashtëdhjetë e gjashtë vjet, – tha. – Më vjen keq që nuk vdiqa vjet, por më keq më vjen që nuk vdiqa parvjet. Më keq më vjen që nuk vdiqa edhe pa lindë…M’u duk se po e thirrte ngutshëm vdekjen e vet, por njëkohësisht pak edhe si me pezm që ajo s’e kish marrë një a dy vjet më parë dhe më tej, ende më e frikshme, që ajo s’e kish marrë ende pa lindë.

    -Ehu, sa herë kam vdekur dhe jam ngjallur!Tani sikur e shpaloi vetin ndërmjet vdekjes e jetës, por prap u kthye te vdekja:

    -Vjen një kohë që njeriut i sosen të gjitha. Fryma shkallmohet e fundit…Ndërkaq, u kthye te jeta:

    -Po përsëri dua me mbetë gjallë. Nuk i dihet…Aty për aty e ndërronte vdekjen me jetën si të ndërronte lehtas fletët e një kalendari.Për të nuk kishte katër stinë, por vetëm dy, stinën e vdekjes dhe të jetës, ku vdekja niste e para, ndërrohej me jetën, më pas kjo e fundit ndërrohej rishtas me vdekjen.Erdhën dritat…Rreshpja ndërkaq fërkoi sytë me duar.

    -Ja, ka edhe dritë për njeriun! – foli dhe u sikur u çel në fytyrë.U vrantua në çast dhe shtoi:

    -Vetëm për Fredin s’ka dritë.Për një çast mbështeti kryet në tavolinë. Mbas do kohe e ngriti dhe tek më shihte drejt në sy, foli ndërkaq:

    -Fredi ka qenë i huaji i botës.M’u kujtua një varg nga poezia e tij “Përgjithmonë”: Unë kam qenë trishtimi i botës.Ai, në bisedë sikur po rishihte poezinë e vet të mëhershme ose jepte variante të tjera vargjesh. Kësisoj, kalonte lehtas në mbindërtime vargjesh.

    -Të paktën, do gjendet një varr për të, – shtoi.Preku gjoksin me dy duart si ta shtrëngonte fort se mos i shqitej befas prej trupi.

    -Trupi i Fredit është i vockël dhe nuk zë shumë vend, – foli.Rreshpja sërish po thirrte nxitueshëm terrin e vdekjes së vet.Mu aty, në tavolinën ku isha pranë tij, me cigaren që e thithte paprajshëm dhe me gotën e rakisë që e kthente shpesh e më shpesh.

    -Në vend të arkivolit i mjafton një kuti lodrash për fëmijë, – foli.Shumë rrallë thoshte: Unë. Gjithnjë e më shpesh thoshte: Fredi.Të ngjante se nuk rrëfente për vetin e vet, por për dikënd tjetër, jetën e të cilit e njihte imtisht dhe njëkohësisht e vizatonte deri në fijet më të holla.

    Frederik Rreshpja lindi në qytetin e Shkodrës ndërsa rrënjët familjare i kishte nga Dukagjini. Shkollën fillore dhe atë të mesme e ndoqi në shkollën “29 Nëntori” në qytetin e lindjes, ndërsa studimet e larta i kreu në Pedagogjiken e Tiranës.

    Pas përfundimit të studimeve ai rikthehet në Shkodër për të punuar edhe si specialist i kulturës. Gjatë jetës së tij ai krijoi shumë poezi dhe drama të cilat spikatën jashtëzakonisht shumë dhe u vlerësuan nga lexuesit por sidomos edhe nga kritika e kohës.

    Mësohet se poezia e parë e shkruar prej tij i qe kushtuar s’ëmës, Files – siç e quante. Nga Adriatik Kallulli i botohet përmbledhja poetike “Rapsodi shqiptare” më 1967 dhe vitin tjetër “Tri përralla për fëmijë” dhe “Trimi i fshatit Bardhë”, “Eranda” më 1969. Romanin “Zëri i largët i kasolles” më 1972 dhe dramën “Ëndrra e tokës” dhe “Trofta hutaqe” më 1973, për t’iu rikthyer sërishmi poezisë me përmbledhjen “Në këtë qytet” po atë vit. Poezia “Topi fushor” hyn në antologjinë më të rëndësishme zyrtare të kohës pa botuar ende ndonjë përmbledhje. Më 1967 iu botua vepra e parë letrare, përmbledhja me poezi “Rapsodi shqiptare“ – pas një viti u arrestua sërish. Më 25 nëntor 1992, Rreshpja jep një intervistë për gazetën “Zëri i Rinisë” dhe pyetjes se çfarë e gëzon dhe trishton më shumë në jetë, i përgjigjet: Nuk e di nëse më ka mbetur ndonjë gjë në këtë botë, që të më gëzojë. (…) Kur trishtohem, shkruaj. Prandaj shkruaj shumë.

    E përgatiti: V.K.- ObserverKult

    Lexo edhe:

    FREDERIK RRESHPJA: ISHIM AQ MIRË KUR QEMË TË VEGJËL

    FREDERIK RRESHPJA: NËNA IME, TI DHEMBJE E PASHUAR

    FREDERIK RRESHPJA: TANI E TUTJE SHIRAT DO TË JENË LOTËT E MI…

  • Evropa në një tavolinë, mbreti danez shtron darkë për udhëheqësit e BE-së! Nga veshjet elegante te menuja

    Evropa në një tavolinë, mbreti danez shtron darkë për udhëheqësit e BE-së! Nga veshjet elegante te menuja

    Mbrëmjen e djeshme, mbreti Frederik dhe mbretëresha Mary e Danimarkës organizuan një darkë solemne në pallatin Amalienborg të Kopenhagës, në nder të 50 krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Komunitetit Politik Europian.
    Liderët europianë ndodhen në kryeqytetin danez për samitin e 7-të të Komunitetit Politik Europian, ku fokusi kryesor është mbështetja për Ukrainën, siguria e Europës dhe roli i saj në një skenë gjeopolitike gjithnjë e më të ndërlikuar.

    Në darkë morën pjesë personalitete të larta si presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe shumë të tjerë, mes tyre edhe princi Albert i Monakos.
    Sipas mediave daneze, darka u konsiderua një “darkë pune” me kod veshjeje formale.

    Mbreti Frederik zgjodhi një kostum klasik, ndërsa mbretëresha Mary u shfaq me një veshje elegante ngjyrë krem me xhaketë të zezë.
    Shumë prej lidereve femra ndoqën të njëjtën linjë, si Ursula von der Leyen dhe Giorgia Meloni që preferuan ngjyra neutrale.

    Në fjalën e tij, mbreti Frederik dha mesazhin e unitetit: “Si europianë, mbajmë në duar një pjesë të jetës së njëri-tjetrit. Kemi detyrimin ta mbajmë këtë përgjegjësi me kujdes, për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë. Bota po ndryshon, siguria dhe vlerat e Europës janë nën presion. Askush prej nesh nuk mund t’i përballojë vetëm këto sfida”.
    Menuja e darkës përfshinte merluc të Groenlandës, gaforre, mish pule, ‘marshmallow’ nga bregu perëndimor i Danimarkës, kërpudha, kroketë me mish qengji të gatuar ngadalë. Në fund të darkës, liderëve iu servir një ëmbëlsirë me  çokollatë, frutash të thata, komposto molle dhe karamel.

  • Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të mamës

    Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të mamës

    Ish konkurrenti i “Ferma VIP 2”, Frederik Ndoci, ka humbur nënën. Artisti ka ndarë lajmin e hidhur në Facebook, përmes një poezie prekëse që përshkruan ndjenjat e tij të brendshme në këto momente të vështira.

    Postimi i Ndocit, i shkruar me një ndjeshmëri të rrallë artistike, ka prekur zemrat e shumë ndjekësve dhe miqve të tij, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e pazëvendësueshme.
    Reagimi prekës i Frederik Ndocit:

    U fik flaka e shpirtit te Mames.
    Poetet heshtin.
    Vargu qorrohet.
    Muza ka kthye shpinen.
    vallzon me jeten cikli i saj…
    Mortja fshin kosen.
    Zogu s’cicron.
    Nji flutur ka qysh ne mengjez
    qe e ka zan gjumi mbi nje lule.
    Kembanat e Hildeshaim
    i ndigjoj gjer ketu ne Tirane!
    Mos+besimi
    me kot mbledh supet!
    Baba buzqesh krah hap.
    Por e para i ka dal
    Nana e saj Lula
    me vajzen e pare
    Violeten perdore…
    Daja Prela Martini Gjoni Frani Leci
    te heshtun si kostandin
    Ne Rrmaj
    Qe presin buzqeshjen e Doruntines!
    Do presin giate shpirtin…
    700 vjet endet shpirti skajeve te qiellit e botes…
    Po gezohet Parajsa..
    E ketu ferri
    mbretnon ne zemrat tona.
    Rita trafiqeve te botes.
    Juli infermjerja psikologia vajza e pleqnis…
    Na tha perpara se
    asht lodh shum..
    Don me shku!
    Un ulu e bjer
    nji nat te tane
    ne krevat…
    Tuj kerkue gjumin e paqte…
    Se ku ish struke…
    Zile Telefoni
    E Juli me syt e fikun
    si gravurave te Ave Marias
    Arrin te shqiperoj
    “Vlla! -u fik qiri MAM”
    …nuk kjame
    as njeni
    E as tjetri…
    Per disa sekonda
    sikur te ishim ne gare..
    Kush po duket ma i permbajtun.
    Kjau natyra
    sepse nje rrebesh
    shi shkodre filloi…
    Mori me vehte
    edhe lotet tan..
    Me krye ulur
    borxhli i varfer
    E Jetim tashma
    Sot a thue shpetuem
    prej borxhit
    qe i morem Asaj?
    Eh e kote
    Se asnji femij
    sa do u mundue
    I mbet perjetsisht borxhli prinderve!
    E nuk mujt me ia la kurr ndonjiher Nanes
    mundin sakrificat e Saj.

  • Frederik Ndoci jep lajmin e trishtë: Ndahet nga jeta nëna e tij: U fik flaka e shpirtit të Mamës!

    Frederik Ndoci jep lajmin e trishtë: Ndahet nga jeta nëna e tij: U fik flaka e shpirtit të Mamës!

    Këngëtari dhe aktori i njohur Frederik Ndoci ka ndarë sot një nga dhimbjet më të mëdha të jetës së tij: ndarjen nga jeta të nënës. Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ai ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e nënës, duke publikuar një poezi prekëse që përshkruan ndjenjat e tij të brendshme në këto momente të vështira.
    Postimi i Ndocit, i shkruar me një ndjeshmëri të rrallë artistike, ka prekur zemrat e shumë ndjekësve dhe miqve të tij, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e pazëvendësueshme.
    Reagimi prekës i Frederik Ndocit:

    U fik flaka e shpirtit te Mames.Poetet heshtin.Vargu qorrohet.Muza ka kthye shpinen.vallzon me jeten cikli i saj…Mortja fshin kosen.Zogu s’cicron.Nji flutur ka qysh ne mengjezqe e ka zan gjumi mbi nje lule.Kembanat e Hildeshaimi ndigjoj gjer ketu ne Tirane!Mos+besimime kot mbledh supet!Baba buzqesh krah hap.Por e para i ka dalNana e saj Lulame vajzen e pareVioleten perdore…Daja Prela Martini Gjoni Frani Lecite heshtun si kostandinNe RrmajQe presin buzqeshjen e Doruntines!Do presin giate shpirtin…700 vjet endet shpirti skajeve te qiellit e botes…Po gezohet Parajsa..E ketu ferrimbretnon ne zemrat tona.Rita trafiqeve te botes.Juli infermjerja psikologia vajza e pleqnis…Na tha perpara seasht lodh shum..Don me shku!Un ulu e bjernji nat te tanene krevat…Tuj kerkue gjumin e paqte…Se ku ish struke…Zile TelefoniE Juli me syt e fikunsi gravurave te Ave MariasArrin te shqiperoj“Vlla! -u fik qiri MAM”…nuk kjameas njeniE as tjetri…Per disa sekondasikur te ishim ne gare..Kush po duket ma i permbajtun.Kjau natyrasepse nje rrebeshshi shkodre filloi…Mori me vehteedhe lotet tan..Me krye ulurborxhli i varferE Jetim tashmaSot a thue shpetuemprej borxhitqe i morem Asaj?Eh e koteSe asnji femijsa do u mundueI mbet perjetsisht borxhli prinderve!E nuk mujt me ia la kurr ndonjiher Nanesmundin sakrificat e Saj.

  • Frederik Ndoci humb nënën, bën dedikimin prekës: U fik flaka e shpirtit të Mamës!

    Frederik Ndoci humb nënën, bën dedikimin prekës: U fik flaka e shpirtit të Mamës!

    Këngëtari dhe aktori i mirënjohur Frederik Ndoci ka ndarë këtë të hënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës së tij.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoci ka shkruar një dedikim të ndjerë, ku mes rreshtash shpreh dhimbjen e madhe që e ka kapluar pas kësaj ngjarjeje.

    Reagimi prekës i Ndocit:
    U fik flaka e shpirtit te Mames.Poetet heshtin.Vargu qorrohet.Muza ka kthye shpinen.vallzon me jeten cikli i saj…Mortja fshin kosen.Zogu s’cicron.Nji flutur ka qysh ne mengjezqe e ka zan gjumi mbi nje lule.Kembanat e Hildeshaimi ndigjoj gjer ketu ne Tirane!Mos+besimime kot mbledh supet!Baba buzqesh krah hap.Por e para i ka dalNana e saj Lulame vajzen e pareVioleten perdore…Daja Prela Martini Gjoni Frani Lecite heshtun si kostandinNe RrmajQe presin buzqeshjen e Doruntines!Do presin giate shpirtin…700 vjet endet shpirti skajeve te qiellit e botes…Po gezohet Parajsa..E ketu ferrimbretnon ne zemrat tona.Rita trafiqeve te botes.Juli infermjerja psikologia vajza e pleqnis…Na tha perpara seasht lodh shum..Don me shku!Un ulu e bjernji nat te tanene krevat…Tuj kerkue gjumin e paqte…Se ku ish struke…Zile TelefoniE Juli me syt e fikunsi gravurave te Ave MariasArrin te shqiperoj“Vlla! -u fik qiri MAM”…nuk kjameas njeniE as tjetri…Per disa sekondasikur te ishim ne gare..Kush po duket ma i permbajtun.Kjau natyrasepse nje rrebeshshi shkodre filloi…Mori me vehteedhe lotet tan..Me krye ulurborxhli i varferE Jetim tashmaSot a thue shpetuemprej borxhitqe i morem Asaj?Eh e koteSe asnji femijsa do u mundueI mbet perjetsisht borxhli prinderve!E nuk mujt me ia la kurr ndonjiher Nanesmundin sakrificat e Saj.

    Top Channel

  • “U fik flaka e shpirtit…”, Frederik Ndoci ndan lajmin e trishtë për të ëmën

    “U fik flaka e shpirtit…”, Frederik Ndoci ndan lajmin e trishtë për të ëmën

    Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë të hënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës së tij.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoci ka shkruar një dedikim të ndjerë, ku mes rreshtash shpreh dhimbjen e madhe që e ka kapluar pas kësaj ngjarjeje.
    Postimi i plotë:

    U fik flaka e shpirtit te Mames.
    Poetet heshtin.
    Vargu qorrohet.
    Muza ka kthye shpinen.
    vallzon me jeten cikli i saj…
    Mortja fshin kosen.
    Zogu s’cicron.
    Nji flutur ka qysh ne mengjez
    qe e ka zan gjumi mbi nje lule.
    Kembanat e Hideshaim
    i ndigjoj gjer ketu ne Tirane
    Baba buzqesh krah hap.
    Por e para i ka dal
    Nana e saj Lula
    me Violeten perdore…
    Prela Martini Gjoni Frani Leci te heshtun
    si kostandin
    Qe presin buzqeshjen e Doruntines.
    Po gezohet Parajsa
    E ketu ferri mbretnon ne zemrat tona.
    Rita trafiqeve te botes.
    Juli infermjerja psikologja vajza e pleqnis…
    Un ulu e bjer njii nat te tane ne krevat
    Tuj kerkue gjumin e paqte…
    Se ku ish struke…
    Telefoni
    Juli me syt e fikun
    si gravurave te Ave Marias
    Arrin te shqiperoj “u fik qiri MAM”
    …nuk qame as njeni as tjetri…
    Per disa sekonda sikur te ishim ne gare..
    Kush do duket ma i permbajtun.
    Kjau natyra sepse nje shi filloi…
    Mori me vehte edhe lotet tan..
    Me krye ulur borxhli i varfer
    Jetim tashma
    Sot Shpetuem prej borxhit te saj.
    Qe asnji femij sa do u mundue mbet perjetsisht borxhli
    Sepse nuk mujt me ia la ndonji her
    nanes mundin e Saj.

  • Çka thoshte poeti i njohur, Frederik Rreshpja, për Prishtinën?

    Çka thoshte poeti i njohur, Frederik Rreshpja, për Prishtinën?

    Frederik Rreshpja, portret nga Aleksandër Vreko

    Nga Petrit Palushi

    “… E kishim lënë me Rexhep Ferrin e Ali Podrimen të takoheshim te hoteli ku rrija. Po unë, bash n’atë orë kur e dija se do vinin dola nëpër rrugët e Prishtinës. Nuk e di si u ngjaja njerëzve… Si lypsar a si shtegtar i largët që shkonte për herë të parë aty. Vërejta se kthenin kryet kah unë. Unë vetëm qeshja me mendje. Unë s’i njihja ata, por edhe ata s’më njihnin. U futa në një kafe dhe zura vend te një tavolinë e zbrazët. Klientat po më shihnin me vëmendje. Ndoshta mendonin se u bënë edhe lypësat me u futë nëpër kafe. Porosita një raki. Kamerieri e solli shpejt. Mbas do kohe erdhi prap dhe më tha:

    – E ke të paguar, – dhe i drejtoi sytë tek një djalosh në tavolinën tjetër.

    – Falemnderës, – i thashë djaloshit.

    M’u dha ta thirrja te tavolina ime. Erdhi.

    – Kush je ti? – më pyeti.

    Unë s’fola.

    – Fotografinë tënde e kam parë diku, – shtoi ai, – nuk e di por… më ngjason me dikënd…

    – Me veten time, – i thashë, – jo me kënd tjetër.

    Ai m’i nguli sytë. Kish dy sy të ndritshëm, me një dritë të thellë. Kurrë s’kisha pa sy të tillë.

    – Jam mysafir i Prishtinës, – i thashë.

    – Prishtina është e madhe, – tha ai.

    – Pse nuk të ngjaj si mysafir i saj? – e pyeta.

    Ai nisi me qeshë. Edhe të qeshurën e kish si me dritë.

    – Jam mysafir i Rexhep Ferrit e Ali Podrimes, – i thashë. – Kam qenë poet.

    – Poet?! – i hapi sytë në katërsh.

    – Po, – i thashë.

    Ai ende s’po më besonte.

    – Jam Frederik Rreshpja, – thashë.

    – Nuk ka mundësi, – tha. – Nuk ka mundësi. Frederik Rreshpja është tjetërkush. A e di çfarë poezish ka ai?

    – E di, e di, – i thashë. – Ka shkruar dikur poezi.

    – Poezia e tij “Ave, nëna ime” është poezia më e bukur e qiellit, – më tha ai.

    Djaloshi po fliste për mua si të fliste për dikënd tjetër, kur më kishte para syve.

    – Unë jam Fredi, – i thashë. – Fredi vetë.

    U ngri në këmbë, më përqafoi dhe më tha:

    – O Zot, Frederik Rreshpja në Prishtinë!

    M’u mbushën sytë me lot.

    – Jam student, – më tha ai. – Më prit këtu sa të marr leje se kam leksion orën e parë. Më prit, të lutem!

    – Po, – i thashë.

    Ngadalë-ngadalë dola prej aty dhe u nisa për te hoteli ku rrija.

    Ec e ec, por dikur u lodha…

    U mundova me ecë prap, por s’munda. U afrova te një pemë dhe u mbështeta në të. M’u afruan dy nxënës shkolle dhe njëri nxori një monedhë metalike.

    – Xhaxhi, merre, – më tha.

    – Jo, – i thashë. – Më ka dhënë Rexhep Ferri edhe për sot.

    – Merre, merre të lutem, – më tha dhe ma lëshoi monedhën në dorë.

    U ula dhe nisa të qaj. Si s’u kënaqa një herë në jetë! Si nuk munda të përkëdhel fëmijë një herë! Pse Zoti pati nge të merret vetëm me mua!

    Një zonjushë m’u afrua dhe më pyeti:

    – Si mund t’ju ndihmoj?

    – Dua të shkoj në hotel, – i thashë.

    Ia tregova emrin e hotelit, po tash e kam harruar. Qe një hotel pranë Pazarit.

    Zonjusha më mori në makinën e vet.

    – Nga je? – më pyeti.

    – Nga Shkodra, – i thashë. – Kam ardhë të shoh Prishtinën, – dhe nisa të qaj.

    Zonjusha e ndali makinën dhe më pyeti:

    – Ç’pate?

    – Asgjë, – i thashë. – M’u kujtua nëna ime. Ajo ka vdekur.

    Zonjusha më pa si e shashtisur dhe më tha:

    – E nënave qoftë!

    E nisi makinën. Mendja më thoshte se nëna ime kishte vdekur. Si më tha zonjusha? E nënave qoftë! Nëna ime kishte vdekur, por edhe unë i vdekur isha, veçse po prisja kur të më futnin nën tokë. Pse vetëm nënat vdesin? Ne, bijtë e tyre nuk vdesim?

    Zonjusha, më çoi te hoteli. Kish qenë zonjushë përnjimend. E ndaloi makinën. Zbriti dhe më hapi derën e makinës. M’u duk vetja si aristrokat, tash kur s’kisha më kohë të shijoja asnjë ditë më tepër. Nxori dhe më dha 20 Euro. S’i duket i ngjava me një lypës.

    – Kam, – i thashë. – Kam plot miq këtu. Kam qenë poet.

    Ajo u mpi krejt. Më pas, në një copë letër shkroi numrin e telefonit.

    – Jam arkitekte, – tha. – Mbasdite kthehem nga puna dhe do vij te hoteli të pimë kafe bashkë.

    Tek futesha në hotel, letrën e hodha në tokë.

    Pse ta mbaja atë numër telefoni? S’do kisha më kohë të flisja me njerëz.

    Kur u futa në kafen e hotelit, Ali Podrimja më tha:

    – Humbe, Frederik…

    – Jo, – i thashë, – në Prishtinë të gjithë më donin… ”

    ***

    Tek fliste kësisoj, nuk e ndërpreva n’asnjë çast.

    Doja të shprazej e të shprazej. Edhe ai sikur pati dëshirë të mos e ndërpritja. Donte ta çonte rrëfimin deri në fund.

    – E tregova si përrallë, – më tha. – Ta tregova thjeshtë, si me qenë përrallë. Se e vërteta tregohet thjesht si përrallë. S’më hiqen prej mendjes studenti, nxënësit dhe arkitektja. As emrat s’ua mësova. Do ta shkruaj këtë që të tregova. Personazhet do i kem: Mirësia Një, Mirësia Dy, Mirësia Tre. Kurse Mirësia e madhe: Prishtina.

    Mbas do kohe, më tha që kur të shkoja në Prishtinë, të kërkoja me patjetër studentin, nxënësit dhe arkitekten e t’i falenderoja.

    – Fredi nuk kthehet më atje, – tha. – Ika pa u thënë as lamtumirë.

    – S’ua di emrat, – i thashë.

    – Kërkoji njerëzit e mirë, – më tha si urdhnueshëm.

    Ai po më kërkonte diçka të pamundshme.

    – Kërkoi ata njerëz, – shtoi. – Njerëzit e mirë kanë emra. Të këqinjtë zhyten në mjegull e s’dallohen…

    Qe njëjtë si të rendja nëpër Prishtinë e të kërkoja imazhet e atyre që Rreshpja i kish fiksuar në mendjen dhe sytë e vet, njëjtë si imazhet në poezitë e veta.* Shkëputur nga libri “Frederik Rreshpja që s’e kuptuam kurrë” i Petrit PalushitObserverKult

    ——————

    Lexo edhe:

    VIDEO E RRALLË: LASGUSH PORADECI PËRLOTET DUKE FOLUR PËR KOSOVËN

  • “Ky tas prej bronzi, është më i bukuri i zbuluar në Shqipëri..”

    “Ky tas prej bronzi, është më i bukuri i zbuluar në Shqipëri..”

    Ky tas prej bronzi shkruan Frederik Stamati, eshte me i bukuri i zbuluar ne Shqiperi. Eshte me shume se 2000 vjet i vjeter. Datimi i sakte nuk eshte dhene akoma, ndoshta 2300-2400. Nuk dukej asgje nga depozitimet e kohes. Dekoracioni u zbulua me ane te radiografive dhe beri pershtypje dhe sherbeu si baze per aplikime te tjera te metodes se perdorur.Po si u gjet? Ushtare dhe zboriste po hapnin nje transhe andej nga fusha pa arritur ne Belsh. Befas rane te nje varr, qe eshte nga me te pasurit e zbuluar ne Shqiperi. Duke mos i a ditur zanatit filluan te germonin si te mundnin. Ishin dy ushtare nga Tirana qe lajmeruan arkeologet. Shkoi Aleksandra Mano dhe Neritan Ceka. U punua shume per restaurimin e objekteve. Mbasi i pa, Neritani me tregoi se i mblodhi me dyshim, se nuk do te mund te restauroheshin kurre, kaq te demtuar ishin. Kane kaluar afersishtt 40 vjet nga restaurimi dhe vazhdojne te ruhen shkelqyeshem ne muze…..Dhe i kane bere ca xhiro neper Europe ne ekspozitat tona te hapura andej.© 📷 Frederik Stamati