Tag: frashërit

  • Një histori e bukur 29 vite para Kongresit të Manastirit

    Një histori e bukur 29 vite para Kongresit të Manastirit

    Nga Alba Malltezi

    Kur shqiptarët e Stambollit krijuan “Shoqërinë e shkronjëzave shqipe” realizuan një ëndërr që kapërcente identitetet e tyre, prejardhjet, origjinat, përkatësitë fetare. Sepse ëndrrat e bukura lindin vetëm nga një identitet universal që i kapërcen të gjitha të bëra bashkë. Ata motivoheshin nga Dashuria për shqipen. 

    Kur realizohen gjërat e mëdha në jetën e një kombi, ëndrrat janë shfaqur shumë, shumë vite para se të realizohen. Për shembull, ndërsa u realizua Lidhja shqiptare e Prizrenit, ajo ishte e gjallë në shpirtin e gjithë shqiptarëve më parë. Ishte tamam viti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kur, me 12 Tetor të 1879, pra 29 vite para Kongresit të Manastirit, siç shkruhet në dokumente të kohës që kemi në dorë“… Një pjesë e parisë shqiptare të Stambollit themelon “Shoqërinë e të shtypurit shkronjavet shqip, e njohur ndryshe si “Shoqëria e shkronjëzave”, krahu letrar dhe kulturor i Lëvizjes Kombëtare shqiptare të përfaqësuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Nën kryesinë e Sami bej Frashërit dhe pjesëmarrjen e disa anëtarëve të Komitetit sekret të Stambollit si Abdyl bej Frashëri, Mehmet Ali bej Berati (Vrioni), Ferid Pashë Vlora, vezir i ardhshëm i Perandorisë, kjo shoqëri ku Gegëria dhe Toskëria ishin të përfaqësuar, i dha vetes për qëllim të përpilonte një alfabet kombëtar dhe të bënte çmos për hapjen e shkollave shqipe dhe botimin e shkollave shqip. “Anëtarët themelues përfaqësonin jo vetëm familjet kryesore shqiptare të kohës, por gjeografikisht gjithë Shqipërinë. Myslimane, ortodokse, katolike, gjirokastritë, shkodranë, toskë, gegë… të gjithë ishin të përfaqësuar”, mësohet nga ky dokument i kohës. Shoqëria e Stambollit zgjodhi një palë shkronja dhe shtypi kanonizmën (rregulloren e saj) si dhe një abetare të shtypur në shtypshkronjën e A. Zelicit në Stamboll në tetor të 1979.

    Shoqëria kishte për qëllim:

    1. Të botojë libra në gjuhën shqipe, sidomos libra shkollorë.2. Të përhapë diturinë ndër shqiptarë, pa dallim feje e krahine.3. Të punojë për bashkimin gjuhësor, duke përdorur një alfabet të njëtrajtshëm.4. Të ndihmojë hapjen e shkollave shqipe dhe furnizimin e tyre me libra.

    Në fund të shkrimit do të japim dhe listën e shqiptarëve të impenjuar në këtë nismë dhe emrat e tyre flasin vetë se ëndrra që ata po  realizonin ishte më e madhe se ata, më e madhe se krahina, qyteti, pozicioni që mbanin. Ishte më e madhe sidomos (nëse dikush sot nga padituria apo djallëzia dëshiron të bëjë kategorizime fetare) se feja që kishin. Sepse, në përgjithësi, gjërat e mira, mendimet e mira janë të motivuara nga një ndjenjë superiore Universale dhe përmbi të gjithë. Këto nisma historike që lënë gjurmë dhe përmirësojnë një komb, motivohen nga Dashuria. Ndërkohë, imagjinoni pak në Stambollin e 1879, në një kohë vjeshte, një grup i madh, sekret, shqiptarësh që jetonin, punonin, krijonin nën Perandorinë Otomane, nuk flisnin  e “komplotonin” për “tendera”,  “qypa me florinj”… por për Abetaren.“Kjo Abetare, prej 136 faqesh u punua prej Jani Vretos, Sami bej Frashërit, Pashko Vasës, Koto Hoxhit dhe Anastas Kostandin Frashërit. Siç shkruhej në kujtimet e Mit-hat bej Frashërit, qeveria turke nuk kishte dhënë leje për mbledhje të tilla, ndaj dhe tubimet e shoqërisë si dhe botimi i abetares bëhej në ilegalitet dhe në rrezik për ta. Shoqëria i filloi punimet në një moment kur Kristoforidhi, de Rada, kleri katolik shkodran, kishin dhënë shembujt e parë të lëvrimit të shqipes moderne. Sipas dëshmive të Mit’hat Frashërit, gjuhëtarët e shoqërisë mblidheshin më shpesh në shtëpinë e Pashko Vasës, për të përpunuar abetaren. Jani Vreto udhëtoi disa herë në Egjipt me shpresë që të themelonte një degë të shoqërisë edhe atje, ku gjeti bashkëpunimin e kushërinjve Thimi Mitko dhe Thimi Marko. Këtu daton lindja e klubeve “Bashkimi” të cilët do të përpunojnë një alfabet të tyrin që bashkë me të ashtuquajturin alfabet “Frashëri” do të ndikonin fuqishëm në Kongresin e Manastirit në vitin 1908.Në alfabetin e Stambollit u shtypën për herë të parë të gjithë shkrimet e Naim Bej Frashërit dhe me financimet e shoqërisë u krijuan shoqëritë e mësimit shqip të Korçës, që arritën të hapin shkollën e parë shqipe në 1887.

    Cilët ishin shqiptarët që themeluan Shoqërinë e Shkronjëzave?1. Ferid Vlora2. Mehmet Ali Vrioni3. Vejsel Dino4. Ibrahim Dino5. Abdyl Frashëri6. Sami Frashëri7. Mustafa Janina8. Sejfulla Zavalani9. Ahmet Shefki Gjirokastriti10. Ibrahim Starova11. Pashko Vasa12. Noç Xuxi13. Nikole Bonati14. Gjon Bonati15. Koto Hoxhi16. Koto Sotiri17. Pandeli Sotiri18. Nano Petri Saraniqinishtasi19. Nikole Stavro Vasua Qestorastasi20. Anastas Kostandin Frashëri21. Vasili i P. Ndrekos Postenanasi22. Danil i D. Adamit Oparaku23. Mihali i A. Plumbit Përmetasi24. Kostandini i N. Haxopulit Isgarasit25. Vasili i Vangjel Delvinasit26. Haralambi i P. PulesitasitDelvinasit27. Janço Kosta Ogrenasi28. Joan Vretua Postenanasi

    Disa emra janë shumë të njohur si Rilindas, të tjerë janë të panjohur, por puna dhe shpirti i tyre ka lënë shenjë të pashlyeshme në atë që ne jemi sot, ose më saktë, në pjesën më të bukur dhe më të mirë që ne kemi sot: Gjuhën tonë. Ja çfarë shkruanin dhe mendonin ata, atëherë, në tetorin e 1879, 29 vite para se të ndodhte unifikimi i Alfabetit Shqip në Kongresin e Manastirit. 

    PROKLAMATA E KANONIZMES 

    “Gjithe sa kombe jane te ndrituare dhe te qyteteruare jane ndrituare dhe qyteteruare prej skronjas nde gjuhet te veta. Edhe çdo komb qe nuk ka shkruar gjuhen e vet, edhe ska shkronja nde gjuhet te vet eshte nde t’erret dhe barbar. Edhe shqiptaret tue mos shkruare gjuhen e tyre dhe tu me mos pasur shkronja nde gjuhet te tyre, keshtu gjenden edhe pa ndihma e shpresa ketu e tri mije vjet perpara (sa qe mund te njihet historia) qe te ndriçoheshin dhe te qyteteroheshine me gjuhet te fqinjet e te huajet u deftue e kote, edhe trimeria e te mirate, qe kane duart tona ne prej shokesh, qe dukemi shkruare ne fund secili me doret te vet. Edhe nuk e kena, as duame, ndonje prej ma teper se shoket e tjere, qe kane me u ba pas nesh, po i lutemi Zotit te jetese, te veje mbare shoqeria jone, Shoqeria e te shtypurit Shkronja shqyp”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PETER MLADINIC: KATUNDI

  • Në kujtim të Naim Frashërit/ Një mbrëmje letraro-muzikore për 125-vjetorin e vdekjes së rilindasit të madh

    Në kujtim të Naim Frashërit/ Një mbrëmje letraro-muzikore për 125-vjetorin e vdekjes së rilindasit të madh

    Një mbrëmje letraro-muzikore, në kujtim të 125-vjetorit të vdekjes së rilindasit të madh Naim Frashëri, u zhvillua, mbrëmjen e kaluar, në Toprrën Veneciane të Durrësit.

    Aktorët e teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe dy nga emrat më të njohur të skenës shqiptare, Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa, sollën për publikun disa nga vargjet më të bukura të poetit tonë kombëtar.
    Në këtë aktivitet u ekspozua edhe një skicë portret e Naim Frashërit, e realizuar posaçërisht për këtë përvjetor nga piktorja Alketa Tragaj.
    Në fjalën e saj, studiuesja Rovena Vata Mikeli theksoi rëndësinë e këtij përvjetori si një kujtesë e gjallë për kontributin e Naim Frashërit në Rilindjen Kombëtare.
    I lindur në Frashër të Përmetit, Naim Frashëri mbetet simbol i Rilindjes sonë kombëtare, ndërsa veprat e tij, si “Bagëti e bujqësi” dhe “Historia e Skënderbeut”, testamenti shpirtëror që poeti na la.

    Top Channel

  • Pesë varret e Naim Frashërit

    Pesë varret e Naim Frashërit

    Pesë varret e Naimit

    Nga Zylyftar HOXHA

    Varri i Naim Frashërit, aty ku është sot, në Kodrat e Liqenit, është i pesti. Që nga varrimi i parë në një fshat dy orë larg nga Stambolli, pranë teqesë së Merdiven – Qojt, ceremoni e përshkruar bukur nga nipi i tij, Mit’hat Frashëri, eshtrat e Poetit tonë Kombëtar kanë lëvizur edhe plot katër herë të tjera. Ky “udhëtim” i imponuar sfilitës pas vdekjes, në disa raste më shumë se për të nderuar poetin e madh, është bërë për “protagonistët” e këtyre lëvizjeve, për të evidentuar veten e tyre se gjoja dinë të vlerësojnë dhe të ridimensionojnë figurat kombëtare.

    Varri i parë, 20 tetor 1900

    Askush më mirë se Mit’hat Frashëri nuk ka mundur të bëjë kronikën e këtij varrimi, të botuar një vit më vonë. Ja si e përshkruan ai ditën e vdekjes së xhaxhait të tij, Naim Frashërit:“ …E shtuna në familjen tonë është dit’ e nëmurë, dit’ e zezë. Ashtu u shua të shtunë në më dy orë të mëngjesit, 7 vjesht’ e dytë 1900, një jetë që kish nisurë më 1 të natës duke gdhir’ e hënë, më 13 të majit 1846 në Frashër.Ora 7. Arritmë në varr. Këtu na pret një helm i ri: Jemi përpara varrit t’Abdyl beut; kështu, pra, këta të dy vëllezërë që kanë rojtur bashkë, kanë punuarë bashkë, kanë pasurë një qëllim e një mendim, ë janë përpjekurë tërë jetën e tyre për Shqipërinë, janë dhe pas vdekjes ngjitur në varr!…Shikoni, o njerës, ja se ku vihetë në varr Naimi! Naimi – babaj i shqipëtarëve, Naimi – babaj ynë, Naimi – mësonjësi ynë! Dy kut dhé arrijnë për këtë njeri të math e të dashurë! Ja, na humbi trupi, dheu po e mbulon, më s’e kemi për ta parë, më s’e kemi për ta dëgjuarë.…O njerës, gjithë kështu do vdesim!…Si mjer’ ata që kanë qenë të liq, si lum ata që kanë qenë të mirë! Perëndija do të na njohë gjithë punët”…Veç Mit’hat Frashërit, varrin e parë të Naim Frashërit në Meridven Qoj, e përshkruan edhe një mjeshtër tjetër i letrave, Branko Merxhani, i cili ka bërë shumë vite më vonë një vizitë aty. Shkrimi është botuar në revistën “Minerva”, 1934: Ja si shkruan ai:“…Atje tutje, në rrëzë të sipërfaqes ku bashkohen ca rrape, me një varr të mermertë, ka një gur të stolisur me një mbishkrim turçe. Njëri prej gurëve të varrit ka ikur nga vendi dhe nga njëra anë e tij po bien copa dheu të djegur e të nxirë nga thatësira. Në këtë vend flenë kockat e Naimit që brezi ynë e njeh si poet kombëtar. Ky njeri i madh, që është krijonjësi i parë i shqiptarisë së re, është bërë flija e mosmirënjohësisë më të madhe të Shqipërisë së krijuar. Në këto balta të shkreta të një vendi të huaj, ç’punë ka akoma Naimi? Këtu as’ka asnjeri që ia di varrin e tij, përveç një gruaje plakë, e teqesë…”

    Varri i dytë, 3 qershor 1937

    Ardhja e eshtrave të Naimit dhe rivarrimi i tij në teqenë e bektashinjve, në periferi të Tiranës, u bë me ceremoni madhështore, ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit dhe populli i kryeqytetit.Po japim diçka nga kronika e kohës, gazeta “Shtypi”, dt. 3 qershor 1937:“Shqipëria e lirë pret me mallëngjim ligjëronjësin e shqiptarizmës, Naim Frashërin. Erdh Naim Frashëri. Dhe tërë populli i Tiranës dje pas dreke grumbullohej tej legatës amerikane, në mes të disa lëndinave të gjelbëruara, ku vargjet “Bagëti e Bujqësi” ndiheshin si kambanë mallëngjimi në veshët e atyre që qysh në djep kanë dëgjuar emrin “Naim”. Dhe cili shqiptar, sidomos i ri, nuk është ushqyer nga drita atdhetare e këngëve të Naimit? Ja shiko djemtë e rinj, fëmijët e shkollave, ndonëse jo të radhitur, bredhin përpjetë rrugës për të pritur eshtrat e atdhetarit të madh. Shquanin atje autoritetet e vendit, të tërë deputetët, kleri, oficerë, gazetarë, nëpunës, popull. Populli i mbledhur mizëri kishte mbushur anët e rrugës s’Elbasanit, ndërsa bataljoni “Deja” paraqiti armë se automobili me arkivolin e “yllit të idhesë shqiptare” po vinte aty nga ora 5. Për nder armë. Tingulli i bajonetave qëndruan gati në atë heshtje kuptimplotë të turmës së madhe nuk u ndie fare, se zemra e të gjithë vërrinte pa pritur se Naimi erdhi! Erdh Naim Frashëri! Erdh ai që tha: “Kur më shihni se jam tretur, mos kujtoni se kam vdekur!”…

    Varri i tretë, 9 prill 1940

    Fashistët italianë, sipas dhe qëllimeve të tyre fashiste synuan të bëjnë rivlerësime të figurave kombëtare, pikërisht atyre që kishin popullaritet më të madh. Kështu ndodhi edhe me Naim Frashërin. Më 9 prill 1940, në vitin jubilar të 40-vjetorit të vdekjes nën kujdesin e Françesko Jakomonit (mëkëmbësi i mbretit Viktor Emanueli III për Shqipërinë) në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë u zhvillua me rregullat e ceremonive fashiste e fetare vendosja e eshtrave në një varr të ri monumental. Aq “i interesuar” ishte Jakomoni, sa edhe varrin e Naim Frashërit e kishte ideuar dhe financuar vetë, në të cilin kishte edhe një shënim: “dhuratë e shkëlqesisë së tij, mëkëmbësit të përgjithshëm, Françesko Jakomoni”.

    Varri i katërt, 20 prill 1950

    Pas çlirimit, meqenëse varri memorial në Kryegjyshatën botërore të Bektashinjve kishte simbole dhe përkushtime fashiste, gjatë viteve të para të regjimit komunist, u çmontua dhe iu hoqën simbolet dhe shkrimet e vendosura, duke e kthyer në një varr pa identitet. Nga qeveria e Enver Hoxhës, që kishte ardhur në pushtet, u gjet rasti i 50-vjetorit të vdekjes së Naimit që varri i Naim Frashërit të gjendej mes gërmadhash dhe të vendosej në qendër të Tiranës, në krahë të Kryeministrisë, aty ku sot është Piramida. Ky ishte edhe varrimi i katërt i poetit.

    Varri i pestë, 10 qershor 1978

    Në qershor të vitit 1978 u organizuan festime me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me këtë rast u mundësua sjellja e eshtrave të disa patriotëve, ndër ta edhe të Abdyl Frashërit, si një veprimtar i rëndësishëm i Lidhjes së Prizrenit. Eshtrat e tij u sollën nga Turqia. Qeveria komuniste organizon në sheshin “Skënderbej” një ceremoni të përbashkët varrimi për Abdyl dhe Naim Frashërin. Eshtrat e Naimit u rinxorën nga vendvarrimi pranë lulishtes së Kryeministrisë.Pak nga kronika e kohës:“…Nga sheshi “Skënderbej” të vendosur në shtrat topi, eshtrat e dy vëllezërve Frashëri, të miutshoqëruar nga mijëra banorë, politikanë dhe qeveritarë, u përcollën për në kodrat e liqenit, ku ishte përgatitur një varrezë monumentale për Abdylin e Naimin dhe një varr simbolik (pa eshtra) për Sami Frashërin, eshtrat e të cilit prehen në Turqi dhe qeveritë turke nuk kanë miratuar në asnjë rast shpërnguljen e këtij intelektuali të shquar edhe për kulturën turke”./

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PRESTIGJIOZJA AMERIKANE “TIME”: BERATI NJË NGA VENDET MË TË MREKULLUESHME NË BOTË…

  • Bibliografia e Mid’hat Frashërit, publikohet vëllimi i XI i kolonës “vepra e zgjedhur e Mid’hat Frashërit”

    Bibliografia e Mid’hat Frashërit, publikohet vëllimi i XI i kolonës “vepra e zgjedhur e Mid’hat Frashërit”

    Mid’hat Frashëri është bibliografi më i madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, vë në dukje studiuesi Uran Butka, në vëllimin e XI të kolonës “Vepra e zgjedhur e Mid’hat Frashërit”.

    “Është bibliografia e Mid’hat Frashërit për të gjithë librat e botuar të autorëve shqiptarë, që nga letërsia e vjetër, Budi, Bogdani, Buzuku, Kristoforidhi, po ashtu të gjithë literaturën shqiptare, të botuar për Shqipërinë. Një gamë shumë e gjerë studimesh që e vendosin në krye të bibliografëve më të mëdhenj, jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë Evropës”, shprehet Uran Butka.
    Bazuar në dokumentet e arkivave tona dhe bibliotekave evropiane ku punoi, “Instituti i Studimeve Historike ‘Lumo Skëndo’” bën një studim të thelluar për krijimtarinë e Frashërit, përfshirë bibliografitë për Skënderbeun, Naim Frashërin apo Emil Legradin, një nga bibliografët më të mëdhenj të kohës.
    “Na jep një formacion të gjerë të pavarur për të gjitha botimet, por njëkohësisht bën një analizë kritike të veprave më të rëndësishme, por gjithashtu korrigjon edhe gabimet e tyre”.
    Për autorët, me përmbylljen e kolonës me 11 vëllime, Mid’hat Frashëri u kthehet
    “Përmes atyre shkrimeve, paralajmëroi dhe afirmoi profilin e tij atdhetar dhe intelektual. Me krijimtarinë e tij publicistike dhe përtej saj, spikat dukshëm përpjekja për emancipimin e shqiptarëve”, tha Maksim Gjinaj, bashkautor i veprës.
    Sipas autorëve, me qindra personazhet që portretizoi me penën e tij të mprehtë, Mid’hat Frashëri la një kontribut të spikatur për historinë e shqiptarëve.
     
     

    Top Channel

  • “Mid’hat Frashëri, bibliografi më i madh shqiptar”/ Publikohet vëllimi XI për veprën e shkrimtarit, Uran Butka: Ofroi studime të thelluara për autorët e kohës

    “Mid’hat Frashëri, bibliografi më i madh shqiptar”/ Publikohet vëllimi XI për veprën e shkrimtarit, Uran Butka: Ofroi studime të thelluara për autorët e kohës

    Mid’hat Frashëri është bibilografi më i madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, vë në dukje studiuesi Uran Butka, në vëllmin e XI të kolanës “Vepra e zgjedhur e Mid’hat Frashërit”.

    “Është bibliografia e Mid’hat Frashërit për të gjithë librat e botuar të autorëve shqiptarë, që nga letërsia e vjetër, Budi, Bogdani, Buzuku, Kristoforidhi, po ashtu të gjithë literaturën shqiptare, të botuar për Shqipërinë. Një gamë shumë e gjerë studimesh që e vendosin në krye të bibliografëve më të mëdhenj, jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë Evropës”, shprehet autori i veprës.
    Bazuar në dokumentet e arkivave tona dhe bibliotekave evropiane ku punoi, “Instituti i Studimeve Historike ‘Lumo Skëndo’” bën një studim të thelluar për krijimtarinë e Frashërit, përfshirë bibliografitë për Skënderbeun, Naim Frashërin apo Emil Legradin, një nga bibliografët më të mëdhenj të kohës.
    “Na jep një formacion të gjerë të pavarur për të gjitha botimet, por njëkohësisht bën një analizë kritike të veprave më të rëndësishme, por gjithashtu korrigjon edhe gabimet e tyre”, shton Butka.
    Për autorët, me përmbylljen e kolanës me 11 vëllime, Mid’hat Frashëri u kthehet lexuesve me veprën e tij madhore.
    Maksim Gjinaj, bashkautor i veprës thotë: “Përmes atyre shkrimeve, paralajmëroi dhe afirmoi profilin e tij atdhetar dhe intelektual. Me krijimtarinë e tij publicistike dhe përtej saj, spikat dukshëm përpjekja për emancipimin e shqiptarëve”.
    Sipas autorëve, me qindra personazhet që portretizoi me penën e tij të mprehtë, Mid’hat Frashëri la një kontribut të spikatur për historinë e shqiptarëve.
     

    Top Channel

  • Rudina Papajani: Më duhet fryma jote…

    Rudina Papajani: Më duhet fryma jote…

    Poezi nga Rudina Papajani

    Më duhet fryma jote,çastet kur më rrëmben,netët e mbyllura në ëndrra,e pak ekstazë në mëngjes…Më duhen të gjitha stinët e tua,kur dimrit mangallin zë e nakatos,kur vjeshta zë e ngjyhet,kur venat trashen nga gjaku i ngrohtë.Po shihet një lule,mbirë në pranverë,fluturat ngacmojnë shpirtin,dehja shend e verë.Mbrëmjeve mos më ngacmo,kur Romeo të jesh,s’do heq dorë nga ëndrra,kur dashuria nga guacka të zbres…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “TI SHQIPËRI, MË EP NDERË, MË EP EMRIN SHQIPËTAR”, POEMËN E NAIM FRASHËRIT E LEXON RUDINA PAPAJANI

    Ju ftojmë ta dëgjoni të lexuar nga Rudina Papajani, një pjesë nga “Bagëti e bujqësi” të Naim Frashërit.Në vazhdim gjeni poemën e plotë:

    Poema “Bagëti e Bujqësi” e Naim Frashërit

    (pjesa e parë)O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

    Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

    Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.

    Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,E ta trëmbin, ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua…

    Poemën e plotë dhe interpretimin mund ta shihni duke klikuar KËTU

  • Naim Frashëri, poeti me pesë varre

    Naim Frashëri, poeti me pesë varre

    Për pesë varret e Naim Frashërit është shkruar dhe më parë, por me pasaktësi të mëdha. Ky shkrim i studiuesit të njohur Valter Gjoni, botohet me qëllim që lexuesit të njihen saktësisht, sipas dokumenteve dhe fotografive të kohës, me vendet, kohën dhe marrjen e iniciativave për varrimet e poetit tonë kombëtar.

    Nga Valter Gjoni

    Varrimi i parë, 20 tetor 1900

    Ora 7. Arritmë në varri. Këtu na pret një helm i ri: jemi përpara varrit t’Abdul beut, të dy vëllezrit që kanë rrojtur bashkë, kanë punuar bashkë, kanë pasur një qëllim e një mendim, e janë përpjekur tërë jetën e tyre për Shqipërinë, janë dhe pas vdekjes ngjitur në varr.

    Mitat Frashëri “Atje tutje, në rëzë të sypërfaqes ku bashkohen ca repe, në një varr të mermertë. Ka një gur të stolisur me një bishkrim turçe; njëri prej gurëve të varrit ka ikur nga vëndi dhe nga njëra anë e tij po bijen copa dheu të djegur e të nxirë nga thatësira. Në këtë vend flenë kockat e Naimit që brezi ynë e njeh si poet kombëtar. Ky njeri i math që është krijonjësi i parë i shqiptarismës s’onë të re, është bërë flija e mos-mirnjohësisë më të madhe të Shqipërisë së krijuar. Në këto balta të shkreta të një vëndi të huaj, ç’punë ka akoma Naimi? Këtu as’ka asnjeri që ja di varrin e tij, për veç një gruaje plakë, e teqes…”

    Më 17 të qershorit që shkoi, një grup shqiptarësh nga Kolonija e Istambullit kanë vizituar varrin e Naim Frashërit, që gjendet në Merdiven Koj. Me këtë rast bashkëpunëtori ynë Branko Merxhani na dërgon përshkrimin e trishtuar që botojmë këtu. Zëri i ngjyrur i një gruaje plakë, lajmëtare e vdekjes, ju bërtet nëpër mes të drujve të varresës ku kini hyrë:

    -Djelma! Varri që kërkoni është pranë atij varri dhe tamam nënë këmbët t’uaja!

    Oh! Tokat që kini përpara, që shkelim me këmbë ne, janë varre, ja kështu të pa-dukurë, pa-gjurmë, pa gurë, pa mbishkrim. Në njërin nga këta vende flenë kockat e Naimit që brezi ynë e njeh si poet kombëtar. Ky njeri i math që është krijonjësi i parë i shqiptarismës s’onë të re, është bërë flija e mos-mirnjohësisë më të madhe të Shqipërisë së krijuar. Në këto balta të shkreta të një vëndi të huaj, ç’punë ka akoma Naimi? Këtu as’ka asnjeri që ja di varrin e tij, për veç një gruaje plakë, e aratisura e teqes…

    Branko Merxhani

    Botuar më 1934, revista “Minerva”

    Varrimi i dytë, 3 qershor 1937

    Mbreti Zog solli në Shqipëri eshtrat e Naim Frashërit

    Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së tij, nga viti 1925 deri në vitin 1939, mbreti Zog i kushtoi një vëmendje përkujtimit, vlerësimit e nderimit të shumë figurave e personaliteteve të ndryshme historike, të cilat në të kaluarën kishin dhënë kontributin e tyre në dobi të çështjes shqiptare, duke luftuar me pushkë apo me penë. Në kuadrin e vlerësimit dhe nderimit të këtyre figurave patriotike, në vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë, me nismën e mbretit Zog u bë e mundur sjellja në Shqipëri e eshtrave të Naim Frashërit, poetit tonë kombëtar, i cili që nga viti 1900 prehej në varrezën “Merdiven Koj’’ në Stamboll. Ardhja e eshtrave të Naimit dhe rivarrimi i tij në teqen e bektashinjve, në periferi të Tiranës, u bë me ceremoni madhështore, ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit dhe populli i kryeqytetit. “Shqipëria e lirë pret me mallëngjim ligjëronjësin e shqiptarizmës, Naim Frashërin. Erdh Naim Frashëri. Dhe tërë populli i Tiranës dje pasdreke grumbullohej tej legatës amerikane, në mes të disa lëndinave të gjelbëruara, ku vargjet “Bagëti e Bujqësi” ndiheshin si kambanë mallëngjimi në veshët e atyre që qysh në djep kanë dëgjuar emrin “Naim”. Dhe cili shqiptar, sidomos i ri, nuk është ushqyer nga drita atdhetare e këngëve të Naimit? Ja shiko djemtë e rinj, fëmijët e shkollave, ndonëse jo të radhitur, bredhin përpjetë rrugës për të pritur eshtrat e atdhetarit të madh. Shquanin atje autoritetet e vendit. Kryeadjutanti i Mbretit, Gjeneral Serreqi, Kryetari i Parlamentit, Ministri i p. të Brendshme, Ministri i p. të Jashtme, Kryetari i Bashkisë, Prefekti, Gjeneral Mirdashi, Gjeneral Araniti, të tërë deputetët, Kleri, oficera, gazetarë, nënpunës, popull. populli i mbledhur mizëri kishte mbushur anët e rrugës s’Elbasanit, ndërsa bataljoni “Deja” paraqiti armë se automobili me arkivolin e “yllit të idhës shqiptare” po vinte aty nga ora 5. Për nder armë. Tingulli i bajonetave qëndruan gati në atë heshtje kuptimplotë të turmës së madhe e cila me dhembjen mbante vështrimin nga automobili që binte eshtrat e një “shenjtori shqiptar”, nuk u ndie fare se zemra e të gjithëve rrinte pa pritur se Naimi erdhi. Erdh Naim Frashëri! Erdh ai që tha: “Kur më shihni se jam tretur, Mos kujtoni se kam vdekur!..

    Gazeta “Shtypi”, dt. 3 qershor 1937

    Varrimi i tretë, 9 prill 1940

    Jakomoni, mëkëmbësi i mbretit Viktor Emanueli III për Shqipërinë, i vendos eshtrat e Naim Frashërit në një varr monumental (1940).

    Fashistët synuan t’i “ridimensiononin” figurat tona kombëtare. Kjo ndodhi edhe me Naim Frashërin, madje duke u përpjekur të evidentonin paralelizime, që të argumentonin se në poezitë e tij kishte ide fashiste. Në 9 prill 1940, në vitin jubilar të 40-vjetorit të vdekjes dhe vitin e parë të pushtimit nën kujdesin e Françesko Jakomonit (mëkëmbësi i mbretit Viktor Emanueli III për Shqipërinë) në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve, në Tiranë, u zhvillua me rregullat e ceremonive fashiste e fetare vendosja e eshtrave në një varr të ri monumental, të ideuar dhe financuar nga Jakomoni, në të cilin kishte dhe një shënim “Dhuratë e Shkëlqesisë së Tij, Mëkëmbësit të përgjithshëm Françesko Jakomoni”. Ceremonia e shpërnguljes së trupit të poetit nga italianët është bërë sipas sipas protokollit ushtarak italian.

    Varrimi i katërt, 20 prill 1950

    Varri monumental i poetit, në Kryegjyshatën Bektashiane, gjatë viteve të para të regjimit Komunist u çmontua. Atij iu hoqën simbolet dhe shkrimet e vendosura nga italianët, duke e kthyer në një varr pa identitet. Me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së poetit, u bë në qendër të Tiranës varrimi i katërt i poetit, aty ku sot është “Piramida”.

    Varrimi i pestë, 10 qershor 1978

    Enver Hoxha rivarros eshtrat e vëllezërve Frashëri (1978)

    Në qershor të vitit 1978 u organizuan festime me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me këtë rast u mundësua sjellja e eshtrave të disa patriotëve, ndër ta edhe të Abdyl Frashërit, si një veprimtar i rëndësishëm i Lidhjes së Prizrenit. Eshtrat e tij u sollën nga Turqia. Qeveria komuniste, e cila kishte ndaluar veprimtarinë fetare të të gjitha komuniteteve fetare, organizoi në sheshin “Skënderbej” një ceremoni të përbashkët varrimi për Abdyl dhe Naim Frashërin. Eshtrat e Naimit u rinxorën nga vendvarrimi i pranë lulishtes së Kryeministrisë. Nga sheshi “Skënderbej” të vendosura në shtrat topi, eshtrat e dy vëllezërve Frashëri, të shoqëruara nga mijëra banorë, politikanë dhe qeveritarë, u përcollën për në kodrat e liqenit, ku ishte përgatitur një varrezë monumentale për Abdylin dhe Naimin dhe një varr simbolik (pa eshtra) për Sami Frashërin. Eshtrat e të cilit prehen në Turqi dhe qeveritë turke nuk kanë miratuar në asnjë rast shpërnguljen e këtij intelektuali të shquar edhe për kulturën turke.

    Mund të ketë edhe një rivarrim tjetër

    “Rruga e Zotit është e vlefshme për të gjithë, në këtë rrugë merr kuptim jeta. I lutem Zotit të lartësuar të na mbushë me dashuri, të na mundësojë me përkushtim moral dhe atdhetar, duke përbuzur egoizmin, vesin e ulët dhe ligësinë dhe në këtë këndvështrim poeti i besimit bektashi, Naim Frashëri, i solli një kuptim të ri hyjnores. Pranohet nga të gjithë se pikëpamjet e tij iluministe, shpesh të formuluara sipas modelit bektashi, synonin të vendosnin themelet teorike të lëvizjes kombëtare shqiptare, Naimi për ne mishëron binomin Komb dhe Fe, por ky binon nga regjime të ndryshme u prish duke e zhvarrosur dhe rivarrosur. Ne dëshërojmë që këto vlera t’i rikthehen poetit dhe filozofit bektashi, ndaj nuk mohojmë se dëshirojmë dhe po punojmë që ta kemi përsëri në mesin tonë, në Kryegjyshatë, në këtë vend të shenjtë të mbarë kombit dhe bektashizmës.”Kryegjyshi Botëror Bektashi Baba – Dede Edmond Brahimaj

    ObserverKult

    LEXO EDHE: Çfarë u tha Naim Frashëri para se të vdiste dy studentëve në Stamboll?

  • Teqeja e Frashërit, aty ku 117 vite më parë nisi të mësohej gjuha shqipe në Përmet

    Teqeja e Frashërit, aty ku 117 vite më parë nisi të mësohej gjuha shqipe në Përmet

    Përmeti feston sot ditën e teqes së Frashërit, një nga monumentet me vlera kulturore dhe historike në vendin tonë.

    Teqeja e Frashërit nuk lidhet vetëm me bektashizmin, por mbi të gjitha me përpjekjet dhe kontributin e saj për gjuhën e shkollën shqipe pasi përbën fillesat e arsimit shqip në rrethin e Përmetit.

    Kjo teqe, me një histori gati dy shekuj e gjysmë, ka qenë dhe mbetet një vatër e rëndësishme besimi, por dhe një vatër e shquar atdhetare.

    Teqeja u ndërtua më 1781 nga Sulejman Beu i Frashërit dhe në 1908 u hap shkolla e parë shqipe nga baba Alushi në të cilën u mësua gjuha shqipe dhe ku u edukuan rilindasit.

    Përveç vlerave shpirtërore për besimtarët bektashianë, ky monument kulture që e mori këtë status në vitin 1973, shihet edhe si një objekt me vlera të rralla kulturore dhe historike për vizitorët vendas dhe të huaj.

    Ky monument kulti përbëhet nga dy ndërtesa të veçanta, të cilat lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet një muri.

    Ndërtesa e sipërme ka formën e shkronjës “L” dhe përbëhet nga tre ambiente: “Kafe Oxhaku”, “Ashefi”, “Furra e Bukës” ndërsa ndërtesa e poshtme është pjesërisht dykatëshe dhe aty ndodhet “Mejdani”, vendi i shenjtë ku zhvilloheshin ceremonitë fetare dhe shkolla bektashiane./atsh/KultPlus.com

  • Djali i Sami Frashërit, themelues i klubit të famshëm turk, Gallatasaraj

    Djali i Sami Frashërit, themelues i klubit të famshëm turk, Gallatasaraj

    Themeluesi i klubit të famshëm turk të futbollit ka qenë Ali Sami Frashëri, djali i rilindasit tonë të madh.

    I njohur nga turqit si Ali Sami Yen (ligji i vitit 1934 për mbiemrat në Turqi detyroi shumë shqiptarë të braktisin emrat e familjeve të tyre), ai ka qenë një futbollist i njohur dhe zyrtar i lartë i futbollit turk.

    Një ish-nxënës i shkollës të mesme prestigjioze “Gallatasaraj”, ai vendosi bashkë me bashkëmoshatarët e tij që të krijonin një klub futbolli, në 1905. (Duke shfrytëzuar këtu disa të dhëna që radhiten në Wikipedia.)

    Ali Samiu vendosi edhe për ngjyrat që Gallatasaraj mban edhe sot e kësaj dite. “Imagjinonim ndriçimin e zjarrit tonë verdhakuq mbi supet e skuadrës sonë dhe besonim se do të na çonte nga një fitore në tjetrën.

    Djali i Sami Frashërit ishte presidenti i parë i klubit për 13 vjet me radhë dhe si futbollist doli disa herë kampion i Ligës së Stambollit.

    Ali Samiu ka qenë trajneri i kombëtares turke në ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare (kundër Rumanisë në 1923) si dhe President i Komitetit Olimpik Turk në vitet 1926-1931.

    Për 50 vjet me radhë, Gallatasaraj SK ka luajtur në stadiumin që mbante emrin “Ali Sami Yen”, në qendër të Stambollit. Që prej janarit 2011, ky stadium nuk ezkiston më dhe ekipi është zhvendosur në një stadium të ri e modern të qytetit.

    Gjatë karrierës së tij profesioniste si futbollist, Lorik Cana ka luajtur për Gallatasarajin gjatë sezonit 2010-2011. Ndonëse shumë popullor mes tifozëve të ekipit, dëmtimet fizike e etyruan që të humbiste pjesën më të madhe të fazës së dytë të sezonit.

    Cana ruan lidhje të forta me klubin shembull i të cilave është dhe kjo vizitë e tij e fundit në muzeun e verdhakuqëve.

  • Fjalori i koduar që përdorte Abdyl Frashëri, kush e deshifroi…

    Fjalori i koduar që përdorte Abdyl Frashëri, kush e deshifroi…

    Fjalori i koduar i Abdyl Frashërit

    “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 11 qershorit 1881, në faqen n°2, një shkrim mbi zbulimin e fjalorit të shifrave që shërbente asokohe për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit dhe arrestimin e shqiptarëve të Epirit.

    Turqi.

    Korrespondenca Politike merr nga Janina detajet e mëposhtme mbi arrestimet e fundit në Epir:

    “Pas shtypjes së kryengritjes në Shqipërinë e Epërme, Dervish Pasha telegrafoi në Konstandinopojë se fjalori i shifrave për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit kishte rënë në duart e tij dhe se shkresat e deshifruara zbuluan një komplot të vërtetë kundër sovranitetit të Portës dhe një marrëveshje midis shqiptarëve të Epirit.

    Në të njëjtën kohë, Dervish Pasha kërkoi kompetenca të plota me qëllim arrestimin e Abdyl Frashërit dhe i dërgoi valit të Janinës një kopje të çelësit të shifrave përkatëse, me ndihmën e të cilës ai mundi të deshifronte dërgesat e gjetura në zyrat telegrafike dhe kështu të zbulojë bashkëpunëtorët.

    Ai i ftoi këta të fundit, nëntë në numër, të vinin dhe të bisedonin me të në Prevezë. Ata e pranuan këtë ftesë, por menjëherë u arrestuan dhe u transportuan në bordin e një anije luftarake turke. Na sigurojnë se Porta synon t’i internojë ata në Bagdad./Nga Aurenc Bebja/