44-vjeçari shqiptar, Francesk Radi u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai punonte në Michigan të SHBA-së.
Familjarët e të ndjerit ka reaguar për vrasjen e tij, duke hedhur dyshime se autori është mik i tij.
Ata thonë se vdekja e 44-vjeçarit, nuk është humbje vetëm për ta, por për këdo që e njihte.
“Ai nuk ishte vetëm xhaxhai ynë, por ishte si kryefamiljari i shtëpisë. Është e pabesueshme për mua që ai nuk është më. Ai ishte lloji i personit që nuk lëndonte asnjë njeri. Pse ia bënë këtë?!”, shprehet mbesa e Shkambit, Marsilda Dakaj.
“Autori ishte mik i xhaxhait një mik. Ai ka ardhur këtu dhe ka ngrënë darkë me ne në të kaluarën.
Isha duke parë një ndeshje, kur miqtë më thanë se kishte pasur të shtëna me armë në Prime 7.
Më vonë më mori mami në telefon dhe më tha ‘Është Franko, është Franko’”, deklaroi nipi i tij, Mark Gjura.
I dyshuari aktualisht po mbahet në burgun e Qarkut Oakland në pritje të akuzave zyrtare.
Tag: franko
-

Flet nipi i shqiptarit që u vra në Michigan: Autori është miku i tij, ngjarjen tronditëse e mora vesh kur…
-

Alonso projekton Belinghamin më shumë mesfushor tradicional: Xhud nuk është lojtar statik
Adriatik BALLA
Në radhët e Realit të Madridit po bëhen ndryshime sa i takon rolit të futbollistëve në fushë. Trajneri i ri po sheh lëvizje të ndryshme nga paraardhësi i tij italian Karlo Ançeloti. Kështu, Ksabi Alonso ka sqaruar deklaratat e tij përpara Botërorit të Klubeve, kur tha se dëshironte ta bënte Xhud Belingham më shumë një mesfushor tradicional dhe “më efikas”. Në prag të derbit me Atletiko Madridin, trajneri i Real Madridit foli edhe për virtytet e Franko Mastantuonos dhe për Vinicius Junior, ndërsa mbeten pikëpyetje rreth formacionit titullar. Alonso theksoi se atmosfera në “Metropolitano” do ta bëjë ndeshjen më të veçantë, por iu kujtua se në të kaluarën Vinicius ka vuajtur në atë ambient. “Nuk mund ta injorojmë çfarë ka ndodhur. Duhet të jemi të përgatitur për këtë. Me armët që kemi.
Vini është thelbësor për ne. Më pëlqyen gjërat që bëri ditën tjetër; më pëlqen ta shoh të buzëqeshë. Për ne, përgatitja do të jetë e njëjtë”. Nën drejtimin e Ançelotit, Belingham kishte shumë liri, shpesh duke u shndërruar në një sulmues të tretë ose të katërt pas Vinicius dhe Kilian Mbape. Alonso e sheh ndryshe: “Ai është një mesfushor ofensiv. Mund të marrë pjesë si në ndërtimin e aksioneve, ashtu edhe në finalizim. Ka aftësinë të mbulojë shumë terren. Duhet të arrish me avantazh maksimal për të prishur ekuilibrat e lojës. Në përputhje me fleksibilitetin dhe variacionet e tij. Disa lojtarë janë më statikë, por Xhud nuk është një prej tyre”. Në mungesë të Belinghamit, si afrimi i ri Franko Mastantuono, ashtu edhe i riu Arda Gyler kanë marrë minuta të konsiderueshme. Alonso shpjegoi pse i pëlqen aq shumë talenti argjentinas: “Franko ka shumë cilësi. Ka vetëm 18 vjeç. Adaptimi ka qenë shumë i mirë. Më pëlqen sa konkurrues është.
Ka shumë energji. Pastaj ne duhet ta sistemojmë pak. Por ai gjen konkurrues është thelbësor për ekipin tonë. Do ta shijojmë. Të gjithë janë gati. Të gjithë janë rikuperuar mirë nga ndeshja me Levanten. Nuk ka dëmtime apo probleme. Vendimin do ta marrim nesër”. Dilema e madhe është nëse Belingham do të nisë nga minuta e parë. Ylli anglez ka hyrë nga stoli dy herë kundër Espaniol dhe Levante, duke luajtur gjithsej 20 minuta. Ka më shumë gjasa që ai të përdoret sërish si zëvendësues, me Mastantuono dhe Gyler përpara Fede Valverde dhe Aurelien Tçuameni. Pjesa tjetër e formacionit duket më e qartë, me rikthimin e Eder Militao përkrah Dean Huijsen në qendër të mbrojtjes. -

Mbape vendos fitoren, Mastantuono shkëndija prej ylli
Franko Mastantuono 18 vjeçari argjentinas i konsideruar ylli i ardhëshëm i Los Blancos debuton ndaj Osasunës.
A i dha Real Madrid disa përgjigje në fitoren e sotme 1-0 ndaj Osasunës? Në fakt me lojë po ndërsa në shifra la diçka pa realizuar. Në ‘Bernabeu’, Real Madrid nisi këtë mbrëmje (21:00) edicionin e ri në La Liga teksa përballë pati baskët e Osasunës e cila përgjithësisht njihet si një skuadër hermetike.
Ksabi Alonso pasi debutoi në Botërorin e Klubëve në SHBA si trajner, kishte bërë disa ndryshime të cilat panë në fushë një skuadër më të kompletuar. Rikthimi i Militaos dhe Karvajal rritën cilësinë në prapavijë…Epërsia e galaktikëve është e dukshme mirpo goli vonoi shumë. Do të duhej një penallti e fituar dhe shndërruar në gol nga Kilian Mbape në të 51′ për të marrë tri pikë.
Me mjaft interers ishte dhe prezenca në fushë gjatë fraksionit të dytë e 18 vjeçarit argjentinas Franko Mastantuono. Ish lojtari i River Plate u shfaq i pjekur i saktë lëvizi në zona të ngushta dhe shfaqi vizion sikur kishte vite që mbante fanellën e Realit me numër 30-të. Sfida e rdhës për Realin është transferta e Oviedos./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Shqipëria shkëlqen në Kampionatin Evropian në Maribor: Franko Burraj dhe Yipsi Moreno thyejnë rekordet kombëtare
Atletika shqiptare po përjeton një moment historik në Kampionatin Evropian për Ekipe (3rd League), që po zhvillohet në Maribor të Sllovenisë. Dy prej sportistëve tanë, Franko Burraj dhe Yipsi Moreno, kanë vendosur rekorde të reja kombëtare duke përfaqësuar me dinjitet flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare.
Franko Burraj – Dy rekorde dhe dy medalje në dy ditëAtleti shkodran Franko Burraj vazhdon të mahnisë me performancat e tij. Pas rekordit kombëtar në 400 metra, të vendosur vetëm një ditë më parë, ai ka shkruar historinë edhe në garën e 200 metrave. Me një kohë prej 20.97 sekondash, Burraj jo vetëm që thyen rekordin e tij të mëparshëm (21.19), por për herë të parë në historinë e atletikës shqiptare, kjo garë u përshkua nën kufirin e 21 sekondave.
Falë këtij rezultati, Burraj u rendit i dyti, duke fituar medaljen e argjendtë, ndërsa në 400 metra kishte siguruar medaljen e artë. Në vetëm dy ditë, ai ka vërtetuar se është një nga sportistët më premtues të vendit, duke u bërë simbol i suksesit dhe përkushtimit në sportin shqiptar.Yipsi Moreno – Rekord kombëtar i thyer tri herë radhaziEdhe Yipsi Moreno, ish-kampione botërore kubane dhe tashmë përfaqësuese e Shqipërisë, ka dhuruar emocione të mëdha për sportdashësit shqiptarë. Në garën e hedhjes së çekiçit, e zhvilluar më 25 qershor, ajo theu tri herë radhazi rekordin kombëtar të Shqipërisë, duke e vendosur shifrën më të lartë në 67.96 metra, një rezultat mbresëlënës që tregon nivelin e jashtëzakonshëm të saj.
Garat u zhvilluan në stadiumin Atletski Stadion Poljane në Maribor dhe të dy sportistët tanë jo vetëm që vendosën rekorde, por ngritën edhe imazhin e Shqipërisë në një event europian të rëndësishëm.
Këto arritje nuk janë vetëm shifra, por dëshmi të punës së palodhur, pasionit dhe ambicies që sportistët tanë kanë për të përfaqësuar denjësisht vendin. Shqipëria tashmë ka zë në atletikën europiane.
/vizionplus.tv -

Atleti Burraj mban lart emrin e atletikës shqiptare, vendos rekord të ri
Franko Burraj vendos një rekord të ri kombëtar në Atletikë. Sportisti i Ekipit Kombëtar ka shkëlqyer në garën e 400m, në Kampionatin Europian Ekipor Liga 3, që po zhvillohet në Slloveni.
Franko Burraj e ndali kronometrin në kohën 45.87, duke marr Medaljen e Artë dhe duke i dhënë pikë të rëndësishme Shqipërisë për kualifikimin ekipor në Ligën 2.
Franko Burraj shkruan histori në garën e 400 metrave, duke zënë vendin e parë dhe duke thyer ndjeshëm rekordin kombëtar me kohën 45”87 (rekordi i mëparshëm ishte 46”14).
Ai bëhet atleti i parë në historinë e atletikës shqiptare që zbret nën kufirin e 46 sekondave!Top Channel
-

Franko Burraj nuk ndalet, në Slloveni vendos rekordin historik në garën e 400 metrave
25 Qershor 2025
9:33
Telesport
Atleti shkodran Franko Burraj ka vendosur një rekord të ri kombëtar në garën e 400 metrave, duke përmirësuar kohën e tij të mëparshme, të vendosur një muaj më parë në Kupën e Shqipërisë.
Në Kampionatin Europian të Shteteve që po zhvillohet në Slloveni, atleti kuqezi dha kohën 45”87. Për herë të parë në historinë e atletikës shqiptare kjo kohë zbret nën 46 sekonda!
Rekordi i mëparshëm ka qenë 46”14, vendosur po nga Burraj në garat e atletikës të zhvilluara në Shkodër dhe tashmë ai arrin ta përmirësojë më tej atë, duke konfirmuar se po kalon një formë të shkëlqyer.
Përpos rekordit kombëtar, Burraj arriti të fitojë edhe medaljen e artë në këtë event. Siç dihet, Shqipëria merr pjesë në Divizionin e tretë të këtij eventi, ku garojnë vendet e vogla . -

Atleti shkodran Franko Burraj rekord kombëtar në 400 m dhe medalje e artë në Kampionatin Europian…
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Franko Burraj thyen sërish rekordin kombëtar në garën 400 metra, duke regjistruar kohën 45.87 sekonda dhe duke zënë vendin e parë në këtë garë, çka i siguroi edhe medaljen e artë në Kampionatin Evropian për ekipe që po zhvillohet në Slloveni.
Me këtë rezultat të jashtëzakonshëm, atleti shkodran ngre lart emrin e Shkodrës dhe Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke na bërë të gjithëve krenarë. Suksese Franko!Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Ukraina, konkurrueshmëria e BE-së dhe e ardhmja e bashkëpunimit franko-italian/ Çfarë u diskutua në takimin tre-orësh mes Melonit dhe Macron
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan një takim dypalësh në Palazzo Chigi, i cili zgjati rreth tre orë dhe u pasua nga një darkë zyrtare me pjesëmarrjen e delegacioneve përkatëse.
Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit franko-italian dhe në sfidat kryesore me të cilat përballet Bashkimi Evropian. Të dy udhëheqësit riafirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën dhe theksuan nevojën për të forcuar mbrojtjen evropiane përmes investimeve dhe mbështetjes për industrinë teknologjike dhe të mbrojtjes.
Në deklaratën e përbashkët theksohet angazhimi për një Evropë më sovrane, më të fortë dhe më të begatë, si dhe një konvergjencë e thelluar mbi axhendën e BE-së për konkurrueshmëri dhe prosperitet. Kjo përfshin thjeshtimin e rregulloreve, rritjen e investimeve publike dhe private, dhe mbështetjen për sektorët në tranzicion si industria automobilistike dhe çeliku, si dhe për teknologjitë e avancuara si inteligjenca artificiale, energjia bërthamore dhe hapësira.
Gjithashtu, Franca dhe Italia ranë dakord të punojnë së bashku për përgatitjen e Këshillit të ardhshëm Evropian, si dhe për çështje të rëndësishme si kuadri financiar shumëvjeçar, migracioni, zgjerimi dhe reformat e BE-së.
Në fushën e sigurisë, Meloni dhe Macron diskutuan për krizën në Lindjen e Mesme dhe situatën në Libi, si dhe për sigurinë ekonomike dhe marrëdhëniet transatlantike.
Samiti i radhës dypalësh do të mbahet në Francë në fillim të vitit 2026, me qëllim vlerësimin dhe përditësimin e programit të bashkëpunimit të parashikuar nga Traktati i Quirinale, i cili hyri në fuqi në vitin 2023, me një fokus të veçantë te të rinjtë dhe zhvillimi sektorial.Top Channel
-

Vllaznia e Skënderbeu triumfojnë në Kupën e Shqipërisë, Franko Burraj vendos rekord kombëtar në 400m
Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u zhvbillua Kupa e Shqipërisë në atletikë, me pjesëmarrjen e sportistëve më të mirë në vendin tonë. Ashtu sikurse pritej, rivaliteti nuk mungoi, ndërkohë që u shënua edhe një rekord kombëtar.
Atleti shkodran Franko Burraj përmirësoi me 2 të mijëtat kohën e tij në garën e 400 metrave. Ai dha kohën 46”14, duke përmirësuar kohën 46”16, e cila ishte vendosur tri vite më parë. Ai u shpall edhe atleti më i mirë për meshkuj, ndërsa për femra triumfoi Iljana Beqiri e Tiranës.
Për sa i përket renditjes ekipore, për meshkuj triumfoi Vllaznia vendase, që fitoi duelin me Skënderbeun (i dyti). Ndërsa për femra triumfoi ekipi korçar, që la pas Tiranën dhe Partizanin (ekipet kryeqytetase në podium).
Fituesit-Meshkuj
100m, Endri Sakaj (Vllaznia), 11”08
110m/p, Milen Caco (Skënderbeu), 15”71
200m, Julian Vila (Skënderbeu), 22”14
400m, Franko Burraj (Vllaznia), 46”14
400m/p, Sidrit Kopliku (Vllaznia), 59”43
800m, Dionis Kushta (Tirana), 2’10”90
1500m, Sidrit Kopliku (Vllaznia), 4’20”35
3000m, Bledar Mesi (Tirana), 8’57”49
5000m ecje/sp., Gabriel Gjoni (Elbasani), 29’34”53
Gjyle, Azgan Zeka (Teuta), 39.40m
Disk, Azgan Zeka (Teuta), 39.40m
Shtizë, Ingri Nelaj (Partizani), 51.10m
Së gjati, Endri Bakaj (Vllaznia), 7.30m
Së larti, Glenis Haxhiaj (Vllaznia), 1.95m
4x100m, Skënderbeu, 44”48
4x400m, Vllaznia, 3’30”23
Sportisti më i mirë: Franko Burraj (Vllaznia)
Renditja ekipore: Vllaznia 192 pikë, Skënderbeu 148 pikë, Teuta 27 pikë.
Fitueset-Femra
100m, Paola Shyle (Tirana), 12”37
100m/p, Rexhina Berami (Partizani), 15”56
200m, Alisja Çiko (Skënderbeu), 26”24
400m, Iljana Beqiri (Tirana), 56”16
400m/p, Livja Topi (Skënderbeu), 1’04”03
800m, Relaksa Dauti (Tirana), 2’13”93
1500m, Kristina Pura (Tirana), 5’12”02
3000m, Redia Dauti (Tirana), 10’41”21
5000m ecje/sp., Elisabeta Marku (Tirana), 20’10”05
Gjyle, Asia Sina (Partizani), 9.35m
Disk, Majla Kosta (Partizani), 18.30m
Shtizë, Mei Sokoli (Partizani), 31.14m
Çekiç, Yipsi Moreno (Partizani), 66.08m
Së gjati, Figalia Gjati (Partizani), 5.38m
Së larti, Rexhina Berami (Partizani), 1.53m
4x100m, Skënderbeu, 52”32
Sportistja më e mirë: Iljana Beqiri (Tirana)
Renditja ekipore: Skënderbeu 140 pikë, Tirana 89 pikë, Partizani 80 pikë. -

Aleanca e re franko-gjermane, Merz në Paris: Të mbrojmë BE-në dhe të mbështesim Ukrainën
Kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz, e nisi mandatin e tij me rikthimin e aleancës franko-gjermane.
Vizita e tij e parë ishte në Elize, ku u prit nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Vizita e parë ndërkombëtare në Paris është një shprehje e qartë e dëshirës për të rigjallëruar aleancën, e cila ishte dobësuar vitet e fundit. Pas takimit, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi krijimin e një “Këshilli franko-gjerman për Mbrojtje dhe Siguri”.
“Ne do të krijojmë një këshill mbrojtjeje dhe sigurie franko-gjerman që do të takohet rregullisht për të sjellë përgjigje operacionale ndaj sfidave tona të përbashkëta strategjike”, tha Macron.
“Të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen, për të mbuluar boshllëqet në kapacitetet e bllokut dhe për të siguruar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën. Vetëm në këtë mënyrë mund të mbyllim gradualisht boshllëqet tona të kapaciteteve dhe të mbështesim kolektivisht Ukrainën”, tha kancelari i ri gjerman.
Kjo aleancë po rindërtohet për të forcuar mbrojtjen e Evropës, mes luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe dyshimeve mbi angazhimet e sigurisë së SHBA-së ndaj Evropës.
Në Paris, njëkohësisht mbërriti edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i cili u prit nga ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Noël Barrot.Top Channel