Tag: frangu

  • Dije Demiri -Frangu: Gjithë ditën

    Dije Demiri -Frangu: Gjithë ditën

    Qielli pështyu mëkatet e t’ vdekurveGjithë  ditënMbi kokat tona e mbi  krye të çdo lisiGjithë ditën pështyu mëkateGjethet s’ pipëtinin të shkretatGra të shtypura dukeshinÇ’ urdhër kobzi gjithandej atë ditëPështymë e qiellit breshër i zi Griu pranverën copë-copë Atë pasdite të çuditshmeMos thuaj nuk e di-fajin e patëm unë e ti.

    ObserverKult

  • Dije Demiri Frangu: Çdo udhë soset kur nisesh

    Dije Demiri Frangu: Çdo udhë soset kur nisesh

    Dije Demiri Frangu: Çdo udhë soset kur nisesh – ObserverKult

    Në telefon më pëshpërit se të dhëmb gjithkah Se të ka ikur shpirti diku kah unë e assesi s’po e gjenSe gishtërinjtë e vegjël  të këmbëve netëve të bien poshtë shtratit Bashkë me gishtin e unazës që këputet si lule e vyshkurSe gjithë venat e trupit gjarpërinj rreth qafe të janë bërëDuke më kërkuar shtratit si kokërr gruriO sa tmerr më jep derisa më pëshpërit në telefonSe prej ditës kur m‘i paske pas  falë  sytëJe bërë si ai Homeri –tokë e zezëSa krejt botën e sheh  top të pëlcitur  -fillo e fli në krahun e djathtë, të themDhe lexo para gjumit lirika të lehta Gishtërinjtë vej aty ku ishin e ktheje kohën e dielltë E unazën me gishtin që të përkëdhelja-dhe nisu  se çdo udhë soset kur nisesh kur nisesh të vish tek unë, nisugjeje shpirtin e humburnisu e  m’i sill ata sy që i ke si globit’i shkëpus gjarpërinjtë nga qafae duart e mia t’i vë aty  të  pushojnë duke t’i shikuar sytë që i ke si globi 

    ObserverKult