Tag: francezi

  • Real Madridi do të përforcojë mbrojtjen me dy super lojtarë, pa paguar asgjë

    Real Madridi do të përforcojë mbrojtjen me dy super lojtarë, pa paguar asgjë

    23 Nëntor 2025

    19:02

    Telesport

    “Defensa Central” raporton se Florentino Perez po punon për të transferuar falas dy qendërmbrojtës gjatë verës së ardhshme. Njëri dihet tashmë që është Ibrahima Konate, francezi ka refuzuar ofertat e vazhdueshme të Liverpool-it për rinovimin e kontratës dhe ka rënë paraprakisht dakord me klubin madrilen për t’u transferuar falas në verë.
    Objektivi tjetër i Perez është po ashtu transferimi falas i njërit mes Dayot Upamecano dhe Marc Guehi. Francezi nuk pranon të rinovojë me Bayern, nëse nuk i plotësohet kërkesat e tij financiare.
    Anglezi ka vendosur se do të largohet nga Crystal Palace dhe i mbetet vetëm të vendosë për ekipin e tij të ri, duke ditur që ka një numër të madh klubesh që interesohen për të.

  • Vieira: Me Mourinhon u ndava keq. Kisha përplasje me Ibrën, por jemi miq

    Vieira: Me Mourinhon u ndava keq. Kisha përplasje me Ibrën, por jemi miq

    27 Shtator 2025

    9:52

    Alfred Lleshi

    Patrick Vieira, trajneri i Genoa, në një intervistë për “Corriere della Sera” u shpreh hapur për marrëdhëniet me ish-bashkëpunëtorët e tij tek Interi: “Me trajnerin Mourinho përfundoi keq për fajin tim. U largova në janar, disa muaj para tripletës sezonale. Sidoqoftë ishte faji im, jo i atij. Kishim një marrëdhënie të vështirë, por të sinqertë”.
    Sa i përket Zlatan Ibrahimovic, francezi tha: “Skenat e përplasjes nuk munguan, kjo bën pjesë në futboll. Megjithatë, jemi miq”.
    Në lidhje me zërat për një thirrje nga Interi, për t’u bërë trajner pas Simone Inzaghit, francezi shtoi: “I kam dëgjuar këto zëra mediatikë, por tek unë nuk ka mbërritur asnjë interesim”.

  • Vuelta e Spanjës 2025/ David Gaudu kampioni i madh i etapës së tretë…

    Vuelta e Spanjës 2025/ David Gaudu kampioni i madh i etapës së tretë…

    Francezi David Gaudu (FDJ) shtang në finale të etapës së sotme të “La Vuelta” favoritin e madh Pedersen por dhe Vingegaard dhe Ciccone. Etapë dhe fanellë? Jo, Jonas Vingegard qëndron përpara tij falë renditjes specifike.

    David Gaudu rizbulon formën e tij perandorake në Ceres dhe pikturon një fitore të mrekullueshme, të dytën e tij për vitin 2025 në etapën e fundit ‘italiane’. Francezi, duke ardhur pas një viti vërtet sfidues, arrin një sukses të jashtëzakonshëm në fshatin piemontez, duke mposhtur Mads Pedersen (super favoritin e ditës së bashku me Philipsen, i cili u rrëzua 8 km para fundit), Jonas Vingegaard dhe Giulio Ciccone.

    E gjitha filloi në kthesën e fundit, ku çiklisti me një lëvizje frenimi perfekte përpara Jonas, e kurorëzuar nga një kalim i fundit mbi Mads pret i pari finishin. Është perla e tretë e karrierës së Gaudus në Vuelta de Spanja, dhe ai pothuajse arriti një goditje të dyfishtë me fanellën e kuqe. Ëndrra e tij, megjithatë, u sfumua pas renditjes: 1-3-49 për francezin kundrejt 1-3-41 për danezin me fanellën e Visma.

    Etapa e parë fituar e Vuelta de Spanga nga Philipsen, e djeshmja nga Vingegaard ndërsa sot francezi Gaudu. Nesër etapa e 4 ‘La Vuelta’ me intirerarin Susa- Voiron (Francë) 206.7 km. Starti 11:43 minuta. /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Mbappé aktivizon “modulin CR7”, kryegolashënues te Real Madridi dhe në kontinent

    Mbappé aktivizon “modulin CR7”, kryegolashënues te Real Madridi dhe në kontinent

    Kylian Mbappé është i uritur, i pangopshëm. Francezi ka aktivizuar një version të ri, që në “Chamartín” njihet si “modi CR7”. Francezi e ka bërë golin, varësinë e tij më të madhe. Osasuna dhe Oviedo kanë qenë dy “viktimat” e tij të para në sezonin e ri.
    Numrat nuk gënjejnë. Në vitin 2025, Mbappé po shkruan një histori që ngjason me obsesionin golashënues të Cristiano Ronaldos. Francezi shënoi sërish, këtë herë dopietë në “Carlos Tartiere”. Tani ka 33 gola në 37 ndeshje, këtë vit.
    Me golat e mbrëmjes së kaluar, janë tashmë 13, herët që Mbappé ka zhbllokuar rezultatin në La Liga që kur është te Real Madridi. 13 gola që kanë thyer rezistencën e kundërshtarëve, kur gjithçka dukej e bllokuar. Mbappé është specializuar të jetë çelësi që deshifron mbrojtjet më të komplikuara, duke shënuar 47 gola me fanellën e bardhë, duke kaluar një legjendë të Real Madridit si Rafael Martín Vázquez.

    Lider në kontinentMbappé sundon edhe në Europë. Këto 47 gola që nga fillimi i sezonit të kaluar e vendosin atë në podiumin e golashënuesve të pesë ligave kryesore. Pas tij janë Harry Kane (45), Robert Lewandowski (42) dhe Serhou Guirassy (40). Fillimi i shkëlqyer i këtij sezoni, me 3 gola në 2 ndeshje, tregon se francezi mbetet i lidhur ngushtë me rregullsinë para portave kundërshtare.
    Transformim “faraonik”Në këtë fazë të sezonit të kaluar, shihnim një Mbappé të dyshueshëm dhe pak të humbur. Tani është një “grabitqar” që e ndjen “gjahun” kilometra larg, duket edhe më i saktë. “Ka rikuperuar 4 kilogramë që nag Botërori i Klubeve. Duket mirë, më pëlqen kur e shoh të bëjë ato kthesa”, – shpjegoi Xabi Alonso kur u pyet për sulmuesin që ka shënuar 12 gola në 7 ndeshjet e fundit të La Liga-s, duke treguar se e ka bërë zonën e rreptësisë së portës kundërshtare një “territor” të tijin personal.
    Herën e fundit që një futbollist bëri diçka të ngjashme te Real Madrid ishte Cristiano Ronaldo. Duhet të shkojmë te sezoni 2014-2015 për ta gjetur këtë statistikë. Portugezi shënoi 19 gola radhazi midis javës së tretë dhe të 12-të të kampionatit. Mbappé ende nuk e ka arritur këtë shifër, por po ecën në të njëjtin rrugë. Francezi ka përvetësuar atë mentalitet të pamëshirshëm që e bëri Ronaldon legjendë, për të krijuar legjendën e tij.

  • Liverpul fiton në start, Ekitike e Kieza debutojnë me gol

    Liverpul fiton në start, Ekitike e Kieza debutojnë me gol

    Debutojnë me gol Ekitike e Kieza, francezi feston golin e parë me numrin 20-të të Diogo Zhota-s.

    Sezoni 2025/26 i Premier League nisi me ndeshjen Liverpul kundër Bournemouth: Reds, udhëhoqën deri në 2-0 me golat e Ekitike i ardhur nga Frankfurt teksa francezi shënoi në të 37′ dhe Gakpo në startin e së dytës (49′).

    Mirpo miqtë nuk u dekurajuan pasi në harkun e pak minutave barazonë shifrat me të njëjtin autor Semenjo (64′, 76′) për 2-2. Sidoqoftë për të rikthyer buzëqeshjen te Reds mendoi italiani Federiko Kieza, me një kthesë të shpejtë nga brenda zonës. Në kohën shtesë, erdhi edhe pokeri i nënshkruar nga i zakonshëmi Salah për 4-2 final.

    Vazhdo leximin

  • Koundé konfirmon akordin për rinovim deri më 2030: Ishte një proces i shpejtë…

    Koundé konfirmon akordin për rinovim deri më 2030: Ishte një proces i shpejtë…

    Jules Koundé po përgatitet për sezonin e tij të katërt me Barcelonën. Transferimi i tij ishte një kërkesë e fortë e Xavi Hernández, që e donte për ta aktivizuar si qendërmbrojtës, krah Araújos, për të formuar një dyshe thuajse të pathyeshme. Por me kalimin e kohës, uruguajani ka përfunduar në stol, ndërsa francezi është konsoliduar si titullar absolut në krahun e djathtë të mbrojtjes katalanase.
    Pavarësisht disa vonesave të tij në stërvitje, që e nervozojnë trajnerin Flick, Koundé mbetet lojtar kyç për skuadrën dhe është i njohur për profesionalizmin e tij. Drejtuesit sportivë blaugrana e konsiderojnë të pazëvendësueshëm, ndaj do të nënshkruajë, sapo të kthehet nga turneu veror, një kontratë të re deri më 30 qershor 2030. “Ishte një proces i shpejtë”, – tha vetë lojtari, i cili u shpreh i lumtur që qëndron në një klub i cili “lufton çdo sezon për trofe.”
    Koundé, i cili është i lumtur që përmendet ende për golin në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit, u pyet gjithashtu për situatën e Ter Stegen dhe mundësinë që ai të humbasë shiritin e kapitenit. Francezi pranoi se portieri gjerman po kalon një moment të vështirë, por për çështjen e kapitenit shtoi se “varet nga Flick dhe vendimi i klubit”.
    Koundé do ta nisë edhe këtë sezon si mbrojtës i djathtë, por në të ardhmen, sado e vështirë të jetë, nuk përjashton rikthimin në qendër të mbrojtjes: “Asgjë nuk është përfundimtare në futboll. Jam 26 vjeç, por trajneri e di që mund të luaj në të dyja pozicionet”.
    Ai foli edhe për ditët e para të Marcus Rashford te Barça: “Është i lumtur. Po ndihet gjithnjë e më rehat. Flet me të gjithë dhe e ndihmoj, sepse flas anglisht. Është pak i mbyllur në vetvete, si unë”.

  • “Unë apo Lamine Yamal?”, ylli i PSG-së nuk ka dyshime: Unë jam më i mirë

    “Unë apo Lamine Yamal?”, ylli i PSG-së nuk ka dyshime: Unë jam më i mirë

    30 Korrik 2025

    15:24

    Telesport

    Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Desire Doue, beson se është më i mirë se superylli i Barcelona-s, Lamine Yamal.
    Francezi mbërriti në Parc des Princes në verën e vitit 2024 nga Rennes.
    Doue pati një sezon të shkëlqyer debutimi me kampionët e Ligue 1, duke i ndihmuar ata të siguronin një tripletë historike.
    19-vjeçari e mbylli sezonin me 16 gola dhe 16 asiste nga 61 ndeshje në të gjitha kompeticionet me parisienët.
    Në një video që është bërë virale, Doue u pyet:
    “Kush është më i mirë, ti apo Lamine Yamal?”
    Francezi u përgjigj me një buzëqeshje:
    “Unë.”

  • Gjirokastër, francezi kapet duke vjedhur në supermarket

    Gjirokastër, francezi kapet duke vjedhur në supermarket

    POLICIA E SHTETIT
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasin Y. S., 26 vjeç, banues në Francë, pasi dyshohet se më datë 03.07.2025, ka vjedhur produkte në një market. Punohet për kapjen e këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Telashe për Allegri e Tare, portieri Maignan i kërkon klubit të shitet në Premier League

    Telashe për Allegri e Tare, portieri Maignan i kërkon klubit të shitet në Premier League

    Mike Maignan duket se po largohet gjithnjë e më shumë nga Milan. Ditë pas dite po rriten shanset që francezi të mos mbrojë portën e kuqezinjve sezonin e ardhshëm. Chelsea e konsideron atë zgjedhjen e tyre të parë për portën.
    Një negociatë që ende nuk ka nisur për shkak të ndryshimit në vlerësimin e portierit midis drejtuesve të dy klubeve: kuqezinjtë kërkojnë 30 milionë euro, anglezët, duke përdorur gjithashtu një kontratë që skadon në vitin 2026, nuk duan të shkojnë përtej 15/20 milionë.
    Sipas “Sky Uk”, ka pasur një lëvizje që mund të zhbllokojë negociatat. Maignan ka dalë hapur, duke kërkuar zyrtarisht të shitet. Francezi me sa duket po e detyron largimin e tij për të përshpejtuar procesin.
    “Nëse Chelsea nënshkruan një portier të ri, ka të ngjarë që ata ta bëjnë këtë përpara se të nisen për në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës për Klube javën e ardhshme. Mike Maignan i ka thënë Milanit se dëshiron të transferohet te Chelsea”, thonë mediat angleze.
    “Kontrata e tij me Milanin skadon verën e ardhshme dhe ai nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re“. Ka pasur shumë diskutime rreth kontratës së Maignan me Milanin. Në fillim të vitit 2025, rinovimi për 3 vjet të tjera me 5 milionë neto dukej të ishte një marrëveshje e kryer.
    Më pas performanca e francezit nën pritjet bëri që drejtuesit e Milan të tërhiqeshin, duke preferuar ta mbanin marrëveshjen pezull. Diskutimet nuk rifilluan kurrë dhe “Magic Mike” nuk e pëlqeu këtë.
    Kjo është edhe arsyeja pse sot e ardhmja e tij duket gjithnjë e më e largët nga Milanello: pas lamtumirës me Reijnders, i radhës që do të thotë lamtumirë mund të jetë francezi.

  • E bujshme nga Spanja! Theo Hernandez i është vetëofruar Real Madridit?

    E bujshme nga Spanja! Theo Hernandez i është vetëofruar Real Madridit?

    17 Maj 2025

    22:00

    Telesport

    Theo Hernandez është i pakënaqur me situatën te Milan, francezi po mendon largimin nga kuqezinjtë pas një tjetër sezoni të dështuar. Prestigjozja “Marca” raporton se Theo Hernandez i është vetëofruar Real Madridit, të cilët në fakt janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë.
    Sipas raportimit në fjalë, francezi ende nuk ka marrë një përgjigje nga klubi madrilen, por mund të thuhet me siguri që Hernandez nuk është prioritet i Realit për krahun e majtë. Synimi kryesor i klubit madrilen është 21-vjeçari i Benfica, Alvaro Carreras.
    Hernandez ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh dhe për të ka një interes nga disa klube të mëdha. Manchester United është përmendur shpesh për interesin ndaj francezit, por dëshira e tij mesa duket është vetëm të rikthehet në Madrid.