Tag: francezëve

  • Chelsea “leksione” PSG-së, Cole Palmer dy gola për 7 minuta ndaj francezëve

    Chelsea “leksione” PSG-së, Cole Palmer dy gola për 7 minuta ndaj francezëve

    13 Korrik 2025

    21:37

    Telesport

    Chelsea dhe PSG po përballen në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey. Minutat e para të supersfidës kanë qenë më të mira për anglezët, të cilët kanë dominuar lojën dhe kanë pasur më shumë raste.
    Goli i parë i finales është shënuar në minutën e 22-të nga Cole Palmer. Malo Gusto pasi i merr topin në krah Nuno Mendes shkon drejt portës, provon të shënojë vetë në tentativën e parë, nuk ia del, në të dytën, pason për Cole Palmer, i cili dërgon topin në rrjetën e Donnarumma-s.
    Në minutën e 29-të, ishte sërish Cole Palmer që dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë të londinezëve, që u finalizua në mënyrën e duhur.
    Tani pritet reagimi i francezëve të cilët konsideroheshin si favoriti kryesor për ta fituar këtë finale, por fusha e lojës deri tani ka treguar të kundërtën.
    SHIKOGOLIN1
    SHIKOGOLIN2

  • Arsenal-PSG nis direkt me gol, Dembele kalon në avantazh francezët (video)

    Arsenal-PSG nis direkt me gol, Dembele kalon në avantazh francezët (video)

    29 Prill 2025

    21:10

    Telesport

    Po luhet sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së. Supersfida e sotme ka nisur direkt me gol.
    Një kundërsulm i shpejtë i francezëve, Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur. SHIKOGOLIN
    Një gol i shpejtë i francezëve që i ka zënë në befasi “Topçinjtë”, të cilët do të kërkojnë me patjetër golin e barazimit, për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Në anën tjetër, parizienët janë më të qetë në fushë dhe do kërkojnë të “godasin” sërish kundërshtarin me kundërsulmet e tyre që janë vërtet shumë të rrezikshme.

  • Provokimi i Emiliano Martinezit, shkon në Francë me simbolin e francezëve dhe me trofetë e Argjentinës

    Provokimi i Emiliano Martinezit, shkon në Francë me simbolin e francezëve dhe me trofetë e Argjentinës

    Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet përballja e parë mes PSG-së dhe Aston Vilës. Skuadra nga Birminghemi ka mbërritur në Paris që ditën e djeshme për t’u përgatitur për këtë sfidë kaq të rëndësishme. Nuk kanë munguar as provokimet nga Emiliano Martinezi.
    Portieri i Aston Vilës ka tërhequr vëmendjen me kapelen e tij. Në të gjendej gjeli, simboli i francezëve, si dhe tre trofetë e fituara nga Argjentina: Kupa e Botës, Kupa e Argjentinës dhe Finalisima. Vlen të theksohet se që prej finales së Kupës së Botës në 2022-shin, argjentinasit dhe francezët kanë nisur një rivalitet mes tyre./Sport Ekspres/

  • Sondazhi pas dënimit me burg, 49% e francezëve duan që Marine Le Pen të kandidojë për presidente

    Sondazhi pas dënimit me burg, 49% e francezëve duan që Marine Le Pen të kandidojë për presidente

    Brenda një muaji, përqindja e francezëve që duan që Marine Le Pen të garojë për Presidente është rritur me 7%, pavarësisht vendimit të drejtësisë për të burgosur për 4 vite kryetaren e Frontit Kombëtar, pasi u dënua për përvetësim të parave publike.
    Pothuajse një në dy francezë (49%) duan që Marine Le Pen të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, sipas një sondazhi të Ifop-Fiducial për Sud Radio, të kryer pas dënimit të saj në një rast që përfshin ndihmës të deputetëve të PE.
    Në të njëjtën kohë, 51% e të anketuarve nuk duan që udhëheqësja e Fronti Kombëtar të jetë në gjendje të kandidojë për drejtimin e Elysée-s, 7% më pak nga një sondazh i mëparshëm, i bërë në fund të shkurtit.
    Megjithatë, sipas të njëjtit sondazh, vetëm 37% e francezëve besojnë se Marine Le Pen më në fund do të jetë në gjendje të jetë kandidate, një përqindje e reduktuar me 37 pikë brenda një muaji. Vetëm ata që thonë se mbështesin Frontin Kombëtar (69%) besojnë se kandidatja e partisë së tyre do të jetë në gjendje të jetë kandidate në zgjedhjet e ardhshme.
    Shumica dërrmuese (79%) e të anketuarve konsiderojnë Marine Le Pen se i përket të djathtës ekstreme.
    Sondazhi u krye në internet më 1 dhe 2 prill midis një kampioni përfaqësues të popullsisë franceze prej 1000 personash të moshës 18 vjeç e lart. Marzhi i gabimit është nga 2.8 në 3.1 pikë.

  • Pas dënimit rritet mbështetja për Le Pen, sondazhet tregojnë se 49% e francezëve duan që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme

    Pas dënimit rritet mbështetja për Le Pen, sondazhet tregojnë se 49% e francezëve duan që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme

    Pothuajse një në dy francezë, 49% duan që Marine Le Pen të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, sipas një sondazhi të Ifop-Fiducial për Sud Radio të kryer pas dënimit të saj në një rast që përfshin asistentët e eurodeputetëve.

    Brenda një muaji, përqindja e francezëve që duan të kandidojë Le Pen është rritur me 7%. Në të njëjtën kohë, 51% e të anketuarve nuk duan që kreu i partisë Rally National (RN) të jetë në gjendje të kandidojë për Elysee, një përqindje që është ulur me shtatë pikë krahasuar me një sondazh të mëparshëm të kryer në fund të shkurtit.
    Megjithatë, sipas të njëjtit sondazh, vetëm 37% e francezëve besojnë se Marine Le Pen do të jetë në gjendje të kandidojë, një përqindje që ka rënë me 37 pikë brenda një muaji. Vetëm ata që thonë se mbështesin RN (69%) besojnë se kandidati i partisë së tyre do të jetë në gjendje të kandidojë.
    Sondazhi u krye në internet më 1 dhe 2 prill mes një kampioni përfaqësues prej 1000 personash të moshës 18 vjeç e lart. Marzhi i gabimit është 2.8 deri në 3.1 pikë.

    Top Channel

  • Pas dënimit rritet mbështetja për Le Pen

    Pas dënimit rritet mbështetja për Le Pen

    Bota E Premte, 4 Prill 2025 17:21
    49% e francezëve duan që Marine Le Pen të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, sipas një sondazhi të Ifop-Fiducial për Sud Radio të kryer pas dënimit të saj në një rast që përfshin asistentët e eurodeputetëve.
    Brenda një muaji, përqindja e francezëve që duan të kandidojë Le Pen është rritur me 7%. Në të njëjtën kohë, 51% e të anketuarve nuk duan që kreu i partisë Rally National (RN) të jetë në gjendje të kandidojë për Elysee, një përqindje që është ulur me shtatë pikë krahasuar me një sondazh të mëparshëm të kryer në fund të shkurtit.

    Megjithatë, sipas të njëjtit sondazh, vetëm 37% e francezëve besojnë se Marine Le Pen do të jetë në gjendje të kandidojë, një përqindje që ka rënë me 37 pikë brenda një muaji. Vetëm ata që thonë se mbështesin RN (69%) besojnë se kandidati i partisë së tyre do të jetë në gjendje të kandidojë.