Tag: francezët

  • Franca bën spektakël edhe me ekipin e dytë, Ukraina dhe Islanda ashtu siç i leverdis Shqipërisë

    Franca bën spektakël edhe me ekipin e dytë, Ukraina dhe Islanda ashtu siç i leverdis Shqipërisë

    16 Nëntor 2025

    18:59

    Telesport

    Përveç ndeshjeve në grupin K, ku bën pjesë edhe Shqipëria, janë mbyllur pjesët e para dhe në dy takimet e fundit në grupin D. Në Baku, Franca po fiton 1-3 në transfertë ndaj Azerbajxhanit.
    Vendasit kaluan të parët në avantazh me Dadashov në minutën e 4-të, por francezët edhe pse me formacionin e dytë përmbysën shifrat shumë shpejt. Jean-Philippe Mateta barazoi shifrat 1-1 në minutën e 17-të, duke shënuar me kokë pas krosimit perfekt të Malo Gusto.
    Akliouche shënoi golin e dytë për francezët në minutën e 30-të, pas një krosimi në zonë të Thuram dhe asistit të dytë të Malo Gusto. Në fund të pjesës së parë, Mahammadaliyev shënoi autogol në portën e tij, duke bërë që francezët ta mbyllin në avantazh 1-3 pjesën e parë.
    Në sfidën tjetër, Ukrainë-Islandë, mungoi goli në pjesën e parë. Ky rezultat i leverdis shumë Shqipërisë, pasi e ndihmon për të qëndruar ende në vazon e dytë në shortin për play-off.
    SHIKOGOLAT

  • Reali kafshatë e lehtë për PSG-në, francezët shënojnë dy gola për 8 minuta (video)

    Reali kafshatë e lehtë për PSG-në, francezët shënojnë dy gola për 8 minuta (video)

    9 Korrik 2025

    21:23

    Telesport

    PSG dhe Real Madrid po përballen në “MetLife Stadium” në New Yersey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, për të përcaktuar finalistin e dytë, pas Chelsea-s.
    Francezët e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme supersfidën duke shënuar 2 herë brenda 8 minutash. Fillimisht, në minutën e 6-të ishte Fabian Ruiz, që dërgoi topin në rrjetë, duke përfituar nga një gafë fatale e Raul Asencio-s.
    Dy minuta më pas, ishte radha e Antonio Rudiger për të gabuar, duke humbur topin, të cilin e merr Ousmane Dembele dhe e dërgon në rrjetë. Tani pritet reagimi i madrilenëve, edhe pse do ta kenë të vështirë duke qenë se janë goditur edhe moralisht, pasi kanë bërë dy gafe fatale në mbrojtje, nga të cilat erdhën të dy golat. Megjithatë ka ende minuta lojë dhe në një supersfidë si kjo gjithçka mund të ndodhë.
    SHIKOGOLI2
    SHIKOGOLI

  • PSG po turpëron Real Madridin, kombinim perfekt Hakimi-Ruiz dhe vjen goli i tretë (video)

    PSG po turpëron Real Madridin, kombinim perfekt Hakimi-Ruiz dhe vjen goli i tretë (video)

    9 Korrik 2025

    21:39

    Telesport

    PSG dhe Real Madrid po përballen në “MetLife Stadium” në New Yersey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, për të përcaktuar finalistin e dytë, pas Chelsea-s.
    Francezët e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme supersfidën duke shënuar 2 herë brenda 8 minutash. Fillimisht, në minutën e 6-të ishte Fabian Ruiz, që dërgoi topin në rrjetë, duke përfituar nga një gafë fatale e Raul Asencio-s.
    Dy minuta më pas, ishte radha e Antonio Rudiger për të gabuar, duke humbur topin, të cilin e merr Ousmane Dembele dhe e dërgon në rrjetë.  Francezët nuk u mjaftuan me kaq, në minutën e 23-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, i zakonshmi Achraf Hakimi asiston bukur për Fabian Ruiz, spanjolli dërgon topin në rrjetë. Goli i dytë i mesfushorit spanjoll në sfidën e sotme dhe i treti për PSG-në.
    Francezët janë të papërmbajtshëm, në anën tjetër madrilenët u shokuan nga dy golat e shpejtë fillimisht dhe ende nuk po e marrin dot veten.
    SHIKOGOLI3
    SHIKOGOLI2
    SHIKOGOLI

  • PSG kryen punë me Inter Miamin që në pjesën e parë, francezët shënojnë 4 gola (video)

    PSG kryen punë me Inter Miamin që në pjesën e parë, francezët shënojnë 4 gola (video)

    29 Qershor 2025

    18:52

    Telesport

    Po luhet në Atlanta, sfida e radhës për fazën e 1/16-ve për Kupën e Botës për Klube, ku po përballen PSG dhe Inter Miami. Pjesa e parë foli e gjitha për kampionët e Francës, të cilët e mbyllën në avantazh të katërfishtë 4-0.
    Messi, Suarez &Co rezistuan vetëm pesë minuta, pasi francezët kaluan shumë shpejt në avantazh. Në minutën e pestë, PSG fiton një goditje dënimi. Vitinha kroson bukur në zonë dhe Joao Neves dërgon topin me kokë në rrjetë. Në minutën e 38-të, ishte sërish Joao Neves që gjeti rrjetën, pasi një aksioni të shkëlqyer dhe asistit të Fabian Ruiz.
    Në minutën e 43-të, Desire Doue kroson brenda në zonë dhe Tomas Aviles në dyluftim me Fabian Ruiz, e dërgon topin në portën e tij. Në fund të shtesës së pjesës së parë, kishte kohë edhe për Achraf Hakimi për të shënuar golin e katërt.
    SHIKOGOLIN1
    SHIKOGOLIN
    SHIKOGOLIN3
    SHIKOGOLIN4

  • Kupa e Botës për Klube: PSG e nis me këmbë të mbarë, fiton pastër ndaj Atletico Madrid

    Kupa e Botës për Klube: PSG e nis me këmbë të mbarë, fiton pastër ndaj Atletico Madrid

    PSG e ka nisur me këmbën e mbarë Kupën e Botës për Klube, duke mundur në ndeshjen e parë 4-0 Atletico Madridin. Francezët zhbllokuan takimin në minutën e 20-të, ku pas një aksioni të gjatë të tyre, Fabian Ruiz dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme nga distanca, pas asistit të marrë nga Kvaratskhelia.
    Në minutën e 23-të, madrilenët pretenduan për një faull të Nuno Mendes ndaj Giuliano Simeone dhe kërkuan kartonin e kuq për të, duke qenë lojtari i fundit, por arbitri kryesor i takimit, nuk dha as faull e as karton të verdhë për portugezin e PSG-së.
    Në fund të pjesës së parë, francezët dyfishuan shifrat me portugezin Vitinha. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për PSG-në.  Në minutën e 58-të, Julian Alvarez gjen golin, por që anullohet nga VAR për pozicion jashtë loje.
    Në minutën e 78-të, madrilenët mbeten me 10 lojtarë, pasi Clement Lenglet mori kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës. Në minutën e 87-të, Senny Mayulu shënoi golin e tretë për francezët.
    Në minutën e 97-të Kang-In Lee shënon golin e katërt nga pika e bardhë e penalltisë.  Pas kësaj fitoreje, francezët kryesojnë grupin B me 3 pikë. Nesër në orët e para të mëngjesit luhet sfida tjetër e këtij grupi mes Seattle Sounders dhe Botafogo.
    SHIKOGOLAT

  • Kupa e Botës për Klube: PSG “leksione” Atletico Madrid, francezët e mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë

    Kupa e Botës për Klube: PSG “leksione” Atletico Madrid, francezët e mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë

    15 Qershor 2025

    21:54

    Telesport

    PSG dhe Atletico Madrid po përballen mes tyre në ndeshjen e parë për Grupin B për Kupën e Botës për Klube, ku bëjnë pjesë edhe Botafogo RJ dhe Seattle Sounders.
    Francezët zhbllokuan takimin në minutën e 20-të, ku pas një aksioni të gjatë të tyre, Fabian Ruiz dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme nga distanca, pas asistit të marrë nga Kvaratskhelia.
    Në minutën e 23-të, madrilenët pretenduan për një faull të Nuno Mendes ndaj Giuliano Simeone dhe kërkuan kartonin e kuq për të, duke qenë lojtari i fundit, por arbitri kryesor i takimit, nuk dha as faull e as karton të verdhë për portugezin e PSG-së.
    Në fund të pjesës së parë, francezët dyfishuan shifrat me portugezin Vitinha. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për PSG-në.
    SHIKOGOLAT

  • Arsenal-PSG, francezët tërbohen me arbitrin! Pretendojnë penallti për ndërhyrjen ndaj Kvaratskhelia-s (video)

    Arsenal-PSG, francezët tërbohen me arbitrin! Pretendojnë penallti për ndërhyrjen ndaj Kvaratskhelia-s (video)

    29 Prill 2025

    21:36

    Telesport

    Po luhet sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së. Supersfida e sotme ka nisur direkt me gol.
    Një kundërsulm i shpejtë i francezëve, Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur, në minutën e 3-të. SHIKOGOLIN
    Ndërkohë, francezët kanë kërkuar penallti në minutën e 15-të, ku Jurrien Timber pati një kontakt me Kvaratskhelia-n, duke e ndalur me krah gjeorgjianin brenda zonës, por arbitri kryesor Slavko Vincic ishte i prerë në vendimin e tij duke vazhduar normalisht lojën.SHIKORASTIN