Një fluturim nga Luton i Britanisë së Madhe drejt Alicante-s në Spanjë, u kthye në një skenë kaotike që rrezikoi të përfundonte në tragjedi ajrore.
Një grup pasagjerësh britanikë që udhëtonin për një festë beqarie shkaktuan incidente të rënda në bord.
Piloti u detyrua të devijonte avionin drejt aeroportit të Tuluzës në Francë. Sapo u ul në pistë, policia franceze ndërhyri dhe arrestoi disa prej të përfshirëve.
Sipas pasagjerëve, ata kishin filluar sjelljet e çrregullta që para ngritjes, duke shpërfillur udhëzimet e sigurisë dhe duke shqetësuar të tjerët. Pas ngritjes, ata konsumuan alkool, përdorën fjalë fyese para fëmijëve dhe përshkallëzuan konfliktet mes tyre.
Situata kulmoi kur dy prej tyre u përleshën fizikisht, duke grisur rrobat e njëri-tjetrit, ndërsa të tjerë raportohet se pështynin dhe godisnin me shqelma.
Policët hyjnë në avion për të ndaluar autorët, mes tyre edhe një burrë që kundërshtonte arrestimin, teksa djali i tij ndërhyri me britma duke thënë se “babai nuk e filloi përleshjen”. Edhe ai përfundoi i arrestuar.
Pasagjerët e tjerë përjetuan momente paniku, ndërsa përleshjet shpërthyen para syve të tyre, derisa autoritetet franceze morën kontrollin e situatës.
/vizionplus.tv
Tag: franceze
-

Panik në ajër! Një grup pasagjerësh shkaktojnë përleshje në bord, piloti ul avionin për të shmangur tragjedinë
-

Tragjedi në La Manshe, mbyten 2 gra
Dy gra somaleze humbën jetën të shtunën në mëngjes, pasi tentuan të kalonin Kanalin Anglez me një varkë të improvizuar, bëjnë të ditur autoritetet franceze për agjencinë e lajmeve AFP. Ngjarja ndodhi gjatë natës në brigjet e veriut të Francës, kur rreth 100 persona u nisën me shpresën për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas zyrtares franceze Isabelle Fradin-Thirode, 60 persona u shpëtuan dhe aktualisht po marrin ndihmën e nevojshme nga shërbimet e mbrojtjes civile. Një çift me fëmijën e tyre, të cilët vuanin nga hipotermia e moderuar, u transportuan menjëherë në spitalin e Boulogne.
Sipas gazetës franceze La Voix du Nord, viktimat ishin të dyja gra nga Somalia.
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën deri tani këtë vit gjatë përpjekjeve për të kaluar Kanalin me varka të vogla. Vitin e kaluar, numri i viktimave ishte 50, sipas të dhënave të rojës bregdetare franceze.
Në përpjekje për të frenuar kalimet ilegale, Franca dhe Britania kanë nënshkruar një marrëveshje të re ‘një për një’, ku për çdo emigrant të kthyer në Francë, një tjetër me rast të fortë azili do të pranohet në Britani.
-

Policia franceze kontakton avokaten dhe përkthyesen nga Fier për identifikimin e një pacienti në koma.
Një qytetar shqiptar që ndodhet në koma në Perpignan, Francë, ka bërë që autoritetet franceze të mos mund të identifikojnë ose të kontaktojnë familjarët e tij. Policia franceze ka arritur të gjejë numrin e avokates dhe përkthyese nga Fier, e cila kishte qenë e regjistruar në telefonin e personit, përmes të cilit ata u mundësuan kontaktin. Dhe gjithashtu dyshohet se pacienti mund të jetë me origjinë nga Fieri.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Avokatja, duke u treguar e shqetësuar për familjarët e personit, është duke bashkëpunuar për të ndihmuar në identifikimin dhe njoftimin e të afërmve të pacientit. Per kete rast avokatja kerkon qe rasti te behet publik për gjetjen e familjarëve të pacientit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Nese keni informacion drejtohuni policise se Fierit ose kontaktoni ne nr +33 6 74 32 62 55 nr i agjentit te Policise FrancezeReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Franca godet trafikun ndërkombëtar: Sekuestrohen 9.6 tonë kokainë me vlerë mbi 500 milionë euro
Marina Franceze ka shënuar një nga sukseset më të mëdha në historinë e saj në luftën kundër narkotikëve, duke sekuestruar plot 9.6 tonë kokainë pranë brigjeve të Afrikës Perëndimore, gjatë një operacioni të zhvilluar në kuadër të misionit të sigurisë detare “Corymbe”.
Lajmi u bë i ditur nga Rajoni Detar i Atlantikut, i cili njoftoi se aksioni u krye nga dy anije të Marinës Franceze, në bashkëpunim me shërbimet antidrogë, inteligjencën detare dhe policinë britanike. Objektivi ishte një anije peshkimi pa flamur shtetëror, e dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.
Sasia rekord e sekuestruar vlerësohet në mbi 500 milionë euro në tregun e zi, ndërsa ky operacion konsiderohet si goditja më e madhe e vitit 2025 për Marinën Franceze dhe një sinjal i fortë në luftën kundër rrjeteve të trafikut ndërkontinental.
Deri në fund të gushtit, forcat franceze kishin sekuestruar afro 6 tonë kokainë, por me këtë aksion, 2025 është cilësuar tashmë si një vit rekord në kapjen e drogës në rajonin e Afrikës Perëndimore. -

Marina franceze sekuestron 9.6 tonë kokainë
Marina Franceze ka realizuar një nga kapjet më të mëdha të kokainës në historinë e saj, duke sekuestruar 9.6 tonë të lëndës narkotike me një vlerë tregu që tejkalon 500 milionë euro.
Operacioni u zhvillua pranë brigjeve të Afrikës Perëndimore, në kuadër të misionit të sigurisë detare “Corymbe”.
Sipas njoftimit zyrtar nga Rajoni Detar i Atlantikut, aksioni u krye nga dy anije të Marinës Franceze, pas një operacioni të përbashkët me shërbimet antidrogë, inteligjencën detare dhe bashkëpunimin e policisë britanike.
Objektivi ishte një anije peshkimi pa flamur shtetëror, e cila dyshohej për trafik të lëndëve narkotike.
Operacioni përfaqëson suksesin më të madh të Marinës Franceze për vitin 2025, i cili tashmë është cilësuar si një vit rekord në luftën kundër trafikut të drogës. -

Franca godet trafikun e drogës/ Marina sekuestron 9.6 tonë kokainë pranë Afrikës Perëndimore
Marina Franceze ka realizuar një nga kapjet më të mëdha të kokainës në historinë e saj, duke sekuestruar 9.6 tonë të lëndës narkotike me një vlerë tregu që tejkalon 500 milionë euro.
Operacioni u zhvillua pranë brigjeve të Afrikës Perëndimore, në kuadër të misionit të sigurisë detare “Corymbe”.
Sipas njoftimit zyrtar nga Rajoni Detar i Atlantikut, aksioni u krye nga dy anije të Marinës Franceze, pas një operacioni të përbashkët me shërbimet antidrogë, inteligjencën detare dhe bashkëpunimin e policisë britanike.
Objektivi ishte një anije peshkimi pa flamur shtetëror, e cila dyshohej për trafik të lëndëve narkotike.
Operacioni përfaqëson suksesin më të madh të Marinës Franceze për vitin 2025, i cili tashmë është cilësuar si një vit rekord në luftën kundër trafikut të drogës.
Deri në fund të gushtit, forcat detare franceze kishin arritur të sekuestronin afro 6 tonë kokainë vetëm në rajonin e Afrikës Perëndimore.
-

Marina franceze sekuestron gati 10 ton kokainë, me vlerë mbi 500 mln euro
sasi rekord droge
FRANCË- Marina franceze ka sekuestruar gati 10 ton kokainë me vlerë gati 519 milionë euro nga një anije peshkimi në brigjet e Afrikës Perëndimore, thanë autoritetet franceze të enjten, më 25 shtator.
Sekuestrimi nga dy anije të marinës të hënën pasoi një informacion nga autoritetet e antidrogës dhe inteligjencës detare dhe policia britanike, thanë autoritetet në rajonin detar Atlantik veriperëndimor të Francës.
Operacioni ishte pjesë e misionit detar Corymbe të Francës, i cili është vendosur në Gjirin e Guinesë që nga viti 1990 për të garantuar sigurinë në një zonë ku pirateria është mjaft e zakonshme.
“Në total, 9.6 ton kokainë me një vlerë tregu prej gati 519 milionë eurosh u sekuestruan në një anije”, tha prefektura e Atlantikut Detar, duke shtuar se anija nuk ishte e regjistruar në asnjë vend.
Deri më tani, nuk janë dhënë detaje rreth fatit të ekuipazhit, ndërsa zakonisht në operacione të tilla, droga shkatërrohet dhe anija lejohet të vazhdojë kursin e saj.
Deri në fund të gushtit, marina franceze kishte sekuestruar gati 6 ton kokainë në brigjet e Afrikës Perëndimore. Me më shumë se 45 ton drogë të sekuestruar nga marina franceze, sekuestrimet e bëra në vitin 2025 kanë arritur tashmë një rekord, tha në atë kohë Admirali Nicolas Vaujour, Shefi i Shtabit Detar. -

Roma ia del me mbrojtësit, vjen fitorja e parë në Europa League. Rezultatet e tjera
Pasi festuan në derbi, Roma festoi fitoren gjihashtu 2-1 në Nice në ndeshjen e tyre hapëse të Europa League në Rivierën Franceze.
Pas një pjese të parë që ishte vazhdimisht nën kontroll, por pa shumë emocione, përveç golit të anuluar të Mancinit, verdhekuqtë patën një nisje të shkëlqyer në pjesën e dytë, me heroin e së dielës Lorenzo Pellegrini që hyri përsëri me shiritin e kapitenit, dhe kjo falë një pjese jo të vogël të goditjes me kokë të N’Dickës që zgjidhi situatën. Një tjetër mbrojtës, Mancini, shënoi golin e dytë.
Skuadra e Gasperinit iu afrua rezultatit 3-0, por skuadra franceze e rihapi ndeshjen me një penallti të dhënë për një faull naiv nga Pisilli ndaj Mendy. Moffi shënoi, duke ringjallur shpresat e Gran Stade, por Svilar dhe shokët e tij të ekipit qëndruan deri në fund te pamposhtur duke mare 3 piket e para.
Ne ndeshjet e tjera, Paok barazoi me Maccabi Tel Aviv, ashtu si edhe Zvezda me Celtic dhe Betis me Nottingham Forest. Fitore e Dinamo Zagreb, Bragës, Midtjylland, Freiburg dhe Ludogorets. -

Ditë “zjarri” te PSG-ja; klasikja franceze dhe “Topi i Artë” zhvillohen paralelisht
22 Shtator 2025
11:22
Alfred Lleshi
Fati dhe futbolli bëjnë të njëjtin lojë… Dita më e rëndësishme e futbollit francez, klasikja PSG-Marseille, përplaset me gala-në e “Topit të Artë”. Përmbytjet në jug të Francës e shtynë ndeshjen për ditën tjetër, pikërisht kur nis ceremonia në “Théâtre du Châtelet”.
PSG-ja nuk e pranoi këtë vendim, duke kërkuar të luante në orën 15:00, por LFP dhe Marseille refuzuan, duke mbrojtur tifozët dhe rregullat (artikulli 548: ndeshjet e shtyra luhen të nesërmen). Dembélé, i dëmtuar, nuk udhëton në Marseille dhe do të jetë i pranishëm në gala. Lojtarë si Vitinha, Achraf, Kvaratskhelia apo Fabián do të jenë në fushë, ndërsa në Paris do të vendoset fituesi i çmimit.
Në orën 20:00, ultrasit e PSG-së do të mblidhen pranë “Théâtre du Châtelet” për të festuar mundësinë e marrjes së “Topit të Artë” nga Dembélé. Fituesi do të zbulohet në orën 22:55, pra 55 minuta pas përfundimit të klasikes franceze në “Velodrome”. Një ditë intensive në Francë, e përqendruar në dy ngjarje që paralizojnë vendin një herë në vit.
