Tag: franceze

  • “Të qara me ulërima”… si bëhej dasma shqiptare në vitet e ’80-të

    “Të qara me ulërima”… si bëhej dasma shqiptare në vitet e ’80-të

    Foto ilustrim

    “Të qara me ulërima deri sa të dëgjonte i fundi i katundit ose i lagjes…, se kështu e donte zakoni”.

    Media franceze e përshkruante ceremoninë e dasmës, të qarat e nuses si të ishte dita e saj më e tmerrshme.

    Gazetari shqiptar, Ilir Seci, e ka publikuar kohë më parë foton e faqes së parë të njërës prej tyre, ku shfaqet nusja në ditën e saj më të lumtur duke qarë me sa fuqi ka.

    Në krah të saj është i vëllai, i larë me lot gjithashtu, pasi po përcjell nga dera motrën e tij nuse. Një pamje “tmerri” të ditës së dasmës e përcjell në vitin 1980 një media franceze në faqen e parë të saj.

    Më poshtë mund të lexoni një pjesë të tekstit të përkthyer në shqip:

    “Të qara me ulërima deri sa të dëgjonte i fundit i katundit ose i lagjes…, se kështu e donte zakoni. 

    Kjo është një ndër detajet e rëndësishme të ceremonisë së dasmave të vajzave shqiptare në komunizëm. Është një zakon që në fakt është trashëguar më herët. Nuk ishte reflektim i emocionit të ditës, kur vajza lë shtëpinë e prindërve, por se përmes të qarave duhet të tregojë se sa shumë i doje prindërit e sa e “fisme” ishe, se nuk dëshiron të lije prindërit “për të shkuar të burri”.

    Këtë adet duhet ta respektonin të gjitha nuset, në momentin kur vëllai apo një i afërm tjetër i familjes, i merrte prej krahu për t’i përcjellë tek pragu i derës, atje ku ishin krushqit duke pritur ta marrin në dorëzim.

    Në të shumtën e rasteve dhëndri mungonte mes krushqve. Nusja e dhëndëri shiheshin në fund të ceremonisë në shtëpinë e dhëndrit, madje të hënën, një ditë pas dasmës, sepse nusja merrte me vete një krushkë, e cila flinte atë natë me nusen në shtëpinë e dhëndrit”, këto zakone të ceremonisë martesore shqiptare janë përcjellë në mediet franceze në vitin 1980.

    ObserverKult

    ——————–

    Lexo edhe:

    Si bëheshin dasmat në Tiranë, pse goditej dhëndri me shuplakë…

    ObserverKult

  • Grabitje spektakolare në Muzeun e Luvrit – zhduken bizhuteritë e Napoleonit

    Grabitje spektakolare në Muzeun e Luvrit – zhduken bizhuteritë e Napoleonit

    Një grabitje e guximshme është regjistruar mëngjesin e sotëm në Muzeun e Luvrit në kryeqytetin francez, duke tronditur opinionin publik në Francë dhe mbarë botën.
    Lajmi është konfirmuar nga ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, e cila ndodhet në vendngjarje.

    “Një grabitje ndodhi sot në mëngjes, në hapje të muzeut të Luvrit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Jam në vendngjarje së bashku me stafin e muzeut dhe policinë. Hetimet janë në vijim,” – deklaroi Dati në një postim në rrjetet sociale.

    Sipas të përditshmes Le Parisien, tre autorë të maskuar kanë hyrë në muze nga ana e lumit Sena, ku aktualisht po kryhen punime ndërtimi. Ata kanë shfrytëzuar një ashensor teknik për të depërtuar direkt në galerinë e bizhuterive perandorake franceze.

    Pasi kanë thyer xhamin e sigurisë, dy prej tyre kanë hyrë brenda, ndërsa i treti ka qëndruar jashtë si roje. Grabitësit kanë marrë nëntë objekte të çmuara nga koleksioni i bizhuterive të Napoleonit dhe Perandoreshës, përfshirë një gjerdan diamanti, një karficë ari dhe një kurorë të dekoruar me gurë të rrallë.
    Burime nga stafi i muzeut kanë bërë të ditur se diamanti legjendar “Régent”, më i famshmi i koleksionit dhe një nga diamantet më të mëdha në botë me peshë mbi 140 karatë, nuk është prekur nga grabitja.
    Policia franceze ka rrethuar zonën dhe ka nisur një operacion të gjerë hetimor, ndërsa vlera e objekteve të vjedhura nuk është bërë ende publike. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po ndjekin disa pista të mundshme që lidhen me rrjete ndërkombëtare të tregtisë së artit të vjedhur.
    Muzeu i Luvrit është mbyllur përkohësisht për vizitorët, ndërsa autoritetet kanë rritur nivelin e sigurisë në institucionet muzeale të Parisit.
    Me rreth 9 milionë vizitorë në vitin 2024, 80 për qind prej tyre turistë të huaj, Luvri mbetet muzeu më i vizituar në botë dhe një simbol i trashëgimisë kulturore franceze – i cili sot është tronditur nga një nga grabitjet më të guximshme të dekadës.

  • BBC: Grabitja në Luvër, “tre ose katër autorë” për 7 minuta morën nga Xhevahiret e Kurorës Franceze

    BBC: Grabitja në Luvër, “tre ose katër autorë” për 7 minuta morën nga Xhevahiret e Kurorës Franceze

    Në vijim të dinamikës së ditës së sotme, të grabitjes që është bërë në Muzeun e Luvrit, BBC sjell dëshmi dhe fakte të reja. Sipas këtij murimi mësohet se: Ministri i Brendshëm francez Laurent Nuñez i tha stacionit radiofonik France Inter: “Një grabitje e madhe ndodhi këtë mëngjes në Sallën Apollo. Individë hynë në Muzeun e Luvrit nga jashtë, duke përdorur një ashensor mallrash të jashtëm që ishte vendosur në një kamion.”
    Dhoma Apollo strehon Xhevahiret e Kurorës Franceze, si dhe thesare, përfshirë koleksionin e enëve prej guri të fortë të Luigjit XIV.

    Hajdutët hapën me forcë një dritare duke përdorur një mulli këndor dhe vodhën bizhuteri që kanë “vlerë sentimentale dhe janë të paçmueshme”, shtoi ministri i brendshëm.

    Kishte “tre ose katër autorë”, tha Nuñez.

    Një listë e detajuar e sendeve të vjedhura po përpilohet, tha ministria e brendshme franceze në një deklaratë.
    Grabitja zgjati vetëm shtatë minuta, me të dyshuarit që ikën me motoçikleta, tha Nuñez për France Inter.
    “Është e qartë se një ekip kishte qenë duke vëzhguar vendndodhjen. Ishte padyshim një ekip me shumë përvojë që veproi shumë, shumë shpejt”, tha ministri i brendshëm.
    «Jam i bindur se do t’i gjejmë shumë shpejt autorët e krimit dhe, mbi të gjitha, do të rimarrim mallrat e vjedhura», shtoi ai.
    Ministrja e Kulturës, Rachida Dati, tha se grabitja ndodhi të dielën në mëngjes, ndërsa muzeu u hap. Ministria e Brendshme franceze tha se incidenti ndodhi në orën 9:30 të mëngjesit sipas orës lokale.
    “Nuk u raportuan të lënduar. Unë jam në vendngjarje së bashku me stafin e muzeut dhe policinë. Hetimet janë duke vazhduar”, tha Dati në një postim në X.
    Muzeu, i cili strehon vepra arti me famë botërore, përfshirë Mona Lisën e Leonardo da Vinçit, tha se do të mbetet i mbyllur për “arsye të jashtëzakonshme”.
    Vitin e kaluar, Luvri priti 8.7 milionë vizitorë, me turistët nga Shtetet e Bashkuara që përbënin 13% të të gjithë vizitorëve, të dytët pas francezëve.

  • Qeveria franceze i mbijeton me vështirësi votës së mosbesimit, kryeministri i sapoemëruar ia del të qëndrojë në pushtet

    Qeveria franceze i mbijeton me vështirësi votës së mosbesimit, kryeministri i sapoemëruar ia del të qëndrojë në pushtet

    Qeveria franceze e Sebastian Lecornu, që u emërua më pak se një muaj më parë kryeministër nga Emmanuel Macron pas shkarkimit të Bayrou i ka mbijetuar ngushtë një vote mosbesimi.

    Një total prej 271 deputetësh votuan në favor të rrëzimit të qeverisë, por nuk arritën shumicën e kërkuar prej 289.
    Megjithëse nuk pritej që Lecornu ta humbte mosbesimin vetëm pas një muaji në krye të detyrës, rezultati ishte më i ngushtë nga sa pritej.

    Top Channel

  • Po shkëlqen me Monaco, skuadra franceze mendon blerjen e kartonit të sulmuesit të huazuar nga Barcelona

    Po shkëlqen me Monaco, skuadra franceze mendon blerjen e kartonit të sulmuesit të huazuar nga Barcelona

    16 Tetor 2025

    10:52

    Telesport

    Pritjet e tepërta dhe mosha e tij e re e tradhtuan atë në përvojën e tij të parë në Barcelonë, duke zhdukur talentin që kishte treguar te klubi “blaugrana”.
    Që nga transferimi te Monaco, sulmuesi spanjoll Ansu Fati është rikthyer në shkëlqimin e tij të dikurshëm, duke shënuar gjashtë gola në pesë paraqitjet e tij të para.
    Pavarësisht shifrave dhe formës së tij të jashtëzakonshme, Monaco thuhet se ende nuk ka vendosur nëse do ta ushtrojë opsionin prej 11 milionë eurosh për ta blerë 100% kartonin e 22-vjeçarit.
    Siç theksoi drejtori sportiv i klubit francez, Thiago Scuro: “Do të jetë e rëndësishme që Ansu Fati të marrë gjithnjë e më shumë kohë loje për t’u bërë një lojtar kyç.”

  • Anija humanitare për Gazën, Izraeli nis deportimin e aktivistëve francezë, italianë e grekë

    Anija humanitare për Gazën, Izraeli nis deportimin e aktivistëve francezë, italianë e grekë

    Një grup prej 28 shtetasish francezë, të cilët morën pjesë në flotiljen Global Sumud, e ndaluar javën e kaluar nga Izraeli ndërsa transportonte ndihma humanitare për në Gaza do të largohen ditën e nesërme.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme Franceze, aktivistët francezë do të nisen në orën 16:00 drejt Athinës dhe më pas do të vazhdojnë udhëtimin drejt Francës.
    “Pas një vizite konsullore të premten, një vizitë e dytë u zhvillua sot, të dielën, në burgun Kjiot. Ekipet tona u takuan me të gjithë bashkatdhetarët tanë, të cilët janë në gjendje të mirë”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Pascal Confavre, në një postim në platformën X.

    Après une première visite consulaire vendredi – que la France a été la seule à pouvoir mener auprès de l’ensemble de ses ressortissants détenus – une seconde visite consulaire a eu lieu ce dimanche à la prison de Ktziot.
    Nos équipes ont pu rencontrer tous nos compatriotes, qui…
    — Pascal Confavreux (@PorteParole_MAE) October 5, 2025

    Ndërkohë, gazeta italiane La Stampa raporton se 15 aktivistët italianë të flotiljes pritet të largohen nesër me një fluturim çarter, gjithashtu përmes Athinës. Ata do të udhëtojnë së bashku me 27 anëtarët grekë të flotiljes.
    Të dielën, në Romë dhe Milano kanë mbërritur edhe 26 aktivistë të tjerë që ishin arrestuar nga forcat izraelite gjatë ndalimit të flotiljes të mërkurën e kaluar.
    Sipas burimeve mediatike, 15 aktivistët italianë që pritet të lirohen nesër pasi kishin refuzuar të firmosnin dokumentin e largimit vullnetar nga territori izraelit. Fillimisht ishte njoftuar se ata do të përballeshin me një proces gjyqësor përpara se të deportoheshin, por duket se kjo është shmangur.

    Top Channel

  • Ushtria franceze bastis një çisternë, dyshohet për lidhje me Rusinë dhe përgjegjëse për dronët në Danimarkë

    Ushtria franceze bastis një çisternë, dyshohet për lidhje me Rusinë dhe përgjegjëse për dronët në Danimarkë

    Ushtria franceze ka arrestuar dy persona në një cisternë nafte e cila ka sipas burimeve lidhje me Rusinë dhe dyshohet për përfshirje në lëshimin e dronëve në Danimarkë dhe vende të tjera.

    Cisterna Boracay, pjesë e të ashtuquajturit “flotë hije” e Moskës, akuzohet për përfshirje në incidente me dronë që çuan në mbylljen e aeroporteve në Danimarkë, duke shkaktuar alarm në të gjithë Evropën. Ajo po hetohet me dyshimin se ka mundësuar lëshimin e dronëve (UAV), duke nxitur shqetësimet për një “luftë hibride” në zhvillim në kontinent.

    Boracay, me flamurit të Beninit, u ndalua ditën e dielën nga një anije luftarake franceze ndërsa transportonte 750.000 fuçi nafte të papërpunuar nga porti rus i Primorsk, afër Shën Petersburgut, me destinacion Indinë.

    Anija u shoqërua në portin Saint-Nazaire në Francën perëndimore, ku hetimet janë ende në vazhdim.

    Sipas prokurorit publik të Brestit, Stephane Kellenberger, u arrestuan kapiteni dhe oficeri i parë i cisternës, pasi “dështuan të justifikonin kombësinë e anijes” dhe refuzuan të bashkëpunojnë me autoritetet, sipas The Guardian.

    Prania e cisternës në Detin e Veriut përkoi me dy incidente hyrjeje të dronëve në hapësirën ajrore të Danimarkës, më 22 dhe 24 shtator, të cilat çuan në mbylljen e përkohshme të aeroporteve të Kopenhagës dhe Aalborgut, duke shkaktuar kaos në trafikun ajror.

    Sipas ekspertëve, dronët ishin të mëdhenj, të aftë të lëshohen nga katapulta që mund të transportohen në anije tregtare.

    Boracay, u vëzhgua pranë Danimarkës në atë periudhë dhe u përmend si një nga të paktat anije të lidhura me Rusinë që mund të qenë të përfshira.

    Sipas burimeve, kjo nuk është një anije e zakonshme, ka ndryshuar shumë herë identitet dhe emër, është regjistruar në flota të ndryshme, çka e përfshin në “flotën hije” të Rusisë.

    Ky term përdoret për dhjetëra anije me pronësi të paqartë dhe identitet mashtrues, që Moska i përdor për të transportuar naftë dhe mallra të tjera, me synimin për të shmangur sanksionet nga perëndimorët. Boracay është tashmë subjekt i sanksioneve ekonomike nga Britania dhe BE-ja.

  • Dronët mbi Danimarkë, ndalohet një cisternë ruse nga autoritetet franceze

    Dronët mbi Danimarkë, ndalohet një cisternë ruse nga autoritetet franceze

    Autoritetet franceze kanë ndërhyrë në një cisternë nafte që i përket të ashtuquajturës “flotë fantazmë” ruse, e dyshuar për përfshirje në incidente me dronë në hapësirën ajrore të Danimarkës.

    Anija, me gjatësi 244 metra, është ndalur prej disa ditësh në brigjet e Saint-Nazaire, në Oqeanin Atlantik. Dy persona janë arrestuar, kapiteni dhe zëvendësi i tij.
    Cisterna me emrin “Pushpa” ose “Boracay”, që lundron nën flamurin e Beninit, është pjesë e flotës që Rusia përdor për të transportuar naftë duke anashkaluar sanksionet perëndimore.
    “Kjo flotë përfaqëson dhjetëra miliarda euro për buxhetin rus. Sipas vlerësimeve tona, ajo financon 40% të përpjekjeve ushtarake të Rusisë. Janë rreth 600 deri në 1,000 anije që transportojnë hidrokarbure ruse edhe kur janë të ndaluara,” deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një samiti evropian në Kopenhagen.
    Anija kishte nisur lundrimin nga porti Primorsk, pranë Shën Petersburgut, më 20 shtator dhe ishte planifikuar të mbërrinte në Vadinar të Indisë një muaj më pas. Por, ajo bëri një devijim të pazakontë dhe qëndroi e ankoruar për disa ditë pranë parkut në Saint-Nazaire, sipas faqes Marine Traffic.
    Autoritetet franceze dyshojnë se cisterna mund të jetë e lidhur me incidentet e fundit të dronëve mbi Danimarkë, të cilat çuan në pezullimin e fluturimeve ajrore në fund të shtatorit.
    Prokurori i Brestit, Stéphane Kellenberger, tha se hetimet paraprake ndaj dy të arrestuarve lidhen me “shkelje detare”, përkatësisht “mospërputhje në dokumentacionin e flamurit të anijes” dhe “mosbindje ndaj autoriteteve”, vepra që mund të dënohen me deri në një vit burg dhe 150 mijë euro gjobë.
    Presidenti Macron e quajti ndërhyrjen një “operacion shumë të rëndësishëm” të marinës franceze, duke theksuar se “ekipet e ndërhyrjes vepruan menjëherë për shkak të gabimeve shumë serioze të ekuipazhit”, çka justifikon ndjekjen penale.
    Ndërkohë, origjina e dronëve që kanë shkelur hapësirën ajrore daneze ende mbetet e paqartë, por autoritetet e atjeshme nuk kanë ngurruar të akuzojnë Rusinë. Ajo është gjithashtu e dyshuar për një seri dronësh që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë në fillim të shtatorit, si dhe për hyrjen e tre avionëve luftarakë në hapësirën ajrore të Estonisë pak ditë më pas.
    Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, bëri thirrje për një “përgjigje shumë të fortë ndaj luftës hibride të Rusisë”, gjatë hapjes së samitit të BE-së në Kopenhagen. Macron shtoi: “Kushdo që shkel hapësirën ajrore evropiane, do të përballet me pasoja.” Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për “pajisje ushtarake më të avancuara në nivel evropian” dhe për “sisteme shumë efektive të paralajmërimit të hershëm” kundër dronëve.
    “Sot ndodhemi përballë një konfrontimi të drejtpërdrejtë me një Rusi gjithnjë e më agresive, që ka intensifikuar sulmet kibernetike, ka nisur një luftë agresioni në Ukrainë, përdor kërcënimin bërthamor dhe tani provokon në hapësirat ajrore,” përfundoi Macron.

    Top Channel

  • ‘Koka derrash dhe mbishkrime islamofobe në Francë dhe Gjermani’ – provokimet e 11 serbëve të arrestuar

    ‘Koka derrash dhe mbishkrime islamofobe në Francë dhe Gjermani’ – provokimet e 11 serbëve të arrestuar

    Autoritetet e Serbisë i kanë arrestuar njëmbëdhjetë shtetas serbë, të dyshuar për një sërë aktesh provokative me prapavijë raciste dhe fetare, të kryera nga prilli deri në shtator të këtij viti në territorin e Francës dhe Gjermanisë.

    Mes veprimeve për të cilat dyshohen janë: hedhja e ngjyrës së gjelbër në Muzeun e Holokaustit dhe disa sinagoga në Paris, vendosja e kokave të derrave para objekteve fetare myslimane, si dhe vendosja e mbishkrimeve me përmbajtje antisemite dhe islamofobe.

    Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe përgjatë asaj periudhe pritet të merren në pyetje nga prokurorët. Autoritetet franceze, gjermane dhe ato serbe ende nuk kanë dhënë më shumë përgjigje në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me rastin.

    Sipas burimeve të afërta me hetimet, personi i identifikuar me inicialet M.G., që dyshohet se ka organizuar dhe trajnuar grupin në Serbi, është në arrati.

    Provokimet filluan me ‘kokat e derrave’

    Fillimi i shtatorit shënoi njërin prej incidenteve më të rënda: para nëntë xhamive në Paris u vendosën koka derrash dhe disa mbanin edhe emrin e presidentit francez, Emmanuel Macron. Ministri i Brendshëm i Francës reagoi menjëherë, duke njoftuar nisjen e një hetimi të plotë.

    Policia franceze njoftoi se përmes kamerave të sigurisë është identifikuar një makinë me targa serbe dhe dy persona që i kanë lënë kokat e derrave para xhamive. Një fermer nga Normandia ka dëshmuar se u ka shitur 12 koka derrash dy personave që udhëtonin me veturë ‘me targa që dukeshin si të Serbisë’.

    Ngjyrë e gjelbër mbi simbolet hebraike

    Tre muaj më herët, në fund të majit, Muzeu i Holokaustit, tri sinagoga dhe një restorant hebraik në qendër të Parisit u vandalizuan me ngjyrë të gjelbër. Për këtë incident nuk mori përgjegjësi asnjë grup, por policia arrestoi tre shtetas serbë disa ditë më vonë.

    Sipas gazetës The Brussels Times, hetuesit dyshojnë se pas këtyre veprimeve mund të qëndrojë Rusia. Të arrestuarit, thuhet në raportin e gazetës, ishin ‘ekzekutues të zakonshëm, të motivuar nga paraja dhe të pavetëdijshëm për implikimet gjeopolitike të veprimeve të tyre’.

    Hetime për ndikimin rus

    Sipas të përditshmes franceze Le Monde, autoritetet franceze po hetojnë nëse këto aksione janë pjesë e një strategjie të ndërhyrjes së huaj, me synimin për të shkaktuar përçarje në shoqërinë franceze. Një shtetas serb dyshohet se ka organizuar dy operacione të tilla në Paris dhe rrethinë, për të cilat është lëshuar urdhërarrestim ndërkombëtar.

    Hetuesit francezë, bazuar në bashkëpunimin me shërbimet partnere, dyshojnë për përfshirjen e shërbimit ushtarak rus të inteligjencës (GRU), megjithëse nuk ekzistojnë ende prova konkrete që konfirmojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me Moskën.

    Rasti i ‘duarve të kuqe’

    Ngjarjet e fundit janë krahasuar nga zyrtarët francezë me të ashtuquajturin ‘rasti i duarve të kuqe’ të majit të vitit 2024, kur mure të Memorialit të Holokaustit në Paris u spërkatën me grafite të duarve të kuqe – një akt që u dënua ashpër nga Presidenti Macron si ‘antisemitizëm i neveritshëm’.

    Në një prononcim për televizionin BFMTV, prokurorja franceze, Laure Beccuau ka deklaruar se autorët e këtyre sulmeve janë shtetas të Evropës Lindore, të cilët shpesh fotografojnë aktet e tyre dhe ua dërgojnë personave jashtë Francës.

    Francë është vendi me komunitetin më të madh hebraik, pas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, dhe gjithashtu strehon popullatën më të madhe myslimane në Evropë.

    Pas sulmit të Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi tjera – ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe ofensivës së mëvonshme izraelite në Gazë, tensionet brenda Francës janë rritur dukshëm.

    Në këtë kontekst, Franca ka akuzuar më herët Rusinë për përpjekje për destabilizim përmes fushatave të dezinformimit dhe nxitjes së ndarjeve sociale.

    Kampet e trajnimit në Serbi për destabilizimin e Moldavisë?

    Vetëm disa ditë para arrestimeve në Francë dhe Gjermani, në Serbi janë ndaluar dy persona të tjerë, të dyshuar për organizimin e trajnimeve luftarake për qytetarë nga Moldavia dhe Rumania. Trajnimet dyshohet se kishin për qëllim përgatitjen e pjesëmarrësve për përleshje me policinë moldaviane gjatë zgjedhjeve të 28 shtatorit.

    Sipas autoriteteve moldaviane, pjesa më e madhe e të dyshuarve për këtë plan ishin trajnuar në Serbi dhe vepronin në koordinim me elementë kriminalë të lidhur me Federatën Ruse.

    Serbia, e cila synon integrimin në Bashkimin Evropian, ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë, dhe është i vetmi vend evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës. /REL/

  • A gënjeu kryeministri në CV-në e tij? Qeveria franceze nuk gjen paqe, Lecornu paditet për falsifikim të diplomës

    A gënjeu kryeministri në CV-në e tij? Qeveria franceze nuk gjen paqe, Lecornu paditet për falsifikim të diplomës

    Sébastien Lecornu

    FRANCË- Kryeministri i sapoemëruar i Francës, Sébastien Lecornu, është paditur nga një sindikatë e punonjësve të arsimit për deklarim të rremë të diplomës universitare. Sipas një hetimi të publikuar nga portali investigativ Mediapart, Lecornu ka pretenduar publikisht se ka përfunduar një master dyvjeçar në të drejtën publike, ndërsa në realitet ka kryer vetëm vitin e parë të këtij cikli studimesh.
    Në mesin e shtatorit, faqja franceze e lajmeve Mediapart zbuloi se Sébastien Lecornu nuk kishte një diplomë masteri, e cila zgjat dy vjet për t’u përfunduar, ndryshe nga ajo që thuhej në faqen e tij në faqen e internetit të Ministrisë së Forcave të Armatosura kur ai ishte ende në atë pozicion, në faqen e tij në rrjetin social LinkedIn ose në prezantimin e tij në një konferencë universitare.
    Sç raportojnë mediat franceze, kryeministri reagoi fuqishëm ndaj polemikave: “Ndjeva në këtë polemikë të rreme një formë përbuzjeje shoqërore”, deklaroi ai. Ai gjithashtu pohoi se me të vërtetë kishte vërtetuar “diplomën e tij master në drejtësi, pra një master 1” në Universitetin Panthéon-Assas.
    Ndërkohë, avokati i sindikatës, Vincent Brengarth, sqaroi se marrja e një diplome nuk ishte e detyrueshme për t’u anëtarësuar në qeveri. “Fakti i mosmarrjes së një Masteri 2 nuk është shenjë paaftësie”, thekson ai. Megjithatë, për avokatin, problemi në këtë rast është i ndryshëm: “mungesa e transparencës në nivelin e studimeve të fituara nga një Ministër Shteti ka të ngjarë të dëmtojë besueshmërinë e certifikimit nga universitetet publike franceze, barazinë republikane, nderin e mësuesve-kërkues dhe, në përgjithësi, misionin e shërbimit publik që u është besuar institucioneve të arsimit të lartë”, tregon ai.
    Biografia e tij në faqen zyrtare të qeverisë është korrigjuar dhe tani përmban vetëm referencën “studime në juridik në Universitetin Paris Panthéon-Assas”. Ndërsa në LinkedIn, mbetet ende e shënuar formula e përgjithshme: Master në të drejtë publike, 2005–2008./ZËRI