Dy burra të arrestuar lidhur me vjedhjen e Luvrit dy javë më parë kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në grabitjen e bujshme, njoftojnë autoritetet franceze.
Dyshja dyshohet se ishte pjesë e grupit që hyri me forcë në galerinë Apollon të muzeut dhe vodhi disa nga xhevahiret e kurorës franceze, një prej thesareve më të çmuara të muzeut.
Vlera e bizhuterive të vjedhura arrin 88 milionë euro (rreth 102 milionë dollarë), ndërsa grabitja ndodhi më 19 tetor, kur katër hajdutë të armatosur me vegla elektrike hynë në ndërtesë në mes të ditës, duke i shpërqendruar rojet dhe kamerat e sigurisë.
Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, tha se pjesa më e madhe e bizhuterive nuk është gjetur ende dhe se banda mund të jetë më e madhe sesa katër personat e identifikuar nga kamerat e sigurisë, duke lënë të hapur mundësinë e një operacioni më të gjerë kriminal.
Hetimet vazhdojnë ndërsa autoritetet përpiqen të rikuperojnë thesaret e humbura dhe të identifikojnë të gjithë të përfshirët në këtë vjedhje spektakolare.
Tag: franceze
-

Vjedhja në muzeun e Luvrit, dy të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
-

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar
Autoritetet franceze po vijojnë hetimet për vrasjen e një kameriereje 33-vjeçare në Mulhouse të Francës. Ngjarja ndodhi të shtunën e 22 tetorit.
Mediat franceze raportojnë se në kërkim është shpallur ish-partneri i saj, një shtetas shqiptar. Sipas zhvillimeve të reja në hetim, viktima jetonte prej 3 vitesh me të dyshuarin, ndërsa ishin ndarë së fundmi.
Zyra e prokurorit të Mulhouse deklaroi në njoftimin e saj për shtyp se viktima nuk kishte paraqitur asnjë ankesë apo raport policor.
Mediat raportojnë se autopsia e të resë do të kryhet sot në institutin mjeko-ligjor në Strasburg. -

Si po trajtohet Sarkozy në burgimin e saponisur?
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy po merr trajtim preferencial, pasi filloi një dënim me pesë vjet burg më 21 tetor në burgun La Santé të Parisit, pasi u shpall fajtor për financimin e fushatës së tij presidenciale të vitit 2007 me fonde të paligjshme nga ish-udhëheqësi libian Muammar Gaddafi.
Siç u zbulua nga RTL Info, Presidenti i 23-të 70-vjeçar i Republikës Franceze gëzon privilegje në burg që të burgosurit e tjerë nuk i gëzojnë.
Sipas RTL Info, privilegji më i madh i Sarkozy-së të burgosur është se ai mund të ketë katër vizita në javë nga anëtarët e familjes së tij në burg, ndërsa legjislacioni përkatës u lejon të burgosurve të marrin vizita nga të afërmit vetëm tre herë në javë.
Gjithashtu, orët e vizitave të ish-banorit të Pallatit Elysee nga të afërmit e tij zgjasin shumë më tepër se 45 minutat e përcaktuara nga legjislacioni përkatës.Mediat franceze raportojnë se trajtimi preferencial i Sarkozy-së është për shkak të statusit të tij si ish-president i Republikës së Pestë Franceze, për shkak të të cilit ai gëzon edhe mbrojtjen e dy oficerëve të armatosur të policisë, të cilët ndërrohen çdo 12 orë, me qëllim sigurimin e sigurisë së ish-presidentit.
Sarkozy është në izolim për arsye sigurie dhe nuk ka kontakt me të burgosurit e tjerë, por ha të njëjtin ushqim si të burgosurit e tjerë, sipas asaj që thanë avokatët e tij javën e kaluar.
Ajo që e shqetëson Sarkozy-në brenda burgut është siguria e tij, pasi në ditën e dytë të paraburgimit të tij, një video e postuar në mediat sociale tregon ish-presidentin duke marrë kërcënime verbale me mbërritjen e tij në burg.Nga pesëmbëdhjetë qelitë në izolim, katër janë ndarë për Sarkozy-në. Njëra në të cilën ai mbahet, një për oficerët e policisë përgjegjës për sigurinë e tij, ndërsa dy qeli pranë saj mbeten bosh.
Javën e kaluar, gruaja e Sarkozy-së, Carla Bruni, e vizitoi atë katër herë, jashtë orarit normal të vizitave, dhe çdo herë ish-Zonja e Parë e Francës shoqërohej nga një anëtar i administratës së burgut.
Sipas informacionit nga Journal du dimanche (JDD), dy anëtarë të parlamentit nga partia Franca e Panënshtruar, Danielle Obono dhe Hugo Bernalissi, shkuan në burgun La Santé të hënën pasdite për të vizituar Sarkozy-n. Por kërkesa e tyre u refuzua pasi ligji lejon deputetët të vizitojnë burgjet, por jo të burgosurit.
Avokatët e Sarkozy-së, Christophe Angrand dhe Jean-Michel Darois, e vizitojnë atë çdo ditë në burg dhe tashmë kanë paraqitur një kërkesë për lirim me kusht, e cila pritet të shqyrtohet brenda muajit të ardhshëm. Sipas avokatëve të tij, ish-banori i Elysee ka të ngjarë të lirohet deri në Krishtlindje. /tesheshi.com/ -

Grabitja e shekullit në Luvër/ Hetuesit nuk nxjerrin asgjë nga dy të arrestuarit, nuk pranojnë të flasin
Dy të arrestuarit për garbitjen e ndodhur në muzen e famshëm të Luvrit zgjodhën të mos u përgjigjën pyetjeve të hetuesve. Ata e bënë këtë duke përdorur “të drejtën për të heshtur “. Ata janë mbajtur në zyrat e shërbimit të prokurorisë speciale të Parisit, që nga dita kur u arrestuan nga autoritetet franceze.
Mediat e huaja shkruajnë se dy të arresturit janë persona të njohur për autoritetet franceze. Ata kanë kryer një seri vjedhjesh të cilat kanë të bëjën me shkelje prone, fyerje dhe dëmtime trupore, por pa pasur një lidhje me rrjetet e krimit të organizuar.
Hetimet u mbështetën në një mori provash mjeko-ligjore të mbledhura në vendin e grabitjes, një skenë që është bërë e famshme në botë dhe është fotografuar gjerësisht ditët e fundit. Identifikimi i të dyshuarit të parë, një 39-vjeçar me shtetësi të dyfishtë franko-algjeriane, u bazua në flokët e gjetur brenda një helmete motori të braktisur nga autorët gjatë arratisjes.
Personi i dytë i arrestuar, një francez me origjinë nga Mali, u identifikua përmes ADN-së në jelekun e verdhë që mbante veshur kur përdori një makinë ngritëse për të arritur në fasadat e galerisë dhe për të hyrë në brendësi. Arrestimet u përshpejtuan kur autoritetet zbuluan se njëri prej të dyshuarve ishte gati të hipte në një fluturim për në Algjeri nga aeroporti i Roissy-t. Pavarësisht kërkimeve të gjera, dy anëtarë të grupit që po prisnin jashtë muzeut mbi skuterë me motorët ndezur janë ende në kërkim. -

Grabitja e Luvrit, ADN-të e gjetura në muze zbuluan dy autorët
Bota E Hënë, 27 Tetor 2025 12:37
Mostrat e ADN-së të mbledhura gjatë hetimeve nga autoritetet franceze pas grabitjes së muzeut të Luvrit çuan në arrestimet e dy personave. Arrestimet e dy hajdutëve u zhvilluan vonë të shtunën.
Dy të arrestuarit janë në të tridhjetat dhe të dy vijnë nga Aubervilliers. Roli i tyre i dyshuar në vjedhje është i panjohur, por ata paraqiten si të dyshuarit kryesorë. Njëri nga dy të dyshuarit, ka shtetësi franceze dhe algjeriane dhe u arrestua në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle ndërsa po përgatitej të nisej për në Algjeri. Personi tjetër i arrestuar ka shtetësi franceze.
Teknikat e mbledhjes së ADN-së kanë evoluar ndjeshëm, duke e bërë të mundur sot identifikimin e profilit të një të dyshuari me shumë pak të dhëna. Megjithatë, ndërsa hetimi përparoi këtë javë me arrestimin e këtyre të dyshuarve, bizhuteritë e vjedhura ende nuk janë gjetur nga hetuesit, duke zvogëluar kështu shanset për t’i gjetur ato. -

Grabitja e shekullit në Louvre, ADN-ja që zbuloi autorët! Ishin nën shënjestër të policisë, por tentativa e njërit për t’u arratisur…
Një gjurmë ADN-je ishte ajo që “zhbllokoi” hetimet dhe çoi te autorët e grabitjes në Luvër, duke rezultuar në arrestimin e dy prej tyre të shtunën në mbrëmje.
Sipas BFMTV, duke cituar një burim pranë grupit hetimor, njëri nga dy të dyshuarit u identifikua falë një gjurme ADN-je në vendin e grabitjes.
Që kur përfundoi “grabitja e shekullit”, policia mjeko-ligjore ka qenë duke kërkuar në zonë për çdo të dhënë të mundshme.
Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, tha të enjten se nga vendi i ngjarjes ishin mbledhur më shumë se 150 mostra ADN-je, gjurmë gishtash dhe gjurmë të tjera.
Në muzeun e Luvrit , autorët lanë pas disa sende që mund të përmbajnë gjurmë, si një helmetë, radio dore, jelek të verdhë dhe prerëse metalesh.
Paa testeve të ADN-së, njëri nga dy të dyshuarit u identifikua dhe më pas u arrestua.
Dy të arrestuarit janë rreth 30 vjeç dhe vijnë nga Aubervilliers. Roli i tyre në grabitje nuk dihet ende, por konsiderohen “të dyshuarit kryesorë”.
Njëri nga dy të dyshuarit, i cili sipas gazetës franceze “Le Monde” ka shtetësi franceze dhe algjeriane, u arrestua në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle ndërsa po përgatitej të nisej për në Algjeri. Personi tjetër i arrestuar ka shtetësi franceze.
Policia ishte vendosur në ndjekje të dy të rinjve për të shkuar në gjurmët e bizhuterive të vjedhura dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Megjithatë, operacioni u përshpejtua kur ata kuptuan se njëri prej të dyve kishte ndërmend të arratisej. Prandaj, bizhuteritë me vlerë 88 milionë euro ende s’janë gjetur.
-

Vjedhja e bujshme në Muzeun e Luvrit në Paris, policia franceze arreston dy persona
Dy persona janë arrestuar gjatë një operacioni policor të zhvilluar të shtunën në mbrëmje, në kuadër të hetimeve për vjedhjen e bizhuterive që ndodhi një javë më parë në Muzeun e Luvrit në Paris.
Sipas mediave franceze, përfshirë Le Parisien, të arrestuarit besohet të jenë pjesë e një bande prej katër personash që vodhi bizhuteritë nga Galeria Apollo duke përdorur një ashensor mallrash. Të dy burrat janë identifikuar si banorë të rajonit Seine-Saint-Denis, pranë Parisit.
Hetimet vazhdojnë për kapjen e anëtarëve të tjerë të grupit dhe për rikuperimin e bizhuterive të vjedhura.Top Channel
-

Revista franceze artikull për festën e Princit Leka me Blerta Celibashin: Fejesa në Parajsë
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Franca “ngre duart lart” përballë emigrantëve të paligjshëm, BBC: Tërhiqet nga premtimi për të ndaluar gomonet
Franca po tërhiqet nga premtimi për të ndërhyrë më me forcë në det për të ndaluar anijet e vogla ose gomonet me emigrantë që kalojnë Kanalin Anglez drejt Mbretërisë së Bashkuar, sipas burimeve të sigurisë që kanë folur për BBC-në.
Ky ndryshim përbën një goditje për përpjekjet britanike për të frenuar kalimet e paligjshme të emigrantëve, që janë rritur ndjeshëm muajt e fundit.
Burime të lidhura me sigurinë detare franceze thonë se planet për një “doktrinë të re detare”, që do t’u lejonte anijeve patrulluese të ndalonin dhe të kthenin mbrapsht varkat e fryra të emigrantëve, janë pezulluar dhe mund të mos zbatohen kurrë.
“Është thjesht një marifet politik. Shumë zhurmë për asgjë,” tha për BBC një zyrtar francez i përfshirë në çështjet detare.
Vendimi vjen në një moment të paqëndrueshëm politik në Paris, pas një riorganizimi të qeverisë që pa shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm Bruno Retailleau, i cili ishte nxitësi kryesor i një qasjeje më agresive kundër kontrabandës detare.
Qeveria e Presidentit Emmanuel Macron duket e përqendruar tani në kriza të tjera të brendshme, duke e lënë këtë politikë “në harresë”.
Në samitin e korrikut mes Macron dhe kryeministrit britanik Sir Keir Starmer, Franca kishte premtuar të fillonte ndërhyrje të drejtpërdrejta në det “brenda disa ditësh”. Por sipas burimeve franceze, asnjë ndryshim real nuk është zbatuar. Zyrtarë britanikë kanë shprehur zhgënjim për mungesën e veprimit nga pala franceze.Top Channel
-

U kërcënua me jetë/ Qeveria franceze i del në krah ish-presidentit të Francës, do të ketë mbrojtje të përhershme policore në burg
Pas kërcënimeve me jetë nga të burgosurit, ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të ketë dy oficerë policie të stacionuar pranë qelisë së tij, për aq kohë sa ai të jetë në burg.
Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri i Brendshëm i Francës. Sarkozy mbërriti dje në burgun e La Sante në Paris, ku do të vuajë dënimin për pesë vite. Ai u dënua për konspiracion për të mbledhur fonde për fushatën nga Libia.
Sot, ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, tha për radion ‘Europe 1’ se dy oficerë policie nga një njësi sigurie që mbron ish-presidentët do të vendosen përgjithmonë në qelitë fqinje gjatë gjithë burgosjes së Sarkozysë.
“Ish-presidenti i republikës ka të drejtë për mbrojtje për shkak të statusit të tij. Padyshim që ekziston një kërcënim kundër tij dhe kjo mbrojtje po mbahet ndërsa ai është në paraburgim”, tha Nuñez.
Ai tha se oficerët do të qëndrojnë në krah të Sarkozisë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”. Mediat franceze raportuan se oficerët do të jenë anëtarë të një ekipi që do të bëjnë ndërrime me rotacion në burg.
Sarkozy do të mbahet në njësinë e izolimit të La Santé, ku të burgosurit janë të vendosur në qeli të veçanta dhe mbahen të ndarë gjatë aktiviteteve në natyrë, që do të thotë se ai nuk duhet të jetë në kontakt me të burgosur të tjerë.
Avokatët e ish-presidentit francez kanë paraqitur një kërkesë për lirim të parakohshëm, në pritje të gjyqit të tij në apel, dhe thanë se prisnin që kjo kërkesë të shqyrtohej brenda rreth një muaji. Ata thanë se shpresonin ta lironin atë me lirim të parakohshëm deri në Krishtlindje.
Sarkozy vazhdimisht i ka mohuar të gjitha akuzat dhe e ka quajtur çështjen të motivuar politikisht.Top Channel