Tag: francesco

  • Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë teksa po udhëtonte me motorin e tij

    Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë teksa po udhëtonte me motorin e tij

    Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur pasditen e së enjtes në Sorbolo të Parmës i ka marrë jetën 18-vjeçarit Francesco Ajdini, me origjinë shqiptare dhe banues në Praticello di Gattatico.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ngjarja tragjike u regjistrua rreth orës 16:00 në via Marconi, pranë stacionit hekurudhor, përgjatë provinciales 62. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas rindërtimit paraprak të dinamikës, pranë ish-qendrës Tigotà, një Fiat që po kthehej majtas është përplasur me skuterin 125 që drejtonte i riu, i cili po udhëtonte në drejtim të Reggio Emilia. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe, megjithëse Francesco mbante kaskë, ai është rrëzuar me forcë në asfalt.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipi i Kryqit të Kuq, autoambulanca e dërguar nga Parma dhe u ngrit në fluturim edhe helikopteri i emergjencës. Mjekët kryen manovrat e reanimimit në vend, por plagët e marra ishin tepër të rënda dhe i riu ndërroi jetë pak pas aksidentit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Hetimet dhe verifikimet në terren u kryen nga karabinierët e Parma-s dhe të stacionit Sorbolo, të mbështetur nga policia lokale dhe zjarrfikësit.

    Francesco Ajdini kishte mbushur 18 vjeç vetëm më 18 gusht. Ai jetonte me prindërit dhe motrën e tij më të madhe. Kryetari i bashkisë, Daniele Finucci – i cili e njihte familjen edhe si mjeku i tyre – shprehu ngushëllimet e tij të thella: “Një familje e ndershme dhe punëtore, ashtu si edhe Francesco. Jam i tronditur dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër të komunës.”

    Në rrjetet sociale, në profilin e babait të viktimës, Flamur Ajdini, ende qëndrojnë fotot e festës së 18-vjetorit: Francesco duke kërcyer me shokët e tij, duke buzëqeshur pranë tortës blu dhe të rrethuar nga familjarët.

    Nga autoritetet pritet të kryhen hetime shtesë për të përcaktuar me saktësi shkakun dhe përgjegjësinë e përplasjes.

    Fatkeqësisht, kjo nuk është tragjedia e parë që godet familjen Ajdini. Në vitin 2004, vajza e tyre 2-vjeçare, Sara, humbi jetën po në një aksident rrugor.

  • EMRI+FOTO/ E rëndë, humb jetën 18-vjeçari. Tragjedia e dytë e familjes, më parë…

    EMRI+FOTO/ E rëndë, humb jetën 18-vjeçari. Tragjedia e dytë e familjes, më parë…

    Një përplasje e dhunshme me një makinë, e pasuar nga një rrëzim i fortë në tokë, përfundoi me fatalitet dhe këputi në mes jetën e një të riu shqiptar në Itali.
    Ekipet e ndihmës së shpejtë kryen CPR në vendngjarje, por situata dukej kritike që nga momenti i parë. Francesko (Francesco) Ajdini, 18 vjeç, i cili jeton me familjen e tij në Praticello di Gattatico, vdiq pas një aksidenti rrugor dje pasdite, rreth orës 16:00, në Sorbolo di Parma, në Reggio Emilia.
    Sipas raportimeve fillestare, djaloshi po udhëtonte me një motor “Scooter” në Via Marconi, pranë stacionit të trenit – përgjatë Rrugës Provinciale 62 – kur ndodhi përplasja e tmerrshme me një makinë.
    Sipas një rindërtimi fillestar, pranë ish-supermarketit Tigotà, një Fiat i drejtuar nga një burrë po kthehej majtas kur u përplas me skuterin 125cc të drejtuar nga një 18-vjeçar, i cili po udhëtonte drejt Reggio-s. I riu, i cili mbante një helmetë, përfundoi në asfalt.

    Vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe njësia e Ndihmës Publike nga Parma nxituan në vendngjarje; u dërgua edhe një helikopter shpëtimi. Paramedikët u përpoqën ta ringjallnin, por plagët e marra nga përplasja me rrugën rezultuan shumë serioze.
    Aksidenti u vlerësua nga oficerët e karabinierëve të njësisë së Parmës, së bashku me kolegët nga stacioni i Sorbolos, me mbështetjen e policisë lokale të Unione Bassa Est dhe zjarrfikësve.
    I riu, me origjinë shqiptare, kishte mbushur moshën madhore më 18 gusht.

    Komuniteti i prekur, kryebashkiaku: Familje e mirë dhe e ndershme!
    Familja e tij, e përbërë nga prindërit e tij dhe një motër më e madhe, kishte qenë pjesë e komunitetit Gattatico për shumë vite. Kryetari i bashkisë Daniele Finucci, mjek familjeje, i njeh ata personalisht sepse kanë qenë pacientët e tij për shumë vite.

    Lajmi tragjik trishtoi mbledhjen e djeshme të këshillit të Unione della Val d’Enza, në të cilën po merrte pjesë Finucci, informon media italiane.
    “Ata janë një familje e mirë dhe e ndershme, me parime të shëndosha, si Francesco, i cili gjithashtu ndoqi shkollën në qytetin tonë”, tha kryetari i bashkisë së Gattatico. “Jam i trishtuar dhe shpreh ngushëllimet e mia në emër të Bashkisë”, shtoi ai.
    Në gusht festoi datëlindjen e 18-të
    Në faqen e Facebook-ut të babait të viktimës, Flamur Ajdini, foto dhe video shfaqen në një postim të publikuar në shtator që përshkruan festën e 18-vjetorit të të birit:

    Francesco kërcen, duke mbajtur duart me të rinj të tjerë dhe madje duke përfshirë edhe të afërm të ngushtë; më pas ai shfaqet duke buzëqeshur para një torte blu, i rrethuar nga tullumbace blu dhe të bardha, i përqafuar nga prindërit dhe motra e tij.
    Historia e dhimbshme: Në vitin 2004, Sara e vogël 2 vjeçe, vdiq
    Babai është kopshtar për një kompani në Collecchio, Ab Global Service srl, e cila ofron shërbime të ndryshme si mirëmbajtja e rrugëve, reagimi ndaj emergjencave, zhvendosja e dheut, prishja, punimet e ndërtimit, pastrimi i borës dhe punët bujqësore.

    “Flamuri ka punuar për ne për disa vite si mirëmbajtës i tokës”, konfirmon pronari Luca Accorsi. “Jam i shokuar”, thotë ai. “Babai është një njeri i mirë dhe ky lajm na trishton thellësisht”.
    Hetime të mëtejshme do të kryhen tani për të vlerësuar aspekte të tjera dhe për të sqaruar përfundimisht rrethanat e incidentit.
    Fatkeqësisht, kjo nuk është tragjedia e parë që godet familjen Ajdini: në vitin 2004, përsëri në një aksident katastrofik rrugor, vdiq Sara dyvjeçare, motra e Franceskos.

  • Kanceri i mori jetën në moshën 14 vjeçare, prindërit akuzohen për “vrasje me dashje”: Besuam te mjekësia alternative, nuk donim t’i..  

    Kanceri i mori jetën në moshën 14 vjeçare, prindërit akuzohen për “vrasje me dashje”: Besuam te mjekësia alternative, nuk donim t’i..  

    Luigi Gianello dhe Martina Binotto janë prindërit e Francesco Gianello-s, i cili humbi jetën në moshën 14-vjeçare për shkak të një tumori, ku sot ata akuzohen për vrasje me dashje të djalit të tyre. 
    Sipas prokurorit Paolo Fietta, vdekja e të birit mund të jetë shkaktuar ose përshpejtuar nga vonesa e qëllimshme në diagnostikim dhe fillim të trajtimit mjekësor, për shkak të zgjedhjes së vetë prindërve për të ndjekur alternativa të paprovuara nga mjekësia. 
    Në vend të trajtimit onkologjik të rekomanduar nga mjekët, çifti iu besua një mjeku venecian të regjistruar dhe dy terapistëve që ndjekin doktrinën e njohur si teoria e Hamer-it. 
    Kjo teori, e shpikur nga ish-mjeku gjerman Geerd Hamer, hedh poshtë trajtimin tradicional të sëmundjeve dhe i sheh sëmundjet, përfshirë kancerin, si pasojë e një konflikti të pazgjidhur emocional që vetë organizmi mund ta tejkalojë në mënyrë natyrale. 
    Në një intervistë për Corriere della Sera, prindërit tregojnë historinë e tyre, duke rrëfyer dhimbjen, ndjesitë e fajit, por edhe arsyet që i shtynë të shmangin mjekësinë konvencionale. 
    “Kam dashur gjithmonë të kem një djalë dhe ta quaj Francesco, një emër që përçon force. Francesco lindi në shtëpi me ndihmën e një mamie. Ishte i dashuruar me natyrën, i pëlqente të ecte zbathur mes pemëve”, tregoi i ati. 
    Nëna, Martina Binotto, ndez një qiri para fotos së të birit dhe kujton një nga momentet e fundit të lumtura. “Kjo foto është bërë në Abazinë e Novacella-s. Po priste radhën për një aktivitet në pyll. E zgjodha këtë foto për varrin e tij, sepse dukej i qetë dhe i lumtur, ndryshe nga tjetra ku ishte i trishtuar”, tha ajo. 
    Simptomat e para të sëmundjes së djalit u shfaqen në dhjetor të vitit 2022 me dhimbje të forta në këmbë. Pas një rezonance magnetike në Spitalin Rizzoli të Bolognës, mjekët u kishin thënë familjarëve se djali mund të ketë një tumor ndërsa rekomanduan kryerjen e biopsisë dhe një PET, por procedurat anulohen. 
    “Na tha doktori që biopsia mund të përhapte sëmundjen, ndaj nuk duhej bërë. Na mbushi me frikë”, tregon Gianello. 
    Edhe pse mjekët nuk i aprovuan largimin e djalit nga spitali, prindërit e morrën përsipër vendimin dhe e transferuan atë në Padova, ku doktori, i njohur për përhapjen e ideve të Hamer-it, i sugjeron prindërve të kërkojnë “konfliktin emocional” që sipas tij kishte shkaktuar osteosarkomën e Francescos. 
    “Doktori thoshte se gjithçka lidhej me ndjesitë e pafuqisë të Francescos, përjashtimi nga ekipi i futbollit, një përplasje me një mësues, ose presioni im ndaj tij për shkollën”, kujton babai. 
    “Sipas tij, sëmundja ishte një simptomë e procesit të shërimit. Mjaftonte të zgjidhej konflikti, dhe organizmi do e rregullonte vetë”, shtoi ai. 
    Për kimioterapinë, doktori ishte i prerë, nuk duhet përdorur. Në vend të saj, rekomandoi argjilë, anti-inflamatorë, trajtime natyrore dhe ndryshim ambienti. Francesco nuk mori asnjë trajtim mjekësor zyrtar për disa javë. 
    Më pas, prindërit njohën dy terapistë të tjerë, të cilët i sugjeruan të largoheshin nga Italia, fillimisht në Egjipt, më pas në Valdibrucia, një komunitet alternativ në Toskanë që promovon “vetëshërimin emocional”. 
    “Në fillim nuk kuptuam që nuk ishte një qendër mjekësore. Dukej si një vend relaksues, me ushqim të shëndetshëm, diell dhe ushtrime fizike. Gruaja ime hoqi dorë nga puna për t’i qëndruar pranë Francescos. Por gjendja e djalit përkeqësohej me humbje shikimi, vështirësi në lëvizje, dhimbje të forta”, tregoi i ati. 
    Kur gjendja u bë e pashpresë, Francesco u dërgua në urgjencën e Perugias. Atje, pas hetimeve dhe analizave, djali iu nënshtrua radioterapisë dhe trajtimeve paliative. 
    “Në Perugia pamë më shumë përkujdesje dhe njerëzillëk”, thotë Martina. “Edhe pse ishin muajt e fundit, pati momente të bukura. Për ditëlindjen e Francescos, shokët dhe shoqet e shkollës steineriane i bënë një vizitë surprizë.Ishte i rritur. Ndryshe. Kishte pranuar të rruante kokën, diçka që dikur e refuzonte kategorikisht.” 
    Francesco përfundoi klasën e nëntë dhe ndoqi disa leksione të vitit të parë të gjimnazit.Më 5 tetor të dy viteve më parë, u kthye në shtëpi në Vicenza për trajtim paliativ dhe pas pak ditësh, ndërroi jetë. 
    Sot, peindërit shprehen të penduar për zgjedhjet e tyre. 
    “Nuk vepruam kurrë me qëllimin për t’i bërë keq djalit tonë. Por kur përballesh me këtë realitet, nuk mendon qartë. Në Bologna nuk morëm ndihmën psikologjike që na duhej”, than ata. 
    “Nëse dikush dëshiron të ndjekë metoda alternative, mos i aplikoni te fëmijët. Mund ta provoni për veten tuaj, por jo për ta. Nuk ka justifikim për këtë”, u shpreh e ëma. 
    Sot ata e kuptojnë rrezikun.“Sëmundjet janë të ndërlikuara. Askush nuk i njeh shkaqet me saktësi. E vetmja gjë që kemi mësuar është kjo: shko në spital. Edhe nëse do të ndjekësh teori të tjera, mos përjashto mjekësinë.” 

  • Ndërroi jetë në moshën 14-vjeçare nga kanceri, prindërit e adoleshentit akuzohen për “vrasje me dashje”: Besuam te mjekësia alternative, nuk donim t’i…

    Ndërroi jetë në moshën 14-vjeçare nga kanceri, prindërit e adoleshentit akuzohen për “vrasje me dashje”: Besuam te mjekësia alternative, nuk donim t’i…

    Luigi Gianello dhe Martina Binotto janë prindërit e Francesco Gianello-s, i cili humbi jetën në moshën 14-vjeçare për shkak të një tumori, ku sot ata akuzohen për vrasje me dashje të djalit të tyre.

    Sipas prokurorit Paolo Fietta, vdekja e të birit mund të jetë shkaktuar ose përshpejtuar nga vonesa e qëllimshme në diagnostikim dhe fillim të trajtimit mjekësor, për shkak të zgjedhjes së vetë prindërve për të ndjekur alternativa të paprovuara nga mjekësia.
    Në vend të trajtimit onkologjik të rekomanduar nga mjekët, çifti iu besua një mjeku venecian të regjistruar dhe dy terapistëve që ndjekin doktrinën e njohur si teoria e Hamer-it.
    Kjo teori, e shpikur nga ish-mjeku gjerman Geerd Hamer, hedh poshtë trajtimin tradicional të sëmundjeve dhe i sheh sëmundjet, përfshirë kancerin, si pasojë e një konflikti të pazgjidhur emocional që vetë organizmi mund ta tejkalojë në mënyrë natyrale.
    Në një intervistë për Corriere della Sera, prindërit tregojnë historinë e tyre, duke rrëfyer dhimbjen, ndjesitë e fajit, por edhe arsyet që i shtynë të shmangin mjekësinë konvencionale.
    “Kam dashur gjithmonë të kem një djalë dhe ta quaj Francesco, një emër që përçon force. Francesco lindi në shtëpi me ndihmën e një mamie. Ishte i dashuruar me natyrën, i pëlqente të ecte zbathur mes pemëve”, tregoi i ati.
    Nëna, Martina Binotto, ndez një qiri para fotos së të birit dhe kujton një nga momentet e fundit të lumtura. “Kjo foto është bërë në Abazinë e Novacella-s. Po priste radhën për një aktivitet në pyll. E zgjodha këtë foto për varrin e tij, sepse dukej i qetë dhe i lumtur, ndryshe nga tjetra ku ishte i trishtuar”, tha ajo.
    Simptomat e para të sëmundjes së djalit u shfaqen në dhjetor të vitit 2022 me dhimbje të forta në këmbë. Pas një rezonance magnetike në Spitalin Rizzoli të Bolognës, mjekët u kishin thënë familjarëve se djali mund të ketë një tumor ndërsa rekomanduan kryerjen e biopsisë dhe një PET, por procedurat anulohen.
    “Na tha doktori që biopsia mund të përhapte sëmundjen, ndaj nuk duhej bërë. Na mbushi me frikë”, tregon Gianello.
    Edhe pse mjekët nuk i aprovuan largimin e djalit nga spitali, prindërit e morrën përsipër vendimin dhe e transferuan atë në Padova, ku doktori, i njohur për përhapjen e ideve të Hamer-it, i sugjeron prindërve të kërkojnë “konfliktin emocional” që sipas tij kishte shkaktuar osteosarkomën e Francescos.
    “Doktori thoshte se gjithçka lidhej me ndjesitë e pafuqisë të Francescos, përjashtimi nga ekipi i futbollit, një përplasje me një mësues, ose presioni im ndaj tij për shkollën”, kujton babai.
    “Sipas tij, sëmundja ishte një simptomë e procesit të shërimit. Mjaftonte të zgjidhej konflikti, dhe organizmi do e rregullonte vetë”, shtoi ai.
    Për kimioterapinë, doktori ishte i prerë, nuk duhet përdorur. Në vend të saj, rekomandoi argjilë, anti-inflamatorë, trajtime natyrore dhe ndryshim ambienti. Francesco nuk mori asnjë trajtim mjekësor zyrtar për disa javë.
    Më pas, prindërit njohën dy terapistë të tjerë, të cilët i sugjeruan të largoheshin nga Italia, fillimisht në Egjipt, më pas në Valdibrucia, një komunitet alternativ në Toskanë që promovon “vetëshërimin emocional”.
    “Në fillim nuk kuptuam që nuk ishte një qendër mjekësore. Dukej si një vend relaksues, me ushqim të shëndetshëm, diell dhe ushtrime fizike. Gruaja ime hoqi dorë nga puna për t’i qëndruar pranë Francescos. Por gjendja e djalit përkeqësohej me humbje shikimi, vështirësi në lëvizje, dhimbje të forta”, tregoi i ati.
    Kur gjendja u bë e pashpresë, Francesco u dërgua në urgjencën e Perugias. Atje, pas hetimeve dhe analizave, djali iu nënshtrua radioterapisë dhe trajtimeve paliative.
    “Në Perugia pamë më shumë përkujdesje dhe njerëzillëk”, thotë Martina. “Edhe pse ishin muajt e fundit, pati momente të bukura. Për ditëlindjen e Francescos, shokët dhe shoqet e shkollës steineriane i bënë një vizitë surprizë.Ishte i rritur. Ndryshe. Kishte pranuar të rruante kokën, diçka që dikur e refuzonte kategorikisht.”
    Francesco përfundoi klasën e nëntë dhe ndoqi disa leksione të vitit të parë të gjimnazit.Më 5 tetor të dy viteve më parë, u kthye në shtëpi në Vicenza për trajtim paliativ dhe pas pak ditësh, ndërroi jetë.
    Sot, peindërit shprehen të penduar për zgjedhjet e tyre.
    “Nuk vepruam kurrë me qëllimin për t’i bërë keq djalit tonë. Por kur përballesh me këtë realitet, nuk mendon qartë. Në Bologna nuk morëm ndihmën psikologjike që na duhej”, than ata.
    “Nëse dikush dëshiron të ndjekë metoda alternative, mos i aplikoni te fëmijët. Mund ta provoni për veten tuaj, por jo për ta. Nuk ka justifikim për këtë”, u shpreh e ëma.
    Sot ata e kuptojnë rrezikun.“Sëmundjet janë të ndërlikuara. Askush nuk i njeh shkaqet me saktësi. E vetmja gjë që kemi mësuar është kjo: shko në spital. Edhe nëse do të ndjekësh teori të tjera, mos përjash to mjekësinë.”

    Top Channel

  • Papa Francesco ishte tifozi i saj numër një, skuadra e njohur në rrezik falimentimi

    Papa Francesco ishte tifozi i saj numër një, skuadra e njohur në rrezik falimentimi

    17 Tetor 2025

    8:37

    Alfred Lleshi

    Me 15 tituj kombëtarë, një “Copa Libertadores” (2014) dhe një “Copa Sudamericana” (2002), San Lorenzo është një nga klubet më të mëdha të futbollit argjentinas, ku kanë luajtur emra si Lavezzi, Córdoba, Zabaleta dhe Chilavert.
    Megjithatë, pas një sezoni të qëndrueshëm sportiv (vendi i 6-të në grupin B), klubi përballet me krizën e rëndë ekonomike. Sipas “TyC Sports”, San Lorenzo, ekipi i zemrës së Papa Francesco, duhet të shlyejë 4.4 milionë euro deri më 19 tetor ndaj fondit zviceran “AIS Investment Fond”.
    Nëse pagesa nuk kryhet, klubi rrezikon falimentimin, pasi nuk ka më mjete ligjore për ta shmangur detyrimin. Skenar dramatik për një simbol të futbollit amerikano-latin, që tani po lufton për mbijetesë. Pra, fati i “klubit të Papës” do të vendoset në orët e ardhshme.

  • SYRI TV/ Gjykata e Apelit dënon 12 vite burg Francesco Becchetti! Arbitrazhi i njohu biznesmenit dëmin mbi 100 milion euro

    SYRI TV/ Gjykata e Apelit dënon 12 vite burg Francesco Becchetti! Arbitrazhi i njohu biznesmenit dëmin mbi 100 milion euro

    Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Bechetti, të cilit, në bashkim të dënimeve, iu zbritën 5 vite nga vendimi i Shkallës së Parë që e kishte dënuar me 17 vite. Vendimi vjen pas një procesi hetimor dhe gjyqësor prej 11 vitesh. Teksa drejtësia shqiptare e shpall fajtor për 4 vepra penale, Gjykata e Arbitrazhit i njeh atij dëmin ekonomik prej mbi 100 milionë euro. Dëmi i shkaktuar shtetit përfshin edhe bllokimin e disa aseteve me vlerë, si masë kompensimi ndaj biznesmenit.

    Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka dënuar me 12 vite burg Francesco Bechettin, duke zbatuar nenin 55 të Kodit Penal, që parashikon bashkimin e dënimeve. Treshja gjyqësore që mori vendimin përbëhej nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, të cilët ndryshuan pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë për një pjesë të dënimit.

    Apeli uli në 12 vite burg edhe dënimin për Mauro De Renzis, bashkëpunëtor i Bechettit, i cili në Shkallën e Parë ishte dënuar me 16 vite. Për pjesën tjetër të të pandehurve, u la në fuqi i njëjti vendim.

    Ndërkohë, Gjykata ka vendosur që 4 kompanitë e sekuestruara të Bechettit — konkretisht “Energji” sh.p.k., “Cable System” sh.p.k., “400 KV” sh.p.k. dhe “Agon Set” sh.p.k. — t’i kalojnë shtetit shqiptar.

    Qeveria shqiptare e akuzon Bechettin për katër vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

    Kujtojmë se saga e sherrit personal të Edi Ramës me Francesco Bechettin përfundoi me një fund të hidhur për qytetarët shqiptarë. Biznesmeni italian ka ekzekutuar gjobën 110 milionë euro të Arbitrazhit në Belgjikë, duke marrë të gjitha paratë e hapësirës ajrore të Shqipërisë, të cilat mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol-it që prej dhjetorit të vitit 2020.

    Por, përveç Edi Ramës, ky dëm ka edhe dy bashkëautorë të tjerë. I pari është Erion Veliaj, i cili, sipas raportimeve, dërgonte SMS kërcënuese pasi gazetarët e Agon Channel filmuan dasmën e tij në Kalanë e Gjirokastrës. Bashkëautori i dytë është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, i cili, gjatë një dreke në një restorant të Tiranës, e kërcënoi Bechettin me mesazhe me përmbajtje mafioze.

  • Gjykata e Apelit ul me 5 vite dënimin për biznesmenin italian, Francesco Becchetti

    Gjykata e Apelit ul me 5 vite dënimin për biznesmenin italian, Francesco Becchetti

    Gjykata e Apelit ul me 5 vite dënimin për biznesmenin italian, Francesco Becchetti. Nga 17 vite burg, Beccheti do t dënohet me 12 vite.
    Në shkurt të 2023, Gjykata e Tiranës dënoi biznesmenin italian Francesco Becchetti me 17 vite burg.
    Ndërsa e ëma e biznesmenit Becchetti, Liliana Condomitti u dënua me 8 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale.
    Ndërsa bashkëpunëtori i tij Mauro De Renzis u dënua me 16 vite burg.
    Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.
    Kujtojmë që Becchetti u akuzua nga Prokuroria për 4 vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

  • Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti

    Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti

    Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë, ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti, të cilit iu ulën 5 vite nga vendimi i Shkallës së Parë në aplikim të nenit 55 që parashikon bashkimin e dënimeve.

    Treshja e Apelit që mori vendimin ishte e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani ndryshuan pjesërisht vendimin për një pjesë të dënimit.
    Në 2022, Gjykata e Tiranës pra shkalla e parë e dënoi Bechetin me 17 vite burg për 4 vepra penale, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, krijimi i skemave mashtruese, pastrim parash dhe falsifikim. Mouro de Renzis me 12 vite burg, nga 16 vjet burg që e dënoi Gjykata e shkallës së parë Tiranë.
    Apeli la në fuqi vendimin për Eriona Troplinit me 8 vjet burg dhe Liliana Condimitti me 8 vjet burg.

    Top Channel

  • Apeli dënon me 12 vite burg Francesco Becchetti, i fitoi mbi 100 mln euro Shqipërisë në Arbitrazh…

    Apeli dënon me 12 vite burg Francesco Becchetti, i fitoi mbi 100 mln euro Shqipërisë në Arbitrazh…

    Francesco Becchetti është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Apelit.  Gjykata e Tiranës kishte dënuar me 17 vite burg, ndërsa Apeli i ka ulur 5 vite.
    Ish-pronari i platformës televizive italo-shqiptare Agon akuzohet për një seri akuzash, nga mashtrimi dhe pastrimi i parave. Bashkë me interesat, Francesco Becchetti i ka bllokuar Shqipërisë rreth 135 mln euro deri në këtë shtator, pasi Arbitrazhi Ndërkombëtar i dha të drejtë atij për pretendimet mbi dëmin financiar.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • U akuza për katër vepra penale/ Dënohet me 12 vite burg biznesmeni, Francesco Becheti

    U akuza për katër vepra penale/ Dënohet me 12 vite burg biznesmeni, Francesco Becheti

    Francesco Becchetti

    TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin italian, Francesco Becchetti. Apeli fillimisht e dënoi me 17 vite burg, por tashmë i ka ulur 5 vite bazuar edhe në aplikimin e nenit 55, që parashikon bashkimin e dënimeve në një të vetëm. Gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani ishin treshja e Apelit që mori vendimin duke ndryshuar pjesërisht një pjesë të dënimit.
    Francesco Becchetti është shpallur fajtor për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash. Ai u akuzua për 4 vepra penale; “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
    Gjykata e Apelit uli gjithashtu në 12 vite burg dënimin për Mauro De Renzis, i dënuar në Shkallë të Parë me 16 vite si bashkëpunëtor i Becchettit. 
    Becchetti vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që në vitin 2022 u dënua me 17 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për një sërë veprash penale.
    Konflikti me Becchetti-n:
    Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Beçhetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 110 milionë eurosh në vitin 2020.
    Pas këtij vendimi, investitori ka synuar mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku një prej tyre është llogaria e Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, ndërkohë që qeveria thekson se beteja ende nuk ka mbaruar.
    Në 26 maj 2021, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) u paraqit një tjetër kërkesë e Shqipërisë sa i takon përplasjes me investitorin italian Francesco Beçhetti ku u regjistrua një kërkesë për korrigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë. Por në prill 2023, Beçhetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare.
    Zanafilla e përplasjes mes shtetit dhe investitorit nisi në qershor të 2015-ës, kur u bllokuan asetet e Francesco Beçhetti-t. Bllokimi i këtyre aseteve çoi edhe në mbylljen e televizionit Agon Channel, element që u përdor nga Beçheti për të çuar çështjen në Arbitrazh. Ndërsa në shkurt të vitit 2022 Gjykata e Tiranës dënoi me 17 vite burg sipërmarresin italian Francesco Beçhetti. /ZËRI