Tag: franc

  • Bisedat me Florenc Çapjan për të vrarë “Krymin”, kush është Flobenc Meçja, u kap me Akilin në Durrës

    Bisedat me Florenc Çapjan për të vrarë “Krymin”, kush është Flobenc Meçja, u kap me Akilin në Durrës

    Pamje nga operacioni

    DURRËS- Forcat speciale të RENEA-s kanë vendosur në pranga Flobenc Meçjan, i cili është mes 7 personave të arrestuar gjatë një aksioni në një restorant në Gjirin e Lalzit. Edhe pse ishte i shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Meçja ishte duke darkuar me të arratisurin nga burgu italian, Xhevdet Plakun dhe disa persona të tjerë, disa prej tyre të shpallur në kërkim.
    Meçja alias Gega alias Drini, ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për kryerjen e disa veprave penale: “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.
    43-vjeçari nga Shkodra u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi emri i tij dilte në biseda në aplikacionin e enkriptuar “SkyECC”, me Franc Çopjan. I riu nga Shkodra ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë, për llogari të klanit Çopja. Ai akuzohet si vrasës me pagesë e tyre dhe ka qenë i hetuar për vrasje me pagesë në Vlorë. Në bisedat e zbardhura nga SPAK, ai flet me Florenc Çopjan, i cili i ofron 4 apo edhe 5 milionë euro për vrasjen e Erion Alibej. Po ashtu, i kishte ofruar edhe nga 1 milion euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Bahos dhe Ilir Lloshit.
    Franc Çopja bisedon me Flobenc Meçjan
    Për të arritur qëllimin, në mesazhet e zbardhura nga SPAK, Flobenc Meçja e siguron Franc Çopjan se do marrë edhe një qitës serb. Me qëllim që të jenë më të sigurtë në realizimin e planit të tyre.
    Flobenc Meçja: Më thuaj pak a shumë ku rreh pazari, se unë nuk jam vetëm?  Ti dashke me na nxjerrë në pension hahahha. Nëse ka pamje të mirë atëherë do i hyj punës. Uroj që shtëpia e kushërirës të bëj punë pasi sa të vijë vjeshta do e ekzekutoj Erion Alibej. Sapo të marrë snajperin do të të informoj dhe nëse distanca nga shtëpia e kushërirës është 400 metra për mua ekzekutimi i Alibejt nuk është problem. Nëse xhamat e Erionit nuk janë të blinduara mund ta godasim edhe kur të jetë brenda në shtëpi.
    Por pavarësisht përpjekjeve, Meçja nuk arriti kurrë që ta ekzekutonte Erion Alibej, i cili u vendos në pranga nga Policia./ZËRI

  • “Rezultatet janë ‘mish mash’”, akuzat e PD-së: Makineria shtetërore ka manipuluar votat në diasporë, kërkohet hetim

    “Rezultatet janë ‘mish mash’”, akuzat e PD-së: Makineria shtetërore ka manipuluar votat në diasporë, kërkohet hetim

    Përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri deklaroi sot se PD e kishte ngritur shumë herë shqetësimin për procesin e votimit nga jashtë, e konkretisht nga Greqia. I ftuar në një studio televizive Nuri tha se rezutatet nga ky votim ishin të kontrolluara nga shteti, si në Bjellorusi.
    Nuri u shpreh se votat nga Greqi kaluan nga makineria shtetërore dhe për këtë ka pasur njoftime edhe nga emigratët shqiptarë.
    “Diaspora po na tregon atë që PD e ka ngritur si shqetësim para votimeve. Me Topallin kam dalë në 5 konferenca shtypi, kemi nisur me dhjetëra shkresa e kërkesa. Kemi dërguar shkresa në KQZ, lidhur me problematikën në Greqi, zarfet e postën. Po vinte re diçka jo normale në lidhje me ardhjen e zarfeve.
    E pamë Ballën të angazhuar fort në diasporë. Edhe Rama e ngriti vetë shqetësimin për mish mash me DHL në Greqi. Vetë PS ishte e shqetësuar, kishin ardhur 17.700 vota, çuditërisht u angazhua Balla, makineria shtetërore, KQZ ndryshoi rregullat e lojës. Gjithë këtë makineri shtetërore e kishim paralajmëruar. Dolën rezultat e denja për Bjellorusinë. Partia shtet del me rezultate 90-95% dhe opozita humb në çdo kuti me votat e Greqisë.
    Ne prisnim ndryshimin nga diaspora, pasi janë qytetarë të lirë e nuk shantazhohen. Kur PD del në fushatë, Berisha në Athinë e Selanik, takime madhështore e nuk reflektohen në vote. Janë kandidatë që me qindra votues që kam votuar në qarqe të caktuar, dhe ato vota nuk reflektohen. Ku kanë shkuar këto vota. SPAK duhet të hetojë.
    Ka dhe një letër tjetër, të gjitha nga Greqia, ka pafund qytetarë shqiptarë pasi shumica janë të opozitës se kanë dashur ndryshimin, është seleksionimi i qytetarëve duke mos iu çuar zarfet ose fletën e votimin, duke u pamundësuar votën”,-tha Nuri.
    Franc Nuri: Votat e diasporës në Greqi janë kontrolluar nga makineria shtetërore, si në Bjellorusi
    PD denoncon manipulime në votimin e diasporës nga Greqia: SPAK duhet të hetojë
    Akuzat e PD-së për procesin e votimit në Greqi: Zarfe të bllokuara dhe përzgjedhje qytetarësh
    Franc Nuri: Rezultatet nga Greqia janë ‘mish mash’ dhe favorizojnë PS me 90-95% vota
    PD: Votat e emigrantëve në Greqi nuk janë reflektuar, dyshohet manipulim i organizuar
    Tituj me stil më neutral, por informues:PD: Problem në procesin e votimit nga diaspora në Greqi, ngritet shqetësimi për ndikim shtetëror
    Franc Nuri në Syri TV: Makineria shtetërore ka manipuluar votat në diasporë, kërkohet hetim

  • Rezoluta e PPE për zgjedhjet, Nuri: Është një mbështetje e madhe për PD, një sinjal që nuk do të ketë pasaportë evropiane me PS…

    Rezoluta e PPE për zgjedhjet, Nuri: Është një mbështetje e madhe për PD, një sinjal që nuk do të ketë pasaportë evropiane me PS…

    I ftuar në emisionin e mesditës në Syri tv ka qenë Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Franc Nuri.

    Në bisedë me moderatorin Bled Marku ai ka komentuar miratimin e rezolutës për Shqipërinë dhe për rrezikimin e zgjedhjeve të lira nga qeverisja e Ramës. Nuri ka folur edhe për denoncimet e opozitës për shkeljen e ligjit zgjedhore nga Rilindja dhe institucionet shtetërore.

    Franc Nuri: Unë e shoh si një zhvillim pozitiv. Është një mbështetje shumë e fortë dhe e fuqishme që vjen për Partinë Demokratike 10 ditë para zgjedhjeve. Është një mbështetje e jashtëzakonshme dhe një sinjal që nuk do të ketë pasaportë evropiane me PS. Është një sinjal që nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi për shkeljen e standardeve zgjedhore. Është një sinjal i fortë ndaj të gjithë atyre individëve që ndoshta i ka shkuar në mendje që në 2-3 ditët e fundit para zgjedhjeve të zbresin në terren dhe të zbatojnë ato metodat e vjetra që i kanë patur dhe i kanë përdorur herët e kaluara, qoftë në 2021, apo në 2023, apo edhe më herët akoma, që nuk do të tolerohen, Krimi zgjedhor nuk do të tolerohet. Partia Demokratike është këtu, është prezent i ka mbajtur shënim të gjithë vërejtjet, të gjitha problematikat, i ka ngritur ato kudo, si në KQZ si në institucionet e tjera. I ka paraqitur në SPAK tek ndërkombëtarët. Tek OSBE – ODHIR, duke filluar që përpara disa muajsh që kur filloi procedura e regjistrimit të diasporës. Por gjithashtu edhe me procedurat e tjera sa i takon tashmë  edhe dërgimit të zarfeve në diasporë. Të gjitha fenomenet e keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve, patronazhimi, qoftë ai brenda edhe jashtë Shqipërisë do të ndëshkohet. Kështu që është një sinjal jashtëzakonisht i fortë dhe i vlefshëm që tregon se partnerët ndërkombëtarë perëndimorë të Partisë Demokratike, janë aty janë vigjilentë dhe po shohin zhvillimet në Shqipëri dhe po shohin se si po shkon ky proces zgjedhor, dhe po shohin se si po shkojnë këto zgjedhje të 11 majit 2025. Dhe unë gjykoj se është një mbështetje shumë pozitive që do të inkurajojë, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe do të inkurajojë mbi të gjithë tranzicionin politik dhe ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike.

    Bled Marku:  PD ka bërë shumë denoncime për këto fenomene për sa i përket këtyre fenonomeneve të cilat janë pasqyruar sot edhe në rezolutën e PPE. Por dua të përqendrohem tek KQZ. Çfarë bën. A e çon në organet ligjzbatuese për tu marrë masa.

    Franc Nuri: Në shumicën e  rasteve që ka depozituar PD, që janë pothuajse 100 siç e thate edhe ju, nuk janë marrë masa administrative por ama është zhvilluar një proces i mirëfilltë administrativ i shqyrtimit të këtyre rasteve në KQZ. Që do të thotë që pretendimet tona janë parashtruar publikisht, palët janë thirrur. Administrata ose personat e caktuar kanë ardhur ose kanë paraqitur pretendimet e tyre. Dhe pse është e rëndësishme kjo pjesë. Sepse gjatë këtyre denoncimeve të PD qoftë për asfalt elektoral qoftë për keqpërdorim të burimeve njerëzore, apo të keqpërdorimit të administratës në fushatë, në dijeninë tonë kanë nisur disa hetime nga prokuroritë e rretheve edhe nga SPAK. Po kanë nisur hetime. Dhe kanë ardhur edhe në KQZ për të marrë dokumentacionin që mund jetë depozituar, pretendimet apo sqarimet nga institucionet publike.

  • Nga plani për hedhjen në erë të drejtorisë së policisë te qitësi serb, zbardhen “ofertat” e Çopjave për vrasjen e Alibejt

    Nga plani për hedhjen në erë të drejtorisë së policisë te qitësi serb, zbardhen “ofertat” e Çopjave për vrasjen e Alibejt

    Emisioni “Në Shënjestër” në News24, mbrëmjen e sotme ka hedhur dritë mbi përplasjet e përgjakshme që tronditën qytetin e Elbasanit, ato mes fisit Çopja dhe Alibej.
    Përplasja shpjegohet në detaje, duke zbuluar planet e detajuara që Çopjave për eliminimin e Erion Alibejt, duke planifikuar vrasjen me eksplozivë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Elbasan te mundësia e ekzekutimit me snajper në banesën e tij, duke punësuar edhe një qitës serb.
    Në Shënjestër
    Por Franc Çopja nuk ishte i kënaqur vetëm me ekzekutimin e Endrit Alibej. Ai kërkonte në tavë edhe kokën e vëllait të tij, Erion Alibej, për të cilin ai ishte i gatshëm të paguante dyfishin e çmimit që kishte paguar për të vrarë ‘Tarzanin’, sikurse i drejtoheshin ndryshe Endrit Alibej.
    Ndoshta kjo për faktin që ‘Krymi’, Erion Alibej pas vrasjes së të vëllait në Masakrën e Bradasheshit ishte bërë shumë i rrezikshëm dhe kishte mbledhur informacion të bollshëm se kush ishin vrasësit. Po kështu kishte filluar nga puna për eleminimin e grupit që qëlloi mbi vëllain dhe të afërmit të tij në Bradashesh. Shqetësim të cilin Franc Çopja e ndjen gjithmonë e më nga afër. Ku nga bisedat evidentohet se drejtuesit e Organizatës kriminale ‘Çopja’ kanë synuar eleminimin e personave që kanë ndihmuar ose kanë qënë pjesë e grupit të Alibej me qëllim izolimin apo shkatërrimin e Erion Alibej, duke synuar të përçojnë panik dhe frikë te njerëzit që atij i rrinë pranë. Alibej nga ana e tij pas vrasjes së të vëllait ndërmori një fushatë spastrimi dhe eleminoi të gjithë anëtarët e grupit kundërshtar, teksa kreu të paktën gjashtë vrasje
    Por nga ana e tij pësoi shumë humbje, dhe iu vranë disa nga ushtarët, por që për kokën e tij u vendosën në dispozicion miliona euro
    Çopjat ndërkohë kishin mbledhur një pasuri deri në 200 milionë euro, nga të cilat 10 milionë euro janë kriptomonedha që sot janë bllokuar, dhe sekuestruar, ashtu si dhe vila luksoze, apo investime në agroturizëm. Por po kështu kishin investuar në lingota ari në një shumë mbi 15 milionë euro.
    Sky Ecc
    11 Gusht 2020
    Franc Çopja
    ‘Krymi’, është ky që kam unë probleme, Erioni nga Elbasani. Është vëllai i ‘Tarzanit’ që vdiq.
    Ndërkohë që ajo që ka krisur edhe më shumë grupin janë dëshmitë përpara grupit hetues.
    Sidomos të vëllait të Nuredin Dumanit, i cili del se ka qenë pjesëmarrës në ekzekutmin e Endrit Alibej. Nuredin Dumani që tani shërben për ‘Krymin’, Erion Alibej.
    Sky Ecc
    24 Korrik 2020
    Talo Çela bisedon me Arzen Mama
    ‘Kokëçami (Altin Ndoci) është zënë me Dashin. E ka rrahur. Janë zënë këto të dy që ka plas kjo o vlla, nuk ka lidhje.
    Del vëllai i Dashit në favor të ‘Krymit’, a e kupton çfarë skandali është këtu apo se kupton’
    Por siç thamë shuma e vënë në dispozicion për të vrarë Erion Alibej ishte shumë e lartë se ajo që vëllezërit Çopja paguan për të ekzekutuar vëllain e tij Endrit Alibej dhe kjo shikohet edhe në komunikimet në Sky Ecc, midis grupit të Çopjave ku Erion Alibej kërkohet të vritet me çdo kusht gjatë periudhës korrik-nëntor të vitit 2020. Ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator të këtij viti, në qytetin e Elbasanit, që përkon edhe me periudhën e pandemisë Covid-19.
    Për realizimin e kësaj ngjarje janë zhvilluar biseda konkrete ndërmjet shtetasve Mikael Kamami dhe Arzen Mama, ku rezulton se, organizata kriminale Çopja ofron 4 000 000 euro, për vrasjen e Erion Alibej dhe se atentati do kryhej me lëndë plasëse eksplozive në ambientet e shoqërimit të DVP Elbasan. Informacioni për vendqëndrimin dhe vendndodhjen e saktë të shtetasit Erion Alibej do merrej nga shtetasi Martin Musaj. Nga ku del se Franc Çopja apo Gergely i ka ofruar shtetasit Flobenc Meçja, një pagesë prej 5 milion euro për vrasjen e Erion Alibej.
    Si dhe nga 1 milion Euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Baho dhe shtetasit Ilir Lloshi, të cilit i referohen me pseudonimin ‘Liçe’, ku Flobenc Meçja është shprehur i gatshëm të kryejë vrasjet.
    Sky Ecc
    Franc Çopja bisedon me Flobenc Meçjan.
    Flobenc Meçja: ‘Më thuaj pak a shumë ku rreh pazari, se unë nuk jam vetëm?
    Franc Çopja: 5 mln euro.
    Flobenc Meçja: Ti dashke me na nxjerrë në pension hahahha’.
    I joshur nga shuma e madhe e parave, siç shikohet edhe nga komunikimet në vazhdim, Flobenc Meçja nuk kërkon të humbasë kohë për të vrarë, fillimisht Erion Alibejn. Për këtë arsye ai i kërkon Franc Çopjas çelësat e apartamentit të kushërirës së tij, për të parë mundësinë për ta ekzekutuar Alibejn me snajper.
    Sky Ecc
    31 Korrik 2020
    Flobenc Meçja i shkruan Franc Çopjas, ku i kërkon çelësat e shtëpisë së kushërirës që ndodhet në katin e fundit.
    ‘Nëse ka pamje të mirë atëherë do i hyj punës. Uroj që shtëpia e kushërirës të bëj punë pasi sa të vijë vjeshta do e ekzekutoj Erion Alibej. Sapo të marrë snajperin do të të informoj dhe nëse distanca nga shtëpia e kushërirës është 400 metra për mua ekzekutimi i Erion Alibej nuk është problem.
    Nëse xhamat e Erionit nuk janë të blinduara mund ta godasim edhe kur të jetë brenda në shtëpi.
    Për të arritur qëllimin, Flobenc Meçja e siguron Franc Çopjan se do marrë edhe një qitës serb. Me qëllim që të jenë më të sigurtë në realizimin e planit të tyre.
    Ku gjatë bisedave Flobenc Meçja i dërgon Franc Çopjas, 4 foto ku dallohet stadiumi si dhe dy ndërtesa, të cilat nga matja në distancë objektivi është shumë i lehtë për t’u arritur.
    Sky Ecc
    Flobenc Meçja i shkruan Franc Çopjas.
    ‘Më merr informacione nëse ka kamera tek pallati i Erion Alibej dhe tek pallati i kushërirës, kjo pasi do ta mendoj mirë planin për ekzekutimin e Erion Alibej’.
    ‘Po aty qenka me ja fut me tullë. O shok me aq lekë sa jep ti për këtë unë ja … hy me shtet dhe e mbaroj”.
    Puna për eleminimin e Erion Alibej bëhet gjithmonë e më vështirë, pasi ky i fundit ka vendosur tenda në ballkonin e apartamentit të tij. Ndërsa Flobenc Meçja e ka gjatë gjithë kohës në vëzhgim. Edhe pse gjatë kohës dyshon nëse preja e tij ndodhet apo jo në apartament.
    Sky Ecc
    6 Gusht 2020
    Flobenc Meçja informon Franc Çopjan.
    ‘Erion Alibej ka vendosur tenda në tarracë dhe ka mundësi të ketë bërë ndonjë pishinë lart.
    ‘Aty do kalojë ai kur del nga garazhi. S’ka ku kalon tjetër për të dalë në rrugë kryesore.
    Tashi do mundohem t’i gjej çfarë makinash ka në garazh. Besoj që e lëviz ai dhëndri vet. Se s’ka besim te shumë njerëz ai’.
    Por Franc Çopja duket se është shumë serioz në qëllimin e tij për të vrarë Erion Alibej.
    Për këtë arsye ai i jep edhe kaparin Flobenc Meçes, që ky i fundit të mbarojë punë.
    Dosja Hetimore
    Flobenc Meçja ka marrë shumën e parave në formën e kaparit nga Franc Çopja.
    Ai bie dakord që me radhë të eleminohen shtetasit: Arjan Spahiu, Erion Alibej, Aldo Baho dhe Ilir Lloshi.
    Franc Çopja e porosit Flobenc Meçjan që personat që ka shokë nëse marrin përsipër punën (ekzekutimet e shtetasve Erion Alibej, Arjan Spahiu dhe Aldo Bajos) nuk kanë pse ta dinë që Franci është porositësi pasi sipas tij kështu bëhën punët.
    Konfirmimi se Erion Alibej është gati për tu ekzekutuar nuk vonon nga Flobenc Meçja, i cili pret edhe një përgjigje të fundit nga snajperisti që mesa duket do vijë nga jashtë Shqipërie. Apo siç ai tha nga Serbia. Ndërkohë që Franc Çopja nga e tij, i kujton Flobenc Meçes se këto punë kërkojnë para dhe përkushtim.
    Dosja Hetimore
    Më datë 27 Korrik 2020, Flobenc Meçja komunikon me Franc Çopja të cilit i thotë se ‘shoku i tij në Shqipëri është Ok me punën dhe se tani do marrë dhe konfirmimin e personit që ndodhet jashtë Shqipërisë. Unë them që do bëjmë ndonjë punë. Ky shoku këtu është ok. Tashi do pyes dhe atë lart. Pastaj do të them që ça do bëjmë. Do i them çmimin që më the. Po s’ka gjë që s’bëhet. Mund t’i japim edhe lekë shtetit dhe e kryejnë ato. Ka alternativa se me atë çmim që më the ti…. e vejmë drejtorin e policisë vetë ne hahahha; A kupton çfarë bën leku këtu’.
    Por sipas grupi hetues edhe pse në këto komunikime shfaqet vetëm roli i Franc Çopjas, ata kanë krijuar bindjen se i përfshirë në planet për ekzekutime është edhe Hajdar Çopja, apo Bako
    Dosja Hetimore
    ‘Nga analizimi në tërësi i bisedave rezulton se dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja e kanë shpallur së bashku këtë luftë me grupin Alibej dhe ata janë bashkëfinancues dhe bashkëkrijues të organizatës kriminale’.