Tag: franc

  • ‘I bëre 15 mln €? Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot’, trafikuan 28 tonë kokainë në BE, detaje nga dosja

    ‘I bëre 15 mln €? Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot’, trafikuan 28 tonë kokainë në BE, detaje nga dosja

    Media publikon detaje nga dosja voluminoze e organizatës kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, përgjegjëse për trafikimin e 28 ton kokainë Amerika Latine drejt Europës. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë nisur që në vitin 2023.

    Në fokus të hetimeve janë dy ngarkesa të mëdha: 11.6 ton kokainë të transportuara nga Paraguaji në Belgjikë, konkretisht në portin e Anversit, dhe 16.4 ton të tjera nga Paraguaji në Gjermani, në Hamburg.

    Në dosje zbulohet dhe emri i dy shqiptarëve që në vitin 2020 u arrestuan në një banesë në Holandë me 600 kg kokainë dhe 2 milion euro cash.

    “Fadil Balla dhe bashkëpunëtorët e tij, Miklovan Mullaj, e kanë tërhequr sasinë e lëndës narkotike nga magazina e Franc Gergelit më datë 07.11.2020. Personat që ka dërguar Miklovan Mullaj për të marrë lëndën narkotike kanë qenë Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu (Nasufi). Daja dhe Bakiu e kanë magazinuar lëndën narkotike në adresat me numër 737 në Strevelseeg në Roterdam dhe banesën Nr. 176 në rrugën Hilleeeg në Roterdam. Rreth orës 22:50, Policia e Rotterdamit, e cila kishte që në muajin shtator 2020 që vëzhgonte banesën e Bakiut dhe Dajës në Strevelseeg, ka ushtruar kontroll në të dyja banesat dhe ka sekuestruar 600 kg lëndë narkotike kokainë dhe ka arrestuar shtetasit Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu, të cilët janë dënuar me nga 5 vite burgim në prill të vitit 2021 për veprën penale të kryerjes në bashkëpunim të veprimeve në kundërshtim me ligjin për drogërat.”

    Në dosjen voluminoze janë dhe qindra mijëra sms të zbërthyera nga aplikacioni SKY ECC dhe nofkat e trafikantëve.

    “Kam shumë lek në Holandë, s’po i nis dot. Nga konteksti i bisedës dyshohet se me nofkën “shijaksi”, Ervis Cela i referohet shtetasit Fadil Balla, për të cilin pyet vëllain tij nëse ka dorëzuar ndonjë shumë parash. Të njëjtën pyetje ka dhe për shtetasin Soni Pepa, të cilit i referohet me nofkën “Zhuu”. Ervisi pyet vëllain e tij nëse tashmë e ka grumbulluar shumën e dyshuar prej 15 milionë eurosh. Në këtë bisedë Ervis Çela shprehet gjithashtu se ka shuma të konsiderueshme parash në Holandë, por nuk ka shoferë për t’i transportuar deri në Shqipëri.

    Më datë 10.09.2020, ora 15:21:33, Ervis Çela komunikon me Fadil Ballën të cilit i shkruan “Me ke nja 600 S më shumë iani… A më the fut 110 copa… Dhe un i futa… Sta prish qefin” dhe në vijim i dërgon një fotografi me shënime detyrimesh. Ervisi vijon bisedën duke i dërguar mesazhet me tekst “Ti s’ke më shtëpi ku me fli lekët… Ahahahahaha. Janë mush plot…”

    Nga komunikimet dyshohet se grupi kriminal ka bashkëpunuar edhe me një shtetas brazilian si dhe në një rast ka trafikuar edhe armë zjarri.

    “Më datë 16.09.2020, në orën 13:22:32 Ervis Cela komunikon me Franc Gergelin të cilit pasi i dërgon disa fotografi armësh zjarri automatike me silenciator të montuara i shkruan “6 janë me silenciator.. do çmontohen tani dhe i fus në kanaçe, çdo armë kanaçe”.

  • SPAK godet grupin e fuqishëm të drogës/ Gazetarja zbulon detajet: Organizata e kokainës drejtohej nga Franc Çopja dhe..

    SPAK godet grupin e fuqishëm të drogës/ Gazetarja zbulon detajet: Organizata e kokainës drejtohej nga Franc Çopja dhe..

    Gazetarja Etleva Delia thotë se organizata kriminale, që u godit nga SPAK për trafikun e kokainës, kishte drejtues jo vetëm Franc Çopjan, por edhe Ervin Çelën, tashmë i arrestuar.
    Në një intervistë për një emision televiziv, Delia u shpreh se kjo organizatë kishte gjeneruar miliarda euro të ardhura.
    Delia shtoi se ky grup krimial trafikonte sasi të mëdha droge në periudhë të shkurtër kohe.
    “Një organizatë kompakte, lëvizte shuma të mëdha parash. Kishte mundësi të trafikonte sasi të mëdha droge në periudhë të shkurtër kohe. Emri i Franc Çopjas është lakuar fillimisht nga drejtësia belge. Ai u ekstradua nga Dubani në fund të vitit 2023. Nga këto të dhëna, e reja del nga zhvillimi dhe çfarë kanë zbuluar nga bisedat në aplikacionin Sky. Franc Çopja nuk ka qenë i vetëm, por ka pasur bashkëdrejtues Ervin Çelën, i cili ndodhet në burg. Kishin bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin. Kanë qenë 28 ton kokainë, me vlerë 1.5-3.5 miliard euro. Paratë i sillnin në Shqipëri përmes autobusëve. Sasia bën diferencën, ka sasi më të madhe. Janë vendosur 16 masa sigurie.”, theksoi ai.

  • SPAK godet organizatën e kokainës/ Delia: Organizata me disa bashkëdrejtues, kishte gjeneruar miliarda euro të ardhura

    SPAK godet organizatën e kokainës/ Delia: Organizata me disa bashkëdrejtues, kishte gjeneruar miliarda euro të ardhura

    Gazetarja Etleva Delia thotë se organizata kriminale, që u godit nga SPAK për trafikun e kokainës, kishte drejtues jo vetëm Franc Çopjan, por edhe Ervin Çelën, tashmë i arrestuar.
    Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Delia u shpreh se kjo organizatë kishte gjeneruar miliarda euro të ardhura.
    Delia shtoi se ky grup kriminal trafikonte sasi të mëdha droge në periudhë të shkurtër kohe
    “Një organizatë kompakte, lëvizte shuma të mëdha parash. Kishte mundësi të trafikonte sasi të mëdha droge në periudhë të shkurtër kohe. Emri i Franc Çopjas është lakuar fillimisht nga drejtësia belge. Ai u ekstradua nga Dubai në fund të vitit 2023. Nga këto të dhëna, e reja del nga zhvillimi dhe çfarë kanë zbuluar nga bisedat në aplikacionin Sky. Franc Çopja nuk ka qenë i  vetëm, por ka pasur bashkëdrejtues Ervin Çelën, i cili ndodhet në burg. Kishin bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin. Kanë qenë 28 ton kokainë, me vlerë 1.5-3.5 miliard euro. Paratë i sillnin në Shqipëri përmes autobusëve. Sasia bën diferencën, ka sasi më të madhe. Janë vendosur 16 masa sigurie.”, theksoi ajo.

  • Goditen sërish Çopjat, zbardhen urdhërarrestet e SPAK! Kush janë trafikantët që tentuan të fusnin tonelata drogë në Europë?

    Goditen sërish Çopjat, zbardhen urdhërarrestet e SPAK! Kush janë trafikantët që tentuan të fusnin tonelata drogë në Europë?

    Franc dhe Hajdar Çopja

    TIRANË- SPAK ka goditur grupin kriminal “Çopja” që trafikonte lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Gjatë një operacioni ndërkombëtar në bashkëpunim me EUROPOL, dhe autoritete nga Franca, Belgjika, Holanda, Gjermania dhe Italia. Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin “SkyECC”, ku dhe dyshohet se kryenin komunikimet për trafik ndërkombëtar. SPAK ka zbardhur emrat e 16 personave për të cilët ka kërkuar masa sigurie. 

    Anëtarët e grupit kriminal:
    Riza Çela
    Ardian Çela
    Albin Çela
    Elvis Çela (Vëllezër)-“arrest me burg”
    Fadil alias Jul Balla pronari Ajman Resort
    Franc Çopja (i arrestuar ne Belgjikë)
    Petrit Sulejmani alias Lakatos-“arrest me burg”
    Mariglen Kamami-“arrest me burg”
    Denis Daja
    Kujtim Gjyla-“detyrim paraqitje”
    Renato Musaka
    Vilson Pepa
    Dition Pepa-“detyrim paraqitje”
    Miklovan Mullai
    Gert Çerma-“arrest me burg”
    Renato Mullai-“arrest me burg”
    Sipas asaj që bën me dije SPAK, kjo organizatë kriminale që ka tentuar të trafikojë në Evropë rreth 17 ton kokainë, operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj. Në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka lëshuar 16 urdhër arreste, ku për 7 persona është caktuar “arrest në burg”, ndërsa për 2 të tjerë “detyrim për t’u paraqitur”./ZËRI

  • DETAJE nga aksioni i SPAK/ Zbardhen EMRAT e personave të përfshirë në trafikun e kokainës

    DETAJE nga aksioni i SPAK/ Zbardhen EMRAT e personave të përfshirë në trafikun e kokainës

    Franc dhe Hajdar Çopja

    TIRANË- SPAK po zhvillon një operacion në disa qytete të vendit për goditjen e një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas gazetares Anila Hoxha, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka prerë fletë-arresti për Franc Çopjas, i cili është arrestuar në Belgjikë dhe Ervis Çelës, i arrestuar një muaj më parë për vrasje.
    Ervis Çela, banues në Peqin, ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, e cila e kishte dënuar atë me 21 vjet burg. Nga dënimi, Çelës i kishin mbetur pa kryer edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë. Ndaj u vendos në pranga më 25 qershor. Por mesa duket në qeli i është komunikuar një tjetër masë sigurie, tashmë për trafik të lëndëve narkotike. 

    Sipas informacioneve të para, grupi kriminal i goditur nga SPAK trafikonte lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Operacioni, që ka nisur në orët e para të mëngjesit, po zhvillohet në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës, por për të ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga ana e Prokurorisë së Posaçme./ZËRI

  • Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

    Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

    Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
    Lidhur me këtë aksion i zhvilluar në 3 qarqe, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, janë zbardhur detaje të reja.
    Mësohet se Prokurorët e SPAK, i kanë caktuar masë të re dy të dyshuarve për trafik ndërkombëtar të drogës Franc Çopja dhe Ervin Çelaj, ndërsa janë arrestuar 3 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
    Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve, kanë dalë në aplikacionin “Sky Ecc”, ku dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.
    Mësohet se masat e sigurisë për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar droge, janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK, ndërsa nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, rezulton se katër te dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër.

  • Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

    Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

    Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan, i kapur në Belgjikë dhe Ervin Çelajn, i arrestuar një muaj më parë me akuzën e vrasjes.
    Tre persona kanë rënë në pranga deri më tani, ndërsa operacioni antidrogë vijon që prej orëve të para të mëngjesit në disa qytete të vendit, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
    Mes dhjetëra të dyshuarve të përfshirë në trafikun e drogës, 4 prej tyre ndodhen në burg.
    Të akuzuarit kanë dalë në përgjimet e aplikacionit Sky Ecc dhe dyshohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës.
    Sipas informacioneve, hetimi kryesohet nga prokurori i posaçëm Vladimir Mara.

  • 130 mijë vota të humbura, Nuri: Po ekspozojmë skandale dita-ditës, përgjigje qesharake nga KQZ…

    130 mijë vota të humbura, Nuri: Po ekspozojmë skandale dita-ditës, përgjigje qesharake nga KQZ…

    I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, në Syri tv ka qenë Franc Nuri, përfaqësues ligjor i opozitës në KQZ.

    Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka shpjeguar detaje pas publikimit të skandalit të radhës të zhdukjes së 130 mijë fletëve të votimit, që tregon për përmasat gjigante  të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit.

    Franc Nuri: Është e pabesueshme në një vend normal. Por në Shqipëri me këto dyshimet që kemi ne për manipulime zgjedhore, për mbushje kutish , për tren bullgar dhe për manovra të tjera që kanë tjetërsuar rezultatin e shqiptarëve nuk është aspak e pabesueshme dhe prandaj ne kemi bërë si Parti Demokratike ankimimet zgjedhore pikërisht për të marrë prova që janë të domosdoshme për faktimin e këtyre krimeve zgjedhore që ne dyshojmë qe e kanë ndodhur dhe prandaj po i ekspozojmë të gjitha të dhënat problematike dhe këto skandale që po  zbulojmë dita ditës.

    Kështu që ishte në vazhdën e ankimeve që ne patëm me qarkun e Kukësit dhe me Beratin por edhe nga rasti i Elbasanit, ju kujtohet që ndodhi ku u zbuluan materiale zgjedhore  dhe lista zgjedhësish. Natyrisht që pati dyshime të numërimit. Në Tiranë në KZAZ numër 40 ku u gjetën fletë votimi me ngjyrë tjetër, apo fletë të palosura në të njëjtën mënyrë gjatë numërimit. Këto tregonin për indicie se mund të kishte mbushje kutish. Të gjithë këto indicie dhe burime të tjera na çuan në idenë për të kërkuar tabelat e përmbledhjes së rezultateve në çdo kuti votimi. KQZ, mbani mend debatin për Kukësin, nuk donte të na i vinte në dispozicion këto prova dhe fakte me arsyetimin e Rusmalit, se ju i keni ato sepse partia ka patur numërues, vëzhgues apo komisionerë. Është tjetër gjë të kesh vëzhgues, komisionerë, dhe tjetër gjë është ti disponosh dokumentet e plota të të gjithë Shqipërisë. Ndërkohë që këto dokumente i ka fare mirë në format elektronik KQZ dhe ne ja kërkuam që të na i jepnin në format elektronik dhe pranuan të na i japin në format elektronik, pra në tabela, aty pastaj llogaritë bëhen mjaft kollaj.

    Flavio Qarri: Ka dhënë një përgjigje KQZ që duke qesharake paksa.

    Franc Nuri: Po përgjigja e KQZ patjetër që është qesharake. Sepse ata…unë nuk e di se çfarë do të thotë test logjik sepse ata e bëjmë edhe ne këtë. Sepse 130 mijë mungojnë. Edhe me test logjik, 10 mijë vota duhet për një mandat. Me test logjik, 130 mijë pjesëtim për 10 mijë i thonë 13 mandate që mund të kenë lëviz. Dhe me test logjik nga 83 mandate që ka marrë PS mund të shkonte në 70 apo jo.

    Flavio Qarri: Pa llogaritur këtu kutitë me 99 për qind të diasporës.

    Franc Nuri: Po, po, pa llogaritur votat e diasporës. Ato janë hesap më vete. Po flasim, që ta kenë të qartë edhe shqiptarët. Këto që kanë ndodhur, ka ndodhur janë brenda vendit.

    Flavio Qarri: Skandali i 130 mijë fletëve doli dje. Si arriti KQZ që ne pak orë të bënte investigimin dhe të jepte përgjigjen dhe të arrinte të identifikonte secilën nga këto 130 mijë fletë që i mungojnë?

    Franc Nuri: Po pra pikërisht këtu qëndron edhe magjia që bën KQZ, se ne kërkojmë tek shkresa jonë si PD. KQZ, hapni kutitë dhe të investigojmë, ku i ke. Pra kryej një kontroll mbi bazën e ligjit dhe kodit zgjedhor që ty ta lejon si institucion ta kryesh edhe me iniciativën tënde. Pra re në dijeni të këtyre fakteve, e shikon që  edhe me llogari dalin këto shifra që ne themi. Ka diçka që nuk shkon nga numri total i fletëve të votimit të prodhuara, minimalisht, po marrim qasjen e KQZ dhe ti  do ta shofsh se çfarë ka ndodhur. Si mund të japësh një përgjigje për 2 orë apo për 12 orë, ndërkohë që ti nuk ke bërë një investigim, ti nuk ke hetuar fare…

  • “Vetëm Suel Çela bën këto masakra!”/ Alibej: Për vrasjen e vëllait dyshimet janë për Franc dhe Hajdar Çopja, ata qanë në varrimin e Endritit! Përdorën Talo Çelën

    “Vetëm Suel Çela bën këto masakra!”/ Alibej: Për vrasjen e vëllait dyshimet janë për Franc dhe Hajdar Çopja, ata qanë në varrimin e Endritit! Përdorën Talo Çelën

    Krimi ka kodet dhe gjuhën e tij, por ajo që vlerësohet si më e frikshme është gjakftohtësia dhe deri pandjeshmëria me nota hipokrizie, ku shpesh autorët e vërtetë dyshohet se marrin pjesë në ceremoni mortore dhe qajnë për viktimat.
    Një prej këtyre rasteve e ka rrëfyer nëpërmjet dëshmisë dhe pretendimeve të tij në GJKKO, bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej.
    Ai foli për atentatin e 29 dhjetorit 2018 në Bradashesh të Elbasanit, ku u vranë i vëllai Endriti, xhaxhai Arben Dylgjeri, si dhe një shtetas turk, mik i familjes. Alibej tha sot në sallën e gjyqit se informacionet që i vinin ishin më shumë rreth Suel Çelës, kurse Çapjat erdhën ndër të parët në shtëpi, pasi ashtu u interesonte, ndërsa ishin në konflikt me Çelën. Por më pas informacionet vijuan edhe për vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët sipas tij ishin në varrim dhe madje derdhën lotë për Endritin.
    Dëshmia e Erion Alibejt për atentatin ndaj vëllait:
    “Shtetasi turk ka qenë edhe më herët në Shqipëri, kur vajza ime mbushi 1 vjeç, ishte mik i ngushtë i joni për shkak të marrëdhënieve të punës me Endritin. Mbrëmjen e masakrës Endriti ishte në Tiranë me disa miq, pastaj u nis për Peqin tek dajat e mi, ku ishin mbledhur, teksa un po çoja ca dhurata për fundvit tek një miku jonë noter, i ra telefoni Besmir Lalës, dëgjova që ishte nusja ime, se un nuk mbaja telefon, pasi isha kërkim. I thashë çfarë ka, ndërkohë aty erdhi një X6 e bardhë që e dija që ishte e Mikael Qosjes, që ja kishte bërë dhuratë Franc Çopja, e di që e kanë ndërruar me kokainë. Besmiri më tha që shpejt se i kanë gjujt Endritit, Mikaeli ishte me Ervis Çopjan në makinë, m’u afrua me makinë, unë i thashë a ke “hekër”, për armë. Më tha jo, pse ça ka ndodh, mbylla xhamin e ika në vendngjarje. Nusja e vëllait tim, shtetasja rumune ishte në muajin e fundit te shtatëzanise, ishte gëzim i madh për ne. U nisën me 2 makina, gratë veç, Endriti, shtetasi turk dhe xhaxhai në një makinë, isha i pari në vendgjarje, s’kishte njeri as polici, e çuditshme, aty rri gjithmonë një patrullë policie, edhe tani po të kalosh ka aty patrullë, gjeta nënën, tezen, motrën, kalamajtë që ulërisnin, ishte një skenë që nuk e përshkruaj dot. Kapa Endritin, m’u duk i ngrohtë, por kishte shumë plumba në një anë, erdhi një furgon policie dhe ambulanca, por ndërruan jetë në spital. Sapo shkova në shtëpi po vinin shumë njerëz, miq dhe shokë, shumë shpejt më erdhën njerëz të familjes Çapja, Florenci dhe disa të tjerë, dola veç, i ngjova me Bledar Muçën dhe Florenc Çapjan. Bledari me tha: “I pata thenë Endritit të bënte kujdes, por s’me dëgjoi”. I thashë nga kush ? Më tha, ‘vetëm Suel Çela bën këto masakra!
    Bled Muça kishte pirë alkool, i thashë flasim në një moment tjetër, por më thanë na ke në krah, ashtu i interesonte. Po me vinin informacione pa fund, jo ta ka bo Kamer Mehja, jo Suel Çela, sidomos për Suelin.
    Rreth atyre ditëve më është përmend emri i Çopjave dhe ma ka përmend Sokol Sanxhaktari dhe më thonë që atentatin ja ka ba Talo Çela dhe Dari, për Hajdar Çopjan. Në ditën e parë, që akoma nuk i kisha përcjellë në varreza, Franc dhe Hajdar Çopjan i kisha aty poshtë shtëpisë dhe të gjithë bisedat e tyre e lidhnin me Suel Çelën dhe për më tepër ato kanë qajt në varrimin e vëllait”.

  • Ankimimi për Kukësin, KAS rrëzon 3 kërkesa të PD, pranon 2! KQZ: Nuk pati parregullsi!

    Ankimimi për Kukësin, KAS rrëzon 3 kërkesa të PD, pranon 2! KQZ: Nuk pati parregullsi!

    Mbledhja e KAS

    TIRANË- Partia Demokratike kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Kukësit. Por, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranoi vetëm  dy kërkesa të Partisë Demokratike dhe i rrëzoi tre të tjera në lidhje me pretendimet e saj për shpalljen të pavlefshme të rezultatit zgjedhor për Qarkun e Kukësit. Në vazhdën e ankimimve të Partisë Demokratike për procesin zgjedhore të 11 majit, në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, u zhvillua mbledhja e radhës. Në mbledhjen e sotme, përfaqësuesi i koalicioni “PD-ASHM”, Franc Nuri lexoi pretendimet e opozitës para KAS.
    “Pati parregullsi të shumta brenda dhe jashtë vendit me votën e diasporës. Ne mendojmë se ndarja e mandateve mund të ishte në favorin tonë, shkeljet janë të tilla që mund të kishin ndikuar edhe në ndarjen e rezultatit,”-tha në fjalën e tij, Franc Nuri. Ndërkohë që në mbrojtje të tyre, Pavlina Doçaj, drejtore e Ligjshmërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tha se përfaqësues të opozitës nuk e kanë konstatuar në asnjë moment procesin. 
    “Numëruesit dhe Komisionerët e PD, firmosën dhe nënshkruan të gjitha tabelat përmbledhëse. Jo vetëm që nuk kanë kontestuar proçesin, por i kanë firmosur ato. Nuk jemi në kushtet e përsëritjes së zgjedhjeve sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor.”
    Po ashtu, në fjalën e tij, përfaqësuesi i PD-ADSHM, Franc Nuri, pretendoi se lista ka pasur edhe persona që e kanë lënë shtetësinë shqiptare,  por sërish kanë marrë zarfin dhe kanë votuar në zgjedhjet e 11 majit.
    “Kemi të dhëna që persona që kanë lënë shtetësinë shqiptare figuronin ende në listat e zgjedhjeve deri para pak kohë para zgjedhjeve. Kemi pasur një listë me 137 emra dhe ja kemi dhënë KQZ. Unë shpjegova se nëse ka disbalancë mes numrit të votuesve, pra personave që kanë votuar dy herë ka risk për përdorim të trenit bullgar dhe prandaj ne kërkojmë këto të dhëna. Ka pasur persona që e kanë shtetësinë shqiptare dhe figurojnë edhe tek diaspora dhe këtu në Shqipëri,”- tha ai. Por kur u pyet nëse kishte një listë të këtyre emrave nga Ilirjan Rusmajli, Nuri tha se nuk e posedonte një listë të tillë, por kishin të dhëna që i provonin pretendimet e tyre.
    Kështu, KAS vendosi të pranojë kërkesën e PD si prova për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës për studimin e të dhënave të DHL (për votat e Greqisë) si edhe raportin e audituesve teknicienë.
    “Ne e konsiderojmë që kjo kërkesë duhet pranuar të paktën për Greqinë, aq sa disponohet aktualisht. Pra zoti Nuri sipas protokollit për ruajtjen e konfidencialitetit për të dhënat personale. Kjo kërkesë duhet pranuar për aq sa disponohet prova,”- lexoi Rusmajli vendimin e KAS-it.
    Por u rrëzua kërkesa për kryqëzimin e shenjave të gishtave nga pajisjet PEI me votuesit dhe i vënies në dispozicion të regjistrave të posaçëm të çdo qendre votimi dhe as procesverbalet e mbylljes së QV.
    “KAS vendosi që të mos e pranojë këtë kërkesë për shkak se kërkesa nuk ka lidhje me marrjen e një prove, prova nuk ekziston,”- tha Rusmajli.
    Po ashtu, Partia Demokratike ka ankimuar edhe rezultatet në Berat, Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Vlorë./ZËRI