Tag: franc

  • Sundim tregu/ Gazeta belge:Si u godit nga Europoli perandoria shqiptare e Çopjave, një nga vëllazëritë më të rrezikshme

    Sundim tregu/ Gazeta belge:Si u godit nga Europoli perandoria shqiptare e Çopjave, një nga vëllazëritë më të rrezikshme

    Deri vonë, një nga vëllazëritë më të rrezikshme në botë sundonte tregtinë evropiane të drogës. Ajo pësoi një rënie të ndjeshme pas kryerjes së një duzine kontratash vrasjeje. Europoli i dha goditjen përfundimtare në fillim të gushtit
    Një goditje e fundit ndaj njërës prej organizatave kriminale më të rrezikshme në planet. Policia shqiptare, e mbështetur nga Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Italia, ndërmori në fillim të muajit gusht aksione të reja kundër pronave të klanit të tmerrshëm Çopja, të famshëm në botën e narkotrafikut për importimin vetëm në vitin 2020 të të paktën 28 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt Europës.
    Pas disa viteve hetimesh, forcat e rendit arrestuan në gjithë Shqipërinë dhjetë njerëz të besuar të organizatës dhe sekuestruan një kompleks hotelier, vila me pishina, apartamente dhe makina luksoze, të gjitha së bashku me vlerë prej disa milionë eurosh. Gjithashtu u gjetën 120 mijë euro në para të gatshme. Këto shuma marramendëse janë vetëm maja e ajsbergut: klani familjar shqiptar, i drejtuar nga dy vëllezër pa skrupuj, është goditur shumë herë më parë dhe, në çdo rast, policët ndërkombëtarë janë kthyer nga ndërhyrjet me duar plot pasuri.
    Tetori 2021 shënoi një nga operacionet më të mëdha: 1.100 policë belgë sulmuan njëmbëdhjetë laboratorë përgatitjeje kokaine në gjithë Belgjikën, duke sekuestruar 32 tonë pluhur të bardhë dhe pasuri luksoze si orë Cartier e Rolex apo diamante me vlerë 7 milionë euro (rezultat i një prej hetimeve të lidhura me operacionin SkyECC).
    Më 31 korrik 2024, historia u përsërit. Europol koordinoi në Shqipëri operacionin “Gorgona” – emër i marrë nga krijesat mitologjike greke që gurëzonin këdo që i shikonte – duke arrestuar pesëmbëdhjetë anëtarë të dyshuar të klanit në Tiranë dhe duke sekuestruar pasuri të paluajtshme si dhe 1 milion euro në para të gatshme.
    Pionierët e kokainës
    Këto goditje të njëpasnjëshme nuk ishin rastësi. Klani ishte vëzhguar prej vitesh nga autoritetet ndërkombëtare, sidomos pas mbylljes së aplikacionit të mesazheve të enkriptuara SkyECC në vitin 2021. Duke menduar se ishin të mbrojtur, anëtarët e klanit kishin shpërndarë aty qindra mesazhe që u dhanë hetuesve mundësinë të gjurmonin një prej vëllazërive më të rrezikshme në botë.
    Historia e tyre nis në vitin 2007, në qytetin e Elbasanit. Qetësia e dukshme e kësaj komune me 66 mijë banorë, e vendosur 40 km në jug të Tiranës, mbulonte një botë të tërë delikuentësh të vegjël që merreshin me vjedhje dhe tregti droge. Mes tyre ishin dy vëllezërit Franc dhe Hadjar Çopja. Franci, atëherë 17-vjeçar dhe i përshkruar nga hetuesit si “jashtëzakonisht ambicioz”, u fut në tregtinë e drogës, duke e përfshirë më pas edhe vëllain tetë vjet më të madh.
    Shumë shpejt ata zbuluan botën fitimprurëse të kokainës përmes lidhjeve me kartelet paraguajane. Dyshja filloi të luante me konkurrencën mes tyre për të siguruar çmimet më të ulëta, duke lidhur madje edhe marrëveshje me Diego Benítez, ish-drejtues i një klubi futbolli në Paraguaj dhe truri pas një prej ngarkesave më të mëdha të kokainës në Europë – 16 tonë të sekuestruara në Hamburg në vitin 2021.
    Në atë kohë, çmimi i kokainës në Perëndim ra ndjeshëm, nga 150 euro për gram në vitin 1990 në vetëm 60 euro në fillim të viteve 2010. Arsyeja: prodhimi i shpërthyer në Amerikën e Jugut dhe hapja masive e tregut europian. Çopjat nuk humbën kohë: ishin ndër të parët që ngritën laboratorë të rafinimit në Europë, pikërisht në Bruksel, për të mbajtur kontroll mbi prodhimin dhe për të anashkaluar më lehtë doganat. Brenda pesë vitesh, sipas drejtësisë shqiptare, “ata ishin në gjendje të ndikonin në çmimet e tregut europian”.
    Pasuritë u shtuan shpejt, duke u dhënë mundësi të nënshtronin banditë shqiptarë dhe të zgjeroheshin në gjithë kontinentin. Belgjika dhe Holanda ishin epiqendra e aktivitetit falë porteve strategjike të Roterdamit dhe Anversës, përmes të cilëve tonë të tëra kokaine mbërrinin nga Amerika Latine, të fshehura në sapunë, bojë të bardhë ose materiale ndërtimi. Metodat ishin klasike: korruptim punëtorësh, infiltrime natën nëpër mol, kompani të rreme import-eksporti.
    “Ëndrra emirate”
    Në vitet 2010, pavarësisht milionave të përfituara, kokaina nuk mjaftonte më. Konkurrenca filloi t’u merrte treg, ndaj Çopjat hynë në pastrimin e parave dhe trafikun e armëve, duke u kthyer në ndërmjetës për grupe të tjera kriminale. Ata investuan në pasuri të paluajtshme në Tiranë e Elbasan – apartamente, ndërtesa, bare, restorante, kompani ndërtimi – me qëllim të dyfishtë: pastrimin e parave dhe krijimin e një imazhi si investitorë të mëdhenj në sytë e qytetarëve dhe autoriteteve.
    Në luftën për influencë, ata shpërndanin ryshfete të majme tek zyrat e këmbimit dhe farmacitë, të cilat më pas propagandonin imazhin e tyre. Raporte të mëvonshme policore i akuzuan për korrupsion edhe me figura të njohura politike e ekonomike.
    Ndërkohë, Franc Çopja zhvendosi selinë e mafies në Dubai, ku ndërtoi një vilë gjigante në Dubai Hills, një lagje luksoze. Vlera e shtëpisë nuk dihet saktësisht, por në zonë një e tillë kushton mes 1.5 dhe 7.8 milionë euro. Sipas një gazetareje shqiptare, klani kishte investuar gjithsej 200 milionë euro në Dubai.
    Vrasje në seri
    Zhvendosja e tyre ndezi rivalët. Banda shqiptare Alibej, me degëzim deri në Molenbeek të Brukselit, nisi të sfidonte territorin e Çopjave. Konflikti shpërtheu pas zhdukjes së një ngarkese të madhe kokaine në brigjet britanike, për të cilën Çopjat akuzuan Ardit Spahiun, kreun e Alibejve. Ky e mohoi, por përplasja degjeneroi në përleshje të armatosura dhe më pas në vrasje të përgjakshme.
    Më 1 korrik 2019 u vra Klevi Baho, anëtar i Alibejve. Në dhjetor të po atij viti, viktimë ra edhe 26-vjeçari Andi Zylyfi. Në total, klani lidhet me të paktën nëntë vrasje me pagesë, përfshirë ekzekutimin e vetë Ardit Spahiut, më 27 nëntor 2020, në mes të Molenbeekut. Një atentat brutal dhe i rrallë për Belgjikën, autorët e të cilit më pas u kapën në Spanjë dhe Gjermani.
    Këto vrasje e bënë klanin objektivin kryesor të autoriteteve ndërkombëtare. Në vitin 2021, mbyllja e SkyECC u dha hetuesve prova të reja. Në vitin 2023, policia e Dubait arrestoi Franc Çopjan – tashmë me identitetin Franc Gergely – dhe e ekstradoi në Belgjikë me avion privat, “për arsye sigurie”. Vitin pasues, edhe vëllai i tij Hajdar u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Për momentin, asnjë vendim gjykate nuk ka dalë ende. Franc Çopja, i burgosur në Belgjikë, është i akuzuar për vrasje, privim lirie, fshehje trupi, kërcënime, posedim të paligjshëm eksplozivësh e municionesh dhe pengim të drejtësisë – akuza që mund t’i sjellin 21 vjet burg.
    Megjithatë, vala e fundit e arrestimeve të koordinuara nga Europol tingëllon si fundi i kësaj organizate mafioze… një vend të cilin, me gjasë, të tjerë janë gati ta zënë.

  • Gazeta belge: Si u godit nga Europoli perandoria shqiptare e Çopjave, një nga vëllazëritë më të rrezikshme në botë

    Gazeta belge: Si u godit nga Europoli perandoria shqiptare e Çopjave, një nga vëllazëritë më të rrezikshme në botë

    Deri vonë, një nga vëllazëritë më të rrezikshme në botë sundonte tregtinë evropiane të drogës. Ajo pësoi një rënie të ndjeshme pas kryerjes së një duzine kontratash vrasjeje. Europoli i dha goditjen përfundimtare në fillim të gushtit

    Nga Steve Tende, LE SOIR

  • Do çmontohen dhe do i fus në kanaçe! Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

    Do çmontohen dhe do i fus në kanaçe! Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

    Banda kriminale e Franc Çopjas dhe Ervis Çelas është organizata shqiptare e drogës e cila transportonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Por nga përgjimet e publikuara mësohet se banda kishte shtrirë aktivitetin edhe në shpërndarjen e armëve. Bisedat e zbardhura në Sky Ecc kanë zbuluar sesi banda kryente trafikimin.

    Më 16 shtator 2020 mësohet se Ervis Çela dhe Franc Çopja kanë komunikuar në Sky ECC ku bisedojnë për ngarkesën e radhës ndërsa gjatë këtij komunikimi janë dërguar edhe foto të armëve.

    “6 janë me silenciator… po ma sollën me vonë silenciatorin po e fus. Nëse nuk ma sjell do fus vetëm gjashtë copë”, shkruan Çela.

    Në bisedë gjithashtu shpjegohet metoda që përdorte banda për të fshehur armët. Ai thekson se armët do të çmontohen dhe do të futen në kanaçe. Sipas tij çdo armë është një kanaçe në mënyrë që të mos ketë ngatërresa kur të montohen.

    “Do çmontohen dhe do i fus në kanace. Çdo armë një kanace, që të mos ngatërrohet pjesët për montim. Fiks kanë hy, dy cm më të mëdhaja nuk do të hynin. 1 mijë fishekë do të fus”, shkruan ai.

    Nga përgjimet e mëparshme u zbulua se grupi trafikonte edhe armë të cilat i quanin lodra. Në një rast tjetër përgjimi Franci kërkon që në ngarkesën e radhës me lëndë narkotike ti dërgojë dhe armë zjarri. Ervisi i përgjigjet se do ia dërgojë dhe Çopja i shprehet në të njëjtën bisedë se ka marrë 120 kg lënë plasëse C4.

    Ervis Çela në shumë biseda vendosnin objektivin se sa duhej të ishte fitimi dhe kjo arrihej për çështje javësh. Ervisi merrej me trafikun, të tjerët numëronin paratë. Në një përgjim vëllezërit Çela komunikojnë mes tyre për blerjen e një ferme në Paraguay, dhe shifra është 9 milionë dollar dhe ka një sipërfaqe prej 7500 hektarësh. Paratë e fituara nga ky aktiviteti i groposnin në rrënjët e ullinjve ose i kthenin në ar.

  • “Armët po i vendos në kanaçe”/ Zbardhen përgjimet në Sky ECC mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas, organizata trafikonte kokainë nga Paraguai drejt Evropës

    “Armët po i vendos në kanaçe”/ Zbardhen përgjimet në Sky ECC mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas, organizata trafikonte kokainë nga Paraguai drejt Evropës

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar nga Ervis Cela dhe Franc Copja.
    Sipas gazetares Klodiana Lala, organizata kishte krijuar një rrjet të sofistikuar për trafikimin e armëve dhe drogës.
    Komunikimet e zbardhura mes anëtarëve të grupit tregojnë metodat e sofistikuara të transportit të armëve: armët me silenciator vendoseshin në kanace, armët më të sofistikuara ruheshin në qese me vakuum, ndërsa disa armë çmontoheshin dhe futeshin në kuti metalike për transport.
    “Armet me silenciator, po i vendos ne kanace. Armet e sofistikuara vendoseshin ne qese me vakuumArmet cmontoheshin dhe me pas futeshin ne kuti metalike”, thuhet ne pergjimet e SKY ECC.
    Po ashtu, organizata dyshohet të ketë trafikuar tonë të tëra kokainë nga Paraguai drejt Evropës, duke pastruar dhjetra milionë euro. SPAK e identifikon Ervis Celen dhe Franc Copjan si bërthamën e këtij grupi kriminal.
    Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së grupit dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë.

  • Përgjimet për “kartelin” e Franc Çopjas/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

    Përgjimet për “kartelin” e Franc Çopjas/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

    Avionë privat për të trafikuar drogë dhe ferma mijëra hektarëshe në Paraguay. Ndërkohë që miliona euro të tjera hynin në Shqipëri, disa groposeshin e disa investoheshin në prona. Grupi i Ervis Çelës dhe Franc Çopjas nuk kishte limite. Disa miliona euro për ta ishin vetëm çështje ditësh, ndërsa dosja hetimore zbardh se jo vetëm kokainë por organizata kriminale trafikonte edhe armë.
    Dosja e trafikantëve të drogës që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, të cilët trafikonin tonelata kokainë nga Amerika Latine, është e mbushur me episode që provojnë financat e frikshme në duart e krimit të organizuar.
    Por ku përfundonin miliona euro që trafikantët mes njëri-tjetrit madje, binin ngusht se ku ti investonin apo fshihnin. Dosja zbardh detajet nga avionët privat tek pronat mijera hektarëshe në Amerikën Latine.
    Në një tjetër procedim, vëllezërve Çopja u janë sekuestruar 10 milion euro kriptovaluta, dhe disa miliona euro pasuri në zona të lakmuara të Tiranës por jo vetëm.
    Por a janë sendet dhe pasuritë e sekuestruar në proporcion me fitimet?! Mjafton të lexojmë përgjimet në SKY ECC, dhe një nga rastet është shumë interesante.
    “Të fitosh 2 milionë euro nga hiçi”. Kështu thotë Franc Çopja në një bisedë me Ervis Çelën. Ky i fundit e dinte të sekuestruar sasinë prej 100 kg kokainë, por Franci i jep lajmin e mirë.
    PERGJIMET:
    FRANC ÇOPJA: Ke fitu noj herë 2 milion euro kot nga hiçi? Hap mesazhin dhe lexon ke fitu 2 000 000 euroERVIS ÇELA: Kot për sport… ku i fitove?FRANC ÇOPJA: Ti ti, them ke fitu noi herë?ERVIS ÇELA: JoFRANC ÇOPJA: Ëëë, ajo puna që kishe 100 copë ti… me Barbën, që u kap, doli sot, hahahahaahERVIS ÇELA: Hahahahahaah, po tallesh tiFranc Çopja: PoooooErvis Çela: Ça i bone amon? Më thuaj, noi magji të fortë. S’ka mundësi kjo gjoFRANC ÇOPJA: Ëëë, ka mundësi ka
    Grupi kriminal nuk trafikonte vetëm drogë me kontejner, por edhe armë.
    “Në vijim, Franc Gergely i kërkon që në ngarkesën e radhë me lëndë narkotike e cila ende nuk ka shkuar e plotë në magazinën e Ervis Çelës në Paraguay i kërkon që bashkë me lëndën narkotike ti dërgojë dhe armë zjarri të cilave i referohet si “lodra”. Ervisi shprehet se do ia dërgojë. Franc Gergely alias Çopja i shprehet në të njëjtën bisedë se ka marrë 120 kg lënë plasëse C4”
    Ervis Çela i dërgon të vëllait Rizait mes të tjerave një fotografi avioni të vogël i cili dyshohet se ishte blerë prej tij dhe transporton lëndë narkotike nga vendi i prodhimit”
    Ervisi pas dërgimit të fotografive i shkruan vëllait të tij mesazhet me tekst: “S’ka njeri më shumë mall se unë… E mor mallin që në ven. Kam pista për avion”. 
    Ervis Çela qëndronte vazhdimisht në kontakt me vëllezërit, ku në shumë biseda, evidentohet se ata vendosnin thjesht objektivin se sa duhej të ishte fitimi dhe kjo arrihej për çështje javësh. Ervisi merrej me trafikun, të tjerët numëronin paratë.
    Vëllezërit Çela komunikojnë mes tyre për blerjen e një ferme në Paraguai, dhe shifra është 9 milionë dollar dhe ka një sipërfaqe prej 7500 hektarësh.
    ERVIS CELA-RIZA ÇELËS: “Jam në fermë, 7500 hektarë, duhet 5-6 orë me makinë ti biesh qark. Me Xhemen (Ardjan Çelën), 9 Milion”.
    Vetëm nga këqyrja e Sky ECC është evidentuar se në të paktën 40 episode, janë transferuar shumat monetare në një vlerë prej 6 milionë eurosh drejt vendit tonë. Dhe jemi në vitin 2020, 5 vite më parë.
    Këto para hynin kryesisht në Durrës. Teksa dyshimet janë për shumë më shumë, hetimet për këtë dosje u përqëndruan në dy ngarkesa të mëdha. 11.6 tonë kokainë të transportuara nga Paraguaji në Belgjikë, dhe 16.4 tonë të tjera nga Paraguaji në Gjermani./Syri tv

  • Dosja e klanit Çopja-Çela, “Karteli” bleu avion për transport droge, paratë i fshehën tek ullinjtë

    Dosja e klanit Çopja-Çela, “Karteli” bleu avion për transport droge, paratë i fshehën tek ullinjtë

    Organizata kriminale shqiptare e asaj që konsiderohet si “karteli i parë shqiptar i narkotrafikut” e që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton të ketë qarkulluar miliona euro të përfituara nga aktiviteti kriminal.
    Në dosjen voluminoze prej 282 faqesh që A2CNN disponon, ajo që vihet re është anëtarët e kësaj organizate dyshohet që përtej rrugës detare, sasitë e kokainës t’i transportoni edhe me avionë privatë të blerë enkas.
    Gjatë një bisede zhvilluar në dhjetor të 2020 të kryer në aplikacionin Sky Ecc, ngrihen dyshime se Ervis Çela ka nisur një sasi prej rreth 8 tonë kokainën si dhe ka blerë një avion të vogël të cilin e përdor për të transportuar lëndë narkotike direkt nga vendi i prodhimit për në magazinat e tij.
    “Seriozisht e ke që ke blerë avion??? Ahahaha lart më lart të pafsha zemra, ta gëzosh zemra”, thuhet në dosje.
    Miliona eurot e përfituara nga trafiku i kokainës silleshin në Shqipëri kryesisht me linja të transportit të udhëtarëve. Fitimet e mëdha, të cilat kapnin dhjetëra miliona euro, investoheshin në prona dhe biznese në vendin tonë dhe vende të tjera të Europës.
    Dorëzimi i parave bëhej në vende të mbyllura, kryesisht në garazhe, ku trafikantët sipas bisedave të përgjuara shpreheshin se ishte vend më i sigurt se sa t’i dorëzonin në rrugë. Në dosje përmendet po ashtu një episod kur në Shqipëri është dorëzuar shuma prej 595 mijë eurosh.
    Një pjesë e parave groposej, në vendin tonë, ashtu sikundër edhe sasi droge që groposeshin nga trafikantët jashtë territorit shqiptar e që hidheshin në treg në kohë më të përshtatshme.
    Në një tjetër bisedë të kryer mes dy drejtuesve të grupit, Ervis Çela dhe Franc Çopja, diskutojnë për fshehjen e parave nën rrënjët e ullinjve në Shqipëri.
    Çela shkruante se zotëronte 200 ullinj dhe planifikonte të hapte një gropë për secilin prej tyre, por Çopja ishte më i kujdesshëm dhe e këshillonte që paratë t’i kthente në lingota ari, pasi paratë të groposura në tokë rrezikonin të dëmtoheshin.
    Në një tjetër bisedë të bërë më shkurt 2021, Franc Çopja shprehej se “nuk dinin ku t’i çonin lekët” dhe se do t’i shndërronin në ar, duke përmendur sasi deri në 1000 kg flori. Nga komunikimet dyshohet se grupi kriminal ka bashkëpunuar edhe me një shtetas brazilian si dhe në një rast ka trafikuar edhe armë zjarri.
    Në dosjen voluminoze thuhet se Ervis Çela ishte personi kryesor që bashkëpunonte me shtetas nga Brazili, Paraguai dhe vende të tjera të Amerikës Latine, me ndikim në portet e imbarkimit në ato vende.
    Lënda narkotike pasi sigurohej, më pas kamuflohej me produkte të ligjshme si fruta ekzotike, drithëra, minerale, produkte industriale e bujqësore.
    Organizata kriminale u godit pak ditë më parë nga SPAK, në bashkëpunim me Europol dhe agjenci të tjera ligjzbatuese europiane. Anëtarët e saj u zbuluan nga zbërthimi i aplikacionit Sky Ecc, ku hetuesit kanë në duar përgjime të shumta, foto të sasive të drogës, së parave, por edhe të takimeve të bëra nga trafikantët mes njëri-tjetrit.
    SPAK lëshoi në total 15 urdhërarreste, 6 prej të cilëve vijojnë të jenë në kërkim. Franc Çopja i njohur edhe si Franc Gergely, është i arrestuar më herët në Belgjikë. Ndërsa një muaj më parë Ervis Çela u kap në Himarë për një tjetër dosje penale, nën akuzën e vrasjes.
    Në fokus të hetimeve të kësaj dosje janë dy ngarkesa të mëdha. 11.6 tonë kokainë të transportuara nga Paraguaji në Belgjikë, dhe 16.4 tonë të tjera nga Paraguaji në Gjermani, në Hamburg.

  • “Nuk di ku t’i çoj më paratë”, përgjimet e grupit të kokainës, anëtarët ankoheshin së nuk fshihnin dot miliona euro

    “Nuk di ku t’i çoj më paratë”, përgjimet e grupit të kokainës, anëtarët ankoheshin së nuk fshihnin dot miliona euro

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përgjimet e grupit të kokainës që drejtohej nga Franc Çopja. Në komunikimet mes anëtarëve, që janë pjesë e dosjes voluminoze, shprehet shqetësimi për fshehjen e miliona eurove. Në disa raste, ata mendojnë të investojnë në lingota ari apo në blerjen e sasive të mëdha të floririt.

    Miliona euro të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë përfituar nga Franc Çopja, Ervis Çela dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal, grup i goditur pak ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme.
    Në dosjen e siguruar gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, SPAK ka argumentuar përmes provave të gjithë aktivitetin kriminal, bazuar edhe në zbërthimin e përgjimeve telefonike që Franc Çopja dhe Ervis Çela përdornin përmes aplikacioneve të koduara Sky ECC.

    Në këtë dosje prej 282 faqesh, janë të zbardhura të gjitha komunikimet mes tyre, që nga porositja e kokainës nga Amerika Latine, te shpërndarja e saj në Europë, por edhe sjellja e milionave eurove në Shqipëri – para që në shumicën e rasteve pastroheshin në biznese të ndryshme apo në prona të paluajtshme.
    Një pjesë interesante e dosjes janë edhe mesazhet që Ervis Çela i dërgonte Franc Çopjas, ku i qante hallin se nuk kishte më vend për të futur paratë, ndaj kishte menduar që t’i groposte në qypa, poshtë 200 rrënjëve të ullinjve që kishte në pronësi.
    Por Franc Çopja e këshillonte se milionat e eurove do të shkatërrohen po të groposen, ndaj i sugjeronte që të blinte lingota ari. Në këtë pjesë, Ervis Çela i kthen përgjigje duke i thënë që në Shqipëri nuk ka aq shumë flori, ndaj sugjeron që lingotat të porositen në Afrikë.
    Në biseda të tjera, Ervis Çela flet me njërin prej vëllezërve të tij, Riza Çela, të cilit i shkruan se ka akumuluar një vlerë monetare prej më shumë se 100 milionë euro.
    Ndërkohë, në 2 shkurt të vitit 2021, Ervis Çela i ankohet sërish Franc Çopjas se nuk po di më se ku t’i çojë lekët. Ndërkohë që ky i fundit i thotë që të blejë çdo ditë nga 20 deri në 30 kg flori, derisa të bëjë në total 1 mijë kg flori.
    Këtë të martë reagoi zyrtarisht edhe Europol, ku u shpreh se në këtë megaoperacion të zhvilluar pak ditë më parë, u angazhuan agjencitë ligjzbatuese në disa shtete të Europës. Kujtojmë se në Shqipëri, si pjesë e kësaj organizate që prej disa vitesh trafikonin kokainë nga Amerika Latine, u arrestuan 10 persona, ndërsa 6 të tjerë u shpallën në kërkim.
    /vizionplus.tv

  • Qypa me florinj, realitet jo përralla! DOSJA/ Milionat e kokainës u groposën nën ullinj, Fadil Balla i investoi tek “Ajman Park”: Tani s’ndalem më!

    Qypa me florinj, realitet jo përralla! DOSJA/ Milionat e kokainës u groposën nën ullinj, Fadil Balla i investoi tek “Ajman Park”: Tani s’ndalem më!

    Foto ilustruese

    TIRANË- Organizata kriminale shqiptare e trafikut të drogës që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton të ketë qarkulluar miliona euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal. Sipas dosjes së SPAK prej 282 faqesh, anëtarët e kësaj organizate të fuqishme kriminale që diktonte çmimin e kokainës në Evropë dhe paratë i sillnin në Shqipëri. Nga ato që ka mundur të zbulojë SPAK është një nga mënyrat sesi droga kamuflohej për t’u sjellë në Europë dhe vendet e Bashkimit Europian. Në vitin 2020, anëtarët e grupit kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe kanë zbuluar se drogën e kanë fshehur midis “Pure Coconut Kernel Oil Soap”. Ngarkesa vjen në favor të një komapanie izrealite të quajtur “Tropical Degil Cosmetics Industry itd” dhe supozohet të jetë e ngarkuar me vaj bërthame arre kokosi të pastër. Por në portin e Anversës, Belgjikë, mes sapunit ka dhe drogë.
    “Nga analizimi i komunikimit dyshohet së në këtë anije është ngarzuar një sasi lëndë narkotike, armë dhe municion të fshehura në kuti metalike me mbishkrimin “FOX”. Këto kuti dyshohet se pasi jenë mbushur me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe brenda mbushen me material ndërtimi e quajtur kollë e lëngshme dhe imbarkohen në kontenjant,”-ka zbuluar SPAK. 
    Në të gjithë dosjen, në plot 282 faqet e saj flitet për para…për shumë para. Në një bisedë mes tyre, Çopja dhe Çela flasin për një shumë prej 7 milionë eurosh. Por me shumë para ka dhe probleme! Si të pastrohen! Dhe grupi është rikthyer në legjenda për të gjetur përgjigjet. Qypat me florinj që dikush i dëgjonim apo lexonim në përralla, për anëtarët e këtij grupi ishin bërë realitet. Nga Paraguai ku Ervis Çela jetonte së bashku me të vëllain, Ardjanin, por mbante kontakt me Franc Çopja. Me këtë të fundit fliste sesi do i fshihte lingotat e arit në ullinj. Nga të tjerë “koka krimi” kishin mësuar se kartmodhenat prishen nga toka dhe nuk do mund të përdoren më kurrë për ditë të vëshira. Ari jo! Përkundrazi i rritet vlera.
    Në orën 12:05:49, Ervis Çela komunikon me Franc Gergelyn të cilin e informon së ka marrë në Tiranë një shumë parash të dyshuar prej 3.8 milion euro, kësaj shumë i ulet përqindja e transportit të parave cash e cila është 2%. Në vijim Franc Gergely i shkruan se ditën e diel do të dorëzoje dhe një shumë tjetër të dyshuar prej 3 milion euro. Ervis Çela i shkruan së disponon 200 rrenjë ullinj dhe për secilin ulli do të bëjë një grope për fshehjen e parave. Franc Gergely këshillon Ervis Çelën që paratë cash të akumuluar ti investoje në lingota ari dhe të mos i groposë sepse rrezikojne të dëmtohen.”

    BISEDA MES TYRE:
    FDCJ3T- Shok 3.8M mora sot né Tr… Shum flm… Dmth 3.8-2%…
    8QMEU5- Po….Do t dorzoj tjera t dielën me Kismet… 3M… E vazhdojn me rradh… Se i mledh dhe lekt
    FDCJ3T- Kam 200 ullij ne mal duhet fun naj qyp atyre… Se ullijt rrojn shum…
    8QMEUS- Ahahaha… Kthej flori…. Mos fut lek n tok… Mdgjo mu…
    FDC.JBT-Ska flori… Duhet me grabit naj bank… Duhet me porosit nga afrika…
    8QMEUS- E di q ska… Do flas un kau me njanin mos i nai sajo ky… Poe mlidhi avash avash… Por mos fut lek n tok… Set prishen…
    FDCJBT-E di qe prishen leket… Pyte… Sa te ket 100/200 kile…”. 
    Nëse disa i fshinin paratë, ky nuk ishte rasti i Jul alias Fadil Ballës që po kërkonte t’i investonte. Dhe ashtu bëri! Ngriti restorin “Ajman Park” në zonën e Durrësit, atje ku edhe kishte bazën. Në një bisedë që ka me Ervis Çelën, të dy flasin për çmimn e drogës, ndërsa në një moment Fadili i dërgon foto të punimeve të resortit të tij.
    Fadili: …Ka ra bro por ja te flas…Me 31.5 ma dha bobo para ca ditesh e sja mora se kishte ja 150 bok se me aq ishte pernaj them….
    Ervisi i përgjigjet: E di un te 28 rrafin cekicat ty. Sa copa do… Mos u bon tafmaqar…
    Fadili nuk i përcakton sasinë që kërkon të marrë, duke ia lenë në dorë Ervisit, por i shkruan: 500…Sa dush o bro… Shyqyr kan dal tjerat ca dush ti sa dush ti… dhe në vijim i dërgon një fotografi të punimeve që Fadil Balla po realizon për ndërtimin e kompleksit “Ajman Park” në Shijak dhe i shkruan: Me more ne qof… Tashti nuk naloi mo un…, duke lënë të kuptohet që të ardhurat nga trafikimi dhe shitja e lëndeve narkotike do t’i investojë në në kompleksin “Ajman Park”.
    Hetimet, përmes zbërthimit të aplikacionit “SkyECC”, zbuluan se Ervis Çela dhe Franc Çopja ishin krerët e organizatës. Kokaina nisej nga Paraguai, përmes portit të Villetas dhe më pas sillej në Europë në portet e Belgjikës, Holandës, Gjermanisë dhe Spanjës. Një ditë më parë, GJKKO konfirmoi masën “arrest në burg” për Ervin Çelën edhe për 6 të arrestuarit e tjerë, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela. I vetmi me masën sigurie më të butë është Riza Çela, i cili u la në “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për dy shoferë autobusësh, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa. I arrestuar më herët në Belgjikë është Franc Çopja, ndërsa 5 të tjerë janë të shpallur në kërkim./ZËRI

  • “Nën tokë do prishen”/ Bisedat fundosin grupin: Eurot e kokainës u groposën në rrënjët e ullinjve, më mirë…

    “Nën tokë do prishen”/ Bisedat fundosin grupin: Eurot e kokainës u groposën në rrënjët e ullinjve, më mirë…

    Sipas dosjes së SPAK, anëtarët e kësaj organizate të fuqishme kriminale që diktonte çmimin e kokainës në Evropë, flitet për sasi të mëdha eurosh cash që transportoheshin në Shqipëri.
    Organizata kriminale shqiptare e trafikut të drogës që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton të ketë qarkulluar miliona euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal.
    Dy anëtarët kryesorë të organizatës ishin Franc Çopja alias Franc Gergely, i cili është arrestuar disa kohë më parë në Belgjikë. Ai e drejtonte prej andej aktivitetin ku kujdesej për pritjen e lëndës narkotike që vinte nga Amerika Latine në Evropë si dhe akumulonte paratë. Më pas shumat e eurove i dërgonte në Shqipëri, ku pritësi kryesor dhe që kujdesej për to ishte Ervis Çela.
    Rrjeti është zbuluar nga SPAK falë bashkëpunimit me Europol dhe agjenci të tjera ligjzbatuese europiane, pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC.
    Në bazë të këtyre komunikimeve mes anëtarëve të grupit, janë evidentuar biseda të plota për transferimin e parave në Shqipëri. Këto biseda janë përfshirë në dosjen e SPAK. Gjithashtu pasqyrohen edhe foto të shumta të tufave me euro që anëtarët e grupit i dërgonin njëri-tjetrit.
    Në një komunikim të Dhjetorit 2020 në orën 12:05, mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas, thuhet se eurot do të groposeshin në Shqipëri poshtë rrënjëve të ullinjve. Këtë e pohonte Ervis Çela, ndërsa Franc Çopja e këshillonte t’i investonte në lingota ari pasi nën tokë paratë do të shkatërrohen.
    “Ervis Çela i shkruan se disponon 200 rrënjë ullinj dhe për secilin ulli do të bëjë një gropë për fshehjen e parave. Franc Gergely këshillon Ervis Çelës që paratë cash të akumuluara t’i investojë në lingota ari dhe të mos i groposë sepse rrezikojnë të dëmtohen”, thuhet në dosjen e SPAK.
    Pjesë nga biseda e Ervis Çelës me Franc Çopja:
    Ervis Çela: Kam 200 ullinj në mal duhet fut naj qyp atyre. Se ullijt rrojnë shumë.
    Franc Çopja: Aahaha…kthej flori. Mos fut lek n tokë. Më dëgjo mu…
    Ervis Çela: S’ka flori…Duhet me grabit naj bank..Duhet me porosit nga Afrika…
    Franc Çopja: E di që ska..Do flas un ktu me njanin mos na i sajo ky…Po mblidhi avash avash…Por mos fut lek n tok… Se t prishen..
    Ervis Çela: E di që prishen lekët.
    Në datë 13 Dhjetor 2020, në orën 21:07, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Ardjan Çela me të cilin dyshohet se bisedojnë në lidhje me fshehjen e parave cash dhe sasinë e parave të akumuluara prej tyre.
    Ervis Çela: Marove tu bo gropa?
    Ardjan Çela: Tani po mbaroj duke i përgatit..filloj dhe shiu tani…
    Ervis Çela: Do ja kalosh lales?
    Ardjan Çela: Po të mbaroj fuçin dhe të shkoj ti mbyll…Ahahaha…
    Ervis Çela: Ahahaha…i bone 10?
    Ardjan Çela: Lala ka më shumë…Po
    Ervis Çela: Të nis dhe 4/5M ktë javë që vjen…Ahahaha…
    Ardjan Çela: Flasim më vonë…
    Më datë 14.12.2020, në orën 17:03 Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Riza Çela të cilit i shkruan se ka akumuluar një vlerë monetare prej më shumë se 100 milionë euro. Në megaoperacionin e SPAK për goditjen e kësaj organizate kriminale, u arrestuan 10 persona, ndërsa 6 të tjerë u shpallën në kërkim.
    GJKKO ka konfirmuar masën “arrest në burg” për Ervis Çelën edhe për 6 të arrestuarit e tjerë, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela.
    I vetmi me masën sigurie më të butë është Riza Çela, i cili u la në “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për dy shoferët e autobusëve, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa, të cilët sillnin paratë në Shqipëri. I arrestuar më herët në Belgjikë është Franc Çopja.

  • Dosja për trafikantët e kokainës/ Bisedat në SKY ECC fundosën grupin, Balla blinte te Çela, i investonte te resorti në Shijak

    Dosja për trafikantët e kokainës/ Bisedat në SKY ECC fundosën grupin, Balla blinte te Çela, i investonte te resorti në Shijak

    Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që anëtarët e grupit të udhëhequr nga Ervis Çela dhe Franc Çopja përdornin për t’u referuar njëri-tjetrit. Në dosjen voluminoze të SPAK-ut që Report Tv ka mundur të sigurojë, jepen detaje nga aktiviteti i një prej organizatave kriminale shqiptare më të fuqishme ne tregon ndërkombëtar të kokainës.
    Në vendimin e masës së sigurisë të firmosur nga gjyqtari Erjon Bani, prej 282 faqesh, tregohet roli i secilit prej anëtarëve të grupit kriminal, si dhe transferimi i shumave të konsiderushme të parave nga njëri te tjetri. Në një bisedë mes tyre, Çopja dhe Çela flasin për një shumë prej 7 milionë eurosh për t’i dorëzuar këtij të fundit, para të fituara nga shitja e kokainës, ndërsa gjatë komunikimit bien në sy nofkat me të cilat u referohen anëtarëve të tjerë të grupit: Petrit Lakatos thirrej “iphone”, ndërsa Miklovan Mullaj njihej me cilësime të ndryshme “batman”, “zhuu”, “shijaksi”, e më gjerë.
    Hetimet, përmes zbërthimit të aplikacionit Sky, zbuluan se Ervis Çela dhe Franc Çopja ishin krerët e organizatës. Elementët e dosjes, tregojnë se ata njoftonin njëri-tjetrin për çdo detaj. Kokaina niset nga Paraguai, përmes portit të Villetas, dhe të gjitha përgatitjet për nisje i tregohen njëri-tjetrit, me foto. Ervis Çela njofton gjithë kohës Çopjan duke i dërguar imazhet edhe të kamionëve me kontejner me kokainë që po shkojnë dhe futen në port. Kokaina fshihet në një hapësirë në mesin e dy gipseve, e presuar dhe e paketuar mirë me vakum, më logo të ndryshme, mes tyre edhe “NY”.
    Në Paraguai Ervis Çela, jetonte së bashku me të vëllain, Ardjanin. Në një nga bisedat mes vëllezërve flitet për shuma të konsiderueshme parash që Franc Çopja do të dorëzonte në Shqipëri. Vetë Ervisi, në një moment është i shqetësuar për vështirësitë për dërgimin e parave nga Holanda në Shqipëri. Sipas tij ka shumë para atje, por nuk ka shofer për t’i sjellë.
    Tjetër bisedë interesante mes dy vëllezërve bëhet për Fadil Ballën, i njohur ndryshe dhe si Jul Balla, pronari i “Ajman Resort” në Shijak, i cili sipas tyre ka disa pagesa të prapambetura dhe është në pamundësi për t’i likujduar. Megjithatë, Ervisi i justifikon vonesat pasi në atë periudhë Fadili po ndërtonte resortin. Në një bisedë të mëvonshme mes Ervis Çelës dhe Fadil Ballës kuptohet se kemi të bëjmë me një borxh që shkon deri në 2 milionë e 280 mijë euro. Në një tjetër bisedë ata flasin për dërgesa kokaine. Sipas Ballës, dikush i kishte ofruar 150 kg kokainë me vlerë 31 mijë e 500 euro për kg.
    Më pas gjatë bisedës është Ervisi që e pyet sa kg donte t’i dërgonte, por Balla ia lë në dorë atij, sa të mundte, nga 100 deri në 500 kg. Në fund i dërgon edhe një foto të punimeve në kompleksin “Ajman Resort” që po ndërtonte dhe i thotë që po e merrte në qafë pasi gjithë paratë e drogës që po blinte te ai që më pas e shiste, po i investonte, duke e nënkuptuar për resortin, tashmë i sekuestruar.
    Sipas dosjes së SPAK, Ervis Çela dyshohet se përfaqëson hallkën më të konsoliduar në zinxhirin e furnizimit dhe trafikimit me kokainë, me lidhje të rëndësishme në laboratorët e prodhimit të kësaj substance, të njohura si “kuzhina”. Ai siguron kokainën duke e blerë atë në stadin e parë të saj në bashkëpunim me persona të tjerë nga Brazili, Paraguai dhe vende të tjera të Amerikës Latine, me ndikim në portet në ato vende.
    Lënda narkotike dyshohet se kamuflohej me produkte të ligjshme si fruta ekzotike, drithëra, minerale, produkte industriale apo bujqësore. Nëpërmjet bashkëpunimit me kompani tregtare evropiane dhe amerikano-latine këto mallra më pas transportoheshin nga portet e Paraguait, Brazilit dhe vendeve të tjera përmes rrugëve ujore, duke përfunduar në portet evropiane, përfshirë ato të Belgjikës, Holandës, Gjermanisë dhe Spanjës.
    Përgjatë udhëtimit detar të kontejnerëve në të cilët është fshehur lënda narkotike, ndryshohet destinacioni në mënyrë të qëllimshme për të shmangur skanimet e detajuara nga agjencitë ligjzbatuese në portet respektive dhe kjo arrihej të bëhej përmes ndryshimit të dokumentacionit të quajtur “Bill of lading”, dokument i cili përdoret për të konfirmuar marrëveshjen midis eksportuesit, porositësit dhe kompanisë të transportit detar. Ky dokument përmban ndër të tjera emrin e transportuesit dhe ngarkuesit, përshkrimin e mallrave, pesha dhe vëllimi, porti i ngarkimit i shkarkimit dhe datën e nisjes.
    Një ditë më parë, GJKKO konfirmoi masën “arrest në burg” për Ervin Çelën edhe për 6 të arrestuarit e tjerë, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela. I vetmi me masën sigurie më të butë është Riza Çela, i cili u la në “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për dy shoferë autobusësh, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa. I arrestuar më herët në Belgjikë është Franc Çopja, dhe 5 të tjerë të shpallur në kërkim. /shqiptarja.com/