Tag: franc

  • “Po bëj gropën zemra, i bëre 60 mln?”/ Si i groposi Ervis Çela nën tokë me fuçi 1 milionë e 750 mijë euro

    “Po bëj gropën zemra, i bëre 60 mln?”/ Si i groposi Ervis Çela nën tokë me fuçi 1 milionë e 750 mijë euro

    Ervis Çela dhe Franc Çopja kanë një rol kryesor në të gjithë zinxhirin komandues të trafikut të këtyre ngarkesave me kokainë.
    Emisioni “Në Shënjestër”, duke iu referuar bisedave te zbardhura nga aplikacioni Sky Ecc, tregoi se ky trafik nis nga zonat e thella të Paraguajt, që ndryshe njihen si ‘kuzhina’, deri në sigurimin e logjistikës që lidhet me vendin e dorëzimit në Evropë.
    Nga ku rezulton se këto para nuk qarkullojnë vetëm në forma të thjeshta parash në dorë të cilat kryesisht dërgohen në Shqipëri, por shpesh përdoren edhe në një sistem informal transferte, të njohur në terminologjinë kriminale si ‘token’ ose ndryshe sistemi ‘hawala’.
    Por edhe pse janë një grup i sofistikuar kriminal që qarkullojnë vlera të mëdha parash, ajo që vihet re nga bisedat është se një pjesë e mirë e parave që atyre u vijnë në Shqipëri, fshihen apo groposen në tokë.
    Kjo për shkak të pamundësisë për t’i kaluar në sistemin bankar. Gjë që vihet re edhe nga bisedat që Albin Çela bën me vëllain e tij Ervisin, që drejton punët nga Paraguaji.
    Ku ai i dërgon këtij të fundit foto të parave që ka groposur nën tokë me fuçi. Konkretisht 1 milion e 750 mijë euro
    Në këtë mënyrë, rrjeti i dyshuar jo vetëm që arrin të menaxhojë në mënyrë të sofistikuar trafikun fizik të drogës, por edhe të qarkullojë dhe pastrojë të ardhurat e përfituara përmes një skeme të mirëorganizuar dhe të shumëfishtë.
    Ky sistem mundëson transferimin e shumave të mëdha të parave pa lënë gjurmë të dokumentuara në sistemin bankar zyrtar, duke reduktuar ndjeshëm rrezikun e sekuestrimit apo evidentimit nga autoritetet ligjzbatuese.
    Në veçanti, dyshohet se një pjesë e konsiderueshme e parave dërgohen drejt Bolivisë, një shtet që për shkak të nivelit relativisht të ulët të kontrollit mbi sistemin bankar dhe financiar, si dhe pozicionit të tij gjeostrategjik – pasi kufizohet me disa vende që kanë dalje në det – përbën një pikë të favorshme per finalizimin e transaksioneve të paligjshme financiare.
    Biseda Sky Ecc
    Albin Çela bisedon me Ervis Çelën
    ‘Po bëj gropën zemra…’.
    ‘Se paske mbush 2M…’.
    ‘I bëre 60 mln?…’
    ‘Jo nuk i kam bërë’
    ‘Ok se do i bësh… Të rregullosh kalamajtë…’
    Sipas bisedave në vazhdim, anija me dy kontejnerët e ngarkuar me drogë, mbërrin në portin e Hamburgut më datë 9 Shkurt 2021, dy ditë me vonesë nga data e përcaktuar më herët.
    Shqëtësimi është se më datë 10 Shkurt, autoritetet doganore kanë marrë vendimin për të kaluar në skaner pikërisht kontejnerët ku ndodhet e fshehur sasisa prej 14 ton kokainë.Shqetësim që vihet re edhe në bisedat midis Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.
    Ku ata vendosin në diskutim edhe nisjen e një sasie tjetër kokaine prej 14 ton që ndërkohë ishte në pritje në Paraguaji.
    Ervis Çela bisedon me Franc Çopjan
    ‘Ishalla po mbaron punë nesër…Për ndryshe duhet të anullojmë punën këtu…’
    Pas këtij mesazhi Franc Çopja i shkruan Ervisit
    ‘Mbaroj kjo puna ime, duket se u kap… Dogana ka marr 3 kuti për t’i çuar në skanerin e vet…’.
    Ervisi i shkruan ‘Na fikën’
    Dhe frika e tyre rezultoi e vërtetë.
    Pasi sasia e jashtëzakonshme me kokainë, siç u pa edhe në vazhdim u sekuestrua nga autoritetet doganore në portin e Hamburgut në Gjermani.
    Të cilët në bazë të analizës së riskut kishin kishin përzgjedhur për kontroll 5 kontejner që ishin nisur nga Paraguaji me destinacion Izraelin.
    Nga të cilat 576 bombola prej teneqeje ishin të kontaminuara me nga 8 pako ‘kokainë’ secila.
    Nga ku më pas doli se ishin 13 824 pako kokainë në 1 728 bombola teneqeje, të fshehura dhe të mbuluara me mbushës, me peshë bruto 16 174 kg.
    Por ky grup i gjerë kriminal nuk mund të funksiononte pa atë që mund të quhet infrastruktura e tyre.
    E cila shërben si një zgjatim edhe për transportin e parave në Shqipëri. /gazeta SHQIP/

  • “Po bëj gropën zemra, i bëre 60 mln?/ Si i groposi Ervis Çela nën tokë me fuçi 1 milionë e 750 mijë euro

    “Po bëj gropën zemra, i bëre 60 mln?/ Si i groposi Ervis Çela nën tokë me fuçi 1 milionë e 750 mijë euro

    Gjatë emisionit “Në Shënjestër” Klodiana Lalës, u sollën detaje të reja nga dosja hetimore e Ervis Çelës i cili fitimet nga trafiku i drogës i investonte në biznese që hapte në Shqipëri, përmes vëllezërve të tij.
    Nga zbardhja e mesazheve në SkyEcc, duket qartë skema e pastrimit të parave të drogës, përmes investimeve sic është fabrika e leshit që Ervis Çela i sugjeronte të vëllait Albinit, me qëllim prerjen e faturave fictive që të justifikohej hyrja e parave të drogës.‘Po atë firmën e hape? Çfarë pret? Të prish punë po të kesh dhe ndonjë firmë të vogël? U bënë 15 mln?
    Po kam një ide të hapësh një firmë leshi dhe të bësh fatura, të fusësh lekë në bunkë….Kam gati 20 mln në Hollandë… Kam nis një punë të mirë…Por ju s’po luani fare…’ , i shkruante Ervis Çela vëllait.
    Por bashkë me tonelatat me kokainë që priten të kalojnë në Evropë, grupi kriminal me në krye Ervis Çelën, merren njëkohësisht edhe me trafikimin e armëve të zjarrit.
    Të cilat futen të çmontuara bashkë me ngarkesën me drogë në kontejnerë.
    Siç është edhe ky episod i datës 16 shtator 2020, ku Ervis Çela ndërsa flet me Franc Çopjan, i dërgon këtij të fundit disa fotografi, ku i rrëfen se janë 6 armë snajper silenciator të çmontuara.
    Biaedat SkyEcc
    16 Shtator 2020
    Ervis Çela bisedon me Franc Çopjan
    ‘Gjashtë janë me silenciator…
    Po ma sollën më vonë silenciatorin po e fus…
    Nëse nuk ma sjellin po fus vetëm 6 copë…
    Do çmontohen tani dhe i fus në kanaçe… Çdo armë një kanaçe…
    Që të mos ngatërrohen me pjesët për montimin…’
    Nga analizimi i komunikimit dyshohet se në këtë anije është ngarkuar një sasi lënde narkotike, armë dhe municion të fshehura në kuti metalike me mbishkrimin ‘Fox’.
    Këto kuti dyshohet se pasi janë mbushur me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe brenda mbushen me material ndërtimi e quajtur kollë e lëngshme më pas imbarkohen në kontejnerë.
    Ngarkesë së cilës organizatorët i referohen me termin ‘tinta’, për ta veçuar nga ngarkesa tjetër të cilës i referohen ‘imetali’.
    Nga ku dyshohet se fillimisht ngarkesa shkon deri në portin e Villetas në Paraguai me anije të vogla.
    Më tej kalon nëpërmjet lumit Parana deri në portin e Buenos Aires ku ngarkohen në anije transoqeanike dhe më tej dërgohen në Evropë.
    Por problemi madhor për grupin në këtë moment është niveli i ulët i ujit në lumin Parana që lidh Paraguajin me Argjentinën.
    Çka ka bërë që ngarkesa e dytë me sapun dhe kokainë të mbetet e palëvizur nga vendi i origjinës.
    Ndërkohë që Ervis Çela bisedon me vëllain e tij Ardjanin që ndodhet në Paraguaji, ku i bën me dije se Franc Çopja do sjellë në Shqipëri, për llogari të tyre, 1 milion euro.
    Ndërkohë që Franc Çopja i tregon mikut të tij se ndërkohë është duke pritur 4-5 rrugë, ku njëra prej këtyre ngarkesave me 3.5 ton është nisur ndërkohë nga Kolumbia.
    Ndërsa javën në vazhdim ai thotë se pret ende disa ngarkesa të tjera.
    Por ndërsa mendonin që telashet e tyre kishin përfunduar me kalimin pa probleme të 2 ngarkesave me 12 ton kokainë nga porti i Anversës, ata nuk e dinin se ndërkohë një pjesë e grupit kishin rënë ndërkohë në rrjetën e peshkimit të policisë në Holandë.
    Të cilët kishin marrë sinjalizim nga banorët e një pallati në Rotterdam për lëvizjet e çuditshme që bënin dy shtetas të huaj.
    Polici e cila ndërsa mbajti për shumë ditë me radhë në vëzhgim sjelljet jo të zakonta të dy huajve, u surprizua jo pak kur një ditë ata u panë të ngarkonin pako të mëdha nga kati i parë deri në katin e dhjetë të apartamentit ku jetonin.
    Më datë 4 Nëntor, rreth orës 10.00, Daja dhe personi ende i paidentifikuar nga ne, futen sërish në hollin e ashensorit, ku këtë herë personi i dytë duket më i qeshur se herët e tjera. Ata shihen teksa shtyjnë tre kuti kartoni të njëjta. Unë i pashë sërish ata të shkonin në katin 10, në drejtim të apartamenteve me numrat 735-737-739.
    Rreth orës 10.23, ata u futën sërish në hollin e ashensorit, ku përsëri personi i paidentifikuar po shtynte karrocën sërish të ngarkuar me 3 kuti kartoni të njëjta.
    Unë i pashë ata sërish të shkonin në katin e 10 në drejtim të apartamenteve me numrat 735-737-739.
    Kutitë që ngarkoheshin në karrocë dukeshin se kishin peshë të rëndë, këtu dyshova se Daja dhe personi i paidentifikuar po transportonin një sasi të madhe lënde narkotike nga ‘Volksëagen Transporter’ në banesë.
    Ajo që do të pasojë më pas është një dhimbje koke jo e lehtë për poseduesit dhe porositësit e drogës.
    Kjo pasi në të njëjtën datë policia ndërhyn dhe sekuestron një sasi të madhe droge, prej 600 kg në apartamentin ku lëviznin dy personat e huaj.
    Por krahasuar me atë që kishte shpëtuar kjo sasi ishte thjesht një qime elefanti, po të kihet parasysh se dy ngarkesat e plota ishin 12 ton.
    Të cilat mesa duket Franc Çopja ua kishte gjetur jo vetëm vendin e sigurtë të fshehjes, por edhe siç thotë në bisedën e tij me Ervis Çelën, tashmë u kishte gjetur edhe blerës.
    Franc Çopja Gergely i propozon Ervisit se të gjithë ngarkesën mund ta shesë me një çmim prej 27 000 mijë euro kilogramin.
    Nga analizimi i bisedave ngrihen dyshime se sasisa e lëndës narkotike e dyshuar kokainë e cila tashmë eshtë magazinuar dhe është gati për t’u tregtuar arrin sasinë prej 11 ton e 546 kg.
    Dhe nëse kësaj sasie i zbresim 800 kg të cilat i përkasin Fadil Ballës atëherë pjesa e mbetur për të cilën Franc Gergely ka propozuar shitjen e saj me 27 000 euro arrin vlerën e më shumë se 303 milion eurove.
    Por ai që e ka pësuar më keq nga të gjithë nga operacioni policor në Rotterdam ku u sekuestruan 600 kg kokainë, duket se është Fadil Balla.
    I cili del se është edhe poseduesi i ngarkesës me kokainë tëë fshehur në apartamentin që mbahej në vëzhgim nga policia holandeze.
    Por edhe në apartamentin e dytë, ku policia shkoi pasi ndoqi gjurmët e Muharrem Dajës dhe personit të paidentifikuar.
    Që doli të ishte Nilson Bakiu.
    Por mesa duket grupi kriminal i drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, nuk duket se ishin të kënaqur vetëm me dy ngarkesat e mëdha të drogës prej 12 ton që kaluan në fillimin e muajit nëntor 2020 në Portin e Anversës në Belgjikë.
    Por, ata siç vihet re edhe nga komunikimet në vazhdim u riorganizuan për një tjetër sulm ndaj një tjetër porti.
    Këtë herë në atë të Hamburgut në Gjermani.
    Ku sërish linja e trafikimit të kokainës do të ishte nga Paraguaji.
    Këtë herë me 13 ton, po nga porti i Villetas.
    Operacion që shënon datat 7-17 Dhjetor 2020.
    Ku edhe këtë herë Ervis Çela mësohet se e fshehu kokainën në kuti metalike që në dukje kishin bojë kollë që përdoret në fushën e ndërtimit.
    Por që në brendësi përmbanin blloqe me lëndë narkotike me mbishkrimin ‘Sy të mërzitur me rrufe të kuqe në mes’, ‘Puma; etj.
    Kontejnerë të cilët do të mbërrinin në Portin e Hamburgut më datë 12 Shkurt 2021.
    Ku pas një kontrolli të imtësishëm nga Hetimi Doganor në brendësi të dy kontejnerëve u gjetën dhe u sekuestruan 13 824 blloqe kokainë.
    Që mbi to mbanin stampat ‘Sy të mërzitur me rrufe të kuqe në mes’, ‘Puma’, ‘Shenjë infinit’ etj.
    Kokainë e cila qëndronte e fshehur në 1 728 bombola teneqeje, me peshë bruto 16 174 kg.
    Ku siç shikohet edhe nga këto biseda puna për ngarkesën kishte filluar që më datë 2 Dhjetor 2020.
    Nga ku del se Ervis Çela ka nisur një ngarkesë prej 8 ton kokainë si edhe disponon një tjetër të ngjashme, të cilën është gati ta trafikojë.
    Ndërkohë që gjatë bisedave me Franc Çopjan ai lë të kuptohet se ka blerë një avion te vogël të cilin e përdor për të transportuar lëndën narkotike direkt nga vendi i prodhimit, për në magazinat e tij
    Bisedat Sky Eç
    Albin Çela bisedon me Ervis Çelën
    ‘Seriozisht e ke që ke blerë avion ???
    Lart e më lart të pafsha zemra…Ta gëzosh ‘.
    Ndërkohë që në një tjetër bisedë Ervis Çela, i rrëfen vëllait tjetër të tij Rizait se bashkë me ortakun e tij brazilian janë duke blerë në Brazil një fermë që kushton 50 milion dollarë.
    Po kështu edhe një avion pasagjerësh me 12 vende për 3 milion dollarë.
    Ndërsa nga bisedat lihet të kuptohet që Franc Çopja vazhdon të sjellë në Shqipëri për llogari të Ervis Çelës, miliona euro të cilat i dorëzohen vëllezërve të këtij të fundit.
    Transferta të cilat bëhen nëpërmjet sistemit ‘token’ i ngjashëm me atë ‘hawala’ të përdorur në Dubai.
    Ku Franc Çopja thotë se deri në këtë moment ka transferuar për llogari të Ervis Çelës, 40 milion dollarë.
    Më datë 18 Dhjetor 2020, Ervis Çela kommikon me vëllain e tij të cilit i shprehet se është në siklet deri në imbarkimin e lëndës narkotike e cila është nisur për në port.
    Ervisi thotë se ndihet i shqetësuar për mbylljen e kufijve në Gjermani, kjo për faktin se ka shumë para për të mbledhur ndërkohë.
    Kujpojmë se kjo bisedë zhvillohet në periudhë pandemie.
    Dosja Hetimore
    Më datë 21 Dhjetor 2020, Ervis Çela komunikon me Franc Çopjan Gergelyn të cilin e informon se ngarkesa të cilës i referohet me emërtimin ‘metal’
    është imbarkuar nga porti i Buenos Aires, Argjentinë. Çka lë të kuptohet kjo ngarkesë prej rreth 8.4 ton lëndë narkotike e llojit kokainë është nisur nga Porti Villeta, Paraguay më datë 7 Dhjetor 2020 dhe ka si destinacion portin e Anversës në Belgjikë.
    Kjo ngarkesë sipas Ervisit është fshehur në kuti të mëdha metalike, dhe është e kamufluar me sapun.
    Në këto kuti janë fshehur edhe disa armë zjarri të cilat i përkasin Franc Gergely.
    Për të konfirmuar nisjen e lëndës narkotike nga porti i Argjentinës, Ervis Çela i dërgon Franc Çopjas me fotografi të gjithë itinerarin e ngarkesës, datat dhe portet e tranzitit.
    Në vijim Ervisi interesohet për ngarkesën e dytë e cila është në pritje për t’u nisur nga porti i Villetas në Paraguay.

  • Ervis Çela, ‘Pablo Escobari’ shqiptar që trafikoi 12 ton kokainë drejt Evropës, zbardhen bisedat e tij me Franc Çopjan në Sky Ecc

    Ervis Çela, ‘Pablo Escobari’ shqiptar që trafikoi 12 ton kokainë drejt Evropës, zbardhen bisedat e tij me Franc Çopjan në Sky Ecc

     Ervis Çela i cili mund të cilësohet si Pablo Eskobar i Kokainës. 

    Në materialin e përgatitur, përmes të dhënave të dosjes hetimore zbulohen fakte interesante se si u dekonspiruan 2 prej operacioneve më të mëdha të trafikut të drogës në vitet e pandemisë 2020-2021 që kishin si autor Ervis Çelës dhe financues të sasisë së porositur Franc Çopja dhe Fadil Balla. Ervis Çela është një ‘Lord i drogës’ shqiptar.

    Tërësisht i panjohur për autoritetet ligjzbatuese, që nëse nuk do të zbërthehej aplikacioni Sky ECC, ndoshta nuk do të binin kurrë në gjurmët e tij. Një ‘fantazmë’ thuajse për drejtësinë shqiptare, por që kishte lidhje të forta në Brazil, Kolumbi, Bolivi dhe Paraguaj. Atje ku kishte mundur të korruptonte zyrtarë të të gjitha niveleve.

    Ai është Ervis Çela. Nga fshati Fatish i Peqinit. Ku pas një vrasje të kryer në Itali ishte arratisur dhe vendosur në Paraguaj. Atje ku kishte ngritur dhe perandorinë e tij të drogës. Ku kishte bërë pjesë dhe 3 vëllezërit e tjerë, Rizain, Albinin dhe Ardjanin.

    41-vjeçari që po pushonte i qetë me familjen e tij në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, atë të rivierës së jugut, në Qeparo, kur befas u vendos në pranga nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

    Fillimisht në akuzat për vrasje, rrëmbim dhe kanosje. Por që në fakt atkviteti i tij i vërtetë siç do të shikohet edhe më poshtë, ishte ai i kreut të një prej organizatave kriminale shqiptare më të fuqishme në fushën e trafikut ndërkombëtar të trafikut kokainës nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian.

    Që e kishin kthyer në fundin e vitit 2020 dhe vazhdimin e vitit 2021 në një nga shqiptarët më të fuqishëm dhe me më influencë në Amerikën e Jugut, që së bashku me disa personazhe të tjerë të botës së krimit, kishin mundur të kalonin nga portet kryesore të Evropës, tonelata me kokainë.

    Ku pavarësisht disa dështimeve që u kishin shkaktuar dhimbje të forta koke, ata nuk kishin hequr dorë, por kishin vazhduar me këmbëngulësi të sillnin tonelata të tjera. Po kush ishte Ervis Çela dhe si mundi ai të kthehej në një lord shqiptar të drogës? Si arrirti ai në Paraguaji aty ku ishte lidhur me ‘kuzhinierët’ më të fuqishëm të drogës, të kalonte i pashqetësuar dhjetra tonelata me kokainë fillimisht nga portet e Amerikës së Jugut dhe më pas në ato të Evropës?

    Si u lidh ai me personazhin tashmë të pangatërrueshëm të Franc Çopjas, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Gergeli, që sot ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Belgjikë nën dyshimet për akuzën e vrasjes së një prej kundërshtarëve të tij?

    Kush janë personazhet e tjerë të përfshirë në këtë trafik të pazakontë për nga përmasat të kokainës, midis tyre siç do të shikohet edhe më poshtë njerëz të cilët këto para i kishin investuar në Shqipëri në resorte, apo deri edhe në klube futbolli.

    Pasuri të vendosura nëpërmjet drogës të cilat kapin shumat e çmendura të qindra miliona eurove. Apo që i kishin konvertuar deri në lingota ari… Po për të njohur më mirë këta personazhe dhe modus operandi, apo mënyrën se si ata vepronin dhe mendonin, është me interes të ndjekim pikërisht atë që është operacioni i tyre i parë i dokumentuar tashmë i trafikimit të 12 tonë kokainë që ata ndërmorën në fundin e vitit 2020 nga Paraguaji i largët në Amerikën e Jugut drejt Evropës.

    Këtu ku falë edhe bisedave që ata lanë si dëshmi në aplikacionin e koduar Sky Ecc, ne mundemi të shikojmë se edhe kush janë këta personazhe. Operacion i cili në fakt nuk çoi menjëherë në identifikimin e tyre. Pasi do të duheshin 3 vite të tjera analiza të bisedave për të zbuluar kokat dhe anëtarët e këtij grupimi.

    Por lë te ndalemi te ajo që do të ishte puna e tyre e parë e sojme, dhe që papritur falë edhe gjenialitetit të tyre do t’i bënte aq të pasur, sa nëse do ta themi kështu edhe të fillonin të talleshin me paratë e fituara.

    Ajo që ka lidhje me trafikimin e 11.6 ton kokainë nga Paraguaji në Evropë. Drogë e cila do të kalonte e pashqetësuar në portin belg të Anversës në fundin e vitit 2020. Punë e cila kishte filluar të bluhej në mendimet e tyre në shtatorin e këtij viti ku protagonist kryesor ishte Ervis Çela. Një shtetas shqiptar me vendbanim në Paraguaji, i cili së bashku me një shtetas brazilian kishin marrë përsipër detyrën e vështirë të kalimit të kësaj sasie të jashtëzakonshme droge nga Porti i Villetas në Paraguaji për në atë të Anversës në Belgjikë.

    Aty ku në këtë port ai që do t’i priste dhe kishte dalë garant për kalimin e ngarkesave me drogë do të ishte Franc Çopja. I cili sot është ekstraduar nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe në Belgjikë, për llogari të autoriteteve ligjzbatuese në këtë vend, në akuzën për urdhërimin e vrasjes së Arian Spahiut i njohur si Arjani i Vogël, në lagjen Molenbek në vitin 2020.

    ‘Ushtarit’ të bandës së drejtuar nga Erion Alibej, kundërshtarit të tij më të përbetuar në Shqipëri. Franc Çopja që ishte një financuesit kryesor të dy ngarkesave me drogë që po kalonin portin e Anversës, ku pjesa e tij ishte 5.5 ton kokainë. Ndërsa një pjesë tjetër siç do të mësohet edhe më poshtë i përkiste shtetasit tjetër shqiptar, Fadil Balla, apo i njohur ndryshe edhe me gjeneralitetet Julian Balla.

    I cili në vitet e fundit ka mbajtur postin e Presidentit të Klubit të Futbollit ‘Erzeni’ që përfaqëson ekipin e Shijakut. Ekip që gjatë drejtimit të Ballës u katapultua nga ligat inferiore ku militonte deri në elitën e futbollit shqiptar. Balla, një personazh ky i panjohur deri në arrestimin e tij, që kishte përfituar nëpërmjet kompanive të tij ndërkohë edhe tendera publikë për pastrimin e qytetit.

    Por që ndërkohë kishte krijuar landfill të paligjshëm siç është edhe ai Hardhishtës në Shijak. Që po ndoste të gjithë mjedisin e zonës. Personazhe, ku kokat e grupit kriminal ishin Ervis Çela dhe Franc Çopja. Çela që kishte zgjedhur për të kaluar këto sasi të mëdha droge, me anë të një forme të padëgjuar më herët. Atë, ku njëra nga dy prej ngarkesave me kokainë, do të ishte e fshehur në kuti sapuni. Ngarkesa të ndara secila në 7 dhe 4.6 tonë nga të cilat siç thamë 80 kg i ishin blerë Ervis Çelës nga Fadil Balla.

    I cili më pas do t’i blinte edhe 720 të tjera, që në total përbënin 800 kg. Drogë e cila më pas me të kaluar portin e Anverës do të magazinohej në garazhet e siguruara më herët nga Franc Çopja. I cili pas të tërhiqte sasinë e plotë prej 11.6 ton me të dalë nga Portin e Anversës, do të niste një operacion tjetër. Atë të ndarjes së kokainës për bashkëpunëtorët.

    Këtu ku në skenë dalin edhe disa personazhe të tjerë të cilët në bazë të urdhërit të lëshuar nga Çopja kishin tërhequr drogën nga porti. Dy nga këta bashkëpunëtorë që ishin edhe Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu. Të cilët me të marrë instruksionet nga Miklovan Mullaj, një tjetër bashkëpunëtor i Franc Çopjas, një pjesë të drogës, atë që i përkiste Fadil Ballës, e magazinuan në një apartament në qytetin e Roterdamit në Holandë.

    Por rrugëtimi i këtyre ngarkesave me kokainë nga Paraguaji në Belgjikë, nuk duket se kishte shkuar vaj për organizatorët. Edhe pse më i dëmtuari në këtë operacion del të jetë Fadil Balla. Sasia e drogës prej 600 kg të të cilit u sekuestrua në të njëjtën ditë që zbriti në Portin e Anversës dhe u magazinua në apartamentin e marrë prej tyre në qytetin e Roterdamit në Hollandë.

    Kjo pas sinjalizimeve që policia holandeze kishte marrë që në muajin shtator rreth lëvizjeve të dyshimta të dy personave në këtë bllok apartamentesh. Aty ku nga vëzhgimet doli se personat ishin Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu. Tashmë të dënuar nga një gjykatë në Holandë me 5 vite heqje lirie për bashkëpunim në trafikun e drogës.

    Por siç thamë ato që duket se do të dekonspironin grupin e plotë që ishte marrë me këtë trafik të lëndëve narkotike por edhe me episode të tjera në vazhdim do të ishin bisedat që ata kishin kryer për gjatë kësaj gjithë kësaj kohe në Sky Ecc.

    Komunikime të cilat nisin fillimisht midis Ervis Çelës dhe Fadil Ballës. Çela që nga Paraguaji ku ndodhet i shkruan mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, se ngarkesa ishte bëri gati.

    Duke lënë të nënkuptohej se kokaina tashmë ishte ‘gatuar’ dhe ishte gati për rrugë të gjatë. ‘I kam bërë gati. Javën tjetër me kismet vëlla’, I shkruan Ervis Çela, Fadil Ballës. Por ndërkohë që ka bërë gati ‘qerren’ për të transportuar kokainën, Ervis Çela kujdeset që të mbledhë edhe paratë te ata të cilët ishin porositësit shqiptarë.

    Pasi kështu do të duhet të paguante edhe ‘kuzhinierët’ lart në male që ishin kujdesur për të gatuar mallin. Sikundër është edhe kjo bisedë e tij me njërin nga vëllezërit, në këtë rast Albin Çelën, te i cili siç vihet re interesohet shpesh të dijë, nëse personat që kanë porositur drogën, kanë sjellë paratë te ai në Shqipëri.

    Këtu ku ai përmend edhe ‘Shijaksin’ që në fakt nuk është askush tjetër, vetëm se Fadil Balla, të cilin e thërrasin edhe ‘Jul’.

    Bisedat në Sky Ecc

    6 Shtator 2020

    Ervis Çela bisedon me vëllain e tij Albin Çela

    ‘Ke marrë ndonjë lekë sot?

    Shijaksi… Nesër besoj vjen…

    ‘Tani shpejt i bën…Kanë frikë njerëzit…S’ka shofera me sjell lekët…’

    ‘Kam shumë lekë në Hollandë. S’po i nis dot…’.

    Nga analiza e bisedave ajo që lihet të kuptohet është se Ervis Çela ka një shumë prej 15 milion dollarë për të mbledhur nga ata që kanë porositur drogën te ai. Por ato që duken më me vlerë janë bisedat që ai bën gjatë kësaj kohe me Franc Çopjan. Sikurse është edhe kjo e datës 7 Shtator 2020. Ku e gjithë biseda rrotullohet rreth parave që duhen grumbulluar para se ngarkesa të niset me datë 12 Shtator nga porti paraguajan i Villetas nga ku del se Franc Çopja i ka një shumë prej 7 milion euro për t’i dorëzuar Ervis Çelës.

    Ky i fundit, i cili nga ana e tij në këtë ngarkesë ka një sasi prej 780 kg kokainë e cila në treg vlen 21 milion euro. Këtu ku dalin edhe pseudonimet e disa prej anëtarëve të grupi kriminal. Konkretisht ‘Iphone’, i identifikuar si Petrit Lakatos dhe Miklovan Mullaj i njohur si ‘Batman’. Ndërsa nga ana e tij Ervis Çela, i kërkon Franc Çopjas që të shikojë mundësinë që paratë tja çojë në Shqipëri, pse jo me ndonjë kamion.

    Bisedat Sky Ecc

    7 Shtator 2020

    Franc Çopja i shkruan Ervis Çelës

    ‘Ke mundësi t’i çoj 7 mln sot, dy herësh, njëherë 4, njëherë 3’.

    ‘856-15% (128.5) 727.5 x 30 000=Total 21 825 000 euro’.

    Si një mik i mirë që është dhe një bashkëpunëtor i zellshëm që beson verbërisht te aftësitë organizative, Franc Çopja nuk vonon të shlyejë në vazhdim, Ervis Çelën. Këtë duke e bërë nëpërmjet transfertave të ndryshme, të cilat zbulohen edhe në komunikimet e tyre. Të cilit i kalon të gjithë shumën e parave prej 21 milion euro që i takojnë, që përkon me kilogramët e kokainës që ai ka në dy ngarkesat e fshehura fillimisht. Po kështu nga krahu tjetër, Ervis Çela sigurohet te vëllai i tij që Fadil Balla, i njohur si ‘Shijaksi’, të sjellë nga e tij edhe ai sasinë e parave që i detyrohet.

    Biseda Sky Ecc

    Ervisi i kërkon Francit një banesë ku mund të lerë një shumë e cila dyshohet se është 10 milion euro.

    ‘Po pate ndonjë shtëpi të mirë…’

    Franci përgjigjet se e ka të pamundur.

    7 shtator 2020

    Ervis Çela komunikon me Albin Çelën.

    Ky i fundit i thotë se Fadil Balla i ka dorëzuar një shumë prej 510 mijë euro.

    8 Shtator 2020

    Franc Çopja dërgon një listë pagesash të kryera kryesisht në Bolivi bashkë me kodet unike të tyre të quajtura ‘token’ të një pagese totale prej 21 313 200 $.

    Fill pas këtyre lëvizjeve bankare, bashkë me paratë duket se fillon të lëvizë edhe malli në drejtim të portit paraguajan të Villetas. Gjë të cilën ia komunikon Franc Çopjas, vetë Ervis Çela. I cili i pohon nga ana e tij se kamionët me mall janë gati për t’u nisur. Fakt të cilin ai e shoqëron edhe me foto të ngarkesës. Çela që bashkë me to i tregon bashkëbiseduesit të tij edhe disa kuti metalike me mbishkrimin me ngjyrë të zezë ‘Fox’.

    Bisedat Sky Ecc

    9 Shtator 2020

    Ervis Çela bisedon me Franc Çopjan.

    ‘Kamionët me mallin për pak nisen. I kam ndarë në dy pjesë. Po i çoj te magazina zyrtare. Nesër shkojnë në port. Dje çuam një kuti në port, sot dy, nesër dy.’

    Ajo që duket se nxjerr zbuluar për herë të parë për mënyrën se si janë paketuar pakot me kokainë, në fakt është biseda që Ervis Çela bën me Fadil Ballën. Të cilit i rrëfen me detaje edhe se si ata mund të identifikojnë nëpërmjet mbishkrimeve të veçanta. Në një tjetër bisedë me Fadil Ballën, Ervis Çela, i tregon edhe për mënyrën se si ia ka paketuar sasinë e tij të drogës. Si edhe shenjat dalluese me të cilat mund të identifikojë pakot e drogës që janë porositur prej tij.

    Biseda Sky Ecc

    11 Shtator

    Ervis Çela i shkruan Fadil Ballës

    Ndërkohë i çon dy fotografi ku dallohet paketimi me shenjën ‘Sy të mërzitur me rrufe në mes’.

    ‘Me kujdes fotot…Kam 6 mijë nga kjo…

    ‘Rri se tamam i ke 200 te kjo soja…100 ti fus në vend tjetër… Dhe 100 në një vend tjetër…Se di çfarë do më.’

    Po në këtë ditë, Ervis Çela dërgon në grup edhe sihariqin e shumërpritur, se tanimë ngarkesa me kokainë ishte nisur për në rrugëtimin e gjatë. Nga porti i Villetas në Paraguaji, më pas në atë të Buenos Aires në Argjentinë, me destinacion final atë të Anversës në Belgjikë. Dhe ata tashmë thjesht duhet të hapnin krahët për ta pritur. Si edhe të kryqëzonin gishtat që gjithçka të shkonte mbarë e mirë.

    Biseda Sky Ecc

    Ervis Çela shkruan në grup

    ‘Kontejneri në bord…’

    Franci e pyet: U ngarkuan?

    Ervisi i përgjigjet

    ‘Po. Shpresoj të arrijë shpejt në Argjentinë’.

    Pasi kanë siguruar nisjen e ngarkesës dhe ekzaltimi duket të jetë në nivelet më të larta, Ervis Çela kapet në bisedë me vëllain e tij Albinin, të cilit i sugjeron që tashmë që kanë fituar kaq shumë para, është mirë të hapë një fabrikë leshi, dhe të presë fatura fiktive. Kjo me qëllim për të justifikuar sasitë e mëdha të parave që kanë fituar nga droga dhe duke i investuar ato në biznese. Madje në një moment Ervis Çela i thotë të vëllait, se nuk po luan fare. Kurse ai po lodhet duke bërë llogari këndej./BW

  • “Shijaksi më ka sjellë 510 mijë euro”, Lala  zbardhen bisedat që fundosën Ervis Çelën dhe Çopjan: Është një…

    “Shijaksi më ka sjellë 510 mijë euro”, Lala zbardhen bisedat që fundosën Ervis Çelën dhe Çopjan: Është një…

    Emisioni “Në Shënjestër”, me autore gazetaren Klodiana Lala u rikthye këtë të martë me diskutime në studio rreth figurës së Ervis Çelës i cili mund të cilësohet si Pablo Eskobar i Kokainës.
    Në materialin e përgatitur, përmes të dhënave të dosjes hetimore zbulohen fakte interesante se si u dekonspiruan 2 prej operacioneve më të mëdha të trafikut të drogës në vitet e pandemisë 2020-2021 që kishin si autor Ervis Çelës dhe financues të sasisë së porositur Franc Çopja dhe Fadil Balla.
    Ervis Çela është një ‘Lord i drogës’ shqiptar.
    Tërësisht i panjohur për autoritetet ligjzbatuese, që nëse nuk do të zbërthehej aplikacioni Sky ECC, ndoshta nuk do të binin kurrë në gjurmët e tij.
    Një ‘fantazmë’ thuajse për drejtësinë shqiptare, por që kishte lidhje të forta në Brazil, Kolumbi, Bolivi dhe Paraguaj.
    Atje ku kishte mundur të korruptonte zyrtarë të të gjitha niveleve.
    Ai është Ervis Çela. Nga fshati Fatish i Peqinit. Ku pas një vrasje të kryer në Itali ishte arratisur dhe vendosur në Paraguaj.
    Atje ku kishte ngritur dhe perandorinë e tij të drogës.
    Ku kishte bërë pjesë dhe 3 vëllezërit e tjerë, Rizain, Albinin dhe Ardjanin.
    41-vjeçari që po pushonte i qetë me familjen e tij në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, atë të rivierës së jugut, në Qeparo, kur befas u vendos në pranga nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
    Fillimisht në akuzat për vrasje, rrëmbim dhe kanosje.
    Por që në fakt atkviteti i tij i vërtetë siç do të shikohet edhe më poshtë, ishte ai i kreut të një prej organizatave kriminale shqiptare më të fuqishme në fushën e trafikut ndërkombëtar të trafikut kokainës nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian.
    Që e kishin kthyer në fundin e vitit 2020 dhe vazhdimin e vitit 2021 në një nga shqiptarët më të fuqishëm dhe me më influencë në Amerikën e Jugut, që së bashku me disa personazhe të tjerë të botës së krimit, kishin mundur të kalonin nga portet kryesore të Evropës, tonelata me kokainë.
    Ku pavarësisht disa dështimeve që u kishin shkaktuar dhimbje të forta koke, ata nuk kishin hequr dorë, por kishin vazhduar me këmbëngulësi të sillnin tonelata të tjera.
    Po kush ishte Ervis Çela dhe si mundi ai të kthehej në një lord shqiptar të drogës?
    Si arrirti ai në Paraguaji aty ku ishte lidhur me ‘kuzhinierët’ më të fuqishëm të drogës, të kalonte i pashqetësuar dhjetra tonelata me kokainë fillimisht nga portet e Amerikës së Jugut dhe më pas në ato të Evropës?
    Si u lidh ai me personazhin tashmë të pangatërrueshëm të Franc Çopjas, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Gergeli, që sot ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Belgjikë nën dyshimet për akuzën e vrasjes së një prej kundërshtarëve të tij?
    Kush janë personazhet e tjerë të përfshirë në këtë trafik të pazakontë për nga përmasat të kokainës, midis tyre siç do të shikohet edhe më poshtë njerëz të cilët këto para i kishin investuar në Shqipëri në resorte, apo deri edhe në klube futbolli.
    Pasuri të vendosura nëpërmjet drogës të cilat kapin shumat e çmendura të qindra miliona eurove
    Apo që i kishin konvertuar deri në lingota ari…
    Po për të njohur më mirë këta personazhe dhe modus operandi, apo mënyrën se si ata vepronin dhe mendonin, është me interes të ndjekim pikërisht atë që është operacioni i tyre i parë i dokumentuar tashmë i trafikimit të 12 tonë kokainë që ata ndërmorën në fundin e vitit 2020 nga Paraguaji i largët në Amerikën e Jugut drejt Evropës.
    Këtu ku falë edhe bisedave që ata lanë si dëshmi në aplikacionin e koduar Sky Ecc, ne mundemi të shikojmë se edhe kush janë këta personazhe.
    Operacion i cili në fakt nuk çoi menjëherë në identifikimin e tyre.
    Pasi do të duheshin 3 vite të tjera analiza të bisedave për të zbuluar kokat dhe anëtarët e këtij grupimi.
    Por lë te ndalemi te ajo që do të ishte puna e tyre e parë e sojme, dhe që papritur falë edhe gjenialitetit të tyre do t’i bënte aq të pasur, sa nëse do ta themi kështu edhe të fillonin të talleshin me paratë e fituara.
    Ajo që ka lidhje me trafikimin e 11.6 ton kokainë nga Paraguaji në Evropë.
    Drogë e cila do të kalonte e pashqetësuar në portin belg të Anversës në fundin e vitit 2020.
    Punë e cila kishte filluar të bluhej në mendimet e tyre në shtatorin e këtij viti ku protagonist kryesor ishte Ervis Çela.
    Një shtetas shqiptar me vendbanim në Paraguaji, i cili së bashku me një shtetas brazilian kishin marrë përsipër detyrën e vështirë të kalimit të kësaj sasie të jashtëzakonshme droge nga Porti i Villetas në Paraguaji për në atë të Anversës në Belgjikë.
    Aty ku në këtë port ai që do t’i priste dhe kishte dalë garant për kalimin e ngarkesave me drogë do të ishte Franc Çopja.
    I cili sot është ekstraduar nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe në Belgjikë, për llogari të autoriteteve ligjzbatuese në këtë vend, në akuzën për urdhërimin e vrasjes së Arian Spahiut i njohur si Arjani i Vogël, në lagjen Molenbek në vitin 2020.
    ‘Ushtarit’ të bandës së drejtuar nga Erion Alibej, kundërshtarit të tij më të përbetuar në Shqipëri.
    Franc Çopja që ishte një financuesit kryesor të dy ngarkesave me drogë që po kalonin portin e Anversës, ku pjesa e tij ishte 5.5 ton kokainë.
    Ndërsa një pjesë tjetër siç do të mësohet edhe më poshtë i përkiste shtetasit tjetër shqiptar, Fadil Balla, apo i njohur ndryshe edhe me gjeneralitetet Julian Balla.
    I cili në vitet e fundit ka mbajtur postin e Presidentit të Klubit të Futbollit ‘Erzeni’ që përfaqëson ekipin e Shijakut.
    Ekip që gjatë drejtimit të Ballës u katapultua nga ligat inferiore ku militonte deri në elitën e futbollit shqiptar.
    Balla, një personazh ky i panjohur deri në arrestimin e tij, që kishte përfituar nëpërmjet kompanive të tij ndërkohë edhe tendera publikë për pastrimin e qytetit.
    Por që ndërkohë kishte krijuar landfill të paligjshëm siç është edhe ai Hardhishtës në Shijak.
    Që po ndoste të gjithë mjedisin e zonës.
    Personazhe, ku kokat e grupit kriminal ishin Ervis Çela dhe Franc Çopja.
    Çela që kishte zgjedhur për të kaluar këto sasi të mëdha droge, me anë të një forme të padëgjuar më herët.
    Atë, ku njëra nga dy prej ngarkesave me kokainë, do të ishte e fshehur në kuti sapuni.
    Ngarkesa të ndara secila në 7 dhe 4.6 ton
    Nga të cilat siç thamë 80 kg i ishin blerë Ervis Çelës nga Fadil Balla.
    I cili më pas do t’i blinte edhe 720 të tjera, që në total përbënin 800 kg.
    Drogë e cila më pas me të kaluar portin e Anverës do të magazinohej në garazhet e siguruara më herët nga Franc Çopja.
    I cili pas të tërhiqte sasinë e plotë prej 11.6 ton me të dalë nga Portin e Anversës, do të niste një operacion tjetër.
    Atë të ndarjes së kokainës për bashkëpunëtorët.
    Këtu ku në skenë dalin edhe disa personazhe të tjerë të cilët në bazë të urdhërit të lëshuar nga Çopja kishin tërhequr drogën nga porti.
    Dy nga këta bashkëpunëtorë që ishin edhe Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu.
    Të cilët me të marrë instruksionet nga Miklovan Mullaj, një tjetër bashkëpunëtor i Franc Çopjas, një pjesë të drogës, atë që i përkiste Fadil Ballës, e magazinuan në një apartament në qytetin e Roterdamit në Holandë.
    Por rrugëtimi i këtyre ngarkesave me kokainë nga Paraguaji në Belgjikë, nuk duket se kishte shkuar vaj për organizatorët.
    Edhe pse më i dëmtuari në këtë operacion del të jetë Fadil Balla.
    Sasia e drogës prej 600 kg të të cilit u sekuestrua në të njëjtën ditë që zbriti në Portin e Anversës dhe u magazinua në apartamentin e marrë prej tyre në qytetin e Roterdamit në Hollandë.
    Kjo pas sinjalizimeve që policia holandeze kishte marrë që në muajin shtator rreth lëvizjeve të dyshimta të dy personave në këtë bllok apartamentesh
    Aty ku nga vëzhgimet doli se personat ishin Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu.
    Tashmë të dënuar nga një gjykatë në Holandë me 5 vite heqje lirie për bashkëpunim në trafikun e drogës.
    Por siç thamë ato që duket se do të dekonspironin grupin e plotë që ishte marrë me këtë trafik të lëndëve narkotike por edhe me episode të tjera në vazhdim do të ishin bisedat që ata kishin kryer për gjatë kësaj gjithë kësaj kohe në Sky Ecc.
    Komunikime të cilat nisin fillimisht midis Ervis Çelës dhe Fadil Ballës.
    Çela që nga Paraguaji ku ndodhet i shkruan mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, se ngarkesa ishte bëri gati.
    Duke lënë të nënkuptohej se kokaina tashmë ishte ‘gatuar’ dhe ishte gati për rrugë të gjatë.
    ‘I kam bërë gati. Javën tjetër me kismet vëlla’, I shkruan Ervis Çela, Fadil Ballës.
    Por ndërkohë që ka bërë gati ‘qerren’ për të transportuar kokainën, Ervis Çela kujdeset që të mbledhë edhe paratë te ata të cilët ishin porositësit shqiptarë.
    Pasi kështu do të duhet të paguante edhe ‘kuzhinierët’ lart në male që ishin kujdesur për të gatuar mallin.
    Sikundër është edhe kjo bisedë e tij me njërin nga vëllezërit, në këtë rast Albin Çelën, te i cili siç vihet re interesohet shpesh të dijë, nëse personat që kanë porositur drogën, kanë sjellë paratë te ai në Shqipëri.
    Këtu ku ai përmend edhe ‘Shijaksin’.
    Që në fakt nuk është askush tjetër, vetëm se Fadil Balla, të cilin e thërrasin edhe ‘Jul’.
    Bisedat në Sky Ecc
    6 Shtator 2020
    Ervis Çela bisedon me vëllain e tij Albin Çela
    ‘Ke marrë ndonjë lekë sot?
    Shijaksi… Nesër besoj vjen…
    ‘Tani shpejt i bën…Kanë frikë njerëzit…S’ka shofera me sjell lekët…’
    ‘Kam shumë lekë në Hollandë. S’po i nis dot…’.
    Nga analiza e bisedave ajo që lihet të kuptohet është se Ervis Çela ka një shumë prej 15 milion dollarë për të mbledhur nga ata që kanë porositur drogën te ai.
    Por ato që duken më me vlerë janë bisedat që ai bën gjatë kësaj kohe me Franc Çopjan.
    Sikurse është edhe kjo e datës 7 Shtator 2020. Ku e gjithë biseda rrotullohet rreth parave që duhen grumbulluar para se ngarkesa të niset me datë 12 Shtator nga porti paraguajan i Villetas.
    Nga ku del se Franc Çopja i ka një shumë prej 7 milion euro për t’i dorëzuar Ervis Çelës.
    Ky i fundit, i cili nga ana e tij në këtë ngarkesë ka një sasi prej 780 kg kokainë e cila në treg vlen 21 milion euro.
    Këtu ku dalin edhe pseudonimet e disa prej anëtarëve të grupi kriminal.
    Konkretisht ‘Iphone’, i identifikuar si Petrit Lakatos dhe Miklovan Mullaj i njohur si ‘Batman’.
    Ndërsa nga ana e tij Ervis Çela, i kërkon Franc Çopjas që të shikojë mundësinë që paratë tja çojë në Shqipëri, pse jo me ndonjë kamion.
    Bisedat Sky Ecc
    7 Shtator 2020
    Franc Çopja i shkruan Ervis Çelës
    ‘Ke mundësi t’i çoj 7 mln sot, dy herësh, njëherë 4, njëherë 3’.
    ‘856-15% (128.5) 727.5 x 30 000=Total 21 825 000 euro’.
    Si një mik i mirë që është dhe një bashkëpunëtor i zellshëm që beson verbërisht te aftësitë organizative, Franc Çopja nuk vonon të shlyejë në vazhdim, Ervis Çelën.
    Këtë duke e bërë nëpërmjet transfertave të ndryshme, të cilat zbulohen edhe në komunikimet e tyre.
    Të cilit i kalon të gjithë shumën e parave prej 21 milion euro që i takojnë, që përkon me kilogramët e kokainës që ai ka në dy ngarkesat e fshehura fillimisht.
    Po kështu nga krahu tjetër, Ervis Çela sigurohet te vëllai i tij që Fadil Balla, i njohur si ‘Shijaksi’, të sjellë nga e tij edhe ai sasinë e parave që i detyrohet.
    Biseda Sky Ecc
    Ervisi i kërkon Francit një banesë ku mund të lerë një shumë e cila dyshohet se është 10 milion euro.
    ‘Po pate ndonjë shtëpi të mirë…’
    Franci përgjigjet se e ka të pamundur.
    7 shtator 2020
    Ervis Çela komunikon me Albin Çelën.
    Ky i fundit i thotë se Fadil Balla i ka dorëzuar një shumë prej 510 mijë euro.
    8 Shtator 2020
    Franc Çopja dërgon një listë pagesash të kryera kryesisht në Bolivi bashkë me kodet unike të tyre të quajtura ‘token’ të një pagese totale prej 21 313 200 $.
    Fill pas këtyre lëvizjeve bankare, bashkë me paratë duket se fillon të lëvizë edhe malli në drejtim të portit paraguajan të Villetas.
    Gjë të cilën ia komunikon Franc Çopjas, vetë Ervis Çela.
    I cili i pohon nga ana e tij se kamionët me mall janë gati për t’u nisur.
    Fakt të cilin ai e shoqëron edhe me foto të ngarkesës.
    Çela që bashkë me to i tregon bashkëbiseduesit të tij edhe disa kuti metalike me mbishkrimin me ngjyrë të zezë ‘Fox’.
    Bisedat Sky Ecc
    9 Shtator 2020
    Ervis Çela bisedon me Franc Çopjan.
    ‘Kamionët me mallin për pak nisen. I kam ndarë në dy pjesë. Po i çoj te magazina zyrtare. Nesër shkojnë në port. Dje çuam një kuti në port, sot dy, nesër dy.’
    Ajo që duket se nxjerr zbuluar për herë të parë për mënyrën se si janë paketuar pakot me kokainë, në fakt është biseda që Ervis Çela bën me Fadil Ballën.
    Të cilit i rrëfen me detaje edhe se si ata mund të identifikojnë nëpërmjet mbishkrimeve të veçanta.
    Në një tjetër bisedë me Fadil Ballën, Ervis Çela, i tregon edhe për mënyrën se si ia ka paketuar sasinë e tij të drogës.
    Si edhe shenjat dalluese me të cilat mund të identifikojë pakot e drogës që janë porositur prej tij.
    Biseda Sky Ecc
    11 Shtator
    Ervis Çela i shkruan Fadil Ballës
    Ndërkohë i çon dy fotografi ku dallohet paketimi me shenjën ‘Sy të mërzitur me rrufe në mes’.
    ‘Me kujdes fotot…Kam 6 mijë nga kjo…
    ‘Rri se tamam i ke 200 te kjo soja…100 ti fus në vend tjetër… Dhe 100 në një vend tjetër…Se di çfarë do më.’
    Po në këtë ditë, Ervis Çela dërgon në grup edhe sihariqin e shumërpritur, se tanimë ngarkesa me kokainë ishte nisur për në rrugëtimin e gjatë.
    Nga porti i Villetas në Paraguaji, më pas në atë të Buenos Aires në Argjentinë, me destinacion final atë të Anversës në Belgjikë.
    Dhe ata tashmë thjesht duhet të hapnin krahët për ta pritur.
    Si edhe të kryqëzonin gishtat që gjithçka të shkonte mbarë e mirë.
    Biseda Sky Ecc
    Ervis Çela shkruan në grup
    ‘Kontejneri në bord…’
    Franci e pyet: U ngarkuan?
    Ervisi i përgjigjet
    ‘Po. Shpresoj të arrijë shpejt në Argjentinë’.
    Pasi kanë siguruar nisjen e ngarkesës dhe ekzaltimi duket të jetë në nivelet më të larta, Ervis Çela kapet në bisedë me vëllain e tij Albinin, të cilit i sugjeron që tashmë që kanë fituar kaq shumë para, është mirë të hapë një fabrikë leshi, dhe të presë fatura fiktive.
    Kjo me qëllim për të justifikuar sasitë e mëdha të parave që kanë fituar nga droga dhe duke i investuar ato në biznese.
    Madje në një moment Ervis Çela i thotë të vëllait, se nuk po luan fare.
    Kurse ai po lodhet duke bërë llogari këndej.

  • Iu sekuestruan miliona euro pasuri, kush është Arben Lamçja, “gjujtsi” i Çopjave që thurri planin për të ekzekutuar Nuredin Dumanin

    Iu sekuestruan miliona euro pasuri, kush është Arben Lamçja, “gjujtsi” i Çopjave që thurri planin për të ekzekutuar Nuredin Dumanin

    Prokuroria e Durrësit sekuestroi sot pasuritë e Arben Lames (Lamçja), i cili njihet ndryshe edhe si vrasësi me pagesë dhe organizatori i planit për vrasjen e “killerit”, Nuredin Dumani.
    33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të Lamçes u sekuestruan me kërkesë të togave të zeza të Durrësit pasi dyshohet se janë të ngritura nga të ardhurat të përftuara nga veprimtaria kriminale.
    Lamçja u prangos në korrik të vitit të kaluar në Kosovë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Arrestimi i tij erdhi kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2” dhe u ekstradua në vendin tonë në gusht të 2024.
    GJKKO ka caktuar ndaj 50-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “ Organizate kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminale dhe organizata kriminale”.

    Arben Lamcja

    Ai akuzohet se ka pastruar parat e vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja, si dhe ka organizuar për llogari të tyre planin për të ekzekutuar Nuredin Dumanin.
    Në periudhën Tetor-Nëntor 2020, Arben Lam֛çja ka kryer veprime konkrete duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Nuredin Dumani për llogari të shtetasit Franc Gergely alias Franc Copja. Ai është takuar me personin që do të kryente vrasjen dhe bashkë me Franc Çopjan janë treguar të gatshëm të japin 1.2 milionë euro.
    Personi që do të kryente vrasjen i ka kërkuar Arben Lam֛çja me shume të dhëna në lidhje me shtetasin Nuredin Dumani si makina që lëviz, numrin e telefonit apo vendndodhjen e tij. Kjo ka ngjallur dyshimet se personi që kishte marrë përsipër vrasjen ishte punonjës policie.

  • Nga Ervis Çela tek Franc Çopja, Lala: Si grupet kriminale të goditura së fundmi pastronin paratë…

    Nga Ervis Çela tek Franc Çopja, Lala: Si grupet kriminale të goditura së fundmi pastronin paratë…

    Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje nga operacionet e fundit kundër grupeve kriminale në vend.
    Ajo tha se figura të njohura si Ervis Çela, Franc Çopja dhe ‘Cinco’ ishin pjesë e rrjeteve të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas Lalas, këto grupe pastronin paratë përmes investimeve në lingota ari, kriptomonedha dhe bizneseve të ligjshme.
    Hetimet kanë nxjerrë në dritë lidhje mes bandave shqiptare dhe organizatave të mëdha në Amerikën Latine. “Ata bënin jetë luksoze, ndërsa pasurinë e fshihnin në mënyra kreative si groposje nën ullinj apo në kriptovaluta”, – deklaroi Lala.
    Klodiana Lala: Operacioni i fundit kishte të bënte me goditjen e grupeve të narko-trafikut. Ervis Çela ishte nën shënjestër, një person i dënuar për vrasje. Ishte larguar në Paraguay shumë vite më parë, ku kishte ngritur perandori të drogës. Ishte kthyer në grosistin më të madh të kokainës atje dhe kishte lidhje me Brazilin, Kolumbinë. Në trafik ishin përfshirë edhe tre vëllezërit e tij. Paratë i kishin investuar në lingota ari e kriptomonedha, si dhe groposur në ullinj. Ervis Çela kthehet nga Paraguay pasi ishte marrë me drogë, kthehet në fshatin e tij në Peqin, ishte martuar, kishte bërë fëmijë dhe nis jetë normale sikur asgjë nuk kishte ndodhur. SPAK i kërkoi Policisë që ta arrestonte dhe prangosja ndodhi në Qeparo. Kishte bërë dhe vrasje në Itali.
    Tjetër organizatë ishte ajo e Franc Çopjes, një nga organizatat më të rrezikshme dhe kundërshtari i tyre ishte Erion Alibej. Unë e kam trajtuar shumë mirë organizatën Çopja dhe ky grup kishte bashkëpunuar edhe me Ervis Çelën. Fadil Balla ishte personazh tjetër.
    Ai ishte president i klubit të Erzenit, me profil të ulët në zonë dhe për çështjen e tij ka një polic të pezulluar. Policia e priti që të përfundonte fejesën e vajzës së tij. Ai u largua, edhe pse policia rrethoi rezidencën e tij lukzose. Ky personazh merrte tendera në Bashkinë e Shijakut dhe vende të tjera. Grupi kriminal pastronte paratë, investonte në lingota, në kriptomonedha.
    Tjetër grup janë edhe vëllezërit Hoxhosmani dhe Ermir Ndrejaj. Gjatë kësaj kohe, ka pasur akuzë të re edhe për Plarent Dervishajn e bandës së Durrësit dhe për Erion Alibej, për përplasjen me Çopjajn. Ermir Ndrejaj njihej si ‘Cinco’. Ky personazh jetonte një pjesë të mirë të kohës në bregdet, gruaja e tij ishte juriste, kishte profil të ulët dhe rezultonte personazh kryesor në trafikun e drogës dhe kishte pasuri të madhe financiare. Një kushëri i vëllezërve Hoxhosmani ka dashur të vrasë edhe Lulzim Berishën, që ishte kunati i Plarent Dervishajt. Pas 20 vitesh, hetimi tregon se Plarent Dervishaj bashkëpunonte me vëllezërit Hoxhosmani, që shfaqeshin me makina 500-600 mijë euro, bënin jetë luksoze në Monaco. Tjetër grup është edhe një person nga Tepelena, për Renato Muskaj bëhet fjalë, që dyshohet se ka trafikuar drogë me nëndetëse, por duhet parë si do shkojnë hetimet.

  • Kolegji rrëzon padinë e PD-së, Franc Nuri kritikon ekzistencën e institucionit: Një farsë nga fillimi deri në fund

    Kolegji rrëzon padinë e PD-së, Franc Nuri kritikon ekzistencën e institucionit: Një farsë nga fillimi deri në fund

    Menjëherë pas vendimit përfundimtar të Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjet e 11 majit, përfaqësuesi i PD-së, Franc Nuri, reagoi për mediat.
    Nuri u shpreh kritik ndaj vendimit, duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e Kolegjit Zgjedhor.Ai tha se, sipas tij, nëse do të diskutohet për një reformë zgjedhore në të ardhmen, ky institucion nuk duhet të ekzistojë fare, pasi është i padobishëm.
    “Ju e patë që nga gjithë debatet u duk mjaft qartë që vendimi i KQZ-së – vendimi i rregullatorit për renditjen e deputetëve – kishte problem, dhe vendimmarrja e Kolegjit ishte e shtrembëruar. Vendimi u mor me shumicë votash, por ka pasur gjyqtarë që kanë dalë kundër dhe kanë qenë në favor të kërkesës së PD-së. Megjithatë, me shumicë, Kolegji e ka rrëzuar, dhe ky vendim është i formës së prerë. Tashmë nuk ka mundësi të tjera teorikisht për t’u ankimuar ky rezultat. Megjithatë, ne i qëndrojmë bindjes se këto zgjedhje kanë qenë një farsë nga fillimi deri në fund. Kolegji Zgjedhor nuk arriti të ngrihej në lartësinë e detyrës që i imponon Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta. Sot kishte shansin historik që të tregonte se ndiqte një standard ligjor por as këtë nuk e bëri dot. Shohim përdorim të ndryshëm të standardeve, çfarë minon besimin e publikut. Dyshoj fort në dobishmërinë e Kolegjit Zgjedhor. PD duhet ta shohë në të ardhmen ekzistencën e këtij institucioni, nëse do të ketë reformë zgjedhore”, — u shpreh Franc Nuri, përfaqësues i PD-së.

    Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste deklaroi:
    “Sot u zhvillua gjyqi i iniciuar nga PD, e cila ankimonte rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Në seancë u paraqitën prova nga palët, por edhe prova të kërkuara nga gjykata, të cilat u dorëzuan nga KQZ. Gjykata kreu një hetim të thelluar të gjithë procesit zgjedhor të 11 majit dhe verifikoi të gjitha rezultatet e shpallura më parë. Siç ishit të pranishëm, u rrëzua padia. Kjo do të thotë se ky është vendimi përfundimtar për zgjedhjet e 11 majit. Pas këtij vendimi, nuk mbetet gjë tjetër përveçse mbledhja e parlamentit të ri.”
     
  • “ÇOPJA-T”-Mediat belge: Si u goditën ‘pionerët e kokainës’! Ëndrra emirate dhe vrasjet në seri

    “ÇOPJA-T”-Mediat belge: Si u goditën ‘pionerët e kokainës’! Ëndrra emirate dhe vrasjet në seri

    Franc dhe Hajdar Çopja

    TIRANË-Gazeta belge Le Soir i ka kushtuar një artikull klanit të njohur Çopja, i cili konsiderohet nga autoritetet si një nga grupet kriminale më të rrezikshme. Në vitin 2023, Franc Çopja u arrestua në Dubai dhe u ekstradua në Belgjikë, ndërsa një vit më pas u arrestua edhe vëllai i tij Hajdar. Të dy përballen me akuza për vrasje, trafik droge, pengim të drejtësisë dhe posedim të paligjshëm armësh.
    Aksioni i fundit i SPAK i mbështetur nga Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Italia, u zhvillua në fillim të muajit gusht dhe rezultoi në arrestimin e dhjetë anëtarëve të organizatës. Pjesë e grupit janë: Riza Çela, Ardian Çela, Albin Çela dhe Elvis Çela (vëllezër); Fadil alias Jul Balla, pronari ‘Ajman Resort’; Franc Çopja (aktualisht i arrestuar në Belgjikë); Petrit Sulejmani alias Lakatos; Mariglen Kamami; Denis Daja; Kujtim Gjyla; Renato Musaka; Vilson Pepa; Dition Pepa; Miklovan Mullai dhe Gert Çerma.
    Gjatë këtij aksioni u sekuestruan pasuri të shumta: një kompleks hotelier, vila me pishina, apartamente, makina luksoze dhe 120 mijë euro cash, me një vlerë totale prej disa milionë eurosh. Sipas gazetarëve belg, këto shuma janë vetëm “maja e ajsbergut”, duke pasqyruar fuqinë e madhe dhe aktivitetet kriminale të klanit.
    Në shkrim thuhet se historia e tyre nisi në Elbasan në vitin 2007, me vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët fillimisht u morën me tregti droge në nivele të vogla, por shpejt krijuan lidhje me kartelet e Amerikës Latine. Në vitet që pasuan, ata importuan dhjetëra tonë kokaine drejt Europës dhe ngritën laboratorë në Bruksel, duke i dhënë vetes mundësinë të kontrollonin drejtpërdrejt çmimet e tregut. Brenda pesë vitesh, sipas hetuesve, Çopjat ishin në gjendje të ndikonin në çmimin e kokainës në kontinent.
    Ata investuan shuma të mëdha në ndërtime, bare, restorante dhe kompani ndërtimi në Tiranë dhe Elbasan. Sipas raportimeve, vetëm në Dubai kanë investuar mbi 200 milionë euro, përfshirë blerjen e një vile gjigante në zonën luksoze Dubai Hills, ku çmimet variojnë nga 1.5 deri në 7.8 milionë euro.
    ARTIKULLI I PLOTË: 
    Një goditje e fundit ndaj njërës prej organizatave kriminale më të rrezikshme në planet. Policia shqiptare, e mbështetur nga Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Italia, ndërmori në fillim të muajit gusht aksione të reja kundër pronave të klanit të tmerrshëm Çopja, të famshëm në botën e narkotrafikut për importimin vetëm në vitin 2020 të të paktën 28 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt Europës.
    Pas disa viteve hetimesh, forcat e rendit arrestuan në gjithë Shqipërinë dhjetë njerëz të besuar të organizatës dhe sekuestruan një kompleks hotelier, vila me pishina, apartamente dhe makina luksoze, të gjitha së bashku me vlerë prej disa milionë eurosh. Gjithashtu u gjetën 120 mijë euro në para të gatshme. Këto shuma marramendëse janë vetëm maja e ajsbergut: klani familjar shqiptar, i drejtuar nga dy vëllezër pa skrupuj, është goditur shumë herë më parë dhe, në çdo rast, policët ndërkombëtarë janë kthyer nga ndërhyrjet me duar plot pasuri.
    Tetori 2021 shënoi një nga operacionet më të mëdha: 1.100 policë belgë sulmuan njëmbëdhjetë laboratorë përgatitjeje kokaine në gjithë Belgjikën, duke sekuestruar 32 tonë pluhur të bardhë dhe pasuri luksoze si orë Cartier e Rolex apo diamante me vlerë 7 milionë euro (rezultat i një prej hetimeve të lidhura me operacionin SkyECC).
    Më 31 korrik 2024, historia u përsërit. Europol koordinoi në Shqipëri operacionin “Gorgona” – emër i marrë nga krijesat mitologjike greke që gurëzonin këdo që i shikonte – duke arrestuar pesëmbëdhjetë anëtarë të dyshuar të klanit në Tiranë dhe duke sekuestruar pasuri të paluajtshme si dhe 1 milion euro në para të gatshme.
    Pionierët e kokainës
    Këto goditje të njëpasnjëshme nuk ishin rastësi. Klani ishte vëzhguar prej vitesh nga autoritetet ndërkombëtare, sidomos pas mbylljes së aplikacionit të mesazheve të enkriptuara SkyECC në vitin 2021. Duke menduar se ishin të mbrojtur, anëtarët e klanit kishin shpërndarë aty qindra mesazhe që u dhanë hetuesve mundësinë të gjurmonin një prej vëllazërive më të rrezikshme në botë.
    Historia e tyre nis në vitin 2007, në qytetin e Elbasanit. Qetësia e dukshme e kësaj komune me 66 mijë banorë, e vendosur 40 km në jug të Tiranës, mbulonte një botë të tërë delikuentësh të vegjël që merreshin me vjedhje dhe tregti droge. Mes tyre ishin dy vëllezërit Franc dhe Hadjar Çopja. Franci, atëherë 17-vjeçar dhe i përshkruar nga hetuesit si “jashtëzakonisht ambicioz”, u fut në tregtinë e drogës, duke e përfshirë më pas edhe vëllain tetë vjet më të madh.
    Shumë shpejt ata zbuluan botën fitimprurëse të kokainës përmes lidhjeve me kartelet paraguajane. Dyshja filloi të luante me konkurrencën mes tyre për të siguruar çmimet më të ulëta, duke lidhur madje edhe marrëveshje me Diego Benítez, ish-drejtues i një klubi futbolli në Paraguaj dhe truri pas një prej ngarkesave më të mëdha të kokainës në Europë – 16 tonë të sekuestruara në Hamburg në vitin 2021.
    Në atë kohë, çmimi i kokainës në Perëndim ra ndjeshëm, nga 150 euro për gram në vitin 1990 në vetëm 60 euro në fillim të viteve 2010. Arsyeja: prodhimi i shpërthyer në Amerikën e Jugut dhe hapja masive e tregut europian. Çopjat nuk humbën kohë: ishin ndër të parët që ngritën laboratorë të rafinimit në Europë, pikërisht në Bruksel, për të mbajtur kontroll mbi prodhimin dhe për të anashkaluar më lehtë doganat. Brenda pesë vitesh, sipas drejtësisë shqiptare, “ata ishin në gjendje të ndikonin në çmimet e tregut europian”.
    Pasuritë u shtuan shpejt, duke u dhënë mundësi të nënshtronin banditë shqiptarë dhe të zgjeroheshin në gjithë kontinentin. Belgjika dhe Holanda ishin epiqendra e aktivitetit falë porteve strategjike të Roterdamit dhe Anversës, përmes të cilëve tonë të tëra kokaine mbërrinin nga Amerika Latine, të fshehura në sapunë, bojë të bardhë ose materiale ndërtimi. Metodat ishin klasike: korruptim punëtorësh, infiltrime natën nëpër mol, kompani të rreme import-eksporti.
    “Ëndrra emirate”
    Në vitet 2010, pavarësisht milionave të përfituara, kokaina nuk mjaftonte më. Konkurrenca filloi t’u merrte treg, ndaj Çopjat hynë në pastrimin e parave dhe trafikun e armëve, duke u kthyer në ndërmjetës për grupe të tjera kriminale. Ata investuan në pasuri të paluajtshme në Tiranë e Elbasan – apartamente, ndërtesa, bare, restorante, kompani ndërtimi – me qëllim të dyfishtë: pastrimin e parave dhe krijimin e një imazhi si investitorë të mëdhenj në sytë e qytetarëve dhe autoriteteve.
    Në luftën për influencë, ata shpërndanin ryshfete të majme tek zyrat e këmbimit dhe farmacitë, të cilat më pas propagandonin imazhin e tyre. Raporte të mëvonshme policore i akuzuan për korrupsion edhe me figura të njohura politike e ekonomike.
    Ndërkohë, Franc Çopja zhvendosi selinë e mafies në Dubai, ku ndërtoi një vilë gjigante në Dubai Hills, një lagje luksoze. Vlera e shtëpisë nuk dihet saktësisht, por në zonë një e tillë kushton mes 1.5 dhe 7.8 milionë euro. Sipas një gazetareje shqiptare, klani kishte investuar gjithsej 200 milionë euro në Dubai.
    Vrasje në seri
    Zhvendosja e tyre ndezi rivalët. Banda shqiptare Alibej, me degëzim deri në Molenbeek të Brukselit, nisi të sfidonte territorin e Çopjave. Konflikti shpërtheu pas zhdukjes së një ngarkese të madhe kokaine në brigjet britanike, për të cilën Çopjat akuzuan Ardit Spahiun, kreun e Alibejve. Ky e mohoi, por përplasja degjeneroi në përleshje të armatosura dhe më pas në vrasje të përgjakshme.
    Më 1 korrik 2019 u vra Klevi Baho, anëtar i Alibejve. Në dhjetor të po atij viti, viktimë ra edhe 26-vjeçari Andi Zylyfi. Në total, klani lidhet me të paktën nëntë vrasje me pagesë, përfshirë ekzekutimin e vetë Ardit Spahiut, më 27 nëntor 2020, në mes të Molenbeekut. Një atentat brutal dhe i rrallë për Belgjikën, autorët e të cilit më pas u kapën në Spanjë dhe Gjermani.
    Këto vrasje e bënë klanin objektivin kryesor të autoriteteve ndërkombëtare. Në vitin 2021, mbyllja e SkyECC u dha hetuesve prova të reja. Në vitin 2023, policia e Dubait arrestoi Franc Çopjan – tashmë me identitetin Franc Gergely – dhe e ekstradoi në Belgjikë me avion privat, “për arsye sigurie”. Vitin pasues, edhe vëllai i tij Hajdar u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Për momentin, asnjë vendim gjykate nuk ka dalë ende. Franc Çopja, i burgosur në Belgjikë, është i akuzuar për vrasje, privim lirie, fshehje trupi, kërcënime, posedim të paligjshëm eksplozivësh e municionesh dhe pengim të drejtësisë – akuza që mund t’i sjellin 21 vjet burg.
    Megjithatë, vala e fundit e arrestimeve të koordinuara nga Europol tingëllon si fundi i kësaj organizate mafioze… një vend të cilin, me gjasë, të tjerë janë gati ta zënë.

  • “Një nga grupet kriminale më të rrezikshme në planet”/ Media belge: Si u shemb perandoria e Çopjave

    “Një nga grupet kriminale më të rrezikshme në planet”/ Media belge: Si u shemb perandoria e Çopjave

    Mafia shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta belge Le Soir i ka kushtuar një artikull goditjes dhe rënies së klanit të njohur të Çopjave, i cili konsiderohet nga autoritetet si një nga grupet kriminale më të rrezikshme në planet.
    Operacioni i fundit i policisë shqiptare, i mbështetur nga Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Italia, u zhvillua në fillim të muajit gusht dhe rezultoi në arrestimin e dhjetë anëtarëve të besuar të organizatës.
    Gjatë këtij aksioni u sekuestruan pasuri të shumta: një kompleks hotelier, vila me pishina, apartamente, makina luksoze dhe 120 mijë euro cash, me një vlerë totale prej disa milionë eurosh.
    Sipas gazetarëve belg, këto shuma janë vetëm “maja e ajsbergut”, duke pasqyruar fuqinë e madhe dhe aktivitetet kriminale të klanit.
    Në artikull përmendet gjithashtu se grupi i Çopjave ishte vëzhguar prej vitesh nga autoritetet ndërkombëtare, sidomos pas zbërthimit të aplikacionit të mesazheve të enkriptuara SkyECC në vitin 2021.
    Gjithashtu shtohet më tej se historia e kësaj organizate nisi në vitin 2007 në Elbasan nga dy vëllezërit, Franc dhe Hajdar Çopja. Në artikull përmenden edhe disa nga vrasjet që e vendosën e bënë klanin e Çopjave objektivin kryesor të autoriteteve ndërkombëtare.
    ARTIKULLI I PLOTË: 
    Një goditje e fundit ndaj njërës prej organizatave kriminale më të rrezikshme në planet. Policia shqiptare, e mbështetur nga Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Italia, ndërmori në fillim të muajit gusht aksione të reja kundër pronave të klanit të tmerrshëm Çopja, të famshëm në botën e narkotrafikut për importimin vetëm në vitin 2020 të të paktën 28 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt Europës.
    Pas disa viteve hetimesh, forcat e rendit arrestuan në gjithë Shqipërinë dhjetë njerëz të besuar të organizatës dhe sekuestruan një kompleks hotelier, vila me pishina, apartamente dhe makina luksoze, të gjitha së bashku me vlerë prej disa milionë eurosh. Gjithashtu u gjetën 120 mijë euro në para të gatshme. Këto shuma marramendëse janë vetëm maja e ajsbergut: klani familjar shqiptar, i drejtuar nga dy vëllezër pa skrupuj, është goditur shumë herë më parë dhe, në çdo rast, policët ndërkombëtarë janë kthyer nga ndërhyrjet me duar plot pasuri.
    Tetori 2021 shënoi një nga operacionet më të mëdha: 1.100 policë belgë sulmuan njëmbëdhjetë laboratorë përgatitjeje kokaine në gjithë Belgjikën, duke sekuestruar 32 tonë pluhur të bardhë dhe pasuri luksoze si orë Cartier e Rolex apo diamante me vlerë 7 milionë euro (rezultat i një prej hetimeve të lidhura me operacionin SkyECC).
    Më 31 korrik 2024, historia u përsërit. Europol koordinoi në Shqipëri operacionin “Gorgona” – emër i marrë nga krijesat mitologjike greke që gurëzonin këdo që i shikonte – duke arrestuar pesëmbëdhjetë anëtarë të dyshuar të klanit në Tiranë dhe duke sekuestruar pasuri të paluajtshme si dhe 1 milion euro në para të gatshme.
    Pionierët e kokainës
    Këto goditje të njëpasnjëshme nuk ishin rastësi. Klani ishte vëzhguar prej vitesh nga autoritetet ndërkombëtare, sidomos pas mbylljes së aplikacionit të mesazheve të enkriptuara SkyECC në vitin 2021. Duke menduar se ishin të mbrojtur, anëtarët e klanit kishin shpërndarë aty qindra mesazhe që u dhanë hetuesve mundësinë të gjurmonin një prej vëllazërive më të rrezikshme në botë.
    Historia e tyre nis në vitin 2007, në qytetin e Elbasanit. Qetësia e dukshme e kësaj komune me 66 mijë banorë, e vendosur 40 km në jug të Tiranës, mbulonte një botë të tërë delikuentësh të vegjël që merreshin me vjedhje dhe tregti droge. Mes tyre ishin dy vëllezërit Franc dhe Hadjar Çopja. Franci, atëherë 17-vjeçar dhe i përshkruar nga hetuesit si “jashtëzakonisht ambicioz”, u fut në tregtinë e drogës, duke e përfshirë më pas edhe vëllain tetë vjet më të madh.
    Shumë shpejt ata zbuluan botën fitimprurëse të kokainës përmes lidhjeve me kartelet paraguajane. Dyshja filloi të luante me konkurrencën mes tyre për të siguruar çmimet më të ulëta, duke lidhur madje edhe marrëveshje me Diego Benítez, ish-drejtues i një klubi futbolli në Paraguaj dhe truri pas një prej ngarkesave më të mëdha të kokainës në Europë – 16 tonë të sekuestruara në Hamburg në vitin 2021.
    Në atë kohë, çmimi i kokainës në Perëndim ra ndjeshëm, nga 150 euro për gram në vitin 1990 në vetëm 60 euro në fillim të viteve 2010. Arsyeja: prodhimi i shpërthyer në Amerikën e Jugut dhe hapja masive e tregut europian. Çopjat nuk humbën kohë: ishin ndër të parët që ngritën laboratorë të rafinimit në Europë, pikërisht në Bruksel, për të mbajtur kontroll mbi prodhimin dhe për të anashkaluar më lehtë doganat. Brenda pesë vitesh, sipas drejtësisë shqiptare, “ata ishin në gjendje të ndikonin në çmimet e tregut europian”.
    Pasuritë u shtuan shpejt, duke u dhënë mundësi të nënshtronin banditë shqiptarë dhe të zgjeroheshin në gjithë kontinentin. Belgjika dhe Holanda ishin epiqendra e aktivitetit falë porteve strategjike të Roterdamit dhe Anversës, përmes të cilëve tonë të tëra kokaine mbërrinin nga Amerika Latine, të fshehura në sapunë, bojë të bardhë ose materiale ndërtimi. Metodat ishin klasike: korruptim punëtorësh, infiltrime natën nëpër mol, kompani të rreme import-eksporti.
    “Ëndrra emirate”
    Në vitet 2010, pavarësisht milionave të përfituara, kokaina nuk mjaftonte më. Konkurrenca filloi t’u merrte treg, ndaj Çopjat hynë në pastrimin e parave dhe trafikun e armëve, duke u kthyer në ndërmjetës për grupe të tjera kriminale. Ata investuan në pasuri të paluajtshme në Tiranë e Elbasan – apartamente, ndërtesa, bare, restorante, kompani ndërtimi – me qëllim të dyfishtë: pastrimin e parave dhe krijimin e një imazhi si investitorë të mëdhenj në sytë e qytetarëve dhe autoriteteve.
    Në luftën për influencë, ata shpërndanin ryshfete të majme tek zyrat e këmbimit dhe farmacitë, të cilat më pas propagandonin imazhin e tyre. Raporte të mëvonshme policore i akuzuan për korrupsion edhe me figura të njohura politike e ekonomike.
    Ndërkohë, Franc Çopja zhvendosi selinë e mafies në Dubai, ku ndërtoi një vilë gjigante në Dubai Hills, një lagje luksoze. Vlera e shtëpisë nuk dihet saktësisht, por në zonë një e tillë kushton mes 1.5 dhe 7.8 milionë euro. Sipas një gazetareje shqiptare, klani kishte investuar gjithsej 200 milionë euro në Dubai.
    Vrasje në seri
    Zhvendosja e tyre ndezi rivalët. Banda shqiptare Alibej, me degëzim deri në Molenbeek të Brukselit, nisi të sfidonte territorin e Çopjave. Konflikti shpërtheu pas zhdukjes së një ngarkese të madhe kokaine në brigjet britanike, për të cilën Çopjat akuzuan Ardit Spahiun, kreun e Alibejve. Ky e mohoi, por përplasja degjeneroi në përleshje të armatosura dhe më pas në vrasje të përgjakshme.
    Më 1 korrik 2019 u vra Klevi Baho, anëtar i Alibejve. Në dhjetor të po atij viti, viktimë ra edhe 26-vjeçari Andi Zylyfi. Në total, klani lidhet me të paktën nëntë vrasje me pagesë, përfshirë ekzekutimin e vetë Ardit Spahiut, më 27 nëntor 2020, në mes të Molenbeekut. Një atentat brutal dhe i rrallë për Belgjikën, autorët e të cilit më pas u kapën në Spanjë dhe Gjermani.
    Këto vrasje e bënë klanin objektivin kryesor të autoriteteve ndërkombëtare. Në vitin 2021, mbyllja e SkyECC u dha hetuesve prova të reja. Në vitin 2023, policia e Dubait arrestoi Franc Çopjan – tashmë me identitetin Franc Gergely – dhe e ekstradoi në Belgjikë me avion privat, “për arsye sigurie”. Vitin pasues, edhe vëllai i tij Hajdar u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Për momentin, asnjë vendim gjykate nuk ka dalë ende. Franc Çopja, i burgosur në Belgjikë, është i akuzuar për vrasje, privim lirie, fshehje trupi, kërcënime, posedim të paligjshëm eksplozivësh e municionesh dhe pengim të drejtësisë – akuza që mund t’i sjellin 21 vjet burg.
    Megjithatë, vala e fundit e arrestimeve të koordinuara nga Europol tingëllon si fundi i kësaj organizate mafioze… një vend të cilin, me gjasë, të tjerë janë gati ta zënë.

  • Një nga vëllazëritë më të rrezikshme në botë/ Gazeta Belge: Si u godit nga Europoli perandoria shqiptare e Çopjave

    Një nga vëllazëritë më të rrezikshme në botë/ Gazeta Belge: Si u godit nga Europoli perandoria shqiptare e Çopjave

    Një nga vëllazëritë kriminale më të rrezikshme në botë ka dominuar për vite tregtinë e drogës në Evropë. Pas kryerjes së dhjetëra vrasjeve me pagesë, ndikimi i saj nisi të bjerë ndjeshëm. Goditja vendimtare erdhi në fillim të gushtit, kur Europoli ndërhyri për ta çmontuar strukturën e grupit.