Tag: fotovoltaik

  • Parku fotovoltaik merr kullotat, banorët në fshatin Qinam të Kolonjës protestojnë kundër projektit energjitik

    Parku fotovoltaik merr kullotat, banorët në fshatin Qinam të Kolonjës protestojnë kundër projektit energjitik

    Dhënia me qira e 3.5 ha sipërfaqe kullosore në fshatin Qinam të Kolonjës në funksion të ndërtimit të një parku fotovoltaik kundërshtohet nga banorët, të cilët thonë se kjo është e vetmja sipërfaqe ku ata mund të kullotin bagëtitë.

    Të shqetësuar nga kjo vendimmarrje banorët kanë protestuar duke kërkuar që sipërfaqja të mos tjetërsohet.
    Sipas banorëve vendimi rrezikon më shumë se 100 familje të cilat merren me blegtori dhe kjo do të sillte dëme të mëdha për ekonominë e tyre.
    Në fshat llogariten rreth 3000 krerë bagëti të cilat gjatë verës banorët i kullosin në Gramoz ndërsa në dimër shfrytëzojnë kullotën e fshatit të cilën e shohin jetike ndërsa shprehen se bashkia nuk ka zhvilluar asnjë konsultim publik me ta
    Protestës së banorëve ju bashkuan edhe deputetët e PD të cilët mbështetën kërkesat e banorëve dhe kërkuan që kjo sipërfaqe të shfrytëzohet në interes të komunitetit
    Banorët thonë se nuk janë kundër investimeve, por kërkojnë që ato të mos cenojnë jetesën e tyre dhe traditën shumëvjeçare të blegtorisë, nga e cila mbahen familjet e zonës.

    Top Channel

  • Skandalet e zv.kryeministres s’kanë të sosur, Balluku dha leje për impiant fotovoltaik njerëzve të lidhur me Klosin…

    Skandalet e zv.kryeministres s’kanë të sosur, Balluku dha leje për impiant fotovoltaik njerëzve të lidhur me Klosin…

    MISIONI VETTING
    Më 24 maj 2023, mbi tavolinën e Ministres së pezulluar të Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku do të vendosej kontrata për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MVV në zonën e Semanit, në fshatin Povelçë, në njësinë Administrative Topojë, nga kompania “Orher” shpk.
    Brenda ditës kontrata do të nënshkruhej me aq nxitim sa askush nuk do të vërente se kishte gabime me vendndodhjen e impiantit, gjë e cila ngre dyshime për vlefshmërinë e kësaj kontrate dhe dyshime për afera. Në fakt, nga informacionet e grumbulluara rezulton se pas kompanisë që ka përfituar centralin fotovoltaik qëndrojnë njerëz të lidhur me Genti Klosin, vëllain e Ceno Klosit, deputetin e Partisë Socialiste që është nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumentesh.
    Klosi është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish zv.kryeministres Belinda Balluku, si ish Drejtor i ish Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve të Ngurta, ish Drejtor i Tatimeve dhe si edhe ish zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga të gjithë bashkëpunëtorët e ministres Balluku, Ceno Klosi është i vetmi që endet i lirë, i pa shqetësuar nga Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion edhe pse “Vetting” ka denoncuar me fakte fshehjen e pasurisë si kompania “First Bar Limited” dhe hotelin, të dyja në Londër të Britanisë së Madhe.
    Njerëzit e Klosit pas impiantit fotovoltaik në Fier
    Informacionet e reja që kanë dalë së fundmi zbulojnë se personat që kanë menaxhuar pasuritë e vëllait të Ceno Klosit, Genti Klosi janë po të njëjtit që kanë përfituar licenca dhe leje ndërtimi për impiant prodhimi fotovoltaik në qytetin e Fierit, pranë bregdetit.
    Historia për impiantin fotovoltaik ka nisur më herët me krijimin e shoqërisë “Orher“ shpk në dhjetor 2020, por zhvillimet që do të sillnin dyshime se pas kësaj kompanie fshihet, Ceno Klosi do të ndodhnin në 19 janar 2023. Nga administrimi i kompanisë do të largohej Mirel Mjekra për tu vendosur Maria Mino dhe si zotërues i kompanisë është kompania SEAN shpk, me pronare fundore Aulona Gaxhenji, e cila në fillim të vitit 2024 do t’ia shiste pronësinë kompanisë “FINVEST“ me aksioner Julian Dhimën.
    Administratorja Maria Mino ka qene menaxhere e restorantit luksoz të vëllait të Klosit, Genti Klosi që zotëron kompaninë “T.O.V 2019“. Menjëherë sapo Mino të bëhej administratore, pas disa muajsh në maj 2023,  ministrja e pezulluar e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku do të lidhte kontratën “Për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MVV, në zonën e Semanit, në fshatin Povelçë, Njësia Administrative Topojë në Bashkinë Fier me shoqërinë ‘Orher’ shpk.

    Nga verifikimi i dokumenteve rezulton se Enti Rregullator i Energjisë deklaron se zona është në fshatin Grykë të njësisë administrative Topojë, ndërkohë që kontrata e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë tregojnë për një ndërtim në fshatin Povelçë po në njësinë administrative Topojë.
    Në këtë rast, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë një gabim, që tregon një problem serioz. Kjo pasi edhe në lejen e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit specifikohet zona dhe vendi, e cila është në fshatin Grykë në njësinë administrative Topojë të Bashkisë Fier. Faktikisht fshati Povelçë ndodhet në njësinë administrative Dërmenas të Bashkisë Fier, kurse fshati Grykë në njësinë administrative Topojë.
    Gabimi lidhet me faktin se fshati Povelçë dhe fshati Grykë janë vendndodhje të ndryshme në njësi të ndryshme administrative në Bashkinë Fier. “Vetting” ishte në terren për të verifikuar vendndodhjen e centralit fotovoltaik dhe zbuloi se ky impiant gjendej në fshatin Grykë dhe jo në fshatin Povelçë.
    Në këtë rast, si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, por edhe Enti Rregullator i Energjisë kanë bërë një gabim, i cili mund t’i bëj të pavlefshme veprimet e kryera deri tani. Gabimi i parë ka ardhur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, por si është e mundur që Enti Rregullator ka miratuar këtë licencë pa verifikuar vendndodhjen?
    A ka marrë porosi Enti Rregullator për të dhënë këtë licencë pavarësisht gabimeve dhe e ka miratuar ? Si mund të kalojë një licencë me fshatra të ndryshme pa u korrigjuar ? Si mund ti japësh licencën pa verifikuar vendndodhjen e fshatit?
    Më 16 shtator 2025, Partia Demokratike do të bënte një kallëzim për dosjen që lidhet me kontratën e kompanisë ORHER shpk dhe vetëm para disa ditësh nëntor 2025, SPAK do të deklaronte se është regjistruar procedimi penal me nr.95, viti 2025, mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga shtetasja Adriana Kalaja kundër shtetasve Belinda Balluku, Ceno Klosi.

    Në këtë rast, Prokuroria e Posaçme do të deklaronte se materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar në shtator 2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal nr.95, viti 2025 dhe se ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake.

    “Vetting” kontaktoi Entin Rregullator të Energjisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në lidhje me gabimin për vendndodhjen e centralit fotovoltaik, por derin në publikimin e këtij artikulli nuk pati asnjë  deklaratë nga institucionet.
    Por kontrata e fotovoltaikut nuk është e vetmja gjë që rëndon mbi mbi Ceno Klosin pasi edhe si kryetatimor te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve na rezultojnë shkelje të panumërta nga deputeti i Partisë Socialiste.

  • Investim energjetik në Belsh, KESH pritet të çelë tenderin për projektin 41.6 milionë euro

    Investim energjetik në Belsh, KESH pritet të çelë tenderin për projektin 41.6 milionë euro

    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) pritet të çelë javën e ardhshme procedurën e prokurimit për impiantin fotovoltaik të Belshit.
    Në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u dhanë detaje lidhur me procedurën ku thuhet se me shumë gjasa prokurimi do të nisë në datë 20 nëntor 2025.
    Ky është një projekt që mbështetet direkt me një kredi 30 milionë euro të Bankës çka automatikisht e bën atë të detyruar të ndjekë rregullat e prokurimeve që i nënshtrohen procedurat e ngjashme që kanë financimin e BERZH.
    “Klienti i përmendur synon të përdorë një pjesë të të ardhurave nga një hua dhe/ose grant të administruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për të financuar koston e projektit. Financim i BERZH 30 mln euro dhe të tjera 11.67 mln euro.
    Procedura lidhet me ndërtimin e një impianti fotovoltaik tokësor (“PV”) me kapacitet 50 MËp në Belsh, në Shqipërinë qendrore”, detajohet në faqen e BERZH.
    Përveç financimit të BERZH të paktën 9.25 milionë euro janë grant nga WBIF për të financuar projektin e KESH-it, Belshi Solar PV Project. Nga kostoja totale prej 41.67 milionë eurosh, do të përballohen shpenzime të tilla si: Projektim, ndërtim dhe operim për impiantin fotovoltaik 50 MW; inxhinier mbikëqyrës, konsulent mbështetës për Njësinë e Zbatimit të Projektit (PIU Support Consultant).
    “Prokurimi për kontratat e mësipërme pritet të nisë në tre-mujorin e parë të vitit 2026. Kontratat do t’i nënshtrohen Rregulloreve dhe Politikave të Prokurimit të Bankës dhe janë të hapura për pjesëmarrje për kompani nga çdo vend, përveç rasteve kur dokumentet e prokurimit parashikojnë ndryshe”, thuhet në njoftim.
    Projektet fotovolatike
    KESH prej disa vitesh tashmë ka nisur diversifikimin e burimeve të prodhimit edhe pse Impianti i Belshit është i pari në këtë shkallë pra 50 MW parashikuar nga kompania publike. Më herët një projekt zuri vend mbi digën e Qyrsaqit në Kaskadën e Drinit teksa në projektet e tjera është edhe një impiant lundrues në Vaun e Dejës me kapacitet të instaluar 13.8 MW.
    Energjia diellore po përjeton rritje të shpejtë me projekte që po zhvillohen në disa rajone të vendit dhe me kapacitete të konsiderueshme. Vetë Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi në mbledhjen e fundit leje për Impianti me kapacitet mbi 300MW. Por pavarësisht rritjes pesha e prodhimit të fotovolatikëve aktualisht mbetet modeste.
    Të dhënat e Bilancit të Energjisë publikuar nga INSTAT tregonin se deri në 6 mujorin e parë të këtij viti, grupi “të tjerë prodhues”, ku përfshihen edhe fotovoltaikët, prodhoi 288 GWh energji elektrike, krahasuar me 125 GWh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Prodhimi neto vendas ishte 1757 GWh deri në fund të qershorit./Marrë nga Monitor.al

  • Energjia diellore, tre aplikime të reja në MIE për një kapacitet të instaluar prej 105.6 MW

    Energjia diellore, tre aplikime të reja në MIE për një kapacitet të instaluar prej 105.6 MW

    Aplikimet për ndërtimin e impianteve fotovoltaikë duket se nuk kanë të ndalur. Këtë herë pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë dorëzuar tre kërkesa të reja nga subjekte të interesuar për të ndërtuar centrale diellorë me kapacitet total prej 105.6 MW. Janë të paktën tre subjekte që kanë bërë këto aplikime.E para shoqëria “GREEN VOLT” sh.p.k. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 70 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Bashkinë Memaliaj.E dyta shoqëria “ARMEN SOLAR” sh.p.k. ka shprehur për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 30 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me vendndodhje në Njësinë Administrative Armen, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë.E treta shoqëria “GREEN ENERGY GROUP” sh.p.k. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 5.6 MW me vendndodhje në Fshatin Pjetroshan, Bashkia malësi e Madhe, Qarku Shkodër.Vetëm pak ditë më parë një tjetër kërkesë u paraqit në MIE për ndërtimin e një parku fotovoltaik me kapacitet 603 MW në zonën e Tropojës, një nga projektet me kapac9itetin më të lartë që ka shfaqur interes deri më tani dhe që ka marrë edhe statusin e investitorit strategjik.Kërkesat për të investuar në energjinë e rinovueshme dhe sidomos në fotovoltaike janë bërë të shumta viteve të fundit nxitur nga politikat e diversifikimit të qeverisë, kriza e energjisë por edhe ndryshimet ligjore që lidhen me sektorin. Pavarësisht kësaj dinamike ende impiantet e futur në prodhim mbeten në numër të kufizuar. Gjithsesi pesha e prodhuesve të tjerë përveç hidros po rritet nga viti në vit.Të dhënat zyrtare të bilancit të energjisë për tremujorin e dytë të këtij viti publikuar nga INSTAT tregojnë se grupi “të tjerë prodhues” ku bëjnë pjesë edhe fotovoltaikët prodhuan 288 GWh nga 125 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 2,3 herë./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bardhi: SPAK ka regjistruar procedim penal për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës

    Bardhi: SPAK ka regjistruar procedim penal për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës

    Kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi tha sot se impianti fotovoltaik në digën e Zadejës është një aferë korruptive dhe se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet në lidhje me këtë aferë.
    Bardhi shkruan se “impianti fotovoltaik në Digën e Zadejës me vlerë 8 milionë euro është një aferë korruptive për të cilën kam bërë kallëzim penal dhe SPAK ka regjistruar zyrtarisht procedimin penal nr. 226/2024”.

    Për të ky është procedimi i katërt penal që regjistrohet, krahas procedimeve penale për tunelin e Llogorasë, shitblerjen e energjisë nga KESH sh.a. dhe dy anijet për prodhimin e energjisë në Vlorë.

    “Tashmë i takon prokurorëve të SPAK të dëshmojnë nëse kanë forcën të ndëshkojnë aferat korruptive”, shkruan Bardhi ndër të tjera.

  • Nga shkarkimi i Veliajt te ndërtimi i një centrali fotovoltaik në Ersekë, vendimet e para

    Nga shkarkimi i Veliajt te ndërtimi i një centrali fotovoltaik në Ersekë, vendimet e para

    Nga shkarkimi i Veliajt te ndërtimi i një centrali fotovoltaik në Ersekë, vendimet e para të qeverisëKëshilli i Ministrave, në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 4”, miratoi një sërë vendimesh që përfshijnë ndryshime në poste të larta drejtuese, projekte energjetike dhe masa për integrimin europian.Shkarkimi i Erion Veliajt – Me propozim të Këshillit Bashkiak Tiranë, u miratua vendimi për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga detyra.Ndërtimi i një centrali fotovoltaik në Ersekë – Projekti me kapacitet 30 MW pritet të realizohet brenda 36 muajve dhe të ketë një afat operimi 49-vjeçar. Investitori është i detyruar të raportojë çdo tre muaj për ecurinë e punimeve, të respektojë kushtet mjedisore dhe të depozitojë sigurimin e kontratës në masën 5% të investimit.Garancia për huanë prej 20 milionë euro – U miratua marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Tiranës për kredinë që lidhet me OSHEE Group, OSSH, FSHU dhe Furnizuesin e Tregut të Lirë.Fusha e përgjegjësisë për dy ministra shtetiMinistri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin do të drejtojë reformën në administratë, sistemin e pagave dhe politikat kundër korrupsionit.Ministri i Shtetit dhe Kryenegociator do të udhëheqë negociatat për anëtarësimin në BE, përafrimin e legjislacionit dhe zbatimin e Planit Kombëtar të Integrimit.Ndryshime në kabinetin qeveritarEdona Bilali emërohet zëvendësministër e Infrastrukturës dhe Energjisë.Silva Caka emërohet zëvendësministër e Punëve të Brendshme.Eugena Tomini emërohet zëvendësministër e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.Andi Mahila dhe Mira Kapisyzi lirohen nga postet e tyre si zëvendësministra. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tirana Bank udhëheq kredinë sindikale prej 20 mln euro për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në Fier

    Tirana Bank udhëheq kredinë sindikale prej 20 mln euro për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në Fier

    Tirana Bank, në cilësinë e bankës udhëheqëse, ka finalizuar marrëveshjen e kredisë sindikale në vlerën 20 milionë euro, në bashkëpunim me Union Bank, Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe OTP Bank Albania.Qëllimi i financimit përfshin ndërtimin e një parku fotovoltaik me subjekt zhvillues shoqërinë SPV Blue 2 Shpk dhe vendodhje në Sheq-Marinas, Fier. Ndërtimi i parkut te ri fotovoltaik kontribuon në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të Shqiperisë në energjinë elektrike nga burime të energjisë së rinovueshme.Aleksander Zoga, Project Finance Manager në Divizionin Korporatë të Tirana Bank, ndan me ne më shumë mbi rëndësinë e këtij projekti, vizionin e bankës per financimin e projekteve ne fushën “Green Financing” si dhe financimet e përbashkëta (sindikale) të cilat japin një impakt dhe një rëndësi shume të madhe në zhvillimin ekonomik të vendit.Çfarë do të thotë kjo kredi sindikale për Tirana Bank?Aleksander Zoga:“Kjo marrëveshje është një dëshmi e rolit udhëheqës që Tirana Bank ka marrë në tregun financiar shqiptar. Duke qenë banka udhëheqëse dhe me peshën më të madhe në financim, ne tregojmë qartë rolin tonë në financimin e projekteve të kësaj rëndësie, kapacitetin tonë për të koordinuar projekte të mëdha me qëllim mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Për ne, nuk është thjesht një transaksion financiar, por një bashkëpunim me sipërmarrjen Shqiptare për rritjen e kapaciteve energjitike prodhuese të vendit. Ky transaksion dhe shumë të tjerë që kemi financuar dhe jemi duke shqyrtuar janë një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje me zhvillim të qëndrueshem.”Si është përvoja e Tirana Bank me kreditë sindikale?Aleksander Zoga:“Tirana Bank ka një eksperiencë të gjatë dhe të konsoliduar në financimin e kredive të përbashkëta (sindikale). Ne kemi qenë pjesë e kredive sindikale madhore që jane realizuar jo vetëm gjatë viteve të fundit, ku mund të përmendim një bashkëfinancimin për një kompani energjitike në fushën e hidrocentraleve, linjën e përbashkët të kredisë për projektin Thumanë-Kashar, projektin Orikum-Llogara por edhe financime të tjera të përbashkëta për shoqëri të ndryshme. Këto angazhime, tregojnë qartë se kemi ekspertizën dhe burimet e nevojshme për të realizuar financime komplekse ne projekte me rëndësi strategjike per zhvillimin ekonomik te vendit.”Cili është angazhimi i Tirana Bank në Green Finance?Aleksander Zoga:“Green Finance është një nga prioritetet tona kryesore. Ne e shohim financimin e energjisë së rinovueshme si një mënyrë konkrete për të kontribuar në tranzicionin e gjelbër të Shqipërisë.Tirana bank gjate 4 viteve te fundit ka qenë shumë aktive ne Green Financing, ku si fillim ka mbëshettur nevojat e klientëve të saj për vendosjen e paneleve diellore (roof-top panels) në ambjentet e biznesit, duke ulur në mënyrë të konsiderueshme pagesën e faturës së energjisë elektrike të bizneseve.Gjithashtu, Tirana Bank ka qenë shumë aktive në parqet e mëdha fotovoltaike të cilat kanë synim shitjen e energjise elektrike në Bursen Shqiptare të energjisë elektrike ALPEX.Projekti BLUE 2 në Fier është në vazhdën e disa nismave të ngjashme që Tirana bank ka mbështetur, si financimi për ndertimin e parkut fotovoltaik me vendoshje në Lushnje vitin e kaluar. Gjithashtu, gjatë muajit Gusht kemi financuar ndërtimin e një parku tjetër fotovoltaik i cili pritet të perfundoj gjatë muajve në vijim dhe aktualisht jemi duke shqyrtuar disa projekte të tjera që do të financohen nga Tirana Bank ose në bashkëpunim me banka të tjera.Referuar sa më sipër, ne besojmë fort se financimi i kompanive të prodhimit të energjisë së gjelbër është thelbësor për diversifikimin e burimeve energjetike dhe reduktimin e emetimeve të karbonit, standarte te cilat aplikohen nga të gjithë vendet e Bashkimit Europian ku synojmë të bëhemi pjesë.”  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Aeroporti i Kukësit kthehet në park fotovoltaik, kompania konçesionare merr licencat

    Aeroporti i Kukësit kthehet në park fotovoltaik, kompania konçesionare merr licencat

    Kompania që është mbajtëse e kontratës konceisonare të Aeroportit të Kukësit “GLOBAL TECHNICAL MECHANICS” sh.p.k u licencua së fundmi nga Enti Rregullator i Energjisë në prodhim dhe furnizim.
    Ky miratim erdhi pas kërkesës së subjektit dhe lidhet specifikisht me një projekt fotovoltaik që kompania po zbaton pranë aeroportit në Veri të vendit dhe që sipas kushteve të vendosura nga Enti Rregullator duhet të nisë prodhimin Brenda këtij viti.
    Vendimi nënvizon se Bordi vendosi “të licencojë shoqërinë “GLOBAL TECHNICAL MECHANICS” sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik, me kapacitet prodhues 12 MW, me vendndodhje në zonën e Aeroportit të Kukësit, Njësia Administrative Shtiqen, Bashkia Kukës, Qarku Kukës, për një afat 25-vjeçar”, thuhet në vendim.
    I njëjti specifikon se shoqëria duhet të fillojë ushtrimin e veprimtarisë së prodhimit të energjisë elektrike brenda datës 31.12.2025.
    Enti nënvizon se në referencë të përcaktimeve të nenit 10 të kontratës së nënshkruar me MIE-n vlerësohet që shoqërisë t’i lihet kusht që me fillimin e operimit/ushtrimit të veprimtarisë së prodhimit të energjisë elektrike, por jo më vonë se 60 ditë nga ky fakt, të depozitojë në ERE dokumentacionin përkatës për testimin e veprës
    Sa i takon licencës së furnizimit me energji ajo i është dhënë kompanisë për një afat 5 vjeçar.
    Kompania koncesionare
    Në mars të vitit 2019 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për Aeroportin e Kukësit.
    Procedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k (tashmë zotëron 100% të aksioneve prej shtatorit 2022) dhe Bami sh.p.k. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite. Vlera e rehabilitimit ishte rreth 8 milionë euro.
    /MONITOR.al/

  • “Dëm 5 mln euro“/ Bardhi kërkesë SPAK: Në çfarë faze janë hetimet për aferën e Ballukut dhe Verdhos në digën e Zadejës

    “Dëm 5 mln euro“/ Bardhi kërkesë SPAK: Në çfarë faze janë hetimet për aferën e Ballukut dhe Verdhos në digën e Zadejës

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme, ku i paraqet informacione shtesë mbi atë që e quan afera e Belinda Ballukut me parkun fotovoltaik në Digën e Zadejës. Bardhi ka bërë publike shkresën, ku ndër të tjera ka kërkuar edhe informacion mbi ecurinë e hetimeve.
    Në një reagim Gazment Bardhi shprehet se: “Lufta kundër korrupsionit qeveritar kërkon vetëm guxim dhe profesionalizëm nga prokurorët e posaçëm. Aferat e shumta të Belinda Ballukut, që janë kryer pa asnjë frikë për ligjin, nuk kanë nevojë për shumë kohë për tu zbuluar. Vetë SPAK ka provuar me veprime konkrete se si çmimet e procedurave të prokurimit fryhen për të vjedhur me dyfishin e kostos. I jam drejtuar zyrtarisht SPAK jo vetëm për ta informuar që e ka lehtësisht të hetueshme aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës, por edhe për të na informuar se në çfarë faze janë hetimet mbi këtë çështje. Vjedhja e hapur e 5 milion eurove nuk mund të zvarritet apo lihet në harresë”.
    Shkresa e plotë:
    I nderuar z. Drejtues i Prokurorisë,
    Me shkresën e datës 04.11.2024, marrë nga ana juaj në datën 06.11.2024, kemi përcjellë një informacion për fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetases Belinda Balluku, me detyrë Zëvëndëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Konkretisht, informacioni i përcjellë kishte të bënte me procedurën e prokurimit publik “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës”, për të cilën në datën 14.08.2023, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (“KESH” sh.a.), ka lidhur kontratën me vlerë 812.702.500 lekë ~ 8.13 milionë euro ose 97% e fondit limit.
    Kjo procedurë prokurimi ngrinte dyshime të forta për abuzim dhe paligjshmëri, pasi oferta e kontraktuar nga KESH sh.a., për 1 MWp në Digën e Zadejës është 98.509.000 lekë ~ 985.000 euro për MWp. Ndërsa, oferta ekonomike nga e njëjta kompani zbatuese dhe ofertuese për një projekt tjetër me kërkesa teknike edhe më të larta, e financuar me fonde jopublike, është 365.000 Euro për MWp ose 620.090 euro më pak se vlera e kontraktuar nga KESH sh.a. Pra, nëse projekti “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës”, me kapacitet 8.25 MWp do të ndërtohej me të njëjtën çmim që e njëjta kompani ka kontraktuar në sektorin privat, ky projekt do të kapte vlerën 8.25 MWp x 365.000 euro = 3.011.250 euro ose 5.115.775 euro më pak se vlera e kontratës së lidhur nga KESH sh.a. Ndërkohë që oferta e dytë tregtare për një instalim me kapacitet 10 MWp i dhënë po nga ajo kompani rezulton me vlerën 375.000 Euro për MWp, që do të thotë se nëse do të aplikohej ky çmim për kontratën me KESH sh.a., atëherë vlera e kontratës do të ishte 3.093.750 euro ose 5.033.275 euro më pak se vlera e kontratës së lidhur nga KESH sh.a.
    Kostot e fryra fiktivisht i kanë sjellë një dëm prej 5 (pesë) milionë euro Buxhetit të Shtetit, për të cilin dëm shtetasja Belinda Balluku, me detyrë Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe shtetasi Ergys Verdho, me detyrë administrator i KESH sh.a., megjithëse kanë pasur dijeni të plotë për diferencën e madhe të çmimeve ndërmjet sektorit publik dhe privat për shkak se çdo projekt për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese paraqitet në MIE, me vetëdije të plotë dhe dashje kanë lejuar ardhjen e një dëmi të rëndë ekonomik në Buxhetin e Shtetit, duke sjellë përfitime të paligjshme për subjektet private që kanë lidhur kontratën me KESH sh.a.
    Në fakt, fiktiviteti, paligjshmëria dhe abuzimi në këtë procedurë prokurimi publik provohen edhe nga një procedurë prokurimi që ka realizuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për nevojat e veta në tarracën e këtij institucioni me fuqi të instaluar 180 kWp, me vlerë fondi limit 80 mijë euro, ose 444.4 euro/kWp (bashkëlidhur njoftimi i kontratës, termat e referencës dhe specifikimet teknike). Ndërsa, në procedurën e prokurimit publik “Ndërtimi i impiantit fotovoltatik në Digën e Zadejës”, 1 kWp është kontraktuar për 985 euro (540.6 euro më shumë se çmimi i prokuruar nga SPAK), çka do të thotë se kapaciteti 180 kWp i ka kushtuar Buxhetit të Shtetit 177.300 euro. Pra, për të njëjtin kapacitet instalimi prej 180 kWp, ndërmjet prokurimit të realizuar nga SPAK dhe prokurimit të realizuar nga MIE ka një diferencë prej 97.300 (më shumë se dyfishi i vlerës). Nëse procedura e prokurimit publik “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës”, do të ishte realizuar nga SPAK, atëherë kostoja totale do të ishte 8250 kWp x 444.4 euro = 3.666.300 euro ose 4.463.700 euro më pak se vlera e kontratës së lidhur nga KESH sh.a.
    Kjo diferencë prej rreth 4.5 milionë euro përbën një dëm të qartë që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit nga veprimet dhe mosveprimet në kundërshtim me ligjin të shtetasve Belinda Balluku, me detyrë Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ergys Verdho, administrator i kompanisë publike KESH sh.a.
    Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të neneve 75/a, 280 dhe 281 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që ky informacion shtesë, së bashku me dokumentacionin përkatës, të bëhet pjesë e fashikullit hetimor, si dhe në mbështetje të nenit 110 të Kodit të Procedurës Penale të informohemi lidhur me ecurinë e kallëzimit të datës 4.11.2024 të dorëzuar nga ana jonë, duke përfshirë veprimet hetimore të kryera deri më tani dhe gjendjen aktuale të procedimit penal.

  • Parku fotovoltaik i Spitallës, Voltalia gati të nisë ndërtimin, operimi tregtar në janar 2027

    Parku fotovoltaik i Spitallës, Voltalia gati të nisë ndërtimin, operimi tregtar në janar 2027

    Ndërtimi për parkun fotovoltaik të Spitallës pritet që të nisë këtë vit dhe nëse punimet ecin siç duhet vënia në punë dhe testimi pritet të bëhen në gusht-dhjetor të vitit 2026 ndërkohë që operimi tregtar pritet në janar 2027. “Spitalla Solar” e themeluar nga kompania Voltalia si përfaqësuese e saj në Shqipëri, ka njoftuar autoritetet përmes dokumentacionit vendndodhjen e saktë të impiantit dhe detaje të tjera të lidhura me të.“Projekti ndodhet në territorin e Bashkisë Durrës, pranë fshatrave Adriatik, Vrinas (Shënavlash) dhe Spitallë, brenda Njësisë Administrative të Rrashbullit, Njësisë së Administrative (NjA) Nr.6 të qytetit të Durrësit dhe brenda Prefekturës së Durrësit. Vendndodhja e zonës së propozuar për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik në Spitallë është në zonën kadastrale nr. 8517 dhe përfshin një sipërfaqe prej rreth 123. Ha” thuhet në dokument.Impianti me kapacitet të instaluar 100 MW pritet që të ndërtohet për një periudhë 15 mujore. Konkretisht sipas një kalendari paraprak kompania parashikon që ndërtimi në nisë në nëntor të këtij viti teksa përgjatë periudhës maj-qershor 2025 është bërë gati kantieri.Punimet mekanike dhe ato elektrike pritet të zenë vend gjatë nëntor-2025 dhe nëntor 2026.  Impianti fotovolatik i Spitallës është i dyti që Voltalia do të zbatojë në vendin tonë pas atij të Karavastasë tashmë në operim prej dhjetorit 2023.Projektet e VoltaliaVoltalia fitoi ankandin e parë të qeverisë për Karavastanë në vitin 2020, ku ofroi një çmim 24,89 euro për megavat.  Sipas marrëveshjes 70 megavat janë të ndara për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar.Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vjet dhe do të blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë. Sa i takon Spitallës, gara u mbyll me çmim 29.89 euro/MWh në një ankand të mbajtur gjatë 2021-it.Parku Fotovoltaik i Spitallës do të ketë kapacitet të instaluar 100 MW, nga të cilat 70 MW do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, nëpërmjet një kontrate për blerjen e energjisë me çmim të paracaktuar dhe 30 MË do të tregtohen në treg të lirë.  Impianti i Karavastasë prodhoi vitin e shkuar 258,383 MË energji që përbënte 3.2 për qind të prodhimit neto vendas.Aktualisht Voltalia duket se ka një interes të shtuar për Shqipërinë sa i takon zgjerimit me projekte të reja ku kohëve të fundit ka bërë thirrje për investitorë privatë apo individë që disponojnë truall të cilat kompania mund ti marrë me qira për të zbatuar aty projekte energjie diellore. / N.Maho Voltalia zgjeron interesin për Shqipërinë, nis kërkimin e tokave me qira 30-vjeçareKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.