Tag: fotot

  • ”S’më duhen fotot me Trump”, nga Moska Vuçiç zbut situatën: Presidenti i SHBA po bën gjëra të mira për botën

    ”S’më duhen fotot me Trump”, nga Moska Vuçiç zbut situatën: Presidenti i SHBA po bën gjëra të mira për botën

    Bota E Enjte, 8 Maj 2025 16:49
    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është në Moskë për paradën e Ditës së Fitores, dhe ka folur rreth udhëtimit në SHBA që u detyrua ta ndërpresë për shkak se u ”sëmurë” befasisht. Vuçiç tha se nuk dëshiron foto me Trumpin, por diskutime, teksa ka premtuar se do t’i nxjerrë disa gjëra më vonë.
    ”Do të shihni disa gjëra për të cilat as që dua të flas tani”, ka thënë Vuçiç. Ai përmendi një takim që pati me Trump gjatë mandatit të parë.

    ”Kam pasur biseda me të në Zyrën Ovale. Nuk më interesojnë fotot, më interesojnë se çfarë mund të bëj për njerëzit tanë. Unë e respektoj presidentin amerikan, besoj se ai po bën shumë gjëra të mira për botën”.
     

  • Jorida Tabaku poston fotot: Nga Londra në Toronto, diaspora po zgjedh ndryshimin

    Jorida Tabaku poston fotot: Nga Londra në Toronto, diaspora po zgjedh ndryshimin

    Kandidatja e PD-së për deputete, Jorida Tabaku e cila është në listën e hapur në qarkun Tiranë, ka ndarë foto nga Diaspora. Në këto fotot shihet mbështetja për Tabakun. ”Nga Londra në Toronto, diaspora po zgjedh ndryshimin”,-shkruan Tabaku.  Më pas ka postuar fotot nga takimet në zonat rurale të Tiranës. ”Nga depot e ujit, realiteti është i njëjtë: premtime të pambajtura dhe shërbime që nuk përmbushin nevojat bazë. Qytetarët meritojnë standarde, shërbime dhe respekt. Më 11 maj, voto për ndryshim të vërtetë”,-shkruan Tabaku.
    Postimi

    -Ulje taksash për familjet dhe biznesin e vogël-Rritje të pensioneve dhe mbështetje për shtresat në nevojë-Shërbime më të mira në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë-Mundësi për të rinjtë dhe për ata që duan të ndërtojnë këtu jetën e tyre-Voto për një Tiranë që mban fjalën.-Voto Partinë Demokratike për ndryshim që ndjehet!

  • Mazniku takim me banorët në Qukës, ndan fotot dhe jep mesazhin: Për Shqipërinë Europiane

    Mazniku takim me banorët në Qukës, ndan fotot dhe jep mesazhin: Për Shqipërinë Europiane

    Ministri i Pushtetit Vendor, dhe drejtuesi politik i PS-së për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku ka vijuar këtë pasdite me takimet elektorale. Teksa ka ndarë fotot nga takimi me qytetarët në Qukës të Prrenjasit, Mazniku jep mesazhin që Shqipëria Europiane arrihet me PS dhe Edi Ramën. ”Me banorët e Qukësit në Prrenjas, së bashku me Bora Muzhaqin dhe Ela Tockën, për Shqipërinë Europiane me numrin 5, Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”,-shkruan Mazniku. Më herët Mazniku thotë se PS-ja do të fitojë së paku 9 mandate deputetësh në Elbasan dhe së paku 78 mandate në mbarë Republikën.

  • Publikohet fotoja/ Takimi në Vatikan, Tump-Zelensky përballë njëri-tjetrit

    Publikohet fotoja/ Takimi në Vatikan, Tump-Zelensky përballë njëri-tjetrit

    CNN ka publikuar fotot e takimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Bazilikën e Shën Pjetrit paraditen e sotme.
    Fotot e publikuara nga presidenca e Ukrainës, tregojnë presidentët të ulur ballë për ballë në një zonë të zbrazët të bazilikës.
    Shtëpia e Bardhë i përshkroi bisedimet e tyre si “produktive”.
    Një tjetër imazh tregon liderët të shoqëruar nga kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

  • Trump dhe Zelensky në Bazilikën e Shën Pjetrit, u bashkohet edhe presidenti Macron

    Trump dhe Zelensky në Bazilikën e Shën Pjetrit, u bashkohet edhe presidenti Macron

    Sapo janë publikuar fotot e takimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Bazilikën e Shën Pjetrit të shtunën.
    Fotot – të publikuara nga presidenca e Ukrainës – tregojnë çiftin të ulur ballë për ballë në një zonë të zbrazët të bazilikës. Shtëpia e Bardhë i përshkroi bisedimet e tyre si “produktive”.

  • “Nga kartelat mjekësore te fotot nudo”, Hila për ashpërsimin e diskursit politik: Berisha nuk kursen asgjë për pushtet

    “Nga kartelat mjekësore te fotot nudo”, Hila për ashpërsimin e diskursit politik: Berisha nuk kursen asgjë për pushtet

    Analisti Dritan Hila, i ftuar në  një emision televiziv me temë “Ashpërsohet gjuha e fushatës”, u shpreh se Berisha i ka hyrë në familje Ramës, duke e fyer në shumë mënyra.
    “Berisha i ka hyrë në familje Ramës, duke u marrë me kartelën e tij dhe të tjera. Ndërsa Rama vetëm thjesht buf dhe kënetë i ka thënë. Nuk më duket një fyerje e madhe fjala çyrykë. Tani kanë filluar të ç’thurrin fjalorin edhe militantët, shembulli më i fundit ishte në Korçë (i referohet Ilir Vrenozit).
    Berisha në fillim tentoi të bënte një fushatë më të matur, por pastaj ripublikoi edhe fotot nudo. Berisha nuk kursente asnjë. Berisha është kampion për sharje, nëse nuk e bën ai, e bëjnë ata pas tij. Berisha nuk ka ndryshuar, nuk ka lënë gjë mangët për hatër të pushtetit.”

  • Berisha publikon sërish fotot nudo të Ramës, a do të reagojë shoqëria civile këtë herë?

    Berisha publikon sërish fotot nudo të Ramës, a do të reagojë shoqëria civile këtë herë?

    Nga Endri Kajsiu
    Gjatë gjithë kësaj jave, me një histeri të paprecedentë politike, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën për pedofili online pasi ky i fundit foli për disa foto nudo që ia kishte publikuar po Berisha në vitin 2006.
    Pas pesë ditësh të ngarkuara me nostalgjinë për të shkuarën, Berisha nuk duroi dot më dhe doli hapur, duke i publikuar po vetë fotot e Ramës, por kësaj here në facebookun e tij personal.
    Ditën e sotme ai publikoi një video me kolazh pamjesh të Ramës, ku shfaqeshin edhe fotot nudo nga jeta e tij private, ato të cilat po Berisha dhe njerëzit e tij i bënë publike për shantazh politik në vitin 2006.
    Në fakt, çudi nuk është që Berisha po del dita ditës në origjinë, duke ripublikuar fotot e Ramës për qëllime të ngushta e të pisëta politike. Ai dhe politika e këtij lloji, janë prej vitesh anomali në skenën politike shqiptare.
    Pikëpyetja e madhe është çfarë mendimi do kenë tani gjithë analistët dhe shoqëria civile për ripublikimin e fotove nudo nga Berisha?
    Çfarë qëndrimi do mbajnë tani të njejtët personazhe që komentuan faktin pse Rama rikujtoi mes të rinjve fotot nudo?
    Ose si do ua mbajnë hallin fëmijëve që Berisha ua tregoi njëherë fotot në 2006 e tani po ua tregon sërish përmes faqes së tij?
    A do të indinjohen ata sërish për këtë pornografi të radhës online? Apo do të pranojnë standardin Berisha që e trajton hapësirën digjitale si pusetë ujërash të zeza që ndyjnë hapësirën digjitale dhe mediatike?
    Mos / reagimi i tyre do të tregonte shumë për standardin dhe seriozitetin me të cilin trajtohet etika, gjuha politike dhe mediatike në hapësirën tonë publike që vijon të vuajë edhe nga standardet e dyfishta në kësisoj rastesh.

  • “U shqetësuat për fotot cullak?”, Rama flet për Elvis Rroshin: Sikur ishte kriminel… Po tani?! Vrenozi ia lëshoi shqipes…

    “U shqetësuat për fotot cullak?”, Rama flet për Elvis Rroshin: Sikur ishte kriminel… Po tani?! Vrenozi ia lëshoi shqipes…

    Kryesocialisti Edi Rama, nga takimi që po mban me bizneset në Elbasan, thumboi edhe opozitën, teksa tha se ishte e shqetësuar për komentet që bëri për fotot e tij nudo në Google, por nga ana tjetër nxjerr Ilir Vrenozin që të ofendojë gjatë një takimi elektoral në Korçë, me fëmijë gra dhe vajza.
    Teksa po fliste me një pjesëmarrës në takim, Rama ironizoi edhe faktin që iu është bashkuar edhe Elvis Rroshi, teksa tha se kur ishte kryebashkiak ishte kriminel, por tani e kanë marrë.
    “Po u more me ata, nëse do të isha marrë me ata do të kisha përfunduar në çmendinë. A je në vete. Më marrin mua, më futen në shtëpi, më vjedhin fotot e mia të rinisë, m’i nxjerrin në mexhelis cullak në 2007. Po këta janë për t’u thënë njerëzve se shikoni sa monstër është se këta përvete edhe në dush shkojnë me kostum. Njerëzit jua kthejnë siç e meritojnë. Shtojnë edhe ca vota me ato. Tani unë pas 100 vitesh në një bisedë më Pandi Majkon, atëherë u tmerrua. Të isha për Pandin do të kisha humbur zgjedhjet se nuk dilte më nga shpia nga tmerri si mund të jetë ky dhe pa rroba. Se mendonte se flija me rroba ushtarake.
    E tregoi atë histori aty dhe thashë janë në google. Këta tani u shqetësuan shumë për fëmijët. Kaq shumë saqë për ta nxjerrë shqetësimin deri në fund nxjerrin Ilir Vrenozin që ia lëshon shqipes ekstreme me fëmijë, vajza e gra. Domethënë këta të vrasin, të qajnë ditën dhe të vrasin edhe ditën dhe nuk të qajnë., të thonë se shiko ke vrarë veten ose e vrave ti vëllain tënd. Të merremi me këta ne, janë fundi. Të kesh pasur të internuar këtë të duash ti nuk vlen është kot. Keni dëgjuar një farë Elvis Rroshi. Tani e kanë marrë dhe është në rregull ai. Ishte kriminel kur, kështu që kjo është historia tani. Me mua rri se nuk ke ku shko. Vetë e ke fajin, vjen këtu.”, tha Rama.Kujtojmë që ish kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi tërhoqi vëmendjen pasi është përfshirë në fushatë për kushëririn e tij Elton Rroshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga PD.

  • Basha ironizon Ramën: Kujdes, se janë hapur dhe dosjet e shoqes

    Basha ironizon Ramën: Kujdes, se janë hapur dhe dosjet e shoqes

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit ku u thoshte të rinjve të shohin fotot e tij nudo në internet. Basha thotë se Ramës i kanë ikur pëllumbat, nga shokët që ka tek 7×7=313.
    Ai më tej thotë se tani po hapen edhe dosjet e shoqes së tij, sa filloi kjo e fundit t’ia bëj hallvën.
    Basha, më tej, këshillon kryeministrin të mbledh pëllumbat se halli i 7×7=313 nuk kalohet me fotot e tij të vjetra.
    Reagimi i plotë i Bashës:
    “O Rame, i paske lëshuar pëllumbat, si mor burr u thu fëmijëve futuni më shikoni mu nudo. Po ose mo Ram, ai është modeli jot për zgjedhje?! Leje që ka kalu shumë kohë mo Ram, kanë ndryshu gjonat. Pse me fotot e vjetra do bësh fushatë ti mo Ram. Po ndonjë të re, apo ke frikë na le me risk brenda. O Rame, të kanë ikur pëllumbat, se i ke shokët tek 7×7=313, s’ke faj. Ishin hapur dhe dosjet e shoqes mo Ram. Sa filloi me t’bo hallvën ty, tak dosjen Rame. E Rame, Rame çfarë halli t’ka gjet, edhe fotot e vjetra do me i nxjerr prej hallit 7×7=313 Rame. Pllumat Rame, pllumat”.

  • FOTOT/ Dua Lipa nis plazhin në Ksamil, e shoqëron i fejuari

    FOTOT/ Dua Lipa nis plazhin në Ksamil, e shoqëron i fejuari

    Dua Lipa është rikthyer sërish në Shqipëri dhe ka nisur menjëherë plazhin edhe pse jemi ende në prill. Pushimet e Pashkës ajo i ka kaluar në jugun e vendit me të fejuarin e saj Callum Turner, duke i treguar edhe njëherë tjetër botës pamjen e magjishme të brigjeve shqiptare.
    Këngëtarja 29-vjeçare e hitit “Dance The Night Away” u shfaq në formë perfekte me bikini të kuqe, syze dielli, një varëse të hollë. Në galerinë e fotove që postoi me përshkrimin “Pashkët në shtëpi” shoqëruar me emoji të një lepurushi dhe flamurit shqiptar, ajo u shfaq e qeshur dhe e çliruar pranë detit.
    Dua dhe aktori 34-vjeçar dukeshin tejet të dashuruar, ndërsa në një video shfaqen teksa zhyten së bashku ne det.
    Dua dhe Callum konfirmuan lidhjen e tyre në janar 2024.