Tag: fotot

  • ‘Me jep lekë ose do të publikoj fotot që kemi bashkë’! Gruaja nga Korça shantazhon një burrë

    ‘Me jep lekë ose do të publikoj fotot që kemi bashkë’! Gruaja nga Korça shantazhon një burrë

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur nëDevoll, ku ndryshe nga çfarë tregon trendi i akteve kriminale në raport gjinie dhe statistikat, këtë herë është përndjekur dhe shantazhuar një burrë, me qëllime përfitimi nga një grua. E dyshuara është një grua 42-vjeçare, banuese në fshatin Miras.
    Policia e Korçës bëri sot me dije, se e ka marrë nën akuzë, pasi dyshohet se shantazhonte duke i kërkuar para një 45-vjeçari, që të mos i publikonte disa foto të tyre.
    Besohet se çifti kishte pasur lidhje të mëparshme dhe e dyshuara e ka shfrytëzuar duke e përndjekur, me qëllime që ta zhvasë, në këmbim të mosdenigrimit të tij me fotot që posedonte.
    “Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen B. D., 42 vjeçe, banuese në Miras, pasi dyshohet se ka përndjekur një 45-vjeçar, si dhe i ka kërkuar atij, shuma parash, që të mos publikonte disa foto të tyre”, bëri me dije policia vendore për rastin.
    Ngjarja do hetohet më tej nga organi i akuzës, për të zbardhur rrethanat, raportin e mëparshëm të dy personave dhe shkaqet e shantazhit.
    gijotina.com/

  • Në Instagram tashmë mund të ngarkoni foto me raport 3:4

    Në Instagram tashmë mund të ngarkoni foto me raport 3:4

    Instagram tashmë ofron mbështetje për fotot me raport 3:4 që do të thotë se kur ngarkoni një foto me të tillë do të shfaqet në të njëjtin format që është realizuar.

    Përdoruesit gjer më sot e kanë pasur të mundur të ngarkojnë foto me raport 4:5 por fotot 3:4 priteshin përpara se të publikohen. Tashmë ky format mbështetet edhe për ngarkimet e fotove tek por edhe atyre karusel.
    Megjithatë nëse dëshironi ende mund të vijoni të publikoni foto me raport 4:5

    Ndryshimi vjen pasi në Janar rrjeti social vendosi që fotot që shfaqen në profil të jenë drejtkëndore dhe jo katrore.
    Shefi i Instagram Adam Mosseri tha në rrjetin social Threads se thuajse çdo kamër telefoni realizon fotot në këtë format. /PCWorld Albanian

  • Fotot pikturë në Zvërnec, Rama: Janë shkrepur nga Alexander Uhrin, ambasador në promovimin e turizmit shqiptar

    Fotot pikturë në Zvërnec, Rama: Janë shkrepur nga Alexander Uhrin, ambasador në promovimin e turizmit shqiptar

    Zvërneci është kthyer vitet e fundit në një ndër pikat turistike më të vizituara në vend. Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot e shkrepura nga Alexander Uhrin nga Sllovakia, i cili u prezantua në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania 2” dhe është një nga fituesit e çmimit “Ambasador në Promovimin e Turizmit Shqiptar”.
    Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania” u rikthye për të dytin vit, pas suksesit të edicionit të parë, duke zbuluar bukuritë e Shqipërisë përmes syve të vetë udhëtarëve dhe vizitorëve me fotografi dhe video reels që ata kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri.

    Fotografë dhe videografë (profesionistë dhe amatorë) nga Shqipëria dhe 36 vende të botës sollën edhe këtë edicion, imazhe dhe filmime të mrekullueshme, që shpalosin Shqipërinë përmes bukurive të natyrës dhe të trashëgimisë kulturore e historike. Disa prej tyre ishin edhe imazhet e fotografit sllovak, Alexander Uhrin, i cili zgjodhi promovimin e Zvërnecit, një nga destinacionet natyrore që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë me bukuritë e tij unike.

  • ‘Ura’/ Dalin FOTOT e grupit të shqiptarëve të përfshirë në rrjetin e të strukturuar kriminal

    ‘Ura’/ Dalin FOTOT e grupit të shqiptarëve të përfshirë në rrjetin e të strukturuar kriminal

    Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, i kryer nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës, u zhvillua dje në orët e para të mëngjesit.
    Operacioni policor i quajtur ‘Ura’, solli lëshimin e urdhërarresteve për 52 persona të përfshirë, në shkallë të ndryshme, në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

    Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK , me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.
    Duke iu referuar dosjes hetimore, janë publikuar emrat dhe fotot e personave të përfshirë në këtë operacion të bujshëm, të cilët janë:

    Gertin Aliu
    Adi Çoba
    Ervis Deti
    Agron Ganaj
    Nuredin Kiptiu
    Arsen Leskaj
    Erigels Presi
    Leonard Shakaj
    Zenit Shtraza
    Genci Telollari
    Redi Tusha
    Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)
    Ekil Nderjaku
    Indrit Tafili

    MË POSHTË FOTOT E DISA PREJ TYRE TË PUBLIKUARA NË DOSJEN ITALIANE

     

  • “Shkruanin letra me dorë për financat e grupit”, kryeprokurori i Barit: Droga dhe paratë dërgoheshim me autobusë, i zbuluam nga bisedat dhe fotot në telefona

    “Shkruanin letra me dorë për financat e grupit”, kryeprokurori i Barit: Droga dhe paratë dërgoheshim me autobusë, i zbuluam nga bisedat dhe fotot në telefona

    Kryeprokurori italian Roberto Rossi ka zbuluar detaje nga megaoperacioni për shkatërrimit e grupit kriminal me bazë në Durrës që vepronte në Shqipëri dhe Itali, e madje deri në Amerikën Latine.

    “Transporti bëhej me autobus nga porti i Durrësit.
    Fluksi i parave është kuptuar nga të dhënat e bisedave dhe në fotot e bëra të këtyre bisedave ne celular, që rezultonin veç drogës dhe paratë. Bashkë me pakot edhe letra të shkuara me dorë për të dhënat e ekonomike të grupit. Kjo ishte e rëndësishme”, tha ai.
    Ndërkohë, siç deklaruan prokurorët, ky grup bazën e kishte në Durrës dhe vepronte në vend, Itali, dhe deri në Amerikën Latine, dhe konsiderohet si një nga bandat me të fuqishme të trafikut të lëndëve narkotike.

    Top Channel

  • Kryeprokurori i Barit: Droga dhe paratë dërgoheshim me autobusë, i zbuluam nga bisedat dhe fotot në telefona

    Kryeprokurori i Barit: Droga dhe paratë dërgoheshim me autobusë, i zbuluam nga bisedat dhe fotot në telefona

    Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi, ka dhënë detaje të reja nga operacioni i gjerë Itali – Shqipëri, që çoi në arrestimin e 40 personave dhe sekuestrimin e miliona euro pasuri.
    “Transporti bëhej me autobus nga porti i Durrësit. Fluksi i parave është kuptuar nga të dhënat e bisedave dhe në fotot e bëra të këtyre bisedave ne celular, që rezultonin veç drogës dhe paratë. Bashkë me pakot edhe letra të shkuara me dorë për të dhënat e ekonomike të grupit. Kjo ishte e rëndësishme”, tha Rossi në një konferencë të përbashkët me Altin Dumanin në Tiranë.

  • Publikohen fotot private të Jeff Bezos dhe të fejuarës së tij, në jahtin 500 milionë dollarësh

    Publikohen fotot private të Jeff Bezos dhe të fejuarës së tij, në jahtin 500 milionë dollarësh

    Sezoni i jahteve të të famshmëve ka nisur dhe këtë herë është hapur nga Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez.
    Çifti është fotografuar në momente intime gjatë pushimeve luksoze në jahtin e tyre prej 500 milionë dollarësh në brigjet e Kanës. Në fotot e publikuara nga “Page Six”, 55-vjeçarja Sanchez shihet duke marrë rreze dielli me bikini dhe një kapelë kashte, ndërsa Bezos qëndron pranë saj dhe e godet lehtë në prapanicë, ndërkohë që një mike e çiftit qesh me skenën.

    Pamjet tregojnë çiftin në momente të ngrohta e të përzemërta. Jahti i tyre luksoz, i quajtur “Koru”, përmban disa kuverta dhe është zbukuruar me një figurë druri që i ngjan Laurën, me siluetën dhe flokët e gjatë të saj.
    Këto pamje dalin në dritë teksa çifti po përgatitet për dasmën e shumëpritur që pritet të mbahet në Venecia mes 24 dhe 26 qershorit. Ceremonia do të zhvillohet në një ambient romantik në natyrë, me rreth 200 të ftuar dhe nën masa të rrepta privatësie, pasi vendndodhja e saktë ende mbahet sekret.
    /vizionplus.tv

  • Fotot ekskluzive/ Kryeministri Keir Starmer në portin e Durrësit. Zbulohet qëllimi i vizitës

    Fotot ekskluzive/ Kryeministri Keir Starmer në portin e Durrësit. Zbulohet qëllimi i vizitës

    Vizitën në Shqipëri kryeministri UK Keir Starmer e ka nisur në portin e Durrësit.

    Nga fotot ekskluzive siguruar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu shikohet kryeministri Starmer duke parë në terren punën e policisë shqiptare dhe agjentëve të NCA Agjencisë Britanike Kundra Krimit të organizuar.
    NCA është duke ndihmuar policinë shqiptare në parandalimin e trafikut të emigrantëve drejt Anglisë përmes dokumenteve të falsifikuara.
    Po ashtu edhe për zbulimin e parave të krimit të cilat tentohen të futen në Shqipëri të fshehura në furgonë mallrash.
    Një hetim i përbashkët i SPAK dhe NCA disa muaj më parë shkatërroi një grup kriminal shqiptarë të cilët dërgonin armë nga Shqipëria drejt UK.

    Top Channel

  • Mbajti fjalimin e fitores një ditë më parë, Rama publikon fotot: Falenderimet që s’mjaftojnë kurrë…

    Mbajti fjalimin e fitores një ditë më parë, Rama publikon fotot: Falenderimet që s’mjaftojnë kurrë…

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e shkrepura gjatë fjalimit të tij të fitores, të mbajtur një ditë më parë.

    Krahas fotove ai ka ndarë edhe mesazh falenderimi për të gjithë ata që e besuan për një mandat të katërt.
    “MIRËMËNGJES 🇦🇱 dhe me falenderimet që kurrë s’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Fotot që Diddy donte t’i fshihte, festa në Ibiza me Kate Moss, Justin Bieber dhe Kardashian

    Fotot që Diddy donte t’i fshihte, festa në Ibiza me Kate Moss, Justin Bieber dhe Kardashian

    Ndërsa Sean “Diddy” Combs lufton një betejë të madhe ligjore për të vërtetuar pafajësinë e tij për shantazh, trafikim qeniesh njerëzore, përdhunim dhe sulm seksual , fotot nga një natë e çmendur me personazhe të famshëm në Ibiza të Spanjës po publikohen, 11 vjet pasi ai u përpoq t’i fshinte ato nga interneti.
    Reperi i famshëm – i cili tani përballet me akuza për një sërë krimesh të rënda – kishte postuar foto nga festa e 1 gushtit 2014 në rrjetet sociale, por shpejt i fshiu ato, sipas raportimeve të asaj kohe.
    Në këtë festë glamuroze, e cila u mbajt në nder të stilistit të famshëm italian Riccardo Tisci për ditëlindjen e tij të 40-të, morën pjesë partnerja e tij e atëhershme, Cassandra Ventura, e njohur si këngëtarja e R&B Cassie, si dhe çifti Kanye West dhe Kim Kardashian, të cilët sapo ishin martuar. I pranishëm ishte edhe ylli i popit Justin Bieber, i cili në atë kohë ishte vetëm 20 vjeç.

    Lista e të ftuarve përfshinte gjithashtu supermodelet Kate Moss, Naomi Campbell dhe Kendall Jenner, aktorët Zac Efron dhe Jared Leto, si dhe personalitetet televizive Kris Jenner dhe Paris Hilton.

    Në gjyqin e së hënës, një dëshmitar dëshmoi kundër Cobbs, ndërsa Cassie dëshmoi dje, të martën , duke përshkruar përvojat e saj nga marrëdhënia e saj afatgjatë me fituesin tre herë të çmimit Grammy. Ndër të tjera, Cassie, e cila në atë kohë ishte 22 vjeç, tha se producenti dhe sipërmarrësi 55-vjeçar i muzikës e pa duke masturbuar dhe e filmoi ndërsa ajo kryente marrëdhënie seksuale me të huaj në të ashtuquajturat “freak offs” (shfaqje seksuale të përpunuara dhe të inskenuara që përfshijnë gra që dyshohet se detyrohen ose ushtrohen presion për të marrë pjesë me punëtorë seksi meshkuj).
    55-vjeçari Combs është vetëdeklaruar i pafajshëm për akuzat për trafikim, transportim të personave për qëllime prostitucioni dhe zhvatje.
    /vizionplus.tv