Tag: fotot

  • Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan fotot nga Durrësi

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan fotot nga Durrësi

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga plazhi publik i Durrësit, pas aksionit për lirimin e hapësirave publike.

    “Me këto hapësira relaksuese nga plazhet publike në Durrës, ju uroj një javë të mbarë”-shkruan Rama krahas fotove.

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej disa ditësh me urdhër të kryeministrit Edi Rama, në të gjithë vendin.

    Top Channel

  • “Kemi shumë kimi”/ Pasi u publikuan fotot e tyre, Ledri flet për raportin me Xhensilën

    “Kemi shumë kimi”/ Pasi u publikuan fotot e tyre, Ledri flet për raportin me Xhensilën

    Ledri Vula ka folur për herë të parë mbi lajmet dhe fotot (lexo këtu) që qarkullojnë kohët e fundit për një afrim mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. I ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, reperi nuk e mohoi afrimitetin me Xhensilën, madje la të kuptohet se mes tyre ka më shumë se sa një bashkëpunim muzikor.
    “Kemi shumë kimi mes nesh. Jemi si një ekip,” tha Ledri, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është e ndërtuar mbi ndjenjë, mirëkuptim dhe pasion për muzikën. Edhe pse nuk foli në mënyrë të drejtpërdrejtë për një lidhje romantike, ai nuk e përjashtoi as këtë mundësi.
    Kur u pyet nëse një lidhje mes tyre mund të funksiononte jashtë studios, Ledri u shpreh me bindje:
    “Po, normal që po. Mendoj se do kishte funksionu. Pa marrë parasysh nëse kanë fëmijë apo një të kaluar, kur dy njerëz e duan njëri-tjetrin, dashuria mund gjithçka.”
    Reperi ndau edhe arsyet pse e vlerëson Xhensilën si person dhe si artiste:
    “Kemi pas një gjuhë të përbashkët, sepse të dy kemi histori të ngjashme. Ka qenë shumë natyrshëm me komuniku. Më pëlqen si artiste dhe më pëlqen të rri me njerëz që e duan muzikën dhe punojnë me pasion.”

  • Gonxhja postot fotot nga takimet në Shkup: Si djalë i dy prindërve me origjinë nga Dibra e Madhe, kënaqësi e madhe

    Gonxhja postot fotot nga takimet në Shkup: Si djalë i dy prindërve me origjinë nga Dibra e Madhe, kënaqësi e madhe

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka postuar fotot nga takimet që zhvilloi në Shkup, bashkë me kryeministrin Edi Rama. Ministri shkruan se ka qenë një kënaqësi e madhe, pasi ai është djalë e dy prindërve me origjinë nga Dibra e Madhe. ”Si djalë i dy prindërve me origjinë nga Dibra e Madhe, im atë, dhe Struga, ime më, ishte kënaqësi e veçantë ecja me Kryeministrin Edi Rama, në shoqërinë e Bujar Osmanit, zv/Kryetari i BDI dhe Arben Taravarit, Kryetar i Aleancës Shqiptare, mes komunitetit shqiptar në lagjen historike të Çarshisë në Shkup”,-shkruan Gonxhja.

  • BBC publikon fotot satelitore: Punime ndërtimi në centralin bërthamor të Fordow në Iran

    BBC publikon fotot satelitore: Punime ndërtimi në centralin bërthamor të Fordow në Iran

    U godit nga sulmet ajrore dhe amerikane, por në centralin bërthamor të Fordow imazhet satelitore kanë treguar se po bëhen punime ndërtimi.
    Kështu raportoi BBC, duke iu referuar imazheve satelitore të kompanisë Maxar Technologies.
    Në fotot e realizuara ditën e djeshme, duken aktivitete ndërtimi mbi krateret e krijuara nga bombardimet, një rrugë e re hyrëse me një ekskavator dhe një vinç në punë.
    Më poshtë, përgjatë shpatit të malit, shihen automjete dhe më tej buldozerë e kamionë që operojnë përpara hyrjeve të shkatërruara nga sulmet ajrore.
    Eksperti i armëve bërthamore, David Albright, i cili ka analizuar imazhet e të njëjtit vend të realizuara më 28 qershor, thotë se punimet ndërtimore mund të përfshijnë mbushjen e kraterëve, vlerësime inxhinierike për dëmet dhe mbledhjen e mostrave për ndotjen radiologjike./tvklan.al

  • FOTOT/ Çadra dielli dhe shishe uji me vete, si po e përballojnë qytetarët vapën në Tiranë

    FOTOT/ Çadra dielli dhe shishe uji me vete, si po e përballojnë qytetarët vapën në Tiranë

    Temperaturat e larta rreth 40 gradë C kanë prekur edhe vendin tonë ashtu si shumë shtete të tjera evropiane.

    Qytetarët këshillohet të mos dalin në pikun e vapës, edhe pse disa prej tyre e kanë të pashmangshme për shkak të angazhimeve.
    Nga fotot e marra në sheshin “Skënderbej”, duken qytetarë me çadra dielli dhe shishe uji në duar.
    Disa kanë zgjedhur të freskohen në çezmat e vendosura në shesh për qytetarët që kalojnë atje.

    Top Channel

  • Rama ndan fotot: NATO mban samit në Tiranë në 2027

    Rama ndan fotot: NATO mban samit në Tiranë në 2027

    Teksa ka ndarë fotot nga samiti i NATO-s, kryeministri Edi Rama ka dhënë në lajmin se samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027.

    Top Channel

  • Fotot që tregojnë se Ledri dhe Xhensila mund të jenë çift

    Fotot që tregojnë se Ledri dhe Xhensila mund të jenë çift

    Showbiz E Mërkurë, 25 Qershor 2025 17:52
    Në një intervistë, Ledri tha që duhet kimi dhe dashuri për t’u lidhur me dikë dhe ndonëse i hodhi poshtë pretendimet se është në një lidhje me Xhensilën, këto foto dëshmojnë të kundërtën. Ledri dhe Xhensila shfaqen më të afërt se kurrë me një grup miqsh (sipas burimeve të Anabel, në Ibiza). Ndonëse Xhensila është përpjekur të mbulojë fytyrën, ka një detaj që e nxjerr zbuluar: Tatuazhi në dorë.

  • FOTOT/ Nga Zegjineja, te Sara Mila, Edi Rama me yjet e reja të PS! Çfarë nuk u pa nga ditëlindja e 34-të e Partisë Socialiste

    FOTOT/ Nga Zegjineja, te Sara Mila, Edi Rama me yjet e reja të PS! Çfarë nuk u pa nga ditëlindja e 34-të e Partisë Socialiste

    Partia Socialiste ka festuar pasditen e djeshme ditëlindjen e 34-të, teksa të pranishëm kanë qenë deputetët socialistë dhe qytetarë.

    Gjatë festës, Rama takoi dy nda deputetet më të përfolura të kësaj fushate, Zegjine Çaushi dhe Sara Mila, me të cilat ka shkëmbyer disa batuta.
    Nuk kanë munguar as takimet me qytetarët, të pranishëm në organizim, të cilët prisnin për të takuar kreun e socialistëve dhe për të bërë foto me të.
     

    Top Channel

  • “Vogue” publikon fotot nga dasma e Alex Sorosit. Kryeministri Rama pozon me dhëndrin

    “Vogue” publikon fotot nga dasma e Alex Sorosit. Kryeministri Rama pozon me dhëndrin

    Revista amerikane Vogue ka publikuar fotot nga dasma luksoze e Alex Soros me Huma Abedin, e cila u mbajt në shtëpinë e çiftit në Water Mill në New York. Eventi mblodhi bashkë figura ekrani dhe personalitete politike nga e gjithë bota, mes të cilëve ishte edhe kryeministri Edi Rama.
    Në një nga fotot e publikuara nga revista amerikane shihet edhe kreu i qeverisë, teksa ka pozuar me Alex Soros. Kryeministri është ‘larguar’ nga kostumi zyrtar i zi, për t’i lënë vendin një në ngjyrë pana, të kombinuar me një këmishë të bardhë dhe të shoqëruar me një papion ngjyrë vishje.

    Krahas fotos, revista shkruan edhe për dollinë që ka ngritur Rama, teksa përmend edhe një batutë të tijën, për të cilin thotë se duhet të ishe aty për ta kuptuar.