Tag: fotot

  • Mashtrimi me piramidat e reja, eksperti i kriptomonedhave tregon si i kanë vjedhur profilin

    Mashtrimi me piramidat e reja, eksperti i kriptomonedhave tregon si i kanë vjedhur profilin

    Emir Allen, është një i ri shqiptar që jeton në Britani të Madhe, prej vitesh ai mban titullin si ekspert i kriptomonedhave. Ai tregon se organizatorët e grupeve të skemave piramidale online për të rritur besueshmërinë tek “klientët” e tyre, i prezantojnë më profile të rreme në Instagram. Para disa muajsh fotot dhe të dhënat e tij , u vodhën nga këto grupe të cilat me ndihmën e AI i modifikonin fotot duke prezantuar Emirin si një ‘boss’ kritovalutash, që si origjinë jeta  e luksit kishte   investimi në skemat piramidale.
    “Mu vodh profili ku tregonin jetën e luksit dhe se sa para bënin, më merrnin fotot dhe materialet nga rrjetet sociale dhe nga rrjetet e kompanisë ku unë jam aktivist. Krijohej një imazh i rremë për të thithur sa më shumë lekë dhe investitor nga e gjithë bota jo vetëm në Shqipëri. Unë pata dyshimin që mashtrim bazohej në Shqipëri”-shprehet Emir Allen, ekspert i kriptovalutave. Emiri arriti të heqë  nga internet jetën e tij të rremë, por ai nuk ka fuqi t’i japë fund këtij mashtrimi. Në Shqipëri, rrjeta e këtyre grupeve një numër të madh klientësh i ka peshkuar  në Lezhë, Lushnjë dhe në Divjakë. Por këtu mashtrimi shkon përtej rrjeteve sociale pasi paratë dorëzohen edhe në pika fizike. Burime për TCH thonë se në Lushnjë ekziston një lokal ku tërhiqen dhe dorëzohen paratë. Pavarësisht denoncimeve të deputetit socialist Erion Braçe, në vendin tonë ende nuk ka një mashtrues të prangosur.
    “Skemat Piramidale zakonisht ngrihen diku jashtë Europe, Në Afrikë, Indi ose Vendet Balltike dhe target janë amerikanët, dhe europianët dhe zakonisht në bien pre ata që nuk kanë njohuri rreth kësaj botë dhe zakonisht është shtresa më në nevojë.”. Aksioni më agresiv i këtyre grupeve ka qenë gjatë muajit gusht, ku mendohet se shqiptarëve u janë grabitur 20 milion dollar, dhe kjo nuk është bërë nga një grup i vetëm, sepse aktualisht operojnë  gjashtë të tilla në territorin tonë.
     
     

  • Mashtrimi me piramidat e reja! Eksperti i kriptomonedhave tregon se si mashtruesit i kanë vjedhur profilin

    Mashtrimi me piramidat e reja! Eksperti i kriptomonedhave tregon se si mashtruesit i kanë vjedhur profilin

    Emir Allen, është një i ri shqiptar që jeton në Britani të Madhe, prej vitesh ai mban titullin si ekspert i kriptomonedhave.

    Ai tregon se organizatorët e grupeve të skemave piramidale online për të rritur besueshmërinë tek “klientët” e tyre, i prezantojnë më profile të rreme në Instagram.
    Para disa muajsh fotot dhe dhe të dhënat e tij , u vodhën nga këto grupe të cilat me ndihmën e AI i modifikonin fotot duke prezantuar Emirin si një ‘boss’ kritovalutash, që si origjinë jeta  e luksit kishte   investimi në skemat piramidale.
    “Mu vodh profili ku tregonin jetën e luksit dhe se sa para bënin, më mernin fotot dhe materialet nga rrjetet sociale dhe nga rrjetet e kompanisë ku unë jam aktivist. Krijohej një imazh i rremë për të thither sa më shumë lekë dhe investitor nga e gjithë bota jo vetëm në Shqipëri. Unë pata dyshimin që mashtrim bazohej në Shqipëri”-shprehet Emir Allen, ekspert i kriptovalutave.
    Emiri arriti të heqë  nga internet jetën e tij të rremë, por ai nuk ka fuqi t’i japë fund këtij mashtrimi.
    Në Shqipëri, rrjeta e këtyre grupeve një numër të madh klientësh i ka peshkuar  në Lezhë, Lushnjë dhe në Divjakë. Por këtu mashtrimi shkon përtej rrjeteve sociale pasi paratë dorëzohen edhe në pika fizike. Burime për TCH thonë se në Lushnjë ekziston një lokal ku tërhiqen dhe dorëzohen paratë. Pavarësisht denoncimeve të deputetit socialist Erion Braçe, në vendin tonë ende nuk ka një mashtrues të prangosur.
    “Skemat Piramidale zakonisht ngrihen diku jashtë Europe, Në Afrikë, Indi ose Vendet Balltike dhe target janë amerikanët, dhe europianët dhe zakonisht në bien pre ata që nuk kanë njohuri rreth kësaj botë dhe zakonisht është shtresa më në nevojë. “
    Aksioni më agresiv i këtyre grupeve ka qenë gjatë muajit gusht, ku mendohet se shqiptarëve u janë grabitur 20 milion dollar, dhe kjo nuk është bërë nga një grup i vetëm, sepse aktualisht operojnë  gjashtë të tilla në territorin tonë.

    Top Channel

  • Mashtrimi me piramidat online! Eksperti shqiptar i kriptomonedhave tregon se si i vodhën profilin

    Mashtrimi me piramidat online! Eksperti shqiptar i kriptomonedhave tregon se si i vodhën profilin

    Emir Allen, është një i ri shqiptar që jeton në Britani të Madhe, prej vitesh ai mban titullin si ekspert i kriptomonedhave.
    Ai tregon se organizatorët e grupeve të skemave piramidale online për të rritur besueshmërinë tek “klientët” e tyre, i prezantojnë më profile të rreme në Instagram.
    Para disa muajsh fotot dhe dhe të dhënat e tij , u vodhën nga këto grupe të cilat me ndihmën e AI i modifikonin fotot duke prezantuar Emirin si një ‘boss’ kritovalutash, që si origjinë jeta e luksit kishte investimi në skemat piramidale.
    “Mu vodh profili ku tregonin jetën e luksit dhe se sa para bënin, më mernin fotot dhe materialet nga rrjetet sociale dhe nga rrjetet e kompanisë ku unë jam aktivist. Krijohej një imazh i rremë për të thither sa më shumë lekë dhe investitor nga e gjithë bota jo vetëm në Shqipëri. Unë pata dyshimin që mashtrim bazohej në Shqipëri”-shprehet Emir Allen, ekspert i kriptovalutave.
    Emiri arriti të heqë  nga internet jetën e tij të rremë, por ai nuk ka fuqi t’i japë fund këtij mashtrimi.
    Në Shqipëri, rrjeta e këtyre grupeve një numër të madh klientësh i ka peshkuar  në Lezhë, Lushnjë dhe në Divjakë. Por këtu mashtrimi shkon përtej rrjeteve sociale pasi paratë dorëzohen edhe në pika fizike. Burime për TCH thonë se në Lushnjë ekziston një lokal ku tërhiqen dhe dorëzohen paratë. Pavarësisht denoncimeve të deputetit socialist Erion Braçe, në vendin tonë ende nuk ka një mashtrues të prangosur.
    “Skemat Piramidale zakonisht ngrihen diku jashtë Europe, Në Afrikë, Indi ose Vendet Balltike dhe target janë amerikanët, dhe europianët dhe zakonisht në bien pre ata që nuk kanë njohuri rreth kësaj botë dhe zakonisht është shtresa më në nevojë.”
    Aksioni më agresiv i këtyre grupeve ka qenë gjatë muajit gusht, ku mendohet se shqiptarëve u janë grabitur 20 milion dollar, dhe kjo nuk është bërë nga një grup i vetëm, sepse aktualisht operojnë  gjashtë të tilla në territorin tonë.

  • Skandali me fotot intime në Itali, mes tyre dhe Meloni me motrën e saj

    Skandali me fotot intime në Itali, mes tyre dhe Meloni me motrën e saj

    Një forum online ka publikuar foto të lidereve politike nga të gjitha partitë italiane, duke shkaktuar indinjatë dhe reagime të shumta në skenën politike të Italisë.
    Denoncimi i parë erdhi nga Valeria Campagna, nënsekretare e Partisë Demokratike në Lacio, e cila deklaroi: “Ka nga ata që e minimizojnë, por ngacmimet nuk janë komplimente.”
    Meloni dhe Schlein mes të ekspozuarave
    Mes emrave të përfshirë në të ashtuquajturin “seksioni VIP” të portalit Phica.eu, shfaqen edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, motra e saj Arianna, si dhe sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein.
    Forumi, i krijuar në vitin 2005, me mbi 200 mijë anëtarë, përmban mijëra imazhe të vjedhura nga rrjetet sociale të grave të zakonshme dhe figurave publike, shpesh të retushuara e të shoqëruara me fraza fyese e vulgare.
    Edhe pse e pyetur, kryeministrja Meloni zgjodhi të mos komentojë, duke lënë të hapur mundësinë e një reagimi në ditët në vijim.
    Politikanet e tjera të përfshira
    Në listën e gjerë të forumit shfaqen gjithashtu politikanet Mara Carfagna dhe Mariastella Gelmini (Noi Moderati), Maria Elena Boschi (Italia Viva), Chiara Appendino (M5S), si edhe ministrja e Arsimit, Anna Maria Bernini dhe ajo e Turizmit, Daniela Santanché.
    Ky skandal vjen pas një tjetër rasti të ngjashëm, grupit në Facebook “My Wife”, ku shpërndaheshin imazhe të vjedhura të grave nga partnerët e tyre, duke krijuar një “arkiv dixhital”.
    Campagna: “Privatësia ime u shkel dhe u ofendova”
    Kryetarja e grupit të PD-së në këshillin bashkiak të Latinës, Campagna, tregoi se fotot e saj ishin publikuar pa pëlqimin e saj: “Jo vetëm imazhe me rroba banje, por edhe momente nga jeta ime publike dhe private. Privatësia ime u shkel dhe u shoqërua me komente fyese si: ‘Do doja t’i shihja këmbët, por gjoksi duket i shkëlqyer’ ose ‘Sa seksi duket në këtë veshje të ngushtë’.”
    “Sot ndihem e neveritur, e zemëruar, e zhgënjyer. Por nuk mund të rri në heshtje, sepse kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me mua, por me të drejtën tonë për të qenë të lira dhe të respektuara”, tha Campagna e zemëruar.
    Policia postare italiane ka hapur një hetim mbi portalin Phica.eu. Campagna theksoi se kishte zbuluar një seksion të tërë të dedikuar për të në pjesën “gratë në politikë”, duke theksuar se shumë nga komentuesit duket se ishin njerëz nga qyteti i saj, që ndiheshin të lirë të flisnin për trupin e saj si të ishte “pronë e tyre”.
    Denoncime të tjera nga politika
    Në vijim edhe eurodeputetja, Alessandra Moretti denoncoi forumin, pasi zbuloi se prej vitesh i ishin vjedhur dhe modifikuar fotot e programeve televizive.
    Të njëjtën gjë raportoi deputetja Lia Quartapelle, ndërsa ish-deputetja Alessia Morani paralajmëroi se është gati të ndërmarrë veprime ligjore, duke e quajtur publikimin e fotove pa pëlqim një sulm ndaj dinjitetit të grave.

  • Foto/ Dora e nxirë e Donald Trump bën xhiron e rrjetit, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Presidentit amerikan

    Foto/ Dora e nxirë e Donald Trump bën xhiron e rrjetit, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Presidentit amerikan

    Pamje të reja të dorës së Presidentit amerikan Donald Trump, ku shihet një pjesë e mbuluar me grim, janë bërë virale në rrjetet sociale ditët e fundit.

    Fotot janë realizuar më 22 gusht gjatë një paraqitjeje në Zyrën Ovale, duke nxitur spekulime të shumta mbi arsyet e përdorimit të make up-it.
    Këtë të hënë, gjatë takimit me Presidentin e Koresë së Jugut Lee Jae Myung, në fotot zyrtare u vu re edhe një mavijosje në dorën e djathtë të kreut të Shtëpisë së Bardhë.
    Ky detaj vjen pas deklaratave të muajit korrik, kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump ishte diagnostikuar me insuficiencë kronike venoze, një gjendje e zakonshme që lidhet me qarkullimin e gjakut. Zëdhënësja Karoline Leavitt theksoi më 17 korrik se diagnoza erdhi pas analizave të kryera për shkak të ënjtjes së këmbëve dhe shenjave të mavijosjes në dorë.
    Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Barbabella, e përshkroi gjendjen si “beninje dhe të zakonshme”, duke shtuar se shenjat në dorën e presidentit janë të lidhura me irritime të vogla të indeve si pasojë e shtrëngimeve të shpeshta të duarve dhe përdorimit të aspirines për parandalim kardiovaskular.
    “Presidenti Trump mbetet në gjendje shumë të mirë shëndetësore,” thuhej në memorandumin e publikuar nga Barbabella.
    Ky nuk është rasti i parë që fotografitë e duarve të Trump nxisin komente në publik. Në muajin shkurt, gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Uashington, u vu re një situatë e ngjashme, ndërsa edhe më 27 korrik në Skoci, gjatë takimit me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, fotot treguan shenja të dukshme në dorën e tij.
    Ekspertët theksojnë se insuficienca kronike venoze është e zakonshme për moshën mbi 70 vjeç dhe se në rastin e Trump nuk ka shenja të problemeve më serioze si tromboza venoze, sëmundje arteriale apo insuficiencë kardiake.
    Trump, i cili festoi 79-vjetorin më 14 qershor, është presidenti më i vjetër që ka nisur një mandat në historinë e SHBA.

    Top Channel

  • Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

    Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

    Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë.
    Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat Elvisa Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e një prej mjeteve dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku, pasagjere. Kjo e fundit mësohet se ishte edhe studente mjekësie.

  • Fotot që ndezën thashetheme: çfarë e lidh Christine Baranskin me King Princess?

    Fotot që ndezën thashetheme: çfarë e lidh Christine Baranskin me King Princess?

    Aktorja e mirënjohur amerikane Christine Baranski, 73 vjeçe, dhe këngëtarja King Princess, 26 vjeçe, janë kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes pasi u fotografuan duke ecur dorë për dore. Një postim i përbashkët i këngëtares, ku mbi fotot e tyre shkruante “Love is love”, i shtoi zërat se mes tyre mund të kishte lindur një romancë.
    Megjithatë, menaxheri i Baranskit i mohoi këto zëra, duke theksuar se ato janë vetëm mike dhe asnjëherë nuk kanë qenë në një lidhje romantike.
    Dyshja u njohën gjatë xhirimeve të filmit Nine Perfect Strangers vitin e kaluar dhe, sipas tyre, u afruan shumë shpejt. Baranski ka treguar më herët për revistën Interview se momenti i parë i lidhjes së tyre të veçantë ishte gjatë një bisede të gjatë për gjyshet e tyre, ndërsa e ka përshkruar marrëdhënien me King Princess si “dhuratën më të madhe”, duke e cilësuar atë një artiste të talentuar dhe plot humor.
    Pavarësisht thashethemeve, për momentin të dyja flasin për një miqësi të fortë që i bashkon më shumë sesa çdo romancë.

  • Kush i zhduku Deklaratën e Pavarësisë e fotot e 28 nëntorit 1912(Video)

    Kush i zhduku Deklaratën e Pavarësisë e fotot e 28 nëntorit 1912(Video)

    InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.

    Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011