Tag: fotot

  • FOTOT/ Topalli flet me Berishën, Korreshi rrëmben vëmendjen me ‘burrin’ e Diellës, çfarë nuk u pa sot në Kuvend

    FOTOT/ Topalli flet me Berishën, Korreshi rrëmben vëmendjen me ‘burrin’ e Diellës, çfarë nuk u pa sot në Kuvend

    Në seancën e kësaj të mërkure që zgjati 1 orë e 30 minuta, pas shumë debatesh, opozita dhe mazhoranca miratuan kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare.

    Në fotot e shkrepura nga LSA, duket teksa Jozefina Topalli, e cila mbajti fjalimin e parë në Kuvend pas 8 vitesh mungesë, kthehet pas të diskutojë me Sali Berishën.
    Vëmendjen e mori deputeti Sajmir Korreshi, i cili zgjodhi një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur sot në seancën plenare.  Në oborrin e godinës ai u tregoi gazetarëve se kishte me vete një “tru” kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres Diella.

    Top Channel

  • Fotot që “fshehu” regjimi/ Ja si dukej Shqipëria në vitin 1988

    Fotot që “fshehu” regjimi/ Ja si dukej Shqipëria në vitin 1988

    Periudha e diktaturës, ishte pjesa më e errët e Shqipërisë që e izoloi nga bota e jashtme, edhe të huajt ishin të paktë ata që vizitonin Shqipërinë komuniste.

    Por kishte edhe nga huaj, ndonëse shumë pak, që kishin projekte dhe lejoheshin që të vizitonin Shqipërinë e i tillë ishte dhe fotografi Erik Steward i cili ka vizituar Shqipërinë në vitin 1988.Këto janë disa nga fotot e tij në Shkodër, Tiranë, Berat, Durrës, Krujë, Gjirokastër etj.

    Fotot që “fshehu” komunizmi, do të habiteni me Shqipërinë e diktaturës

    ObserverKult

    LEXO EDHE: Fotot e rralla: Të mos harrojmë historinë e anijes ‘Vlora’

    Një e përditshme e njohur zvicerane, ‘Neue Zuercher Zeitung’, pati vendosur kohë më parë t’i kushtojë një shkrim anijes ‘Vlora’. Në përvjetorin e radhës të mbërritjes së saj nga Shqipëria në Itali.

    Teksa në Shqipëri i harrojnë ndonjëherë ngjarjet e rëndësishme, gazetari Andreas Reich shkruan se pavarësisht urdhrit të rojes bregdetare italiane për të mos lejuar asnjë anije shqiptare në brigjet italiane. Anija ‘Vlora’, e shkatërruar dhe e tejmbushur, mbërriti në Itali më 8 gusht të vitit 1991. Mendohet se në bord ishin 10 mijë shqiptarë.

    Ata nuk u lejuan të lënë portin dhe kjo u shoqërua me trazira.

    Italia vendosi t’i deportojë shqiptarët, pavarësisht kritikave të forta ndërkombëtare. Sidomos nga Amnesty International.

    Historia e anijes ‘Vlora’ ishte përdorur gjerësisht kohë më parë. Në kuadrin e krizës së refugjatëve.

    Disa politikanë të ekstremit të djathtë në Evropë e patën përdorur qëllimisht. Dhe mënyrë manipulative për të ilustruar atë që e pret Evropën nga vala e emigrantëve./Mapo.al

  • I vodhi kredencialet e rrjeteve sociale dhe hapi llogari të reja me fotot e 23-vjeçares, arrestohet i riu në Tiranë

    I vodhi kredencialet e rrjeteve sociale dhe hapi llogari të reja me fotot e 23-vjeçares, arrestohet i riu në Tiranë

    Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se i ka vjedhur kredencialet e llogarisë në rrjetet sociale një 23-vjeçareje dhe më pas ka hapur profile të reja, duke përdoruar fotot dhe videot e së resë.
    Policia bën me dije se 25-vjeçari është arrestuar në kuadër të operacionit “The ghost”. Ndërsa po ashtu ‘blutë’ bëjnë me dije se kanë sekuestruar edhe dy celularët ku u gjetën aktive llogaritë false në rrjetet sociale.
    “Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Forcës së Posaçme Operacionale, nisën punën për zbardhjen e autorësisë.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel. Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale”, informoi policia e Tiranës.

  • “Do të postoj fotot në rrjete sociale”/ Arrestohet i riu, kërcënonte 23-vjeçaren për t’i marrë para

    “Do të postoj fotot në rrjete sociale”/ Arrestohet i riu, kërcënonte 23-vjeçaren për t’i marrë para

    Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi kërcënonte një 23-vjeçare se do t’i publikonte fotot e saj në rrjetet sociale.

    Sipas uniformave blu, i riu nga Burreli, shtetasi me iniciale B.K., i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së 23-vjeçares në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kërcënonte për t’i dhënë para.
    Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.
    Njoftimi:
    Kanoste një 23-vjeçare, për t’i dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale, me fotografitë e saj, arrestohet 25-vjeçari.
    Sekuestrohen 2 celularë me llogaritë false aktive në ta.
    Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Forcës së Posaçme Operacionale, nisën punën për zbardhjen e autorësisë.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel.
    Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Prindërit e indinjuar, kompania Meta përdori fotot e nxënëseve 13-vjeçare për të promovuar “Threads”

    Prindërit e indinjuar, kompania Meta përdori fotot e nxënëseve 13-vjeçare për të promovuar “Threads”

    Kompania Meta ka përdorur foto të nxënëseve të shkollës për t’i reklamuar një nga platformat e saj të mediave sociale një 37-vjeçari, një veprim që prindërit e përshkruan si “skandaloz” dhe “shqetësues”.

    37-vjeçari vuri re se postimet që e nxitën të përdorte “Threads”, ishin foto të vajzave të veshura me uniformë, vetëm 13 vjeçe, me fytyrat e tyre që dukeshin qartë, në shumicën e rasteve, edhe emrat e tyre.
    “The Guardian” tha se fotot e përdoruara nga Meta, janë marrë nga postimet e Instagramit, aty ku prindërit i kanë postuar vetë fotot, por që nuk ishin në dijeni se kompania mund t’i përdorte ato.
    Edhe pse prindërit i kishin mbajtur llogaritë private, fotot postoheshin automatikisht në Threads.
    Babai i një 13-vjeçareje, e cila u shfaq në një nga rekomandimet e kompanisë, tha se ishte “absolutisht skandaloze”. Imazhet ishin të gjitha nxënëse shkolle me funde të shkurtra, me këmbë të zhveshura ose me çorape.
    Meta, kompania me vlerë 2 trilionë tha se ‘imazhet nuk shkelnin asnjë nga politikat e saj’. Ajo u shpreh se u rekomandonte njerëzve të vizitojnë Threads duke u treguar atyre foto të shpërndara publikisht që përputhen me standardet e komunitetit dhe udhëzimet e rekomandimit.
    Sistemet e saj, thotë Meta, nuk rekomandojnë Threads të shpërndara nga adoleshentët, por këto ishin postime të bëra nga llogari të të rriturve që ishin vendosur për të lejuar shikimin publik.
    Meta tha se i quante postime të tilla “mjete rekomandimi” dhe se ato të cilat ishin publike mund të përdoren për këtë qëllim

    Top Channel

  • FOTOT/ I pari largohet Berisha, të tjerët e ndjekin nga pas. Rikthehen seancat e Kuvendit me gjysmën e sallës bosh

    FOTOT/ I pari largohet Berisha, të tjerët e ndjekin nga pas. Rikthehen seancat e Kuvendit me gjysmën e sallës bosh

    Opozita ka braktisur Kuvendin në momentin që deputetët do të votonin ndryshimin e rregullores, në javën e dytë të legjislaturës së re.

    Pas fjalës së mbajtur në foltore, Berisha nuk është drejtuar më në karrigen e tij, por ka dalë nga salla dhe pas, siç duket edhe nga fotot që ka fiksuar LSA-ja e kanë ndjekur të gjithë deputetët.
    Nga ana tjetër socialistët, tashmë me sallën gjysmë bosh, kanë miratuar me 79 vota pro, projektvendimet e parashikuara në rendin e ditës.

    Top Channel

  • Jozefina Topalli poston FOTOT nga dasma madhështore e të birit

    Jozefina Topalli poston FOTOT nga dasma madhështore e të birit

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Hetimet për vrasjen e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë për informacion rreth autorit

    Hetimet për vrasjen e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë për informacion rreth autorit

    FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e tij.

    Gjithashtu ka njoftuar një shpërblim prej 100,000 dollarësh për informacionin që çon në identifikimin dhe arrestimin e personit ose personave përgjegjës për vrasjen.
    Dy fotot tregojnë një burrë në shkallë, të veshur me një bluzë të zezë me një fotografi të flamurit amerikan, një kapele bejsbolli dhe syze dielli të errëta.
    Publikimi i fotove sugjeron që FBI nuk ka qenë në gjendje ta identifikojë të dyshuarin përmes njohjes së fytyrës ose teknologjisë tjetër, pasi më parë, shefi i policisë kishte deklaruar se fotot do të publikoheshin vetëm nëse nuk do të ishin në gjendje ta identifikonin ndryshe të dyshuarin.
    Kreu i Departamentit të Sigurisë Publike të Utahut tha se hetuesit ishin në gjendje ta gjurmonin vrasësin ndërsa ai ngjitej në çatinë e një ndërtese universitare.
    Thuhet se vrasësi mbërriti në universitet pak para mesditës. Ai u ngjit në çatinë përballë vendit ku Kirk ishte planifikuar të shfaqej.
    Pas sulmit vrasës me një të shtënë të vetme, e cila goditi Kirk në qafë, personi u hodh nga çatia dhe iku drejt një lagjeje pranë.

    Top Channel

  • Nënë për herë të dytë, Jona Spahiu poston fotot e vogëlushes dhe zbulon emrin

    Nënë për herë të dytë, Jona Spahiu poston fotot e vogëlushes dhe zbulon emrin

    Një ditë më parë, Jona Spahiu ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj. Ajo ka zbuluar se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.
    Moderatorja e njohur është bërë nënë e një vajze, të cilës i ka vendosur emrin Freya. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi nga momentet e para me vogëlushen.
    “Raideni u bë vëlla i madh! Më 27/08/2025 lindi Freya dhe shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri dhe me mirënjohje që po i përjetojmë këto ndjesi sërish”, ka shkruar Jona Spahiu bashkëngjitur në fotot që janë pëlqyer menjëherë nga ndjekësit e saj.

    Lajmi është pritur me shumë urime dhe komente pozitive nga fansat dhe kolegët e saj, të cilët e kanë përgëzuar për zgjerimin e familjes.
    Jona Spahiu, njihet prej vitesh për stilin e saj, profesionalizmin dhe lidhjen e veçantë me publikun. Me ardhjen në jetë të Freyas, ajo po përjeton një kapitull të ri të jetës familjare, i cili, siç ka treguar edhe vetë, është i mbushur me dashuri dhe lumturi.

  • Fotografi i uritur fshin të gjitha fotot pasi iu mohua ushqimi në dasmë

    Fotografi i uritur fshin të gjitha fotot pasi iu mohua ushqimi në dasmë

    Një djalë që sapo ishte bërë fotograf dasmash pranoi të punonte në dasmën e një miku për vetëm 250 dollarë. Ai punoi nga ora 11:00 deri në 19:30, në një ambient pa kondicioner, pa ushqim dhe pa ujë.
    Rreth orës 17:00, kërkoi një pushim 20-minutësh për të ngrënë, por dhëndri e refuzoi duke i thënë: “Ose je fotografi, ose largohu pa pagesë.”

    I irrituar dhe i dehidratuar, fotografi fshiu të gjitha fotot e dasmës përpara syve të dhëndrit dhe u largua duke thënë: “Nuk jam më fotografi yt.”
    Historia shpërtheu në Reddit, duke u bërë virale. Përdoruesit e mbështetën masivisht fotografin, duke kritikuar çiftin për trajtim të padrejtë dhe pagesë të ulët, ndërsa disa të tjerë debatuan nëse fshirja e fotove ishte veprimi i duhur.