Që prej ditës së djeshme ka nisur votimi nga diaspora.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton e një familjeje që voton nga Europa për zgjedhjet e 11 majit, ku shprehet se ‘do ua shpërblej me pasaporta europiane’.
“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030.
Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”-shkruan Rama.
Tag: foton
-

“Jua shpërblefsha me pasaportën europiane”/ Rama nxjerr foton e emigrantëve që kanë votuar: Sa prekëse dhe frymëzuese…
-

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla vizitojnë Papa Françeskun, dhurata misterioze
Romë, 10 prill 2025 – I buzëqeshur dhe pa oksigjen. Kështu është shfaqur Papa Françesku në foton me mbretin Charles dhe bashkëshorten e tij Camilla.
Zyra e shtypit e Vatikanit publikoi këtë mëngjes foton e takimit të çiftit mbretëror me Papën në Casa Santa Marta.
Të buzëqeshur shfaqen edhe Charles dhe Camilla, të veshur me të zeza.
Mbreti ka një pako të vogël të kuqe në dorë, nuk dihet nëse është dhuratë nga Papa apo e destinuar për të, ndërsa Camilla shtrëngon duart me Papën i ulur në kolltuk. Takimi është dyfish i veçantë për familjen mbretërore, pasi ata festojnë përvjetorin e martesës.
Sipas deklaratës së Vatikanit, Papa shprehu “urimet e tij më të mira për Madhëritë e tyre” për përvjetorin dhe “i uroi një shërim të shpejtë Charles III, i cili vuan nga kanceri”.
Nga ana tjetër, një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha se “Mbreti dhe bashkëshortja e tij ishin të kënaqura që Papa ishte mjaft mirë për t’i mirëpritur dhe se ai ishte në gjendje t’u shprehte personalisht urimet e tij më të mira.”
Françesku u rishfaq të dielën e kaluar, në fund të Meshës Jubilare për të sëmurët, për të dhënë një bekim dhe për të përshëndetur besimtarët.
Ishte hera e parë që ai dilte në publik që nga dalja nga spitali më 23 mars,. Në foton e publikuar sot, Papa ndodhet në banesën e tij në Santa Marta me familjen mbretërore. Sipas raportimeve, takimi ka zgjatur rreth 20 minuta.
Mbreti Charles ka më shumë se një vit që po trajtohet për kancerin, natyra e të cilit nuk është zbuluar kurrë.
Pasi pësoi “efekte anësore” nga trajtimi, monarku 76-vjeçar u shtrua për pak kohë në spital më 27 mars dhe pushoi për disa ditë përpara se të rifillonte detyrën.
-

Trendi viral: Ja si ta ktheni foton tuaj në stil vizatimor
Në epokën e rrjeteve sociale dhe inteligjencës artificiale, shndërrimi i fotove në stil vizatimor është bërë një trend i pëlqyer nga shumë përdorues.
Nga aplikacionet e njohura deri te softuerët profesionalë, ekzistojnë shumë mënyra për ta bërë këtë.
Megjithatë, metoda më e thjeshtë dhe e shpejtë vjen nga ChatGPT, i cili ju lejon të transformoni imazhet tuaja pa pasur nevojë për njohuri teknike apo mjete të ndërlikuara.
ChatGPT përdor teknologjinë e tij të avancuar për të modifikuar dhe përpunuar imazhe bazuar në udhëzimet që jepni. Mjafton të ngarkoni foton dhe të jepni një komandë të saktë për të marrë rezultatin e dëshiruar.
Hapat për të krijuar një imazh vizatimor me ChatGPT:
Ndryshe nga aplikacionet e tjera që mund të kenë kufizime apo kërkojnë abonim, ChatGPT ofron një proces të drejtpërdrejtë dhe fleksibil.
Ju mund të personalizoni rezultatet sipas dëshirës dhe të eksperimentoni me stile të ndryshme pa pasur nevojë për njohuri të thelluara në editimin e fotove. -

Meghan Markle ndan foton e rrallë me fëmijët, shihni sa janë rritur Archie dhe Lilibet
Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka publikuar një fotografi të rrallë së bashku me fëmijët.
Ajo bëri një postim në llogarinë e saj zyrtare në Instagram për të promovuar brendin e saj.
E veçanta e këtij postimi ishte se ajo pozoi me fëmijët e saj, por nuk u zbuloi portretin.Meghan e cila është bashkëshortja e Princit Harry është tejet strikte kur bëhet fjalë për të ruajtur privatësinë e fëmijëve.
Megjithatë, një detaj që vërehet tek vogëlushët është se dy kanë flokë të kuqe sikurse babai i tyre.
“Çdo ditë është një histori dashurie”, thuhet në përshkrimin e postimit.
