Tag: foton

  • Atentati në Durrës, Top Channel siguron foton e viktimës! Ende asnjë gjurmë nga autorët

    Atentati në Durrës, Top Channel siguron foton e viktimës! Ende asnjë gjurmë nga autorët

    Gazetarja e Top Channel Vali Qyrfyçi ka siguruar foton e 29-vjeçarit i cili mbeti i vrarë gjatë atentatit të ndodhur pas mesnatës së djeshme në Durrës.

    Personi i identifikuar si Ermir Dedja 29-vjeç, ka humbur jetën ne spital, pas plagëve të marra. Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta.

    Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lende narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosovë .
    Dy vite më pas, në 2017, është ndaluar për përkrahje të autorit të një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje të një thike që iu gjet gjatë kontrollit fizik.

    Top Channel

  • Rama publikon foton: Tirana pas zgjedhjeve…

    Rama publikon foton: Tirana pas zgjedhjeve…

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të Tiranës para zgjedhjet të 26 majit të vitit 1996 dhe të kryeqytetit pas zgjedhjeve të 11 majit.

    Në foton e para 29 viteve, ku janë mbajtur zgjedhjet, shihen trazira dhe dhunë. Ndërsa fotoja tjetër përkon me Samitin që u mbajt dje në Tiranë, ku ishin të pranishëm 47 liderë botërorë.
    “Tirana pas zgjedhjeve të 26 majit 1996 dhe Tirana pas zgjedhjeve të 11 majit 2025 🇦🇱🖐️🇪🇺”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Chris LaCivita ironizon kryeministrin Rama, publikon foton e bufit duke ngrënë miun

    Chris LaCivita ironizon kryeministrin Rama, publikon foton e bufit duke ngrënë miun

    Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, amerikani Chris LaCivita ka ironizuar kryeministrin Edi Rama me foton e një bufi.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, LaCivita ka publikuar një foto simbolike që tregon një buf që ka kapur një mi, duke e shoqëruar me etiketimin e adresës zyrtare të kreut të qeverisë, Edi Rama.
    Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që LaCivita sulmon Ramën, duke e krahasuar me një mi.
    Mesa duket kjo vjen si përgjigje pasi kryeministri Rama e ka etiketuar kryedemokratit Berisha gjatë gjithë fushatës si “bufi i kënetës”.
    Ndërsa LaCivitën gjatë fjalimeve apo takimeve me banorët e ka quajtur “Latif”.

  • ”Era Prishtinë”, Egli poston foton e shumëpritur, por kush e ka shkrepur?

    ”Era Prishtinë”, Egli poston foton e shumëpritur, por kush e ka shkrepur?

    Finalistja e ”BBVA4”, Egli Tako ndodhet në Prishtinë. Ajo ka ndarë një story nga makina, ku njoftoi që gjendet në Prishtinë, me mbishkrimin “Era Prishtinë”. Egli në postimin e saj ndau foto e vetme pa bërë të ditur nëse me të është Gjesti, ose personin që ka shkrepur foton. E veshur me stil të thjeshtë por elegant, Egli shihet teksa pozon nga sedilja e shoferit, ndërsa mban në dorë syzet.

  • Rama batuta me Majkon në plazh, kujton foton e bujshme

    Rama batuta me Majkon në plazh, kujton foton e bujshme

    Kryeministri Edi Rama këtë të hënë gjatë një takimi në plazh me të rinjtë në Kavajë, shkëmbeu batuta me Pandeli Majkon në lidhje me foton nudo.
    “Jemi në plazh dhe më duket sikur jemi kthyer të dy në një vend që na ngjall kujtime shumë interesante”, tha fillimisht Majko.

    Rama u përgjigj: “Jo, mua më kujtohet kur isha lakuriq se më nxorën ata”.
    “Edhe kolegëve të PD-së i thashë: Ky ju ka mundur kur ishte pa gjë. E jo më tani që e kemi veshur ne”, tha duke qeshur Majko.
    Rama shtoi: “Ta sqarojmë këtë. Shikoni si është puna. Kur isha në moshën e disave nga ju këtu, dola dhe unë për liri dhe demokraci. Edhe nuk i doja bufin dhe këta se nuk i shikoja dot me sy në fakt. Isha me një shoqen time dhe ca shokë të tjerë, edhe nuk kishte ndonjë gjë”.

  • Rama, batuta me Majkon në plazh: Deti më kujton foton nudo

    Rama, batuta me Majkon në plazh: Deti më kujton foton nudo

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në plazh me të rinjtë në Rrogozhinë, shkëmbeu batuta me deputetin Pandeli Majko në lidhje me foton nudo.
    “Jemi në plazh dhe më duket sikur jemi kthyer të dy në një vend që na ngjall kujtime shumë interesante”, tha fillimisht Majko.
    Rama u përgjigj: “Jo, mua më kujtohet kur isha lakuriq se më nxorën ata”.
    “Edhe kolegëve të PD-së i thashë: Ky ju ka mundur kur ishte pa gjë. E jo më tani që e kemi veshur ne”, tha duke qeshur Majko.
    Rama shtoi: “Ta sqarojmë këtë. Shikoni si është puna. Kur isha në moshën e disave nga ju këtu, dola dhe unë për liri dhe demokraci. Edhe nuk i doja bufin dhe këta se nuk i shikoja dot me sy në fakt. Isha me një shoqen time dhe ca shokë të tjerë, edhe nuk kishte ndonjë gjë”.

  • “Mora leje për ta publikuar”/ Rama sqaron foton me zarfin e votës së diasporës: Ja çfarë më tha djali që e dërgoi

    “Mora leje për ta publikuar”/ Rama sqaron foton me zarfin e votës së diasporës: Ja çfarë më tha djali që e dërgoi

    Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në rubrikën e tij “Sy m’sy”, në Facebook, një pyetje të një ndjekësi, i cili i tha nëse kishte marrë leje për ta publikuar foton e familjes nga diaspora që kishte marrë zarfin e votimit. Rama iu përgjigj se sigurisht kishte marrë leje nga familja për ta publikuar foton, dhe shtoi se ajo i kishte mbërritur në telefonin e tij nga vetë kryefamiljari.
    “Foto më erdhi në telefon dhe natyrisht që mora leje nga familja për ta publikuar. Me shumë kënaqësi, bashkëshorti më tha: ‘Mund ta bëni si të doni dhe ta përdorni si të doni.’
    “Besoj se disa gjëra i di edhe unë, por ajo që ka rëndësi është që tani jemi në fazën e realizimit të një angazhimi të hershëm që kam marrë para jush për të mundësuar votën e emigrantëve, votën e shqiptarëve të Europës dhe të botës. Dhe realizimi po ndodh tani. Zarfi i KQZ po shpërndahet kudo, dhe sa kam parë, procedura është e thjeshtë dhe standarde,” – tha Rama.
     

  • Publikoi foton e një familje emigrante me zarfet e KQZ, Rama: Ja çfarë më tha djali që e dërgoi!

    Publikoi foton e një familje emigrante me zarfet e KQZ, Rama: Ja çfarë më tha djali që e dërgoi!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi publikoi foton e një familje emigrante me zarfet me fletët e votimit të dërguara nga KQZ.
    Kreu i qeverisë deklaroi se mori leje për të postuar imazhin dhe se djali në foto i tha “mund të bëni ç’të doni dhe mund ta përdorni si të doni”.
    Rama deklaroi se Shqipëria është në fazën e jetësimit të premtimit të hershëm, mundësimii votës së emigrantëve shqiptarë.
    Edi Rama: Foto që postova të një familje nga emigracioni që ma dërgoi një numër i panjohur duke më treguar zarfin e KQZ që kishte mbërritur në shtëpinë e tyre.
    Natyrisht që unë i mora leje për ata postuar sepse nuk mund të postoj një foto të ardhur në telefonin tim, pavarësisht që në momentin që vjen ata që e kanë dërguar, e kanë dërguar që unë ta administroj.
    Dhe me shumë kënaqësi dërguesi, djalit që është në atë foto më tha mund të bëni ç’të doni dhe mund ta përdorni si të doni. Disa gjëra edhe unë i di. Ajo që ka rëndësi është fakti që tani më jemi në fazën e jetësimit të një zotimi të hershëm për të mundësuar votën e emigrantëve që duan të marrin pjesë në proces zgjedhor.
    Jetësimi po ndodh, zarfet po shpërndahen, proceduarat janë standarde, duhet parë udhëzimi i KQZ.

  • Paloka poston foton: Edhe mbështetësit në formën e Noc Rrokut i vendos, vetë Rama është…

    Paloka poston foton: Edhe mbështetësit në formën e Noc Rrokut i vendos, vetë Rama është…

    Edi Paloka ka postuar një foto nga një takim elektoral i kryeministrit Edi Rama. Ai shoqëron foton me një koment ironik, duke thënë: ”Edhe mbështetësit në formën e Noc Rrokut i vendos. Vetë si gjithmonë është koka…”. Postimi ka shkaktuar reagime të shumta, ku shumë përdorues kanë komentuar në postimin e Palokës.

  • Rama nxjerr foton e emigrantëve që kanë votuar: Jua shpërblefsha me pasaportën europiane

    Rama nxjerr foton e emigrantëve që kanë votuar: Jua shpërblefsha me pasaportën europiane

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton e një familjeje që voton nga Europa për zgjedhjet e 11 majit dhe shkruan:
    “Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030 🇦🇱🖐️🇪🇺Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”.