Tag: foton

  • Tronditëse/ I bënë magji me foton e saj, e reja pëson deformime drastike në pamje (Foto)

    Tronditëse/ I bënë magji me foton e saj, e reja pëson deformime drastike në pamje (Foto)

    Një grua nga Algjeria është bërë virale në rrjetin TikTok pasi ndau historinë e saj personale, ku për vite me radhë kishte vuajtur nga një sëmundje e pashpjegueshme që i deformonte fytyrën dhe i rrënonte jetën.

    Mjekët nuk kishin mundur të gjenin një diagnozë të saktë apo shkaqet reale të gjendjes së saj.

    Gjithçka mori një kthesë kur autoritetet algjeriane zbuluan në një varrezë të zonës materiale të lidhura me të ashtuquajturën “magji e zezë”. Ndër objektet e gjetura, ishin dhe fotografi të shumta të përdorura në rituale të dyshimta, përfshirë edhe foton e gruas në fjalë.

    Në videon e publikuar, ajo shfaqet e tronditur, duke deklaruar se vite me radhë kishte jetuar me dhimbje dhe pa shpjegim, derisa më në fund doli në dritë se kishte qenë viktimë e një mallkimi të vendosur me qëllim të keq nga dikush.

    Rrëfimi i saj ka shpërndarë reagime të shumta në rrjet, duke prekur miliona përdorues dhe hapur një debat të gjerë mbi besimet popullore dhe ndikimin e tyre në shëndetin fizik dhe mendor. Shumë prej komentueseve ndanë përvoja të ngjashme, ndërsa të tjerë shprehën skepticizëm për interpretimin e ngjarjes jashtë mjekësisë moderne.

  • Parashqevi Simaku ndan foton e rrallë me djalin e saj: Ah, biri im…

    Parashqevi Simaku ndan foton e rrallë me djalin e saj: Ah, biri im…

    Parashqevi Simaku ka ndarë një kujtim të rrallë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
    Ajo ka postuar një foto të sajën me djalin e saj menjëherë pasi erdhi në jetë. Foton, Simaku e ka shoqëruar me një dedikim prekës.
    “Ah, biri im… kur të mbajta për herë të parë, bota u bë e imja. Me ty në duar, edhe sikur bota të shembej, s’mund të më rrëzonte. Por tani… disi, jemi larg. Dhe kjo më thyen më shumë se çdo fund. Luke, zemra ime, të dua sa botën”, ka shkruar ajo.

  • Dafina poston foton e parë dhe tregon emrin e veçantë të djalit

    Dafina poston foton e parë dhe tregon emrin e veçantë të djalit

    Showbiz E Enjte, 17 Korrik 2025 16:47
    Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Daskan emër me origjinë sanskrite që simbolizon “dhuratë e Zotit” ose “bekim”.
    Lajmin e ka ndarë vetë Dafina me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi të këmbëve të vogla të të porsalindurit, duke e shoqëruar me një mbishkrim të thjeshtë, por shumë emocional, që nënkupton fillimin e një kapitulli të ri në jetën e saj.

    Ajo është komentuar gjerësisht për paraqitjet e saj skenike gjatë pritjes së ëmbël, duke performuar në koncerte dhe diskoteka deri në muajt e fundit të shtatzënisë, gjithmonë me energji, stil dhe elegancë.
    Lindja e Daskanit shënon një tjetër moment të rëndësishëm në jetën e artistes, e cila prej vitesh është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare. Urimet për çiftin dhe vogëlushin e tyre kanë vërshuar nga fansat, kolegët dhe figura të njohura publike.

  • Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, Rama ndan foton familjare

    Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, Rama ndan foton familjare

    Në Romë është duke u zhvilluar Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës.

    Në konferencë merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë foton familjare me liderët botërorë.
    Në këtë mbledhje të rëndësishme për Ukrainën, marrin pjesë përfaqësues të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të vendit të pushtuar nga Rusia.
    Kjo konferencë është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës.
     
     

    Top Channel

  • Hagë, Rama poston foton familjare me liderët e NATO-s

    Hagë, Rama poston foton familjare me liderët e NATO-s

    Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë foton familjare të darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s. Kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

    Një ditë më parë, kryeministri zhvilloi një takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan.

    Gjithashtu dje Rama zhvilloi takim dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
    Angazhimet e samitit, Ballkani Perëndimor, Porti i ri i Durrësit, si dhe përgatitjet e samitit 2027 në kryeqytetin shqiptar, janë disa prej diskutimeve mes Ramës dhe Rutte-s. Lidhur me portin e ri të Durrësit, Rama cilëson se NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.
     
     

  • ‘Rama më shumë se një mbret’, Nusret poston foton nga finalja e Ligës së Kampionëve

    ‘Rama më shumë se një mbret’, Nusret poston foton nga finalja e Ligës së Kampionëve

    Kuzhinieri dhe biznesmeni turk me famë botërore, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” ka postuar një foto me kryeministrin Edi Rama, të shkrepur në ambientet e stadiumit “Allianz Arena”, ku mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e Champions League.
    Mbi foton me kryeministrin Rama, Nusret shkruan “më shumë se një mret”, bashkë me një kurorë, një emoji për “mos marrje më sysh” dhe dy zemra të kuqe.

  • FOTO/ Nusret publikon foton me Ramën gjatë finales së Champions League: Më shumë se një mbret!

    FOTO/ Nusret publikon foton me Ramën gjatë finales së Champions League: Më shumë se një mbret!

    Kuzhinieri dhe biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë bërë bashkë në finalen e Ligës së Kampioneve.Reklama në FieriWeb

    Nusret ndau në rrjetet sociale një foto ku shfaqet pranë Ramës, me një përshkrimin: “Më shumë se një mret” – të shoqëruar me një kurorë, një emoji për “mos marrje më sysh” dhe dy zemra të kuqe.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Rama postoi foton me Elmar Brok, Berisha: Ai është miku im, urimin e kishte ironi

    Rama postoi foton me Elmar Brok, Berisha: Ai është miku im, urimin e kishte ironi

    Gjatë një konference për mediat me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Berisha u pyet sot edhe në lidhje me foton që ka publikuar kryeministri Rama me Elmar Brok?
    Pyetjes se si e komentonte urimin që ai i ka bërë Edi Ramës në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që Brok është një nga miqtë e tij edhe një nga mbështetësit e tij në fushatën e fundit elektorale, Berisha u përgjigj se urimi i Brok është një ironi.
    “Ai mbetet mik dhe urimi i tij është ironi mos e pyet, ai është mik i shqiptarëve dhe votës së lirë të tyre”, u shpreh Berisha.
    Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është takuar në Gjermani me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok, i cili e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Në postim në “Facebook” Rama shkruante:
    “Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart! Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”! Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër”, shkruan Rama në “Facebook”.

  • “Tik-Tak”/ Evi Kokalari publikon foton me Berishën: Po të troket ora…

    “Tik-Tak”/ Evi Kokalari publikon foton me Berishën: Po të troket ora…

    Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro amerikane, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku ajo shfaqet në krah të kreut demokrat Sali Berisha, gjatë periudhës kur ajo u shfaq në Tiranë si një mbështetëse e ish-kryeministrit që kishte nisur një betejë me Lulzim Bashën për t’i marrë Partinë Demokratike.
    Kokalari e shoqëron foton me një mesazh të koduar, ku i kujton Berishës se ‘po i troket ora’.
    Prej muajsh Kokalari sulmon ashpër kreun demokrat, që e akuzon jo vetëm si shkaktarin kryesor që Edi Rama fiton zgjedhjet, por edhe për pazare me Kryeministrin socialist dhe shkatërrimin e opozitës në Shqipëri.

  • Rama poston foton e dy turistëve nga Kanionet e Osumit në Skrapar

    Rama poston foton e dy turistëve nga Kanionet e Osumit në Skrapar

    Sezoni turistik ka filluar dhe Kanionet e Osumit janë përherë të lakmuar për t’u vizituar. Ato janë shndërruar tashmë në një destinacion turistik gjithmonë e më të pëlqyer edhe për aventurierët e sporteve të “adrenalinës”.
    Kryeministri Edi Rama ka postuar foton e dy turistëve duke shijuar bukuritë e natyrës në Kanionet e Osumit në Skrapar. Guidat e qarkut të Beratit tashmë janë përshtatur me kërkesat e turistëve të huaj dhe po e kthejnë natyrën e Kanioneve në një paketë të plotë turistike.

    Sapo kalon qytetin e Çorovodës dhe merr sipër rrjedhën e lumit, të shfaqet pamja e mrekullueshme e Kanioneve të Osumit, rreth 13 kilometra të gjatë, nga 4 deri në 35 metra të gjerë, 70-80 metra të thellë, me shpate vertikale, përfund të cilave rrjedh lumi i Osumit.