Kreu i PD-së, Sali Berisha postoi ditën e djeshme një foto të Vangjush Dakos, ku ky i fundit shihej me një celular në dorë, ndërsa krahas tij ishte një person tjetër. Por, pa kaluar as 24 orë, Berisha e fshiu postimin, të cilin e kishte shitur si denoncim nga qytetari dixhital.
Faik Basha, ish-nëndrejtor i burgjeve, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizon Plus, e quajti si një foto jo reale, por me inteligjencë artificiale.
“Sa e pashë dje foton, pashë që nuk ishte reale. Nuk di si njerëz pranë doktorit e kanë lejuar ta postojnë. Si drejtues kam kapur vetë disa sende të ndaluara. Ata tentojnë t’i fusin, dhe institucioni i pengon”, tha Basha.
Të njëjtin mendim ndante edhe gazetarja Klesiana Omeri, duke shtuar se kanë ndodhur shumë raste të tilla.
“Kishte element si foto që të bëjnë të dyshosh. Kemi parë raste të shumta”, tha gazetarja Omeri.
/vizionplus.tv
Tag: foton
-

Berisha publikoi foton e Vangjush Dako me telefon në qeli, Basha: Nuk ishte reale, e bërë me inteligjencë artificiale
-

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një foto të socialistit Vangjush Dako nga qelia.
Në foton e postuar në rrjetin social Facebook, shihet Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut.
Postimi i Berishës:
Trajtim special!
Pershendetje Dr, Vangjush Dako sebashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore!Top Channel
-

“Foton ia dërgova Kryeministrisë” Reagon qytetari që shkarkoi zv.ministrin: Nuk është kënaqësi, por dikush duhet të mbajë përgjegjësi
Ditën e djeshme ministrja e Brendshme Albana Koçiu shkarkoi nga detyra zv.ministrin Andi Mahila, për shkak se ishte fotografuar duke pirë cigare brenda një lokali, në shkelje të ligjit.
Sot në “Shqipëria Live” ka folur Bledar Hasa, personi që e fotografoi zv.ministrin, duke treguar ndjesitë e tij pas shkarkimit por dhe si arriti që ta bënte atë foto. Ai tha se nuk i vjen mirë që një person të pushohet nga puna për ketë arsye, ama një funksionar i lartë shtetëror nuk mund të shkelë ligjin në këtë mënyrë.
“Unë isha në një lokal në bllok me familjen dhe ky njeri pa pyetur fare, pa përgjegjshmëri ndezi cigaren. Unë tentova t’i afrohesha që t’i thosha fike, por kamerierët më thanë të lutem lëre se është zv.ministër i Brendshëm.
Aty e kuptova. Më erdhi keq për ata djemtë që nuk dinin ç’të bënin.
Nuk më hiqej nga mendja fakti që një funksionar i lartë shteti shkel ligjin në mënyrë të tillë. Foton e dërgova në kryeministri dhe në ministrinë e Brendshme. Fotoja është e vjetër.
Nuk e dija çfarë kishte ndodhur, një shok më tha dje. Më habiti reagimi i njerëzve që thonë se mund të ishte toleruar. Kur je funksionar i lartë shtetit, ti je i përgjegjshëm për atë që po bën dhe që po shkel ligjin.Nuk është kënaqësi të shohësh njerëzit të hiqen nga puna për gjëra të tilla, por më vjen mirë sepse shoqëria jonë duhet të zbatojë rregullat. Nëse nuk zbatohen rregullat nga aty ku dalin, çfarë mund të presim nga shoqëria më tej.”- tha ai. -

Pas betimit, Rama dhe 16 ministrat realizojnë foton e përbashkët me presidentin Bajram Begaj
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

FBI publikon foton e personit më të kërkuar nga Amerika
Bota E Enjte, 11 Shtator 2025 19:06
Vijojnë hetimet për vrasjen e konservatorit amerikan Charlie Kirk. FBI ka publikuar imazhet e një personi të dyshuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në identifikimin e tij.
31-vjeçari Kirk u qëllua për vdekje të mërkurën, gjatë një fjalimi në Utah. Një plumb e goditi në qafë. Pavarësisht ndërhyrjes së stafit dhe rojeve të sigurisë.Sipas FBI-së në Salt Lake City, personi i dyshuar i kapur nga kamerat mban kapele, syze dielli dhe një bluzë të zezë me mëngë të gjata. Agjentët federalë kërkuan që kushdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë në numrin 1-800-CALL-FBI.
-

Mes lotësh dhe me foton e saj në duar, fjalët drithëruese të vajzës së 36-vjeçares: Do t’i bëj babait atë që i bëri mamit, do hakmerrem!
Vetëm pak metra larg vendit ku u gjet sot nga policia vrasësi 40-vjeçar i gruas së tij, në apartamentin në rrugën Konstanta në Volos, në të gjithë lagjen u dëgjuan britma nga pikëllimi, dhimbjeje dhe zemërimi.
Ishte momenti kur fëmijët e 36-vjeçares së vrarë nga i shoqi, Pandeli Nakoleci, si dhe të afërmit që ishin pranë tyre, u njoftuan se autori i vrasjes brutale nuk kishte më kohë të fshihej. Ai ishte arrestuar.
Në apartament ndodheshin tre fëmijët e mitur dhe vajza 18-vjeçare e 36-vjeçares, një nga motrat e viktimës dhe babai i autorit të krimit.
Me padurim ata prisnin zhvillimin e hetimeve të policisë, ndërsa në zi për humbjen tragjike të të dashurës së tyre, shprehën frikën se mos përballeshin me vrasësin. Shtëpia e tyre ishte e rrethuar gjithë natën nga oficerë policie, të cilët kishin shtrirë një rrjetë mbrojtëse për fëmijët, ndërsa njëkohësisht monitoronin çdo lëvizje të dyshimtë.
Vajza 18-vjeçare e 36-vjeçares, Katerina, donte të thyente heshtjen, të fliste për atë që ndjente në ato orët e para. Ajo foli ekskluzivisht për TACHYDROMOS dhe donte që fjalët e saj të përcilleshin më tej.
Ajo mbante telefonin celular në duar dhe po e shikonte, duke treguar foton e nënës së saj, të mavijosur nga rrahjet, me plagët fatale të thikës në trup.
Mes lotëve, në një pikë më larg vëllezërve dhe motrave të saj të mitur, i tha POSTIARIT :
“Atë që i bëri mamasë sime – shiko këtu – do t’ia bëj edhe unë. Do të hakmerrem ndaj tij. Nuk dua ta shoh më kurrë! Por do të sigurohem që ta takoj, sepse dua t’i them “turp”!
Do të hakmerrem për nënën time. E humba, ajo “iku” nga duart e tij, por për mua të dy janë të vdekur. I dua prindërit e mi, por tani të dy janë të vdekur. Jam unë dhe vëllezërit e motrat e mia.
“Nuk kam më as nënë, as baba. Ashtu si vëllezërit e motrat e mia më të vogla. Që tani e tutje, do të jem si nënë ashtu edhe baba për ta.”
“Nuk do ta tregoj sekretin e familjes sime. Do ta mbaj për vete. E dimë çfarë po kalonim. Ai e kishin zili nënën time dhe ne, fëmijët e saj. Ne ishim një familje që ai na kishte zili. Tani ai na shkatërroi “, tha 18-vjeçarja, me zemër të thyer nga tragjedia.
“Le të shkojë në burg dhe të mos dalë më kurrë. Le të kalbet”, tha një nga motrat e 36-vjeçares, Ioanna, duke u dridhur, duke vajtuar humbjen e të dashurës së saj, por edhe duke shfaqur një zemërim të madh për 40-vjeçarin që i mori jetën në mënyrë tragjike dhe të parakohshme.
Ioanna foli për një jetë të tmerrshme në duart e tij dhe i përshkroi TACHYDROMOS ferrin e motrës së saj.
“Motra ime kaloi shumë gjëra me të. Ajo ishte një grua dinamike, që punonte për të jetuar, një nënë mbështetëse për fëmijët e saj, që i adhuronte ata dhe jepte jetën e saj për ta. Dua të them shumë më tepër për motrën time, por nuk jam në gjendje…”, tha ajo dhe ndaloi së foluri, duke mbajtur gojën për të mos lejuar që të dilnin britmat e dhimbjes për tragjedinë e paimagjinueshme.
Përpara hyrjes së pallatit, në vendin ku 36-vjeçarja dha frymën e fundit, familja e saj la një qiri të ndezur dhe një lule… në vendin ku tortura e 36-vjeçares përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme!Top Channel
-

‘Hëna në rrjetë’, NASA publikon foton e ditës
Hëna e plotë në rrjetë.
Ky është titulli i fotos sugjestive që NASA e ka zgjedhur si ‘foto astronomike e ditës’ dhe e ka publikuar në faqen zyrtare të internetit të agjencisë hapësinore amerikane.
Pamja tregon rrjetën e peshkimit të Trabocco në Punta Tufano, në provincën e Chieti-t, duke kapur hënën vjollcë që ngrihet mbi det.
Imazhi, i bërë më 9 gusht dhe i publikuar sot nga NASA, është nga Marco Bellelli, një mjek nga Lanciano me pasion për fotografinë dhe astronominë.
-

“Respekt”, Rama shpërndan foton e të riut duke shpëtuar një qen nga zjarri
Zjarret që kanë përfshirë edhe zona të banuara kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke djegur shtëpi, sipërfaqe me bimësi dhe gjithashtu edhe kafshë.
Ndërsa shpëtimi i jetëve njerëzore dhe i banesave ka qenë prioritet gjatë aksioneve për shuarjen e flakëve, shpëtimi i kafshëve shtëpiake dhe bagëtive ka qenë po ashtu prioritet për banorët, por edhe për forcat e emergjencave.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foton e një të riu në qytetin e Gramshit, duke shpëtuar një qen të bllokuar në mes të flakëve.
“Respekt”, shkruan Rama krahas fotos.
Më herët sot kryeministri informoi se 207 shtëpi janë të dëmtuara nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit, nga të cilat 40 familje deri tani kanë humbur shtëpinë plotësisht.
Po ashtu, deri tani numërohen 3 619 krerë bagëti të humbura, ndërsa inventarizimi i dëmeve vazhdon. -

Vrasja në Prishtinë/ Policia publikon foton e autorit të dyshuar, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e tij
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Policia ka publikuar foton e autorit të dyshuar në lidhje me ngjarjen e rëndë. Policia ka bërë thirrje që qytetarët që kanë informacion të bashkëpunojnë për të lokalizuar dhe kapur autorin.
Autori i dyshuar është identifikuar si Xhemail Bajram Nuhiu. Që pas vrasjes së ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në lagjen Hajvali të Prishtinës, ai ndodhet në arrati. Policia ka bërë thirrje se për çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected], Android #app: Lajmero Policine, Tel: 192. Viktima e identifikuar me inicialet M.M., është qëlluar me armë zjarri nga Nuhiu. Ai u dërgua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët e konstatuan vdekjen e tij.