Tag: foton

  • ‘Pika që nuk ju bie’, Murrizi nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend: Rrini mbrapa që të dukeni…

    ‘Pika që nuk ju bie’, Murrizi nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend: Rrini mbrapa që të dukeni…

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka publikuar foton e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke zbritur nga makina në Kuvend.

    Krahas fotos së postuar në llogarinë e tij në Facebook, Murrizi shkruan ‘pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa që të dukeni të rëndësishëm’.

  • Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

    Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka publikuar foton e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke zbritur nga makina në Kuvend. 
    Krahas fotos së postuar në llogarinë e tij në Facebook, Murrizi shkruan ‘pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa që të dukeni të rëndësishëm’. 
    Më tej ai shton ‘shumicën tuaj as e di kush se çfarë jeni, çfarë punoni, e çfarë përfaqësoni, o vemje’. 
     
     
     

  • Dhunoi për vdekje gruan në Itali, autoritetet publikojnë foton e shqiptarit

    Dhunoi për vdekje gruan në Itali, autoritetet publikojnë foton e shqiptarit

    Autoritetet italiane kanë publikuar foton e shqiptarit Nazif Muslija, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij Sadjide Muslija.
    49-vjeçarja me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut u gjet e pajetë në banesën e saj në  provincën e Ankonës, Itali.Lexo edhe :Related Posts
    Dyshohet se ajo është dhunuar për vdekje nga bashkëshorti. Alarmi u dha nga punëdhënësi i Sadjije Muslijas, pasi ajo nuk ishte paraqitur në punë.  Policia ndërhyri në banesë, ku e gjeti të shtrirë në shtrat, me shenja dhune.

    50-vjeçari ishte arrestuar edhe në prill pas një episodi tjetër të rëndë dhune.
    Ai kishte thyer derën e dhomës së gjumit me sëpatë, ndërsa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët. Sadjidja kishte treguar se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti./vizionplus.tv

  • PD publikon foton e “Bandës 2B” të Ballukut/ Ja personazhet kryesorë të skemës kriminale (Emrat)

    PD publikon foton e “Bandës 2B” të Ballukut/ Ja personazhet kryesorë të skemës kriminale (Emrat)

    Në foton e denoncuar nga kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili e quan “banda 2B”, vërehen bashkëpunëtorët më të ngushtë të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila pas komunikimit të akuzës dhe marrjes si e pandehur nga SPAK, u pezullua nga funksionet e saj në qeveri nga GJKKO.
    Në krye të fotos, ai që bën selfien është Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH, që sot ndodhet në burg për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
    Në të djathtë të fotos: Viola Haxhiademi (sekretare e pergjithshme e ministrisë), kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave në tenderin për tunelin e Llogarasë, njeriu kyç i çdo shkrese e paraje, e dyta Vikrita Çuto (drejtoresha e burimeve njerzore e ministrise), e treta me flokë të zeza Sindi Dushku (drejtoreshë ekabinetit të ministrisë, kushërirë e deputetes Olta Xhaçka)
    Në krye të tavolinës, Ceno Klosi, pas tij Arber Avrami (ish drejtor i Albgaz)
    Më pas vjen ministrja, Florian Serjani (këshilltari per mediat) vajza brune në krah të Serjanit Evis Mamaj (drejtoreshë e buxhetit në MIE, njeriu kyç në çdo tender, së cilës i është sekrestruar telefoni)

  • Foto-lajm/ Berisha vendos foton e Ramës dhe McGonigal, Gogu e rrëzon me një të fryrë

    Foto-lajm/ Berisha vendos foton e Ramës dhe McGonigal, Gogu e rrëzon me një të fryrë

    Para se të niste replikat komike me Ulsi Manjën për kostumet e shtrenjta, Sali Berisha tentoi të vendoste një foto të Edi Ramës me Charles McGonigal, në ulësen e kryeministrit.

    Sikurse duket në fotot e shkrepura nga LSA, sapo lideri i demokratëve kthehet në foltore për të nisur fjalimin, Toni Gogu e rrëzon foton me një të fryrë.

    Top Channel

  • VIDEO/ Berisha në Kuvend tenton të vendosë foton e Ramës dhe McGonigal, Gogu e rrëzon me një të fryrë

    VIDEO/ Berisha në Kuvend tenton të vendosë foton e Ramës dhe McGonigal, Gogu e rrëzon me një të fryrë

    Një situatë komike është krijuar në parlament para pak minutash. 
    Berisha është përpjekur të vendosë një foto të kryeministrit Rama me ish agjentin e FBI Charles McGonigal. 
    Si për të treguar se sa peshë kanë akuzat, ministri Gogu e rrëzon foton me një të fryrë të lehtë. 
     

  • FOTO/ Berisha vendos te karrigia e Ramës foton me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal

    FOTO/ Berisha vendos te karrigia e Ramës foton me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal

    Kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur foton e kryeministrit Edi Rama me McGonigal tek karrigia e tij bosh, para fjalës  pasditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.
    Berisha duke ironizuar, tha se këto i interesojnë medias por ato mungojnë në sallë.

    “I paske hequr mediat, keni frikë dhe tmerr nga mediat ju”, dëgjohet të thotë Berisha para nisjes së fjalimit në Kuvend.

  • Baza e arsenalit me armë në Tiranë, TCH siguron foton e 34-vjeçarit të arrestuar

    Baza e arsenalit me armë në Tiranë, TCH siguron foton e 34-vjeçarit të arrestuar

    Këtë të mërkurë u zbulua një bazë, ku ishin fshehur arsenal armësh të dyshuara të trafikuara në Tiranë.

    Top Channel ka siguruar foton e të arrestuarit, shtetasit Eugert Sino, 34 vjeç, i cili dyshohet se i posedonte.
    Policia sekuestroi 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
    Po ashtu u identifikuan dhe u shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Top Channel

  • Rama publikon “foton e ditës” pas fitores historike ndaj Serbisë: Zemra plot me këta djem!

    Rama publikon “foton e ditës” pas fitores historike ndaj Serbisë: Zemra plot me këta djem!

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foton e ditës, e gjithë skuadra e kombëtares shqiptare në festë pas fitores historike me Serbinë.
    “MIRËMËNGJES
    dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur”, shkruan Rama në postimin e tij. Shqipëria mundi dje Serbinë në Leskovc, ndeshje e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Goli i shënuar nga Rey Manaj shënoi historinë për kombëtaren shqiptare.

  • Pasi postoi foton, nuk ndalet ish-ndihmësi i Trump: Ram komediani u përfshi në skandalin e korruptimit të McGonigal

    Pasi postoi foton, nuk ndalet ish-ndihmësi i Trump: Ram komediani u përfshi në skandalin e korruptimit të McGonigal

    Ish-ndihmësi i Donald Trump, George Papadopoulos, nuk ndalet. Pasi postoi foton e Edi Ramës me Charles McGonigal, ai postoi edhe videon ku Edi Rama tallet me presidentin amerikan.
    “Kryeministri shqiptar u kap duke tallur iniciativat e paqes të Presidentit Trump.
    I njëjti kryeministër që dyshohet se u përfshi në skandalin e ryshfetit të FBI-së, ku ish-shefi i Peter Strzok, Charles McGonigal, u dënua me mbi gjashtë vjet burg për pranimin e pagesave në para të gatshme nga agjentë shqiptarë,” shkruan ai.    
    Ndërkohë kjo çështje vazhdon të jetë shumë e debatuar në rrjetet sociale. Papadopoulos nuk ka sqaruar nga ka dalë fotoja, por ajo ka qenë në duart e autoriteteve amerikane. Ish-e dashura e McGonigal ka deklaruar se fotoja ka qenë prej kohësh në duart e FBI-së.