Tag: fotolajm

  • FOTOLAJM/ Pas takimit në selinë rozë Rama mbledh për kafe ekipin

    FOTOLAJM/ Pas takimit në selinë rozë Rama mbledh për kafe ekipin

    Pas mbledhjes në selinë rozë socialistët janë ulur ka zgjedhur të konsumojë një kafe. Siç shihet edhe nga fotot, të pranishëm janë Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja, Andis Salla, Mirela Kumbaro, Petrit Malaj, Iris Luarasi, Pirro Vengu, Mimi Kodheli, Luljeta Bozdo, Lindita Nikolla, Besfor Lamallari, e te tjerë.
    Rama foli në këtë mbledhje në kuadër të zhvillimeve të fundit për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë pas shkarkimit të Erion Veliajt. Gjithashtu Kryeministri përmendi edhe patronazhistët, për të cilët tha se me zi po presin të hakmerren ndaj përqeshjeve të bëra nga opozitarët.

     

  • FOTOLAJM/ Mbahet mbledhja e parë e qeverisë ‘Rama 4’, pas betimit në Presidencë

    FOTOLAJM/ Mbahet mbledhja e parë e qeverisë ‘Rama 4’, pas betimit në Presidencë

    Pasi u betuan në Presidencë dhe bënë foton e përbashkët me presidentin Bajram Begaj, qeveria ‘Rama 4’ po mban mbledhjen e parë në Kryeministri. 
    Të pranishëm në këtë mbledhje janë të gjithë ministrat që u betuan në Presidencë. 
    Në foto vërehet se ministrat janë vendosur përballë njëri-tjetrit, teksa në qendër të tryezës ndodhet kryeministri Edi Rama.  

  • FOTOLAJM/ Libri i Kushtetutës ‘fluturon’ mbi kokat e ministrave për të shënjestruar Ramën, momenti kur ndërhyn Garda

    FOTOLAJM/ Libri i Kushtetutës ‘fluturon’ mbi kokat e ministrave për të shënjestruar Ramën, momenti kur ndërhyn Garda

    Në 25 minuta seancë u miratua sot programi qeverisës për katër vitet në vijim, pasi opozita bllokoi foltoren dhe i ndërpreu fjalën Kryeministrit Edi Rama, duke mos lejuar diskutimet.

    Pas bllokimit të foltores dhe uljen e Ramës në karrige, deputetët e opozitës gjuajtën në drejtim të tij me shishe uji dhe librin e Kushtetutës.
    Pas këtij veprimi, ndërhyri Garda.

    Top Channel

  • Fotolajm/ Flakët mbulojnë fshatin në Gramsh, banorët marrin ndihmën e parë! Pamje të rënda të bagëtive

    Fotolajm/ Flakët mbulojnë fshatin në Gramsh, banorët marrin ndihmën e parë! Pamje të rënda të bagëtive

    Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë.

    Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja kanë dalë në zona të ndryshme, duke përfshirë shumë shtëpi dhe bagëti.
    Në pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, shihen momentet kur forcat mjekësore i vijnë në ndihmë personave të cilët arritën të evakuohen nga shtëpitë e tyre, që u përfshinë nga flakët.

    Top Channel

  • Fotolajm nga Rama: S’është pikturë, është Dhërmiu live dhe pa filtra

    Fotolajm nga Rama: S’është pikturë, është Dhërmiu live dhe pa filtra

    Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje nga ndarë me ndjekësit në Facebook një foto nga Dhërmiu. Rama shkruan se nuk është pikturë, por një foto live pa filtra nga ky vend që është një nga pikat më të vizituara nga turistët dhe pushuesit.
    Mediet e ndryshme ndërkombëtare pasqyrojnë në reportazhet dhe shkrimet e tyre bukuritë e Dhërmiut, duke tërhequr vëmendjen e turistëve për ta vizituar atë. Gjatë muajit korrik edhe gazeta prestigjioze amerikane ”New York Times” ka përzgjedhur edhe Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale.

    Dhërmiu është një destinacion kryesor edhe për ata që duan të festojnë, pasi në zonë organizohen disa festivale të mëdha muzikore gjatë gjithë verës.

  • Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re e Kularit dhe Sulozotajt në Divjakë

    Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re e Kularit dhe Sulozotajt në Divjakë

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e urës së re të Kularit dhe Sulozotajt në Divjakë.

    Krahas postimit në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan “Divjakë – Ura e re e Kularit dhe Sulzotajt”.
    Kulari dhe Sulozaotaj janë fshatra të Divjakës dhe falë investimit të ri në infrastrukturë do të kenë urën e re.

    Top Channel

  • FOTOLAJM – Makina përmbyet në hyrje të qytetit, shoferi 18- vjeçar përfundon në Spitalin e Shkodrës

    FOTOLAJM – Makina përmbyet në hyrje të qytetit, shoferi 18- vjeçar përfundon në Spitalin e Shkodrës

    Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Fushë Arrëzit. Siç shihet në foto, një automjet tip “Audi” është përmbysur në mes të rrugës.
    Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit, 18 vjeçari M. Fusha, i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Pukës është transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Shkodrës.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • ”Verë në Gjirokastër”, fotolajm nga Rama. Qyteti i tejmbushur me turistë

    ”Verë në Gjirokastër”, fotolajm nga Rama. Qyteti i tejmbushur me turistë

    Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka postuar një kolazh me foto nga Gjirokastra, aty ku turistët janë të shumtë dhe e kanë tejmbushur qytetin. Gjirokastra po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve nga e mbarë bota, kjo përshkak të kuturës dhe qytetit ikonik. Autoritetet në vend kanë deklaruar se deri tani janë rezervuar thuajse krejtësisht kapacitetet turistike në vend.

  • Fotolajm/ Rama viziton Çarshinë e Vjetër në Shkup

    Fotolajm/ Rama viziton Çarshinë e Vjetër në Shkup

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup në kuadër të takimit rajonal BE-Ballkani Perëndimor.
    Gjatë mesditës, Rama ka vizituar edhe lagjen e shqiptarëve ne Shkup, Çarshinë e Vjetër, në shoqërinë edhe të ish-ministrit të Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani si dhe të ambasadorit shqiptar në shtetin fqinj Denion Mejdani dhe të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

  • FOTOLAJM / PD ‘harron’ mazhorancën! Për çfarë po debatojnë Vokshi dhe Flamur Noka?

    FOTOLAJM / PD ‘harron’ mazhorancën! Për çfarë po debatojnë Vokshi dhe Flamur Noka?

    Kjo e hënë ka risjellë edhe njëherë sherrin politik në Kuvend.
    Por ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë demokratët janë zënë edhe me njëri-tjetrin.
    LSA ka kapur në foto një moment tensioni mes Flamur Nokës dhe Albana Vokshit.
    Kjo e fundit shihet qartë duke i ulëritur Nokës.
    Nuk dihet arsyeja e përplasjes së ashpër mes tyre, por me sa duket mungesa e Berishës ka ndezur sherrin mes bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.