Tag: fotografi

  • Afro 6 milion shikime, fotoja e Sarës shpërthen në internet

    Afro 6 milion shikime, fotoja e Sarës shpërthen në internet

    Showbiz E Mërkurë, 27 Gusht 2025 16:27
    Sara Hoxha postoi në Instagram një foto ku në trupin e saj kishte vendosur një iriq deti, duke shkruar: “E kam gjetur truprojen e Nemo-s”. Mirëpo, imazhi i shkrepur nga lart nuk të jipte ndjesinë që ajo ishte iriq deti dhe kjo duket të ketë qenë arsyeja që kjo fotografi të bëhej virale.
    Në më pak se tre ditë, ajo ka regjistruar 5.7 milionë shikime, e duke e ndarë këtë storyn e saj, Sara ka shkruar: “Mirëmëngjes. Çfarë po ndodh këtu? Dua ta dijë dhe unë”. Nuk i munguan përgjigjet: “Duket si qime barku në pamje të parë, kjo është arsyeja” – shkruhej në njërin prej tyre, teksa tjetri shtoi: “Kanë se menduar se është lesh kërthize.

    Për ta sqaruar dhe njëherë këtë fotografi Sara i ftoi ndjekësit ta rishikojnë me kujdes: “Zmadhojeni për të parë një iriq deti”, ndërsa në një story tjetër nxorri vetëm pamjen e iriqit duke e kthyer në deti.

  • Robert Elsie: Fotografia e hershme në trojet shqiptare

    Robert Elsie: Fotografia e hershme në trojet shqiptare

    Nga: Robert Elsie

    Zbulimi i Shqipërisë, si dhe i kulturës dhe i historisë së saj, nuk fillon vetëm me tekste, por edhe me fotografi…

    Gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni në vjeshtë të vitit 1863, albanologu Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) u shoqërua nga fotografi austriak Jozef Sekeli (Josef Székely, rreth 1838- 1901), i cili thuhet se ka bërë ndër fotografitë më të hershme të Shqipërisë.

    Koleksioni i tij përfshin 50 fotografi, me pamje të Shkodrës, të Prizrenit, të Ohrit dhe të Manastirit.

    Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetë ishte dukuri e zakonshme për udhëtarët, shkencëtarët dhe albanologët në Shqipëri të merrnin në aparat fotografik me vete për të fotografuar vendin.

    Ky material, jo gjithmonë fotografi me cilësi të lartë, u shfrytëzua për të ilustruar librat e tyre për Shqipërinë.

    Disa koleksione nuk u botuan kurrë, dhe mbeten tani – një shekull më vonë – për t’u zbuluar.

    Historia e fotografisë vendase në këtë rajon të Evropës juglindore, d.m.th. të fotografëve nga rajoni vetë, lidhet në mënyrë të veçantë me dy koleksione me famë.

    Fototeka Marubi në Shkodër përfshin rreth 150.000 fotografi, shumë prej tyre me një rëndësi të dukshme historike, artistike dhe kulturore.

    U përpilua nga tre breza fotografësh. Pjetër Marubi (Pietro Marubbi, 1834-1903) ishte piktor dhe fotograf italian i cili, si përkrahës e Garibaldit, u detyruan të ikte nga Piaçenca të Italisë për arsye politike dhe gjeti strehim në Shkodër rreth vitit 1850.

    Aty, themeloi dyqanin Foto Marubi me disa aparatë fotografikë që i kishte sjellë me vete.

    Fotografitë më të vjetra të koleksionit janë nga vitet 1858-1859. Disa foto të Marubit u botuan në revistat The London Illustrated News, La Guerra d’Oriente dhe L’Illustration.

    Marubi u ndihmua nga djali Rrok Kodheli (1862-1881) dhe nga vëllai i tij, Kel Kodheli (1870-1940), i cili më vonë, pas vdekjes së Pjetrit, e mori në trashëgim firmën familjare dhe u bë i njohur si Kel Marubi.

    Keli mësoi të përdorte efekte të posaçme dhe të përpunonte negativat. Gjithashtu filloi të fotografonte jashtë studios me aparate më bashkëkohore.

    Lidhur ngushtë me familjen Marubi ishte fotografi dhe piktori Kolë Idromeno (1860-1939) i Shkodrës. Me mbështetjen e Pjetër Marubit, prej të cilit mësoi artin e fotografisë, ai shkoi në Venedik në vitin 1875 për të studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura.

    Nuk arriti të përfundonte mësimin dhe e braktisi Akademinë pas gjashtë muajve. Mirëpo mbeti në Venedik dhe punoi disa vjet si ndihmës i një piktori venecian, për të kthyer në Shqipëri në vitin 1878.

    Në vitin 1883, Idromeno hapi një fotostudio me aparat fotografik të marrë nga shoqata Pathé në Francë.

    Në vitin 1912, importoi për herë të parë në Shqipëri aparate filmike dhe shfaqi filme. Në gusht të atij viti, firmosi një kontratë me shoqatën Josef Strauber në Austri për të krijuar atë që mund të quhet kinemaja e parë në Shqipëri.

    Brezi i tretë i fotografëve Marubi ishte djali i Kelit, Gegë Marubi (1907-1984). Ai studioi në Lion të Francës në 1923- 1927 pranë shkollës së parë të fotografisë dhe të kinemasë të themeluar nga vëllezërit Lymier, dhe punoi në Shkodër si fotograf nga viti 1928-1940.

    Ishte i pari në familje që përdori celuloid në vend të pllakave prej xhami.

    Fotostudio Marubi kap dhe dokumenton historinë e Shqipërisë së Veriut që prej Lidhjes së Prizrenit e mëtej.

    Përfshin fotografi të mahnitshme të udhëheqësve të fiseve të veriut, të kryengritjeve të malësorëve, të jetës qytetare në Shkodër dhe të ngjarjeve publike të ndryshme. Vetëm pak fotografi janë botuar deri tani.

    Që prej vitit 1994, me mbështetjen e UNESCO-s, bëhen përpjekje për të shpëtuar koleksionin dhe për ta bërë të njohur.

    Koleksioni tjetër i njohur i fotografisë dhe të kinematografisë ballkanike është ai i vëllezërve Manakis në Maqedoni.

    Janaki Manakis (1878-1954) dhe vëllai Milton Manakis (1882-1964) lindën në fshatin Avdela afër Grevenës, tani në veri të Greqisë, dhe ishin me prejardhje vllahe (aromune).

    Nga 1898-1904 kishin një dyqan fotografik në Janinë dhe në vitin 1905 u vendosën në Manastir, tani në Republikën e Maqedonisë, ku hapën Studion për Artin Fotografik.

    Janaki dhe Milton Manakis bënë më shumë se 17.300 fotografi në 120 vende të ndryshme. Në vitin 1905 realizuan edhe filmin e parë në Ballkan.

    Në Shqipëri janë edhe koleksionet e Shan Picit (me rreth 70.000 fotografi), të Dedë Jakovës (me rreth 50.000 fotografi) dhe të Raboshtës, të gjitha të lidhura ngushtë me shkollën e Marubit në Shkodër.

    Koleksione të tjera të rëndësishme të fotografisë së hershme ndodhen në Korçë. Ndër ato janë veprat e Petro Dhimitrit (1861-1946), i cili filloi si fotograf bredhacak në vitet 1890; të Kristaq Sulidhit, i cili mësoi profesionin në Greqi; dhe të Vani Burdës të Bukureshtit i cili hapi një fotostudio në Korçë në vitet 1920.

    Me një interes të veçantë është vepra e Kristaq Sotirit (1883-1970) të Korçës, student i Sulidhit, i cili mërgoi në Shtetet e Bashkuara në 1902-1903 dhe punoi fotograf në Nju Jork dhe Los Anxheles.

    Në vitin 1923 u kthye në Korçë dhe, bashkë me piktorin e njohur korçar Vangjush Mio (1891-1957), hapi fotostudion Sotiri, të njohur në juglindjen e Shqipërisë. Janë ruajtur rreth 14.000 fotografi të këtij koleksioni.

    Mund të përmenden edhe Ymer Bali i Tiranës, Mandi Koçi (1912-1982) i Voskopojës, Jani Ristani i rrethit të Gjirokastrës, Misto Cici i Pogradecit dhe Xhimitiku i Beratit.

    Nuk lidhet drejtpërsëdrejti me Shqipërinë, nuk duhet harruar në historinë e fotografisë shqiptare edhe emri i Gjon Milit (1904-1984), i cili mërgoi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1923.

    Ai studioi në Institutin e Teknologjisë të Masaçusec-it (Massachussetts Institute of Technology) dhe u bë i famshëm si fotograf për revista të njohura amerikane si Life dhe Fortune.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    (VIDEO) NIMON MUÇAJ LEXON NJË CIKËL TË ZGJEDHUR POEZISH TË ADEM GASHIT/ FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS 2

  • Shqipëria në kujtesën fotografike të DPA-së me 135 mijë fotografi origjinale

    Shqipëria në kujtesën fotografike të DPA-së me 135 mijë fotografi origjinale

    Në Ditën Botërore të Fotografisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ndau një ansambël imazhesh nga Fototeka e saj, që rrëfejnë historikun e vendit.

    E dyta në rang republike për nga madhësia, pas Fototekës “Marubi” (për fotot para ‘44-s), fototeka.arkiva.gov.al është tërësisht e digjitalizuar, duke garantuar akses të menjëhershëm të qytetarëve, blerjen e imazheve të riprodhuara me rezolucion të lartë, si edhe ruajtjen e tyre afatgjatë në trajtën autentike.

    Fototeka e DPA-së përllogarit rreth 135 mijë fotografi origjinale, prej të cilave afro 41 mijë ilustrojnë jetën politike nga Pavarësia deri në shtetndërtim.

    Përmes imazheve paraqitet edhe jeta shoqërore nëpërmjet aktivitetit ekonomik, kulturor, arsimor dhe fetar.

    Fondi prej rreth 43 mijë fotografish të Institutit “Luce” kryen një retrospeksion në Shqipërinë nën Italinë fashiste. Mes tyre, rreth 13 mijë fotografi që gjenden në negativë, u përkasin fotografëve të njohur korçarë Vani Burda dhe Thimi Raci./atsh/KultPlus.com

  • Sabri Fejzullahu publikon fotografi me mbesën, ndan lajmin e madh për të

    Sabri Fejzullahu publikon fotografi me mbesën, ndan lajmin e madh për të

    Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë dhe emocionues.
    Në një postim prekës në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar një fotografi me mbesën e tij, Enën, duke e shoqëruar me një mesazh plot krenari dhe dashuri.

    Këto fjalë të ngrohta nuk lanë pa reaguar ndjekësit dhe adhuruesit e artistit, të cilët e mbuluan postimin me komente pozitive dhe urime për suksesin e Enës në këtë rrugëtim të ri dhe të rëndësishëm artistik.
    “Mbesa e ime Ena, një yll që do t’shpërthejë së shpejti në kinematografi”, ka shkruar këngëtari.
    Megjithëse ende nuk janë bërë publike detaje konkrete rreth projekteve filmike në të cilat do të marrë pjesë Ena, interesimi për të ka nisur të rritet.

  • “Aludimet, shpifëse”/ Vrasja e trefishtë në Gjilan reagon Osmani: Organet e rendit dhe drejtësisë në veprim urgjent

    “Aludimet, shpifëse”/ Vrasja e trefishtë në Gjilan reagon Osmani: Organet e rendit dhe drejtësisë në veprim urgjent

    Përmes një njoftimi nga Presidenca, Osmani shpreh keqardhjen e thellë për humbjen tragjike të tre qytetarëve në vrasjen e rëndë të kryer në Gjilan dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave.
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar këtë mbrëmje lidhur me ngjarjen e rëndë të së dielës në Gjilan, ku tre persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një person tjetër u plagos.
    Gjithashtu, Presidentja kërkon nga organet kompetente që autorët e këtij akti makabër të kapen sa më shpejt dhe të dalin para drejtësisë, për t’u përballur me përgjegjësinë e plotë ligjore.
    Vjosa Osmani:
    “Është për keqardhje që vitin e kaluar të njëjtit ishin lënë të lirë nga institucionet e drejtësisë, pas një kohe të shkurtër të kaluar në paraburgim, përkundër veprave të rënda për të cilat akuzoheshin. Është po ashtu shqetësues manipulimi me qëllim të keqinformimit të opinionit publik, duke përdorur fotografi të rastit të bëra në ambiente publike që autori i këtyre veprave i kishte bërë me një sërë figurash publike. Nga një hulumtim i thjeshtë del se këto fotografi janë bërë gjatë një organizimi festiv të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e një aktiviteti publik ku morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë institucionalë, personalitete nga politika, të ftuar të tjerë dhe qytetarë. Brenda vitit, Presidentja del në fotografi me mijëra qytetarë e pjesëmarrës në aktivitete publike, të cilët as nuk i njeh e as nuk mund ta dijë se cila është veprimtaria e tyre. Prandaj, aludimet për kinse “shoqërim” janë asgjë tjetër pos shpifje”.

  • E tmerrshme/Si i fshehën serbët fotografitë 150 vjeçare për Shqipërinë

    E tmerrshme/Si i fshehën serbët fotografitë 150 vjeçare për Shqipërinë

    Fotografitë e marra nga Vjena të fotografit Josef Sekelit, i cili i ka bërë gjatë vitit 1863 me një ekspeditë austro-hungareze në Shqipërinë veriore, në Kosovë dhe Maqedoni, të udhëhequr nga Johan Georg fon Han, duket se do të mbeten të parat fotografi të bëra ndonjëherë të këtë rajon të Evropës Juglindore, shkruan albanologu i njohur Rober Elsie.

    Johan Fon Hahn, dijetar gjerman (1811-1869) konsiderohet zakonisht si babai i studimeve të albanologjisë.

    Ai ka punuar për autoritetet ligjore të Mbretërisë së porsakrijuar të Greqisë. Nga 1843-1847, ai përfaqësoi konsullatën prusiane në Athinë , dhe pastaj transferohen si zëvendës konsull në konsullatën austriake në Janinë, ku ra në kontakt me shqiptarët dhe filloi të mësonte gjuhën shqipe. Hahn e vizitoi tre herë Shqipërinë gjatë viteve të qëndrimit të tij në Janinë dhe mbledhur më shumë informacione mbi historinë shqiptare ,filologjisë dhe folklorit.Mund tju interesojë

    Materialet i botoi në tri vëllime Albanesische (Studime shqiptare), Jena 1854, më të cilat ai hodhi themelet për studime shqiptare multi- disiplinore.

    Ai njihet edhe për vëllimin Griechische und Albanesische Märchen (Përralla greke dhe popullore shqiptare), Lajpcig 1864, dhe ka shkruar për punën që ka bërë me ekspeditat e tij në Ballkan, Reise von Belgrad nach Salonik (Udhëtim nga Beogradi në Selanik ), Vjenë 1861 , dhe Reise durch die Gebiete des Drin und Vardar ( Udhëtimi nëpër rajonin e Drinit dhe të Vardarit), Vjenë 1867, 1869.

    Udhëtimi i fundit nga gushti deri në nëntor të vitit 1863 ka qenë kur Hahn dhe shokët e tij nisen nga Durrësi dhe Shkodra në bregdetin e Adriatikut deri në lumin Drin duke shkuar për në Prizren në Kosovë, përmes Maqedonisë perëndimore dhe pastaj poshtë lumit Vardar në Selanik (Selanik) në Detin Egje. Interesat e tij për Shqipërinë dhe Ballkanin jugperëndimor ishin të një spektri të gjerë..

    Në rrjedhën e këtij udhëtimi përveç kërkimeve etnografike, ai ndoshta padashur hodhi themelet e historisë së fotografisë në Ballkanin jugperëndimor.

    Ekspedita e 1863-shit rezultoi me një koleksion prej pesëdhjetë fotografish të cilat janë ndër më të hershme të bëra ndonjëherë në rajonin e Ballkanit. Në fillim të viteve 1860, Hahn kishte filluar përgatitjet për ekspeditën deri në lumin Drin, ku ai vuri në dukje se : është më pak i njohur nga të gjithë lumenjtë e Evropës, megjithëse derdhet në Adriatik dhe është vetëm dhjetë milje nga kufiri jugor të perandorak në territorin (Austro – Hungarez)…

    Më 23 qershor 1863, Hahn i shkroi Akademisë së Shkencave në Vjenë, duke kërkuar një fotograf kompetent që ta shoqëronte dhe bënte fotografi të qyteteve dhe të terrenit malor. Akademia propozoi njëzet e pesëvjeçarin Josef Széleky dhe i vuri në dispozicion fondet e duhura për ekspeditën.

    Dr.Jozef Sekeli (1838-1901) lindi në Sümeg pranë liqenit Balaton në Hungarinë perëndimore dhe u shkollua në Szombathely. U diplomua në Universitetin e Vjenës për master në farmaci dhe në vitin 1862 u lauerua me doktoraturë në kimi. Ai dha mësim në universitet për një farë kohe, por pastaj hapi një studio në Heinrichshof pranë Operës së Vjenës. Ai u bë një fotograf profesionist dhe reputacioni i tij u rrit shumë. Në vitin 1867 ai fitoi çmimin e bronztë në Panairin Botëror në Paris (ndoshta me fotografitë e Shqipërisë), dhe në 1878 ai fitoi një medalje argjendi në Paris.

    Ekspeditat e Hahn-it nisën nga konsullata e tij në ishullin e Siros, Egje, derisa zbarkoi në Durrës, më 12 gusht 1863. Atje ai vuri re se: “Qyteti nuk ka ndryshuar që prej vizitës sime të fundit, trembëdhjetë vjet më parë, nuk ka as pesëdhjetë banorë më shumë. “Ai udhëtoi duke kaluar lumin Erzen, Ndroq dhe pastaj shkoi drejt veriut duke ecur përgjatë ultësirës bregdetare për në Shkodër.

    Këtu më 31 gusht 1863, ai u takua me Sekely-n e ri dhe togerin e marinës Hermann von Spaun (1833-1919 ) të cilët kishin arritur nga Tivari. Gjithashtu me grupin ishte edhe miku i vjetër i von Hahn-it , Dr Auerbach , i cili kishte shërbyer nga 1845 e këtej , si mjek i familjes së beut të Vlorës, si dhe prifti françeskan, Angelo Bardhi. Sekely ishte në Shkodër dhe bëri 8 foto shumë spektakolare.

    Pa asnjë dyshim ato ishin të parat që ishin marrë ndonjëherë nga qyteti i Shkodrës dhe kështjella e tij e madhërishme. Nuk vonoi shumë dhe për ekspeditën u caktuan dy varka për të shkuar deri në lumin Drin, duke kaluar Dejën, Vjerdhën , Shurdhën, Komanin (që ka dy fotografi) dhe Dukagjinin.

    Lumi sa vinte ngushtohej e ngushtohej dhe u bë e pamundur që të lundrohej më tej. Sekeli, i cili kishte pajisje të rënda me vete ishte i detyruar të kthehej pas dhe niset në Shkodër me anije, kurse pjesa tjetër e anëtarëve të ekspeditës vazhdoi udhëtimin e tyre përgjatë luginës. Grupi u ribashkua në Prizren, i cili në atë kohë ishte qyteti më i madh në Shqipëri. Prizreni kishte një total mbi 46.000 banorë, prej të cilëve 36.000 myslimanë, 8.000 bullgarë dhe vllehë, dhe 2.000 katolikë. Ai kishte jo më pak se njëzetë e gjashtë xhami, si dhe dy kisha ortodokse dhe një katolike. Shkodra, Durrësi dhe Vlora ishin fshatra krahasuar me të.

    Në fillim të shtatorit 1863, Sekeli bëri pesë fotografi të Prizrenit. Duke lënë pas Prizrenin, ekspedita u kthye në Drinin e Zi duke avancuar drejt jugut deri në Dibër. Në këtë rajon, i cili gëzonte një reputacion të dyshimtë, nuk kishin qenë kurrë më parë. Hahn shkruan: “Ashtu siç ishin ne të huaj, ashtu ishte kur u ulëm Lugina e Drinit të Zi midis qytetit të Dibrës dhe pikës ku dy degëve e tij bashkoheshin.

    Aty pretendohet të jetë një shpellë kusarësh dhe ndaj ajo është shmangur në këtë mënyrë nga fqinjët e saj. “Hahn ka kaluar nëpër rajon pa vështirësi, por ai nuk mund të kuptonte shqipen që flitej nga vendasit. Pasi mbërriti në Dibër më 21 shtator 1863, Sekely bëri vetëm dy fotografi, sepse gjatë kësaj kohe ishte duke luftuar me “makinën fotografike” dhe kutinë e pllakave që kishte sjellë me vete.

    Ai kishte nevojë për më shumë kohë, ku i duhej plot një orë e gjysmë për të marrë një pamje shumë romantike të një shkëmbi masiv. Duke ikur nga Dibra ata vazhduan rrugën drejt Strugës në liqenin e Ohrit. Hahn-i ishte i hipnotizuar veçanërisht nga liqeni dhe shqoi trembëdhjetë lloje të ndryshme të peshkut në të.

    Ata vizituan manastirin e Kalishtës në qytetin e Ohrit me shumë kisha të bukura ortodokse të saj, dhe natyrisht më në fund edhe të famshmin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Manastirin e Shën Naumit në jug të liqenit. Von Hahn dhe grupi i tij qëndruan gati dhjetë ditë në Ohër, dhe Sekely kishte kohë të mjaftueshme për të fotografuar.

    Fotografia e tij e Shën Naumit duket të jetë fotografia e vetme e manastirit, para se ai të shkatërrohej në pjesën më të madhe nga zjarri në vitin 1875. Prej Ohrit grupi vazhdoi rrugën për në Liqenin e Prespës dhe të avancoi në drejtim të lindjes, pikërisht aty ku dukej Manastiri ( Bitola). Kishte ardhur tetori.

    Manastiri ishte një qytet i madh dhe aty ishte kampi ushtarak i rajonit. Kështu Hahn u mirëprit nga gjenerali osman Faik Pasha, i cili kishte studiuar në Vjenë. Sekely ishte në gjendje që të merrte edhe disa fotografi interesante të një formacioni ushtarak osman përpara kazermave të tyre të mëdha, të ndërtuara në vitin 1839.

    Nga Prilepi, ata udhëtuan mbi lumin Vardar për në Veles, ku gjetën një anije dhe mund të lundronin nëpër portën e hekurt të jugut (Demir Kapi ) deri Selanik në detin Egje. Pesë fotografitë të tjera janë marrë atje. Nga Selaniku Hahn dhe Sekely vazhduan rrugën në drejtim të lindjes të Trojës, në Azinë e Vogël.

    Që të dy, Sekeli dhe Johann Georg von Hahn ishin të vetëdijshëm për kontributin historik të kësaj ekspedite. Ai realizoi fotografinë më të mirë që askush nuk e kishte bërë në këtë fushë “Për fat të keq, botimi i fotografive qëlloi të ishte tepër i shtrenjtë për Akademinë e Shkencave të Vjenës dhe ata i kishin hequr nga botimi Hahn-it një raport të ekspeditës në vitet 1867 dhe 1869. Rezultati ishte që koleksioni i Sekelit që bëri fotografitë më të hershme të ndërmarra ndonjëherë në Ballkanin jugor ra në harresë.

    Në vitin 1889, trembëdhjetë prej fotografive u shfaqën në vëllimin Makedonien und Alt – Serbien (Maqedoni dhe Serbia e Vjetër) nga Spiridion Gopçeviqi (1855-1936), por ata nuk iu atribuuan Sekelit dhe u lanë pa datuar. Pas kësaj ,koleksioni u zhduk për më shumë se një shekull, për t’u rizbuluar në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë në vitin 2000 nga Mark Cohen. Fotografitë e Jozef Sekelit të Ballkanit Jugor në vitin 1863 në të vërtetë janë të një rëndësie të madhe historike dhe artistike.

    Me përjashtim të një portreti të vetëm të rebelit Hamzë Kazazi (1834-1903) të bërë nga Marubi në Shkodër në vitin 1858, ato janë fotot e para të bëra për Shqipërinë.

  • Historia e gruas që mori gjakun…

    Historia e gruas që mori gjakun…

    NJË DASHURI, PËR DY VËLLEZËR!

    Aparati im fotografik, qysh në fillim u pa me shumë dyshim dhe pata vështirësi të madhe ta bindja secilin që t’i bëja fotografi.

    Shumë fotografi të fshehta i kam bërë me një aparat fotografik të vogël “Brownie”, pasi për fat të keq i kisha mbaruar filmat për Kodakun e madh që kisha. Por, isha në gjendje që të siguroja disa fotografi, të cilat shfaqen në këtë vëllim. Një mëngjes herët, në të lindur të diellit, isha duke ecur me Lukën dhe Palokun, kur na kaloi para një grua e re.

    “Kjo është Mrika e Kolë Marashit,” – tërhoqi vëmendjen Luka.

    “Kush është ajo? ” – pyeta.

    “Mrika. Gruaja që mori gjakun”, – ishte përgjigjja e tij.

    “Dy vjet të shkuara, ajo ishte vajza më e bukur e fisit tonë dhe kishte një duzinë burra, të gatshëm për t’u martuar me të. Ajo u martua me Lecin, një djalë të zgjuar i anës së Pulatit dhe një nga rojet e bajraktarit, njëlloj si unë. Një muaj pas martesës, Leci u vra pabesisht nga i vëllai, i cili jetonte poshtë Drinit të Bardhë, ky i dashuruar marrëzisht me të.

    Kur ajo mori lajmin u shpërfytyrua nga pikëllimi. Por, me ngadalë thuri planet për gjakmarrjen dhe duke mos pasur asnjë të afërm të gjinisë mashkullore, zgjodhi ta merrte vetë gjakun.

    Kësisoj, na la dhe u zhduk për gati një vit, gjatë të cilit ajo ndoqi hap pas hapi kunatin e saj, në Ohër, në Maqedoni, pastaj në Shkup, Prizren dhe në shumë vende të tjera, duke pritur gjithmonë mundësinë për të kryer goditjen. Kjo ndodhi një pasdite, kur vrasësi i së shoqit po ecte në rrugën kryesore të Shkodrës dhe ajo, nxori koburen e Lecit nga brezi dhe ia shpërtheu atij tutje fytyrën. Trimëri për një grua, apo jo? Por, nuk mbaron me kaq,” – vazhdoi ai.

    “Me të vrarë vrasësin, shkoi direkt në shtëpinë e prindërve të tij, pas një udhëtimi treditor dhe i vrau që të dy. Që atëherë ajo është kthyer me ne, pasi vdekjes së të shkretit Lec iu mor haku. Më erdhi keq që ai vdiq, – shtoi ai me keqardhje, – sepse ishte një nga miqtë e mi më të dashur.”

    Titulli: ”An observer in the Near East”Autori: Le Queux, William, 1864-1927Botues: London, ”T. Fisher Unwin”, 1907

  • 1916 Fotografia e fundit e Isa Boletinit para se të vritej (Foto)

    1916 Fotografia e fundit e Isa Boletinit para se të vritej (Foto)

    Kjo është një fotografi e rrallë dhe mbase e fundit e heroit të kombit, Isa Boletini e bërë në shkurtë të vitit 1916.

    Ai është fotografuar së bashku me publicistin austriak, i cili kishte qenë edhe një mik i shqiptarëve, Leo Freundlich, pak ditë para se të vritej nga malazezët.

    Kjo foto është publikuar në gazetën nga Viena, “IW”. /Zëri/

  • Pse një fotografi e Ed Sheeran me Johnny Depp dhe Russell Crowe po vërshohet nga një valë kritikash në internet?

    Pse një fotografi e Ed Sheeran me Johnny Depp dhe Russell Crowe po vërshohet nga një valë kritikash në internet?

    Një fotografi nga backstage-i i koncertit të Andrea Bocellit në Firence ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Ed Sheeran, Johnny Depp dhe Russell Crowe shihen duke qeshur dhe duke shijuar një moment relaksi, por përfshirja e Depp ka shkaktuar kritika për shkak të reputacionit të tij të kontestuar pas gjyqit me Amber Heard.
    Disa fansa të Sheeran kanë shprehur zhgënjim për lidhjet e tij me Depp, duke e quajtur takimin me të “të papërshtatshëm” dhe “të neveritshëm”. Megjithatë, treshja e famshme duket se po kalonin një moment të këndshëm së bashku, ndërkohë që fansat janë të ndarë për këtë bashkëpunim.

  • Kur makinat barteshin me shpatulla

    Kur makinat barteshin me shpatulla

    Supozohet se makinat transportojnë njerëz, por në Nepal, ishin njerëzit që i bartnin mbi krah dhe i transportonin makinat. Ata zakonisht i bartnin nëpër shtegun shkëmbor e kodrinor nga Katmandu.Automobilat, të zhveshur nga rrotat dhe parakolpët, transportoheshin, nga kryeqyteti, i vetmi qytet nepalez me rrugë moderne.

    Ky Mercedes i vjetër i prodhuar nga Gjermania po transportohej në Indi si tregtim i një model amerikan me shkëlqim. Rreth 60 persona, duke lëvizur në ritmin e një këndimi, e balancuan atë në shtylla të gjata.

    Kjo ishte përpara se të ndërtohej autostrada gjarpërore Tribhuvan që lidh kryeqytetin me kufirin indian në vitin 1956, dhe e vetmja mënyrë për të shkuar në Katmandu ishte në këmbë ose me fluturim.

    Makinat e blera kryesisht nga fisnikët Rana ose Shahu silleshin në Kalkutë me anije. Ndonjëherë ato silleshin edhe deri në Bhimphedi dhe më pas transportoheshin nëpër male nga njerëzit.Makinat fiksoheshin në shtylla të gjata bambuje. Makinat më të mëdha kërkonin deri në 96 persona për t’i bartur.

    Argatët nuk e dinin as modelin e makinave që mbanin, thjesht i quanin 32, 64, 96 në varësi të numrit të njerëzve që angazhoheshin.

    Kjo fotografi është realizuar në vitin 1948 nga fotografi gjermano-amerikan Volkmar Wentzel dhe është publikuar për herë të parë në vitin 1950 në revistën National Geographic./rarehistoricalphotos/në shqip:ObserverKult

    Fotografia: Volkmar Wentzel

    Lexo edhe:

    FOTOGRAFI QË EDHE SOT NA EMOCIONON: JA FJALËT E FUNDIT PARA SE TË DIGJTE…