Tag: foshnjën

  • Arizbeth Dionisio Ambrosio, policia që ushqeu me gji foshnjën e rrezikuar nga oragani, dhe u ngrit në detyrë për aktin human

    Arizbeth Dionisio Ambrosio, policia që ushqeu me gji foshnjën e rrezikuar nga oragani, dhe u ngrit në detyrë për aktin human

    Albert Vataj
    Në mes të shkatërrimit që la pas uragani Otis, i cili goditi qytetin bregdetar të Acapulcos me intensitetin e tij të tmerrshëm Kategorisë 5, njerëzit e zakonshëm u bënë heronj. Por ndër këta heronj spikat historia e Arizbeth Dionisio Ambrosio, një polici 33-vjeçare, nënë dhe profesioniste, e cila përtej detyrës së saj, tregoi një dhembshuri dhe humanizëm të jashtëzakonshëm që preku zemrat e të gjithë komunitetit.Dionisio ishte pjesë e skuadrës së emergjencës që u dërgua për të ndihmuar pas stuhisë shkatërruese. Aty, në mes të rrënojave dhe vuajtjeve, ajo takoi një fëmijë vetëm katër muajsh, i cili po qante nga uria dhe nuk kishte marrë ushqim për një kohë të gjatë. Në krah të tij qëndronte një nënë e re, e lodhur dhe e dëshpëruar, e cila nuk ishte në gjendje ta ushqente foshnjën e saj për shkak të kushteve të vështira dhe ndoshta edhe për shkak të vetë situatës së rënduar pas uraganit.Duke parë këtë pamje, Arizbeth nuk u mendua dy herë. Si një nënë që sapo kishte lindur fëmijën e saj, ajo kishte ende aftësinë të ushqente me gji. Me një zemër të madhe dhe një instinkt të thellë për të ndihmuar, ajo iu afrua nënës dhe i ofroi ndihmën e jashtëzakonshme, të ushqente foshnjën e uritur me gji. Ky akt i thjeshtë por thellësisht njerëzor shpëtoi jetën e vogëlushit dhe solli pak dritë në atë moment të errët.Akti i Arizbeth Dionisio Ambrosio u bë shumë shpejt i njohur, duke u kthyer në shembull frymëzimi për gjithë ata që ishin duke luftuar me pasojat e katastrofës. Përkushtimi i saj dhe shfaqja e dhembshurisë në mënyrë kaq konkrete dhe të prekshme, bëri që autoritetet të vlerësonin menjëherë vlerën e saj.Vetëm pak ditë më vonë, Dionisio u njoftua se kishte fituar një ngritje në detyrë. Nga grada “policía primero” (polici i parë), ajo u promovua në pozitën e “nënzyrtares”. Kjo jo vetëm që ishte një njohje e përpjekjeve të saj profesionale, por edhe një nderim i veçantë për shpirtin dhe zemrën e saj të madhe.Historia e Arizbeth Dionisio Ambrosio na kujton se në momentet më të errëta, më shpesh janë veprimet e vogla, të thjeshta e njerëzore ato që bëjnë diferencën më të madhe. Ajo nuk ishte vetëm një efektive e ligjit, por një nënë, një grua dhe një engjëll kujdestar për një foshnjë në nevojë. Ajo na tregon se humanizmi dhe dhembshuria janë vlerat që duhet të udhëheqin çdo profesion dhe çdo veprim njerëzor.

  • Ndodh mrekullia! Foshnja shpëton pasi e hedhin nga dritarja e ndërtesës

    Ndodh mrekullia! Foshnja shpëton pasi e hedhin nga dritarja e ndërtesës

    Në rajonin e Leningradit në Rusi ka ndodhur një ngjarje tronditëse.

    Një foshnje e sapolindur u gjet e braktisur brenda një qeseje plastike pas hedhjes nga dritarja e një ndërtese.
    Vajza e vogël u shpëtua falë britmave të saj të forta, të cilat tërhoqën vëmendjen e kalimtarëve në zonë. Fillimisht, ata menduan se zëri që dëgjonin ishte i koteleve, por kur iu afruan vendit, zbuluan foshnjën e braktisur dhe të pambrojtur, e cila ishte në një gjendje të rëndë, por ende e gjallë.
    Mjekët pediatër që morën foshnjën në kujdes të menjëhershëm konfirmuan se ajo kishte lindur vetëm disa orë më parë, duke i dhënë një vlerë edhe më të madhe shpëtimit të saj.
    Sipas tyre, ajo kishte pësuar trauma nga rënia, por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe kujdesit të specializuar, po përparon në mënyrë të qëndrueshme.
    Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbuluar kush është personi apo personat që braktisën foshnjën në këtë mënyrë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme. Policia po punon intensivisht për të mbledhur dëshmi dhe informacione që mund të çojnë në identifikimin e autorëve të këtij akti kriminal.

    ⚠️ Sensitive content
    In Russia’s Leningrad region, a newborn baby girl was found inside a plastic bag — she had been thrown out of a window.
    The infant was discovered by her cries — at first, passersby thought it was kittens meowing.
    Miraculously, the girl survived.… pic.twitter.com/JxpeBikT3U
    — NEXTA (@nexta_tv) June 6, 2025

    Top Channel

  • Tronditëse! Nëna hedh nga ballkoni foshnjën 7 muajshe, e vogla nuk u mbijeton plagëve

    Tronditëse! Nëna hedh nga ballkoni foshnjën 7 muajshe, e vogla nuk u mbijeton plagëve

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Katania, ku një nënë ka hedhur nga ballkoni foshnjën e saj.

    Maria Rose ishte vetëm shtatë muajshe, por nëna e saj i ka marrë jetën në mënyrë mizore. Sipas mediave italiane tragjedia ndodhi rreth orës 13:30 në Misterbianco, në zonën e Catanias.
    Gruaja kishte probleme psikologjike, ndoshta të përkeqësuara nga depresioni pas lindjes, dhe ndiqej nga një administrator mbështetës i emëruar nga Gjykata e Katanias.
    Vajza e vogël u hodh nga ballkoni i shtëpisë në katin e dytë ku gruaja jetonte me burrin e saj dhe një fëmijë tjetër shtatëvjeçar. Vajza e vogël u ndihmua fillimisht nga kalimtarët, e më pas mori ndihmë mjekësore, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.
    Nëna, e cila në të kaluarën i ishte nënshtruar trajtimit të detyrueshëm mjekësor dhe po ndiqej nga Departamenti i Shëndetit Mendor, u ndalua nga Karabinierët dhe u dërgua në komisariat. Babai i vajzës së vogël, i cili ishte sëmurë, u dërgua në spital. Sakaq, prokurori në detyrë ka hapur një hetim për rastin.

    Top Channel

  • Fotografia e nënës me foshnjën, dëshmia që tronditi botën dhe flet ende sot

    Fotografia e nënës me foshnjën, dëshmia që tronditi botën dhe flet ende sot

    Në vitin 1999, një fotografi tronditëse, e shkrepur në prag të hyrjes në Maqedoni, bëri xhiron e botës. Ajo paraqiste një nënë shqiptare nga Kosova me foshnjën në duar, në udhëtimin dramatik të kolonave të refugjatëve drejt kampit të Bllacës, në kulmin e Luftës së Kosovës. Fotografia, e realizuar nga një korrespondente e gazetës prestigjioze Time, në fshatin Ivajë të Kaçanikut më 3 prill 1999, u shndërrua në simbol të eksodit, dhimbjes dhe sakrificës njerëzore.Nëna në atë foto ishte Sherife Luta, vetëm 22 vjeçe në atë kohë dhe shtatzënë në javët e fundit të pritjes. Vajza e saj, Besa, u përjetësua në fotografi në një nga momentet më të errëta të historisë moderne shqiptare. Në gjirin e nënës së saj, e rraskapitur nga udhëtimi i gjatë, Besa dukej sikur kishte ndërruar jetë – një keqkuptim që e thelloi akoma më shumë emocionin e shkaktuar nga kjo pamje në publikun ndërkombëtar.“Momentin e shkrepjes së fotografisë e mbaj mend si të ishte sot,” rrëfen Sherife për Deutsche Welle. “Isha shumë e lodhur, më kërkuan të jepja intervistë, por nuk kisha forcë.” Ajo kujton me dhimbje ditët e tmerrit, kur burrat ishin në luftë dhe gratë, fëmijët e të moshuarit detyroheshin të largoheshin mes zjarrit e frikës.Sot, shumë vite më pas, fotografia që dikur simbolizonte dhimbjen dhe pasigurinë, merr një tjetër kuptim. Besa Luta, foshnja e atëhershme, dhe qe jeton në një Kosovë të lirë e të pavarur.1999 -2019“Nuk e kam përjetuar vetë luftën, por e njoh nga rrëfimet e mamasë,” thotë Besa. “Kosova ka ende shumë sfida, por e rëndësishmja është se sot jemi të pavarur. Kam shpresë se me kalimin e kohës do të ndërtojmë një vend më të mirë.”Rruga e nënës dhe vajzës Luta – nga një kamp refugjatësh në Bllacë te auditorët universitarë në një shtet të lirë – është dëshmi e qëndresës, sakrificës dhe shpresës. Ajo fotografi që dikur e preku botën, sot kujton të kaluarën për të frymëzuar të ardhmen. 

  • E rëndë, nëna braziliane shiti foshnjën e porsalindur që të paguante kursin e gatimit

    E rëndë, nëna braziliane shiti foshnjën e porsalindur që të paguante kursin e gatimit

    Një ngjarje tronditëse ka shpërthyer në Brazil, ku një nënë tentoi të shiste foshnjën e saj të porsalindur për të financuar mësimet për gatim dhe për të paguar qiranë e shtëpisë. Rasti, i cili u zbulua nga policia braziliane, ka tronditur opinionin publik, ndërsa nëna dhe tre persona të tjerë u arrestuan.

    Sipas autoriteteve, një foshnjë 27-ditore u shpëtua nga një situatë e tmerrshme e trafikimit të qenieve njerëzore, pasi fqinjët e nënës informuan policinë për përpjekjen e saj për të shitur fëmijën. Gruaja, e cila dyshohet të ketë qenë nën ndikimin e depresionit pas lindjes, kishte lidhur marrëveshjen përmes të dashurit të saj, i cili nuk ishte babai i fëmijës. Sipas hetimeve, i dashuri dhe një mik i tij kishin organizuar shitjen e foshnjës për llogari të një biznesmeneje vendase, e cila kërkonte të birësonte një fëmijë.

    Përpjekja për të shitur fëmijën u zbulua kur gruaja komunikoi me biznesmenin përmes një shkëmbimi mesazhesh, ku ai kërkonte një foshnjë të shëndetshme dhe të përshtatshme për nevojat e tij. Ajo kishte shprehur preferencat për djalë dhe madje kishte shtuar se do të ishte “edhe më mirë” nëse foshnja ishte me ngjyrë.

    Policia reagoi shpejt, duke shpëtuar foshnjën dhe duke siguruar që ajo të kalonte në kujdesin e shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve. Pas shpëtimit, fëmija u dërgua në një strehë, ku autoritetet konfirmuan se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse shumë i uritur.

    Ndërkohë, gruaja ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se ishte përkohësisht duke kujdesur për foshnjën, ndërsa akuzat për tentativën e shitjes së tij janë të pabaza. Kjo ngjarje ka hapur një debat të gjerë në shoqërinë braziliane për pasojat e depresionit pas lindjes dhe përpjekjet ekstreme të individëve që përballen me kushte të vështira ekonomike.

    /vizionplus.tv