Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Brukselit për të marrë pjesë në forumin mbi zgjerimin e BE-së.
Komisioni Evropian do të mbledhë udhëheqës evropianë, përfaqësues të shteteve kandidate dhe ekspertë për të diskutuar të ardhmen e familjes evropiane.
Temë diskutimi do të jenë progres-raportet që publikohen në po të njëjtën ditë, së bashku me paketën e re të zgjerimit.
Forumi do të mbahet nën moton “Përmes zgjerimit të sigurojmë të ardhmen tonë” dhe do të kryesohet nga Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, dhe Kreu i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Eventi do të përfundojë me një fjalim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Krahas kryeministrit shqiptar Edi Rama, një fjalim do të kenë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, si dhe kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Tag: forumin
-

Rama të martën në Bruksel për Forumin mbi Zgjerimin e BE-së
-

Tirana do të mirëpresë Forumin e Investimeve EU–WB6/ Rama: Ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor
Forumi i Investimeve EU–WB6
TIRANË- Në datat 13 dhe 14 tetor, Tirana do të mirëpresë Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor). Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili e cilëson këtë forum një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky është një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–ëB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. -

Pjesëmarrës edhe Shefi i IAEA, Rafael Grossi – Presidenti Putin do të mbajë fjalim në Forumin Global Atomik
Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit e huaj do të mbajnë fjalime në Forumin Global Atomik, që zhvillohet në Moskë si pjesë e Javës Botërore Atomike, tha zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp.
“Putin do të marrë pjesë sot në Forumin Global Atomik, i cili po zhvillohet në kuadër të Javës Botërore Atomike nga 25 deri më 28 shtator. Kjo Javë Botërore Atomike po zhvillohet në qendrën e ekspozitave VDNKh në Moskë. Putin do të marrë pjesë në këtë forum, së bashku me të ftuar të huaj. Do të ketë fjalime nga krerët e shteteve dhe qeverive të huaja”, tha ai.
Drejtori ekzekutiv i Rosatom, Alexey Likhachev, do të mirëpresë udhëheqësit e huaj në forum. Të ftuarit dhe pjesëmarrësit do të jenë Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, Presidenti në detyrë i Myanmarit, Min Aung Hlaing, Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, si dhe Zëvendëspresidenti iranian dhe Presidenti i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami, Zëvendëskryeministri i Uzbekistanit, Jamshid Khodjaev, si dhe përfaqësues të Egjiptit, Nigerit dhe “disa organizatave të specializuara”. TASS.
-

Vuçiç i përjashtuar nga europianët, presidenti nuk mori ftesë për Forumin e Bledit, ja pse u hodh në “krahët” e Kinës
Marsela SHYTIA
Presidenti dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe Gjuro Macut nuk u ftuan as në Forumin Strategjik të Bledit, tha Ministria sllovene e Punëve të Jashtme dhe Evropiane për N1 Slovenia. Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenti i Serbisë kërkoi një ftesë për në Bled, por nuk e mori atë. “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri i Serbisë, Đuro Matsut, nuk u ftuan në Forumin Strategjik të Bledit. Ministri serb i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç, i cili mori pjesë në Forum, ishte i ftuar”, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme sllovene në përgjigjen e saj për N1.
Ftesa e munguar
Siç mëson jozyrtarisht N1 Slovenia, Presidenti Vuçiç kërkoi që edhe ai të merrte pjesë në forumin në Bled, por nuk mori ftesë. Në vend të Sllovenisë, Vuçiç udhëtoi për në Kinë, ku mori pjesë në paradën ushtarake me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore. Megjithatë, versioni i tij i ngjarjeve është i ndryshëm. Të mërkurën, më 3 shtator, Vuçiç tha nga Pekini se kryeministri Macut ishte ftuar në Forumin Strategjik, por se ai “me të drejtë nuk shkoi” për shkak të pranisë së “bllokuesve”. “Ata i ftuan bllokadorët e tyre të vinin në Bled, të ishin mysafirë të tyre atje, le t’i prisnin dhe le të bisedonin me ta për çështje strategjike, meqenëse bllokadorët do të marrin pushtetin në Serbi brenda pak ditësh, e kam dëgjuar këtë histori për 13, 14 vjet tani”, u tha Vuçiç gazetarëve në Pekin, duke iu përgjigjur një pyetjeje për të komentuar mbi akuzat në disa media se ai kishte gabuar që shkoi në Kinë dhe jo në Forumin Strategjik në Bled.
Bllokadat
Më 21 gusht, Presidenti i Serbisë i shkroi Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke deklaruar se protestat e studentëve janë shndërruar në bllokada masive dhe incidente të dhunshme të udhëhequra nga grupe ekstremiste. Ai e justifikoi sjelljen e policisë, e cila tha se kishte qenë “e përmbajtur maksimalisht” gjatë gjithë këtyre muajve. “Megjithatë, ndërsa pjesëmarrja në protesta u zvogëlua, disa elementë të opozitës zgjeruan taktikat e tyre në dhunë të organizuar, duke përfshirë sulme ndaj oficerëve të policisë, objekteve publike dhe pronës private. Më shumë se 170 oficerë policie u plagosën gjatë përmbushjes së detyrës së tyre për të mbrojtur qytetarët, një përgjegjësi që është në thelb të çdo shteti demokratik”, i shkroi Vuçiç Presidentes së Komisionit Evropian. Ai akuzoi disa media dhe organizata joqeveritare, pa specifikuar konkretisht, për përhapjen e narrativave manipuluese dhe dezinformatave në një përpjekje për t’i paraqitur, siç tha ai, incidentet e dhunshme si demonstrata paqësore dhe veprimet legjitime të policisë si represion.
Mesazhet ironike
Më pak se një muaj më vonë, Vuçiç nga Pekini thotë me një ton krejtësisht të ndryshëm se vizita në Kinë nuk do të ndikojë në rrugën evropiane të Serbisë, ndërsa Evopa thotë ironikisht se ai duhet të vijë në Pekin më shpesh. “Përndryshe, deri tani gjithçka po shkonte shumë mirë për ne, gjithçka ishte e këndshme për t’u parë, dhe tani papritmas, për shkak se më panë në një takim në Pekin, diçka do të ndryshojë. Dhe si ndikoi kjo në ekzistencën e Bashkimit Evropian kur i gjithë Komisioni Evropian erdhi në Pekin disa javë më parë? Të gjithë nga Evropa erdhën në Pekin, erdhën për të negociuar me Kinën për gjithçka. A keni parë ndonjë njoftim negativ nga Beogradi apo ndonjëri prej nesh? Si do të ndikojë? Nuk do të ndikojë fare”, tha Vuçiç. Ai shtoi se askush në BE nuk mund ta fajësojë atë që flet me miqtë e tij kinezë për ndonjë temë dhe deklaroi se nuk fajëson asnjë prej tyre as që flet me kinezët. Ai theksoi se është i interesuar vetëm për atë që do të thotë populli i tij. “Erdha për të siguruar një furnizim të mirë me gaz, investime të reja, për të folur me miqtë, për të parë se si ta mbrojmë integritetin territorial të vendit tonë. Diku mund të flas për këtë, diku jo”, tha Vuçiç. -

Zhulali: Rama përdori forumin e Bledit për të bërë teatër sepse nuk ka çfarë t’i japë Europës
Ekspertja e integrimit dhe drejtuese e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Ilda Zhulali ishte në studion e Syri Tv për të komentuar prezencën e kryeministrit Edi Rama sot në forumin e Bledit në Slloveni.
Zhulali tha se Rama e përdori forumin për të bërë teatër pasi nuk di çfarë të japë, sepse nuk di të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme ndërsa ka çuar ekonominë në drejtim të paditur
“Një kryeministër serioz i një vendi që aspiron të bëhet vend anëtar i BE-së duhej të ishte me një bilanc pune, por Rama nuk mund ta bënte, përsa kohë shkon atje si kryeministër që nuk di të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme
Ai e përdori dhe një herë këtë forum për të bërë teatër me batutat e tij. Sepse nuk ka çfarë të japë Europës leksione gjeostrategjike një kryeministër që ka çuar ekonominë në drejtim të paditur, aq sa BE kërkon me këmbëngulje të ndryshojë modelin ekonomik. Me fonde të BE-së të abuzuara për shkak të një pusete të madhe korrupsioni e krimi që ka ngritur në Shqipëri. Ai i paraqiti shqiptarët si një popull që është gati ti nënshtrohet cilësdo perandori”, tha Zhulali në një intervistë për Syri Tv në studio me gazetaren Armela Ferko.
Ndërkohë nga forumi strategjik i Bledit në Slloveni, Komisionerja për zgjerimin Marta Kos, i ngriu buzëqeshjen kryeministrit Edi Rama teksa deklaroi se nuk do të ketë rrugë të shkurtra për në Bashkimin Europian dhe udhëheqësit duhet të vendosin reformat mbi punët e perditshme.
-

Ministri Hasani në Forumin Strategjik të Bled 2025: Shqipëria e angazhuar për bashkëpunim rajonal e global
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Hasani po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bled 2025 të organizuar në Slloveni.
“Në 20-vjetorin e Forumit Strategjik të Bled, Slloveni, për të marrë pjesë në diskutime rreth sfidave aktuale – me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE si një çështje kryesore për të ardhmen e kontinentit.” – informon ai nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ndër të tjera, Ministri Hasani nënvizon se “Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e dialogut mbi tematika kyçe rajonale dhe globale, si dhe në zgjerimin e partneriteteve mbi prioritetet e përbashkëta.”Ditën e nesërme, z. Hasani do të marrë pjesë në Panelin me temë “Rajoni larg të rinjve: Koha për ndryshim”, i cili do të fokusohet tek nevoja e fuqizimit të të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe bërja pjesë e tyre në jetën aktive të zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe demokratik.
Ky vit shënon 20-vjetorin e Forumit Strategjik të Bled-it, një konferencë e rëndësishme ndërkombëtare në Evropën Qendrore dhe Juglindore që bashkon udhëheqës botërorë nga fusha të ndryshme për dialog strategjik në nivel të lartë. Forumi shërben gjithashtu edhe për rrjetëzim ndërmjet udhëheqësve kryesorë politikë, përfaqësuesve nga biznesi, jeta akademike dhe shoqëria civile nga e gjithë bota.
/vizionplus.tv -

Rama drejt Sllovenisë për Forumin Strategjik të Bledit, ja pjesëmarrësit e tjerë
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, që do të zhvillohet në qytetin slloven midis datave 1 dhe 2 shtator.
Në punimet e Forumit të 20-të të Bledit, shefi i qeverisë shqiptare do të ketë edhe një fjalë në një nga panelet e liderëve.
Së bashku me Ramën në forum do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković dhe ai malazez, Milojko Spajić. Në rang Presidentësh, do të jenë të pranishëm Alar Karis e Estonisë, Petr Pavel i Çekisë, Jakov Milatović i Malit të Zi dhe mikëpritësja nga Sllovenia Nataša Pirc Musar.Ajo çka bie në sy është fakti se në listëprezencë mungon emri i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti por edhe ai i Presidentes Vjosa Osmani. Prishtina zyrtare do të përfaqësohet në Forumin Strategjik të Bledit vetëm përmes ministres së Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla.
-

Presidentja Osmani me të rinjtë shqiptarë në Alpbach: Një gjeneratë që nuk njeh kufij
Në një pasdite të mbushur me energji pozitive në zemër të Alpeve austriake, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të rinjtë shqiptarë pjesëmarrës në Forumin Evropian Alpbach, një prej ngjarjeve më prestigjioze ndërkombëtare që bashkon liderë të rinj, akademikë dhe vendimmarrës nga e gjithë bota.
Përmes një postimi, Presidentja u shpreh e frymëzuar nga përkushtimi dhe pasioni i të rinjve shqiptarë që po ndjekin forumin, duke i cilësuar ata si “një gjeneratë që nuk njeh kufij”.
“Pasdite e bukur në zemër të Alpeve austriake, mes të rinjve të jashtëzakonshëm shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach. Të gjithë kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë,” ka shkruar Osmani./KultPlus.com
-

Presidentja Osmani në Forumin Alpbach: Kosova, zë i fuqishëm për paqe dhe vlera demokratike në Evropë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Forumin Evropian të Alpbach-ut në Austri, ku është takuar me të rinj e të reja nga mbarë Evropa, të cilët konsiderohen si udhëheqësit e ardhshëm të kontinentit.
Në këtë bashkëbisedim frymëzues, Presidentja Osmani foli për rolin aktiv të Kosovës në promovimin e paqes dhe sigurisë, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit transatlantik.
“Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: mbrojtja e vlerave demokratike. Jo vetëm në fjalë, por në veprim. Me guximin për të qëndruar krah atyre që i mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to”, u shpreh Osmani.e
Presidentja u bëri thirrje vendeve evropiane që të qëndrojnë krah atyre që mbrojnë këto vlera dhe të hapin dyert për Kosovën dhe shtetet e tjera që punojnë me përkushtim për të njëjtat parime./KultPlus.com
