Muzeu Arkeologjik në Durrës pas restaurimit pritet që të hapë dyert në vjeshtën e këtij viti, por Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e quan të pajustifikueshme zvarritjen që është bërë me punimet e tij. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ndër të tjera shprehet se Muzeu Arkeologjik i Durrësit nuk do të jetë kurrë i plotë nëse nuk do të rikthehen objektet historike të rrëmbyera gjatë viteve. “Lajmi se Muzeu i Durrësit do të hapet është i shumëpritur. Ka vite që ky muze qëndron i mbyllur, duke krijuar një boshllëk të madh në mundësitë e vizitueshmërisë në qytetin e Durrësit. Kryeministri me të drejtë e jep këtë lajm si një shenjë të rëndësishme të trashëgimisë së Durrësit, por mund të themi se zvarritja e pajustifikueshme disavjeçare është bërë nga institucionet e kulturës, të cilat nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur Muzeut Arkeologjik. Me këtë rast mund t’i kujtojmë kryeministrit se nga ky muze janë vjedhur gjatë viteve një numër i madh objektesh arkeologjike, të cilat shteti shqiptar ka detyrimin ligjor dhe moral t’i kërkojë dhe t’i rikthejë përsëri në Shqipëri. Muzeu i Durrësit nuk do të jetë kurrë i plotë nëse nuk rikthen objektet historike të rrëmbyera”, shprehet Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në faqen e tij, ku ka ndarë dhe disa foto nga muzeu me objekte. Muzeu i është nënshtruar një procesi restaurimi me fondet e BE-së dhe është një nga objektet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019. Muzeu Arkeologjik në Durrës që është në restaurim është dhe më i madhi në vend me një koleksion të gjerë artefaktesh të zbuluara në zonën e lashtë të Dyrrahut
Tag: forumi
-

Trump deklaron se më pak se 20 pengje mund të jenë ende gjallë, Forumi i Familjeve në Izrael reagon ashpër
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë, duke thënë se beson se numri i pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi që janë ende gjallë mund të jetë “ndoshta më pak se 20”.
Komentet u bënë nga Trump gjatë një njoftimi për Kupën e Botës në Zyrën Ovale. Ai mori meritën për një marrëveshje të mëparshme armëpushimi të ndërmjetësuar nga administrata e Presidentit Biden, duke shtuar se ka “nxjerrë shumë njerëz jashtë” Gazës.
“Tani ata kanë 20 (pengje gjallë), por 20 ndoshta nuk janë në të vërtetë 20 sepse disa prej tyre ndoshta janë zhdukur,” tha ai.
Reagimi i menjëhershëm nga Forumi i Familjeve
Vërejtjet e Trump shkaktuan një reagim të menjëhershëm dhe të zemëruar nga Forumi i Familjeve të Viktimave të Rrëmbyera dhe Personave të Zhdukur. Forumi lëshoi një deklaratë duke kërkuar një përditësim të situatës dhe duke kundërshtuar shifrat e dhëna nga Trump.
“Z. President, ka 50 pengje. Për ne, secili prej tyre përfaqëson një botë të tërë,” thuhej në deklaratë.
Forumi i kërkoi gjithashtu Ministrit izraelit të Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, që të japë informacion të saktë, nëse ai ka diçka të ndryshme nga ajo që dihet publikisht, duke theksuar se ai flet me amerikanët, por nuk takohet me familjet e pengjeve. -

Kalaja e Shkodrës dhe Kalaja e Lëkurësit do të jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton vendimin
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur një procedurë konkurrimi publik për dhënien në përdorim të hapësirave shërbimi në dy monumente kulture të kategorisë së parë: Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Qëllimi i kësaj nisme, sipas njoftimit zyrtar, është “rijetësimi” i këtyre pasurive kulturore.Subjektet e interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë janë të ftuara të dorëzojnë dokumentacionin pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, deri më 21 gusht.Megjithatë, dokumentet e shpallura nuk japin detaje mbi sipërfaqen që do të jepet në përdorim, mënyrën e shfrytëzimit apo masat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që mbartin këto objekte.
Kalaja e Lëkurësit ka qenë më parë dhënë në përdorim privat. Një procedurë e ngjashme u propozua në fund të mandatit të qeverisë Berisha në vitin 2013, duke shkaktuar debat të madh publik. Asokohe, Partia Socialiste – në opozitë – u shpreh kundër dhënies me qira të monumenteve kulturore dhe, sapo erdhi në pushtet, anuloi disa prej kontratave, përballje që më pas përfunduan në gjykatë me përfaqësues të biznesit.Pas njoftimit të fundit nga Ministria, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka dalë kundër kësaj procedure. Përmes një reagimi publik, forumi e ka cilësuar nismën si “një shaka” dhe ka ngritur pikëpyetje të forta mbi qëllimin e vërtetë të përdorimit të kalasë së Lëkurësit, duke pyetur nëse ajo është “Picerí apo Trashëgimi Kulturore?”“Forumi kujton se Kalaja e Lëkurësit, e dhënë me qira që në kohën e ministrit Edi Rama, ishte parashikuar të shndërrohej në një pikë kulturore në shërbim të trashëgimisë së zonës. Sot, pas më shumë se 25 vitesh, ajo është kthyer në simbol të degradimit, ku vlera kulturore mungon pothuajse tërësisht,” thuhet në reagim.Sipas Forumit, kalaja – e ndërtuar mbi rrënojat e një kishe bizantine – është kthyer në një kompleks restorantesh dhe kafenesash, duke humbur çdo funksion kulturor dhe historik.
Ndërkohë, Kalaja e Shkodrës, ose e njohur ndryshe si Kalaja e Rozafës, mbart jo vetëm historinë dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, por edhe legjendën që i dha emrin – simbol i besës dhe sakrificës, që sot rrezikon të zbehet nën hijen e komercializimit./oranews/
-

Kalaja e Shkodrës dhe ajo e Lëkurësit do jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton projektin
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur një procedurë konkurrimi publik për dhënien në përdorim të hapësirave shërbimi në dy monumente kulture të kategorisë së parë: Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Qëllimi i kësaj nisme, sipas njoftimit zyrtar, është “rijetësimi” i këtyre pasurive kulturore.
Subjektet e interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë janë të ftuara të dorëzojnë dokumentacionin pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, deri më 21 gusht. Megjithatë, dokumentet e shpallura nuk japin detaje mbi sipërfaqen që do të jepet në përdorim, mënyrën e shfrytëzimit apo masat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që mbartin këto objekte.
Kalaja e Lëkurësit ka qenë më parë dhënë në përdorim privat. Një procedurë e ngjashme u propozua në fund të mandatit të qeverisë Berisha në vitin 2013, duke shkaktuar debat të madh publik. Asokohe, Partia Socialiste – në opozitë – u shpreh kundër dhënies me qira të monumenteve kulturore dhe, sapo erdhi në pushtet, anuloi disa prej kontratave, përballje që më pas përfunduan në gjykatë me përfaqësues të biznesit.
Pas njoftimit të fundit nga Ministria, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka dalë kundër kësaj procedure. Përmes një reagimi publik, forumi e ka cilësuar nismën si “një shaka” dhe ka ngritur pikëpyetje të forta mbi qëllimin e vërtetë të përdorimit të kalasë së Lëkurësit, duke pyetur nëse ajo është “Picerí apo Trashëgimi Kulturore?”
“Forumi kujton se Kalaja e Lëkurësit, e dhënë me qira që në kohën e ministrit Edi Rama, ishte parashikuar të shndërrohej në një pikë kulturore në shërbim të trashëgimisë së zonës. Sot, pas më shumë se 25 vitesh, ajo është kthyer në simbol të degradimit, ku vlera kulturore mungon pothuajse tërësisht,” thuhet në reagim.
Sipas Forumit, kalaja – e ndërtuar mbi rrënojat e një kishe bizantine – është kthyer në një kompleks restorantesh dhe kafenesash, duke humbur çdo funksion kulturor dhe historik.
Ndërkohë, Kalaja e Shkodrës, ose e njohur ndryshe si Kalaja e Rozafës, mbart jo vetëm historinë dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, por edhe legjendën që i dha emrin – simbol i besës dhe sakrificës, që sot rrezikon të zbehet nën hijen e komercializimit. -

Kalaja e Shkodrës dhe ajo e Lëkurësit do të jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton projektin
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur një procedurë konkurrimi publik për dhënien në përdorim të hapësirave shërbimi në dy monumente kulture të kategorisë së parë: Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Qëllimi i kësaj nisme, sipas njoftimit zyrtar, është “rijetësimi” i këtyre pasurive kulturore.
Subjektet e interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë janë të ftuara të dorëzojnë dokumentacionin pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, deri më 21 gusht. Megjithatë, dokumentet e shpallura nuk japin detaje mbi sipërfaqen që do të jepet në përdorim, mënyrën e shfrytëzimit apo masat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që mbartin këto objekte.Kalaja e Lëkurësit ka qenë më parë dhënë në përdorim privat. Një procedurë e ngjashme u propozua në fund të mandatit të qeverisë Berisha në vitin 2013, duke shkaktuar debat të madh publik. Asokohe, Partia Socialiste, në opozitë, u shpreh kundër dhënies me qira të monumenteve kulturore dhe, sapo erdhi në pushtet, anuloi disa prej kontratave, përballje që më pas përfunduan në gjykatë me përfaqësues të biznesit.
Pas njoftimit të fundit nga Ministria, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka dalë kundër kësaj procedure. Përmes një reagimi publik, forumi e ka cilësuar nismën si “një shaka” dhe ka ngritur pikëpyetje të forta mbi qëllimin e vërtetë të përdorimit të kalasë së Lëkurësit, duke pyetur nëse ajo është “Picerí apo Trashëgimi Kulturore?”
“Forumi kujton se Kalaja e Lëkurësit, e dhënë me qira që në kohën e ministrit Edi Rama, ishte parashikuar të shndërrohej në një pikë kulturore në shërbim të trashëgimisë së zonës. Sot, pas më shumë se 25 vitesh, ajo është kthyer në simbol të degradimit, ku vlera kulturore mungon pothuajse tërësisht,” thuhet në reagim.
Sipas Forumit, kalaja, e ndërtuar mbi rrënojat e një kishe bizantine, është kthyer në një kompleks restorantesh dhe kafenesash, duke humbur çdo funksion kulturor dhe historik.
Ndërkohë, Kalaja e Shkodrës, ose e njohur ndryshe si Kalaja e Rozafës, mbart jo vetëm historinë dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, por edhe legjendën që i dha emrin – simbol i besës dhe sakrificës, që sot rrezikon të zbehet nën hijen e komercializimit.
-

Forumi Global i Transportit dhe Ndërlidhjes, Balluku nga Stambolli: Projektet e reja e kanë futur Shqipërinë në listën e vendeve të zhvilluara!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në Forumin Global të Transportit dhe Ndërlidhjes që është mbajtur në Stamboll. Gjatë fjalës së saj Balluku prezantoi progresin e Shqipëria në fushën e transportit rrugor, aviacionit civil, si dhe portet.
Sipas saj Forumi Global për Transportin dhe Ndërlidhjen ka shënuar një tjetër thirrje për bashkëpunim për projekte të bashkërenduara që lidhin vende dhe rajone që janë jo vetëm në dispozicion të ekonomisë, tregtisë, por janë dhe në shërbim të qytetarëve.“Nën ombrellën e Qeverisë turke dhe me kujdesin e veçantë të Presidentit Erdogan, u zhvillua Forumi Global i Transportit dhe Ndërlidhjes. 70 ministra dhe akoma më shumë delegacione nga e gjithë bota morën pjesë në këtë event të rëndësishëm vjetor, i cili sjell bashkë vendet europiane me eksperiencën e tyre të çmuar përsa i përket kornizave rregullatore dhe projekteve me fizibilitet të lartë, si dhe vendeve nga Azia dhe kontinentet e tjera, që sjellin eksperiencën e tyre në projektet e guximshme dhe teknologji të avancuar.
Panele me prezencë të ministrave për trajtimin e çështjeve më sensitive janë zhvilluar para një publiku të gjerë për të folur qartë e hapur për sfidat që përballen sot qeveritë, përsa i përket transportit dhe ndërlidhjes multimodale në tërësi, teknologjisë së re që avancon çdo ditë dhe që kërkon angazhim nga të gjithë aktorët e transportit. Elektrifikimi i hekurudhave, flotat e reja të automjeteve elektrike, portet e gjelbra dhe të lidhurat me portet e thata dhe mbi të gjitha projekte me përfitim rajonal janë diskutuar, pasi transporti nuk ka më kufij.
Kam prezantuar me këtë rast progresin e rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në fushën e transportit rrugor, aviacionit civil, si dhe kam prezantuar projektet e reja që lidhen me portet, me ato porte, të cilat e kanë futur Shqipërinë në një listë tjetër, në një listë të vendeve të zhvilluara.
Forumi Global për Transportin dhe Ndërlidhjen ka shënuar një tjetër thirrje të këtij komuniteti për bashkëpunim të qenësishëm për projekte të bashkërenduara që lidhin vende dhe rajone, madje edhe kontinente dhe mbi të gjitha këto instrumente të ndërlidhjes janë jo vetëm në dispozicion të ekonomisë, tregtisë, por janë dhe në shërbim të qytetarëve.
Nga ana tjetër, ato janë njësi të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme të sigurisë botërore. Në ditët e sotme, kur padyshim siguria është në rendin e parë të listës së çdo qeverie, transporti, ai multimodal është i rëndësishëm dhe është jetësor,” tha Balluku.
-

Forumi për gratë në Prishtinë, presidentja Osmani: Jemi ngritur nga hiri, trauma u shndërrua në forcë
Kosova E Hënë, 2 Qershor 2025 20:33
“Kodi i sigurisë për brezin tonë” është temë kryesore e edicionit të tretë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që mbahet në Prishtinë nën organizimin e presidentes Vjosa Osmani. Forumi u hap me rrëfimet e fëmijëve dhe të rinjve kosovarë, fëmijë të të mbijetuarve të përdhunimit, të mbijetuar nga masakrat më të rënda dhe refugjatë që tashmë kanë vendosur të punojnë drejt paqes.
Presidentja Vjosa Osmani, duke përmendur shembullin e Kosovës, deklaroi se në kohën kur fëmijët në mbarë botën po bartin pasojat më të rënda të luftërave, duhet mbrojtur të drejtat e tyre. “Ne jemi ngritur nga hiri, ne e shndërruam traumën në politika, heshtjen e shndërruam në forcë dhe nuk jemi vetëm. Nga miqtë tanë nga Bosnja Hercegovina e deri tek vendet aziatike, Afrikës, Amerikës Latinë dhe në të gjithë botën të gjithë jemi ngritur nga hiri për të dëshmuar forcën dhe fuqinë që po e ndajmë së bashku sot”, tha presidentja Osmani.I pranishëm në këtë forum ishte edhe kreu i shtetit të Antigua dhe Barbuda, një nga vendet e përfoula në presidenti serb Aleksandër Vuçiç se kishte tërhequr njohjen e Kosovës dy vite më parë. “Udhëtimi i kombit tuaj nga konflikti në vetëbesim është një dëshmi e fuqisë së këmbënguljes dhe qëllimit. Që takohemi në këtë vend, dikur i shkatërruar nga lufta dhe sot që lulëzon në paqe. Na kujton se paqja nuk është kurrë aksidentale. Ajo fitohet, mbrohet dhe mbahet në jetë përmes vizionit, përfshirjes dhe guximit”, tha SIr Rodney Errey Lawrence Williams, Guvernor i Përgjithshëm, Antigua Dhe Barbuda
Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Elisa Spiropali, tha se në rajonin tonë të gjithë e dinë çmimin e tmerrshëm të konflikteve, dhe pikërisht për këtë ka edhe fuqinë e madhe të pajtimit. “Kosova, me mençurinë e saj, pavarësisht mizorive të tmerrshme që ka kryer regjimi i Millosheviqit, nuk ra kurrë në grackën e hakmarrjes. Përkundrazi, punoi pa u lodhur për ta kthyer dhimbjen në forcë, për t’i dhënë fund luftërave dhe për të shmangur konfliktet, investoi tek liria dhe sovraniteti i kombeve dhe popujve”, tha Spiropali.
Në ceremoninë hapëse, presidentja Osmani ndau Medaljen Presidenciale për Shërbim nënave të Srebrenicës që tha se kishin ngritur zërin në kërkim të drejtësisë për më shumë se 8 mijë fmailjarët e tyre të vrarë nga regjimi i Sllobodan Milleshoviçit. Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të mbahet në dy ditë dhe do të marrin pjesë mbi 150 të ftuar nga 45 shtete që do të diskutojnë mbi temat aktuale të sigurisë. -

Forumi për gratë, paqen dhe sigurinë, Osmani: Jemi ngritur nga hiri, trauma u shndërrua në forcë
“Kodi i sigurisë për brezin tonë” është temë kryesore e edicionit të tretë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që mbahet në Prishtinë nën organizimin e presidentes Vjosa Osmani.
Forumi u hap me rrëfimet e fëmijëve dhe të rinjve kosovarë, fëmijë të të mbijetuarve të përdhunimit, të mbijetuar nga masakrat më të rënda dhe refugjatë që tashmë kanë vendosur të punojnë drejt paqes.
Presidentja Vjosa Osmani, duke përmendur shembullin e Kosovës, deklaroi se në kohën kur fëmijët në mbarë botën po bartin pasojat më të rënda të luftërave, duhet mbrojtur të drejtat e tyre.
“Ne jemi ngritur nga hiri, ne e shndërruam traumën në politika, heshtjen e shndërruam në forcë dhe nuk jemi vetëm. Nga miqtë tanë nga Bosnja Hercegovina e deri tek vendet aziatike, Afrikës, Amerikës Latinë dhe në të gjithë botën të gjithë jemi ngritur nga hiri për të dëshmuar forcën dhe fuqinë që po e ndajmë së bashku sot”, tha presidentja Osmani.
I pranishëm në këtë forum ishte edhe kreu i shtetit të Antigua dhe Barbuda, një nga vendet e përfoula në presidenti serb Aleksandër Vuçiç se kishte tërhequr njohjen e Kosovës dy vite më parë.
“Udhëtimi i kombit tuaj nga konflikti në vetëbesim është një dëshmi e fuqisë së këmbënguljes dhe qëllimit. Që takohemi në këtë vend, dikur i shkatërruar nga lufta dhe sot që lulëzon në paqe. Na kujton se paqja nuk është kurrë aksidentale. Ajo fitohet, mbrohet dhe mbahet në jetë përmes vizionit, përfshirjes dhe guximit”, tha SIr Rodney Errey Lawrence Williams, Guvernor i Përgjithshëm, Antigua Dhe Barbuda
Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Elisa Spiropali, tha se në rajonin tonë të gjithë e dinë çmimin e tmerrshëm të konflikteve, dhe pikërisht për këtë ka edhe fuqinë e madhe të pajtimit.
“Kosova, me mençurinë e saj, pavarësisht mizorive të tmerrshme që ka kryer regjimi i Millosheviqit, nuk ra kurrë në grackën e hakmarrjes. Përkundrazi, punoi pa u lodhur për ta kthyer dhimbjen në forcë, për t’i dhënë fund luftërave dhe për të shmangur konfliktet, investoi tek liria dhe sovraniteti i kombeve dhe popujve”, tha Spiropali.
Në ceremoninë hapëse, presidentja Osmani ndau Medaljen Presidenciale për Shërbim nënave të Srebrenicës që tha se kishin ngritur zërin në kërkim të drejtësisë për më shumë se 8 mijë fmailjarët e tyre të vrarë nga regjimi i Sllobodan Milleshoviçit.
Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të mbahet në dy ditë dhe do të marrin pjesë mbi 150 të ftuar nga 45 shtete që do të diskutojnë mbi temat aktuale të sigurisë. -

Forumi ndërkombëtar ekonomik, Macron: Na duhet një treg i përbashkët!
Në Tiranë po mbahet Forumi Ekonomik. I pranishëm në këtë forum që në fokus është iniciativa e investimeve të së ardhmes, është edhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Presidenti francez në fjalën e tij tha se duhet më shumë siguri për Evropën.
Macron: Dua të them se në Europë është një moment që ka pasiguri dhe për këtë duhet të kemi strategji të qartë. Ideja ime për Europën është që duhet të përfitojmë nga mundësia për të përshpejtuar dhe pasur një strategji konkurrueshmërie duke vendosur investimet si strategji kryesore. Duhet të harmonizojmë rregulloret tona. Janë hedhur disa hapa. Von Der Leyen, kancelari Merz kemi nxjerrë një deklaratë për të thjeshtuar rregulloret. Pjesa tjetër është thellimi i tregut të përbashkët. Pika jonë e fortë është që ka miliona pjesëmarrës dhe nuk trajtohet ashtu nga sipërmarrësit. Tregu i përbashkët po përfiton nga taksat që i vendosim vetes. Duhet të kemi më shumë kapacitete që të investojmë. Po ashtu duhet të kemi edhe përparësi të ndryshme. Përveç faktit që nënshfrytëzojmë tregun e përbashkët ne përdorim më pak burimet e tjera.vijon…
-

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë, Rama: Rezultatet e ndryshimeve na japin kënaqësi por dhe na tmerrojnë
Ka nisur Forumi ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që mbledh liderë politikë, drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore
Fjalën e parë e ka nisur kryeministri Edi Rama.
“Dua të them që jemi shumë krenar për atë që kemi arritur deri tani. Askush nuk do ta kishte imagjinuar atë që po ndodh sot dhe atë që ndodhi dje, as 10 apo 5 vite më parë nuk mund të mendohej. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Tanimë jemi dëshmitar të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë. Kjo është një gjë që siç na jem kënaqësi edhe na tmerron sepse përgjegjësia është e madhe dhe kërkesa për rezultate të larta po rritet çdo ditë.
Dje zhvilluam një samit fantastik dhe kuptuam sa e ndërlikuar është të organizohet një eveniment kaq i madh.Shpesh në të tilla organizime ofrohet ushqim i shpejtë ndërsa ne ofruam majën e gastronomisë që t’i bënim të ndjeheshin më mirë.Kmei nevojë për më shumë njerëz që na besojnë. Duam që miqtë e të ftuarit të thonë që jemi miq e partnerë të BE, por kemi marrëdhënie shumë të mira edhe me shumë shtete jashtë unionit. Të vetëdijshmë që kohërat që jetojmë janë të ndërlikuara. ”, u shpreh Rama.
