Tag: forumi

  • Forumi i ‘Berlin Global Dialogue’, Rama: Jam i ftuar si një ndër dy folësit e sesionit përmbyllës

    Forumi i ‘Berlin Global Dialogue’, Rama: Jam i ftuar si një ndër dy folësit e sesionit përmbyllës

    Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se nesër do të marrë pjesë në forumin e Berlin Global Dialogue.
    Rama shkruan se Berlin Global Dialogue është forumi që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.Gjithashtu Rama thekson se së bashku me Ursula von der Leyen, do jenë dy folësit e sesionit përmbyllës nesër.
    “Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, shkruan Rama.

  • I shoqëruar nga Linda, Rama ndan pamje nga forumi ndërkombëtar i sigurisë në Londër (FOTO)

    I shoqëruar nga Linda, Rama ndan pamje nga forumi ndërkombëtar i sigurisë në Londër (FOTO)

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa foto nga Forumi për Sigurinë dhe Politikat Globale i cili u mbajt një ditë më parë në Londër.
    “Dhe me fotoalbumin e ditës së djeshme në Londër, teksa sot vijojmë me Samitin e Procesit të Berlinit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

  • Mbahet forumi Shqipëri-Turqi 2025, Rama fton investitorët turq të ridyfishojnë investimet në vend

    Me pjesëmarrjen e mbi 500 investitorëve turq, në Tiranë kanë nisur punimet e Forumit të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025, një event i rëndësishëm ekonomik që synon forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe nxitjen e investimeve të reja mes dy vendeve.Nëpërmjet një video-mesazhi të drejtuar pjesëmarrësve, Kryeministri Edi Rama vlerësoi marrëdhëniet shqiptaro-turke dhe ritheksoi angazhimin e qeverisë për të mbështetur çdo investim të huaj, veçanërisht nga partnerët strategjikë si Turqia.“Dhjetë vjet më parë, me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, vumë një objektiv të thjeshtë: Të dyfishonim shkëmbimet tona tregtare. Sot, kemi shkuar shumë përtej.Nga 250 milionë euro, në mbi 1 miliard vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti. Nga 300 sipërmarrje me kapital turk, në mbi 1 mijë sot. Nga disa qindra punonjës, në 15 mijë të tillë, që punojnë në sipërmarrjet turke në vendin tonë.Por çka vlen më shumë se numrat, është fryma, është dëshira, është sensi i përkatësisë në këtë miqësi që ka ndërtuar këtë lidhje: një frymë besimi, një frymë respekti, një frymë bashkëpunimi që prodhon rezultat. Shqipëria sot nuk është më ishulli i mbyllur që dikur e përshkruanin.Shqipëria sot është një vend i hapur, një ishull i bukur mundësish, një ishull ku mund të shumëfishosh investimin tënd dhe jo në shumë, në pak vite. Me taksa fare të ulëta, me energji të gjelbër, me një turizëm në rritje, me teknologji që zhvillohet përditë dhe me një treg që e pret krahëhapur sipërmarrjen turke.Vetëm këtë vit, 300 mijë turistë nga Turqia zgjodhën Shqipërinë, kjo është e jashtëzakonshme po të mendosh se jo shumë vite më parë, ata numëroheshin me gishtat e dorës. Oreksi vjen duke ngrënë thotë përsëri një fjalë që e kemi të përbashkët – ndaj, ejani, – ejani të punojmë bashkë për suksesin, ta rrokim atë dhe ta shijojmë bashkërisht.Shqipëria është sot porta më e afërt e Turqisë drejt Bashkimit Europian. Shqipëria është sot një partner i qëndrueshëm në siguri, në energji, në turizëm dhe në teknologji.Qeveria shqiptare, më shumë se sa një qeveri mike, e një vendi mik, është një partnere strategjike i një vendi të lidhur në një aleancë strategjike me Turqinë.Shqipëria sot, ka një qeveri që është gati të mikpresë, të dëgjojë, të ndihmojë dhe të garantojë çdo investim që të kthehet në histori suksesi. Ne e hodhëm një hap 10 vjet më parë dhe sot shohim distancën që kemi krijuar me të shkuarën falë këtij hapi të hedhur.Madje sot, kemi një urë, një urë me këmbët ngulur fort në të ardhmen dhe objektivi është që të ridyfishojmë shkëmbimet tona tregtare dhe nesër të ndërtojmë një autostradë suksesi midis Bosforit dhe Adriatikut, sepse kjo marrëdhënie nuk është thjesht ekonomi, kjo marrëdhënie është vëllazëri, është besim, është një bashkë udhëtim drejt të ardhmes”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.Forumi synon të nxjerrë në pah mundësitë e investimit në katër sektorë me potencial të lartë zhvillimi, si: Ndërtimi; Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit / BPO; Turizmi; Bujqësia dhe Industria UshqimoreDrejtoresha ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro u shpreh se ky forum është një platformë e rëndësishme për promovimin e potencialeve të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm investimi dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.Përveç paneleve diskutimi, forumi do të zhvillojë takime direkte midis bizneseve (B2B) dhe bizneseve me institucione (B2G), duke krijuar hapësira konkrete për marrëveshje, bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash.    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi/ Rama: Të ndërtojmë një autostradë suksesi mes Adriatikut dhe Bosforit

    Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi/ Rama: Të ndërtojmë një autostradë suksesi mes Adriatikut dhe Bosforit

    Ka nisur Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi këtë të premte, 17 tetor, në Tiranë.
    Kryeministri Edi Rama u shpreh se dy vendet janë si “janë dy duar që duartrokasin sëbashku historinë e një miqësie që nuk njeh kthesa, një partneritet që forcohet çdo ditë dhe një horizonti që hapet gjithnjë e më gjerë para nesh”. 
    Vuri theksin te marrëdhëniet ekonomike, duke theksuar se objektivi është ridyfishimi i shkëmbimeve tregtare. 
    “10 vjet më parë, me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, vumë një objektiv të thjeshtë, të dyfishonim shkëmbimet tregtare. Sot kemi shkuar përtej, nga 250 mln euro në mbi 1 miliard në vetëm 9 muajt e parë të këtij viti. Nga 300 sipërmarrje me kapital turk, në mbi 1 mijë sot. Nga disa qindra punonjës, në 15 mijë të tillë që punojnë në sipërmarrjet turke në vendin tonë. Ajo që vlen më shumë se numrat, është fryma. Të ndërtojmë një autostradë suksesi mes Adriatikut dhe Bosforit. Sot kemi një urë me këmbët ngulur fort në të ardhmen. Kjo marrëdhënie është vëllazëri!”, tha ai. 
     Deklaroi se 300 mijë turistë nga Turqia zgjodhën Shqipërinë këtë vit. 
    “Oreksi vjen duke ngrënë, thotë përsëri një fjalë që e kemi të përbashkët, ndaj ejani të punojmë sëbashku për suksesin, ta rrokim dhe ta shijojmë sëbashku!” 
    Tha se Shqipëria sot është porta më e afër e Turqisë drejt Bashkimit Evropian. 
    “Shqipëria e Turqia flasin me gjuhën e punës dhe rezultateve, ta shohim të ardhmen si atë që sëbashku duhet ta rrokim! Faleminderit”, përfundoi Rama, duke e thënë edhe në gjuhën turke “Teşekkür ederim”. 
    Katër sektorë strategjikë 
    Ky forum organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, me mbi 1500 pjesëmarrës nga të dy vendet, përfshirë përfaqësues të lartë qeveritarë, investitorë, sipërmarrës dhe aktorë të zhvillimit ekonomik, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella. 
    Fokusi i forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi, përkatësisht ndërtimi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia së bashku me industrinë ushqimore. 
    Aktiviteti do të shoqërohet me panele tematike, diskutime interaktive dhe takime të drejtpërdrejta “business to business” dhe “business to government”, që synojnë të krijojnë mundësi konkrete për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash midis bizneseve dhe institucioneve. 

  • Nuk fitoi Çmimin Nobel për Paqen, Forumi i Familjeve të pengjeve izraelite: Asnjë udhëheqës nuk ka kontribuar më shumë sesa Trump

    Nuk fitoi Çmimin Nobel për Paqen, Forumi i Familjeve të pengjeve izraelite: Asnjë udhëheqës nuk ka kontribuar më shumë sesa Trump

    Forumi i Familjeve të Pengjeve Izraelite ka reaguar me një deklaratë pas dhënies së Çmimit Nobel për Paqen për venezuelianen Maria Corina Machado.

    Ata vunë në dukje se e kishin nominuar Trumpin për Çmimit Nobel për Paqen pas përpjekjeve të tij për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
    “Edhe pse Komiteti i Nobelit ka zgjedhur një fitues tjetër këtë vit, e vërteta mbetet e qartë dhe e pamohueshme, asnjë udhëheqës apo organizatë nuk ka kontribuar më shumë për paqen në botë sesa Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump”, deklaroi Forumi.
    Gjithashtu theksoi se presidenti amerikan po “punon pa u lodhur, edhe në këtë moment”, për lirimin e pengjeve, duke nënvizuar se “sukseset e tij në promovimin e paqes politike gjatë vitit të kaluar flasin vetë”.
    “Asnjë çmim ose mungesa e një të tilli nuk mund ta zvogëlojë ndikimin e thellë që ai ka pasur në familjet tona dhe në paqen botërore”, shtuan ata.

    Top Channel

  • Familjet e pengjeve izraelite që mbahen në Gaza: Jemi në ditë vendimtare për të arritur një marrëveshje

    Familjet e pengjeve izraelite që mbahen në Gaza: Jemi në ditë vendimtare për të arritur një marrëveshje

    Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura thotë se tani është koha që Izraeli të “qëndrojë i bashkuar” për të siguruar kthimin e të gjithë pengjeve të mbetura nga Gaza.  “Jemi në ditë vendimtare për një marrëveshje – ditë që do të përcaktojnë se kur pengjet e gjalla do të kthehen për rehabilitim dhe të ndjerit do të kthehen për varrim të duhur. Kjo është ora kur i gjithë Izraeli duhet të qëndrojë së bashku dhe të kërkojë me zë të lartë: të bëjmë gjithçka që është e mundur për të sjellë vëllezërit dhe motrat tona në shtëpi”, thotë forumi në një deklaratë.
    Organizata, e cila u formua menjëherë pas sulmit të 7 tetorit, drejtohet kryesisht nga vullnetarë dhe mbështet familjet e pengjeve, ndërkohë që ushtron presion mbi qeveritë që t’i kthejnë ata në shtëpi. Ajo u ka bërë thirrje izraelitëve të mblidhen sonte në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv, për të shënuar gati dy vjet që nga sulmi i 7 tetorit. “Ky është momenti, koha dhe vendi për të vërtetuar se asgjë nuk është më e fortë se solidariteti izraelit.”

  • Forumi i Investimeve promovon Shqipërinë si një qendër të re për investime në rajon, mundësi strategjike për investitorët që nxit zhvillimin ekonomik

    Forumi i Investimeve promovon Shqipërinë si një qendër të re për investime në rajon, mundësi strategjike për investitorët që nxit zhvillimin ekonomik

    Vjenë – Tiranë, 25 shtator 2025 – Raiffeisen Bank International (RBI) dhe Raiffeisen Bank Shqipëri, në partneritet me Korporatën Shqiptare të Investimeve, organizuan me sukses forumin “Shqipëria: Horizont i Ri”. Qëllimi i këtij forumi me dy pjesë ishte të prezantonte dhe promovonte Shqipërinë si një destinacion strategjik për investime dhe si një qendër rajonale për rritje të qëndrueshme, inovacion dhe bashkëpunim përtej kufijve.

    Duke bashkuar zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, mbi 100 kompani nga vendi dhe bota, si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, forumi theksoi kapacitetet në rritje të Shqipërisë në sektorë kyç si energjia e rinovueshme, infrastruktura, turizmi dhe pasuritë e paluajtshme, si dhe ambientin gjithnjë e më miqësor për zhvillimin e biznesit.

    Prania e z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në hapjen e këtij forumi, së bashku me një delegacion të lartë politik, nënvizoi angazhimin e vendit për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe tërheqës për investimet e huaja. Z. Rama nënvizoi rolin e Shqipërisë si një portë për investime strategjike në Ballkanin Perëndimor, duke nxjerrë në pah reformat në energji, projektet me energjinë diellore dhe zhvillimet infrastrukturore.

    JohannStrobl, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank International dhe ValerieBrunner, Anëtare e Bordit Drejtues për Marrëdhëniet me Klientët Korporatë dhe Institucionet Financiare në Raiffeisen Bank International, theksuan angazhimin e grupit bankar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe mundësitë premtuese që po shfaqen.
    “Ne shohim baza të forta, një mjedis financiar të qëndrueshëm dhe mundësi në të gjithë sektorët e prezantuar. Si një partner afatgjatë në Shqipëri, ne po investojmë në të ardhmen e saj,” – u shpreh JohannStrobl.

    “Vërejmë një interes të lartë të investitorëve për Shqipërinë, sidomos në sektorë si energjia e rinovueshme, infrastruktura, pasuritë e paluajtshme dhe agro-biznesi,” – u shpreh Valerie Brunner, Anëtare e Bordit Drejtues për Marrëdhëniet me Klientët Korporatë dhe Institucionet Financiare në Raiffeisen Bank International. Ajo shtoi gjithashtu: “Shqipëria po rrit me shpejtësi kapacitetin e saj në inovacion, e mbështetur nga partneritetet me vendet e BE-së, ndërmarrja e reformave kombëtare, peizazhi i gjerë i bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe një komunitet dinamik i teknologjisë së informacionit.”

    Në fjalën e tij, z. Christian Canacaris, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank Shqipëri, theksoi:
    “Ne jemi banka më e madhe evropiane në vend dhe përmes këtij forumi po konfirmojmë angazhimin tonë për të lidhur kapitalin ndërkombëtar me projekte që zhvillojnë dhe transformojnë Shqipërinë.”

    Znj. Elona Koçi, Anëtare e Bordit për Korporata në Raiffeisen Bank Shqipëri, u shpreh:
    “Jam shumë e entuziazmuar për këtë moment unik, plot mundësi, që po përjeton Shqipëria. Besoj se është përgjegjësia jonë e përbashkët t’i shndërrojmë këto mundësi në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për vendin tonë.”

    Diskutimet gjatë sesioneve dhe paneleve sollën në qendër mundësitë konkrete për partneritete afatgjata dhe projekte transformuese, me theks të veçantë tek turizmi si një nga motorët kryesorë të rritjes së Shqipërisë. Vendi po kalon nga një model turizmi i bazuar në çmim drejt një modeli të bazuar në vlerë, duke ofruar përvoja më cilësore, qëndrime më të gjata dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ky transformim po shoqërohet nga baza të forta ekonomike dhe një angazhim i qartë për të forcuar rolin e Shqipërisë si një destinacion i rëndësishëm rajonal.

    Forumi “Shqipëria: Horizont i Ri” është hapi i parë i kësaj iniciative, eventi i dytëqë do të mbahet në Tiranë do të njoftohet së shpejti. Ky aktivitet do të fokusohet në promovimin e mundësive të investimeve rajonale përmes vizitave në terren, sesioneve të dedikuara për industri dhe rrjetëzimit me aktorët kryesorë të interesit.

  • Izraeli nisi operacionin tokësor në Gaza, familjet e pengjeve të shqetësuar për fatin e të afërmve të tyre

    Izraeli nisi operacionin tokësor në Gaza, familjet e pengjeve të shqetësuar për fatin e të afërmve të tyre

    Forumi i Familjeve të Pengjeve të Izraelit po nis një apel të dëshpëruar për të mbrojtur të dashurit e tyre, duke akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se i ka sakrifikuar ata, sipas ”Times of Israel”.

    “Nata e 710-të në Gaza mund të jetë nata e fundit në jetën e pengjeve që mezi mbijetojnë, dhe nata e fundit në të cilën do të jetë e mundur të gjenden dhe të kthehen pengjet e vrarë për një varrim dinjitoz”, deklaroi ky forum.

    Forumi pohon, vazhdon gazeta izraelite, se një numër i konsiderueshëm i 22 pengjeve që konsiderohen të gjallë nga Izraeli po mbahen në Qytetin e Gazës.

    “Kryeministri po zgjedh me vetëdije t’i sakrifikojë ata në altarin e konsideratave politike”, shton grupi duke e akuzuar atë se ka injoruar këshillën e shefit të Shtabit të IDF-së, i cili thuhet se paralajmëroi kundër operacionit.

    Izraeli ka filluar sulmin e tij tokësor në Gaza, me tanket që thuhet se kanë hyrë tashmë në qytetin kryesor të Rripit.

  • DETAJE / Forumi Strategjik i Bledit, Rama në panelin e liderëve me Komisioneren Kos

    DETAJE / Forumi Strategjik i Bledit, Rama në panelin e liderëve me Komisioneren Kos

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pjesë e edicionit të 20-të të një prej ngjarjeve kryesore diplomatike në Evropë, Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.
    Kreu i qeverisë do të jetë i ftuari special i panelit “Shteti, Bashkimi Evropian dhe kampionët e së ardhmes”, ku pritet të ndajë me sipërmarrësit perspektivat e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në procesin e integrimit.
    Në panelin e liderëve “Premtimi i Bledit: Ëndërr apo Realitet?” në krah të Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, Komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, kryeministri Rama pritet të përqendrohet në rrugëtimin dhe sfidat e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim, kur vetëm pak ditë na ndajnë nga çelja e grupkapitullit të fundit të integrimit.
    Forumi Strategjik i Bledit mbetet një mundësi e mirë për takime dypalëshe dhe për këndvështrime të reja bashkëpunimi. Mbi 3 mijë përfaqësues i bashkohen edicionit të 20-të të Forumit Strategjik këtë vit në Bled, gjatë punimeve në datat 1 dhe 2 shtator.

  • VD- Mbi 300 mijë izraelitë dalin në “Sheshin e Pengjeve”, i kërkojnë Netanyahut të ndalojë luftën

    VD- Mbi 300 mijë izraelitë dalin në “Sheshin e Pengjeve”, i kërkojnë Netanyahut të ndalojë luftën

    Protestuesit në Tel Aviv

    IZRAEL- Mijëra njerëz u mblodhën të martën në mbrëmje në “Sheshin e Pengjeve” në Tel Aviv për t’i bërë thirrje qeverisë izraelite të nënshkruajë një marrëveshje me organizatën terroriste Hamas për të liruar pengjet që mbeten në robëri në Gaza. Sipas organizatorëve, në tubim morën pjesë 350,000 demonstrues.

    Demonstrata vjen në përfundim të asaj që Forumi i Familjeve të Pengjeve e quajti një “ditë kombëtare lufte” nën sloganin “Izraeli Qëndron Së Bashku”. Më herët gjatë ditës, demonstrata u mbajtën në disa vende në të gjithë vendin, përfshirë zyrën e Ambasadës Amerikane në Tel Aviv, dhe ngjarje u mbajtën gjatë gjithë ditës në “Sheshin e Pengjeve”.

    Protesters march to the PMO in Jerusalem as security cabinet convenes to approve plans for the army’s operation to take over Gaza City pic.twitter.com/ICCGMmVnDb
    — charlie summers (@cbsu03) August 26, 2025

    Dita e aksionit, e njoftuar nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, ishte e dyta brenda dy javësh, pas një proteste të madhe të dielën e kaluar që tërhoqi turma prej mbi një milion personash, sipas forumit, me rreth 500,000 vetëm në Tel Aviv.
    Gjatë gjithë ditës, protestuesit bllokuan autostradat dhe kryqëzimet kryesore, duke përfshirë Autostradën Ayalon të Tel Avivit, Rrugën 1 midis Jerusalemit dhe Tel Avivit, arterien kryesore të Rrugës 6 dhe autostradën bregdetare të Rrugës 2, dhe në disa raste, u vunë flakën gomave në rrugë.
    Ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu mblodhi kabinetin e sigurisë për një takim në zyrën e tij në Jerusalem, qindra protestues marshuan jashtë, duke kërkuar që forumi të binte dakord me marrëveshjen që Hamasi tha se e pranoi javën e kaluar.
    Mbledhja e kabinetit të sigurisë përfundoi pa votim, apo edhe pa diskutim, mbi propozimin për armëpushim të pjesshëm, me Netanyahun që u tha ministrave se do të diskutojë vetëm një kornizë gjithëpërfshirëse dhe se po ecën përpara me operacionin e zgjeruar për të pushtuar Qytetin e Gazës për të ushtruar presion mbi Hamasin që të përmbushë kushtet e tij, sipas raportimeve të mediave hebraike.
    Vetëm të martën u raportuan 75 viktima në Rripin e Gazës, përfshirë 17 persona që u vranë teksa kërkonin ushqim. Sulmi më i rëndë ndodhi në një treg në lindje të qytetit të Gazës, ku humbën jetën pesë persona, mes tyre dy gra. Raportimet e Al Jazeera tregojnë se tanket dhe avionët izraelitë po shkatërrojnë zona të tëra në periferi të qytetit, ku strehohen mbi një milion njerëz./ZËRI