Tag: forumi

  • Forumi Ekonomik i Delfit: Tirana në qendër të dialogut rajonal, ekonomik e politik

    Forumi Ekonomik i Delfit: Tirana në qendër të dialogut rajonal, ekonomik e politik

    Forumi Ekonomik i Delfit, zhvilloi më 10 dhjetor, në Tiranë, edicionin e saj të 5- të, për të nxjerrë në pah rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë, si një qendër ndërkombëtare, për dialogun ekonomik dhe politik në Evropën Juglindore.

    Për të pestin vit radhazi në Tiranë, Forumi bëri bashkë përfaqësues të nivelit të lartë nga politika, biznesi dhe akademia në Shqipëri dhe komuniteti ndërkombëtar.

    Forumi Ekonomik i Delfit zhvillohet çdo vit në kryeqytete strategjike si Brukseli, Parisi, Berlini, Uashingtoni, Toronto, Bukureshti dhe Sofja, duke forcuar dialogun ndërkombëtar, mbi zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.

    Pas fjalës së hapjes, mbajtur nga Symeon G. Tsomokos, i Forumit Ekonomik,  Delfi, Greqi,  Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, foli për perspektivat e ekonomisë shqiptare, në një mjedis ndërkombëtar që ndryshon me shpejtësi. Kryeministri vuri theksin tek përparimi i shpejtë i Shqipërisë drejt integrimit në BE si edhe në disa sektorë si ekonomia, turizmi apo industria ushtarake.

    Të pranishëm ishin edhe Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Republika e Shqipërisë; Elisa Spiropali, Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme, Republika e Shqipërisë; Edona Bilali, Zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Republika e Shqipërisë; Anastas Angjeli, Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë; Silvio Gonzato, Ambasador, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri etj.

    Temat e diskutimeve, gjatë punimeve të këtij forumi prekën çështje që nga rritja e gjelbër,  tek inovacioni social dhe mundësitë e reja të investimeve në Shqipëri,

    Forumi Ekonomik i Tiranës vijon të shërbejë si një pikë referimi për ata që kristalizojnë një të ardhme ekonomike të fortë dhe të qëndrueshme për Evropën Juglindore.

     

     

  • Next Generation në Tropojë,profesionistë, artistë e të rinj u bënë pjesë e një dialogu të hapur mbi artin dhe kulturën

    Next Generation në Tropojë,profesionistë, artistë e të rinj u bënë pjesë e një dialogu të hapur mbi artin dhe kulturën

    Profesionistë, artistë dhe të rinj nga Shqipëria dhe Kosova u bënë pjesë e një dialogu të hapur mbi artin, kulturën dhe kreativitetin. Programi Next Generation në Tropojë solli një seri panelesh dhe forumesh me profesionistë, artistë dhe të rinj. Çdo panel trajtoi një dimension të bashkëpunimit ndërkufitar dhe të zhvillimit kulturor, duke krijuar terren për ide të reja dhe iniciativa konkrete. Kinematografia- “Bridging Screens”, forumi u fokusua te nxitja e prodhimeve të përbashkëta Shqipëri-Kosovë dhe krijimi i një rrjeti të qëndrueshëm kineastësh me synim hyrjen dhe konkurrimin në tregjet evropiane. Diskutimet sollën qasje praktike, modele bashkëpunimi dhe orientim drejt standardeve ndërkombëtare.
    Në panelin me temë Trashëgimia Kulturore – “Roots and Routes” të rinjtë u vendosën në qendër të bisedës si aktorë kyç në ruajtjen, rivitalizimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore. Forumi nxori në pah rëndësinë e aktivizmit kulturor, teknologjisë dhe qasjes bashkëkohore për të mbrojtur rrënjët ndërsa ndërtohen rrugë të reja. Në paneli me temë Artet Bashkëkohore – “Crossroads of Creation”, diskutimet u ndalën mbi nevojën për të krijuar ura mes skenës së pavarur, institucioneve publike dhe platformave ndërkombëtare të artit bashkëkohor.
    Forumi hapi perspektiva të reja për mobilitet artistik, projekte të përbashkëta dhe ndërkombëtarizim të skenës lokale. Në vijim paneli me temë Food Design- “Taste the Region” pjesëmarrësit eksploruan mënyrat se si identiteti lokal mund të përcillet përmes shijeve, duke ndërthurur traditën me kreativitetin gastronomik. Forumi solli ide mbi inovacionin në kulinari, përdorimin e produkteve vendase dhe krijimin e një narrative të re gastronomike për rajonin. Next Generation u zhvillua si pjesë e Javës së Kulturës Kombëtare, ku edhe Universiteti i Arteve iu bashkua programit në Tropojë.

  • Rama sot në Bruksel, merr pjesë në panelin e nivelit të lartë në Forumin e Zgjerimit të BE-së

    Rama sot në Bruksel, merr pjesë në panelin e nivelit të lartë në Forumin e Zgjerimit të BE-së

    Zhvillohet sot në Bruksel “Forumi i Zgjerimit”, një platformë e nivelit të lartë e organizuar nga Komisioni Europian dhe aktorë të tjerë të BE-së. Në këtë forum do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
    “Komisioni Evropian do të organizojë sot Forumin e Zgjerimit të BE, ngjarjen e parë të këtij lloji, kushtuar prioritetit të tij 2024–2029. Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Bruksel në vijim të agjendës për çeljen e grupkapitullit të  fundit të negociatave, – do të jetë pasditen e sotme pjesë e panelit. “Forumi i Zgjerimit të BE-së është nisma kryesore e Komisionit Evropian që synon ta ngrejë më lart diskutimin mbi zgjerimin e BE-së si një projekt të përbashkët politik, shoqëror, brezash” – thuhet në prezantimin e ngjarjes, – që do të bëjë bashkë një gamë të gjerë dhe të larmishme pjesëmarrësish nën moton “Plotësimi i Unionit, Sigurimi i së Ardhmes Sonë””, njofton Kryeministria.
    Ky forum, u jep mundësinë drejtuesve politikë të vendeve kandidate, të mblidhen së bashku me drejtues të vendeve anëtare të BE-së, përfaqësues të institucioneve europiane, ekspertë të integrimit, etj.
    Forumi është një mekanizëm i rëndësishëm me fokus te reformat për sundimin e ligjit, mundësi më të shumta për arsimin e të rinjve, si edhe në stabilitetin dhe mirëqenien e gjithë shoqërisë shqiptare.
    Forumi i Zgjerimit do të jetë pika e takimit për të gjithë profesionistët që punojnë mbi një nga prioritetet kryesore të mandatit 2024–2029 të Komisionit Europian, të cilët janë të angazhuar në mënyrë aktive në agjendën më ambicioze të zgjerimit të më shumë se një dekade.

  • Connect Albania Forum

    Connect Albania Forum

    Shqipëria po hyn në një kapitull të ri të transformimit digjital dhe më 19 Nëntor kjo energji do të kulmojë në “Connect Albania 2025”, forumi më ambicioz rajonal që vjen të ridrejtojë mënyrën se si mendojmë për inovacionin financiar, teknologjinë dhe ekonominë e së ardhmes. Ky event nuk ka për qëllim thjesht të prezantojë ide të reja, por të ndezë një lëvizje. Një lëvizje drejt një Shqipërie moderne, të pajisur me njohuri, teknologi dhe vizion për t’u bërë pjesë e ekonomisë globale “cashless”. Ai vendos në qendër edukimin financiar, fuqinë e brezit të ri dhe rolin që digjitalizimi ka në transformimin e çdo sektori të ekonomisë. 
    I konceptuar të kthehet në traditë, “Connect Albania 2025” do të mbledhë personalitete të politikës, sipërmarrjes, sistemit bankar, teknologjisë dhe akademisë, duke krijuar një hapësirë ku idetë, përvojat dhe praktikat më të mira ndërthuren për të formësuar vizionin ekonomik të vendit. Gjatë një dite intensive diskutimesh, prezantimesh dhe sesionesh tematikë, profesionistë të fushës do të sjellin strategjitë më të fundit mbi mënyrën se si paguajmë, kursejmë dhe investojmë në një botë gjithnjë e më digjitale. Në bashkëpunim me 42 Tirana dhe me pjesëmarrjen e një Senior Security Engineer nga Microsoft, forumi do të ofrojë një sesion të dedikuar sigurisë së pagesave digjitale, një mundësi unike kjo për studentë dhe të rinj profesionistë të teknologjisë për t’u njohur me standardet më të avancuara të sigurisë kibernetike. 
    Atmosfera e forumit do të jetë dinamike dhe ndërvepruese, me aktivitete praktike, prezantime të partnerëve, performanca artistike dhe zona edukative ku të gjithë pjesëmarrësit do të përjetojnë konkretisht realitetin e një bote pa para fizike. “Connect Albania 2025” realizohet falë partneritetit strategjik me Mastercard dhe Credins bank, dy institucione që prej vitesh udhëheqin transformimin e shërbimeve financiare në vend. Ky bashkëpunim forcon vizionin “Cashless 2030”, një objektiv kombëtar për një ekonomi më efikase, transparente dhe të qëndrueshme. Ky forum nuk është një event i zakonshëm. Është një thirrje për një vizion të ri. Një ftesë për të menduar më thellë, për të vepruar më guximshëm dhe për të ndërtuar së bashku Shqipërinë digjitale të së ardhmes. 

     

  • Forumi i Grave 2025 në kryeqytetin francez thekson luftën kundër dhunës në sport

    Forumi i Grave 2025 në kryeqytetin francez thekson luftën kundër dhunës në sport

    Guximi ishte tema e edicionit të 20-të të Forumit të Grave për Ekonominë dhe Shoqërinë, që u mbajt këtë javë në Paris.

    Të enjten dhe të premten, udhëheqës biznesi, atletë, aktivistë dhe politikëbërës u mblodhën për të diskutuar barazinë, fuqizimin dhe dhunën e diskriminimin e vazhdueshëm që prek gratë në të gjitha sferat e jetës.

    Që nga viti 2005, Forumi ka ofruar një platformë të pavarur për gratë për të shkëmbyer ide mbi çështjet ekonomike dhe sociale.

    Ky vit nxori në pah se sa larg është arritur progresi dhe sa larg ka ende për të bërë.

    Hendeku në paga vazhdon, të mbijetuarit e dhunës seksuale thonë se nuk u besohet dhe zgjedhin të mos i raportojnë krimet, ndërsa në sport, shumë atletë mbeten të ekspozuar ndaj ngacmimeve dhe seksizmit.

    Një nga temat e forumit ishte sporti, i parë si një mjet për fuqizim dhe si një sektor ku dukshmëria, seksizmi dhe dhuna mbeten sfida të rëndësishme.

    “Kur shikon sportet e grave, nuk merr vëmendjen që merr sporti i burrave. Dhe nuk ka asnjë arsye që të jetë kështu. Puna që bëjnë gratë për të qenë në nivelin më të lartë të sportit është e barabartë me atë që bëjnë burrat”, tha Nanette Lafond Dufour, Presidente e Forumit të Grave.

    Ajo foli edhe për përhapjen e ngacmimit në sport.

    “Një në tre gra të reja përballen me ngacmime seksiste ose seksuale në sport”, tha ajo për Euronews.

    Zërat nga vija e parë e asaj lufte ishin të ashpër. Kampionia afgane e taekwondo-së dhe refugjatja Marzieh Hamidi, e cila iku nga talebanët dhe tani jeton në Francë nën mbrojtjen e policisë pasi mori kërcënime me vdekje dhe përdhunim, e përdori forumin për të kërkuar vëmendje ndërkombëtare ndaj atleteve femra që jetojnë nën regjime shtypëse.

    “Është me të vërtetë e rëndësishme të përdor platformën time për të folur për situatën në Afganistan dhe për të qenë zëri i atyre që janë pa zë, si vajzat e reja në Afganistan që nuk kanë liri”, tha Hamidi.

    “Po e vazhdoj këtë luftë. Nuk është e lehtë. Po e paguaj me shëndetin tim mendor. Jam e humbur në jetë. Nuk ndihem mirë. Jam në depresion. Por dua të luftoj sepse është detyra ime si qenie njerëzore”, tha ajo në komentet për Euronews.

    Angélique Cauchy, një ish-yll francez i tenisit, e cila u përdhunua midis moshës 12 dhe 14 vjeç nga trajneri i saj, tani drejton OJQ-në Rebond së bashku me kompaninë e energjisë elektrike Engie, e cila punon për të parandaluar abuzimin në sport.

    “Në çdo turne me të cilin bashkëpunojmë, ne zhvillojmë veprime ndërgjegjësuese që synojnë një audiencë të synuar, siç janë trajnerët, udhëheqësit, vullnetarët, të rinjtë ose prindërit. Qëllimi është që të gjithë të mësojnë të njohin, raportojnë dhe parandalojnë dhunën ndaj të miturve në sport”, tha Cauchy.

    Ajo shtoi se vetëm ndërgjegjësimi nuk është i mjaftueshëm.

    “Do të doja të shihja se çfarë është bërë në kompanitë që çojnë në hartimin e projektligjeve, në mënyrë që këto ide të çohen në parlament. Kur miratoni ligje, këto iniciativa bëhen normë dhe kështu do ta ndryshojmë shoqërinë”, shpjegoi ajo.

    Për shumë pjesëmarrës, hapat e ardhshëm nuk janë ide të reja, por zbatim dhe shkallëzim, duke i shndërruar projektet pilot në politika, premtimet në financim dhe ndërgjegjësimin në mbrojtje të detyrueshme.

     

  • Rama flet në forumin e Sorosit në Paris/ Kjo nuk është hera e parë që Aleksi e dërgon aty

    Rama flet në forumin e Sorosit në Paris/ Kjo nuk është hera e parë që Aleksi e dërgon aty

    Edi Rama po përpiqet të maskojë praninë e tij në një forum të Sorosit në Paris, duke thënë se po flet në një forum të presidentit francez, Emmanuel Macron.

    Ky është një mashtrim i hapur, pasi në vitin 2018, Macron kishte një ide për të krijuar një forum të tillë.

    Më pas forumi nisi të organizohej në formën e një organizate të pavarur që merr financime të ndryshme.

    Që prej vitit 2022, siç thuhet në faqen zyrtare, pjesë e komitetit ekzekutiv të këtij forumi është bërë edhe Fondacioni për Shoqërinë e Hapur i Sorosit.

    Madje Alex Soros poston vazhdimisht foto nga forumi, duke thënë se ai po shkon siç duhet.

    Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama shkon në forumin e Sorosit.

    Aty është shfaqur në krah të Aleksit të paktën edhe në vitin 2021 e 2022.

    Por pjesa më e rëndë në këtë histori është se brenda 10 ditësh, Edi Rama ka fluturuar në 4 forume të ndryshme në botë, duke shpenzuar miliona nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

    Këto forume sponsorizohen nga Sorosi dhe synojnë të lustrojnë imazhin e një autokrati të korruptuar.

    Çmenduria është se sot ‘lideri global’ do flasë për diplomacinë ndërkombëtare.

    Por jo vetëm kaq, ai ka ftuar edhe gruan e tij të flasë në këtë forum si eksperte e politikave.

    Edhe gruaja e Aleks Soros, Huma Abedin do të flasë në tryezën ku do jetë Linda Rama.

    Tani thjesht mbetet të mësohet nëse Edi Rama dhe Macron do tallen me armikun e madh të Sorosit, presidentin Donald Trump, edhe gjatë këtij forumi.

  • I ftuar nga Macron, Rama vizitë në Francë, ndan pamjet nga ‘Forumi i Paqes’ në Paris

    I ftuar nga Macron, Rama vizitë në Francë, ndan pamjet nga ‘Forumi i Paqes’ në Paris

    edi rama ne forumin e paqes ne paris

    PARIS- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, po merr pjesë në ‘Forumin e Paqes’. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamjet nga forumi në kryeqytetin francez.
    “Paris – Me ftesë të Presidentit Macron në Paris Peace Forum”, shkruan kryeministri krahas videos. 

  • I ftuar nga Macron, Rama vizitë Francë, ndan pamjet nga ‘Forumi i Paqes’ në Paris

    I ftuar nga Macron, Rama vizitë Francë, ndan pamjet nga ‘Forumi i Paqes’ në Paris

    edi rama ne forumin e paqes ne paris

    PARIS- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, po merr pjesë në ‘Forumin e Paqes’. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamjet nga forumi në kryeqytetin francez.
    “Paris – Me ftesë të Presidentit Macron në Paris Peace Forum”, shkruan kryeministri krahas videos. 

  • Paris/ I ftuar nga Macron, Rama ndan pamjet nga ‘Forumi i Paqes’ (VIDEO)

    Paris/ I ftuar nga Macron, Rama ndan pamjet nga ‘Forumi i Paqes’ (VIDEO)

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku është ftuar nga presidenti Emanuel Macron për ‘Forumin e Paqes’. 
    Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamjet nga forumi që po mbahet në kryeqytetin francez. 
    “Paris – Me ftesë të Presidentit Macron në Paris Peace Forum”, shkruan kryeministri. 
     
     

  • Sot forumi i ‘Berlin Global Dialogue’, Rama i pranishëm krah Von der Leyen

    Sot forumi i ‘Berlin Global Dialogue’, Rama i pranishëm krah Von der Leyen

    Edi Rama dhe Ursula von der Leyen

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama, së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jenë sot të pranishëm në forumin ndërkombërar të Berlinit (Berlin Global Dialogue), si dy folësit e sesionit përmbyllës. Forumi ka në fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.
    “Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, njoftoi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale.
    Kujtojmë se pak ditë më parë kreu i qeverisë ka qenë i pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur më 22 tetor 2025, në Londër. Kryeministri britanik, Keir Starmer, priti të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor./ZËRI