Tag: forta

  • “Nuk është sekret”/ Bardhi ngre akuza të forta: Rama ka kërcënuar prokurorin për çështjen ‘Balluku’, verifikoni…

    “Nuk është sekret”/ Bardhi ngre akuza të forta: Rama ka kërcënuar prokurorin për çështjen ‘Balluku’, verifikoni…

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai ka ndërhyrë në drejtësi për të mbrojtur zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
    “Nuk është sekret, e kam bërë publike. Disa ditë para se zonja Balluku të paraqitej në Prokurori, Rama ka marrë në telefon prokurorin dhe e ka kërcënuar. Është fakt i pamohueshëm. Mjafton që të verifikohen tabulatet,” – u shpreh Bardhi.
    Sipas tij, Rama ka tentuar të bëjë mbrojtjen politike të Ballukut, e cila, siç tha, “mban në dorë 40 për qind të buxhetit të shtetit dhe e përdor atë për abuzime në tendera”.
    “Ai e mban në detyrë që ajo të vazhdojë të abuzojë me tenderat. Po ndajnë në mënyrë korruptive, personale, për të vjedhur shqiptarët,” – deklaroi Bardhi.

  • “PS po çahet nga brenda”, Hoxha paralajmëron lëvizje të forta të Veliajt kundër Ramës: Do të hakmerret për…

    “PS po çahet nga brenda”, Hoxha paralajmëron lëvizje të forta të Veliajt kundër Ramës: Do të hakmerret për…

    Anëtari i Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, ka komentuar në një emision televiziv vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Erion Veliajt, duke e cilësuar atë si shenjën e parë të një përçarjeje brenda Partisë Socialiste.
    Sipas Hoxhës, ky vendim mund të nxisë zhvillime të forta politike në kampin e majtë, pasi Veliaj pritet të ndërmarrë veprime të reja kundër kryeministrit Edi Rama.
    Ai parashikon se përplasjet brenda PS-së mund të jenë më të forta se ato që ndodhën në Partinë Demokratike, duke theksuar se në PS luhet me interesa të mëdha ekonomike.
    “PS ka nisur rrugëtimin e një çarje të saj dhe ky vendim i Gjykatës Kushtetuese për mua, nuk kam informacion, por kam intuitë politike që më bën të çojë që Veliaj do ndërmarri hapa të tjerë politikë kundër kryeministrit të vendit.
    Pse mendoj këtë gjë? Ajo që do ndodhi në PS, dhe nuk do jetë dita e largët, ne s’kemi parë asgjë çfarë ka ndodhur në PD.
    Nëse në PD kemi patur debat për një vulë se kush e merr, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë në një forcë politike si PS ku interesat ekonomike janë të jashtëzakonshëm dhe vjedhjet janë të pazakonshme. Kemi një luftë brenda PS, për mua s’ka më pikën e dyshimit. Ai mund t’i drejtohet gjykatës për ndryshimin e masës së sigurisë për t’u rikthyer në detyrën e kryetarit të Bashkisë.”, tha ai.

  • Ky Milan është “alla Allegri”. I paparashikueshëm dhe zemra të forta, por me përparim të dukshëm

    Ky Milan është “alla Allegri”. I paparashikueshëm dhe zemra të forta, por me përparim të dukshëm

    3 Nëntor 2025

    8:35

    Alfred Lleshi

    Vitet kalojnë, por “firma” e Massimiliano Allegrit mbetet e njëjtë: fitore me “corto muso”. Edhe ndaj Romës, skuadra kuqezi fitoi me vuajtje, në një ndeshje për zemra të forta. Kuqezinjtë e nisën keq, nën presionin e verdhekuqve, por treguan cinizëm me golin e Pavlovic në rastin e parë të pastër. Më pas u vendosën sërish në vështirësi, por u shpëtuan nga Maignan, që priti penalltinë e Dybala dhe ruajti rezultatin në një fund dramatik.
    Një ndeshje me ulje-ngritje, që tregoi të gjitha limitet dhe pikat e forta të Milanit të Allegrit; i shpërqendruar dhe i ngadaltë në pjesën e parë, i rrezikshëm dhe dinamik në të dytën. Pas 10 javësh, skuadra e Allegrit mbetet e paparashikueshme, por me përparim të dukshëm. Me fitoren ndaj Romës, kuqezinjtë ngjiten në vendin e dytë, vetëm një pikë pas Napolit.
    Megjithatë, Allegri i dërgon një mesazh të qartë klubit: për të ëndërruar më lart, duhet një sulmues i vërtetë, që ta shndërrojë presionin në gola. Për momentin, Pavlovic është bërë “bomberi” i papritur i “Djallit”.

  • Erërat e forta rrëzojnë pemë në Shkodër, ndërhyn Bashkia për normalizimin e situatës

    Erërat e forta rrëzojnë pemë në Shkodër, ndërhyn Bashkia për normalizimin e situatës

    Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në rrugën “Martin Camaj”, pranë pallatit 8-katësh, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.
    Në reagim të menjëhershëm, ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe Policinë Bashkiake, kanë ndërhyrë për pastrimin dhe lirimin e rrugës, duke mundësuar kalimin e sigurt të mjeteve dhe qytetarëve.

    Sipas Becit, qarkullimi në zonë është tashmë rikthyer në normalitet, ndërsa monitorimi i situatës vijon për të garantuar sigurinë e qytetarëve./J.H/

  • Sezoni i ftohtë sjell teshtimat: Si lindin, pse janë më të forta tek burrat dhe pse nuk duhet t’i mbajmë

    Sezoni i ftohtë sjell teshtimat: Si lindin, pse janë më të forta tek burrat dhe pse nuk duhet t’i mbajmë

    Me ardhjen e sezonit të ftohtë, teshtimat janë bërë pjesë e përditshmërisë, disa të lehta e të heshtura, disa të fuqishme dhe me gjithë shpirt. Por a ka lidhje intensiteti i teshtimës me gjininë? Ekspertët shpjegojnë se burrat shpesh teshtijnë më fort për shkak të ndryshimeve fiziologjike: mushkëritë, fytit dhe laringu më të mëdha krijojnë një hapësirë rezonante më të madhe, që amplifikon zërin.

    Teshtima është një reagim spontan i trupit për të pastruar rrugët e frymëmarrjes nga grimcat e huaja, si pluhuri, poleni, tymi, aromat e forta ose mikrobet. Ajo mund të shkaktohet edhe nga ndryshimet e papritura të temperaturës, ekspozimi ndaj dritës së fortë (sindroma ACHOO) ose, rrallë, nga ngacmimi seksual.

    Ekspertët këshillojnë që teshtimat nuk duhet të shtypen. Presioni i ajrit gjatë teshtimës mund të arrijë deri në 180 km/orë dhe nëse mbahet, mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut, sinuset ose edhe veshin e mesëm. Përveç rrezikut fizik, teshtima përhap mikrobet dhe viruset, ndaj largimi nga të tjerët është më i sigurt për shëndetin e të gjithëve.

    Dr. Christian Betz nga Klinika Universitare Hamburg-Eppendorf nënvizon: “Teshtitja është një mekanizëm natyror mbrojtës. Duhet të lejohet të ndodhë në mënyrë të lirë, duke ruajtur distancën nga të tjerët kur është e mundur.”

    Për ata që teshtijnë rrallë, mund të ndihmojë rritja e lagështisë në ambient ose përdorimi i spërkatësve me ujë deti për hundë. Sezoni i ftohtë ka ardhur dhe teshtimat, edhe pse të bezdisshme për të tjerët, mbeten një mbrojtje e natyrshme e trupit.

  • Kryeministri polak Tusk: Askush s’duhet t’i kërkojë Zelenskyt kompromise territoriale

    Kryeministri polak Tusk: Askush s’duhet t’i kërkojë Zelenskyt kompromise territoriale

    Bota E Diel, 19 Tetor 2025 21:14
    Kryeministri i Polonisë,  Donald Tusk,  ka reaguar me tone të forta kundër çdo përpjekjeje për t’i kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky lëshime territoriale si pjesë e negociatave për paqe me Rusinë. Në një deklaratë publike të shpërndarë në platformën X ,  Tusk theksoi se presioni duhet të ushtrohet ndaj agresorit,  jo ndaj viktimës.
    “Askush prej nesh nuk duhet t’i bëjë presion Zelenskyt për lëshime territoriale. Përkundrazi,  e gjithë përpjekja ndërkombëtare duhet të përqendrohet në ushtrimin e presionit ndaj Rusisë,  në mënyrë që ajo të ndalojë agresionin e saj të pajustifikuar kundër Ukrainës,”  shkroi Tusk.

    Kreu i qeverisë polake kritikoi idenë e paqësimit — përpjekjen për të arritur paqe përmes lëshimeve ndaj agresorit — duke e cilësuar si një qasje të gabuar dhe të rrezikshme:

    “Paqësimi nuk ka qenë kurrë rruga drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.”

    Deklarata e Tusk vjen në një moment kur disa vende evropiane po shqyrtojnë mundësinë e negociatave mes Kievit dhe Moskës,  ndërsa Polonia mbetet një nga mbështetëset më të forta të Ukrainës që prej fillimit të agresionit rus.

  • Detaje nga sherri/ Goditi me sende të forta, 2 persona, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

    Detaje nga sherri/ Goditi me sende të forta, 2 persona, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

    Goditi me sende të forta, për motive të dobëta, 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga, 37-vjeçari.
    Sekuestrohet arma me fishekë manovër, me të cilën dyshohet se 37-vjeçari qëlloi në ajër, gjatë konfliktit.
    Menjëherë pas njoftimit, rreth orës 08:30, se në lagjen nr. 15, dyshohet gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. K., 37 vjeç, kishte goditur me sende të forta, shtetasit B. Xh., 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç (kushërinj), shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u mundësua arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K..
     
     
    37-vjeçari dyshohet gjithashtu se gjatë konfliktit, ka qëlluar në ajër, me armë me fishekë manovër. Arma u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
    Ndërkohë, 2 të dëmtuarit po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
    Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

  • Masa të forta sigurie për ndeshjen, kombëtarja niset drejt fushës

    Masa të forta sigurie për ndeshjen, kombëtarja niset drejt fushës

    E shtuna rezervon ndeshjen e “zjarrtë” mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky që mund të thotë shumë për misionin botëror.Kombëtarja kuqezi ka lënë tashmë hotelin dhe është nisur drejt stadiumit të Leskovacit, aty ku do mbahet edhe sfida.

     
     

  • Dhunuan me sende të forta 61-vjeçarin, arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë

    Dhunuan me sende të forta 61-vjeçarin, arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen “Bashkimi”, një shtetas ishte dhunuar fizikisht, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve me precedentë të mëparshëm kriminalë, Ermal Sakaj dhe Kaludio Nurçaj.
    Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht me sende të forta shtetasin K. K., 61 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

  • Mos u panikosni, gungat e forta në gjinj jo gjithmonë janë kanceroze. Ja çfarë mund t’i shkaktojë

    Mos u panikosni, gungat e forta në gjinj jo gjithmonë janë kanceroze. Ja çfarë mund t’i shkaktojë

    Do të ishte vërtetë shumë shqetësuese momenti kur vëreni një gungë të fortë në gjoks.
    Menjëherë mendja shkon tek diçka e rrezikshme ose në një sëmundje të pashërueshme, por në fakt gungat nuk tregojnë gjithmonë këtë. Ka një sërë arsyesh përse ato shfaqen dhe janë jokanceroze.

    kur gjinjtë janë të fortë

    Gratë me gjinj më të fortë kanë më shumë inde lidhëse dhe më pak inde yndyrore. Dy të tretat e grave para menopauzës dhe një e katërta e femrave pas menopauzës kanë inde të forta të gjirit. Shpesh në një mamografi kjo mund të jetë shumë e vështirë për t’u dalluar dhe i bën mjekët të dyshojnë për kancer. Ndaj në këto raste kërkohet një kontroll më i shpeshtë.

    Kur keni tumor jo kanceroz

    Gungat shfaqen kur në gjinj ka prani të tumorit, por tumoret jo gjithmonë janë kanceroze. E mira është që vazhdimisht të kryeni kontrolle të herë pas herëshme.

    Kistet

    Nëse kistet janë të pranishme në gjinj indet e tyre do të pësojnë ndryshime, por nuk parashikohet asgjë e rrezikshme në këto raste. Ndryshimet e gjirit fibriocistik prekin rreth 60 për qind të grave, pra është më e zakonshme nga se mendoni. Duhet të keni shumë kujdes me ushqimet që konsumoni dhe për fat të mirë ato mund te zhduken nëse kufizuar kafeinën dhe nikotinën.

    Menstruacionet

    Ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual ose edhe shtatzënisë mund të shkaktojnë fryrje dhe forcim të gjoksit. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, është normale të ndjesh gunga dhe gjatë ciklit menstrual në sajë të lëngjeve shtesë në gjoks për shkak të hormoneve.