Tag: forta

  • EMRI/ Plagë në kokë dhe trup, identifikohet shoferi ndaj të cilit u qëllua me armë në Shkodër

    EMRI/ Plagë në kokë dhe trup, identifikohet shoferi ndaj të cilit u qëllua me armë në Shkodër

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme qytetin e Koplikut, ku një 42-vjeçar është sulmuar nga disa persona dhe ka marrë plagë në kokë dhe trup.

    Policia bën të ditur ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, kur në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur Edison Tirana, banues në Berdicë, me dëmtime nga përdorimi i sendeve të forta.

    Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit janë përdorur edhe armë zjarri, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

    Shkodër / Informacion paraprak

    Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Berdicë.

    42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • Dhunuan me sende të forta 18-vjeçarin dhe i dëmtuan makinën, policia shpall në kërkim 4 të rinj në Sarandë

    Dhunuan me sende të forta 18-vjeçarin dhe i dëmtuan makinën, policia shpall në kërkim 4 të rinj në Sarandë

    Katër të rinj, mes tyre dhe 1 i mitur, janë shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, të cilët kanë dhunuar dhe dëmtuar një 18 vjeçar në Konispol.
    N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjeç, janë personat  e shpallur në kërkim pasi kanë qëlluar me sende të forta, 18-vjeçarin me iniciale E. K., si dhe i kanë dëmtuar automjetin.
    Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjec, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

  • Qipro goditet nga dy tërmete

    Qipro goditet nga dy tërmete

    Bota E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 19:33
    Qiproja është tronditur nga dy tërmete të forta. Epiqendra e tërmeteve ndodhej afërsisht 25 kilometra në verilindje të vendpushimit turistik të Pafos.
    Media qipriote raportoi se dridhjet e forta ishin ndjerë në të gjithë ishullin deri në brigjet e Turqisë, Izraelit dhe Libanit. Studimi Gjeologjik i Qipros tha se tërmeti i parë në mëngjes kishte një magnitudë prej 5,3 ballë Rihter.
    Banorët dolën në rrugë dhe shkollat ​​u evakuuan si masë paraprake. Kjo u pasua nga dridhje të shumta të vogla. Tërmeti i dytë i fortë ndodhi gjatë pasdites, me një magnitudë mbi 5 ballë Rihter.

  • Video/ Të paktën dy të vdekur nga tajfuni Fung-wong në Filipine, shihni si tundet ura nga erërat e forta

    Video/ Të paktën dy të vdekur nga tajfuni Fung-wong në Filipine, shihni si tundet ura nga erërat e forta

    Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Filipine, ndërsa tajfuni Fung-wong ka goditur rajonet qendrore dhe lindore të vendit, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme.

    Pjesë të mëdha të rajonit Bicol kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa stuhia pritet të godasë më vonë Luzonin verior.
    Më shumë se një milion banorë janë larguar nga zonat e rrezikut në provincën Aurora, ku tajfuni pritet të zbarkojë të dielën në mbrëmje. Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë urdhrat e detyrueshëm të evakuimit.
    Sipas autoriteteve meteorologjike, erërat kanë arritur deri në 230 km/h, duke goditur tashmë disa zona të Luzonit, ishulli më i populluar i vendit.
    Alarm i lartë në shumicën e rajoneve
    Shumë zona në Luzon janë vendosur në nivelet e para dhe të dyta më të larta të alarmit, ndërsa kryeqyteti Manila vazhdon të jetë në nivelin 3. Të hënën, shkollat dhe ndërtesat publike do të mbeten të mbyllura në pjesën më të madhe të vendit. Rreth 300 fluturime janë anuluar.
    Një video e qarkulluar në rrjetet sociale tregon urën e varur në qytetin Camaligan, në provincën Camarines Sur, duke u lëkundur nga erërat e forta.

    HAPPENING NOW: Strong Winds Shake Camaligan’s Hanging Bridge.
    Strong gusts from Typhoon Fung-wong (#UwanPH) caused a famous hanging bridge in Camaligan, Camarines Sur, Philippines, to sway dangerously.
    Source: Richard Cecilio, DWIZ 95.1 South Luzon pic.twitter.com/z63SdyWuOd
    — Weather Monitor (@WeatherMonitors) November 9, 2025

    “Valët filluan të rriteshin rreth orës 07:00”, tha Edson Casarino, banor i ishullit Catanduanes, për AFP. “Kur godasin valëpritësin, e ndjej tokën të dridhet. Pikon shi me rrëmbim dhe era dëgjohet fort.”
    Agjencia meteorologjike paralajmëron se Catanduanes mund të goditet drejtpërdrejt nga tajfuni, pasi “syri” i tij është shumë afër zonës.

    UWAN IS COMING. Strong waves smash into the coastline of Dinapigue, Isabela on Sunday (Nov. 9, 2025), as Super Typhoon #UwanPH (Fung-wong) approaches the landmass of Luzon.
    The powerful cyclone is expected to make landfall in Aurora province tonight or early Monday (Nov. 10)… pic.twitter.com/AIjQiwgKPf
    — Philippine News Agency (@pnagovph) November 9, 2025

    Shtëpi të lidhura me litarë dhe kisha të përmbytura
    Të shtunën, disa banorë lidhën shtëpitë e tyre me litarë për t’i mbrojtur nga rrëzimi ose zhvendosja nga erërat e fuqishme.
    Në një video të verifikuar nga AFP, një kishë në qytetin Birac duket e rrethuar nga ujërat, të cilët kanë arritur deri në gjysmën e hyrjes së saj.
    Më në jug, në ishullin Mindanao, përmbytjet e para të lidhura me mbërritjen e Fung-wong shkaktuan vonesa të mëdha në qarkullim.
    Në provincën Sorsogon, në jug të Luzonit, shumë banorë u strehuan në një kishë. “Jam këtu sepse valët pranë shtëpisë sime janë bërë shumë të mëdha. Jetoj pranë bregdetit dhe erërat janë tepër të forta,” tregoi Maxine Dugan.
    Rreziqet e përmbytjeve masive
    Tajfuni pritet të sjellë mbi 200 mm shi, çka mund të shkaktojë përmbytje të përhapura, paralajmëroi zyrtari meteorologjik Benison Estarreja. Ai shtoi se është e mundur që pellgjet kryesore ujëmbledhës në vend të tejmbushen.
    Stuhia mbërrin vetëm pak ditë pas tajfunit Kalmagi, i cili shkaktoi më shumë se 224 të vdekur dhe u përshkrua si tajfuni më vdekjeprurës i vitit, sipas të dhënave të EM-DAT.
    Në provincën Cebu, e cila u godit rëndë nga Kalmagi, operacionet e shpëtimit u ndërprenë të dielën për shkak të afrimit të Fung-wong. “Nuk mund të vëmë në rrezik ekipet tona. Nuk duam që të bëhen viktimat e radhës,” tha Mira Daven, zyrtare rajonale e menaxhimit të emergjencave.
    Filipinet goditen nga rreth 20 stuhi tropikale dhe tajfune çdo vit. Zonat më të varfra janë zakonisht më të prekura. Shkencëtarët paralajmërojnë prej vitesh se ndryshimet klimatike po e bëjnë motin ekstrem më të shpeshtë, më vdekjeprurës dhe më shkatërrues.

    Top Channel

  • VIDEO- Regjistrohet stuhi në Gramsh, Elbasani përfshihet nga moti i keq

    VIDEO- Regjistrohet stuhi në Gramsh, Elbasani përfshihet nga moti i keq

    Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit gjatë fundjavës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta.

    Sipas të dhënave paraprake, gjatë natës së kaluar dhe orëve të paradites së së shtunës, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar stuhi lokale të forta të shoqëruara me rënie të pazakontë breshëri.

    Fenomeni është vërejtur gjithashtu në disa fshatra malorë të bashkive Librazhd dhe Prrenjas, ku reshjet e breshërit kanë qenë të dendura, por me kohëzgjatje të shkurtër.

    Deri më tani nuk raportohet zyrtarisht për dëme materiale apo në bujqësi të shkaktuara nga moti i keq, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë situatën me kujdes, në rast se kushtet atmosferike përkeqësohen më tej.

  • “Gëzuar për fillimet e reja”/ Ish zv.kryeministrja Senida Mesi zbulon betejën e saj të gjatë me kancerin, ndan foto nga rrugëtimi i vështirë

    “Gëzuar për fillimet e reja”/ Ish zv.kryeministrja Senida Mesi zbulon betejën e saj të gjatë me kancerin, ndan foto nga rrugëtimi i vështirë

    Senida Mesi, ish-zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, ka zbuluar për herë të parë se vitet ajo ka qenë në një luftë e vërtetë për jetën, të cilën  ajo fatmirësisht tashmë e ka fituar.

    Në një postim në Instagram, Mesi ka treguar se ishte prekur nga kanceri dhe se pas muajsh të tërë e një rrugëtimi të vështirë, të heshtur dhe pa bujë, ajo e ka mposhtur sëmundjen dhe ka nisur siç e quan ajo, “rilindjen”.
    “Gëzuar për fillimet e reja”, shkruan Senida Medi të shoqëruar më shprehjen “Çdo fillim i ri vjen nga fundi i një fillimi tjetër.”
    Ish-politikania e PS ka ndarë edhe një foto me flokë të shkurtra gjatë rrugëtimit të saj kundër sëmundjes së kancerit.
    Për mesin nën postimin e saj nuk kanë munguar as mesazhet mbështetëse.
    “Njerëzit e bukur e te dlire dijne njesoj bukur t’ia dalin! E ti je njeri I bukur Senid! Betejat e forta mbase paskan qene per njerezit e forte! Qe t’ja dalin! E te dalin po kaq te bukur pas tyre”, i komenton ish-zv.ministrja Ornela Çuçi.
    “E kam degju kaq shpesh kete Ornele sa s’ta them dot. Besoj njelloj dhe ti. Une kam fillu ta mendoj ndryshe!
    Kam takuar shume gra si ne ne kete rrugetim, po kaq te forta edhe pse shume te brishta!
    Mendoj qe duhet ta kthejme ne mision dhe te ndihmojme me shume, te ndryshojme sistemin dhe te jemi po aq te forta sa thua ti, por per te tjera pas nesh qe ndoshta sjane me kaq fat!!! Te perqafoje”, përgjigjet ajo.
     

    Top Channel

  • “Për fillimet e reja” – Ish-zv.kryeministrja Senida Mesi zbulon betejën me kancerin

    “Për fillimet e reja” – Ish-zv.kryeministrja Senida Mesi zbulon betejën me kancerin

    Ajo është prekur nga kanceri dhe pas një rrugëtimi të vështirë e të gjatë me muaj, në heshje dhe pa bujë, e ka mposhtur sëmundjen dhe tani ka nisur “rilindjen”.
    “Gëzuar për fillimet e reja”, shkruan Senida Medi, duke cituar dhe një shprehje filozofike që thotë “Çdo fillim i ri vjen nga fundi i një fillimi tjetër.”
    Ish-politikania socialiste e Shkodrës ka zgjedhur që në këtë moment të rrugëtimi të saj të ndajë dhe një fotografi me flokët e shkurtër.
    “Njerëzit e bukur e te dlire dijne njesoj bukur t’ja dalin! E ti je njeri I bukur Senid! Betejat e forta mbase paskan qene per njerezit e forte! Qe t’ja dalin! E te dalin po kaq te bukur pas tyre”, i komenton ish-zv.ministrja Ornela Çuçi.
    “E kam degju kaq shpesh kete Ornele sa s’ta them dot. Besoj njelloj dhe ti. Une kam fillu ta mendoj ndryshe!
    Kam takuar shume gra si ne ne kete rrugetim, po kaq te forta edhe pse shume te brishta!
    Mendoj qe duhet ta kthejme ne mision dhe te ndihmojme me shume, te ndryshojme sistemin dhe te jemi po aq te forta sa thua ti, por per te tjera pas nesh qe ndoshta sjane me kaq fat!!! Te perqafoje”, përgjigjet ajo.

  • Gazetari zbulon lëvizjet e forta brenda PS: Rama do të ridimensionojë disa deputetë, ka përplasje të reja

    Gazetari zbulon lëvizjet e forta brenda PS: Rama do të ridimensionojë disa deputetë, ka përplasje të reja

    Gazetari Bardhi Sejdarasi ka zbuluar prapaskenat e fundit politike brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se Edi Rama mund të bëjë lëvizje të forta në strukturat e partisë pas takimit në seli me deputetët këtë të mërkurë.
    Sipas Sejdarasit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka anuluar zgjedhjet në Tiranë ka ndryshuar dinamikat e brendshme të PS-së. Ai theksoi se Ogerta Manastirliu mbetet deputete edhe nëse nuk zhvillohen zgjedhje të pjesshme në kryeqytet.
    Gazetari shtoi se Rama mund të riangazhojë disa ish-deputetë në funksione të tjera politike deri më 9 nëntor, kur pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Në lidhje me situatën e Erion Veliajt, Sejdarasi u shpreh se rikthimi i tij në detyrë do të varet nga vendimi i gjykatës mbi kërkesën për rishqyrtimin e arrestimit.
    “Nëse Veliaj rikthehet, krijohet një situatë komplekse për PS-në, pasi katër nënkryetarët e Bashkisë nuk janë emëruar prej tij, çka mund të hapë rrugë për përplasje të reja”, theksoi ai.

  • 4 simptoma që tregojnë se duhet të shkoni urgjent tek kardiologu

    4 simptoma që tregojnë se duhet të shkoni urgjent tek kardiologu

    Shpesh, zemra paralajmëron për probleme përpara se të ndodhë diçka serioze dhe jo gjithmonë me shenjat që presim.
    Sipas kardiologut Dr. Oliver Guttman, nga spitali Wellington në Londër, vëmendja ndaj disa simptomave më të “fshehta” mund të shpëtojë jetë.

    Dhimbje në kraharor

    Dhimbja e zemrës nuk është gjithmonë ajo skena dramatike që shohim në filma. Shpesh ndihet si një presion i lehtë, shtrëngim, djegie apo si urth. Dhimbja mund të përhapet në krah, sidomos të majtin, në shpatulla, qafë, nofull ose shpinë. Këto shenja mund të tregojnë për anginë, pra qarkullim të kufizuar të gjakut në zemër, një gjendje që rrit rrezikun për infarkt nëse nuk trajtohet.

    Vështirësi në frymëmarrje

    Është normale të merrni frymë shpejt pas një aktiviteti të fortë, por nëse ndodh gjatë aktiviteteve të zakonshme, si ecja ose ngjitja e shkallëve, kjo mund të tregojë se zemra nuk po e pompon siç duhet gjakun. Shenjat paralajmëruese janë:
    -pamundësia për të marrë frymë thellë edhe në pushim,
    -zgjime të papritura natën me mungesë fryme,
    -nevoja për më shumë jastëkë për të fjetur rehat.
    Kjo gjendje shpesh lidhet me insuficiencë kardiake, që shkakton mbajtje të lëngjeve në mushkëri.

    Lodhje dhe dobësi të vazhdueshme

    Një lodhje e pashpjegueshme, që nuk largohet as pas pushimit, është një tjetër shenjë alarmi. Edhe detyra të vogla, si të bësh pak pazar apo të lidhësh këpucët, mund t’ju duken rraskapitëse. Kjo ndodh sepse zemra nuk dërgon mjaftueshëm gjak të pasur me oksigjen në muskuj dhe organe. Te gratë, lodhja e pazakontë shpesh është një nga simptomat e para, edhe pa dhimbje në gjoks.

    Rrahje të çrregullta ose të forta

    Zemra nuk rreh gjithmonë në ritëm perfekt, por rrahjet shumë të shpeshta, të forta ose të parregullta nuk duhen injoruar. Mund të ndeni “fëshfërima”, rrahje të forta edhe në qetësi. Këto mund të jenë shenja të aritmisë (p.sh. fibrilacion atrial), që rrit rrezikun e goditjes në tru dhe insuficiencës kardiake. Një elektrokardiogramë është thelbësore për diagnozë.
    Të dhëna shqetësuese
    -18% rritje e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës në Britani (2019–2023)
    -Nga 18,693 vdekje në 2019 në 21,975 në 2023
    -21% rritje e diagnozave të insuficiencës kardiake që nga 2020
    -785,000 britanikë me insuficiencë kardiake në vitin 2024 (rekord historik).

  • Gazetari zbulon lëvizjet e forta brenda PS: Rama mund të ridimensionojë rolin e disa deputetëve

    Gazetari zbulon lëvizjet e forta brenda PS: Rama mund të ridimensionojë rolin e disa deputetëve

    Gazetari Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Off the Record të Andrea Dangllit në A2 CNN, ka zbuluar prapaskenat e fundit politike brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se Edi Rama mund të bëjë lëvizje të forta në strukturat e partisë pas takimit në seli me deputetët këtë të mërkurë.
    Sipas Sejdarasit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka anuluar zgjedhjet në Tiranë ka ndryshuar dinamikat e brendshme të PS-së. Ai theksoi se Ogerta Manastirliu mbetet deputete edhe nëse nuk zhvillohen zgjedhje të pjesshme në kryeqytet.
    Gazetari shtoi se Rama mund të riangazhojë disa ish-deputetë në funksione të tjera politike deri më 9 nëntor, kur pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.
    Në lidhje me situatën e Erion Veliajt, Sejdarasi u shpreh se rikthimi i tij në detyrë do të varet nga vendimi i gjykatës mbi kërkesën për rishqyrtimin e arrestimit. “Nëse Veliaj rikthehet, krijohet një situatë komplekse për PS-në, pasi katër nënkryetarët e Bashkisë nuk janë emëruar prej tij, çka mund të hapë rrugë për përplasje të reja”, theksoi ai.