Tag: forta

  • Rovena një nuse e përkushtuar ndaj Atillës, kështu i bën hyzmet ish-burrit të Drenushës

    Rovena një nuse e përkushtuar ndaj Atillës, kështu i bën hyzmet ish-burrit të Drenushës

    Rovena Stefa po rikthehet në skenën muzikore me një baladë dashurie që sjell emocione të forta dhe një histori të ngarkuar me dramacitet
    Në klipin e këngës, ajo luan përkrah Atillës, me të cilin ka ndarë më parë edhe eksperiencën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
    Klipi është realizuar pjesërisht edhe në ambientet e shtëpisë së Rovena Stefës, duke i dhënë një ndjesi më intime dhe të ngrohtë skenave.
    Rrëfimi vizual përqendrohet në marrëdhëniet e një çifti, ku romanca përplaset me tensione të forta që çojnë deri në ndarje për shkak të tradhtisë.
    Atilla luan rolin kryesor përkrah Rovenës.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Plagosja me sende të forta në Kamëz, kapen dy kushërinjtë

    Plagosja me sende të forta në Kamëz, kapen dy kushërinjtë

    Tre ditë pas ngjarjes ku tre persona u përleshën fizikisht në Kamëz, policia ka arrestuar dy kushërinjtë M.B dhe E. B.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasit e shpallur në kërkim M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, pasi më datë 24.03.2025, në Kamzë, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. V.. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, e cila vendosi procedimin në gjendje të lirë të këtyre 2 shtetasve“, njofton policia.

  • Sherri me një të plagosur në Kamëz/ Identifikohen dy autorët, i prenë rrugën 38-vjeçarit dhe e goditën

    Sherri me një të plagosur në Kamëz/ Identifikohen dy autorët, i prenë rrugën 38-vjeçarit dhe e goditën

    Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, autorë të dyshuar për plagosjen e një 38-vjeçari, me sende të forta.

    Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, një shtetas ishte goditur me sende të forta, organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, të cilët dyshohet se dje, rreth orës 10:00, në rrugën “OSBE”, për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën, me automjet, shtetasit R. V., 38 vjeç, dhe e kanë goditur atë, me sende të forta. I dëmtuari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

    Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. B., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Gjithashtu, është shpallur në kërkim automjeti tip “Benz” me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes, 2 autorët e dyshuar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për gjetjen e automjetit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.