Tag: forta

  • E diela vendimtare: Cila shenjë horoskopi merr lajmin që po pret dhe kush duhet të ketë kujdes

    E diela vendimtare: Cila shenjë horoskopi merr lajmin që po pret dhe kush duhet të ketë kujdes

    DashiDita nis me energji të forta dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë, një vendim i shpejtë mund të sjellë përfitime. Në aspektin sentimental, komunikimi i hapur sjell qetësi.
    DemiQetësia dhe këmbëngulja ju ndihmojnë të zgjidhni një çështje të mbetur pezull. Financat kërkojnë kujdes të shtuar. Në dashuri, një bisedë e sinqertë forcon një lidhje.
    BinjakëtIdetë e reja janë të shumta dhe të frymëzuara, por kërkohet fokus për të përfunduar detyrat. Një lajm i mirë mund të vijë nga një kontakt profesional. Në ndjenja ka gjallëri.

    GaforrjaEnergjitë emocionale sot janë të forta. Fokusohuni në harmoninë familjare ose shtëpinë. Në punë, mos nxitoni në vendime. Në dashuri, një gjest i vogël sjell afrim.
    LuaniKomunikimi është çelësi i ditës. Një takim apo diskutim i rëndësishëm mund të hapë mundësi të reja. Në planin sentimental, jeni më të ndjeshëm se zakonisht, por edhe më të afërt me partnerin.
    VirgjëreshaPragmatizmi ju ndihmon të përparoni në detyrat e ditës. Sot vlerësohen aftësitë tuaja analitike. Në ekonomi, shmangni shpenzimet e panevojshme. Dashuria kërkon më shumë durim.
    PeshorjaSot keni nevojë për balancë mes punës dhe kohës personale. Në marrëdhënie, një keqkuptim i vogël mund të sqarohet lehtë. Energjia krijuese është e lartë.
    AkrepiIntuita ju udhëheq drejt vendimeve të sakta. Në punë, një projekt merr kthesë pozitive. Në dashuri, sot mund të zbardhet një e vërtetë ose një ndjenjë e mbajtur brenda.
    ShigjetariOptimizmi ju shoqëron gjatë gjithë ditës. Mund të merrni një ofertë apo ide që ia vlen të shqyrtohet. Në dashuri, dita sjell spontanitet dhe afrimitet.
    BricjapiPërqendrimi në objektiva ju sjell rezultate solide. Sot vlerësohet serioziteti juaj. Në marrëdhëniet personale, tregoni pak më shumë butësi.
    UjoriShpirti inovativ ju shtyn drejt zgjidhjeve kreative. Një bashkëpunim i ri mund të jetë premtues. Në dashuri, shfaqni më hapur atë që ndjeni.
    PeshqitEmocionet janë të thella, por pozitive. Sot mund të merrni mbështetje nga një person i rëndësishëm. Në punë, ndiqni intuitën. Në dashuri, një moment i qetë sjell lidhje më të fortë.

  • Shpërndanin droga të forta nëpër qytet, arrestohen dy persona

    Shpërndanin droga të forta nëpër qytet, arrestohen dy persona

    Kronikë E Premte, 28 Nëntor 2025 09:47
    Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Night”, pasi dyshohen për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta në zona të ndryshme të kryeqytetit.
    Shtetasit K. P., 21 vjeç, dhe H. S., 27 vjeç, qarkullonin me një automjet tip “BMW”, ku sipas policisë kryenin shpërndarjen e dozave të heroinës dhe kokainës. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan automjetin në rrugën “Mine Peza”.

    Gjatë kontrollit fizik, tek K. P. u gjetën doza heroine dhe kokaine, ndërsa tek H. S. u gjetën doza kokaine. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan lëndët narkotike, pesë aparate celularë dhe automjeti i përdorur në veprimtarinë e dyshuar kriminale.

    Të dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë dhe akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

  • Kancelari gjerman: Paqja me Rusinë nuk mjafton, Ukraina duhet të ketë ushtri prej 800 mijë trupash

    Kancelari gjerman: Paqja me Rusinë nuk mjafton, Ukraina duhet të ketë ushtri prej 800 mijë trupash

    “Ukraina do të ketë nevojë për forca të armatosura të forta dhe garanci sigurie pas arritjes së çdo marrëveshjeje paqeje me Rusinë, dhe Kievi nuk duhet të detyrohet të lëshojë territor.”
    Kështu tha të martën kancelari gjerman Friedrich Merz, duke theksuar se interesat evropiane dhe ukrainase janë në rrezik, ndaj çështja e garancive po diskutohet me Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën.
    “Ukraina ka nevojë për forca të armatosura të forta, edhe nëse arrihet një marrëveshje paqeje… Ukraina do të vazhdojë të ketë nevojë për forca të armatosura të forta dhe garanci të besueshme sigurie nga partnerët e saj”, theksoi Merz në një konferencë për shtyp me homologun e tij estonez.
    Garancia më e rëndësishme, tha ai, është një ushtri ukrainase e pajisur mirë.
    “Kjo është arsyeja pse po diskutojmë madhësinë e ushtrisë ukrainase si një qëllim të ardhshëm”, tha Merz, duke shtuar se është shumë herët për të diskutuar vendosjen e trupave të huaja.
    Vendet evropiane këmbëngulin që kufiri për Ukrainën duhet të jetë 800,000 trupa në vend të 600,000.
    Merz tha gjithashtu se Ukraina nuk duhet të detyrohet të pranojë lëshime territoriale dhe se vija e frontit duhet të jetë pika fillestare për negociatat.

  • “Kjo është e papranueshme”/ Gjekmarkaj lëshon akuza të forta ndaj qeverisë: Shqipëria digjet në verë, mbytet në dimër

    “Kjo është e papranueshme”/ Gjekmarkaj lëshon akuza të forta ndaj qeverisë: Shqipëria digjet në verë, mbytet në dimër

    Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka lëshuar akuza të forta gjatë mbledhjes së Komisionit të të Drejtave të Njeriut, ku ka kritikuar gjendjen sociale dhe ekonomike të vendit, si dhe reagimin e qeverisë ndaj situatave emergjente. Gjekmarkaj tha se sot bashkëjetojnë disa “Shqipëri”: ajo e propagandës, ajo e ëndrrave dhe ajo reale. “Kemi Shqipërinë e varfërisë, Shqipërinë që digjet verës dhe përmbytet dimrit. Asnjëherë fajin nuk e ka qeveria, e ka natyra,” theksoi ai.
    Duke ndalur tek pensionistët, deputeti deklaroi se realiteti i të moshuarve është i vështirë dhe krejt i largët nga çfarë deklarohet zyrtarisht.
    “Kam dy pensionistë në shtëpi dhe e di më mirë se kushdo çfarë do të thotë të jetohet me pension. Po të mos kishte inceneratorë dhe abuzime me tunelin e Llogarasë, sot pensionet do të ishin më të mira,” u shpreh Gjekmarkaj. Deputeti denoncoi edhe situatën e rënduar nga përmbytjet në Lezhë, duke thënë se dita e djeshme ka shënuar dëme të mëdha në zonë.
    “Deti ka dalë deri tek banesat, duke shkaktuar jo vetëm përmbytje e dëme, por edhe shkatërrim të tokave, pasi uji me kripë i kthen ato në tokë të papjellore. Ndërkohë, asnjë masë nuk është marrë,” deklaroi ai.
    Gjekmarkaj ngriti shqetësim edhe për protestën e minatorëve të Spaçit në Mirditë, duke akuzuar një kompani private për shkelje të dinjitetit të tyre dhe mungesë reagimi nga institucionet.
    “Kjo është e papranueshme. Kur qeveria e pranon këtë, ajo kthehet në fajtore. Sot në orën 12 ka protestë dhe nga ky komision ne shprehim mbështetjen dhe solidaritetin tonë,” përfundoi ai.

  • “Konflikti nisi për një koment në TikTok”/ Plagosi bashkëmoshatarin, 14-vjeçari: Thikën e nxorra për ta trembur

    “Konflikti nisi për një koment në TikTok”/ Plagosi bashkëmoshatarin, 14-vjeçari: Thikën e nxorra për ta trembur

    FOTO ILUSTRUESE

    DURRËS- Një sherr me thika mes gjimnazistëve ka ndodhur në Durrës, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është plagosur nga bashkëmoshatari i tij 14-vjeçari M.K., i cili e ka qëlluar 4 herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda. 
    Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, teksa ka dhënë edhe detaje se si nisi sherri mes tyre, dinamikën e ditës së ngjarjes dhe arrestimin. Ai ka deklaruar se konflikti kishte nisur disa ditë më parë në rrjetet sociale, konkretisht për një koment në platformën TikTok. Dy të miturit kanë nisur fillimisht të konfliktohen me komente, e më pas janë takuar për “t’u sqaruar”.
    Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë shumë persona, bashkëmoshatarë, të ndarë në grupe. I mituri thotë se ishin pajisur me mjete të forta, si masë për ndonjë konflikt të mundshëm. Ditën e ngjarjes, pasi kanë debatuar dhe qëlluar me sende të forta, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën, por sipas tij për vetëmbrojtje dhe vetëm për ta trembur. Ai shpreh keqardhje dhe thotë se nuk kishte qëllim për ta vrarë 15-vjeçarin.
    “Pak dite me pare ngecem per nje koment ne Tik Tok. Aty nisi. U grindem me komente. Me pas lame te takoheshim. Nga ana jone per t’u sqaruar. Po e dinim qe ata do vinin me disa shoke. Edhe ne u beme nje grup. E lame te takoheshim diku prane shtepise se tij. Shkuam aty, u takuam. Ata kishin marre masa per ndonje konflikt te mundshem, gjitheashtu edhe neve. Nisem te debatonin, kush je ti kush jam une!. U perfshime ne nje sherr masiv. Ata na qelluan me mjete te forta. Une nxorra thiken. Me shume per ta trembur. Per vetembrojtje qellova. Se ishte me i madh dhe po me godiste. E godita disa here, jo per ta vrare apo plagosur por per ta trembur. Me vjen shume keq qe perfundoi ne kete menyre. Nuk desha qe te shkonte keshtu. Edhe ata na qelluan me mjete te forta. Jam penduar shume. Nuk doja te shkonte keshtu”, ka deklaruar 14-vjeçari.

    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme 25 nëntor, ku një 14-vjeçar në debat e sipër ka plagosur me thikë një 15-vjeçar, duke i shkaktuar plagë të rënda. Autori i mitur është arrestuar, ndërsa i plagosuri vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në gjendje kritike. Në një reagim, spitali bëri me dije se i mituri ndodhet në reanimacion, ndërsa mjeku kirurg tregoi gjendjen kritike në të cilën ndodhet. Sipas mjekut, orët në vijim do të jenë vendimtare për gjendjen e 15-vjeçarit./ZËRI

  • “Ekziston një mundësi për paqe të qëndrueshme”, Macron: Duhen garanci të forta për sigurinë e Ukrainës

    “Ekziston një mundësi për paqe të qëndrueshme”, Macron: Duhen garanci të forta për sigurinë e Ukrainës

    Presidenti francez Emmanuel Macron, duke hapur telekonferencën e sotme të “Koalicionit të të Gatshmëve” që mbështet Kievin, në të cilën mori pjesë edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio, tha, sipas mediave franceze, se “më në fund ekziston një mundësi për të bërë përparim të vërtetë drejt një paqeje të qëndrueshme” midis Ukrainës dhe Rusisë.

    Sipas presidentit francez, “një kusht absolut për një paqe të qëndrueshme” është t’i ofrohet Ukrainës “garanci shumë të forta sigurie dhe jo garanci vetëm në letër”.
    “Ukraina ka marrë shumë premtime që janë shkelur për shkak të sulmeve të njëpasnjëshme ruse, dhe për këtë arsye garancitë e forta janë të nevojshme”, tha presidenti francez.
    “Negociatat kanë fituar një vrull të ri dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë”, tha gjithashtu Emmanuel Macron, duke vënë në dukje se takimet në Gjenevë më 23 nëntor lejuan një dialog të hapur dhe konstruktiv midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.

    Top Channel

  • Mes toneve të forta nga opozita kundër Ramës, protestuesi kërcen në mes të bulevardit

    Mes toneve të forta nga opozita kundër Ramës, protestuesi kërcen në mes të bulevardit

    Teksa opozita protestoi për rreth një orë e gjysmë në sheshin përpara Kryeministrisë, nga tubimi u shfaqën edhe disa momente gazmore, siç shihet në video
    Në pamje duket një protestues që ka shfrytëzuar rastin për të kërcyer dhe për të performuar me tingujt e këngës “Cotton Eye Joe” të Rednex.
    Për më shumë, shihni videon.

  • Malësi e Madhe/ Kanosën me pistoletë dhe goditën me sende të forta një 42-vjeçar pas një konflikti; arrestohen dy vëllezër, në kërkim 34-vjeçari. Sekuestrohet armë zjarri dhe 4 automjete

    Malësi e Madhe/ Kanosën me pistoletë dhe goditën me sende të forta një 42-vjeçar pas një konflikti; arrestohen dy vëllezër, në kërkim 34-vjeçari. Sekuestrohet armë zjarri dhe 4 automjete

    Dy vëllezër nga Bajza janë vënë në pranga, ndërsa një 34-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi kërcënuan me armë zjarri dhe goditën me sende të forta një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit se në aksin “Koplik – Shkodër” një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, organizuan menjëherë punën hetimore dhe operacionale. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gj. Gj., 63 vjeç, dhe P. Gj., 51 vjeç, banues në Bajzë. Ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tyre, K. Gj., 34 vjeç.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Nga hetimet paraprake rezulton se tre shtetasit kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të automjetit të 42-vjeçarit E. T., dhe pasi e kanë ndaluar pranë rrethrrotullimit në hyrje të Koplikut, e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë, si dhe 4 automjete të përdorura nga autorët.

    Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

  • “42-vjeçari u qëllua me sende të forta pasi…”/ Breshëri plumbash ndaj automjetit në Shkodër, ja kush është shënjestra

    “42-vjeçari u qëllua me sende të forta pasi…”/ Breshëri plumbash ndaj automjetit në Shkodër, ja kush është shënjestra

    Edison Tirana është personi që u qëllua mbrëmjen e sotme në Shkodër me 5 plumba në automjetin e tij teksa po lëvizte pranë rrethrrotullimit të Koplikut në Shkodër.
    Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur nga të shtënat por një shtetas është goditur me sende të forta ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Pas plumbave në makinë drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty por më pas disa persona e kanë goditur pasi ka dalë. Konflikti ka nisur që nga dogana në Hanin e Hotit teksa dy automjete kanë parakaluar njëra tjetrën disa herë gjatë rrugës.
    Në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe automjeti tip Benz është aksidentusr pranë një bordure tek një karburant. Drejtuesi i aksidentuar, shtetasi Edison Tirana ka dalë nga automjeti dhe ka vrapuar në disa ara aty afër por personat në makinën tjetër e kanë ndjekur dhe e kanë goditur me sende të forta.
    42 vjeçari Edison Tirana është dërguar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore është shoqëruar për të dhënë dëshminë e tij. Sipas burimeve policia ka identifikuar autorët të cilët janë ndaluar dhe po merren në pyetje nga policia. Autorët e dyshuar janë nga fshati Pjetroshan në Malësinë e Madhe. Efektivët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Shkodër / Informacion paraprak
    Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.
    42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • Sherri për parakalimin që përfundoi me plumba, si ndodhi ngjarja në Shkodër, 42-vjeçari me plagë në kokë dhe trup

    Sherri për parakalimin që përfundoi me plumba, si ndodhi ngjarja në Shkodër, 42-vjeçari me plagë në kokë dhe trup

    Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër–Hani i Hotit, ku është qëlluar me armë drejt një automjeti pas një konflikti mes disa personave.
    42-vjeçari Edison Tirana ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Shkodrës me dëmtime në kokë dhe trup, të dyshuara të shkaktuara me sende të forta.Lexo edhe :Related Posts
    “Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur shtetasi Edison Tirana, 42 vjeç, banues në Bericë, me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta”, njofton policia.

    Si ndodhi konflikti
    Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për parakalimin me makinë, ku nga Dogana e Hanit të Hotit dhe deri në Koplik dy personat kanë qenë në një “garë” në rrugë, e cila ka përfunduar me plumba.
    Gjatë sherrit, 42-vjeçari është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët më pas kanë qëlluar edhe me armë zjarri drejt automjetit të tij.
    Në vendngjarje janë angazhuar forcat “Shqiponja” dhe patrulla të shumta policie, të cilat po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv