Tag: formularin

  • Kandidati i Berishës në Vlorë pa arsim të lartë: Pse Dionis Sota figuron me dy emra?

    Kandidati i Berishës në Vlorë pa arsim të lartë: Pse Dionis Sota figuron me dy emra?

    Gazeta ‘TemA’ ka siguruar formularin e vetëdeklarimit dhe jetëshkrimin e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Dionis (Erjon) Sota, në të cilin bien në sy disa pasaktësi dhe elementë të pazakontë.
    Në formularin zyrtar të dorëzuar pranë KQZ-së, kandidati ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është “arsim i mesëm”, ndërkohë që në rubrikën për arsim të lartë ka shënuar “studim aktiv on-line/libra”, pa specifikuar asnjë institucion universitar apo program konkret studimi.

    Kjo do të thotë se kandidati i mbështetur nga Berisha për drejtimin e një prej bashkive më të rëndësishme të vendit nuk ka një arsim të lartë të përfunduar, dhe aktualisht ndodhet “në studim aktiv”, sipas vetëdeklarimit të tij. Një fakt që bie në kontrast me përvojën dhe profilin që kërkon ligji për drejtuesit e institucioneve vendore.
    Por ajo që tërheq vëmendjen edhe më shumë është ndryshimi i emrit të kandidatit.

    Në formularin e vetëdeklarimit për integritetin, të datës 18 tetor 2025, Dionis Anesti Sota ka shënuar se më herët ka mbajtur një tjetër emër: Erjon Sota. Sipas të dhënave të plotësuara, të dyja emrat lidhen me të njëjtin person — i lindur më 19 shkurt 1980 në Vlorë, me prindërit Anesti dhe Vasilika Sota.
    Kjo nënkupton se kandidati ka ndryshuar zyrtarisht emrin nga Erjon në Dionis, por pa bërë publik arsyet e këtij ndryshimi. Ligjërisht, ky fakt nuk përbën pengesë për kandidim, por përbën një element që kërkon transparencë ndaj publikut, sidomos kur bëhet fjalë për kandidatë që synojnë poste të zgjedhura.

  • Nuk keni vendosur ende universitetin tuaj? Përzgjedhja bëhet më e thjeshtë me U-Albania,  ja për çfarë shërben

    Nuk keni vendosur ende universitetin tuaj? Përzgjedhja bëhet më e thjeshtë me U-Albania, ja për çfarë shërben

    Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë.
    Më 29 korrik hapet zyrtarisht portali u-albania. Në këtë platform kanidatët për studentë do të gjejnë të gjitha informacionet dhe ofertat e reja akademike nga shkollat e larta.
    Brenda 6 ditësh do të duhet të përzgjedhin 10 degë për studimet e larta. Në 10 vjet të funksionimit të portalit U-Albania, drejtori i Rrjetit Akademik, Arjan Xhelaj tregon rrugën se si duhet të veprojnë maturantët në formularin A2.
    Por çfarë ndodh me aplikimin nëse të rinjtë janë me pushime apo jashtë të vendit? Në formularin A të rinjtë kanë mundësi të aplikojnë deri në 10 degë. Por çfarë këshillojnë specialistët për ta? Pas procesit të aplikimit në formularin A2, universitetet përpunojnë të dhënat e maturantëve duke shtuar edhe rezultatet e konkursve për ato dege që i aplikojnë.
    Në fund të gushtit nis shpallja e kandidateve fitues për të nisur më pas regjistrimet siaps raundeve në 40 institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat.
     
     

  • Nuk keni vendosur ende ku do të studioni? Gati portal U-Albania, ja për çfarë shërben

    Nuk keni vendosur ende ku do të studioni? Gati portal U-Albania, ja për çfarë shërben

    Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë.

    Më 29 korrik hapet zyrtarisht portali u-albania. Në këtë platform kanidatët për studentë do të gjejnë të gjitha informacionet dhe ofertat e reja akademike nga shkollat e larta.

    Brenda 6 ditësh do të duhet të përzgjedhin 10 degë për studimet e larta. Në 10 vjet të funksionimit të portalit U-Albania, drejtori i Rrjetit Akademik, Arjan Xhelaj tregon rrugën se si duhet të veprojnë maturantët në formularin A2.

    Por çfarë ndodh me aplikimin nëse të rinjtë janë me pushime apo jashtë të vendit? Në formularin A të rinjtë kanë mundësi të aplikojnë deri në 10 degë. Por çfarë këshillojnë specialistët për ta? Pas procesit të aplikimit në formularin A2, universitetet përpunojnë të dhënat e maturantëve duke shtuar edhe rezultatet e konkursve për ato dege që i aplikojnë.

    Në fund të gushtit nis shpallja e kandidateve fitues për të nisur më pas regjistrimet siaps raundeve në 40 institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat.

  • Matura Shtetërore, nisin aplikimet për formularin A1Z (Video)

    Matura Shtetërore, nisin aplikimet për formularin A1Z (Video)

    Janë hapur aplikimet online për Formularin A1Z nëpërmjet portalit e-Albania, për të gjithë maturantët e viteve të kaluara që duan të vijojnë studimet universitare këtë vit. Sipas të dhënave të publikura në portalin e-Albania, 1378 aplikime janë kryer, vetëm gjatë orëve të para të hapjes së shërbimit.
    Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 15 Korrik, ora 16:00. Portali E-Albania publikoi hapat që ndiqen për të aplikuar online për Formularin A1Z:
    Hyni në llogarinë tuaj si qytetar në e-Albania;
    Zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”;
    Zgjidhni Formularin A1Z dhe plotësoni të dhënat e kërkuara
    Klikoni “Dërgo” dhe paraqituni pranë shkollës për konfirmimin e aplikimit
    Shërbimi është falas dhe nuk kërkon dokumentacion shoqërues.
    Formulari A1Z është një formular që plotësohet nga cilido që ka përfunduar shkollën e mesme dhe procesin e maturës shtetërore, në një vit të caktuar para këtij aktualit. Formulari plotësohet në mënyrë që maturantët e viteve të kaluara të kenë mundësi të konkurrojnë për të studiuar në universitet këtë vit.

  • Matura 2025/ Rihapet portali për aplikimet e të rinjve në universitete, ja data e aplikimeve me Formularin A1/A1Z

    Matura 2025/ Rihapet portali për aplikimet e të rinjve në universitete, ja data e aplikimeve me Formularin A1/A1Z

    Sa më shumë afrohet data e aplikimeve në universitete, aq më tepër ngushtohet “laku” për maturantët e rinj e të vjetër. Por shpesh Ministria e Arsimit jep mundësi shtesë duke zgjatur afatet apo rihapur për të disatën herë afatin e aplikimeve me formularët A1 dhe A1Z.
    Plotësimi i tyre është një hap ndërmjetës midis gjimnazit dhe universitetit, pasi aty përcaktohen qartë lëndët me zgjedhje, të cilat jepen në provim dhe medoemos duhet të kenë lidhje me programin e preferuar për studime. Së paku, orientimin. Kështu, në mesin e javës së ardhshme, në datat 12 dhe 13 maj portali i maturës do të jetë i hapur për të pritur ndoshta maturantët e fundit që kanë mbetur pa aplikuar ende në portalin e dedikuar posaçërisht për maturën shtetërore.
    “QSHA urdhëron miratimin e periudhës së aplikimeve me formularin A1 dhe AIZ, për MSH 2025, në datat 12-13 maj 2025, ora 08.00 – 16.00. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar dhe institucionet arsimore”, citohet në urdhrin nr.92 të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, i cili ngarkon thuajse të gjitha njësitë apo zyrat arsimore vendore ta zbatojnë atë.
    PROCEDURA
    Sipas agjencisë, formulari A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor, ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore. Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/ A1Z, në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. Formularët A1/ A1Z plotësohen fillimisht “online” nëpërmjet portalit “e-Albania” dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati.
    “Maturanti/kandidati bën aplikim ‘online’ fillimisht në portalin qeveritar ‘e-Albania’ dhe më pas, në sistemin ‘Ematura’ në periudhën 3 shkurt-12 shkurt 2025. Aplikimi në sistemin ‘Ematura’ bëhet edhe sipas afateve të vendosura në QSHA”, citohet në njoftimin e AKAP.
    Brenda marsit do të caktohen qendrat ku do kryhen provimet, ndërsa baza e të dhënave për të gjithë maturantët do jetë gati brenda muajit prill. Referuar kalendarit të ministrisë, gjithçka do të ketë mbaruar më 20 qershor, kur të jenë verifikuar dhe konfirmuar në sistem rezultatet e të gjithë maturantëve.
    “Matura Shtetërore” është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin e formularëve A1 dhe A1Z. Formularin A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor, ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore. Plotësimi i formularëve A1/A1Z bëhet dy herë. Fillimisht “online” në portalin qeveritar “e-Albania”.
    Në këtë portal maturantët e bëjnë vetë plotësimin duke plotësuar fillimisht formularin A1/ A1Z, ku ruhen të dhënat personale si dhe provimet të cilave do t’u nënshtrohet, ose mbarten notat në rast se ka dhënë një ose më shumë provime, për ata që plotësojnë formularin A1. Më pas plotësimi i tyre bëhet në portalin e Maturës Shtetërore sipas një plani kalendar që pritet të publikohet nga MAS. Plotësimi i formularit A1Z bëhet në shkollat ekzistuese, ku kandidati ka bërë shkollën e mesme ose në shkollën ku e përcakton komisioni i Maturës Shtetërore. Procesi i plotësimit të formularit A1 dhe formularit A1Z nuk bëhet individualisht nga maturanti, por ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.
    Mbikëqyrësi pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem dhe vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, maturanti mund të përfundojë plotësimin e formularit A1. Në pikat 1-6 maturanti në bashkëpunim me mbikëqyrësin duhet të vendosë të dhënat personale dhe disa të dhëna të shkollës. Ndërsa në pikën 7 të formularit A1, maturantët duhet të shënojnë edhe nëse do të aplikojnë për studime jashtë vendit. Disa pika të këtij formulari plotësohen vetëm nga mbikëqyrësi, nga 10-14, ku në pikën 14 shënohet gjuha e huaj që në planin mësimor të shkollës trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar, në nivelin gjuhësor B1. Lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti dhe mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës, ku plotësohen formularët A1.

  • “Fshehu dënimin”, PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS- së në Qarkun e Shkodrës…

    “Fshehu dënimin”, PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS- së në Qarkun e Shkodrës…

    Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, kandidatin e PS për deputet në Shkodër, zona e Fushë Arrëzit, Ervin Doda. Në kallëzimin penal i cili mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, kandidati i PS akuzohet se ka fshehur të dhëna në formularin e dekriminalizimit për të shkuarën e tij, më konkretisht 5 muaj burg për veprat penale të dyshuara kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
    Sipas kallëzimit, Ervin Doda është arrestuar në vitin 2016 dhe ka bërë 5 muaj burg si dyshuar për veprat penale kanosje dhe armëmbajtje pa leje. (Në përfundim Doda është shpallur i pafajshëm).
    Doda ka plotësuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2023 në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Fushë Arrëzit, përfaqësues i PS.
    Gjithashtu, Ervin Doda ka plotësuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2025 si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
    Në kallëzimin e PD thuhet se Ervin Doda, në të dy formularët, duke iu përgjigjur pyetjes nr. 4, ka deklaruar se nuk ka qenë ndonjëherë i arrestuar për kryerjen e një vepre penale, ndërkohë që rezulton se ka bërë 5 muaj burg.
    Në këto kushte, në materialin kallëzues thuhet se kandidati për deputet Ervin Doda ka konsumuar elementet e veprës penale të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • KQZ i kthen formularin e dekriminalizimit Ilir Metës

    KQZ i kthen formularin e dekriminalizimit Ilir Metës

    Sipas raportimeve, Meta nuk ka deklaruar një ndalim në vitin 1992 për kryengritje, si edhe procesin në Gjykatën e Lartë për audiopërgjimin e ish-ministrit Dritan Prifti.
    Kjo në një kohë kur Meta po bën fushatën e tij nga burgu, pasi gjendet i arrestuar për hetime lidhur me vepra korruptive dhe pastrim parash.
    Më 29 mars, Meta ka shpërndarë nga burgu një audiomesazh për strukturat e forcës politike që drejton, duke dhënë edhe porositë për zgjedhjet e 11 majit dhe periudhën e fushatës zgjedhore.
    Meta u ka bërë thirrje strukturave dhe opozitës që të punojnë fort në mënyrë që 11 maji të jetë dita e fitores.
    Ai e ka etiketuar këtë si një mënyrë për t’u kujtuar të gjithëve se sa e rëndësishme është të mos humbasin asnjë sekondë për të folur me qytetarët.

  • KQZ i kthen në burg formularin e dekriminalizimit Ilir Metës

    KQZ i kthen në burg formularin e dekriminalizimit Ilir Metës

    Ilir Meta

    TIRANË-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka kthyer sërish në burg kreut të Partisë, Ilir Meta, formularin e dekriminalizimit të dorëzuar për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
    Meta nuk kishte deklaruar një ndalim në vitin 1992 për kryengritje, si edhe procesin gjyqësor në Gjykatën e Lartë për audio-përgjimin e Dritan Priftit. Pas riplotësimit, Ilir Meta pritet ta depozitojë sërish në KQZ. Ilir Meta kandidon për deputet në listën e hapur të Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qarkun e Tiranës. 
    Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga më 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë ku do të mbante një konferencë me gazetarët, por në hyrje të Tiranës, u ndalua nga efektivët e policisë që i vunë prangat. Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Edhe pse ka kërkuar disa herë një masë më të butë sigurie, me arsyetimin se kërkon të jetë pjesë e fushatës zgjedhore, kërkesat e tij janë rrëzuar nga GJKKO./ZËRI

  • KQZ i kthen formularin e dekriminalizimit në burg Ilir Metës, zbardhet arsyeja

    KQZ i kthen formularin e dekriminalizimit në burg Ilir Metës, zbardhet arsyeja

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer formularin e dekriminalizimit në burg presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas informacioneve, Meta nuk ka deklaruar një ndalim në vitin 1992 për kryengritje, si edhe procesin në Gjykatën e Lartë për audiopërgjimin e ish-ministrit Dritan Prifti.
    Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

  • 80 mijë shqiptarë deklaruan të ardhurat, një javë nga mbyllja e afatit mijëra të tjerë nuk e kanë plotësuar ende formularin

    80 mijë shqiptarë deklaruan të ardhurat, një javë nga mbyllja e afatit mijëra të tjerë nuk e kanë plotësuar ende formularin

    Kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e afatit zyrtar të deklarimit të të ardhurave, mijëra shqiptarë ende nuk e kanë plotësuar formularin.
    Sipas të dhënave nga tatimet pritshmëritë janë që 140 mijë individë duhet të plotësojnë deklaratën vjetore të të ardhurave. Por deri më tani rreth 50% e tyre e kanë zbatuar këtë detyrim ligjor.
    “Ne kemi evidentuar si individë që kanë të ardhura vjetore sipas kufirit të përcaktuar së bashku me ata që janë të dypunësuar rreth 140 mijë të punësuar. Deri më tani kanë dorëzuar formularin rreth 80 mijë individë. Jemi brenda afatit dhe cilido që ka paqartësi mund të informohet në faqen zyrtare të tatimeve”, deklaroi Rozana Çelmeta nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve.

    Administrata tatimore thotë se në faqen zyrtare të institucionit  gjendet informacioni i nevojshëm për cilindo që nuk ka njohuritë e duhura, lidhur me atë që njihet si DIVA. Por çfarë ndodh në përfundim të afatit zyrtar që është 31 Marsi, për të gjithë ata që nuk e kanë plotësuar formularin?
    “Ndryshe nga vitet e kaluara që ka qenë fundi i Prillit, këtë vit afati i dorëzimit të formularit është 31 Marsi. Për të gjithë ata që do e dorëzojnë këtë formular pas këtij afati, sistemi gjeneron automatikisht një penalitet prej 3 mijë lekësh. Ndërsa për ata që janë të dypunësuar dhe kanë detyrim për të paguar, shoqërohet me kamatëvonesa”, sqaron Çelmeta.
    Por cilido që ka plotësuar gabim deklaratën, ka një mundësi të dytë për korrigjim.
    “Cilido që mendon se i  ka plotësuar gabim të dhënat në deklaratë, ka mundësinë që dy herë brenda tre muajve nga fundi i afatit të mund ta korrigjojë. Më pas korrigjimi do të bëhet pranë drejtorisë rajonale ku individi është i regjistruar”, tha Çelmeta.
    Subjekt i deklarimit të të ardhurave janë të gjithë ata që kanë të ardhura bruto 1.2 milion lekë në vit dhe ata që janë të dypunësuar. Këtë vit detyrim kanë dhe ata që kanë të ardhura bruto mbi 50 mijë lekë të patatueshme, ku  përfshihen të ardhurat nga qira ditore, Air Bnb apo booking./vizionplus.tv