Tag: formës

  • Dyrnjaja bën “nul” vendimin e GJKKO për Ballukun: Sipas Komisionit të Venecias pezullimi bëhet vetëm kur ka vendim të formës së prerë

    Dyrnjaja bën “nul” vendimin e GJKKO për Ballukun: Sipas Komisionit të Venecias pezullimi bëhet vetëm kur ka vendim të formës së prerë

    Analisti Denis Dyrnjaja, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme ndaj zv/kryeministres Balluku për ta pezulluar nga detyra dhe për t’i penguar lëvizje jashtë vendit, u shpreh se Komisioni i Venecias thotë se pezullimi nga gjykata bëhet vetëm kur ka vendim të formës së prerë për organet e ekzekutivit, ku përfshihen ministrat, kryeministri dhe zëvendëskryeministri.
    “Komisioni i Venecias, që nuk e di as zonja Balluku, as këshilltarët e vet, as juristët e vet, as avokatët, ka dhënë një orientim, një orientim që është i zbatueshëm në të gjithë vendet e Bashkimit Europian, ku përfshihemi edhe ne nga pikëpamja legjislative.
    Që ndërhyhet nga gjykata vetëm kur ka vendim të formës së prerë në organet e ekzekutivit, ku përfshihen ministrat, kryeministri, zëvendës kryeministri. Kur ka vendim të formës së prerë. Pra, pezullimi duhet të bëhej në këtë.
    Gjykata vendos me formë të prerë fajësinë e personit dhe atëherë merret përsipër të ketë masa të karakterit bllokues, izolues, penalizues etj, shkarkim e çfarë pasojnë.
    Komisioni i Venecias ka shqyrtuar rastet, jo Shqipërinë, jo Ballukun, por të tjera dhe ka dalë me një konkluzion ku nuk mund të ndërhyjë organet e sistemit gjyqësor në organet ekzekutive pa patur një vendim të formës së prerë.
    Që personin praktikisht e dënon për x vepër penale në rastin konkret, mbas pesë vjetësh. Komisioni i Venecias sugjeron dhe rekomandon që nuk mund të ndërhyhet në ekzekutiv”- tha Dyrnjaja.

  • Kreu i SPAK/ Kemi zyrtarë shumë të lartë që…

    Kreu i SPAK/ Kemi zyrtarë shumë të lartë që…

    Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur mbrëmjen e sotme se Prokuroria e Posaçme ka treguar se asnjë person nuk është i paprekshëm pavarësisht pozicionit që kanë.
    Në një intervistë, Dumani tha se në mënyrë që puna e SPAK të konsiderohet e suksesshme duhen pritur dhe vendimet e formës së prerë të gjykatave. Ai deklaroi se ka zyrtarë shumë të lartë të cilët janë deklaruar fajtorë me vendime të formës së prerë të gjykatave
    “SPAK ka treguar se nuk ka të paprekshëm pavarësisht pozicionit që ata mbajnë, politik apo publik. Për prokurorët e SPAK është e rëndësishmë që ata të kenë hetime të suksseshme.
    Për t’u konsideruar i sukssesshëm në këto gjashtë vite duhet të presim dhe vendimet e gjykatave të formës së prerë dhe atëherë të gjykojmë më ftohtë dhe të jemi më realist në veprim. Kemi zyrtarë të lartë shumë të lartë, të mesëm dhe të ulët të cilët janë deklaruar fajtorë me vendime të formës së prerë të gjyakatave.”, u shpreh Dumani.

  • “Nuk kam vdekur, s’ka vendim të formës së prerë e as kam dhënë dorëheqje”, Veliaj rendit arsyet pse duhet të vazhdojë detyrën. GJK ndërpret seancën për 30 minuta

    “Nuk kam vdekur, s’ka vendim të formës së prerë e as kam dhënë dorëheqje”, Veliaj rendit arsyet pse duhet të vazhdojë detyrën. GJK ndërpret seancën për 30 minuta

    Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj renditi argumentet e tij para Gjykatës Kushtetuese se pse duhet të vazhdojë ushtrimin e detyrës. 
    Veliaj tha se duhet të rikthehet në detyrën e kryebashkiakut dhe kërkoi rrëzimin e vendimit të Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Ministrave. 
    Erion Veliaj: Kur nënkryetari i bashkisë vdes, nuk kam vdekur, besoj është provë prezença ime këtu. Kur humbet zotësinë juridike për të vepruar për vendim të formës së prerë, nuk ka vendim.Kur kandidon për deputet. Nuk ishte nga ata kreytarë bashkie që kandiduan për deputetë. 
    Nuk është banor i përhershëm i bashkisë. Jam vetëm përkohësisht në Durrës se kjo masë është e përkohshme. Jep dorëheqjen. Nuk më është kërkuar dhe nuk e kam dhënë dorëheqjen. Nuk pranon të bëjë betimin. Pikërisht se kam bërë betimin, jam këtu. 
    ***
    Pas dëgjimit të argumenteve nga Veliaj dhe avokatët e tij, kryetarja e GJK, Holta Zaçaj ndërpreu seancën për 30 minuta. 

  • Është dënuar apo jo me vendim të formës së prerë? Irena Gjoka shkakton debat në Komisionin e Ligjeve

    Është dënuar apo jo me vendim të formës së prerë? Irena Gjoka shkakton debat në Komisionin e Ligjeve

    Deputetët e opozitës i kërkuan Prokurorisë së Përgjithshme llogari për mos dërgimin në KLGJ të konstatimit të shkeljeve të gjyqtares Irena Gjoka.
    “Si shpjegohet që kjo zonjë vijon të jetë në detyrë dhe vazhdimisht i caktohen çështjet që kanë të bëjnë me liderët e opozitës”, tha deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
    “Sot që ne flasim, personi në fjalë ka çështje shumë sensitive, jo vetëm me politikën, por edhe me krimin e organizuar. Ne momentin që do të merret vendimi për t’u larguar nga sistemi kjo zonjë, mundet që çështjet të çohen në Strasburg dhe t’i shkaktohet shtetit dëm i madh”, tha Belind Këlliçi.
    “Ju thatë se ajo është e dënuar me vendim të formës së prerë. Unë nuk kam arritur në konkluzion që është dënuar me vendim të formës së prerë”, u përgjigj përfaqësuesi i Prokurorisë, Kostaq Beluri.
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi, sipas së cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme është e dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.
    Në Gjykatën e Posaçme Gjoka ka gjykuar çështjet e dy drejtuesve kryesorë të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

  • 10 vite që endet gjyqeve për një dyqan, qytetari nga Bulqiza proteston para SPAK (VIDEO)

    10 vite që endet gjyqeve për një dyqan, qytetari nga Bulqiza proteston para SPAK (VIDEO)

    Një qytetar nga Bulqiza, i identifikuar si Sherif Duriçi, i cili prej 10 vitesh endet dyerve të gjykatave për një çështje pronësie, në kushtet kur nuk ka marrë zgjidhje, ka dalë të protestoj këtë të premte para dyerve të SPAK. 
    Duriçi tregon për mediat se saga e tij gjyqësore është për një vendim të formës së prerë, mbi pronësinë e një dyqani që ndodhet në Bulqizë. 
    “Protestoj një vendim i formës së prerë, u bënë 10 vjet që më rri në Gjykatën e Apelit dhe më është pezulluar. Për këtë arsye protestoj. Kërkoj të më jepet drejtësi për ata që më takon. Është për një dyqan që ndodhet në Bulqizë. Është në Apel, u bëmë 10 vite që rri atje. Është urdhër ekzekutiv dhe vendim i formës së prerë që nuk ka të drejtë të gjykohet por është gjykuar. Unë kërkoj të drejtën që më takon, por këta gjyqtarë nuk gjykojnë drejt. Këtu na thonë se do të gjykojmë gjyqtarët por nuk po shohim asgjë, prandaj kam dal këtu të kërkoj të drejtën time”, tha Sherif Duriçi për mediat. 
    Në procesverbalet e gjykatës që ai posedon bie në sy se anëtar i trupit gjykues për çështjen e tij në Apel, është edhe gjykatësi i ndjerë Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua nga Erion Shkambi në sallën e gjyqit pasi komunikoi vendimin për një çështje pronësie për një pallat në Shkodër. 
     
     
     
     

  • ‘I pushkatuar politikisht’, Gjokutaj: Rama po përdor Gjykatën Kushtetuese për të mbajtur Veliajn në detyrë dhe për të shtyrë zgjedhjet

    ‘I pushkatuar politikisht’, Gjokutaj: Rama po përdor Gjykatën Kushtetuese për të mbajtur Veliajn në detyrë dhe për të shtyrë zgjedhjet

    Avokati Genc Gjokutaj, në një intervistë në edicionin e lajmeve në Syri TV, foli rreth procedurës së ndjekur për shkarkimin e Erion Veliajt, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi ligjshmërinë dhe motivet politike të këtij vendimi. Gjokutaj hodhi dritë mbi përplasjen mes Këshillit të Ministrave, Këshillit Bashkiak dhe Gjykatave Kushtetuese e Administrative, duke e cilësuar shkarkimin si një manovër që synon më shumë të pengojë procesin zgjedhor sesa të zbatojë ligjin.

    Avokati u shpreh se, Veliaj, i përballur me një vendim të Këshillit të Ministrave për largim nga detyra, kërkon strehë ligjore në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim pezullimin e menjëhershëm të vendimit. Ai thekson se kjo është një lojë me kohën, që i leverdis politikisht Veliajt dhe mazhorancës, ndërkohë që përgjegjësia ligjore për shqyrtimin e çështjes sipas tij i takon Gjykatës Administrative.

    Në vijim, avokati ngre alarmin se shkarkimi i një të zgjedhuri vendor, në mungesë të një vendimi të formës së prerë, është jo vetëm antikushtetues, por edhe një precedent i rrezikshëm për demokracinë lokale. Ai e konsideron këtë si një “pushkatim politik” ndaj Veliajt, që në thelb ka synimin për të pezulluar zgjedhjet dhe për të zgjatur pa legjitimitet politik status quo-në në Bashkinë e Tiranës.

    Pjesë nga deklarata:

    E gjithë dispozita e nenit 115 flet për rastet kur legjitimohet për antikushtetutshmëri vendimi i qeverisë. Shkeljet kushtetuese e detyrojnë Gjykatën Kushtetuese ta gjykojë këtë çështje. Unë mendoj se çështja në GJK nuk do të gjykohet për moskompetencë. Dy rastet e tjera janë: vendimi i formës së prerë, pika 2 e nenit 62 për qeverisjen vendore, dhe pika 3 mbi bazën e të cilës është bërë propozimi për shkarkim nga këshilli bashkiak për mosparaqitje në punë për tre muaj.

    Unë mendoj që kjo dispozitë e propozuar nga këshilli bashkiak dhe e miratuar nga Këshilli i Ministrave mund të jetë në kufijtë e shkeljes administrative, si një vendim administrativ i këshillit bashkiak. Nuk mendoj që është kompetencë e GJK-së, por e Gjykatës Administrative.

    Leverdia e zotit Veliaj në lidhje me këtë konflikt që ka me VKM-në që e shkarkon nga detyra është se dëshira është të shkojë në GJK, sepse, me të marrë ankimimin, menjëherë çështja pezullohet. Pezullimi i kësaj çështjeje i intereson, sepse i jep kohë.

    Ndërsa në Gjykatën Administrative ndiqet një procedurë tjetër, çështja vazhdon. Avokatët duhet t’i bëjnë gjyqtarit një kërkesë dhe t’i kërkojnë pezullimin e VKM-së, pra pezullimin e shkarkimit, deri kur Gjykata Administrative të marrë një vendim të formës së prerë.

    Kjo çështje, në njërën nga gjykatat, do të gjykohet. Kështu që edhe nëse nuk e gjykon GJK-ja, ajo e kalon për kompetencë tek Gjykata Administrative.

    Ajo që i intereson Ramës dhe qeverisë është koha deri kur gjykatat do të marrin një vendim përfundimtar. Le të shikojmë, sepse Gjykata e Apelit zgjat në kohë. Është më e vështirë sa i përket pezullimit, sepse sigurisht gjyqtari administrativ nuk ka mbrojtjen që ka një gjyqtar kushtetues në vendimmarrje dhe do të ketë një trysni të madhe ndaj atij gjyqtari, i cili mund të marrë një vendim për pezullimin e ekzekutimit të VKM-së.

    Erion Veliaj mund të mbetet në detyrë dhe kjo pastaj pezullon shpalljen e datës së zgjedhjeve dhe shtyn zgjedhjet.

    Avokatët e Veliajt i janë drejtuar GJK-së dhe do të shikojmë çfarë do të ndodhë. A do t’i japë kompetencë gjykimi vetes apo do të shpallë moskompetencë dhe do t’ia kalojë Gjykatës Administrative?

    Problemi është se janë tre pika, Shkelje e rëndë e Kushtetutës, ku qeveria e bën vetë drejtpërdrejt, por konkretisht nuk mund ta bëjë vetë sepse ka një proces penal dhe duhet një vendim i formës së prerë për të prishur mandatin.

    Aq e vërtetë është kjo, sa që ka dispozita procedurale për masë sigurimi arrest me burg. Nuk lejohet dhe një masë plotësuese, ndaluese, siç është shkarkimi nga detyra i zyrtarit. Ligji lejon arrestimin, por jo shkarkimin e personave të zgjedhur. Për të zgjedhurit pritet vendimi i formës së prerë. Ky është rasti.

    Rasti i 3 muajve është një mbledhje e thjeshtë dhe nuk ka nevojë për verifikim. Veliaj është pushkatuar politikisht dhe kjo kuptohet lehtë.

  • Shkarkimi i Veliajt, analisti: Veprim i atyre që donin ta asgjësonin politikisht

    Shkarkimi i Veliajt, analisti: Veprim i atyre që donin ta asgjësonin politikisht

    Analisti, Arben Meçe tha se shkarkimi i Erion Veliajt është aksioni i atyre që deshin ta asgjësonin politikisht.
    Meçe u shpreh se Veliaj nuk duhet të ishte shkarkuar pa vendim të formës së prerë, por të shkarkohej për shkeljen e tij ligjore, pasi nuk është paraqitur në punë prej tre muajsh.
    Ai theksoi se në demokraci nuk funksionon shkarkimi në këtë formë, pa vendim të formës së prerë, pasi një drejtues politik i fuqishëm mundet që të vendosë nën kontroll Prokurorinë dhe të asgjësojë kundërshtarët e tij politikë.“Aksioni i sotëm i shkarkimit të Erion Veliajt nuk është aksioni i opozitës, por aksioni i atyre që deshin ta asgjësonin politikisht Erion Veliajn.
    Sepse sa u debatua sot çështja e një prokurori i cili në Shqipëri ka arritur një pushtet kaq maksimal, sa ai mund të të marrë, të futë në burg dhe të izolojë.
    Dhe nga ai moment prodhohen të gjitha kushtet që u krijuan. Që ti një politikan ta heqësh nga skenat politike sepse, tre muaj nuk ka vajtur në krye të detyrës. Dhe midis Berishës dhe Veliajt, ka një ndryshim në parim. Berisha është politikan dhe dispozita kushtetuese ka një hapësirë që ka të bëjë me mungesën e arsyeshme apo të paarsysehsme.
    Kurse për kryetarin e bashkisë ka të bëjë me funksionalitetin. Por në dispozitat ligjore dhe kushtetuese për shkarkimin e një funksionari të lartë politik kudo qoftë ky në bashki, qoftë si deputet ka një dispozitë shumë serioze, që ka të bëjë me dënimin e formës së prerë.
    Dhe pse themi e formës së prerë. Ky ligj është futur në Shqipëri, kur unë kam qenë deputet dhe ka pasur debat të madh për këtë ligj. Sepse në perceptimin tim të manipuluar politikisht apo jo, por edhe në perceptimin moralist.
    Në momentin kur prokuroria të merr të pandehur pala tjetër hidhet dhe thotë, ti je i fajshëm dhe duhet të japësh dorëheqjen. Por demokracia nuk funksionon në këtë formë. Kur u fut ky ligj unë kam bërë debat të madh dhe grupi i PD u nda në dy pjesë.
    Një pjesë e cila dëgjonte ndërgjegjen e vetë që një person që e merrte prokuroria e bënin të fajshëm dhe të japë dorëheqjen. Arben Rakipi ka qenë relatori i kodit dhe i legjislacionit dhe ngriti me përmasa këtë çështje. Në asnjë vend të botës nuk ekziston ekspozita që t’i i ndërpret mandatin funksionarit politik pa dënim të formës së prerë. Sepse një drejtues i fuqishëm vendos nën juridiksionin e plotë prokurorinë për të gjithë kundërshtarët politikë”, tha Meçe

  • Realizoi golin e parë me fanellën e Liverpool, reagon Isak: Jam ende larg formës time më të mirë

    Realizoi golin e parë me fanellën e Liverpool, reagon Isak: Jam ende larg formës time më të mirë

    24 Shtator 2025

    9:10

    Telesport

    Sulmuesi i Liverpool, Alexander Isak, ka pranuar se është ende herët në udhëtimin e tij drejt formës më të mirë fizike, pasi luajti 45 minuta gjatë fitores 2-1 kundër Southampton në Kupën e Ligës.
    Isak shënoi golin e tij të parë për klubin, pasi i çoi “reds” në avantazh në pjesën e parë, përpara se të zëvendësohej nga Hugo Ektike, i cili shënoi dhe më pas u largua nga fusha me karton të kuq.
    “Jam në rrugën e duhur për t’u rikthyer në formë. Ndihem mirë, por padyshim që është herët. Liverpool është një ekip i shkëlqyer për të qenë pjesë e tij. Do të bëhet vetëm më mirë”, tha Isak.
    Gjatë pushimit të pjesës së parë, Isak qëndroi në Anfield për të vazhduar vrapimin në vend që të shkonte në tunel për një bisedë ekipore nga Arne Slot. Ai shtoi: “Ishte një përvojë e re! Ishte qesharake. Duhet të rikthehem në formë“.
    Isak do të jetë sulmuesi i vetëm natyral në skuadrën e Liverpool që do të përballet me Crystal Palace të shtunën, pas përjashtimit të Ekitike.

  • Thuram: S’jam ende në 100% të formës por është normale, kjo fazë përgatitore ishte e vështirë

    Thuram: S’jam ende në 100% të formës por është normale, kjo fazë përgatitore ishte e vështirë

    18 Gusht 2025

    9:38

    Telesport

    Sezoni i ri për Inter është në prag. Skuadra e trajnerit Christian Chivu bëri një paraqitje të mirë në miqësoren e fundit ndaj Olympiacos, duke fituar 2-0.
    Protagonist në këtë miqësore ishte edhe sulmuesi Marcus Thuram, i cili bëri një vlerësim të kësaj faze stërvitore të skuadrës zikaltër.
    “Jemi ende të lodhur nga javët e vështira të përgatitjes, por është mirë të luajmë në këtë vapë sepse na përgatit për debutimin tonë në kampionat“, tha sulmuesi francez për Inter TV.
    “Ne fituam kundër Olympiacos pa pësuar gol, që ishte edhe qëllimi ynë. Jemi të lumtur. Nuk jam 100% ende, por po punoj për t’u rikthyer në formën time më të mirë”, tha Thuram.
    Në fund, ai komentoi: “Tifozët në Bari ishin të jashtëzakonshëm, na dukej sikur ishim në San Siro. Ishte e bukur”.

  • Vendimi i formës së prerë/ U shkarkua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano do të përfitojë rreth…

    Vendimi i formës së prerë/ U shkarkua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano do të përfitojë rreth…

    Gledis Nano do të përfitojë me vendim të formës së prerë 60 paga të 5 viteve si drejtor policie, një vlerë që në total përllogaritet në rreth 100 mijë euro.
    Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka fituar përfundimisht betejën me qeverinë sa i përket shkarkimit të tij nga detyra në Gusht të vitit 2022.
    Gjykata Administrative e Apelit i ka dhënë të drejtë Gledis Nanos, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që e konsideron të paligjshëm shkarkimin e tij si Drejtor të Policisë së Shtetit.
    Të njëjtin vendim kishte dhënë edhe Shkalla e Parë e Administratives, por që ishte dërguar në Apel nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
    Tashmë, ka një vendim të formës së prerë nga Apeli i Administratives që e bën të detyrueshëm lëvrimin e pagave për Gledis Nano si titullar i Policisë. Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022 me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat.
    Gledis Nano aktualisht është një kandidaturë e fortë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.