Tag: formën

  • Iu kap rreth 1.4 ton kokainë e heroinë, dërgohen për gjykim 2 trafikantë droge

    Iu kap rreth 1.4 ton kokainë e heroinë, dërgohen për gjykim 2 trafikantë droge

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim dy trafikantë droge të një grupi kriminal në Zvicër.
    Më konkretisht bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Bakalli alias Shkembim Cërmanji, i cili dyshohet se ka qenë kreu i grupit dhe është marrë i pandehur për veprat penale:

    “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 15 (pesëmbëdhjetë) episode,
    “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit,
    “Falsifikim i dokumenteve”, (sa i përket lejes së drejtimit të automjetit/patentës kosovare),
    “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, (sa i përket pasaportës kosovare),
    “Falsifikim i akteve të gjendjes civile”, (sa i përket kartës së identitetit kosovar).

    Po ashtu, edhe shtetasi Erjon Loci, i cili është marrë i pandehur për veprat penale:

    “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 6(gjashtë) episode,
    “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes,

    Në total, grupit kriminal ku ata bënin pjesë u janë sekuestruar rreth 1.4 ton kokainë, heroinë dhe marijuanë, si dhe rreth 10 mijë tableta eksztazi. SPAK bën me dije se ky grup krimiminal është goditur pas zbërthimit të bisedave në aplikacionet e enkriptuara “Sky ECC”, “Threma” dhe “Signal”.
    Gjatë viteve 2018-2024, SPAK thotë se ky grup kriminal ka importuar drejt Zvicrës sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe ecstasy, që sigurohej kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania.

  • Duaja islame e Cristianos

    Duaja islame e Cristianos

    Krahas golit në një finale, moshës në të cilën ende luan, Cristiano Ronaldo ishte lajm të dielën mbrëma dhe për duanë(lutjen) e tij në formën klasike islame.
    Portugezi që po luan vitet e fundit në Saudi është shfaqur qartazi si një musliman në emocionet e ndëshjes që po luhej, duke e ndjekur nga stoli, së paku në formën e lutjes për fitore.
    Kështu, në pamundësi për t’u ditur nëse është mbjellë diç islame në të brendshmen e tij – zemrën – së paku së jashtmi është forma se si ai i drejtohet Zotit.
    Ronaldo po prek të ‘40-at në fushë, duke qenë po aq rinor në lojë sa ç’ishte kur nisi t’i tregonte botës gjenialitetin e tij në fushë.
    Të dielën, ai ngriti kupën e Europe League, një trofe që ngjante dhe si përgjigje e Zotit për lutjen e tij ashtu siç Krijuesi e ka caktuar që duhet lutur – me pëllëmbë nga Ai e jo gishta të puthitur – kur është fjala për mënyrën e mbajtjes së duarve. /tesheshi.com/            

  • Burg trafikantëve të Finlandës, grupet kriminale shqiptare dërguan kokainë dhe drogë sintetike në vendin nordik

    Burg trafikantëve të Finlandës, grupet kriminale shqiptare dërguan kokainë dhe drogë sintetike në vendin nordik

    Gjykata e Posaçme konfirmoi masat “arrest me burg” për të arrestuarit e operacionit midis Shqipërisë dhe Finlandës që goditi disa grupe kriminale që merreshin me prodhim e trafikim të lëndëve narkotike dhe atyre sintetike.

    Në kuadër të këtij operacioni u lëshuan masa sigurie “arrest me burg” për 11 shtetas shqiptarë, dhe prej tyre janë ekzekutuar vetëm 9.Lexo edhe :Related Posts
    Grupet kriminale kanë trafikuar në Finlandë 170 kg amfetaminë, ndërsa droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të vendit nordik.

    Procedimi penal u regjistrua në qershor 2023, pasi pala finlandeze sinjalizoi SPAK për aktivitetin masiv kriminal të disa shtetasve shqiptarë atje.
    Bëhet fjalë për të paktën 4 grupe kriminale, krerët e të cilëve e drejtonin aktivitetin nga Shqipëria. Dy prej tyre tha SPAK janë me origjinë nga Vlora, ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve të bandave  janë nga  Kuçova dhe Berati.
    Në konferëncën e mbajtur pak ditë më parë përë këtë operacion prokurori finlandez vuri në dukje faktin se anëtarët e bandave shqiptare fshiheshin pas një pune të zakonshme atje.
    Në total, gjatë këtij hetimi është sekuestruar rreth 300 kg drogë, po ashtu janë sekuestruar 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumente.
    Akuzat
    -Besnik Spata, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    -Erind Agalliu (alias Teneqexhiu), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,
    -Altin Musta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    –Kevin Qevani, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    -Toni Kota (alias Tavani), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal,  si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    –Geraldo Seferaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    -Eltion Myftari, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    -Ledjon Hoxha, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    -Dorjan Luzaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    Sipas SPAK, grupet kriminale të goditura kanë trafikuar në territorin e Republikës së Finlandës 400 kg amfetaminë, teksa bëhet me dije se droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës
    SPAK njoftoi se janë sekuestruar, 8 automjete, 13 telefona celularë si dhe prova shkresore të ndryshme./vizionplus.tv

  • Kontrollonin trafikun ndërkombëtar të drogës, GJKKO lë në burg 9 personat e arrestuar pas operacionit të përbashkët Shqipëri-Finlandë

    Kontrollonin trafikun ndërkombëtar të drogës, GJKKO lë në burg 9 personat e arrestuar pas operacionit të përbashkët Shqipëri-Finlandë

    Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e arrestuar pas operacionit të përbashkët Shqipëri-Finlandë kundër trafikut të drogës disa ditë më parë.

    Në total, u lëshuan masa sigurie  “arrest me burg” për 11 shtetas shqiptarë, por u ekzekutuan vetëm 9 masa.Lexo edhe :Related Posts
    Ditën e sotme, GJKKO la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për personat e arrestuar: Dorjan Luzaj, Geraldo Seferaj, Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu alias Agalliu, Kela Qevani, Ledion Hoxha, Besnik Sparta dhe Altin Musta.

    -Besnik Spata, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    -Erind Agalliu (alias Teneqexhiu), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,
    -Altin Musta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    –Kevin Qevani, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    -Toni Kota (alias Tavani), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal,  si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    –Geraldo Seferaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    -Eltion Myftari, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    -Ledjon Hoxha, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    -Dorjan Luzaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    Sipas SPAK, grupet kriminale të goditura kanë trafikuar në territorin e Republikës së Finlandës 400 kg amfetaminë, teksa bëhet me dije se droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës
    SPAK njoftoi se janë sekuestruar, 8 automjete, 13 telefona celularë si dhe prova shkresore të ndryshme./vizionplus.tv

  • U kthye nga dëmtimi dhe përfundoi menjëherë në formacionin më të mirë të javës, Gjimshiti është në formën e duhur

    U kthye nga dëmtimi dhe përfundoi menjëherë në formacionin më të mirë të javës, Gjimshiti është në formën e duhur

    Berat Gjimshiti shqetësoi jo pak opinionin sportiv në Shqipëri, me dëmtimin që pësoi një javë më parë. Por fatmirësisht lëndimi ishte i lehtë dhe kapiteni i Kombëtares iu rikthye stërvitjes brenda pak ditëve.
    Mbrojtësi i Atalantës hyri përsëri në fushë përballë Leçes, ku tregoi se vazhdon të jetë në formën e duhur. Gjimshiti është vlerësuar me notën 8 nga “Sofascore”. Një vlerësim që e ka bërë pjesë të formacionit më të mirë të javës së 34-t të Serisë A./Sport Ekspres/

  • Për Çfarë Përdoret Vitamina B10 Dhe Dozat e Duhura

    Për Çfarë Përdoret Vitamina B10 Dhe Dozat e Duhura

    Vitamina B10 (PABA) është një përbërës organik që gjendet tek disa ushqime industriale.

    Një herë e një kohë, ky përbërës përfshihej në formulën e kremit mbrojtës kundër djellit, madje shpesh është përdorur edhe për të ngjyrosur flokun e thinjur.
    Ajo konsiderohet pjesë e kompleksit të vitaminave B, ndonëse praktikisht nuk është një vitaminë.
    Trupi e sintetizon këtë përbërës falë baktereve të stomakut dhe më pas e vë në përdorim për prodhimin e folatit ose siç njihet ndryshe vitamina B9.
    Kjo sasi është gjithësesi e pamjaftueshme dhe kjo është arsyeja përse folati rekomandohet edhe si suplement.
    B10-a besohet t’i bëjë mirë lëkurës dhe flokëve kur merret në formën e një suplementi.
    Ajo është një prodhim industrial që shitet në formën e pilulave, pluhurit, ekstraktit dhe pomadave.
    Për Çfarë Përdoret Vitamina B10 Dhe Rreziqet Potenciale
    Përveç mbrojtjes kundër dielli, ky përbërës organik ndihmon për problemet me lëkurën, elasticitetin e saj dhe pigmentimin e lëkurës.
    Sa i përket flokëve, ky përbërës në formën e suplementit , besohet të ndihmojë në eliminimin e problemit të thinjave.
    Ky besim bazohet në studime shumë të hershme ku tregohej se si B10 ndihmonte flokun të kthehej në ngjyrën fillestare.
    Në ditët e sotme, ky përbërës nuk shtohet më në kremërat e djellit dhe rrallë herë mund të gjendet në dyqane kozmetike.
    Ky vendim ka ardhur pas disa pretendimeve  që ky përbërës shkakton reagime alergjike siç janë skuqja dhe kruarja e lëkurës.
    Nga ana tjetër, ekspertët besojnë se ky suplement mund të ndërveprojë negativisht me disa antibiotikë dhe të shkatërrojë efikasitetin e tyre.
    Sipas tyre, gjurmët e këtij përbërësi akumulohen në veshka, që do të thotë se njerëzit me probleme me mëlçinë apo veshkat nuk duhet të marrin kësi suplementësh pa mbikqyrjen e mjekut.
    Sipas ekspertëve, aplikimi në lëkurë i këtij suplementi besohet të jetë i sigurtë por nëse përdorni një produkt kozmetik me përmbajtje B10 dhe keni reagim alergjik, ndërpriteni përdorimin menjëherë./AgroWeb.org

  • FOTO/ Paloka ironizon Ramën: Edhe mbështetësit i vendos në formën e Noc Rrokut, vetë është koka…

    FOTO/ Paloka ironizon Ramën: Edhe mbështetësit i vendos në formën e Noc Rrokut, vetë është koka…

    ryetari i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka shpërndarë në Facebook një foto nga një takim elektoral i kryeministrit Edi Rama, që tërheq vëmendjen për mënyrën se si janë ulur pjesëmarrësit.
    Në imazh, vendosja e tyre krijon ‘një formë të pazakontë’, me Ramën qëndron në qendër. Paloka shoqëron foton me një koment ironik, duke thënë: “Edhe mbështetësit në formën e Noc Rrokut i vendos. Vetë si gjithmonë është koka…”. Komentuesit në rrjet kanë mbështetur idenë e Palokës, duke theksuar se rastësia, në këtë rast, ka një domethënie të qartë. Postimi ka shkaktuar reagime të shumta, ku shumë përdorues kanë komentuar në postimin e Palokës.

  • Paloka poston foton: Edhe mbështetësit në formën e Noc Rrokut i vendos, vetë Rama është…

    Paloka poston foton: Edhe mbështetësit në formën e Noc Rrokut i vendos, vetë Rama është…

    Edi Paloka ka postuar një foto nga një takim elektoral i kryeministrit Edi Rama. Ai shoqëron foton me një koment ironik, duke thënë: ”Edhe mbështetësit në formën e Noc Rrokut i vendos. Vetë si gjithmonë është koka…”. Postimi ka shkaktuar reagime të shumta, ku shumë përdorues kanë komentuar në postimin e Palokës.

  • Fushata me aheng e Ramës, Paloka: I ka vënë të kërcejnë si majmunë dhe zbavitet duke i parë

    Fushata me aheng e Ramës, Paloka: I ka vënë të kërcejnë si majmunë dhe zbavitet duke i parë

    Edi Rama, kryeministër dhe kryetar i PS-së, ka çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit me një miting, në formën e spektaklit në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.
    Ndërkohë që po prezantohen kandidatët duke e shoqëruar këtë me muzikë tradicionale sipas qarqeve, duke i dhënë mitingut të hapjes së fushatës formën e një feste, deputeti demokrat Edi Paloka ka ironizuar në rrjetet sociale atë që po ndodh në sheshin Skënderbej.
    “I ka vënë të kërcejnë si majmunë dhe ai zbavitet duke i parë. Të kopjuar e ka dhe këtë!
    Shoku Stalin dikur i vinte anëtarët e Byrosë të kërcenin para tij. Pastaj i pushkatonte”, shkruan Paloka.
    Ndërkohë në një tjetër postim, deputeti demokrat e cilëson Edi Ramën si ‘xhaja’ që ka zgjedhur 12 si simbolikë të hapjes së fushatës : data 12, ora 12, qarqe 12…
    “Ka harruar vetëm 12,22,32…ministra, deputetë, kryetare bashkie e funksionare të lartë që ka në burg”, shkruan Paloka.

  • Fushata me aheng e valle e Ramës, Paloka: I ka vënë të kërcejnë si majmunë dhe zbavitet duke i parë

    Fushata me aheng e valle e Ramës, Paloka: I ka vënë të kërcejnë si majmunë dhe zbavitet duke i parë

    Edi Rama, kryeministër dhe kryetar i PS-së, ka çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit me një miting, në formën e spektaklit në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë. Ndërkohë që po prezantohen kandidatët duke e shoqëruar këtë me muzikë tradicionale sipas qarqeve, duke i dhënë mitingut të hapjes së fushatës formën e një feste, deputeti demokrat Edi Paloka ka ironizuar në rrjetet sociale atë që po ndodh në sheshin Skënderbej.
    “I ka vënë të kërcejnë si majmunë dhe ai zbavitet duke i parë. Të kopjuar e ka dhe këtë!
    Shoku Stalin dikur i vinte anëtarët e Byrosë të kërcenin para tij. Pastaj i pushkatonte”, shkruan Paloka. Ndërkohë në një tjetër postim, deputeti demokrat e cilëson Edi Ramën si ‘xhaja’ që ka zgjedhur 12 si simbolikë të hapjes së fushatës : data 12, ora 12, qarqe 12…
    “Ka harruar vetëm 12,22,32…ministra, deputetë, kryetare bashkie e funksionare të lartë që ka në burg”, shkruan Paloka.