Një ekip kërkimor kinez ka zhvilluar robotin amfib më të vogël dhe më të lehtë në botë, i aftë të transformohet në çdo formë të dëshiruar.Roboti i zhvilluar nga studiuesit në Universitetin Tsinghua, është i gjatë 9,0 centimetra dhe peshon vetëm 25 gramë.
Ai mund të arrijë një shpejtësi prej 1,6 metrash në sekondë. Së fundmi, ekipi projektoi një aktivizues miniaturë që lejon mikrorobotët të ndryshojnë formën dhe të “kyçen” në konfigurime specifike, duke përmirësuar ndjeshëm përshtatshmërinë e tyre në mjedise të ndryshme.Duke përdorur këtë aktivizues në një dizajn modular të stilit të bllokut të ndërtimit, studiuesit krijuan robotin amfib, i cili mund të transformojë strukturën e tij për të vrapuar dhe fluturuar, duke demonstruar shkathtësi dhe manovrim të avancuar.
Sipas profesorit që drejtoi ekipin hulumtues, Zhang Yihui, roboti përbëhet nga disa komponentë, përfshirë rotorët, një motor, një kontrollues dhe një furnizim me energji elektrike, të gjithë të mundësuar nga aktivizuesit.
Tag: formë
-

Kinë/ Shpiket roboti më i vogël amfib që ndryshon formë
-

Futbollistët kuqezi shkëlqejnë në Europë:Gola, spektakël dhe paraqitje dinjitoze
Futbollistët e Kombëtares shqiptare vijojnë të tregojnë formë të mirë në kampionatet europiane, duke dhënë sinjale pozitive në prag të grumbullimeve të ardhshme me ekipin kombëtar.Adrion Pajaziti realizoi golin e tij të parë me fanellën e Goricës në Kroaci, duke lënë gjurmë që në paraqitjet e para. Një tjetër mbrojtës që tregoi formë të lartë ishte Marash Kumbulla, i cili gjeti rrugën e rrjetës për Espanyolin në ndeshjen kundër Getafes.Në Premier League, Armando Broja regjistroi paraqitjen e tij të dytë si titullar me Evertonin, duke luajtur për 63 minuta. Nga Rusia, Mirlind Daku dhuroi një asist të rëndësishëm në përballjen ndaj Dinamos së Moskës, duke konfirmuar ndikimin e tij në sulm.Fundjava ishte aktive për emra të njohur si Rey Manaj, Myrto Uzuni, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe portieri Elhan Kastrati. Ndërkohë, Enea Mihaj jo vetëm që ishte titullar për Famalicaon në Portugali, por mbajti edhe shiritin e kapitenit, një tregues i besimit dhe rëndësisë që ka për skuadrën.Medon Berisha dhe Jasir Asani u aktivizuan gjatë pjesës së dytë për ekipet e tyre, duke kontribuar në fushë me energji dhe angazhim.Paraqitjet e mira të kuqezinjve në klubet respektive janë një ogur i mirë për Kombëtaren, që shpreson të mbështetet te forma e lojtarëve në ndeshjet e ardhshme zyrtare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Futbollistët e Kombëtares shqiptare vijojnë të tregojnë formë të mirë në kampionatet europiane, duke dhënë sinjale pozitive në prag të grumbullimeve të ardhshme me ekipin kombëtar.Adrion Pajaziti realizoi golin e tij të parë me fanellën e Goricës në Kroaci, duke lënë gjurmë që në paraqitjet e para. Një tjetër mbrojtës që tregoi formë të lartë ishte Marash Kumbulla, i cili gjeti rrugën e rrjetës për Espanyolin në ndeshjen kundër Getafes.Në Premier League, Armando Broja regjistroi paraqitjen e tij të dytë si titullar me Evertonin, duke luajtur për 63 minuta. Nga Rusia, Mirlind Daku dhuroi një asist të rëndësishëm në përballjen ndaj Dinamos së Moskës, duke konfirmuar ndikimin e tij në sulm.Fundjava ishte aktive për emra të njohur si Rey Manaj, Myrto Uzuni, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe portieri Elhan Kastrati. Ndërkohë, Enea Mihaj jo vetëm që ishte titullar për Famalicaon në Portugali, por mbajti edhe shiritin e kapitenit, një tregues i besimit dhe rëndësisë që ka për skuadrën.Medon Berisha dhe Jasir Asani u aktivizuan gjatë pjesës së dytë për ekipet e tyre, duke kontribuar në fushë me energji dhe angazhim.Paraqitjet e mira të kuqezinjve në klubet respektive janë një ogur i mirë për Kombëtaren, që shpreson të mbështetet te forma e lojtarëve në ndeshjet e ardhshme zyrtare.
-

Porti turistik në Durrës, Rama: Po merr formë plazhi i ri, është një destinacion fantastik për të gjithë
Në Durrës vijon puna për ndërtimin e portit të ri turistik, ku po merr formë edhe plazhi më i ri që do të ofrojë vendpushim cilësor për turistët e huaj dhe vizitorët nga Shqipëria.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, vizitoi nga afër punimet që po kryhen në këtë port të ri turistik.”Në kantierin e portit të ri turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale.
Plazhi i ri do të ofrojë një tjetër hapësirë si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj dhe vendas. -

Rama ndan pamjet nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit: Po merr formë plazhi i ri!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit.
Krahas videos së postuar në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se po merr formë plazhi i ri, ndërsa shton se po kryhet pastrimi i ujit të ndotur.
“Në kantierin e Portit të Ri Turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë, ndër më të bukurit në Mesdhe”, shprehet ai.Top Channel
-

Kryeministri Rama nxjerr pamjet nga kantieri i Portit të Ri të Durrësit: Po merr formë plazhi i ri!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit.
Krahas videos së postuar në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se po merr formë plazhi i ri, ndërsa shton se po kryhet pastrimi i ujit të ndotur.
“Në kantierin e Portit të Ri Turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë, ndër më të bukurit në Mesdhe”, shprehet ai.