Tag: formë

  • Shqipëria me “sukseset” e Ramës, raporti i Eurostat: Gati gjysma e popullsisë është në varfëri

    Shqipëria me “sukseset” e Ramës, raporti i Eurostat: Gati gjysma e popullsisë është në varfëri

    Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.
    Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024 (Europa të dhëna 2024, Shqipëria 2023).
    Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.
    Për vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda kishin përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie dhe në anën tjetër Shqipëria, Rumania dhe Turqia kishin përqindjet më të larta.
    Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).
    Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra.
    Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia. Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja.
    Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë.
    Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme.
    Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.
    Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%./Monitor

  • Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit

    Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit

    Ish-presidenti amerikan Joe Biden është diagnostikohet me kancer në prostatë.
    Lajmin sipas mediave të huaja, e ka bërë të ditur zyra e ish-Presidentit, ndërkohë që në vijim priten detaje shtesë mbi shëndetin e Biden.
    Biden është diagnostikuar me një formë “agresive” të kancerit të prostatës, sipas një deklarate nga zyra e tij personale të dielën dhe sëmundja është përhapur në kocka.
    “Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden u ekzaminua për një nodul të ri në prostatë pasi kishte përjetuar simptoma në rritje të urinimit. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason prej 9 (Grupi i Gradës 5), me metastaza në kocka,” thuhet në deklaratë.
    “Ndërsa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket të jetë i ndjeshëm ndaj hormoneve, çka mundëson një menaxhim efektiv”, vijon më tej deklarata.
    Biden dhe familja e tij “po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët e tij,” thuhet në deklaratë.

  • VIDEO/ Sulmuesi më në formë i Shqipërisë, Daku di të bëjë të gjitha, gol me finesë dhe pastaj humb penallti 

    VIDEO/ Sulmuesi më në formë i Shqipërisë, Daku di të bëjë të gjitha, gol me finesë dhe pastaj humb penallti 

    Mirlind Daku mund të quhet absolutisht sulmuesi më në formë aktualisht i Shqipërisë. Shifrat flasin qartë për të në Rusi teksa në 29 javë kampionat ka arritur të shënojë plot 13 gola me fanellën e Rubin Kazan. Sot sulmuesi shqiptar ka tundur sërish rrjetën, këtë herë në ndeshjen Khimki-Rubin Kazan të përfunduar në shifrat 1-1 për 45 minutat e para.
    Në minutën e 13, Daku ka sulmuar bukur hapësirën dhe ka shënuar një gol me shumë finesë. Por në fundin e pjesës së parë, Mirlindi humbi shansin e artë nga penalltia për të gjetur dopietën. Në fakt ndodh shpesh këtë sezon që Mirlindi të jetë “ëngjëll” dhe “djall” te Rubini pasi golat i ka kombinuar edhe me kartonë të kuq, por këtë herë me humbje penalltie. /Sport Ekspres/  

  • Legjionarët, ja kuqezinjtë që spikatën më shumë fundjavën e shkuar

    Legjionarët, ja kuqezinjtë që spikatën më shumë fundjavën e shkuar

    Adriatik BALLA
    Kuqezinjtë po presin me padurim duelin me Serbinë që do ta luajnë më 7 qershor në Tiranë, në “Arenën Kombëtare”, një nga ndeshjet më emocionuese e më domethënëse në grupin K eliminator të Botërorit të vitit 2026. Padyshim që tanët do të kërkojnë fitoren, por që ta arrijnë qëllimin duhet që lojtarët të jenë në formë. Trajneri Silvinjo po monitoron situatën dhe po ndjek gjendjen e lojtarëve, duke besuar se në kuadër të duelit të 7 qershorit me Serbinë ata do të jenë në top-formë dhe do të bëjnë më të mirën e tyre në fushën e lojës. Ndërkohë, lojtarët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit po kalojnë një formë shumë të mirë në fundin e sezonit, duke u bërë vendimtarë në klubet e tyre. Për të dytën ndeshje radhazi, Kristjan Asllani ishte protagonist për Interin, teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës në fitoren në transfertë ndaj Torinos me rezultatin 2-0. Mesfushori kuqezi e nisi ndeshjen si titullar dhe shënoi golin e dytë të zikaltërve në minutën e 49-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
    Tri pikë shumë të rëndësishme për Interin që vijon garën për titullin në Serie A, ndërsa kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i sezonit të rregullt. Pas një periudhe prej dy muajsh, Mirlind Daku u rikthye te goli në kampionatin rus. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e fitores për Rubin Kazan ndaj Rostov, duke shënuar në minutën e 91-të dhe duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij. Në fund të takimit, Daku u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes. Një formë shumë të mirë po kalon edhe Adrion Pajaziti në Kroaci. Mesfushori kuqezi shënoi për Gorica-n në sfidën ndaj Hajduk Split, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 48-të. Megjithatë, kundërshtarët barazuan në minutën e 55-të dhe takimi u mbyll 1-1. Titullarë këtë javë ishin edhe Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami, Anis Mehmeti, Jasir Asani, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj. Ndërkohë, si zëvendësues dhanë kontributin e tyre edhe Andi Hadroj, Medon Berisha, Qazim Laçi, Indrit Tuci dhe Arbër Hoxha.
    Pesë legjionarët me notën më të lartë
    Vlerësimi i kuqezinjve po vijon pa ndërprerje dhe në tërësi gjendja duket e mirë. Java që kaloi pa disa futbollistë shqiptarë të bënin mirë jashtë vendit. “Sofascore” ka renditur pesë më të vlerësuar sipas statistikave prej tyre. Dean Liço ndodhet në krye me notën e lartë 9.2. Ish-kapiteni i Skënderbeut spikati me Boluspor ku shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër. Pas tij ndjek Arda Kurtulan me notën 8.2. Ky i fundit i shënoi Beshiktashit në Superligën turke. Vendin e tretë e mban Nazmi Gripshi, që u vlerësua 7.8. Tek Astana është një emër që spikat thuajse në çdo ndeshje. Një vend në renditje merr edhe Ivan Balliu, që në elitën e Spanjës u vlerësua 7.6. Rajo Vajekano i dha sërish një fanellë titullari, ndërsa edhe fitoi ndaj Las Palmas. “Top 5” mbyllet me Mirlind Dakun. Sulmuesi i Kombëtares realizoi në fund për t’i dhënë fitoren Rubin Kazan. Nota 7.5 për Dakun, që në Rusi fitoi çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes.

  • Yjet Kuqezi në formë të shkëlqyer: Një pranverë shprese për kombëtaren shqiptare

    Yjet Kuqezi në formë të shkëlqyer: Një pranverë shprese për kombëtaren shqiptare

    Ndërsa sezoni i futbollit europian hyn në javët e tij të fundit, lojtarët e Kombëtares shqiptare po shkëlqejnë në klubet respektive, duke sinjalizuar jo vetëm formë të mirë individuale, por edhe pritshmëri të larta për paraqitjet në ngjarjet ndërkombëtare që afrohen.Në qendër të vëmendjes ishte mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, i cili për të dytën ndeshje radhazi ishte protagonist në fitoren e zikaltërve në Serie A. Në suksesin 2-0 ndaj Torinos, Asllani realizoi golin e dytë të skuadrës në minutën e 49-të nga pika e penalltisë, duke konfirmuar se po bëhet një element i rëndësishëm në planet e Simone Inzaghit. Fitorja mban Interin në garën për titullin italian, me vetëm dy javë nga fundi i sezonit.Në Rusi, Mirlind Daku shënoi një gol të vonë e vendimtar për Rubin Kazan ndaj Rostovit. Sulmuesi 26-vjeçar, i cili kishte qëndruar pa shënuar për gati dy muaj, e gjeti rrjetën në minutën e 91-të, duke siguruar tri pikë jetike për skuadrën dhe duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.Edhe në Kroaci, Adrion Pajaziti, mesfushor i ri me perspektivë, shënoi një gol të bukur për Gorica-n në barazimin 1-1 ndaj Hajduk Split. Goli i tij në minutën e 48-të zhbllokoi rezultatin dhe dëshmoi cilësitë e një lojtari që po rritet me ritme të shpejta.Ndërkohë, një numër i madh titullarësh shqiptarë treguan vazhdimësi në kampionatet e tyre përkatëse këtë fundjavë. Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami, Anis Mehmeti, Jasir Asani, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj ishin të gjithë titullarë në skuadrat e tyre, duke dhënë një sinjal të qartë për stabilitetin dhe rëndësinë që kanë në formacionet respektive.Në stol, por gjithsesi me kontribut, ishin Andi Hadroj, Medon Berisha, Qazim Laçi, Indrit Tuci dhe Arbër Hoxha, të cilët shijuan minuta loje dhe treguan gatishmëri për të dhënë më shumë.Me Europianin që afrohet, forma aktuale e këtyre lojtarëve shton optimizmin në kampin shqiptar. Performanca e tyre jo vetëm që e bën më të fortë listën e trajnerit Sylvinho, por edhe e kthen vëmendjen e mediave ndërkombëtare drejt një Kombëtareje që po rritet në cilësi dhe pjekuri.

  • VIDEO/ Rama në Radhimë: Po merr formë një pjesë e Shqipërisë së re turistike

    VIDEO/ Rama në Radhimë: Po merr formë një pjesë e Shqipërisë së re turistike

    Kryeministri Edi Rama, vijoi këtë të enjte me turin e takimeve në qarkun e Vlorës, ku u ndal edhe në Radhimë. Aty Rama ka parë nga afër punimet që po bëhen për këtë zonë, e cila sipas kreut të qeverisë, do të jetë një pjesë e Shqipërisë së re turistike. ”Aty ku po merr formë një pjesë e Shqipërisë së Re Turistike, vazhdim spektakolar i Lungomares në bregun mes qytetit të Vlorës dhe Orikumit”,-shkruan Rama.

  • FOTO/ Rikthehet Morfina Hasani, ”ish-miss Kosova” shfaqet më e bukur se kurrë

    FOTO/ Rikthehet Morfina Hasani, ”ish-miss Kosova” shfaqet më e bukur se kurrë

    Elegante dhe është një prej vajzave më të bukura shqiptare. E keni harruar edhe nëse po nuk ju fajësojmë, pasi ”ish-Miss Kosova” Morfina Hasani ka pak që nuk është ekspozuar nëpër media. Por me këto foto tregon se ajo është në top formë dhe bizneset e duan ta kenë si imazh ku ajo vazhdon të jetë një prej vajzave më të kërkuara. Jo vetëm me një makinë të shtrenjtë, me njē buqetë nē formë zemre me emrin e saj dhe skajshmërisht e lumtur. Pyetja jonë ende pa përgjigje është se cili apo kush po e bën kaq tē lumtur missin shqiptar? Deri sa ne ta zbulojmë ju lëmë në shoqërinë e këtyre fotove.

    Your browser does not support the video tag.

  • De Bruyne: Te City do të pendohen që më lanë të ikja, jam ende në formë të mirë

    De Bruyne: Te City do të pendohen që më lanë të ikja, jam ende në formë të mirë

    5 Maj 2025

    8:59

    Telesport

    Manchester City arriti të fitojë 1-0 ndaj Wolverhampton në ndeshjen e fundit në Premier League falë një goli të Kevin de Bruyne. Kjo bëri që tifozët të këndojnë për mesfushorin belg, që do të lërë klubin në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata.
    Një gol me peshë, pasi thuajse i dha kualifikimin skuadrës së “citizens” në Champions League sezonin tjetër. Turne që 33-vjeçari nuk do ta shijojë, pasi do të largohet me keqardhje që në klub askush nuk donte më të besonte tek ai.
    “Fatkeqësisht askush nuk e di se çfarë na pret në të ardhmen. Jam në formë dhe kam treguar se ende mund të luaj këtu, përndryshe nuk do të bëja atë që kam bërë për katër ose pesë javët e fundit”, tha De Bruyne.
    “Shumë nga shokët e mi të ekipit më kanë folur, ata janë gjithashtu të trishtuar që duhet të largohem. Por kjo është jeta dhe mënyra se si po luaj është mënyra e duhur. Po përpiqem të luaj sa më mirë që mundem”, tha 33-vjeçari belg.
    Në fund, de Bruyne u çon një mesazh tifozëve të tij: “Më ka mbetur edhe një ndeshje këtu, më vjen keq. Po përpiqem të bëj punën time si gjithmonë dhe mendoj se e kam bërë. Jam krenar për atë që po bëj“.

  • 3 fjalitë që nuk i duhen thënë një njeriu të stresuar

    3 fjalitë që nuk i duhen thënë një njeriu të stresuar

    Qoftë në planin profesional por edhe në ato bisedat e thjeshta mes njerëzve tanë në jetën tonë të përditshme, duhet pasur shumë kujdes kur flasim me dikë që është në gjëndje stresi të rënduar. Ne nuk jemi të gjithë të barabartë në mënyrën sesi ne e përballojmë stresin. Qëllimi sigurisht që është i mirë dhe nëse mendojmë se po e ndihmojmë dikë kur është në gjendje të rënduar stresi, kjo nuk do të thotë që të na lindi e drejta ta bëjmë të ndihet keq dikë duke e lënduar me fjalët që mund ti themi.
    3 Fjalitë që nuk duhet tia themi kurrë dikujt që është i/e stresuar:
    “Qetësohu”, fjalitë tipike të pa nevojshme dhe “përbuzëse” që përdoren rëndomë por praktikisht nuk e ndihmojnë aspak një njeri të stresuar. “Mjaft u stresove” ose “qetësohu” janë fjali klishe që nuk të çojnë asgjëkundi pasi të përfshijnë në një gjendje ku të lë të kuptojë se ky njeri gjenden vullnetarisht në këtë situatë dhe që mund të dalë kur të dojë ai vet nga kjo gjëndje.

    “Mjaft u lodhe kaq shumë duke menduar mbi këtë gjë”. Është e gabuar të prëtendosh dhe dhe të japësh këshilla në formë urdhëri për të hequr dorë nga mendimet negative që pasojnë gjëndjen e stresit tek dikush. Pasi si çdo sëmundje a shqetësim njerëzor, si stresi kronik apo ankthi, përfshihen nga simptoma të caktuara dhe nën këtë logjike duhet të kujtojmë se është e pamundur të heqim dorë në këtë formë nga ajo çka ndjejmë dhe për rrjedhojë nuk mund të pretendojmë të largojmë simptomat në këtë formë komunikimi përballë dikujt nën efektin e stresit.
    “ Asgjë nuk ndryshon duke u stresuar dhe duke shqetësuar kaq shumë.”. Njerëzit në gjëndje stresi janë vazhdimisht të kontrolluar nga mendimet e tyre por të jemi edhe në frekuencën e të përmendurit se mendimet stresante nuk janë produktive dhe që nuk ia vlen të ndihen ashtu apo kështu se për ta është thjeshtë humbje kohe, sjell si rezultat një nënvlerësim të ndjenjave të tyre dhe një formë mungese respekti për mënyrën sesi ndihen duke i shkaktuar atyre edhe më shumë stres dhe ankth se më parë.

  • Kontrolli i tepërt nga prindërit, formë traume te fëmijët

    Kontrolli i tepërt nga prindërit, formë traume te fëmijët

    Kontrolli i tepërt minon shëndetin mendor të fëmijëve. Kjo pasi pengon në zhvillimin e krijimit të vetëbesimit dhe kapacitetet vendimmarrëse.

    Kështu prindërit hiperprotektive dhe kontrollues mund të ndikojnë negativisht tek fëmija në mënyrë të pavetëdijshme, pasi këta faktore paraqesin rreziqe për shëndetin mendor të fëmijës, aq sa nga rezultatet e punës kërkimore, mund të krahasohet me format e rënda të keqtrajtimeve si abuzimet dhe lënia pas dore.

    Tradicionalisht, prindërimi disfunksional përfshin edhe stile edukative më pak të dukshme, por po aq të dëmshme, që kompromentojnë zhvillimin autonom dhe mund të lërë gjurmë të thella në strukturën dhe funksionimin e trurit.

    Ky studim i kryer nga Departamenti i Psikologjisë së Universitetit të Torinos është ndër kërkimet e para në nivel ndërkombëtar këtë aspekt dhe tregon me evidenca shkencore që kontrolli i tepruar duhet të konsiderohet një formë traume e lidhur me fëmijërinë.