Marash Kumbulla, mbrojtësi i Espanyolit dhe Kombëtares është në formacionin më të mirë në muajit prill në La Ligan spanjolle të futbollit. Goli me vlerën e tri pikëve kundër Getafes, apo paraqitjet e mira e kanë vendosur 25-vjeçarin në qendër të prapavijës nga faqja e specializuar “Who Scored”.
Me notën 7.3 ai e ndan prapavijën me shokët e skuadrës, Cabrera, El Hilali apo edhe portierin Garcia dhe mesfushorin Exposito. Në formacionin më të mirë të muajit janë edhe dy yjet e Barçës, Yamal dhe Raphinha apo edhe Isco i Betis.
Nuk është rastësi që pesë nga lojtarët që janë pjesë e më të mirëve i përkasin Espanyolit, me katalanasit e vegjël që duket se kanë siguruar mbijetesën dhe në pesë ndeshjet e fundit kanë vetëm një humbje, tre fitore dhe një barazim.
Sa i takon Kumbullës, mbrojtësi kuqezi këtë sezon ka luajtur 2526 minuta të ndara në 30 ndeshje të La Ligas, duke shënuar edhe tre gola. Tanimë Espanyol është duke menduar seriozisht që të blejë kartonin e Kumbullës te Roma, pasi ai luan në huazim nga klubi i Serie A.
Tag: formacionin
-

Marash Kumbulla në formacionin e muajit prill në La Liga
-

Tirana dhe Bylis dominojnë në formacionin e javës me lojtarët, Gentian Mezani shpallet trajneri më i mirë
Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së fundit të kampionatit të rregullt, në të cilën u vendos gjithçka në lidhje me verdiktet e këtij sezoni.
Teknikët kuqezi kanë vendosur për skemën 4-4-2 dhe formacioni më i mirë i javës është si më poshtë:
Në portë është gardiani i Bylisit, Tony Batista, i cili ishte vendimtar në duelin e mbijetesës ndaj Skënderbeut.
Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Paulo Buxhelaj (Partizani), Blerim Kotobelli (Teuta), Marcelino Preka (Partizani) dhe Luciano Vera (Tirana).
Në mesfushë janë Florjan Përgjoni (Tirana), Rafael de Freitas Silva (Tirana), Renaldo Torraj (Teuta) dhe Walid Jarmouni (Tirana).
Bekim Balaj i Vllaznisë dhe Ibrahim Mustapha i Bylisit ndodhen në repartin e sulmit.
Trajneri më i mirë është përzgjedhur tekniku i Bylisit, Gentian Mezani. Ballshiotët fituan duelin e mbijetesës ndaj Skënderbeut dhe siguruan qëndrimin në elitë.
-

Inter-Milan, zikaltrit me disa ndryshime, kuqezinjtë me formacionin më të mirë të mundshëm
23 Prill 2025
20:01
Telesport
Inter dhe Milan do të përballen sonte në “San Siro” në ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalet për Kupën e Italisë. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 1-1.
Zikaltrit vijnë nga një humbje në kampionat 1-0 ndaj Bologna-s që vë shumë në rrezik rrugën drejt titullit dhe tashmë kanë një kalendar shumë të ngjeshur, ndaj dhe Inzaghi ka bërë disa ndryshime në formacion. Kristjan Asllani e nis sonte nga minuta e parë dhe ka shansine artë të bindë Inzaghi-n dhe drejtuesit zikaltër për cilësitë e tij.Në anën tjetër, Milan kërkon të sigurojë finalen dhe të fitojë Kupën e Italisë, për të shpëtuar disi këtë sezon të dështuar. Sergio Conceicao ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm me të cilin do të synojë të arrijë finalen.
-

Kupa e Italisë/ Asllani projektohet titullar në derbin me Milanin
Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Italisë (Nesër, ora 21:00) ndërmjet Interit dhe Milanit pritet të sjellë disa lëvizje të bujshme në formacionin zikaltër, dhe në qendër të vëmendjes është emri i mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani.
Sipas Corriere dello Sport, përmes FCInterNeës, trajneri Simone Inzaghi po konsideron seriozisht t’i japë pushim dy prej yjeve të tij më të rëndësishëm: Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu.
Me një kalendar të ngjeshur dhe një sezon që po shkon drejt fundit, lodhja fizike dhe rreziku për lëndime kanë detyruar Inzaghin të mendojë për rotacion.Kjo situatë mund t’i hapë derën Kristjan Asllanit, i cili është në garë për të startuar në mesfushë në vend të Calhanoglut.
Edhe pse forma e tij nuk ka qenë më e mira kohët e fundit, Inzaghi duket i gatshëm t’i japë një mundësi të artë lojtarit të Kombëtares shqiptare për të treguar vlerat në një sfidë me peshë.
Roli i titullarit në një derbi të tillë do të ishte një hap i madh për Asllanin, i cili kërkon të fitojë më shumë minuta dhe besim në një nga klubet më të mëdha në Itali.
Nëse zyrtarizohet në formacionin startues, kjo do të ishte një provë e rëndësishme për të në nivele të larta.
Në repartin ofensiv, mungesa e Lautaros pritet të plotësohet nga Marko Arnautovic, pasi Mehdi Taremi dhe Joaquin Correa nuk kanë bindur në paraqitjet e tyre. Kjo e bën mungesën e argjentinasit edhe më të ndjeshme për Interin. -

Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin ideal, Bledar Hodo zgjidhet trajneri i javës
Java e 35-të e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ uli siparin pasditen e së shtunës. Ashtu si zakonisht, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 35-të. Në portë është përzgjedhur gardiani i Teutës, Angelo Tafas.
Vija e mbrojtjes përbëhet nga: Agan Mjaki (Laçi), Artan Jazxhi (Teuta), Fabjan Përndreca (Bylis) dhe Andrey Yago (Vllaznia).
Maja e mesfushës përbëhet nga Mamane Amadou Sabo (Skënderbeu), ndërsa në krahë qëndrojnë Cristian Dros (Elbasani) dhe Arli Përgjoni (Bylis).
Në krahët e sulmit janë William Cordeiro (Laçi) dhe Arbin Zejnullai (Egnatia). Ndërsa në majën e sulmit qëndron Amarildo Gjoni (Elbasani).
Trajneri më i mirë i javës është tekniku i Teutës, Bledar Hodo. -

Kampionati shqiptar: Trajnerët përzgjedhin formacionin më të mirë të javës së 35-të
20 Prill 2025
12:12
Telesport
Java e 35-të e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ uli siparin pasditen e së shtunës. Ashtu si zakonisht, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 35-të. Në portë është përzgjedhur gardiani i Teutës, Angelo Tafas.
Vija e mbrojtjes përbëhet nga: Agan Mjaki (Laçi), Artan Jazxhi (Teuta), Fabjan Përndreca (Bylis) dhe Andrey Yago (Vllaznia).
Maja e mesfushës përbëhet nga Mamane Amadou Sabo (Skënderbeu), ndërsa në krahë qëndrojnë Cristian Dros (Elbasani) dhe Arli Përgjoni (Bylis).
Në krahët e sulmit janë William Cordeiro (Laçi) dhe Arbin Zejnullai (Egnatia). Ndërsa në majën e sulmit qëndron Amarildo Gjoni (Elbasani).
Trajneri më i mirë i javës është tekniku i Teutës, Bledar Hodo. -

Me notën 10 dhe në formacionin e javës, Kombëtarja shndërron edhe Rei Manajn në Turqi
Kombëtarja është padyshim një trampolinë e mirë për të gjithë lojtarët shqiptarë, për të bërë transferime më të mëdha në të ardhmen. Por gjithashtu fanella e Kombëtares ka fuqinë që të ndryshojë apo transformojë lojtarët, për t’i nxjerrë ata nga momenti negativ.
Kjo ka ndodhur edhe me Rei Manajn, që pas dy golave me Shqipërinë, ka shpërthyer edhe në Turqi. Sulmuesi shënoi 2 gola në përballjen mes Sivasporit dhe Adana Demirspor, ndërsa falë paraqitjes së tij mori notën 10 dhe u vendos në formacionin më të mirë të javës. /Sport Ekspres/
