Tag: formacionin

  • Interi prezanton formacionin me imazhin e Asllanit, lojtari shqiptar sërish titullar në Botërorin e Klubeve

    Interi prezanton formacionin me imazhin e Asllanit, lojtari shqiptar sërish titullar në Botërorin e Klubeve

    Kristjan Asllani ka fituar besimin e Kristian Kivusë. Mesfushori shqiptar do të luajë ndeshjen e tij të dytë si titullar në Botëtorin e Klubeve që po zhvillohet në SHBA. Pas një loje pozitive të luajtur kundër Monterreit, Asllani është përzgjedhur nga minuta e parë edhe kundër Uravës.
    Interi ka publikuar në faqen zyrtare në “Twitter” formacionin me të cilin do të përballet me ekipin japonez dhe si imazh ka përdorur pikërisht Kristjan Asllanin. Ky i fundit ka mundësinë që në këtë Botëror të Klubeve të tregojë se e meriton një vend në projektin e Interit për sezonin e ardhshëm./Sport Ekspres/

    Our eleven starters for #InterUrawa ?@FIFACWC | June 14 – July 13 | Every Game | Free | https://t.co/K4ZHGfa9JN | @DAZNFootball | @DAZN_IT#ForzaInter #FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/UzXN49cVCc
    — Inter ?? (@Inter_en) June 21, 2025

  • “Ndeshja e dytë është më e vështirë”, Sylvinho: Nuk kemi vendosur ende për formacionin

    “Ndeshja e dytë është më e vështirë”, Sylvinho: Nuk kemi vendosur ende për formacionin

    Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp, para ndeshjes që do luhet të martën Shqipëri- Letoni në Rigan, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

    Ai deklaroi se nuk ka vendosur ende për formacionin, teksa nënvizoi se ka shumë lojtarë të mirë për të zgjedhur.
    “Ndeshja e dytë është më e vështirë, këtë e thonë edhe trajnerë të tjerë. Ne nuk e kemi vendosur ende për formacionin. Kemi një lloj avantazhi, duke qenë se kemi shumë lojtarë që mund të zgjedhim në pozicione të ndryshme. Kemi Muçin, Pajazitin, Asllanin apo Dakun. Manaj ka përvojë, është përvojë, e njoh prej shumë vitesh. Ka shumë personalitet. Marr unë përgjegjësinë”, u shpreh ai.

    “Në futboll ka gjithmonë presion, kemi edhe 5 ndeshje të tjera, futbolli nuk të jep kohë. Na duhen pikë, Letonia ka mundur Andorrën, nuk mund të them vendimtare, por si ndeshje kjo është e rëndësishme”, shtoi trajneri.
    /vizionplus.tv

  • “Kam folur me Manaj, marr unë përgjegjësinë”, Sylvinho para Letonisë: Për formacionin nuk kam vendosur ende

    “Kam folur me Manaj, marr unë përgjegjësinë”, Sylvinho para Letonisë: Për formacionin nuk kam vendosur ende

    Formacioni anti Letoni nuk është përcaktuar ende. Kështu tha trajneri i Kombëtares, Sylvinho, në një konferencë për media nga Riga.
    “Ndeshja e dytë është gjithmonë pak më e vështirë, për shkak të rikuperimit. Nuk kemi vendosur ende për formacionin. Të nesërmen mund të kemi një ide më të qartë”, tha trjaneri brazilian, shkruan A2 CNN.
    Ai iu rikthye edhe një herë zgjedhjes së Rey Manajt për të gjuajtur penalltitë në kombëtare, siç bëri kundër Serbisë, të cilën e humbi. “Manaj është titullar i kësaj skuadre. E njoh që kur ishte një djalë 17-vjeçar tek Inter. Ka shumë personalitet. Ua kam thënë të gjithëve, përgjegjësia për të zgjedhur atë që gjuan penalltitë është e imja”, shtoi Sylvinho

  • Tranjeri Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

    Tranjeri Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

    Trajneri i ekipit kuqezi Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Tekniku kuqezi vlerësoi kundërshtarin, por theksoi se kombëtarja shqiptare futet në fushë vetëm për fitore. I pyetur për formacionin, Silvinjo u shpreh se e ka në mendje formacionin, por do e zbulojë para ndeshjes.
    “Të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar. Shpresoj të dhurojmë ndeshje të bukur. Mund të ndodhë çdo gjë. Rrugëtimi drejt Botërorit është i gjatë dhe të shohim si do shkojë. Futemi në ndeshje për të marrë 3 pikët.

    Shumë trajnerë ankohen pas përfundimit të sezonit për gjendjen e lojtarëve. Kemi bërë stërvitje të mirë. Nesër në 20:45, do ju tregoj formacionin. Ndaj Andorrës bëmë ndryshime dhe dolën mirë., Këtë herë kemi një kundërshtar ndryshe. E kam në mendje formacionin, por të shohim nesër si do shkojë”, u shpreh Silvinjo.
     
     

  • Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

    Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

    Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo vlerësoi kundërshtarin, por theksoi se kombëtarja shqiptare futet në fushë vetëm për fitore.
    I pyetur për formacionin, Silvinjo u shpreh se e ka në mendje formacionin, por do e zbulojë para ndeshjes.
    “Ata janë një ekip i fortë edhe individualisht. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Janë një ekip shumë i mirë dhe bëjnë tranzicion shumë shpejt. Nesër shpresoj të kemi një ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar. Shpresoj të dhurojmë ndeshje të bukur. Mund të ndodhë çdo gjë. Rrugëtimi drejt Botërorit është i gjatë dhe të shohim si do shkojë. Futemi në ndeshje për të marrë 3 pikët.
    Shumë trajnerë ankohen pas përfundimit të sezonit për gjendjen e lojtarëve. Kemi bërë stërvitje të mirë. Nesër në 20:45, do ju tregoj formacionin. Ndaj Andorrës bëmë ndryshime dhe dolën mirë., Këtë herë kemi një kundërshtar ndryshe. E kam në mendje formacionin, por të shohim nesër si do shkojë”, u shpreh Silvinjo.

  • “E kam në mendje formacionin”, Sylvinho: Nesër pres një gjë të bukur

    “E kam në mendje formacionin”, Sylvinho: Nesër pres një gjë të bukur

    6 Qershor 2025

    19:14

    Telesport

    Sylvinho, në konferencën e sotme për shtyp një ditë para ndeshjes me Serbinë, deklaroi se e ka në mendje formacionin që do të provojë në “Air Albania”.
    Mes të tjerash, tekniku i kombëtares kuqezi u shpreh: “Serbët janë ekip i fortë. Kanë lojtarë të mirë si Mitroviç, Joviç, por edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Nesër shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerit e përgatisin ndeshjen për ta fituar”.
    “Shpresoj të dhurojmë një ndeshje të bukur. 90 minuta janë të gjata dhe mund të ndodhë çdo gjë. Të shohim si do të shkojë rrugëtimi drejt Botërorit, por ne futemi në fushë për tri pikët”.
    “Shumë trajnerë ankohen për situatën e lojtarëve pas sezonit. Ka qenë një kalendar i ngjeshur, por kemi bërë 5-6 ditë të mira trajnim. E kam në mendje një formacion që mund ta hedh nesër në fushë, por që nesër do të vendosim”.

  • Krenari/ Media në Itali nxjerr formacionin e sezonit në Serie A, mbrojtja i përket lojtarëve shqiptarë 

    Krenari/ Media në Itali nxjerr formacionin e sezonit në Serie A, mbrojtja i përket lojtarëve shqiptarë 

    Serie A e ka mbyllur sezonin e saj, ndërsa edhe futbollistët shqiptarë që ishin pjesë e këtij aktiviteti, e mbyllin mes një bilanci që ndryshon nga njëri-tjetri. Por një vlerësim i fundit i ardhur nga media italiane “PrimeVideoSport” ishte një krenari e madhe për shqiptarët. 
    Në formacionin më të mirë të sezonit sipas tyre në Itali, qendra e mbrojtjes i përkiste shqiptarëve. Njëri i Shqipërisë dhe tjetri te Kosova, të dy shqiptarë, Berat Gjimshiti në njërin krahë dhe Amir Rrahmani në anën tjetër. /Sport Ekspres/

  • Sot plotësohet grupi kuqezi, gjendja fizike faktori kryesor për të përgatitur formacionin anti-Serbi

    Sot plotësohet grupi kuqezi, gjendja fizike faktori kryesor për të përgatitur formacionin anti-Serbi

    Kombëtarja do të vijojë sot pasdite përgatitjet për duelin e të shtunës kundër Serbisë në Arenen Kombëtare, i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës.

    Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 17:30 në ambjentet e kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.
    Trajneri i përfaqësues Silvinjo do të ketë në dispozicion edhe dy lojtarët e fundit që nuk i ishin bashkuar grupit, Jasir Asani dhe Arlind Ajeti.

    Aspekti kryesor është verifikimi nga afër i gjendjes fizike të çdo lojtari pas mbërritjes së tyre nga klubet ku mbyllen sezonet e gjata.
    Nga performanca në stërvitje e futbollisteve do të varet shumë edhe qasja e teknikut Silvinjo mbi formacionin, edhe pse tanimë trajneri e ka treguar se është fanatik i emrave dhe i skemës dhe ndaj Serbisë nuk priten ndryshime thelbësore./vizionplus.tv

  • Inzagi befason me formacionin për ndeshjen vendimtare për titullin, Asllan luan përkrahë Çalhanoglusë

    Inzagi befason me formacionin për ndeshjen vendimtare për titullin, Asllan luan përkrahë Çalhanoglusë

    Interi do të luajë mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 20:45, ndeshjen e fundit të kampionatit. Zikaltrit do të përballen me Komon në transfertë, ku fitorja është një detyrim, në mënyrë që të shpresojnë për skudeton.
    Inzagi ka befasuar me formacionin e përzgjedhur për këtë sfidë. Kristjan Asllani do të jetë në fushë nga minuta e parë e takimit. Përkrahë tij në mesfushë do të jetë Hakan Çalhanogluja. Më të avancuar përpara do të gjenden të vendosur Korrea dhe Zielinski, ndërsa në majë të sulmit do të qendrojë i vetëm Taremi./Sport Ekspres/

  • Real Madrid bën gati formacionin me të cilin synon të ngrejë trofeun në Botërorin e Klubeve (foto)

    Real Madrid bën gati formacionin me të cilin synon të ngrejë trofeun në Botërorin e Klubeve (foto)

    14 Maj 2025

    20:15

    Telesport

    Pas një sezoni të dështuar, Real Madrid po përgatitet për të shkëlqyer në Kupën e Botës për Klube, kompeticion i cili zhvillohet për herë të parë në këtë format dhe do të mbahet nga 15 qershori deri në 15 korrik.
    Qëllimi i madrilenëve është të ngrenë trofeun në këtë kompeticion dhe për të arritur këtë gjë po punojnë që tani për formacionin titullar. Me largimin e Carlo Ancelotti-t me përfundimin e sezonit në La Liga, drejtimin e kipit do ta marrë Xabi Alonso, i cili pritet të përdorë skemën 4-4-2.
    Ky formacion përfshin lojtarë të rëndësishëm si Courtois, Valverde, Bellingham, Vinicius Junior, Mbappe, të shoqëruar nga blerje kyçe si Alexander-Arnold, Huijsen dhe Alvaro Carreras. Pra, synimi i Perez është të paktën të përforcohet me 3 super lojtarë para 15 qershorit. Alexander-Arnold do të vijë si lojtar i lirë, ndërsa hujisen dhe Carreras kushton secili prej tyre të paktën 50 milionë euro.
    Në rast se Reali arrin të konkretizojë transferimin e këtyre 3 lojtarëve para se të nisë Botërori i Klubeve, Alonso do të ketë një formacion të plotësuar dhe sigurisht që “Los Blancos” do të jetë favorit kryesor për të ngritur trofeun.