Tag: formacionin

  • Asani shkëlqen në Champions, zgjidhet në formacionin më të mirë

    Asani shkëlqen në Champions, zgjidhet në formacionin më të mirë

    Jasir Asani është rikthyer të bëjë protagonistin në Champions League aziatike, këtë herë me fanellën e Esteghlal. Sallaksi kuqezi gjeti golin e tij të parë në këtë turne duke i dhuruar skuadrës iraniane një 3 pikësh në xhiron e dytë në Champions.
    Në fund të ndeshjes, Asani u vlerësua nga “SofaScore” me notën 9,1 duke u shpallur lojtari më i mirë. Jo vetëm kaq, SofaScore, faqja e specializuar për statistikat bëri publike edhe formacionin më të mirë të turit të dytë në Champions League aziatike.

    Asani
    Ashtu siç pritej, Asani është bërë pjesë e formacionit më të mirë të këtij raundi.
    ()

  • Flick i guximshëm, barazon rekordin e tij të “La Masia” në formacionin titullar

    Flick i guximshëm, barazon rekordin e tij të “La Masia” në formacionin titullar

    22 Tetor 2025

    12:38

    Alfred Lleshi

    Në ndeshjen e tretë të Champions League, Hansi Flick vendosi në formacionin startues 7 lojtarë nga akademia “La Masia”, për herë të parë këtë sezon. Ky është rast i ngjashëm si në sezonin 2024-2025, kur Barça luajti me shumë të rinj ndaj Athletic në La Liga, por kjo është hera e parë në Europë.
    Flick tregon besimin te talentet e klubit dhe po iu jep mundësi të mëdha të rinjve në Europë. Të përfshirët në formacionin startues ndaj grekëve ishin Cubarsí, Eric, Balde, Casadó, Lamine, Dro dhe Fermín.
    Gjatë sezonit, ndeshjet me më shumë të rinj ishin kundër Girona: 6 nga akademia (Cubarsí, Eric, Balde, Casadó, Lamine dhe Toni Fernández); kundër Levante: 5 nga akademia (Eric, Cubarsí, Balde, Casadó dhe Lamine).

    | 7 YJE TË “LA MASIA” SË BASHKU SI STARTUES

    Hansi Flick e shpjegoi kështu vendimin: “E veçanta e ‘La Masia’ është se të gjithë lojtarët kanë një lidhje natyrale me njëri-tjetrin. Ju mund të shihni se ata janë të lidhur si familje. Kemi edhe lojtarë të lindur në vitin 2007, që luajnë së bashku që nga mosha shumë e re, kjo linjë lidhëse i ka ndihmuar shumë”.

  • Shkëlqeu me Serbinë, Strakosha përfshihet në formacionin më të mirë europian

    Shkëlqeu me Serbinë, Strakosha përfshihet në formacionin më të mirë europian

    12 Tetor 2025

    13:41

    Telesport

    Thomas Strakosha është në formë të shkëlqyer. Portieri kuqezi mbrëmë luajti në mënyrë fantastike kundër Serbisë, ndeshje e fituar 0-1.
    Gardiani i portës sonë shfaqi refleks të jashtëzakonshëm dhe bëri pritje vendimtare.
    Falë kësaj paraqitjeje, Strakosha ka marrë vlerësiin 8,4 nga SofaScore, duke u përfshirë në formacionin më të mirë europian të kësaj jave në kualifikueset e Botërorit.
    Në mbrojtje janë përzgjedhur Alibek Kasym i Kazakistanit, Andreas Christensen i Danimarkës dhe Laifis i Qipros.
    Ndërkohë, mesfusha përbëhet nga Kenzhebek i Kazakistanit, Frederiksberg i Islandës, Joshua Kimmich i Gjermanisë dhe Posch i Austrisë.
    Sulmi? Pa surpriza. Janë përzgjedhur Cody Gakpo i Holandës, Marko Arnautovic i Austrisë dhe Kylian Mbappe i Francës.

  • Trajnerët e ekipeve kombëtare zgjedhin formacionin & trajnerin më të spikatur të javës së 5-të të Kategorisë së Parë

    Trajnerët e ekipeve kombëtare zgjedhin formacionin & trajnerin më të spikatur të javës së 5-të të Kategorisë së Parë

    Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të spikatur të javës së 5-të në kampionatin “Kategoria e Parë” sipas skemës 4-3-3.
    Teknikët kuqezi kanë zgjedhur si portierin më të mirë të javës gardianin e Apolonisë, Leonard Kacaj.
    Në vijën mbrojtëse rreshtohen katër lojtarët: Vangjel Zguro (Pogradeci), Jurgen Goxha (Lushnja), Elion Stafa (Iliria), Fabjan Beqja (Besa).
    Në mesfushë janë përzgjedhur tre lojtarët: Estrela (Skënderbeu), Moses (Kastrioti) dhe Arnold (Burreli).
    Në majën e sulmit qëndron Santiago Selmani (Iliria) i mbështetur nga dy sulmuesit e krahut, Hernan Reçi (Korabi) dhe Imoh Ezekiel (Pogradeci).
    Trajneri i javës është zgjedhur Dritan Smajli i ekipit të Ilirisë, pas fitores 1-2 kundër Luftëtarit.

  • Hakimi ngacmon Mbappé: Do të jetë në formacionin tim ideal vetëm me “Topin e Artë”

    Hakimi ngacmon Mbappé: Do të jetë në formacionin tim ideal vetëm me “Topin e Artë”

    Achraf Hakimi, mbrojtësi i PSG dhe miku i madh i Kylian Mbappé, ka befasuar, duke mos e përfshirë sulmuesin e Real Madridit në formacionin e tij ideal 4-3-3. Në një intervistë për “Canal+”, ai ka shpjeguar me shaka: “Kur të fitojë ‘Topin e Artë’, do të hyjë në skuadrën time tip”.
    Formacioni i Hakimit është plot legjenda: në mbrojtje Bounou, Ramos, Maldini, Marcelo dhe ai vetë; në mesfushë Modric, Zidane dhe Ronaldinho (i zgjedhur para Iniestës); ndërsa në sulm Messi, Cristiano Ronaldo dhe Ronaldo “Fenomeni”.
    Pavarësisht sezonit të shkëlqyer të Mbappé në Madrid (44 gola në 59 ndeshje dhe ‘Këpuca e Artë’), Hakimi ka bërë humor: “Është zëvendësimi i parë”, duke e quajtur megjithatë “një lojtar të madh”. Një thumb i vogël, pas vendit të 7-të të francezit në “Topin e Artë” 2025, ku vetë Hakimi u rendit i 6-ti dhe fitues doli Dembélé.
    Marokeni shtoi: “Unë nuk jam i fiksuar pas çmimeve individuale. Dua të fitoj trofe me skuadrën dhe me kombëtaren. Me Mbappé kemi një miqësi të vërtetë, që shkon përtej futbollit”.

  • Gol vendimtar në fund me Austin FC, Uzuni në formacionin e javës në MLS

    Gol vendimtar në fund me Austin FC, Uzuni në formacionin e javës në MLS

    Myrto Uzuni i dhuroi fitoren Austin FC në ndeshjen ndaj Seattle, duke shënuar një gol në fund. Paraqitja e sulmuesit shqiptar ka marrë vlerësimet e duhura, teksa ai është përfshirë në formacionin e javës në MLS.
    Edhe pse jo në 11-shen titullare të formacioni, Uzuni shihet në stolin e zëvendësuesve.

    Sulmuesi 30-vjeçar, në 25 ndeshje me fanellën e Austin FC, ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.
     
    Auto Form1758648055
    © BalkanWeb

  • Silvinjo ndan formacionin, e shqetëson vetëm një repart. Si pritet të luajë Kombëtarja kundër Letonisë

    Silvinjo ndan formacionin, e shqetëson vetëm një repart. Si pritet të luajë Kombëtarja kundër Letonisë

    Shqipëria do të përballet sonte me Letoninë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Ditën e djeshme, kuqezinjtë kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore, në të cilën trajneri Silvinjo ka ndarë edhe formacionin me të cilin do të përballet ndaj letonezëve.
    Në portë do të rikthehet Strakosha, i cili do të ketë ndihmën e Hysajt nga e djathta, Gjimshitit e Ajetit në qendër si edhe të Mitajn në të majtë. Çelësat e mesfushës, Silvinjo mund t’ia besojë Kristjan Asllanit, Medon Berishës dhe Juljan Shehut, me këtë të fundit që ka fituar një vend titullari. Në sulm, do të jenë Broja në të djathtë e Hoxha në të majtë.

    Dilemën më të madhe, Silvinjo e ka për qendrën e sulmit, pasi Daku që luajti titullar ndaj Gjibraltarit është në balotazh me Rei Manajn, për të cilët mund të vendosë në fund. Ndryshe nga ndeshja miqësore ndaj Gjibraltarit në të cilën Silvinjo pati mundësi të eksperimentonte me të rinjtë, duket se në këtë takim nuk do të ketë asnjë surprizë. Gjithçka mbetet e hapur për në pjesën e dytë, gjithmonë në varësi të rezultatit.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Ndryshime në formacionin kuqezi, titullarët ndaj Gjibraltarit

    Ndryshime në formacionin kuqezi, titullarët ndaj Gjibraltarit

    Shqipëria do të përballet me Gjibraltarin në orën 18.00, në ndeshjen e parë miqësore mes dy vendeve. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë vendosur për titullarët.
    Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë disa ndryshime. Kujtojmë se pas disa ditësh, Shqipëria do sfidojë Letoninë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

    Shqipëria: Dajsinani, Aliji, Kumbulla, Kacurri, Hysaj, Pajaziti, Berisha, Bajrami, Broja, Asani, Daku.
    Gjibraltari:  Banda, Jolley, Torrilla, Lopes, McClafferty, Scanlon, Valarino, Pozo, Richards, Del Rio, De Barr.
    (J.S/)

  • Botërori i klubeve, kush u zgjodh në formacionin më të mirë të turneut?

    Botërori i klubeve, kush u zgjodh në formacionin më të mirë të turneut?

    14 Korrik 2025

    16:50

    Telesport

    Chelsea ka fituar Kupën e Botës për Klube dhe ka dominuar edhe në formacionin më të mirë të këtij turneu.
    Pas përfundimit të finales së madhe me Parisin, është publikuar 11-shja më e mirë.
    Në portë është zgjedhur Yassine Bounou i Al Hilal. Mbrojtja: Achraf Hakimi dhe Marquinhos, Thiago Silva dhe Marc Cucurella.
    Në mesfushë janë Vitinha dhe Enzo Fernandez. Sulmi vijon me emra si Pedro Neto, Cole Palmer, Arias i Fluminenses dhe Gonzalo Garcia.

  • Chelsea shpreson te blerja e bujshme, Luis Enrique hedh në fushë formacionin e zakonshëm

    Chelsea shpreson te blerja e bujshme, Luis Enrique hedh në fushë formacionin e zakonshëm

    Chelsea dhe PSG do të përballen në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila do të luhet në “MetLife Stadium” në Neë Jersey, duke filluar nga ora 21:00 me orën tonë.
    Te “Blutë” e nisin nga minuta e parë dy blerjet e reja Liam Delap dhe Joao Pedro, braziliani debutoi në gjysmëfinale ndaj ish-ekipit të tij, Fluminense, ku shënoi dy golat e fitores. Po ashtu e fillon nga minuta e parë, Moises Caicedo, i cili ka pasur probleme fizike, por është rikthyer për finalen e sotme.
    Te parizienët mungojnë Lucas Hernandez dhe Willian Pacho, për shkak kartonash, por Luis Enrique ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.
    CHELSEA XI: Sánchez; Gusto, Colwill, Chalobah, Cucurella; James, Caicedo, Enzo Fernández; Pedro Neto, Palmer; João Pedro.
    PSG XI: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; Vitinha, Fabián Ruiz, João Neves; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia.