Tag: formacionin

  • Dhuroi dy asiste, Medon Berisha në formacionin e javës së Serie A

    Dhuroi dy asiste, Medon Berisha në formacionin e javës së Serie A

    Medon Berisha ishte protagonist në fundjavë me Leccen, ku dhuroi dy assiste në fitoren 2-1 ndaj Torinos. Mesfushori i kombëtares është përfshirë në formacionin e javës, të publikuar së fundmi nga “Sofascore”.
    Përformanca e Berishës, është vlerësuar me notën e lartë 8.8. 22-vjeçari ka luajtur në këtë sezon 11 ndeshje dhe paraqitjet kanë qenë mjaft pozitive.

    Për Medon Berishën, ky është sezoni i 3-të me Leccen, sakaq më herët është aktivizuar tek të rinjtë.
     
    Snapinsta.to 589270905 18492078835075733 6389114395974591806 N

  • Abissnet Superiore/ Teknikët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 13-të

    Abissnet Superiore/ Teknikët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 13-të

    Pas përfundimit të javës së 13-të, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë, sipas skemës 1-4-2-3-1.
    Në portë është zgjedhur Mario Dajsinani i Egnatias.

    Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Fabjan Përndreca (Bylis), Altin Bytyçi (Partizani), Sigitas Olberkis (AF Elbasani) dhe Todor Todoroski (Flamurtari).
    Para mbrojtjes pozicionohen Xhoeli Macolli (Teuta) dhe Albano Aleksi (Egnatia).
    Treshja e mesfushës ofensive përbëhet nga Eridon Qardaku (Dinamo City), Irgi Kasalla (Vora) dhe David Fadario (Teuta), të cilët mbështesin sulmuesin Soumaila Bakayoko të Egnatias.
    Trajneri më i mirë i javës është shpallur Enkeleid Dobi i Teutës.
    Img 8576 1638×2048

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • FOTO/ Nga Hoxha te Muçi, katër legjionarë “pushtojnë” formacionet e javës

    FOTO/ Nga Hoxha te Muçi, katër legjionarë “pushtojnë” formacionet e javës

    Nga Arbër Hoxha, te Juljan Shehu e Mehmeti, për ta mbyllur me Ernest Muçin, pa diskutim kjo ishte një nga fundjavat më të bukura për futbollistët shqiptar të shpërndarë kudo në botë. Të katër lojtarët e sipërpërmendur, jo vetëm që shënuan, pasi lista do të ishte edhe më e gjatë, por katër prej tyre u vlerësuan edhe në formacionin më të mirë të javës sipas “SofaScore”.
    Hoxha
    Me “dopjetën” e tij, Hoxha edhe një herë u bë pjesë në formacionin më të vlerësuar në Kroaci, ndërsa me një notë fantastike u vlerësua edhe Juljan Shehu, me mesfushorin kuqezi që i lëshoi një mesazh në distancë polakëve, rivalëve tanë në fazën gjysmëfinale të “play-off”.

    Muci
    Notën më të lartë këtë fundjave e mori Ernest Muçi, ku me dygolëshin e tij i dha jo vetëm 3 pikët Trabzonspor, por siguroi edhe një vend në formacionin më të mirë në Turqi. Muçi u vlerësua me notën 9, po aq sa edhe ish sulmuesi i Real Madrid, Asensio.
    ()

  • Inter vjen me dy mungesa të rëndësishme, Allegri “fërkon duart” me formacionin më të mirë të mundshëm

    Inter vjen me dy mungesa të rëndësishme, Allegri “fërkon duart” me formacionin më të mirë të mundshëm

    Inter dhe Milan përballen për herë të parë për këtë sezon, në “Derby della Madonnina”, ku pavarësisht formës aktuale të ekipeve, synimeve të tyre dhe gjithçkaje tjetër, në fund spektakli është i garantuar dhe rëndësi ka vetëm fitorja.
    Kuqezinjtë kanë fituar tre nga pesë takimet e fundit ndaj “kushërinjve”, duke barazuar dy të tjerat midis Serie A, Kupës së Italisë dhe Superkupës së Italisë.
    Fitorja e fundit e zikaltërve është 2-1 në prill të vitit 2024. Inter vjen me dy mungesa të rëndësishme në këtë takim si Henrikh Mkhitaryan dhe Denzel Dumfries.
    Cristian Chivu e nis derbin e tij të parë me këtë formacion: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Carlos Augusto, Barella, Calhanoglu, Sucic, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez
    Në anën tjetër, Max Allegri e nis me formacionin më të mirë të mundshë. Pas shumë kohësh, Pulisic-Leao e nisin të dy si titullar në majë të sulmit. Nga minuta e parë edhe Adrien Rabiot. Formacioni: Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Bartesaghi; Pulisic, Leao

  • Luhet derbi i Londrës. Arteta “qan” mungesën e Gabriel, Tottenham vjen me formacionin më të mirë

    Luhet derbi i Londrës. Arteta “qan” mungesën e Gabriel, Tottenham vjen me formacionin më të mirë

    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit të madh londinez, Arsenal-Tottenham, i cili do luhet në “Emirates”, i vlefshëm për javën e 12-të në Premier League.
    “Topçinjtë” vijnë me një mungesë të madhe sot, siç është ajo e qendërmbrojtësit Gabriel, i dëmtuar me përfaqësuesen e Brazilit. Tottenham vjen me formacionin më të mirë të mundshëm. Po ashtu për Arsenalin mungon dhe Viktor Gyokeres, suedezi ende nuk është rikuperuar. Në vend të tij, do luajë Mikel Merino, spanjolli e ka mbuluar më së miri disa herë këtë pozicion në sulm.
    ARSENAL (4-3-3): Raya; Timber, Saliba, Hincapie, Calafiori; Eze, Zubimendi, Rice; Saka (C), Merino, Trossard.
    TOTTENHAM (3-4-2-1): Vicario; Romero (C), Van de Ven, Danso; Spence, Palhinha, Bentancur, Udogie; Kudus, Odobert; Richarlison.
    Arsenal mban vendin e parë me 26 pikë, ndërsa Tottenham renditet në vendin e 9-të me 18 pikë.

  • Mitaj, në formacionin më të mirë të kualifikueseve

    Mitaj, në formacionin më të mirë të kualifikueseve

    Mario Mitaj është konfirmuar si një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares shqiptare gjatë fushatës kualifikuese të Botërorit.
    Performancat e tij në krahun e majtë të mbrojtjes kanë qenë të qëndrueshme dhe të vlerësuara gjerësisht, duke e pozicionuar atë mes futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës kuqezi në këtë cikël eliminator.
    Kontributi i tij në ndeshjet e zhvilluara ka qenë i dukshëm, si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në mbështetjen e aksioneve sulmuese të ekipit.
    Vlerësimi më i rëndësishëm ka ardhur nga platforma ndërkombëtare e statistikave “SofaScore”, e cila e ka përfshirë Mitajn në formacionin ideal të Europës për kualifikueset e Botërorit. Ai është renditur si mbrojtësi i majtë më i mirë i këtij cikli, me një notë mesatare 7.62.

    Përzgjedhja e tij e vendos në një 11-she ku bëjnë pjesë emra të rëndësishëm të futbollit europian, nga Franca, Portugalia, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Anglia, duke e theksuar nivelin e lartë të paraqitjeve të tij.
    Mitaj ka luajtur në 6 nga 8 ndeshjet e Shqipërisë gjatë eliminatoreve. Ai mungoi në të dyja sfidat ndaj Anglisë, fillimisht për shkak dëmtimi dhe më pas për shkak të vendimit teknik të trajnerit Silvinjo, i cili e la në tribunë për arsye kartonësh.

  • Fantastike/ Talenti i madh i Shqipërisë, Mitaj del në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit

    Fantastike/ Talenti i madh i Shqipërisë, Mitaj del në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit

    Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, është një nga futbollistët që ka shkëlqyer me kuqezinjtë gjatë fushatës kualifikuese të Botërorit 2026. Paraqitjet e tij mbresëlënëse me fanellën kuqezi kanë marrë vlerësimin e merituar në arenën ndërkombëtare.
    Platforma e njohur e statistikave “SofaScore” e ka përfshirë Mitajn në formacionin ideal të edicionit kualifikues për zonën e Europës, duke e renditur si mbrojtësin më të mirë të majtë të këtij cikli. Ai gjendet në një 11-shen elitare ku bëjnë pjesë yje nga Franca, Portugalia, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Anglia.
    Mitaj është vlerësuar me notën mesatare 7.62 për ndeshjet e luajtura për këtë fushatë kualifikuese. Ai luajti në 6 nga 8 ndeshjet e kuqezinjve, duke munguar vetëm në duelet ndaj Anglisë. Në të parën për shkak dëmtimi dhe në të dytën u la në tribunë për arsye kartonësh nga trajneri Silvinjo.
    Në të gjitha ndeshjet ku ishte në fushë, Mario Mitaj ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare.

  • FANTASTIKEEEE! Mario Mitaj në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit (foto)

    FANTASTIKEEEE! Mario Mitaj në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit (foto)

    19 Nëntor 2025

    16:41

    Telesport

    Shqipëria u rendit në vend të dytë në grupin e saj në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, duke siguruar biletën për në play-off, trenin e fundit për në Amerikë. Një nga lojtarët që ka dalluar më shumë te kombëtarja shqiptare në këto kualifikuese është Mario Mitaj.
    Shkodrani ka qenë fantastik në krahun e majtë dhe ka bërë diferencën në fushë. Platforma e njohur e statistikave “SofaScore” e ka përfshirë Mario Mitajn në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit për zonën e Europës.
    Mitaj është vlerësuar me notën 7.6 dhe është përkrah emrave big si Van Dijk, Pedri, Mbappe, Olise etj. Një arritje mëse e merituar për mbrojtësin tonë kuqezi.

  • LAJM I FUNDIT/ Silvinjo befason me formacionin kundër Anglisë, Armando Broja ngelet në stol

    LAJM I FUNDIT/ Silvinjo befason me formacionin kundër Anglisë, Armando Broja ngelet në stol

    Silvinjo ka vendosur për formacionin sa i përket ndeshjes kundër Anglisë. Ajo që bie në sy është lënia jashtë e Armando Brojës. Pavarësisht se ishte bërë e ditur që Manaj do të mbeste pushim në këtë takim, trajneri nuk ka vendosur për Brojën si titullar. Në sulm do të jetë Arbër Hoxha-Myrto Uzuni-Nedim Bajrami. /Sport Ekspres/

  • Kategoria Superiore, ja formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 9

    Kategoria Superiore, ja formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 9

    Tashmë është kthyer në një traditë që pas përfundimit të çdo raundi në Kategorinë Superiore, trajnerët e skuadrave kombëtare dhe të moshave të përzgjedhin formacionin dhe trajnerit më të mirë të javës

    Për këtë radhë skema e preferuar është 3-4-3-2-1 dhe në portë është Mario Dajsinani i skuadrës kampione të vendit, Egnatia
    Mbrojtja në formacionin më të mirë përbëhet nga Herald Marku (Flamurtari), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Bruno Lulaj (AF Elbasani). Ndërsa në mesfushë janë përzgjedhur këta futbollistë: Lorenc Trashi (Flamurtari), Higor Vidal (Teuta), Fernando Medeiros (Egnatia) dhe Mohamed Sanogo (Bylis).
    Për repartin e sulmit janë zgjedhur Alessandro Albanese (Egnatia) dhe Dejvi Bregu (Dinamo City) në mbështetje të Blaise Tsague të Elbasanit
    Përsa i përket trajnerit më të mirë, për këtë javë është zgjedhur Francesco moreiro i Flamurtarit me vlonjatët që regjistruan fitoren e parë sezonale pikërisht duke mundur Vllazninë kryesuese