Analisti Ilir Yzeiri i cilësoi protestat që po mban PD çdo të hënë para kryeministrisë si “klithma” dëshpërimi të Sali Berishës, mbështetja ndaj të cilit po tkurret gjithmonë edhe më shumë. Në një intervistë televizive, ai theksoi se Berisha me “çetën” e tij po shuan frymën opozitare.
“Ata nuk janë protesta, por klithma të dëshpëruara të një njeriu që ka mbetur me fare pak mbështetës dhe artikulon gjëra të paqena. Edhe sikur të ketë ndonjë të vërtetë në atë që thotë, fakti që i artikulon ai. Një parti politike është parti kryesore e opozitës por jo opozita. Ka mbetur e tillë që nuk është alternativë më. Kështu që historia e PD është e trishtë, që tani në fund nuk i bën nder opozitarizmit në Shqipëri se Berisha me çetën e vet po punon për të shuar frymën opozitare. Frymë e cila u ndez në mënyrë të ndrojtur nga Salianji”, tha analisti.
Duke komentuar takimin e Salianjit në Durrës, analisti theksoi se tregoi se fryma opozitare ekziston ende në Shqipëri. Sipas tij, kjo tregon se njerëzit nuk ndihen të përfaqësuar me Berishën. Po ashtu, analisti thotë se nëse Salianji tregohet i vendosur dhe mban takime më të gjera, do t’i mbushë sheshet plot.
“Lëvizja e Salianjit provoi që fryma opozitare në Shqipëri është më e madhe se përfaqësimi i saj politik. Që domethënë se opozitarët e vërtetë në Shqipëri nuk ndihen të përfaqësuar me Berishën. Ata si frymë janë gati të bashkohen me cilindo që është në gjendje të zgjojë këtë frymë dhe të flasë e artikulojë problemet e PD drejt, duke parë me vështrimin nga brenda dhe jo jashtë. Narrativa e sharjes, e fyerjes, që e paraqit Shqipërinë si gogolin e krimit s’i afron opozitarët. Duan një njeri që tu flasë se si të orgamnizohen, duke korrigjuar gabimet që janë bërë.
Njeriu që po shkatërron PD është Berisha. Nuk ka nevojë për të qenë lider i madh, mund ta bëjë cilido siç është Salianji. Sot PD, me lëvizjen e Salianjit, tregon se nuk është shuar si frymë. Jam i sigurt se Salianji edhe dy tre të tjerë, dyshoj te Alimehmeti se përpiqet të ruajë të dyja krahet, Salianji është më i vendosur. Nëse Salianji nesër do të provojë një takim më të gjerë akoma, do t’i ketë sheshet plot. Njerëzit shkojnë se është çdokush që i zgjon ata dhe me të cilët identifikohen, jo për Salianjin. Këtë frymë mund t’i japë jetë cilido në PD, mjafton të ketë pak guxim.”, tha analisti.
Në zgjedhjet e ardhshme, tha Yzeiri, nëse Berisha vazhdon kështu, do të tkurret edhe më shumë në mbështetje dhe rrezikon që të copëtohet. Sipas tij, nëse partia do të jetë e aftë që të gjejë një udhëheqës tjetër, atëherë do të ketë mundësi që të thithë frymën opozitare në vend. I pyetur për zgjedhjet që pritet të mbahen vitin që vjen për kreun e PD-së, analisti u shpreh se nëse Berisha do të vazhdojë që të mbajë “peng” partinë, atëherë të tjerët duhet që të shkëputen dhe të krijojnë një formacion tjetër dhe të tentojnë të bashkohen me partitë e tjera opozitare.
“Nëse Berisha do të këmbëngulë që ta mbajë PD-në, do të shihet nëse të tjerët do të shkëputen nga Berisha të krijojnë një formacion tjetër dhe të tërheqin partitë e tjera politike. Atë shikoj si të vetmen zgjidhje.”, shtoi ai.
Yzeiri nuk përjashtoi edhe mundësinë që Salianji të krijojë një formacion të ri politik, teksa tha se brend PD-së s’ka mundësi, duke përmendur edhe artikullimin e Berishës ndaj atyre që dalin nga “rreshti” që i cilëson si armiq.
“Salianji në një formacion të ri politik? Patjetër, se aty brenda nuk ka. Berisha i tha që ata janë armiq, që nuk përfaqësojnë PD për takimin e tyre në Durrës. Ky është shkaku që po hezitojnë dhe se s’e dimë akoma se çfarë plani ka ky grup. Kjo që për ta zgjuar PD dhe për t’i dhënë apo ndezur shpirtin opozitar nuk mjafton. Salianji artikuloi ndryshe, bëri një takim pa Berishën. Ai zgjoi interesin më të madh sesa Berisha në mes të Tiranës. Salianji janë ata që mund ta zgjojë frymën opozitare dhe opozitarët kanë nevojë të mblidhen por pa Berishën.”
Tag: formacion
-

“Ato nuk janë protesta, por klithma të dëshpëruara”/ Formacion i ri politik, analisti: Historia e PD është e trishtë
-

Egnatia është “kameleonia”/ Rotacion pa limite, si po fiton kampionia duke ndryshuar
Në kampionatin aktual, Egnatia e Edlir Tetovës po shfaqet si një skuadër me shumë fytyra. Jo në kuptimin e pasigurisë, por të përshtatshmërisë: një ekip që ndryshon formën sipas javës, kundërshtarit dhe kërkesës taktike. Trajneri Tetova, ka zgjedhur të mos mbështetet te një formacion i pandryshueshëm, por te fleksibiliteti i vazhdueshëm.
Kjo qasje e ka bërë ekipin të freskët, të paparashikueshëm dhe të vështirë për t’u lexuar. Sfida e vërtetë do të jetë nëse kjo qasje mund të mbahet me të njëjtin efekt edhe në momentet e presionit maksimal të sezonit. Por deri më tani, “kameleoni” i kampionatit po funksionon.ROTACIONI – Përveç rasteve të zakonshme të mungesave për shkak kartonësh apo dëmtimeve të lehta, ndryshimet në formacion nuk janë të detyruara. Tetova ka eksperimentuar pothuajse çdo javë, sidomos në repartin ofensiv, ku larmishmëria e profileve të lojtarëve e ka ndihmuar të ndërtojë skema të ndryshme brenda pak ditësh. Ky rotacion i shpeshtë nuk ka rezultuar në identitet të paqartë të ekipit, përkundrazi Egnatia është shndërruar në një kundërshtar të paparashikueshëm.
Kundërshtarët shpesh e kanë të vështirë të përgatiten për një skuadër që nuk vjen kurrë e njëjta. Për një trajner, kjo është armë. Për një kundërshtar, është enigmë. Ndryshimet më të mëdha janë bërë në ofensivë. Sulmuesit dhe lojtarët e krahut janë rotuar shpesh, duke krijuar konkurrencë të vazhdueshme dhe duke mbajtur lojtarët në ritëm.
Ndryshe nga kjo, Tetova ka krijuar stabilitet të dukshëm në mbrojtje, ku zgjedhjet janë bërë më të qëndrueshme dhe ndryshimet më të pakta. Prapavija ka marrë identitet të qartë, duke lejuar eksperimentimin përpara. Ky ekuilibër mes konsolidimit defensiv dhe lirisë taktike në sulm duket se ka qenë çelësi i ruajtjes së rezultateve pozitive.
STRATEGJI ME KOSTO – Edhe pse kjo qasje ka sjellë rezultat dhe e ka mbajtur Egnatian lart në renditje, nuk ka qenë pa vështirësi. Disa ndeshje kanë treguar se shumë ndryshime brenda pak ditësh mund të sjellin edhe mungesë harmonie, sidomos në fazën krijuese. Ka pasur momente kur skuadra ka vuajtur për të gjetur ritmin brenda lojës, diçka e pritshme kur mekanizmat nuk janë gjithmonë të njëjtë. Megjithatë, në panoramë të gjerë, përfitimet kanë qenë më të mëdha se humbjet: një grup lojtarësh i mbajtur aktiv, i gatshëm dhe i motivuar, dhe një skuadër që nuk mbivaret nga një 11- sësh i vetëm.
SFIDA E RADHËS – Përballja me Flamurtarin vjen sërish me të njëjtën pikëpyetje: çfarë plani do të zgjedhë Tetova këtë herë? Egnatia nuk ka një formacion “të shenjtë” të cilit i rikthehet vazhdimisht dhe kjo e bën çdo ndeshje të re një skenar taktik më vete. Flamurtari e di që përballë ka një skuadër që mund të ndryshojë brenda natës dhe ky është avantazh psikologjik dhe taktik për rrogozhinasit. -

Dino Zoff “skanon” problemet e Juventusit: Ende nuk ka gjetur një formacion titullar
11 Tetor 2025
9:11
Alfred Lleshi
Dino Zoff, i ftuar në “Radio Bianconera”, analizoi situatën e Juventusit nën drejtimin e Tudor: “E ndjek nga larg, por më duket se nuk është gjetur ende një formacion titullar për t’u menaxhuar. Ka diçka të paqartë edhe me Vlahovic…, nuk është gjetur ende rruga e duhur, as ekuilibri”.
Sipas tij, ndryshimet e shumta e kanë bërë të vështirë ndërtimin e një skuadre të qëndrueshme: “Duket sikur kërkohet diçka ndryshe çdo ndeshje. Tudor është i përgatitur, por situata mbetet e ndërlikuar, pasi shumë lojtarë kanë nivel të ngjashëm”.
Për portierin, Zoff shtoi: “Di Gregorio po bën mirë, nuk mund t’i vihet faji për barazimet. Ka zëvendësuar një portier të madh, tani te Barcelona”. Për të riun Yildiz, legjenda bardhezi u shpreh: “Ka karakteristikat e një kampioni. Është më shumë se lojtar premtues, por mbi të gjitha, Juve duhet të ketë një skuadër që të sillet si Juve. Kjo është më e rëndësishmja”.
-

“Shqipëria nuk është Spanja që të fitojë 6-0”, Sylvinho zbulon se do të ketë ndryshime në formacion
Përkrah kapitenit Berat Gjimshiti, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka folur në konferencën e fundit për shtyp para sfidës ndaj Letonisë.
“Ndeshjet për t’u kualifikuar për në Botëror janë gjithmonë të vështira. Dy ditë më parë pamë se çfarë ndodhi në Letoni-Serbi, ku rezultati mund të ishte barazuar në fund.
Në futbollin e sotëm, futbollin modern, rezultate të thella si 6-0, ndodhin rrallë, shumë rrallë. Duhet pranuar që ne nuk jemi Spanja të fitojmë më rezultat të tillë, nuk jemi në atë nivel.
Sa i përket Letonisë, është një ekip fizik dhe i organizuar mirë. Janë gjithmonë aty për të luftuar për topin e tyre, një ekip i fort fizik. Jemi përgatitur për nesër, do të jetë e vështirë, por do të jetë një ndeshje kyçe për ne. Ndryshime në formacion do të ketë, 11-shen titullare do ta vendosë pas seancës së sotme stërvitore.
Përsa i përket ndeshjes me Gjibraltarin, ishte hera e parë që disa lojtarë luanin bashkë dhe nuk mund të kërkosh të fitojnë 6-0”, tha Sylvinho. -

Në cilin pozicion do luajë Christopher Nkunku? Ja 3 variantet që mund t’i vijnë në ndihmë Max Allegri-t
8 Shtator 2025
16:23
Telesport
Ditën e fundit të merkatos, Milan transferoi nga Chelsea për 43 milionë euro bashkë me bonuset, Christopher Nkunku. Francezi mund të luajë më shumë si një sulmues i dytë, anësor ose trekuartist.
Ndaj, Max Allegri është i “detyruar” t’i gjejë një vend në formacionin titullar sulmuesit francez. Sipas “TMW” dhe “La Gazzetta dello Sport”, Nkunku ka të ngjarë të luajë si një nga dy qendërsulmuesit në një formacion 3-5-2, në krah të Leao ose Gimenez.
Në një formacion 3-4-2-1, ai ka më shumë gjasa të luajë në një nga rolet e trekuartistit, ndoshta përkrah Pulisic ose Saelemaekers, dhe ndoshta duke luajtur pas Leao-s në qendërsulm.
Ekziston gjithashtu një mundësi që Allegri të zgjedhë të kalojë në një sistem 3-4-1-2 në një moment të sezonit, në këtë rast, Nkunku mund të luajë ose si qendërsulmues, siç do të luante në një 3-5-2, ose në rolin e trekuartistit pas dyshes sulmuese. -

Gjermanisë nuk i falen më hapat fals. Guler, Yildiz & Co. duan të befasojnë Spanjën
Kanë dalë formacionet zyrtare të sfidave kualifikuese që luhen sonte në mbrëmje. Në Koln, Gjermania pret Irlandën e Veriut dhe sot për të besuarit e Julian Nagelsmann vlen vetëm fitorja.
Pas humbjes në sfidën e parë në grup ndaj Sllovakisë 2-0, sot gjermanët duhet të reagojnë dhe të marrin tre pikët, nëse nuk duan ta vështirësojnë akoma dhe më shumë situatën e tyre në grup.
Gjermania e nis me këtë formacion titullar: Baumann-Anton, Koch, Rüdiger- Leweling, Kimmich ©, Groß, Raum -Gnabry, Wirtz -Woltemade
Në Konya, Turqia pret Spanjën. Të dy ekipet vijnë nga fitoret në ndeshjet e para në grup dhe sot është testi i vërtetës për të dyja. Spanjollët duan të sigurojnë kualifikimin sa më parë, Arda Guler me shokë po ashtu kanë pretendime të mëdha dhe nuk duan të mjaftohen me vendin e dytë në grup.
Turqia e nis me këtë formacion titullar: Uğurcan, Mert, Merih, Abdülkerim, Eren, İsmail, Hakan, Yunus, Arda, Kenan, Kerem.
Spanja e nis me këtë formacion titullar: Simon, Pedro Porro, Huijsen, Le Normand, Cucurella, Zubimendi, Merino, Pedri, Lamine Yamal, Nico ëilliams, Oyarzabal. -

Pse Berisha e lë turbull PD-në?!
Nga Ben Andoni
Nuk ka amulli dhe paqartësi më të madhe për betejat politike që e presin një formacion, nëse ka të paqarta strukturat e veta. Kjo është situata e sotme e PD-së, dukuri që po ndodh normalisht, sidomos qysh pas inicimit nga Berisha të “Foltores” por edhe konjukturave meskine të gjithë shpurës së tij të ngushtë që ia doli ta vendosi veten në Listat e Sigurta. Për fat të keq, shumë të tjerë nuk mundën t’ia dilnin dot në Listat e Hapura për përballjen e vështirë dhe pa rregulla të PS-së dhe një pjesë tjetër që e kundrojnë tashmë PD-në me nostalgji por aspak dëshirë për t’u identifikuar.
Në shumë raste, artikullshkrues të ndryshëm dhe opinionistë po merren me kanonet demokratike dhe krahasimi me përvoja të ndryshme në PD e PS, por sot mënyra sesi bëhet politika në Shqipëri po tregon se ajo është dhe mbetet domen i kryetarëve dhe i një rrethi të ngushtë të partisë që ngurtësohen në krye të saj dhe luajnë të gjitha fijet. Rasti i Berishës dhe dorëzimi i të gjithë zërave qoftë dhe kundërshtare para tij tregon se PD-ja është një makinë politike me të cilën mund të punohet dhe përfitohet. Kurse PS-ja nga ana tjetër mbetet një strukturë teknologjike votimi që nuk ia del ndonjë formacion.
Por që kjo lloj makinerie e PD-së të mbetet ende në punë duhet të funksionojë me karburantin e Berishës dhe këtë e kupton cilido. Për ata që përpiqen të mëtojnë për karburant tjetër nuk ka mundësi ose më saktë ka paqartësi. PD-ja është një formacion që ka prodhuar partiza pafund, tradhtarë, të pakënaqur dhe laramanë, pasi të gjithë nuk orientohen dot në turbullirën që u sajon prej kohësh Berisha dhe njerëzit e tij. Një argument që justifikohet edhe me betejën dhe lojën e Ramës kundër tyre por më shumë me nevojën e mbajtjes së pushtetit të Berishës tek ky formacion, madje edhe kur gjoja ishte larg partisë. Po pse i lejohet dhe si e mundëson atë pushtet që po e lë me qëllim turbull formacionin e tij, lideri historik i PD-së?! Këtu duhet ti drejtohemi literaturës.
Ka disa lloje autoritetesh në botë, por sociologu Weber kur fliste për mënyrën sesi shoqëritë e administrojnë rendin përcaktonte tre të tilla syresh: Autoritetin Tradicional: Mbështetur më së shumti me mënyrën sesi një monark apo një i moçëm, përcakton zakonet dhe traditat e vendosura; Autoritetin Karizmatik: I cili lidhet me cilësitë personale të jashtëzakonshme të një udhëheqësi, të cilin e konsiderojnë si të ishte një profet ose një figurë revolucionare. Dhe, i ashtuquajturi Autoriteti Ligjor-Racional, figurë që lidhet me shoqëritë moderne dhe bazohet në ligje, rregulla dhe procedura të vendosura, e personalitet që lidhet më shumë me detyrën sesa individin.
Berisha në këtë modul racional të një shekulli më parë nga dijetari i sociologjisë Weber i shkon gërshetimit të modelit të dy të parave, por me tharm shumë lokalist dhe me një njohje shumë të mirë të antropologjisë shqiptare. Dhe, ia ka dalë për bukuri: Sa më e turbullt PD-ja, aq më e padukshme se çfarë ndodh (po raportohen shpesh lidhje mes palëve) por aq edhe më i madh është adhurimi për Berishën në një parti që humb me qejf me kundërshtarin, me të cilin ndajnë një lojë me rregullat e bëra vetë!!! (Javanews)
-

Stafi i ri përmbys situatën te Vllaznia, spastrojnë një formacion me lojtarë
Largimet kanë qenë kryefjala e Vllaznisë në këtë merkato verore, me kuqeblutë që kanë formatuar totalisht skuadrën nga edicioni i shkuar.
Ku deri në këto momente ka 12 futbollistë të larguar në çdo repart dhe nga të larguarit pa frikë mund të formosh një formacion. Kështu duke nisur nga porta, i larguari i fundit nga Vllaznia është Kristi Qarri. Pavarësisht se mungon ende një zyrtarizim për këtë largim, 24-vjeçari nuk mund të konsiderohet më pjesë e kuqebluve. Kjo nisur nga fakti që ai nuk ishte aspak i grumbulluar në skuadër në dy ndeshjet e turit të dytë të “Conference League” ndaj Vikingur.Mbrojtja e kuqebluve është ajo që ka pasur “firo” dhe ndryshime të mëdha nga edicioni i shkuar. Me titullarë si Juriç, Stojanoviç apo edhe Repaj që lanë skuadrën gjatë kësaj vere. E duke shtuar këtu edhe emrat e lojtarëve si Beci dhe Spahija, bëhen 5 futbollistët e larguar nga ky repart. Edhe në mesfushë janë larguar nga skuadra duke mos qenë pjesë e planeve të Martinit edhe emra të rëndësishëm si Deliu apo Kahrimanoviç.
Dhe gjithashtu një futbollist i talentuar dhe i perspektivës si Zaganjori që i është bashkuar Lushnjës. Në sulm futbollistët e larguar nga 9 herë kampionët e vendit kanë qenë me të vërtetë emra me “peshë” dhe momentalisht kanë lënë një “hendek” për Vllazninë. Ku futbollistë si Dodaj, Gruda dhe Çoba nuk do jenë më pjesë e skuadrës në edicionin 2025-26. Një formacion i larguar nga Vllaznia, me kuqeblutë që patjetër kanë ndryshuar shumë në krahasim me ediconin e shkuar.
Por, për skuadrën nënkampione të edicionit të shkuar ka ende punë për të plotësuar skuadrën me elementë për të përballuar edicionin që nis pas 2 javësh të Superiores shqiptare. -

Ky është lojtari i fundit që i duhet Liverpool-it për të krijuar një formacion 4-4-2 të frikshëm. Kushton 120 milionë euro (foto)
Pavarësisht disa goditjeve të bujshme që ka bërë deri tani, Liverpool ende nuk e ka mbyllur merkaton. Kampioni në fuqi i Premier League po mendon dhe për një goditje të fundit në sulm për të krijuar një formacion ideal 4-4-2 i frikshëm, të paktën në letër, për çdo kundërshtar.
Synimi i fundit i Liverpool është Alexander Isak, të cilin Newcastle nuk e lë të lirë pa të paktën 120 milionë euro, shifër që klubi i kuq mesa duket është i gatshëm ta paguajë.
Në portë, Alisson ose edhe Mamardashvili, ofrojnë të dy siguri. Mbrojtja duket super e kompletuar me shpejtësi dhe aftësi sulmuese falë Frimpong dhe Kerkez, dhe në qendër dyshja Konate-Van Dijk. Mesfusha do të udhëhiqet nga Mac Allister dhe Gravenberch, ndërsa Wirtz dhe Salah do të sigurojnë ekuilibrin nga krahët si dhe do të vënë në punë aftësitë e tyre sulmuese. Dyshja ideal e sulmit, padyshim Ekitike-Isak.Përveçse një formacioni titullar 4-4-2 që duket i frikshëm, Liverpool ka dhe stolin të tillë me emra si Robertson, Szoboszlai, Gakpo, Joe Gomez, Darwin Nunez, Curtis Jones etj. Synimi madhor i Liverpool është të dominojë në Premier League dhe padyshim qershia mbi tortë, suksesi në Champions League. Dhe me këtë formacion, suksesi duket mëse i mundshëm…