Tag: forest

  • Arsenal dhe Liverpool sfidohen për 80 milionëshin e Premier League

    Arsenal dhe Liverpool sfidohen për 80 milionëshin e Premier League

    23 Prill 2025

    14:58

    Telesport

    Arsenali dhe Liverpool thuhet se janë të vendosur të sfidohen për nënshkrimin e mbrojtësit të Nottingham Forest, Murillo.
    Siç raportohet nga Caught Offside, dy gjigantët e kampionatit anglez po e monitorojnë nga afër brazilianin.
    Raporti sugjeron gjithashtu se Murillo ka tërhequr gjithashtu interes nga Chelsea dhe Real Madrid pas paraqitjeve të tij për Nottingham Forest.
    Murillo ka qenë një lojtar kyç për Forest që nga transferimi i tij nga Corinthians në 2023.
    Nottingham Forest thuhet se është i dëshpëruar për ta mbajtur 22-vjeçarin në City Ground ndërsa përgatitet për futbollin europian sezonin e ardhshëm.
    Murillo thuhet se vlerësohet në 80 milionë euro dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2029.

  • Tottenham i dorëzuar në Premier, fokusohet te Europa League! Nottingham realizon direkt dy gola (VIDEO)

    Tottenham i dorëzuar në Premier, fokusohet te Europa League! Nottingham realizon direkt dy gola (VIDEO)

    21 Prill 2025

    21:40

    Telesport

    Ashtu si Manchester United, edhe Tottenham duket se po dorëzohet me idenë për të vazhduar të ndjekë Europën nga renditja e Premier League, duke qenë se të gjitha forcat duhet të vendosen në sfidat që do të ketë në Europa League, duke qenë se në gjysmëfinale do të ndeshen ndaj Bodo Glimt, sfidë e kalueshme për “Spurs”, për të shkuar në finalen e madhe të Bilbaos, pikërisht pasi nga gjysmëfinalja tjetër mes Athletic dhe Manchester United do të dalë finalisti tjetër.
    Dhe pikërisht në një sfidë që është më shumë vendimtare për Nottingham Forest se sa për “gjelat” e Londrës, ndeshja ka nisur me dy gola të pësuar shpejt nga skuadra Spurs. Anderson në minutën e 5-të dhe sulmuesi “zanatçi” Chris Ëood pas 15 minutash kanë dhuruar dy golat për miqtë e drejtuar nga Espirito Santo.
    GOLI I PARE I FOREST – VIDEO
    GOLI I DYTË I FOREST – VIDEO

  • Ish-mbrojtësi i Everton kritikon Brojën: E humbi mundësinë që kishte

    Ish-mbrojtësi i Everton kritikon Brojën: E humbi mundësinë që kishte

    Armando Broja nuk ka bërë mjaftueshëm për të fituar një të ardhme afatgjatë te Everton, sipas analistëve anglez.Lojtari i huazuar nga Chelsea zhvilloi ndeshjen e tij të dytë me skuadrën e Evertonit si titullar në fitoren e tyre 1-0 kundër Nottingham Forest në City Ground në Premier League të shtunën e 12 prillit.
    Broja nuk arriti të realizonte një goditje të vetme gjatë 64 minutave që ishte në fushë dhe kjo bën të mendosh se lojtarit shqiptar po i mbaron koha për të bindur skuadrën e Goodison Park që ta bëjë të përhershëm huazimin e tij nga Chelsea për 30 milionë stërlina.Ndeshja kundër Nottingham Forest ishte ndeshja e parë si startues i Brojës për Everton që nga humbja e tyre 2-0 kundër skuadrës së Nuno Espirito Santo në Goodison Park më 29 dhjetor.
    Shumë shpresonin se 23-vjeçari do ta kishte rrëmbyer shansin me të dyja duart, por nuk ndodhi, duke e shtyrë David Moyes ta zëvendësonte atë me Beto pas rreth 60 mnutave lojë.
    Duke vlerësuar performancën e Brojës në fundjavë, Michael Ball, ish lojtari i njohur I Evertonit, tha se sulmuesi tregoi cilësisë së tij, megjithëse në fund linte shumë për të dëshiruar.
    Ish-mbrojtësi i Toffees, këmbënguli se loja ishte një mundësi e humbur për të huazuarin nga Chelseat.
    “Duke bërë vetëm ndeshja e tij e dytë si startues për Everton, Armando Broja pati momentet e tij në pjesën e parë në Nottingham Forest”, shkroi Ball.
    “Ai po përpiqej të nxitonte dhe pati një vrapim të mirë, të vogël mes dy ose tre mbrojtësve, por ka qenë e vështirë për Armandon me dëmtimet që ka pasur dhe duke u përpjekur të përshtatet në një stil të ri loje me një ekip tjetër. Ndërsa duket sikur ai ka qenë pranë për një kohë të gjatë, ai është ende vetëm 23 vjeç dhe po përpiqet të mësojë lojën. Ishte mirë të shihje se Moyes i jepte atij mundësinë e tij, por ndjehet disi si një mundësi e humbur,” përfundon ai.

  • S’ka më shans për Brojën, ish-mbrojtësi i Everton kritikon sulmuesin e Kombëtares shqiptare: E humbi mundësinë që kishte

    S’ka më shans për Brojën, ish-mbrojtësi i Everton kritikon sulmuesin e Kombëtares shqiptare: E humbi mundësinë që kishte

    Armando Broja nuk ka bërë mjaftueshëm për të fituar një të ardhme afatgjatë te Everton, sipas analistëve anglez.

    Lojtari i huazuar nga Chelsea zhvilloi ndeshjen e tij të dytë me skuadrën e Evertonit si titullar në fitoren e tyre 1-0 kundër Nottingham Forest në City Ground në Premier League të shtunën e 12 prillit.
    Broja nuk arriti të realizonte një goditje të vetme gjatë 64 minutave që ishte në fushë dhe kjo bën të mendosh se lojtarit shqiptar po i mbaron koha për të bindur skuadrën e Goodison Park që ta bëjë të përhershëm huazimin e tij nga Chelsea për 30 milionë stërlina.
    Ndeshja kundër Nottingham Forest ishte ndeshja e parë si startues i Brojës për Everton që nga humbja e tyre 2-0 kundër skuadrës së Nuno Espirito Santo në Goodison Park më 29 dhjetor.
    Shumë shpresonin se 23-vjeçari do ta kishte rrëmbyer shansin me të dyja duart, por nuk ndodhi, duke e shtyrë David Moyes ta zëvendësonte atë me Beto pas rreth 60 mnutave lojë.
    Duke vlerësuar performancën e Brojës në fundjavë, Michael Ball, ish lojtari i njohur I Evertonit, tha se sulmuesi tregoi cilësisë së tij, megjithëse në fund linte shumë për të dëshiruar.
    Ish-mbrojtësi i Toffees, këmbënguli se loja ishte një mundësi e humbur për të huazuarin nga Chelseat.
    “Duke bërë vetëm ndeshja e tij e dytë si startues për Everton, Armando Broja pati momentet e tij në pjesën e parë në Nottingham Forest”, shkroi Ball.
    “Ai po përpiqej të nxitonte dhe pati një vrapim të mirë, të vogël mes dy ose tre mbrojtësve, por ka qenë e vështirë për Armandon me dëmtimet që ka pasur dhe duke u përpjekur të përshtatet në një stil të ri loje me një ekip tjetër. Ndërsa duket sikur ai ka qenë pranë për një kohë të gjatë, ai është ende vetëm 23 vjeç dhe po përpiqet të mësojë lojën. Ishte mirë të shihje se Moyes i jepte atij mundësinë e tij, por ndjehet disi si një mundësi e humbur,” përfundon ai.

    Top Channel

  • Origjina nuk fshihet lehtë, Brajan Gruda e feston golin kundër Nottingham Forest me një të sharë në…shqip

    Origjina nuk fshihet lehtë, Brajan Gruda e feston golin kundër Nottingham Forest me një të sharë në…shqip

    Vjen një moment dhe një kohë, që sado të mundohesh të fshehësh origjinën tënde, është gjithmonë edhe më e pamundur për ta bërë. Ky është edhe rasti i Brajan Grudës, lojtari i Brighton në Premier League, që gjithmonë e më shumë duket se po afrohet me Shqipërinë. Më parë, Gruda i mbylli të gjitha dyert Shqipërisë duke e bërë të qartë se ëndrra e tij e madhe është Gjermania. Trajneri i Gjermanisë e grumbulloi para Europianit, por Gruda më pas u dëmtua dhe kështu zeroi edhe ato pak shanse për të qenë pjesë e kësaj Kombëtare.
    Më pas, nuk pati asnjë ftesë për të. Sinjalet erdhën nga Gruda që në kohët e fundit shpërndau një njoftim të Vllaznisë së Superiores tonë dhe më pas një fotografi të tijën, e shoqëroi me një këngë të Noizyt. Duket se këngët shqiptare që po dëgjon tani Brajan Gruda, kanë filluar që t’i bëjnë mirë për t’i kujtuar akoma më shumë fjalët në gjuhën shqipe dhe origjinën e tij.
    Këtë e ka dëshmuar edhe në mbrëmjen e djeshme, atje ku Brighton luajti kundër Notingham Forest në Kupë. Ndeshja përfundoi në shifrat 0-0 dhe gjithçka u vendos në ruletën ruse. Brajan Gruda u aktivizua në minutën e 75 dhe mori përsipër penalltinë e dytë te Brighton, duke arritur të shënonte. Menjëherë pas këtij goli të shënuar, Gruda është shfryrë në gjuhën shqipe, duke sharë në gjuhën e origjinës së tij, me fjalët që ishin qartë të kuptueshme.?Një përshëndetje e tillë kundër Notingham Forest, pronarët e të cilit janë grekë dhe aksionet kryesore i ka Evangelos Marinakis. Dikur Gruda shprehej se idhujt e tij nuk ishin Lorik Cana dhe as Altin Rraklli, por Shvajshtanger dhe legjenda të tjerë gjermane. Megjithatë fakti se gjithmonë e më shumë Gruda po shfaq anën e tij të shqiptarit brenda vetes, merret si një sinjal pozitiv për të ardhmen. Gjithashtu vlen të theksohet se pak ditë më parë, babai i Nelson Ëeiper postoi një fotografi ku shfaqej djali i tij së bashku me Brajan Grudën me dy shqiponja, duke lënë të nënkuptuar pjesëmarrjen me Shqipërinë.  Të dy këta lojtarë kanë luajtur me Mainzin më herët dhe po të dy, janë kërkuar me ngulm nga Shqipëria dhe trajneri Silvinjo. Nuk do të bëj habi fakti që pas disa kohësh, Nelson Ëeiper dhe Brajan Gruda të shfaqen në listën e Shqipërisë. /Sport Ekspres/